Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17

    Shoqėria politike dhe demokracia

    Nga EDMOND ĒATA

    Po tė pranojmė se integrimi ynė nė Evropė varet nga sa do tė arrijė demokracia nė Shqipėri tė liberalizohet e konsolidohet; se vetė liberalizimi e konsolidimi i demokracisė varen nga tipi i teknologjisė sė veprimit politik, teknologji qė tek ne pėrbėhet vetėm prej dominimit tė skenės nga shoqėria politike, ateherė del pyetja: Kjo shoqėri politike shqiptare, qė dominon e vetme demokratizimin, e ka ndihmuar apo penguar konsolidimin e liberalizimin e demokracisė shqiptare? Qartėsimi kėsaj pyetje nuk ėshtė i nevojshėm vetėm meqė media e ka kritikuar shpesh klasėn politike shqiptare si tė paaftė dhe sabotuese. Por edhe pėr tė kuptuar pėrse demokratizimi, veēanėrisht nė Shqipėri, jo mė kot kėrkon edhe rolin e aktorėve tė tjerė socialė. E lėnė e vetme e pa oponencė, shoqėria politike nuk do tė na ēojė drejt njė demokracie pėrtej asaj elektorale. Qartėsimi ėshtė i nevojshėm edhe sepse shumica dėrrmuese e mediave, apo intelektualėve, kur flasin pėr konsolidimin e demokracisė, merren kryesisht me ē'bėjnė politikanėt; dhe e shohin konsolidimin e demokracisė vetėm si produkt politikanėsh.
    Qė shoqėria politike ka rol tė rėndėsishėm nė konsolidimin e demokracisė kjo nuk diskutohet. Por siē tregon eksperienca e Evropės Qendrore, demokratizimi nuk mund tė jetė atribut vetėm i shoqėrisė politike, siē besojmė ne nė Shqipėri, por edhe i shoqėrisė civile, ekonomike, administratės publike, njerėzve tė thjeshtė. Po edhe sikur tė pranonim pėr njė ēast se ai kuptimi ynė i konsolidimit tė demokracisė si produkt vetėm i shoqėrisė politike apo dy apo tre politikanėve, tė ishte i saktė, pyetja qė ngrihet ėshtė: A mund tė themi se shoqėria politike shqiptare me praktikat e saj ka konsoliduar demokracinė nė Shqipėri? Se e ka ēuar atė edhe njė hap mė afėr liberaldemokracisė?
    Njerėzit e thjeshtė nė Shqipėri, se kė quan Samuel Huntingtoni "demokraci tė konsoliduar" mund tė mos e dinė. Por ata, sikur ta gjykonin demokracinė nė Shqipėri vetėm nga aspekti i kėmbimit tė pushtetit mes aktorėve politikė, me siguri qė nuk do ta quanin demokracinė shqiptare tė konsoliduar. Huntington quan njė demokraci tė konsoliduar kur aktorėt politikė "kėmbejnė paqėsisht pushtetin dy herė rresht" (Samuel Huntington, "Vala e Tretė: Demokratizimi i fundshekullit tė 20-tė" 1991, fq. 266). A ka ndodhur deri mė tani nė Shqipėri qė pushteti tė kėmbehet paqėsisht dy herė rresht? Dihet qė jo. Kėshtu qė duke u nisur vetėm nga kriteri "Huntington" mund tė themi dy gjėra: (1) qė shoqėria politike ka penguar konsolidimin e demokracisė; (2) qė demokracia jonė nuk mund tė quhet e konsoliduar. Vėrtet kalimi i presidencės nga Meidani tek Moisiu ishtė njė ceremonial paqėsor. Por ky, nuk mund tė "llogaritet" siē ėshtė nxituar tė cilėsohet si "kėmbim pushteti." Shqipėria nuk ėshtė republikė presidenciale, por parlamentare. Pra pushteti nuk pėrfaqėsohet nga presidenti, por kryeministri e parlamenti. Mustafa Nano nuk ėshtė aspak gabim kur thotė ("Shekulli", 5 korrik 2002, "A ėshtė presidenca pushtet?") se presidenti pėrfaqėson njė institucion, pushteti i tė cilit ėshtė mė shumė simbolik sesa ekzekutiv.
    Po edhe sikur tė kish ndodhur qė nė Shqipėri pushteti tė ishte kėmbyer paqėsisht mė shumė se dy herė rresht, pėrsėri kjo nuk mjafton pėr tė thėnė se kemi demokraci tė konsoliduar. Sepse, siē thonė Juan Linz dhe Alfred Stepan, ajo qė dallon njė demokraci tė konsoliduar ėshtė ēėshtja se sa aktorėt politikė e socialė pranojnė demokracinė dhe rregullat e saj si "loja e vetme" qė rregullon marrėdhėniet dhe interesat qė ekzistojnė midis tyre (Linz & Stepan, "Problems of Democratic Transition and Consolidation," 1996, fq. 5). Qė dmth: Sa respektohen liritė civile (fjala e lirė, organizimi, protesta)? Sa respektohen tė drejtat politike (zgjedhja e pėrfaqėsuesve me zgjedhje tė lira e tė ndershme)? OK! Nga 1991 e sot, respektimi i tė drejtave civile nė Shqipėri ka pėrmirėsim. Por po tė drejtat politike? A nuk mbetet tipari themelor i zgjedhjeve tona manipulimi i tyre? A nuk vazhdojmė tė kemi praktika tė mosnjohjes sė rezultateve nga pala e humbur? Qė do tė thotė se aktorėt politikė shqiptarė, ndonėse kanė pranuar demokracinė si kuadrin rregullues tė marrėdhėnieve dhe interesave tė tyre, nuk pranojnė tė luajnė sipas rregullave e u binden rezultateve qė dalin prej tyre, si kur i hyp, ashtu edhe kur i zbret nga pushteti. Tek ne, manipulimi i zgjedhjeve ėshtė njė atribut pėr tė gjithė aktorėt politikė shqiptarė.
    Dimensioni i fundit vlerėsues nėse shoqėria politike shqiptare ka ndihmuar apo penguar konsolidimin e demokracisė nė Shqipėri ėshtė shkalla e institucionalizimit tė demokracisė dhe sjelljes sė aktorėve politikė e sociale. Ose, siē thotė Larry Diamond (Diamond, "Developing Democracy Toėard Consolidation," 1999, fq. 66-69): Sa respektohen institucionet dhe vendimet e tyre? Sa reflekton shoqėria kulturė e sjellje institucionale si individ, organizatė apo publik i gjerė? Qė ne shqiptarėt nuk kemi tradite institucionale nė tė treja nivelet qė pėrmend Diamond, kjo dihet. Por qė tė mos gjesh dot sjellje institucionale e respekt pėr institucionet as midis aktorėve politikė, kjo ka pasoja shumė mė serioze kur flasim pėr rolin e shoqėrisė politike pėr konsolidimin e demokracisė. Keq ėshtė qė ne si shqiptarė kemi kulturėn e mosseriozitetit dhe mosrespektit tė jetės dhe marrėdhėnieve institucionale! Por akoma mė keq ėshtė fakti qė aktorėt politikė shqiptarė, tė cilėt kanė nė dorė ose ta mbajnė gjallė ose ta ndryshojnė kėtė mentalitet sjelljeje joinstitucionale, nė vend tė jenė shembull pozitiv i institucionalizimit tė ēdo lloj marrėdhėnieje nė Shqipėri kanė bėrė ē'ju ka dashur qejfi me institucionet. I kanė sfiduar sa herė iu ėshtė tekur. I kanė personalizuar sa herė kanė patur pushtet. Dhe mė sė fundi, i kanė vjelė sa herė kanė qenė administratorė.
    Fenomeni i krijimit tė disa partive prej njerėzve qė pėr njė kohė ishin pjesė e PD-sė dhe lufta pėr lidership brenda partive tė vogla si PDr apo PAD, provojnė mungesėn e marrėdhėnieve tė institucionalizuara brenda vetė partive, konfirmojnė faktin qė mentaliteti sfidues ndaj institucioneve i demonstruar aq shpesh prej aktorėve politikė shqiptarė, nuk e ka shkakun edhe aq tek ashpėrsia e luftės politike apo diferencat ideologjike, sesa tek mentaliteti joinstitucional i edukatės shoqėrore e politike nga kanė dalė liderėt shqiptare e qė formėn e parė tė shprehjes e gjen qė nė jetėn e brendshme tė partive.
    Fakti qė shoqėria shqiptare nė tėrėsi si individ, organizata, apo publik i gjerė karakterizohet e praktikon gjerėsisht mentalitetin joinstitucional - i shprehur qoftė si fenomen gjakmarrje, qoftė sesi e praktikojmė zgjidhjen e konflikteve mes individėve, qoftė nė mėnyrėn se si shihet shteti, posti publik, balanca interes privat-publik, apo qoftė edhe nė mėnyrėn se si individėt shohin rolin e pozicionin e tyre brenda pallatit, lagjes, qytetit, qeverisjes lokale apo qendrore, - sigurisht qė pėrbėn pengesė pėr konsolidimin e demokracisė shqiptare. Vėrtet qė thelbi i problemit, siē thotė edhe Mustafa Nano ("Shekulli", 29 qershor 2002, "Tė mos e lėmė dialogun tė bėhet pazar") nuk janė Nano, Berisha, Meta, por shoqėria shqiptare nė tėrėsi. Por kjo gjė, nuk mund as ta shfajėsojė shoqėrinė politike shqiptare, as t'i heqė nga kurrizi akuzėn pėr pengim tė konsolidimit tė demokracisė shqiptare pėrmes demonstrimit konstant tė sjelljes dhe mentalitetit joinstitutional. Prandaj parė vetėm nga kėto tre aspekte, besimi se konsolidimi i demokracisė nė Shqipėri mbetet detyrė vetėm e shoqėrisė politike shqiptare, apo deklarimet se demokracia shqiptare tashme mund tė quhet pėrfundimisht e konsoliduar, sidomos me tryezėn Nano-Berisha, nuk mbeten veēse vėshtrime tė nxituara e dritėshkurtra.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160

    Ca demokracie behet fjale kur ka vrasje politike.

    Kur njeriu se thot dot mendimin e lire dhe arestohet per mendimin e tij apo se i perket krahut te kunder ne pushtet. Lajmet jepen me realizime planesh si ne 1950 kur Partia e Punes mori pushtetin. Vrau Ballin e Kombit etj etj

    Vriten njerez e televizioni shqiptar ri e jep kronika me foto si ne 1960.

    Ku lajmet e vrasjeve e te arestimeve e te krimeve i lexon vetem tek brari ne forum, e kthyhen perseri Komunizmin ish anteret e byros politike.

    Ku eshte Demokracia multipolitike ?

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Shqipërisë i mungon kultura politike
    Nga Kryeplaku nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 30-11-2006, 16:28
  3. Partitė politike dhe sfidat e sigurisė
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28
  4. Koha pėr tė formuar tė majtėn reale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  5. Reforma elektorale
    Nga zhgenjimi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 19-05-2003, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •