Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Lumi i zjarrtė

    Shkrimi qe do mundohem te sjell te perkthyer eshte nje predikim i Aleksander Kolimiros, ne nje konference ortodokse, ne Siatell, Washington, sponsorizuar nga Kisha Ortodokse e Shen Nektarit.

    Lumi i zjarrte

    Nje pergjigje per pyetjet: 1) A eshte Zoti vertet i mire 2)A e krijoi Zoti ferrin?
    +Ne emer te Atit Birit dhe Frymes se Shenjte

    Te nderuar eter, te dashur motra dhe vellezer:

    Nuk ka asnje dyshim se jetojme ne kohen e apostazise se parashikuar per ditet e fundit. Ne praktike, shume njerez jane ateiste, ndonese teorikisht shume prej tyre besojne. Indiferenca dhe fryma e kesaj bote mbizoteron kudo. Kush eshte shkaku per kete?
    Shkaku eshte ftohja e dashurise. Dashuria per Zotin nuk perflak me zemrat e njerezve, dhe si rrjedhim, dashuria mes nesh eshte e vdekur, gjithashtu.
    Cili eshte shkaku i venitjes se dashurise te njerezve per Zotin? Pergjigjia, sigurisht eshte: mekati. Mekati eshte reja e zeze qe nuk e lejon driten e Zotit qe te arrije syte tane.
    Por mekati ka ekistuar gjithmone. Por si arritem ne ne gjendjen qe jo vetem ta injorojme Zotin, por dhe ta urrejme Ate? Sjellja e njerezve sot ndaj Zotit nuk eshte thjesht injorance, ose indiference. Nqs i ekzaminojme njerezit me kujdes, do shohim se injoranca apo indiferenca e tyre eshte helmuar me nje urrejtje te thelle. Por askush nuk mund te urreje dicka qe nuk ekziston.
    Une mendoj se njerezit sot besojne ne Zotin me shume se ndonjehere tjeter ne histori. Njerezit njohin ungjillin, mesimet e Kishes, krijimin e Zotit, me mire se ndonjehere tjeter. Ata kane nje ndergjegjje te thelle per ekzistencen e Tij. Ateizmi i tyre nuk eshte thjesht nje mosbesim. Eshte me shume nje kundershtim ndaj dikujt qe e njohim shume mire, por qe e urrejme me gjithe zemren tone, ekzaktesisht ashtu sic bejne demonet.
    Ne e urrejme Zotin, kjo eshte arsyeja qe e injorojme Ate, duke e mos e marre parasysh Ate, sikur te mos ekzistonte dhe duke pretenduar se jemi ateiste. Ne realitet, ne e konsiderojme Ate armikun tone. Mohimi yne eshte hakmarrja jone, po keshtu dhe ateizmi yne.
    Por perse njerezit e urrejne Zotin? Ata nuk e urrejne Ate jo vetem sepse veprat e tyre jane te errta dhe Zoti eshte drite, por gjithashtu sepse e konsiderojne Ate si nje kercenim, si nje rrezik te ardhshem dhe te perjetshem, si nje kundershtar ne gjyq, si nje kundershtar ligjor, si nje persekutor publik dhe nje persekutor te perjetshem. Per ata, Zoti nuk eshte me nje mjek i plotfuqishem qe erdhi t’i shpetoje nga mekati dhe vdekja, por me shume nje gjykates i eger dhe nje inkuizitor hakmarres. E shihni pra, djalli ja arriti t’i bente njerezit te besonin se Zoti nuk na do me te vertete, qe ai dashuron ne te vertete vetem Veten e Tij, dhe Ai na pranon ne vetem nqs ne sillemi ashtu si do Ai qe te sillemi; qe Ai na urren nqs ne nuk sillemi ashtu si ka urdheruar Ai qe te sillemi, dhe Ai ofendohet nga mosbindja jone, aq shume sa ne duhet ta paguajme perjetesisht, me ane te torturave te perjeteshme, te dhena prej Tij per kete qellim.
    Kush mund ta doje nje torturues? Edhe ata qe perpiqen fort per t’i shpetuar zemerimit te Tij, nuk mund ta duan realisht Ate. Ata duan vetem vetet e tyre, duke u perpjekur t’i shpetojne hakmarrjes se Zotit dhe t’i arrijne shpetimit te perjetshem duke u perpjekur t’i pelqejne ketij Krijuesi te frikshem dhe ekstremisht te rrezikshem.
    A e perceptoni valle akuzen qe i ben djalli Krijuesit tone te gjithe-dashur, gjithe-mire dhe absolutisht te mrekullueshem, Zotit tone? Ja pra pse fjala “Djall” perkthehet “Akuzues” .


    II

    Por cili eshte instrumenti me ane te se cilit djalli akuzon Zotin? Cili eshte mjeti qe ai perdor qe te binde njerezit, ne menyre qe te shnderroje mendimin njerezor ne nje mendim pervers?
    Ai perdori “teologjine”. Ai filllimisht prezantoi nje ndryshim te lehte ne teologji, e cila, pasi u pranua, ai u kujdes qe ta rriste gjithnje e me shume, deri ne graden sa Krishterimi u be komplet tjeter. Kjo eshte ajo cka ne e quajme “Teologjia perendimore”
    A jeni perpjekur ndonjehere qe te lokalizoni se cila eshte karakteristika kryesore e teologjise perendimore? Karakteristika themelore eshte ajo qe e quan Zotin si shkakun e real te se keqes.
    Cfare eshte e keqja? A nuk eshte largimi nga Zoti, i Cili eshte Jeta? A nuk eshte vdekja? Cfare beson teologjia perendimore mbi vdekjen. Te gjithe romanokatoliket, dhe shumica e protestanteve, e konsiderojne vdekjen si ndeshkim nga Zoti. Zoti i konsideroi te gjithe njerezit si fajtore per mekatin e Adamit dhe i denoi me vdekje,duke i hedhur larg vetes; duke i privuar nga jeta e Tij, e cila u jepte energjine jetesore, dhe keshtu i vrau ata frymerisht ne fillim dhe me pas truperisht, si rezulat i nje lloji vdekje nga uria frymore. Agustini e interpreton vargun ne Gjeneze “Nqs ha nga fruti i kesaj peme, ti do vdesesh” sikur ky varg te ishte “Nqs ti ha nga fruti i kesaj peme, do te te vras”
    Disa protestante e konsiderojne vdekjen jo si nje ndeshkim, por si dicka natyrale. Por, a nuk eshte Zoti krijuesi i cdo gjeje natyrore? Keshtu, ne te dy rastet, Zoti, ngelet shkaku real i vdekjes
    Dhe kjo eshte e vertete jo vetem per vdekjen e trupit, por dhe per vdekjen e shpirtit (ose frymes). A nuk e konsiderojne teologet perendimore ferrin, vdekjen frymore te perjeteshme, si denim nga Zoti? Dhe a nuk e konsiderojne djallin si nje nepunes te Zotit per te ndeshkuar perjetesisht njerezit ne ferr?
    “Zoti” i perendimit eshte nje zot i ofenduar dhe i zemeruar, plot zemerim per mosbindjen e njerezve, qe deshiron, me pasionin e tij shkaterrues, qe te torturoje te gjithe njerezimin ne perjetesi per mekatet e tyre, derisa ai te mos gjeje nje kenaqje te pafundme te krenarise se tij te ofenduar.
    Cfare eshte dogma perendimore e shpetimit? A nuk e vrau Zoti Zotin ne menyre qe te kenaqte krenarine e Tij, te cilen perendimoret e quajne drejtesi? Dhe a nuk eshte ne saje te kesaj kenaqesie te pafundme, qe Ai denjoi te pranonte shpetimin tone?
    Cfare eshte shpetimi per teologjine perendimore? A nuk eshte shpetim prej zemerimit te Zotit?
    A e shihni pra, qe teologjia perendimore na meson se rreziku yne dhe armiku yne real eshte Krijuesi dhe Zoti yne? Shpetimi, per perendimoret, eshte te shpetohesh nga duart e Zotit!
    Si mund ta duam nje zot te tille? Si mund te kemi besim te dikush qe urrejme? Besimi, ne esencen e tij me te thelle, eshte produkt i dashurise, prandaj, do ishte deshira jone qe ai qe na kercenon, me mire te mos ekzistonte, aq me teper kur ky kercenim eshte i perjetshem.
    Dhe nqs ekziston nje mjet per t’i shpetuar zemerimit te kesaj qenieje te gjithefuqishme, por te eger (vdekja e Birit te Tij ne vendin tone), sidoqofte do ishte me mire sikur kjo qenie te mos ekzistonte fare. Ky eshte konkluzioni me llogjik i zemres dhe mendjes te perendimoreve, sepse dhe parajsa e perjeteshme do ishte e urryer ne pranine e nje zoti kaq te eger. Keshtu lindi ateizmi, dhe ky eshte shkaku qe perendimi eshte vendlindja e tij. Ateizmi ishte i panjohur ne krishterimin lindor derisa teologjia perendimore u prezantua atje. Ateizmi eshte rrjedhoja e teologjise perendimore. Ateizmi eshte mohimi, hedhja poshte e nje zoti te keq. Njerezit u bene ateiste ne menyre qe te shpetonin prej Zotit, duke fshehur koken dhe mbyllur syte. Ateizmi, vellezerit e mi, eshte mohimi i zotit romanokatolik dhe protestant. Ateizmi nuk eshte armiku yne real. Armiku yne real eshte nje krishterim fallco dhe i deformuar.


    III

    Perendimoret, flasin shpesh per “Zotin e mire” (Madje ne France perdoret Bon Dieu (Zoti i mire) dhe jo thjesht Zoti). Sidoqofte, Europa perendimore dhe Amerika, nuk ishin asnjehere te bindura se nje Zot i tille i mire ekzistonte. Ne te kunderten, ata e quanin Zotin te mire ne ate menyre qe greket quanin mallkimin ose fatin e keq, Bekim, ne menyre qe ta largojne dhe t’i shpetojne. Per te njejtin shkak, Deti i Zi, quhej Deti Mikprites, ndonese ai ishte ne fakt nje det i frikshem dhe i pabese. Thelle ne shpirtin perendimor, Zoti ishte gjykatesi i eger, i Cili asnjehere nuk fal qofte dhe ofezen me te vogel qe i eshte bere duke thyer ligjet e Tij.
    Ky koncept juridik per Zotin, ky interpretim komplet i deformuar i drejtesise se Zotit, s’ishte gje tjeter vecse projektimi i pasioneve njerezore ne teologji. Ishte nje rikthim ne konceptet pagane ne humanizimin e Zotit dhe hyjnizimin e njeriut. Njerezit ofendohen dhe zemerohen dhe e konsiderojne fyerje nqs nuk trajtohen seriozisht, dhe kjo fyerje mund te hiqet vetem me hakmarrje ose me duel. Kjo eshte ajo cka eshte e botes, nje koncept pasionant i drejtesise, koncept qe ka triumfuar ne mendjet e se ashtuquajtures shoqeri “e krishtere”
    Te krishteret perendimore, menduan rreth drejtesise se Zotit ne te njejten menyre; Zoti, Qenia e Pafundme, u ofendua pafundesisht nga mosbindja e Adamit. Ai vendosi qe faji i Adamit te trashegohet tek te gjithe pasardhesit e tij, dhe te gjithe te denoheshin me vdekje, per nje faj qe nuk e kishin kryer. Drejtesia e Zotit per perendimoret vepronte si nje hakmarrje mafioze. Jo vetem njeriu qe te fyeu, por gjithe familja duhet te vdese. Dhe cka ishte me tragjike per njeriun, me e pashprese, ishte fakti se madje as njerezimi i tere nuk mjaftonte per te kenaqur dinjitetin e fyer te Zotit, edhe sikur gjithe njerezit ne histori te vdisnin. Dinjiteti i Zotit do kenaqej vetem nqs Ai sakrifikonte Dike me te njejtin dinjitet si Ai. Keshtu, ne menyre qe te shpetonin te dy, dinjiteti i Zotit dhe njerezimi, nuk kishte zgjidhje tjeter pervecse misherimi i Birit te Tij, keshtu qe nje njeri me dinjitet hyjnor, te sakrifikohej per te shpetuar nderin e Zotit.


    IV

    Ky koncept pagan i drejtesise se Zotit, qe kerkon sakrifica te pafundme ne menyre qe te kenaqet, e ben Zotin armikun tone real dhe shkakun e fatkeqesive tona. Aq me teper kjo eshte nje drejtesi, e cila ne fakt nuk eshte fare e tille perderisa kerkon shpagim nga persona qe nuk jane fajtore per mekatin prinderor. Ajo qe perendimoret e quajne drejtesi, ne fakt eshte me teper hakmarrje. Madje dhe dashuria e Krishtit e humbet kuptimin e saj ne kete skizofreni ku Zoti vret Zotin qe te kenaqe nje te ashtuquajtur drejtesi hyjnore.
    A eshte ky koncept drejtesie i ngjashem me ate drejtesi qe Zoti na ka zbuluar? A ka kete kuptim fraza “Drejtesi e Zotit” ne te dyja Testamentet?
    Ndoshta, fillimi i gabimit te interpretimit te drejtesise hyjnore eshte nje keq-perkthim i fjales Drejtesi (Dhikeosini) ne Shkrimet e Shenjta. Kjo fjale duke qene e perdorur nga qyteterimi pagan grek, u ngarkua me nocione njerezore, qe mund te cojne lehtesisht ne keqinterpretime.
    Para se gjithash, fjala Dhikeosini te sjell ndermend nje shperndarje te barabarte. Prandaj simboli i saj eshte Peshorja. Te miret shperblehen dhe te keqijte denohen sipas drejtesise njerezore. Kjo drejtesi zbatohet neper gjyqe.
    Por a eshte ky kuptimi i drejtesise se Zotit?
    Fjala Dhikeosini eshte perkthimi i fjales hebrease Tsedaka. Kjo fjale nenkupton “Energjia hyjnore qe realizon shpetimin e njeriut” Kjo eshte paralele dhe pothuajse sinonime me fjalen hebraike Hesed qe ka kuptimin “meshire”, “dashuri”, “simpati” dhe fjalen Emeth qe nenkupton “besnikeri”, “vertetesi”. Sic e shihni pra, kjo i jep nje dimension krejt tjeter asaj qe ne perceptojme si drejtesi. Ky eshte kuptimi se si Kisha e koncepton drejtesine e Zotit. Kjo eshte ajo c’ka menduan Eterit e Kishes per te. “Si mund te quhet Zoti i drejte?” shkruan Sh. Isaak Sirian, "Kur e lexoni pasazhin per pagat qe Ai u jep punetoreve, thote: Mik, Une nuk bej keq. Une u jap te fundit aq sa do te te jap ty qe punove me mua qe oren e pare. A ke zili per arsyen se Une jam i mire? “. ”Si mund ta quaje dikush pra Zotin te drejte?” vazhdon Sh.Isaak Siriani "kur dikush lexon pasazhin e djalit plangprishes, qe prishi gjithe pasurine ne jete te shthurur dhe thjesht per pendesen qe tregoi, i ati e perqafoi dhe i dha autoritet dhe pasuri? Vete djali i tij i madh i tha keto, dhe ne deshmojme per kete. Ku eshte pra drejtesia e Zotit, kur nderkohe qe ne ishim mekatare, Krishti vdiq per ne? "
    Keshtu, shohim se Zoti nuk eshte i drejte, sipas konceptit njerezor te kesaj fjale,por shohim se drejtesia e Tij nenkupton miresine dhe dashurine, qe na jepen padrejtesisht, keshtu pra Zoti jep, pa marre asgje ne shkembim, dhe ai ua jep personave si ne, qe nuk jemi te denje per te marre asgje. Keshtu pra Sh. Isaak na meson: "Mos e quani Zotin te drejte, sepse drejtesia e Tij nuk manifestohet ne gjerat qe u perkasin ju. Dhe nqs Davidi e quan Ate te drejte, Biri i Tij na e shfaqi te mire. “Ai eshte i mire me te keqijte dhe te pabeset””
    Zoti eshte i mire, i dashur me ata qe e injorojne, nuk i binden dhe e shperfillin. Ai kurre nuk e kthen te keqen me te keqe. Ai nuk merr hak kurre. Denimet e tij jane te dashura dhe nenkuptojne korrigjimin, per aq sa dicka mund te sherohet dhe korrigjohet ne kete jete. Ato nuk vazhdojne ne perjetesi. Ai krijoi cdo gje te mire. Bishat e egra i njohin si padronin e tyre te krishterin, qe permes perulesise, ka fituar ngjashmerine me Zotin. Ato afrohen prane tij, jo me frike, por me gezim, me mirenjohje dhe dashuri te perulur; ato tundin kokat e tyre dhe lepijne duart e tij dhe i sherbejne me mirenjohje. Bishat e palogjikshme, e dine se Padroni dhe Perendia i tyre nuk eshte i eger, i keq dhe hakmarres, por perkundrazi, plot me dashuri. (Sh. Isaaku i Sirise Sosomena askitika [Athens, 1871], fq. 95-96.) Ai na mbrojti dhe na shpetoi kur ne rame. E keqja e perjeteshme nuk ka te beje asgje me Zotin. Ajo vjen nga vullneti i krijesave te Tij te lira dhe te llogjikshme, vullnet te cilin Ai e respekton.
    Vdekja nuk u shkaktua tek ne nga Zoti. Ne rame ne te nga revolta jone. Zoti eshte Jete dhe Jeta eshte Zoti. Ne u revoltuam kunder Zotit dhe i mbyllem dyert Jetes se Tij, qe na jepte Hirin. "Sepse perderisa ne u ndame nga Jeta” shkruan Sh.Vasili, "ne ju afruam vdekjes. Sepse Zoti eshte Jeta dhe ndarja nga Jeta eshte vdekje” . "Zoti nuk krijoi vdekje”, vazhdon Sh. Vasili, "por ne e sollem ate mbi vete". "Aspak, sidoqofte, Ai nuk e anulloi ate, ne menyre qe te mos e bente semundjen te perjeteshme ne ne". 16 Ashtu si Sh.Ireneu thote: "Ndarja nga Zoti eshte vdekje, ndarja nga drita eshte erresire, dhe nuk eshte drita ajo qe sjell ndeshkimin e verberise “
    "Vdekja", thote Sh. Maksim Konfesori, "eshte fillimisht ndarja nga Zoti, e cila pasohet pashmangshmerisht nga vdekja e trupit. Jeta eshte Ai qe tha “Une jam Jeta” “
    Dhe perse vdekja erdhi mbi gjithe njerezimin? Perse ata qe nuk mekatuan me Adamin, vdesin si Adami? Sh. Anastas Sinaiti pergjigjet: "Ne u beme trashegimtare te dhimbjes te Adamit. Ne nuk u denuam sikur te mos i ishim bindur urdhereses hyjnore bashke me Adamin; por per shkakun se Adami u be i vdekshem, ai e trashegoi mekatin tek pasardhesit. Ne u beme te vdekshem, sepse u lindem prej nje te vdekshmi ". Dhe Sh. Gregor Palamas thekson: “Zoti nuk i tha Adamit: riktheu tek ajo nga te mora, por i tha: Ti je dhe, ndaj ne toke do te kthehesh”. Ai nuk i tha : Ne diten qe do hash prej saj, vdis!, por “Ne diten qe do te hash prej saj, me siguri do te vdesesh!” As nuk i tha: “Kthehu tani ne toke!”, por “Ti do te kthehesh ne toke” duke e paralajmeruar ne kete menyre, duke e lejuar dhe jo duke e ndaluar ate qe do te ndodhte.” Ju e shihni pra qe vdekja nuk erdhi si komande e Zotit, por si rrjedhoje e nderprerjes se lidhjes qe beri Adami me Burimin e Jetes, me ane te mosbindjes se tij; dhe Zoti, ne miresine e Tij, vetem sa e paralajmeroi per kete.
    "Pema e njohurise ne vetvete," thote Theofili i Antikut, “ishte e mire, dhe fruti i saj ishte i mire, sepse nuk ishte pema ajo qe kishte vdekje brenda saj, sepse nuk kishte gje tjeter ne frut pervecse njohurise, dhe njohuria eshte e mire kur perdoret drejt”. Eterit na mesojne se ndalimi i shijimit te frutit nuk ishte absolut, por i perkohshem. Adami ishte nje foshnje ne fryme. Jo cdo ushqim eshte i mire per femijet. Disa ushqime dhe mund t’i vrasin ata, ndonese per te rriturit mund te jene te shendetshem. Pema e njohurise ishte mbjelle nga Zoti per njeriun. Ajo ishte e mire dhe ushqyese. Por ajo kishte ushqim te forte, nderkohe qe Adami ishte i afte te asimilonte vetem qumeshtin.


    V

    Keshtu ne gjuhen e Shkrimeve te Shenjta, “i drejte” nenkupton i mire dhe i dashur. Ne flasim per te drejtet e Testamentit te Vjeter. Kjo nuk nenkupton se qe ata ishin gjykates te mire, por qe ishin te mire dhe qe e donin Zotin. Kur ne themi se Zoti eshte i mire, ne nuk nenkuptojme se Ai eshte nje gjykates i mire, qe di te denoje njerezit sipas krimeve te tyre, por ne te kunderten, qe Ai eshte i mire dhe i dashur, qe fal gjithe keqberjet dhe mosbindjet, dhe qe deshiron te na shpetoje ne gjithe menyrat, dhe qe nuk e kthen kurre te keqen me te keqe. Ne vellimin e pare te Filokalise, eshte nje tekst i mrekullueshem i Sh.Antonit qe po e citoj ketu:

    Zoti eshte i mire, i embel dhe i pandryshueshem. Tani nqs dikush e pranon qe Zoti nuk ndryshon, a mund te flitet per nje Zot qe gezohet me ata qe jane te mire dhe tregon meshire per ata qe e nderojne dhe i braktis mekataret dhe zemerohet me ta? Kesaj ne i pergjigjemi se Zoti as nuk gezohet as nuk zemerohet, sepse te gezohesh dhe te ofendohesh jane pasione; as nuk u ben dhurata atyre qe e nderojne, sepse kjo do te thoshte qe Zoti influencohet nga kenaqesia. Nuk do ishte e drejte qe Hyjnorja te ndjeje pelqim ose mospelqim nga gjendjet njerezore. Ai eshte i mire dhe Ai vetem jep bekime dhe kurre nuk demton, duke ngelur gjithmone i njejti. Ne njerezit, nga ana tjeter, nqs ngelemi te mire duke i shembellyer Zotit, bashkohemi me Te, por nqs behemi te keqij, duke mos i ngjare Atij, ndahemi prej Tij. Duke jetuar ne shenjteri ne bashkohemi me Zotin, por duke bere te kunderten, ne e bejme Ate armikun tone. Nuk eshte se Ai zemerohet me ne ne menyre arbitrare, por jane mekatet tona qe e ndalojne Zotin te shkelqeje brenda nesh, dhe na ekspozojne ndaj demoneve qe na torturojne. Dhe nqs permes lutjeve dhe veprave te dashurise, firojme liri nga mekatet tona, kjo s’do te thote se tani filluam t’i pelqejme Zotit dhe e beme Ate te ndryshoje mendim, por do te thote se permes veprimeve tona dhe kthimit nga Ai, ne e kemi kuruar ligesine tone, dhe serisht kemi gezimin e miresise se Zotit. Prandaj, te thuash se Zoti i largohet te ligut, eshet njesoj sikur te thuhet se dielli e fsheh veten nga i verbri. [Kap. 150]


    VI

    Shpresoj se tani ta shihni se si Zoti akuzohet nga teologjia perendimore. Agustini, Anselmi, Thomas Akuini dhe gjithe nxenesit e tyre kontribuan ne kete denigrim teologjik. Dhe ata ishin themeluesit e teologjise perendimore, qofte kjo papiste apo protestante. Sigurisht qe keta teologe nuk thone shprehimisht dhe qarte se Zoti eshte nje qenie qe zemerohet apo nje qenie me pasione. Ate me shume e konsiderojne Zotin si nje qenie te roberuar nga nje force superiore, nga nje Nevoje e erret dhe e pameshirshme, si ajo qe udhehiqte zotat pagane. Kjo Nevoje e detyron Ate te ktheje te keqen me te keqe dhe nuk e lejon Ate te fale dhe harroje te keqen qe eshte bere kunder vullnetit te Tij, derisa nje kenaqesi e pafundme i eshte ofruar Atij. Ne hapem ketu ceshtjen e madhe te influences pagane greke ne Krishterim.
    Mentaliteti pagan eshte ne themel te cdo herezie. Ky mentalitet ishte shume i fuqishem ne lindje, sepse lindja ishte kryqezimi i gjithe rrymave filozofike dhe fetare. Por, sic lexojme ne Testamentin e Ri: "aty ku mekati eshte me shumice, Hiri eshte akoma me me shumice”. Keshtu, kur herezite lulezonin, Ortodoksia lulezonte gjithashtu, dhe ndonese Ajo persekutohej nga te fuqishmit e kesaj bote, Ajo gjithmone mbijetonte fitimtare. Ne perendim, ne te kunderten mentaliteti pagan grek hyri tinezisht, pa marre formen e herezise. Ai hyri permes shumices se teksteve latine te diktuara nga Agustini, episkopi i Hippos. Sh. Joan Kasiani qe jetonte ne perendim, e kuptoi helmin qe kishin mesimet e Agustinit dhe luftoi kunder ketij helmi. Por fakti qe librat e Agustinit u shkruan latinisht dhe ishin ekstremisht te gjate, nuk lejoi studimin e tyre nga eterit e tjere te Kishes, ndaj ata nuk u denuan kurre sic u denuan veprat e Origjenit ne lindje. Ky fakt lejoi qe ato te ushtronin nje influence te fuqishme ne mendimin dhe teologjine e mevonshme perendimore. Ne perendim, dalengadale, njohuria per gjuhen greke u venit, dhe tekstet e Agustinit ishin te vetmet qe datonin nga kohet e hershme te krishterimit, me nje gjuhe qe mund te kuptoheshin aty. Keshtu perendimi mori si te krishtere nje mesim qe ishte, ne shume nga aspektet e tij, pagan. Zhvillimet cezaro-papiste ne Rome nuk lejonin asnje reagim te shendetshem ne kete ceshtje, keshtu perendimi u terhoq ne mendimin humanist dhe pagan qe dhe sot eshte triumfues aty.
    Keshtu, ne kemi lindjen ne njeren ane, e cila duke perdorur gjuhen greke ne shkrim e lexim, mbeti ne esence Izraeli i Ri, me traditen e shenjte dhe mendimin izraelitas, dhe perendimin ne anen tjeter, i cili, duke harruar gjuhen greke dhe duke qene i shkeputur nga statusi lindor, trashegoi mentalitetin dhe mendimin pagan grek, dhe formoi keshtu nje mesim te ndryshuar te krishtere. Ne realitet, opozita midis Ortodoksise dhe Krishterimit Perendimor, s’eshte gje tjeter vecse vazhdimesia e opozites midis Izraelit dhe Hellasit.
    Ne nuk duhet te harrojme kurre se Eterit e Kishes e konsideruan veten e tyre si bijte e vertete frymore te Abrahamit, se Kisha e konsideroi veten te ishte Izraeli i Ri, qe popujt ortodokse, si greket, ruset, bullgaret, serbet, rumunet etj..., ishin koshiente e te qenit si Natanieli, Izraelitet e vertete, populli i Zotit. Dhe ndersa kjo ishte koshienca e Krishterimit lindor, perendimi u be gjithmone e me shume nje bir i Greqise dhe Romes pagane dhe humaniste.


    VII

    Cilat jane karakteristikat kryesore te kesaj diference te mendimit midis Izraelit dhe Paganizmit? Une do doja vemendjen tuaj ketu sepse kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme.
    Izraeli beson tek Zoti.
    Paganizmi beson tek krijimi. Kjo do te thote se ne paganizem, krijimi hyjnizohet. Per paganet, Zoti dhe krijimi jane nje dhe e njejta gje. Zoti eshte impersonal, i personifikuar nga nje shumice zotash..
    Izraeli (kur flasim per Izraelin, nenkuptojme Izraelin e vertete, bijte frymore te Abrahamit, ata qe kane besimin e dhene nga Zoti per popullin e Tij te zgjedhur, jo ata qe kane braktisur kete besim. Bijte e vertete te Abrahamit jane Kisha e Krishtit, dhe jo pasardhesit sipas mishit, raca judaike), Izraeli e di se Zoti dhe krijimi kane dy lloje radikalisht te ndryshme ekzistence. Zoti eshte vete-ekzistues, personal, i perjetshem, i pavdekshem, Jete dhe Burim Jete, Ekzistence dhe Burim Ekzistence; Zoti eshte e vetmja Ekzistence reale: UNE JAM, Ekzistuesi, I Vetmi Ekzistues –(Shihni trajten e shquar)
    Krijimi, ne te kunderten, nuk ka vete-ekzistence. Eshte totalisht i varur nen vullnetin e Zotit. Ai ekzsiton vetem sepse deshiron Zoti qe te ekzistoje. Ai nuk eshte i perjetshem. Ai nuk ka ekzistence. Ai ishte hic, ishte plotesisht asgje. Ai u krijua nga asgjeja. Ai nuk ka force qe te ekzistoje nga vetvetja; ai mbahet ne ekzistence vetem nga energjia e Zotit. Nqs kjo energji e dashurise se Zotit nderpritet, gjithe krijimi, intelektual dhe jo-intelektual, racional dhe jo-racional, do zhduket ne jo-ekzistence. Ne dime se dashuria e Zotit per krijimin eshte e perjeteshme. Ne e dime prej Tij se Ai kurre nuk do na lejoje te biem ne jo-ekzistence, nga e cila Ai na nxorri ne ekzistence. Kjo eshte shpresa jone dhe Zoti eshte i vertete ne premtimet e Tij. Ne, qeniet e krijuara, engjejt, njerezit, do jetojme ne perjetesi, jo sepse kemi forcen e perjetesise ne vetvete, por sepse kjo eshte deshira e Zotit qe na do. Nga vetvetja ne jemi hic. Ne nuk kemi as energji per te jetuar dhe ekzistuar ne natyren tone; cdo gje qe kemi vjen plotesisht nga Zoti; asgje nuk eshte jona. Ne jemi pluhur toke, dhe kur e harruam kete, Zoti ne meshiren e Tij na lejoi te ktheheshim tek ajo c’ka jemi, qe te mbetemi te perulur dhe te kemi nje njohuri te sakte te asgjese sone. "Zoti," thote Sh.Joan Damaskinoi "mund te beje cfare te doje, por Ai nuk do gjithcka qe mund te beje. Ai mund ta asgjesoje krijimin, por Ai nuk e deshiron kete. “
    Ne Great Euchologion (Venice, 1862), nje liber themelor liturgjik i Kishes, ne lexojme:
    "O Zot, madheshtor dhe i larte, Ti i Vetmi qe ke pavdeksine"
    "Ti qe i Vetmi je Jetedhenes nga natyra…O i Vetmi i pavdekshem” (Kanoni i varrimit, Ode 5)
    "Ti i Vetmi i pavdekshem" [fq. 410]
    "I Vetmi i pavdekshem, per shkak te natyres se Tij hyjnore" (Kanoni i varrimit, Ode1)
    Ky eshte besimi i Izraelit.
    Cili eshte mesimi i paganizmit? Paganizmi eshte rezultat i humbjes se kontaktit me Zotin. Shumica e mekateve te njerezimit, i bene njerezit te paafte per te marre driten hyjnore dhe per te patur bashkim me Zotin e gjalle. Si rrjedhoje erdhi konsiderimi si hyjnor i krijimit qe e kishin para syve cdo dite.
    Paganizmi e konsideron krijimin sikur te jete dicka vete-ekzistuese dhe e pavdekshme, si dicka qe ka ekzistuar perjete dhe do ekzistoje perjete. Ne paganizem, zotat jane pjese e krijimit. Ata nuk e krijuan ate nga asgjeja, ata vetem formuan materien ekzistuese. Materia mund te marre forma te ndryshme. Keto forma shfaqen dhe zhduken, por materia ne vetvete eshte e perjeteshme. Engjejt, demonet, shpirtat dhe njerezit jane zota te vertete. Te perjetshem nga natyra, ashtu si materia, ndonese jane me te larte se kjo materie. Ata mund te marrin forma te ndryshme materiale, si rrjedhoje e ekzistencave materiale, por ngelen ne esence, frymore (shpirterore)
    Keshtu, ne paganizem ne shohim dy karakteristika themelore:
    1-) Atribuimi i karakteristikave te Zotit gjithe krijimit, si: perjetesia, pavdekshmeria, vete-ekzistenca
    2-) Dallimi midis frymores dhe materiales si nje kundershti midis asaj cfare eshte me e larte ndaj asaj cfare eshte me e ulet.
    Paganizmi dhe humanizmi jane nje dhe e njejta gje. Ne paganizem, njeriu eshte zot sepse ai eshte i perjetshem nga natyra. Ky eshte shkaku se perse paganizmi eshte gjithmone krenar. Eshte narcisizem. Eshte vete-adhurim. Ne Greqi, zotat kishin karakteristika njerezore. Feja greke ishte adhurimi pagan i njeriut. Shpirti i njeriut ishte konsideruar qenia e vertete dhe ishte i pavdekshem nga natyra.
    Keshtu, ne e shohim se ne paganizem, djalli pati sukses te beje te besohet se njerezit jane zota dhe nuk kane nevoje per Zotin. Ky eshte shkaku se perse krenaria ishte kaq e larte ne Greqi dhe perulesia kaq e pakonceptueshme. Ne vepren e tij: Etika Nikomease, Aristoteli shkruan fjalet ne vazhdim: "Te mos u pergjigjesh fyerjeve eshte shenje se je nje njeri i dobet." Njeriu i bindur nga djalli per te besuar se shpirti eshte i perjetshem nga natyra, nuk mund te jete kurre i perulur dhe nuk mundet kurre te besoje ne Zotin, sepse beson se vete ai eshte zot, ashtu si gabimi i tij e ben te besoje.
    Ja pse, qe ne fillim, Eterit e Kishes, duke kuptuar rrezikun e gabimit te cmendur, i paralajmeruan te krishteret per kete fakt. Ja si shkruan Sh.Ireneu: "Mesimi se shpirti njerezor eshte i pavdekshem nga natyra, eshte prej djallit. " (Provat e mesimeve apostolike, III, 20. 1). Ne gjejme te njejtin paralajmerim tek Sh.Justini (Dialog me Trifonin6. 1-2), tek Teofili i Antiokut (Autolikus 2. 97), tek Tatiani (Per greket 13), etj.
    Sh. Justini shpjegon ateizmin themelor i cili ekziston per shkak te besimit ne perjetesine natyrale dhe pavdekshmerine e shpirtit njerezor. Ai shkruan: "Jane disa te tjere, te cilet duke supozuar qe shpirti eshte i pavdekshem dhe jo-material, besojne se ndonese kane bere te keqija, nuk do vuajne denim, (sepse jo-materialja eshte e pandjeshme), dhe shpirti, si rrjedhoje e pavdekshmerise se tij, nuk ka nevoje per asgje prej Zotit. " (Dialog me Trifonin 1).
    Paganizmi eshte injoranca per Zotin e vertete, nje besim i gabuar se krijimi eshte hyjnor, tamam nje zot. Ky zot, i cili eshte Natyra, eshte impersonal, nje force e verber permbi te gjithe zotat e tjere personale dhe quhet ndryshe dhe Nevoje. Ne realitet Nevoja eshte projeksion i llogjikes njerezore, nje nevoje matematikore qe udheheq boten. Eshte projeksion i racionalizmit mbi natyren. Kjo Nevoje racionale eshte zoti suprem, zoti real i verber i paganeve. Zotat pagane jane pjese te botes, dhe jane te pavdekshem per shkak te pavdekshmerise se natyres, qe eshte esenca e tyre. Ne kete mentalitet pagan, njeriu eshte gjithashtu nje zot si gjithe te tjeret, per arsye se per paganet njeriu real eshte vetem shpirti dhe ata besojne se shpirti i njeriut eshte i pavdekshem nga vetvetja, perderisa eshte pjese e esences se universit, i cili konsiderohet i pavdekshem ne vetvete dhe vete-ekzistent. Keshtu njeriu eshte gjithashtu zot dhe percaktues i te gjithave. Por zotat nuk jane te lire. Ata jane udhehequr nga Nevoja e cila eshte impersonale.


    VIII

    Eshte kjo menyre pagane e te menduarit qe u perzje me mesimet e krishtera nga herezi te ndryshme. Kjo ishte ajo cfare ndodhi ne perendim, po ashtu. Ata filluan te mos bejne dallimin mes Zotit dhe krijimit te Tij, por midis shpirtit dhe materies. Ata filluan te mendojne se shpirti i njeriut ka dicka te perjetshme ne vetvete, dhe filluan ta konsiderojne gjendjen e njeriut pas vdekjes jo si nje gjume ne duart e Zotit, por si jeten reale te njeriut, tek e cila Ringjallja nga te vdekurit nuk kishte sec te shtonte dhe madje dhe nevoja per ringjallje ishte e dyshimte. Festa e Ringjallljes se Zotit tone, e cila ishte kulmi i gjithe festave ne Ortodoksi, kaloi ne plan te dyte sepse nevoja e ringjalljes ishte e pakuptueshme per te krishteret perendimore, ashtu sic ishte per athinasit kur degjuan predikimin e apostullit Pal.
    Por, cfare eshte me e rendesishme per temen tone, ata filluan te ndjejne se Zoti ishte subjekt i Nevojes, i kesaj Nevoje racionale e cila nuk ishte tjeter vecse llogjika njerezore. Ata e deklaruan Ate te paafte per te hyre ne kontakte me qenie inferiore si njerezit, sepse konceptet e tyre racionale, filozofike nuk e lejonin Ate, dhe kjo ishte fillimi i diskutimeve hezikastike; diskutim i cili kishte filluar tashme me Agustinin, qe mesonte se nuk ishte Zoti Ai qe foli me Moisiun, por nje engjell qe e perfaqesonte.
    Ne kete kontekst te Nevojes, te ciles dhe zotat i binden, duhet te kuptojme konceptin perendimor juridik te drejtesise se Zotit. Ishte e nevojshme qe Zoti ta denonte mosbindjen njerezore. Ishte e pamundur per Te qe te falte; nje Nevoje superiore kerkonte shpagim. Edhe pse Zoti ishte ne realitet i mire dhe i dashur, Ai nuk mund te vepronte sipas kesaj dashurie. Ai ishte i detyruar te vepronte ne kundershtim me kete dashuri; e vetmja gje qe mund te bente, qe te shpetonte njerezimin, ishte te denonte Birin, ne vend te njerezve, dhe keshtu Nevoja do te kenaqej.

    IX

    Ky eshte triumfi i mendimit Helen ne Krishterim. Si helenist, Origjeni arriti ne konkluzione te ngjashme. Zoti ishte gjykates nga Nevoja. Ai ishte i detyruar te denonte, te merrte hak, te dergonte njerez ne Ferr. Ferri ishte pjese e krijimit te Zotit. Ishte nje ndeshkim i kerkuar nga drejtesia. Kjo kerkese per drejtesi ishte nje nevoje. Zoti ishte i detyruar t’i nenshtrohej. Ai nuk ishte i lejuar te falte. Kishte nje force superiore, nje Nevoje qe nuk e lejonte Ate te dashuronte pa kushte.
    Sidoqofte, Origjeni ishte gjithashtu nje i krishtere dhe e dinte se Zoti ishte plot me dashuri. Si mundet te pranosh nje Zot plot me dashuri qe i mban njerezit nen tortura perjetesisht? Nqs Zoti ishte shkaku i ferrit, nga nevoja, atehere ferri duhet te kishte nje fund, perndryshe nuk mund te konceptohej se si Zoti eshte i mire dhe i dashur. Ky koncept juridik i Zotit si instrument i nje force apo hyjnie superiore, impersonale te quajtur Nevoje, te con logjikisht tek Apokatastasis, “Restaurimi i te gjithave dhe shkaterrimi i ferrit”, perndryshe duhet te pranojme se Zoti eshte mizor.
    Mentaliteti pagan Grek nuk mund te kuptonte se shkkau i ferrit nuk ishte Zoti por krijesat e Tij te arsyeshme. Nqs Zoti nuk do ishte totalisht i lire, per sa kohe qe Ai do udhehiqej nga Nevoja, si do mundeshin krijesat e Tij te ishin te lira? Zoti nuk mundet te jape dicka qe nuk e ka per Vete. Per me shume, mentaliteti greko pagan nuk mund te perceptonte nje dashuri pa interes. Liria, sidoqofte, eshte dhurata me e larte qe Zoti mund t’i jape nje krijese, sepse kjo liri i ben keto krijesa si Zoti. Kjo ishte nje dhurate e pakonceptueshme per greket pagane. Ata nuk mund te imagjonin nje krijese qe i thote “Jo” nje Zoti te plotfuqishem. Nqs Zoti ishte i plotfuqishem, krijesat nuk mund t’i thoni “Jo” Atij. Keshtu nqs Zoti u jep njerezve hirin e Tij, atehere ky hir duhet te ishte i parezistueshem. Keshtu nqs Zoti u jep njerezve hirin e Tij, ata nuk mund te mos e pranojne. Perndryshe Zoti nuk do ishte i plotfuqishem. Nqs pranojme se Zoti eshte i plotfuqishem, atehere hiri i Tij eshte i parezistueshem. Njerezit nuk mund te ikin prej tij. Kjo do te thote se ata njerez qe jane privuar nga hiri i Zotit, jane privuar sepse Zoti nuk u dha atyre hirin e Tij. Keshtu humbja e hirit te Zotit, qe eshte e vdeka e perjeteshme frymore, me fjale te tjera ferri, eshte ne fakt nje akt i varur teresisht nga Zoti. Eshte Zoti Ai qe i denon keta njerez duke i privuar nga hiri, duke mos lejuar te ndricoje mbi ta. Keshtu Zoti eshte shkaku i vdekjes se perjeteshme frymore te atyre qe jane te mallkuar. Mallkimi eshte nje akt i Zotit dhe i drejtesise se Zotit, nje akt i Nevojes, ose i Mizorise. Si rezultat, Origjeni mendonte se si rezultat qe te ngelemi te krishtere, qe te besojme se Zoti eshte ne te vertete i mire, ne duhet te besojme se ferri nuk eshte i perjetshem, por do te kete nje fund, pa marre parasysh se cfare shkruhet ne Shkrimet e Shenjta dhe cfare beson Kisha. Ky eshte konkluzion fatal llogjik. Nqs Zoti eshte shkaku i ferrit, ferri duhet te kete nje fund, ose perndryshe Zoti eshte nje Zot i keq.


    X

    Origjeni, dhe gjithe racionalistet qe jane si ai, nuk ishte ne gjendje te kuptonte qe pranimi ose refuzimi i hirit te Zotit varet totalisht nga krijesat e arsyeshme; qe Zoti ashtu si dielli, asnjehere nuk pushon se ndricuari mbi te miret dhe te keqijte; qe krijesat e arsyeshme jane, sidoqofte, totalisht te lira te pranojne kete dashuri dhe hir; dhe qe Zoti ne dashurine e Tij bujare nuk i detyron krijesat ta pranojne Ate, por e respekton vendimin e tyre. Ai nuk e terheq hirin dhe dashurine e Tij, por qendrimi i krijesave te arsyeshme ndaj hirit dhe dashurise se pafund, perben diferencen mes ferrit dhe parajses. Ata qe e duan Zotin jane te lumtur me Te, ata qe e urrejne jane ekstremisht keq duke u detyruar te jetojne ne prezencen e Tij, dhe nuk ka asnje vend ku mund t’i largohesh kudondodhjes se dashur te Zotit.
    Parajsa dhe ferri varen vetem tek ajo se si ne do pranojme dashurine e Zotit. A do t’i pergjigjemi dashurise me dashuri, apo do i pergjigjemi kesaj dashurie me urrejtje? Ketu eshte diferenca kritike. Dhe kjo diference varet totalisht nga ne, nga liria jone, nga zgjedhja jone me e thelle, nga nje qendrim perfektesisht i lire, i painfluencuar nga rrethanat e jashtme apo te brendshme, te natyres sone materiale dhe psikologjike, sepse nuk eshte nje akt i jashtem, por nje qendrim i brendshem, qe vjen nga thellesia e zemres sone, qe nuk varet nga mekatet tona, por nga menyra se si i trajtojme keto mekate, ashtu sic shihet ne rastin e fariseut dhe taksambledhesit dhe ne rastin e dy hajduteve te kryqezuar me Krishtin. Kjo liri, kjo zgjedhje, ky qendrim i brendshem ne drejtim te Krijuesit eshte qendra e personalitetit tone te perjetshem, eshte me e thella e gjithe karakteristikave tona, eshte ajo qe na ben ajo cfare ne jemi, eshte fytyra jone e perjeteshme, e ndritshme ose e erret, e dashur apo e urryer.
    Jo, vellezerit e mi, per fatin tone te keq, parajsa dhe ferri nuk varen nga Zoti. Nqs do vareshin nga Zoti, nuk kishim perse te frikesoheshim. Ne nuk kemi perse t’i frikesohemi Dashurise. Por ato nuk varen nga Zoti. Ato varen totalisht nga ne, dhe kjo eshte e gjithe tragjedia. Zoti deshiron qe ne te jemi ne imazhin e Tij, perjetesisht te lire. Ai na respekton ne menyre absolute. Kjo eshte dashuria. Nuk mund te themi asgje per kete dashuri. Ne jemi njerez sepse jemi te lire. Nqs nuk do ishim te lire, do ishim thjesht kafshe te zgjuara, jo njerez. Zoti asnjehere nuk do na e marre kete dhurate qe na ben cfare ne jemi. Kjo do te thote se ne do jemi se cfare deshirojme te jemi, miq apo armiq te Zotit, dhe nuk ka ndryshim ne kete vetvete te thelle. Ne kete jete ka ndryshime te thella apo siperfaqesore ne jeten tone, ne karakterin tone, ne besimet tona, por te gjitha keto jane vetem shprehja ne kohe e vetvetes sone te perjeteshme me te thelle. Kjo vetvete e thelle eshte e perjeteshme, ne gjithe kuptimin e fjales. Kjo eshte arsyeja sepse ferri dhe parajsa jane te perjeteshme po ashtu. Nuk ka ndryshim ne ate cfare ne jemi ne te vertete. Karakteristikat tona te perkoheshme dhe historia jone ne jete varet ne shume gjera siperfaqesore, te cilat zhduken me vdekjen, por personaliteti yne real, nuk eshte siperfaqesor dhe nuk varet nga gjera qe ndryshojne apo zhduken. Eshte vetja jone reale. Ajo ngelet me ne kur ne fleme ne varr, dhe do jete fytyra jone reale kur ne te ringjallemi. Eshte e perjeteshme.


    XI

    Shen Joani i Shkalles thote diku ne vepren e tij: "para se ne te biem, demonet na thone se Zoti eshte miku i njeriut, por pasi biem na thone se Ai nuk toleron." Kjo eshte genjeshtra dinake e djallit: te na binde se cdo dem ne jeten tone vjen si rezulat i qendrimit te Zotit: se eshte Zoti Ai qe do na fale apo do na denoje. Duke na hedhur keshtu ne mekate dhe me pas duke na bere te humbasim cdo shprese per clirim prej ketij mekati. Ata kerkojne ta prezantojne Zotin disa here si fales te cdo mekati, disa here si te patolerueshem. Shume te krishtere, madje te krishtere ortodokse, kane rene ne kete fatkeqesi. Ata e konsiderojne Zotin si pergjegjes per faljen apo ndeshkimin tone. Ky, vellezerit e mi, eshte nje falsitet i tmerrshem qe i ben shume njerez qe te humbasin jeten e perjeteshme, kryesisht duke besuar se Zoti, me dashurine e Tij, do i fale ata. Zoti eshte gjithmone i dashur, Ai eshte gjithmone mik i njeriut. Sidoqofte, ai qe nuk fal, ai qe nuk eshte asnjehere mik i njeriut, eshte mekati, dhe ne nuk mendojme kurre per ate ashtu sic duhet. Mekati e shkaterron shpirtin tone, pavaresisht nga dashuria e Zotit, sepse mekati eshte pikerisht rruga qe te con larg Zotit, dhe mekati ngre nje mur qe na ndan nga Zoti, sepse mekati shkaterron syte tane frymore dhe ne behemi te paafte per te pare driten e Zotit. Demonet duan te na bejme gjithmone te mendojme per shpetimin tone apo vdekjen frymore te perjeteshme, ne terma juridike. Ata duan te na bejne te mendojme se shpetimi apo vdekja e perjeteshme eshte nje ceshtje e vendimit te Zotit. Jo, vellezerit e mi, ne duhet te zgjohemi ne menyre qe te mos humbasim. Shpetimi apo vdekja e perjeteshme nuk eshte ceshtje e vendimit te Zotit, por e vendimit tone, e vendimit te vullnetit tone te lire, te cilin Zotit e respekton absolutisht. Le te mos mashtrojme vetet tona duke pasur shprese tek dashuria e Zotit. Rreziku nuk vjen nga Zoti; por vjen nga vetja jone.


    XII

    Shume do te thone: "A nuk flet vete Shkrimi i Shenjte shpesh per zemerimin e Zotit? A nuk eshte vete Zoti Ai qe thote se do na denoje apo do na fale? A nuk eshte shkruar se ‘Ai shperblen ata qe e kerkojne me padurim’ (Heb. 11:6)? 33 A nuk thote Ai se hakmarrja eshte e Tij dhe Ai do shpagoje te keqen qe na eshte bere? A nuk thuhet se eshte shkruar se eshte e frikeshme te biesh ne duart e Zotit te gjalle?
    Ne diskutimin e tij, te quajtur “Zoti nuk eshte shkaku i se keqes”, Shen Vasili i madh shkruan: "Por nqs dikush mund te thote: Nqs Zoti nuk eshte pergjegjes per te keqijat, perse thuhet tek libri i Isaias: “Une jam Ai qe pergatit diten dhe Ai qe formon erresire, Ai qe sjell paqe dhe Ai qe sjell fatkeqesi” (45:7)." Dhe perseri, "Erdhen te keqija nga Zoti mbi portat e Jeruzalemit “ (Mikea. 1:12). dhe, "A ka ndonje te keqe ne qytet qe nuk e ka sjelle Zoti? " (Amos 3:6). Dhe ne kengen e madhe te Moisiut: “Shikoni, Une jam dhe nuk ka zot tjeter pervec Meje. Une vras dhe bej te jetojne, Une do te te denoj dhe Une do te te bej te jetosh, Une do te te plagos dhe Une do te te sheroj." (Deut. 32:39). Por asnje nga keto citime, per ate qe kupton kuptimin e thelle te Shkrimit, nuk hedh ndonje fyerje ndaj Zotit sikur Ai te jete shkaku dhe krijuesi i se keqes, sepse Ai qe tha “Une jam Ai qe ben driten dhe erresiren” e tregon Veten si Krijues te universit, jo te se keqes.... "Ai krijon te keqijat," nenkupton, "Ai modelon ato qe t’i sjelle drejt permiresimit, keshtu qe te braktiset e keqja dhe te vazhdohet me natyren e se mires”
    Ashtu si Shen Isaak Siriani shkruan: "Shume shpesh shume gjera thuhen nga Shkrimet e Shenjta jo ne sens literal…ata qe kane nje mendje, e kuptojne kete. " (Homily 83, p. 317).
    Shen Vasili ne disa diskutime jep nje shpjegim te ketyre shprehjeve te Shkrimeve te Shenjta: "Per shkak te frikes," thote ai, "njerezit e thjeshte permiresohen," dhe kjo eshte e vertete jo vetem per njerezit e thjeshte, por per te gjithe ne. Pas renies, ne kemi nevoje per friken qe te bejme gjera qe sjellin perfitim tek ne dhe te tjeret. Ne menyre qe te kuptojme Shkrimet e Shenjta, thone eterit, duhet te kemi ne mendje qellimin e tyre per te na shpetuar, per te na sjelle pak nga pak ne njohjen e Krijuesit tone Zot dhe ne njohjen e gjendjes sone te mjerueshme.
    Por, te njejtat Shkrime, ne vende te tjera shpjegojne se kush eshte shkaku i vertete e se keqes. Tek Jeremia 2:17, 19 lexojme: "A nuk ishte braktisja qe me bere Mua ajo qe solli keto gjera mbi ty? – Thote Zoti Perendi.... Mohimi yt do te te ndeshkoje dhe ligesia jote do te te akuzoje; dhe ti do ta dish se braktisja qe me bere ka qene e hidhur per ty- thote Zoti Perendi."
    Shkrimet e Shenjta flasin gjuhen tone, gjuhen qe ne kuptojme ne gjendjen tone te rene. Ashtu si Shen Gregor Thelogu thote: "Per shkak qe ne te kuptojme, ne u kemi dhene emra nga cilesite tona, cilesive te Zotit." 37 Dhe Shen Joan Damaskeni shpjegon cfare thuhet ne Shkrimet e Shenjta "Keshtu pra thuhet se Zoti ka nje trup, por kjo ka kuptim simbolik (Dhj. Vj) … Kjo ka nje kuptim te fshehur, qe nepermjet gjerave te natyres sone, te na mesoje gjera qe jane pertej natyres sone."


    XIII

    Sidoqofte, ka disa denime te dhena nga Zoti, ose te ardhura nga djalli, me lejen e Zotit. Por keto jane vetem ato qe ne i quajme “Denime pedagogjike”. Ato kane si qellim korrigjimin tone ne kete jete ose, te pakten korrigjimin e te tjereve qe, duke degjuar, te ndreqen nepermjet frikes. Ka dhe denime qe ne fakt nuk jane per korrigjimin e dikujt por thjesht per t’i dhene fund nje te keqeje, dhe te atyre qe e sjellin kete, keshtu qe toka te shpetohet nga shkaterrimi dhe korrupsioni total; te tilla ishin rastet e permbytjes se kohes se Noes, shkaterrimi i Sodomit etj…
    Te gjitha keto denime operojne dhe e kane qellimin e tyre vetem ne kete gjendje te korruptuar te gjerave; ato nuk shtrihen pertej kesaj jete te korruptuar. Qellimi i tyre eshte te korrigjojne sa mund te korrigjohet, dhe t’i kthejne gjerat drejt nje gjendje me te mire, per sa kohe qe gjerat ndryshojne ne kete bote qe ndryshon. Pas Ringjalljes se pergjitheshme, asnje ndryshim nuk mund te ndodhe. Perjetesia dhe pakorruptueshmeria jane gjendja e pandryshueshmerise; dhe asnje ndryshim nuk mund te ndodhe, me perjashtim te zhvillimeve te ardhura nga personalitetet e lira, zhvillime te perjeteshme dhe te pafundme, por jo ndryshime, jo ndryshime drejtimi, jo kthime prapa. Bota e ndryshueshme qe ne shohim perreth eshte e ndryshueshme, sepse eshte e prisheshme. Qiejte e rinj dhe toka e re qe Zoti do te sjelle ne ardhjen e Tij te dyte, jane te pandryshueshem, dmth te paprishshem. Keshtu, ne kete Bote te Re nuk mund te kete korrigjime, prandaj denimet pedagogjike nuk jane te nevojshme. Cdo denim nga Zoti ne Boten e Re te Ringjalljes do te ishte pa asnje dyshim nje akt hakmarres, i papershtatshem dhe i motivuar nga urrejtja, pa asnje qellim apo synim te mire.
    Nqs ne e konsiderojme Ferrin si ndeshkim nga Zoti, do duhet te pranojme se eshte nje denim pa dhembshuri, dhe do na duhet te pranojme se Zoti eshte nje qenie pafundesisht e keqe.
    Ashtu si Shen Isaak Siriani shkruan: “Ai qe aplikon denime pedagogjike ne menyre qe te sheroje, denon me dashuri, por ai qe hakmerret eshte jashte dashurise. Zoti denon me dashuri, jo per te mbrojtur Veten – qofte larg – por sepse Ai deshiron te sheroje shembelltyren e Tij (njeriun) dhe Ai nuk e mban zemerimin e Tij per nje kohe te gjate. Kjo menyre e dashurise eshte rruga e permiresimit dhe nuk ndryshon ne pasionin e mbrojtjes. Nje njeri i drejte dhe i mencur eshte si Zoti sepse ai kurre nuk e fshikullon dike per hakmarrje ligesie, por vetem qe ta korrigjoje ate dhe te tjeret te frikesohen. " (Homily 73).
    Keshtu ne shohim se Zoti denon per sa kohe qe ka shprese per korrigjim. Pas Ringjalljes se Pergjitheshme, nuk ka me vend per denime nga Zoti. Ferri nuk eshte nje denim nga Zoti, por nje vete-denim. Ashtu si Shen Vasili i Madh thote: "Te keqjat e ferrit nuk kane Zotin si shkak, por veten” .


    XIV

    Sidoqofte, dikush mund te kembengule se Shkrimet e Shenjta dhe eterit flasin shpesh per Zotin si Gjykatesin e Madh qe do shperbleje ata qe jane te bindur ndaj Tij dhe do denoje ata qe jane te pabindur, ne diten e madhe te Gjyqit. (II Tim. 4:6-8). Si ta kuptojme Gjyq, nqs duam t’i kuptojme fjalet nga ana hyjnore dhe jo nga ana njerezore? Cfare eshte Gjykimi i Zotit?
    Zoti eshte e Verteta dhe Drita. Gjykimi i Tij s’eshte gje tjeter vetem kontakti me kete te Vertete dhe Drite. Ne diten e Gjyqit, gjithe njerezit do shfaqen te zhveshur para kesaj Drite dhe te Vertete penetruese. “Librat” do te hapen. Cfare jane keta “Libra”? Keto jane zemrat tona. Zemrat tona do te hapen para drites penetruese te Zotit., dhe cdo gje ne to do te zbulohet. Nqs ne keto zemra ka dashuri per Zotin, keto zemra do te gezohen duke pare driten e Zotit, ne te kunderten, nqs ne keto zemra ka urrejtje per Zotin, keta njerez do vuajne duke pritur ne zemrat e tyre kete drite qe nuk e pelqyen per gjithe jeten.
    Keshtu, ajo qe do ta diferencoje nje njeri nga nje tjeter nuk do jete nje vendim i Zotit per te denuar apo shperblyer, por ajo cka eshte ne zemrat e njerezve. Ajo cfare ka qene aty per gjithe jeten do te zbulohet ne Diten e Gjykimit. Nqs ka nje shperblim apo denim ne kete zbulese – dhe me te vertete qe ka – ajo nuk vjen nga Zoti, por vjen nga dashuria apo urrejtja qe kemi ne zemrat tona. Dashuria ka shkelqimin brenda saj, urrejtja ka deshperimin, hidherimin, erresiren, dhimbjen, vuajtjen, ligesine, ankthin, konfuzionin dhe keto dhe gjendje te tjera te brendshme do te perbejne ferrin.(I Kor. 4:6).
    Drita e se Vertetes, Energjia e Zotit, Hiri i Zotit, i cili do bjere mbi njerezit, i pakushtezuar nga gjendjet e korruptuara ne Diten e Gjykimit, do te jene te njejte tek te gjithe njerezit. Nuk do te kete asnje dallim. Gjithe diferenca eshte tek ata qe marrin, jo tek Ai qe jep. Dielli shnderrin ne syte e shendetshem dhe te semure njesoj, pa asnje dallim. Syte e shendetshem e shijojne driten dhe, per hir te kesaj, shohin qarte bukurine perreth tyre. Syte e semure ndjejne dhimbje, ata demtohen dhe duan te fshihen nga e njejta drite qe u jep gezim atyre qe kane sy te shendetshem.
    Por, fatkeqesisht, nuk do te kete asnje mundesi per t’i ikur drites se Zotit. Gjate kesaj jete, kishte mundesi. Ne Krijimin e Ri te Ringjalljes, Zoti do jete kudo dhe ne cdo gje. Drita dhe dashuria e Tij do te perqafojne gjithcka. Nuk do te kete asnje vend te fshehur nga Zoti, ashtu sic ishte ne kete jete te prishjes, ne mbreterine e princit te kesaj bote. Mbreteria e djallit do te jete shkaterruar nga Ringjallja e Pergjitheshme dhe Zoti do ta kete nen zoterimin e Tij perseri krijimin e Tij. Dashuria do te veshe cdo gje me Zjarrin e saj te shenjte, i cili do te rrjedhe si nje lume nga Froni i Zotit dhe do te vadise Parajsen. Por, i njejti lume i dashurise – per ata qe kane urrejtje ne zemrat e tyre – do te shkaktoje tym dhe zjarr.
    "Sepse Zoti yne eshte zjarr qe konsumon", (Heb. 12:29). I njejti zjarr qe pastron arin, konsumon drurin. Metalet e cmuara shndrrijne ne te si dielli, nderkohe qe plehrat digjen me tym te zi. Te gjithe jane ne te njejtin zjarr te Dashurise. Disa shkelqejne dhe disa behen te zinj dhe te erret. Ne te njejten furrnalte, celiku ndrin porsi dielli, nderkohe qe balta erresohet dhe forcohet si gur. Diferenca eshte ne njeriun, jo ne Zotin
    Diferenca kushtezohet nga zgjedhja e lire e njeriut, qe Zoti e respekton absolutisht. Gjyqi i Zotit eshte zbulimi i realitetit qe eshte ne njeriun.


    XV

    Keshtu, Shen Makario shkruan: "Dhe, ashtu si mbreteria e erresires dhe mekatit eshte fshehur brenda shpirtit deri ne Diten e Ringjalljes, kur dhe trupat e mekatareve do te mbulohen po ashtu nga erresira, e cila fshihet tani ne shpirt, ne te njejten menyre, Mbreteria e Drites, dhe Imazhi Qiellor, Jezus Krishti, i cili tani mistikerisht ndricon shpirtin, dhe mbreteron ne shpirtrat e shenjtoreve, por eshte i fshehur nga syte e njerezve… deri ne Diten e Ringjalljes; por atehere trupi po ashtu do te mbulohet dhe lavderohet me driten e Zotit, e cila eshte tani ne shpirtrat e njerezve (ne kete jete tokesore), ne menyre qe trupi po ashtu te mund te mbreteroje bashke me shpirtin, i cili qysh tani e merr Mbreterine e Krishtit dhe pushon dhe ndricohet me drite te perjeteshme." (Homily 2).
    Shen Simoni, Teologu i ri thote qe nuk eshte ajo se cfare ben njeriu, ajo qe ka rendesi ne jeten e perjeteshme, por ajo cfare ai eshte, nese ai eshte si Jezus Krishti, Zoti yne, apo nqs ai eshte i ndryshem dhe jo i ngjashem me Te. Ai thote: "Ne jeten e ardhshme, i krishteri nuk do te ekzaminohet nqs ai braktisi gjithe boten per hir te dashurise per Krishtin, ose nqs ai shperndau pasurite e tij tek te varferit, apo nqs ai kreshmoi dhe ruajti vigjiljet dhe u lut, apo nqs ai qau dhe vajtoi per mekatet e tij, apo nqs ka bere dicka tjeter te mire ne kete jete, por do te ekzaminohet nqs ka ndonje ngjashmeri me Krishtin, ashtu si nje bir me atin e tij."


    XVI

    Shen Pjeter Damaskeni shkruan: "Ne te gjithe i marrim bekimet e Zotit ne menyre te barabarte. Por, disa nga ne, duke marre zjarrin e Zotit, dmth fjalen e Tij, behen te bute si dylli i bleteve, nderkohe qe te tjeret behen te forte si guri. Dhe nqs ne nuk e duam Ate, Ai nuk detyron asnjerin prej nesh, por, ashtu si dielli, Ai dergon rrezet e Tij dhe ndricon gjithe boten, dhe ai qe do qe ta shohe Ate, e sheh, nderkohe qe ai qe nuk deshiron ta shohe, nuk detyrohet prej Tij. Dhe askush nuk eshte pergjegjes per kete privim nga drita, me perjashtim te atij qe nuk deshiron ta kete kete drite. Zoti krijoi diellin dhe syrin. Njeriu eshte i lire ta pranoje driten e diellit ose jo. E njejta gje eshte e vertete ketu. Zoti e dergon driten e njohurise si rreze tek ne te gjithe, por Ai gjithashtu na jep besimin si sy. Ai qe deshiron te marre njohurine permes besimit, e mban kete permes veprave te tij, dhe keshtu Zoti i jep atij me shume gatishmeri, njohuri dhe fuqi. " (Filokalia, vol. 3, p. 8).


    XVII

    Une mendoj se tani kemi arritur ne piken e te kuptuarit drejt se cfare jane ne realitet ferri dhe parajsa, dhe kush eshte ne realitet pergjegjes per diferencen mes tyre.
    Ne ikonen e Gjykimit e Fundit, ne e shohim Zotin tone Jezus Krisht te ulur ne nje fron. Ne anen e djathte shohim miqte e Tij, burrat dhe grate e bekuar, qe jetuan nga dashuria e Tij. Ne anen e majte shohim armiqte e Tij, te gjithe ata qe e kaluan jeten duke e urryer Ate, ndonese ata dukeshin si te devotshem dhe njerez qe e respektonin Ate. Dhe aty, ne mes te tyre, duke buruar nga froni i Krishtit, ne shohim nje lume zjarri qe vjen drejt nesh. Cfare eshte ky lume zjarri? Eshte nje instrument torturash? Eshte nje energji e hakmarrjes qe vjen nga Zoti ne menyre qe te mposhte armiqte e Tij?
    Jo, asgje e ketij lloji. Ky lume zjarri eshte lumi i cili “dilte nga Edeni qe te vadiste Parajsen “ e lashte (Zan. 2:10). Eshte lumi i hirit te Zotit i cili vadiste shenjtoret qe nga fillimi. Me nje fjale, eshte dashuria gufuese e Zotit per krijesat e Tij. Dashuria eshte zjarr. Cdokush qe dashuron, e di kete. Zoti eshte Dashuri, ndaj Zoti eshte Zjarr. Dhe zjarri konsumon te gjithe ata qe nuk jane vete zjarr, dhe i ben te ndritshem dhe te shkelyeshem ata qe jane vete zjarr (Heb. 12:29).
    Zoti shume here shfaqej si zjarr: Abrahamit. Moisiut ne shkurren qe digjej, popullit te Izraelit kur u tregonte rrugen permes shkretetires, si nje kolone zjarri naten dhe si nje re e shndriteshme diten kur Ai mbulonte cadren me lavdine e Tij (Eksodi. 40:28, 32), dhe kur Ai dergoi shi zjarri ne maje te malit Sinai. Zoti u zbulua si zjarr ne malin e Shperfytyrimit, dhe Ai tha qe erdhi qe: "te sillte zjarr mbi toke" (Luka 12:49), kjo do te thote, dashuri, sepse ashtu si Shen Joani i Shkalles thote, "Dashuria eshte shkaku i zjarrit" (Hapi 30, 18).
    Shkrimtari grek, Fotis Kontoglu, tha diku se: "Besimi eshte zjarr dhe i jep ngrohtesi zemres. Fryma e Shenjte erdhi mbi kokat e apostujve ne formen e gjuheve te zjarrit. Dy dishepujt, kur Zoti ju zbulua atyre thane: “A nuk digjej zemra jone brenda nesh, kur Ai na fliste ne ate menyre?” Krishti e krahason besimin me nje “Qiri qe digjet”. Shen Joan Pararendesi tha ne predikimet e tij se Krishti do i pagezoje njerezit me Frymen e Shenjte dhe me zjarr. Dhe, ne te vertete, Zoti tha. “Une erdha te sjell zjarr mbi toke dhe sa do te doja qe tani ai te ishte ndezur”. Pra, karakteristika me e prekshme e besimit eshte ngrohtesia; kjo eshte arsyeja se perse ne flasim per “besim te ngrohte”. Dhe madje, dhe shenja dalluese e besimit eshte ngrohtesia, dhe shenja e sigurt e mosbesimit eshte ftohtesia.
    "A doni ta kuptoni nese nje njeri ka besim ose mosbesim ne realitet? Nqs ju ndjeni ngrohtesi qe del prej tij – nga syte e tij, nga fjalet, nga gjestet – te jeni te sigurt se ai ka besim ne zemren e tij. Nqs ju ndjeni ftohtesi qe del prej gjithe qenies se tij, kjo do te thote se ai nuk ka besim, cfaredo qe te thote. Ai mund te gjunjezohet, ai mund ta perkule koken me perulesi, ai mund te thote gjithe llojet e mesimeve te moralshme me ze perulesie, por te gjitha keto do te shfryjne jashte nje fryme frikesuese qe vjen mbi ju qe t’ju ngrurtesoje nga ftohtesia." Shen Isak Siriani shkruan: "Parajsa eshte dahuria e Zotit, ne te cilen perfshihen gjithe shkelqimi dhe gjithe bukurite” dhe “Pema e Jetes eshte Dashuria e Zotit" (Homily 72).
    "Mos e mashtroni veten”, thote Shen Simoni, Teologu i Ri, "Zoti eshte zjarr dhe kur Ai erdhi ne toke dhe u be njeri, Ai solli zjarr ne toke, dhe, ashtu si Ai vete e thote; ky zjarr kerkon te gjeje materiale – dmth, nje dispozicion dhe nje qellim qe eshte i mire - per te rene brenda tij dhe per t’u ndezur; dhe per ata, te cilet ky zjarr do i perfshije, ky zjarr behet nje flake e madhe, e cila arrin Qiellin… kjo flake fillimisht na pastron nga ndotja e pasioneve dhe me pas behet tek ne ushqim, pije, drite dhe gezim dhe ben qe ne te jemi drite, sepse ne marrim pjese ne driten e Tij” (Diskutimi 78).
    Zoti eshte nje zjarr dashurues dhe Ai eshte zjarr dashurues per te gjithe, te mire dhe te keqinj. Por ka, sidoqofte, nje diference te madhe ne menyren se si njerezit e marrin kete zjarr dashurie te Zotit. Shen Vasili thote: "Shpata e zjarrte u vendos ne deren e parajses per te ruajtur rrugen drejt pemes se jetes; ajo ishte e tmerrshme dhe djegese per jo-besimtaret, por e mire dhe e afrueshme per besimtaret duke u sjelle atyre driten e dites." I njejti zjarr dashurie u sjell diten atyre qe i pergjigjen dashurise me dashuri, dhe djeg ata qe i pergjigjen dashurise me urrejtje.
    Parajsa dhe ferri jane nje dhe i njejti lume i Zotit, nje lume dashurie qe perqafon dhe mbulon te gjithe me vullnet miresie, pa asnje diference dhe diskriminim. I njejti uje gjallerues eshte jete e perjeteshme per besimtaret dhe vdekje e perjetshme per jobesimtaret.; per te paret eshte elementi i tyre jetesor, per te dytet eshte elementi i tyre i vujatjes se perjeteshme; parajse per njerin dhe ferr per tjetrin. Mos e konsideroni kete si te cuditeshme. Biri qe e do atin e tij, do ndjehet mire ne krahet e tij, por nqs biri nuk e do atin e tij, dashuria perqafuese e atit te tij do jete torture per te. Keshtu eshte atehere kur ne e duam ate qe na urren, eshte njesoj sikur te hidhnim qymyre te ndezur dhe thengjij mbi koken e tij.
    "Une them,” shkruan Shen Isak Siriani, "qe ata qe jane duke vuajtur ne ferr, jane duke vuajtur te kamzhikuar nga dashuria… Eshte totalisht gabim te mendojme se mekataret jane te privuar nga dashuria e Zotit. Dashuria eshte nje bije e njohjes se te vertetes, dhe eshte e dhene njesoj tek te gjithe. Por fuqia e dashurise vepron ne dy menyra: ajo torturon mekataret, nderkohe qe, ne te njejten kohe, freskon ata qe kane jetuar sipas saj. " (Homily 84).
    Zoti eshte dashuri. Nqs ne e besojme kete te vertete, ne e dime se Zoti nuk urren kurre, nuk denon kurre, nuk hakmerret kurre. Ashtu si Abba Amonas thote: "Dashuria kurre nuk urren askend, kurre nuk akuzon askend, kurre nuk denon askend, kurre nuk deshperon askend, kurre nuk i vjen neveri nga askush, qofte ky besimtar apo jo, i huaj, mekatar, blasfemues, apo cfaredo qofte, por perkundrazi, ajo pikerisht mekataret, te dobtit, shpirtrat neglizhente, jane ata qe i do me shume dhe ndjen dhimbje per ta dhe qan dhe vajton, dhe ndjen keqardhje per te keqijte dhe mekataret, me shume se per te miret. Duke imituar Krishtin i Cili thirri mekataret dhe hengri e piu me ta. Per kete shkak, duke treguar se cfare eshte dashuria, Ai mesoi: “Behuni te mire dhe te meshirshem si Ati juaj ne Qiell, ashtu si Ai ben te bjere shi dhe te ndricoje dielli mbi te drejtet dhe mekataret njesoj, keshtu eshte dhe me ate qe ka dashuri te vertete dhe keqardhje dhe lutet per te gjithe."


    XVIII

    Tani, nqs ndonje eshte konfuz dhe nuk e kupton se si eshte e mundur per dashurine e Zotit qe ta beje dike mjerisht te turperuar dhe ne gjendje te mjerueshme dhe madje ta beje ate te ndihet ne flake, le te marre ne konsiderate vellain e madh te birit plngprishes. A nuk ishte ai ne token e atit te vet? A nuk i perkiste cdo gje atij? A nuk e kishte ai dashurine e atit te vet? A nuk erdhi vete ati i vet qe t’i lypte dhe t’i kerkonte qe te hynte e te behej pjese e banketit te gezueshem? Cfare e beri ate te mjere dhe e perveloi ate me hidherim te brendshem dhe urrejtje? Kush i refuzoi atij dicka? Perse ai nuk ishte i gezuar per kthimin e vellait te vet? A nuk ishte keshtu per shkak te dispozitave te tij te brendshme? A nuk mbeti ne ferr per shkak te kesaj? Dhe cfare ishte ky ferr? A ishte ndonje vend i vecante? A kishte aty instrumenta torture? A nuk vazhdoi ai te jetoje ne shtepine e atit? Cfare e ndau ate nga gjithe njerezit e gezuar ne shtepine e atit, pervecse urrejtja dhe hidherimi i vet? A pushoi ati apo vellai i tij se dashuri ate? A nuk ishte pikerisht kjo dashuri qe e forcoi zemren e tij gjithnje e me shume? A nuk ishte gezimi ai qe e trishtoi ate? A nuk ishte urrejtja qe digjej ne zemren e tij, urrejtja per atin dhe vellain, urrejtja per dashurine e atit ndaj vellait dhe e vellait per atin? Ky eshte ferri: Mohimi i dashurise, pergjigjia e dashurise me urrejtje; hidherimi kur sheh gezim te pafajshem; te jesh i rrethuar nga dashuria dhe te kesh urrejtje ne zemer. Kjo eshte gjendja e perjeteshme e gjithe te denuarve. Ata te gjithe dashurohen me force. Te gjithe ftohen ne banketin e gezueshem. Te gjithe jetojne ne Mbreterine e Zotit, ne Token e Re dhe Qiellin e Ri. Askush nuk i debon ata. Dhe madje nqs do duan te largohen, nuk kane se ku te arratisen nga Krijimi i Ri i Zotit, nuk kane se ku te fshihen nga kudondodhja e dashur e Zotit. E vetmja alternative e tyrja do ishte, ndoshta, te largoheshin larg nga vellezerit e tyre dhe te kerkonin nje izolim te hidhur prej tyre, por ata nuk munden kurre te ndahen nga Zoti dhe Dashuria e Tij. Dhe cfare eshte me e tmerrshme ne kete jete te perjeteshme, ne kete Krijim te Ri, Zoti eshte gjithcka per krijesat e Tij. Ashtu si Shen Grigori i Nises thote, "Ne jeten e tanishme, gjerat me te cilat ne kemi lidhje jane te shumta, per shembull: koha, ajri, vendndodhja, ushqimi dhe pija, veshja, drita e diellit, drita e llambes dhe cdo nevoje tjeter e jetes dhe asnje prej tyre, ndonese jane shume, nuk eshte Zot; ajo gjendje e bekuar per te cilen ne shpresojme, nuk ka nevoje per asnje nga keto, por Qenia Hyjnore do te behet Gjithcka, dhe do zevendesoje gjithcka tjeter per ne, duke e shperndare Veten e Tij ne menyre proporcionale me cdo nevoje te asaj ekzistence. Eshte e qarte, gjithashtu, nga Shkrimet e Shenjta, se Zoti behet per ata qe e meritojne, vendndodhje, shtepi, veshje, ushqim dhe pije dhe cdo gje qe mund te mendohet apo te shprehet me fjale, qe e ben jeten tone te gezueshme” (Mbi Shpirtin dhe Ringjalljen). 46
    Ne jeten e re te perjeteshme, Zoti do jete gjithcka per krijesat e Tij, jo vetem per te miret, por dhe per te keqijte, jo vetem per ata qe e duan, por dhe per ata qe e urrejne Ate. Por si valle do ta durojne ata qe e urrejne Ate, te marrin cdo gje nga duart e Atij te Cilin e percmojne? Oh, cfare torture e perjeteshme eshte kjo, cfare zjarri i perjetshem, cfare kercellim dhembesh!
    Largohuni nga Une, ju te mallkuar, ne zjarrin e brendshem te pashueshem te urrejtjes! – thote Zoti, sepse Une isha i uritur per dashuri dhe ju nuk ma dhate, Une isha i etur per dashurine tuaj dhe nuk ma dhate. Une isha i uritur per bekimet tuaja dhe ju nuk m’i ofruat, isha i burgosur ne natyren time njerezore, dhe ju nuk erdhet te me vizitonit ne Kishen Time; ju jeni te lire te shkoni aty ku deshirat tuaja te liga deshirojne, larg prej Meje, ne urrejtjen torturuese te zemrave tuaja, e cila eshte e huaj per zemren Time dashuruese, e cila nuk njeh urrejtje per askend. Largohuni te lire nga dashuria per ne torturen e perjeteshme te urrejtjes, e panjohur dhe e huaj per Mua dhe per ata qe jane me Mua, por e pergatitur nga liria per djallin, qe nga ditet kur Une krijova krijesat e Mija te lira dhe te arsyeshme. Por, kudo qe te shkoni, ne erresiren e zemrave tuaja te mbushura me urrejtje, dashuria Ime do t’ju ndjeke ju si nje lume zjarri, sepse, nuk ka rendesi se cfare ka zgjedhur zemra juaj, ju jeni dhe do te jeni vazhdimisht ne perjetesi, femijet e Mi.

    Amen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2005 mė 04:09

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Te dashur motra dhe vellezer.

    Ketu mbaron ky material.
    Per mua ky material ka qene shume i vecante dhe e ka lekundur pothuajse nga themelet botekuptimin mbi Jeten dhe Denimin e perjetshem.
    Ky material ka rrezuar tek une mentalitetin mbi "Ferrin Dantesk" duke e zevendesuar kete, me imazhin e Ferrit te Dashurise Hyjnore, i cili djeg dhe pervelon mohuesit e kesaj dashurie, me zjarr te pashueshem, burimi i se cilit eshte po Dashuria.

    Kjo ishte njera nga arsyet per te cilen une vendosa ta perkthej e ta ndaj me ju.

    Sidoqofte, do ju isha mirenjohes, nqs do dija pershtypjet tuaja mbi kete, qofshin keto e negative.

    Do ju kerkoja Administratoreve te forumit nje favor. Do doja qe te lejonin te gjithe te krishteret jo-ortodokse qe te jepnin ne kete teme pershtypjet e tyre, cilatdo qofshin ato.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    E lexova fillim mbarim shkrimin qe ke perkthyer Matrix, dhe ishte nje dush i zjarrte per shpirtin tim. E falenderoj At Kalimiros qe ndan me ne kete pasuri shpirterore mijravjecare te Kishes, dhe te falenderoj ty qe e perktheve ne shqip per ne.

    Do ta rilexoj perseri kur te gjej kohe pasi eshte esenca shpirterore e nje te krishteri ajo qe trajtohet me lart.

    Albo

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Albo,

    Te falenderoj per komentin dhe per editimin e shkrimit ne menyre qe te jete sa me i pershattshem per printim dhe lexim nga ata qe deshirojne.

    Mendoj se ne si shqiptare jemi shume te varfer persa i perket materialeve te krishtera ne shqip. Na del detyre e te gjithe atyre qe dine anglisht(ose gjuhe te tjera), per te sjelle sa me shume materiale te tilla qe pasurojne shpirtin tone dhe shpjegojne me thelle besimin e krishter.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema tė Ngjashme

  1. Cila eshte deshira me e zjarrte qe keni ne jete?
    Nga Dardanius nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 16-02-2024, 04:17
  2. Ndihmoni njėri tjetrin
    Nga hiedi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 513
    Postimi i Fundit: 23-06-2019, 15:48
  3. Dodona Pelazgjike Dhe Tomor’i Zotit Te Pelazgevet
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:23
  4. Dėshtimi i njė dashurie tė zjarrtė
    Nga babadimri nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 22:49
  5. Lumi i zjarrte...
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-06-2004, 13:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •