Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Flaubert dhe letrat e dashurisė

    Flaubert dhe letrat e dashurisė
    Elisa Schlesinger
    G ustave Flaubert lindi nė Rouen, mė 12 dhjetor tė vitit 1821. Babai i tij ishte drejtuesi i hotel “Dien de Rouen ”, ku ėshtė rritur edhe shkrimtari. Tre vjet mė pas, familja e Flaubert-it gėzohet nga lindja e njė vajze me emrin Karolinė. Nė vitin 1832 ai hyn nė kolegjin mbretėror. Nė 1836 takohet me gruan e tij, Elisėn, pėr tė cilėn ai ushqen njė dashuri tė pashpresė. Mes viteve 1837 dhe 1839, kur ėshtė ende nė lice, ai boton tekste tė ndryshme dhe bashkėpunon me revistėn “Colibri”. Nė vitin 1841 Flaubert regjistrohet nė fakultetin e drejtėsisė nė Paris dhe ndėrkohė shkruan. Nė 1843 ai shkruan versionin e parė tė asaj qė mė pas do tė bėhet “Zonja Bovari”. Nė kėtė vit Flaubert ngel nė provime dhe njė vit mė pas, gjatė njė udhėtimi, pėson njė krize apopleksie. Nė kėto kushte vendos tė heqė dorė nga studimet dhe tė qėndrojė nė njė provincė tė Rouen-it. Nė vitin 1846 ai takohet me Louise Collet, e cila bėhet e dashura e tij dhe mė pas edhe frymėzuesja.
    Nė vitin 1852 ai debuton me romanin e tij “Zonja Bovari”, tė cilin e pėrfundon pas katėr vjetėsh e gjysmė. Pėr Flaubert-in tė shkruarit e njė romani ėshtė njė proces i gjatė. Ai i pėrkiste lėvizjes realiste, ai dokumenton shumė pėr subjektet e tij dhe e shkruan nė mėnyrė shumė tė kujdeshme veprėn e vet.
    Mė pas vjen edhe suksesi i tij me “Salambon”. Nė vitin 1864 deri nė 1869, ai shkruan dhe pjesėn e dytė tė “Edukimit tė ndjenjave”, me tė cilėn kritikėt u tallėn. Por mė pas Flaubert do tė pėrballet me probleme financiare, qė shoqėrohen edhe nga njė dėshpėrim fizik e moral. Nė vitin 1880 ai shuhet, duke lėnė pėrgjysmė romanin “Bouvard e Pecuchet”
    Ka lindur mė 23 shtator 1810. Elisa Foucault martohet sapo del nga kuvendi, nė moshėn 19-vjeēare, me leitnantin Judee, i cili nė rrethana pak tė qarta niset pėr nė Afrikė. Kthehet nė Francė nė vitin 1839, pa u munduar qė tė takonte tė shoqen. I riu Gustave Flaubert e takon nė verėn e vitit 1836 dhe bie menjėherė nė dashuri. Elisa do tė mbetet pėr Flaubert-in dashuria e parealizuar. Pėr kėtė Flaubert do tė shkruante: “Ēdonjėri prej nesh ka nė zemėr njė dhomė mbretėrore. Unė e murosa, dhe ajo nuk ėshtė shkatėrruar”. Nė librin e tij “Edukimi i ndjenjave”, Elisa do tė shfaqet si Madame Arnoux. Flaubert e risheh Elisėn nė vitin 1967, nė Mantes, dhe do ta injorojė faktin qė ajo do ta mbyllė jetėn e saj nė njė azil.
    Letėr drejtuar Elisa Schlesinger, 6 shtator 1871
    “Mikja ime e dashur dhe e vjetėr, ėmbėlsia e pėrjetshme. Ja pėrse nuk mund tė vij sė bashku me ju nė plazhin e Trouville, aty ku dhe ju njoha. Pėr mua ai vend mbart gjurmėt e hapave tuaja. Ejani pra, kemi shumė gjėra pėr t'i thėnė njėri-tjetrit. Gjėra qė nuk thuhen apo gjėra qė me penė nuk thuhen”.
    Louise Collet
    E lindur nė Aix-en-Province, Louise martohet nė vitin 1835 me njė flautist, i cili ishte profesor nė Konservatorin e Parisit. Ambicioze dhe e lirė politikisht, ajo hap njė sallon ku mblidheshin tė gjithė aktorėt e botės letrare, disa prej tė cilėve do tė bėhen edhe tė dashurit e saj (Victor Cousin, Alfred De Musset, Alfred de Vigny). Publikon poema, novela, romane dhe disa vepra autobiografike, ku tregon sipas mėnyrės sė saj lidhjen e gjatė dhe tė stuhishme me Flaubert-in. Ndarjet ishin tė shpeshta, dhe ajo qė zgjati mė shumė ishte nga 1846-1855, periudhė nė tė cilėn Flaubert ka shkruar letrat e tij tė shkėlqyera, edhe pėr ta kėshilluar pėr veprėn, edhe qė ai tė jepte mendimin e tij lidhur me teorinė e letėrsisė. Pak nė harresė, ajo vdiq nė vitin 1876.
    Letėr drejtuar Louise Colet 6 korrik 1852
    “Mund tė tė doja nė mėnyrė mė tė kėndshme pėr ty. –Tė mė mbaje nė sipėrfaqen tėnde dhe tė qėndroja. – Prej kohėsh ti e doje kėtė gjė. Por jo. Unė isha nė fund. – Nuk e kam admiruar shumė atė qė tregoje ti, atė qė mbarė bota shikonte, atė qė mahniste publikun. Unė shkova mė larg se kaq dhe atje zbulova thesare. Njė burrė, tė cilin mund ta joshje dhe ta pushtoje, nuk do tė shijonte zemrėn tėnde, deri nė cepat mė tė vegjėl tė saj, ashtu si kam bėrė unė. Ajo qė ndiej pėr ty nuk ėshtė njė frut vere, me lėkurė tė butė, qė bie nga dega me njė tė fryrė, lė pa mend mbi bar lėngun e tij tė flaktė. – Ai mbahet nė trung, me lėvozhgė tė fortė si njė koko ose zbukuruar me gjemba si fiqtė e Barbarisė – Ajo ju plagos gishtat, por brenda ka qumėsht”.
    Letėr drejtuar Louise Colet, 21 gusht 1853
    “Ty tė dua si kurrė nuk kam dashur e si nuk do tė dua mė. Ti je dhe do tė mbetesh e vetmja, e pakrahasueshme me asgjė tjetėr. Eshtė diēka e pleksur dhe e thellė, diēka qė mė mban nga tė gjitha anėt, qė kėnaq tė gjitha orekset e mia dhe pėrkėdhel sedrėn time. Realiteti yt gati zhduket. Pėrse sa herė mendoj pėr ty, tė shoh me kostume tė tjera, tė ndryshme nga tė tuat? Mendimi se ti je dashnorja ime mė vjen rrallė, apo ti nuk formulohesh tek unė nga kjo. Kundroj fytyrėn tėnde tė ndriēuar nga gėzimi, teksa lexoj vargjet e tua duke tė admiruar. Atėherė ajo ka njė shprehje tė shkėlqyer ideali, krenarie dhe mallėngjimi. Nėse mendoj pėr ty kur jam nė shtrat, njė krah i mbledhur, lakuriq, njė kaēurrel i ngritur pak mė lart se tjetri, duke parė tavanin. – Mė duket se ti mund tė plakesh duke u shėmtuar, por asgjė nuk do tė dyve dhe tė pavarur nga ne. A nuk kam bėrė gjithēka pėr tė tė lėnė? A nuk ke bėrė gjithēka qė tė duash tė tjerė? Jemi kthyer prapė te njėri-tjetri, pasi jemi bėrė pėr njėri-tjetrin. Tė dua me gjithė zemėr. Do doja tė tė dashuroja mė shumė derisa tė tė bėja tė lumtur, sesa tė bėj edhe tė vuash! Unė dua tė tė shoh nė pėrmbushjen e tė gjitha dėshirave tė tua”.
    Princesha Matilde

    Eshtė vajza e vėllait tė vogėl tė Napoleonit, Jerome Bonaparti, mbret i Vesfalisė. Ajo ka lindur mė 26 maj tė vitit 1820 dhe ėshtė rritur mes Romės e Firences. U martua me princin rus Anatole Demidov tė San Donatos, por ndahet me tė katėr vjet mė vonė. Mė pas ajo jetoi nė Paris dhe krijoi njė sallon ku vijnė shumė shkrimtarė: Flaubert, Gautier, vėllezėrit Goncourt, Sainte-Beuve, Renan, Taine etj. Pas rėnies sė perandorisė nė vitin 1870, ajo fshihet nė Belgjikė, por do tė kthehet sėrish nė Francė, ku vdes nė 2 janar 1904. Flaubert-i sillet me tė si njė i dashuruar kalimtar, duke mos guxuar qė ta shpallte, ndoshta pėr shkak tė pozitės sė saj, pasi ishte princeshė.
    Letėr drejtuar Louise Colet pėr princeshėn Matilde, 14 dhjetor 1853.
    “… Ja, tetė vjet pasi jemi njohur ti mė akuzon! A tė kam gėnjyer ndonjėherė? Ku janė premtimet qė i kam shkelur dhe fjalitė qė i kam thėnė e qė kurrė nuk do t'i them mė? Ēfarė ka ndryshuar tek unė, pėrveē teje? E di qė unė nuk jam adoleshent, dhe gjithnjė mė ka ardhur keq pėr ty. Edhe pėr veten. Si do ti qė njė njeri si unė, i mbrujtur me art, vazhdimisht i etur pėr njė ideal qė nuk e arrin kurrė, ndjesia e tė cilit ėshtė mė e mprehtė se tehu i briskut dhe qė e shtyn jetėn duke lėvizur ēakmakun pėr tė nxjerrė xixa etj., etj. tė tė dojė me zemrėn e njė 20-vjeēari!?”.
    Juliet Herbert
    Prania e Juliet Herbert ėshtė zbuluar vetėm kohėt e fundit, pasi mbesa e Flaubert-it nė mėnyrė tė pamėshirshme kishte censuruar tė gjitha shprehjet qė kishin tė bėnin me tė te “Korrespondenca”. Edhe vetė Flaubert ka qenė tepėr diskret, duke i gėnjyer miqtė pėr vendndodhjen e tij...
    ...pėr tė fshehur takimet me tė. Juliet Herbert ishte mėsuesja e Caroline Hamard-it, mbesės tė Flaubert-it, nga 1855 deri nė 1857, para se tė kthehej nė Angli. Deri nė vitin 1865 nuk dihej asgjė pėr lidhjen e tyre, derisa Flaubert shkoi ta takonte nė Londėr. Nė atė kohė edhe ėshtė aluduar, por asnjėherė nuk ėshtė gjetur gjė.
    Letėr drejtuar Louis Bouilhet pėr Juliet Herbert , 9 maj 1855
    “Qė kur e pashė, u eksitova. Nė tavolinė, sytė e mi ndiqnin me dėshirė pjerrėsinė e ėmbėl tė fytit. Besoj se ajo e vuri re, pasi u skuq pesė a gjashtė herė gjatė drekės. Ē'krahasim i bukur do tė ishte mes pjerrėsisė sė gushės dhe pjerrėsisė sė njė kėshtjelle. Dashuritė do tė rrokulliseshin qė nga lart duke sulmuar. E di mirė se ē'pjesė artilerie do tė merrja”.
    Kuchiuk-Hanem

    Flaubert takohet me kėtė prostitutė egjiptiane gjatė udhėtimit tė tij me Maxime du Camp nė vitin 1850 dhe ruajti prej saj njė kujtim shumė tė mirė, edhe pse nė letrat qė u shkruante Louise Colet e mohonte atė.
    Letėr drejtuar Louis Bouilhet pėr Kuchiuk-Hanem, 13 mars 185
    “Kuchiuk-Hanem ėshtė njė kurtizane shumė e njohur. Kur shkuam tek ajo, Kuchiuk-Hanem na priste. Ishte njė person qė i pėrkiste perandorisė, kokėfortė, e kolme, me sy tė mėdhenj, me gjunj tė shkėlqyer dhe, teksa kėrcente, nga pjesa e barkut i dalloheshin brinjėt. Filloi tė na parfumoste duart me ujė trėndafili. Gusha e saj binte erė terebentinė e ėmbėl. Sipėr saj kishte njė varėse floriri me tri radhė. Thirrėm muzikantėt dhe filluam tė kėrcenim. Kur Kuchiuk u zhvesh pėr tė kėrcyer, tė gjithėve u dhanė nga njė copė nga shalli i saj pėr tė mos parė asgjė. Kjo pati te ne njė efekt rrėqethės. Nuk po t'i them tė gjitha hollėsitė e kėrcimit, pasi do tė ishte e pamundur. Do mė duhej ta bėja me veprime pėr ta kuptuar dhe prapė dyshoj se nuk e arrij dot”.
    Pėrktheu: Aida Harka

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    shume te bukura,Bravo.!

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Gustave Flaubert to Louise Colet
    August 15, 1846



    I will cover you with love when next I see you, with caresses, with ecstasy.

    I want to gorge you with all the joys of the flesh, so that you faint and die.

    I want you to be amazed by me, and to confess to yourself that you had never even dreamed of such transports...

    When you are old, I want you to recall those few hours, I want your dry bones to quiver with joy when you think of them.


    P.S.: Mund ta shpini kete teme andej nga letersia e huaj qe te lejohemi te postojme lirisht ne gjuhe te tjera?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Sėmundja e dashurisė
    Nga ~Geri~ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  3. Piramida e dashurisė
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  4. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  5. Letrat e Shen Palit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 17:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •