Emri Haman?
Informacionet e dhėna nė Kuran rreth skriptave egjiptiane tregojnė pėr shumė dėshmi historike qė kanė mbetur tė pazbuluara deri paradokohe. Kėto fakte poashtu na tregojnė se ēdo fjalė nė Kuran ėshtė shpallur nga ana e njė burimi tė sigurt.
Haman ėshtė njė person, emri i tė cilit ėshtė pėrmendur nė Kuran sė bashku me emrin e faraonit. Ai ėshtė shėnuar nė gjashtė vende tė ndryshme nė Kuran, si njė nga personat mė tė afėrm tė Faraonit.
Pėr ēudi, emri i Hamanit nuk ėshtė pėrmendur asnjėherė nė Tevrat, si pjesė e jetės sė Musait, alejhis-selam.
Megjithatė, pėrmendja e Hamanit mund tė gjendet nė kaptinat e fundit tė Dhjatės sė vjetėr, si ndihmės i mbretit Babilonas, i cili kishte kryer shumė vrazhdėsi ndaj izraelitėve rreth 1.100 vjet pas Musait, alejhis-selam.
Disa jo-muslimanė, tė cilėt thonė se (hasha!) i Dėrguari Muhamedi, alejhis-selam, e ka shkruar Kuranin duke e kopjuar atė nga Tevrati dhe Bibla, poashtu thonė se gjatė procesit, ai ka transferuar disa nga temat e ngjashme nė kėto libra nė Kuran nė mėnyrė jo-korrekte. Absurditeti i kėtyre pohimeve ishte demonstruar edhe njė herė pasi alfabeti hieroglifik egjiptian ėshtė deshifruar, para rreth 200 vjetėve, dhe emrin Haman tė zbuluar nė skriptat e lashta. Para kėtyre zbulimeve, shkrimet e Egjiptit tė lashtė nuk kanė mundur tė kuptohen.
Gjuha e Egjiptit tė lashtė ishin hieroglifet, e cila kishte mbijetuar nėpėr kohėra. Mirėpo, me shpėrndarjen e krishterimit dhe ndikimeve tjera kulturore nė shekujt 2 dhe 3 pas epokės sė re, Egjipti la besimet e lashta si dhe shkrimin hieroglifik.
Shembulli i fundit i njohur pėr pėrdorimin e shkrimit hieroglifik ėshtė njė mbishkrim nga viti 394 p.e.s. Pastaj ajo gjuhė ėshtė harruar, duke mos lėnė asnjė (person) qė din ta lexojė dhe ta kuptojė atė. Dhe e njėjta situatė vazhdoi deri para rreth 200 vjetėve.
Misteri i hieroglifeve tė lashta egjiptiane ishte zgjidhur nė vitin 1799, me zbulimin e njė pllake tė gurit tė quajtur Rosetta Sone, qė daton qė nga viti 196 para epokės sė re.
Rėndėsia e kėtij mbishkrimi ėshtė se ajo ishte shkruar nė tri forma tė ndryshme tė tė shkruarit: hieroglife, demotike (formė mė e thjeshtėsuar e shkrimit tė lashtė hieratik egjiptian) dhe greke. Me ndihmėn e skriptave greke u dekoduan shkrimet antike egjiptiane.
Pėrkthimi i mbishkrimit ėshtė kompletuar nga njė francez me emrin Jean-Francoise Champollion. Prej atėhetė, dolėn nė dritė gjuha e harruar dhe ngjarjet qė lidhen me tė. Nė kėtė mėnyrė, njė pjesė e madhe e diturisė pėr civizilizimin, religjionin dhe jetėn shoqėrore tė Egjiptit tė lashtė u bė e kapshme dhe nė dispozicion.
Nėpėrmjet dekodimit tė hieroglifeve, ėshtė zbuluar njė pjesė e rėndėsishme e diturisė: emri Haman nė tė vėrtetė ishte pėrmendur nė shkrimet egjiptiane. Ky emėr pėrmendet nė njė pėrmendore nė muzeun Hof nė Vjenė. (Walter Wreszinski, Aegyptische Inschriften aus dem K.K. Hof Museum in Wien, 1906. J.C. Hinrichs sche Buchhandlung)
Nė fjalorin People in the New Kingdom (Njerėzit nė mbretėrinė e re), qė ėshtė pėrgatitur nė bazė tė njė koleksioni tė tėrė tė shkrimeve (egjiptiane), Hamani thuhet se ka qenė shefi i punėtorėve tė pėrpunimit tė gurit (Hermann Ranke, Die Ägyptischen Personennamen, Verzeichnis der Namen, Verlag Von J.J.Autustin in Glückstadt, Band I, 1935, Band II, 1952)
Rezultati ka shpallur njė tė vėrtetė shumė tė rėndėsishme. Ndryshe nga pohimet e kundėrshtarėve tė Kuranit, Hamani ka qenė njė person qė ka jetuar ne Egjipt nė kohėn e Musait, alejhis-selam, i cili ka qenė i afėrt me faraonin dhe ka qenė i involvuar nė punė ndėrtimore, njėjtė siē ėshtė bėrė e ditur nė Kuran.
Pėrveē kėsaj, ajeti nė Kuran qė pėrshkruan ngjarjen ku Faraoni ka kėrkuar nga Hamani tė ndėrtojė njė kullė, ėshtė nė njė pėrputhshmėri tė pėrsosur me zbulimet arkeologjike: E faraoni u tha: O ju pari, unė nuk njoh nodnjė zot tjetėr pėr ju pos meje, andaj ti o Haman, mi pjek (tullat) nga dheu e mė ndėrto njė kullė tė lartė ndoshta do tė arrijė ta shoh zotin e Musait, sepse unė mendoj se vėrtetė ai ėshtė gėnjeshtar. (El Kasas: 38)
Si pėrfundim, ekzistimi i emrit tė Hamanit nė shkrimet e lashta egjiptiane jo vetėm qė i hedh poshtė pohimet e fabrikuara tė kundėrshtuesve tė Kuranit si tė kota, por poashtu konfirmon edhe njėherė faktin se Kurani vjen nga Allahu, xhel-le shanuhu.
Nė njė mėnyrė tė mrekullueshme, Kurani na jep tė dhėna historike qė nuk kanė mundur tė posedohen nė kohėn e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Haryn Yahya
pėrktheu: xh.a.
Haryn Yahya,
28.1.2005
Krijoni Kontakt