Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 10

Tema: Pano Taci

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,476
    Faleminderit
    18
    194 falenderime nė 168 postime

    Pano Taci

    Dimėr jashtė e dimėr Brenda

    [RIGHT]Pano Taēi

    Jetė morri

    Kur tokės, iu zvarita si morri mbi kuriz,
    poshtė kėmishės me arma mė gjeti mua;
    tek kruhej, kur pickoja e bėja ta gudulis,
    mė zu e me gas mė vuri mbi thua.

    Bėri tė mė shtypte, e s'mė shtypi dot.
    lėkurėn koha ma kish bėrė prej guri.
    morr i uritur, kyēur nė qeli tė ndotė
    bėnė ēmos tė ma shtronte lėkurėn druri.

    E tani, morr i plakur, them tė bėj gjumė.
    e ē'lėkurė me plagė qė kisha tej i hodha.
    poshtė kėmishės sė tokės, u lodha shumė,
    mė shumė se ē'duhej, nėpėr zhele u lodha.

    Do shtrihem t'i kyē sytė e mi tė vrarė,
    nga pagjumsia. Do fle pa andralla.
    kujdes, mos mė zgjoni nga gjumi me tė qarė
    se loti do m'i djeg tė lodhurat kokalla.

    Kujdes, ngrihem e ju tremb vurkollak
    si skelet golle pa asgjė pėrbrenda.
    tė tjerė shushunja tokės i pin gjak,
    unė q'e giciloja tė qeshte, iu rėnda.

    Si morr pa ngjyrė qė zvarė, zvarė shkon
    nėn kėmishėn e palarė tė tokės, ku mė vunė
    te sqetulla e saj ku djersa i kutėrbon,
    mė bėri tė jetoj me pėrdhunė
    nga qė e bėja tė kruhet.
    Do shkoj tė shtrihem tė bėj gjumė
    O soi im i morrit, u lodha shumė,
    mė shumė se ē'duhet.

    Duke gicilisur tokėn plakė:
    kam cimbisur helm e jo gjak.

    Tiranė 31. 12. 2004.


    Takim pas divorcit

    Tek ēapiteshim ngadalė,
    bri pėr bri, stapėrish...
    hidh njė fjalė e digj njė fjalė
    pėr njė mall qė larg na grish.

    Bėm t'i ngjallnim ē'qenė varrosur
    thellė nė shpirt, nja dy tri shpuza.
    fjalėt qė na qenė hirosur
    embėlsisht na i thesh buza.

    E tek hidhnim kėmbėn zvarrė,
    pėr te fundi qė s'kish fund,
    ajo burr tjetėr kish marė,
    mua grua s'm'u gjend kund.

    Diku udha u nda dysh
    tek e bėmė stapėrish,
    stapėrisht e shkarė shkarė.
    as u ndreq gjė, as u prish,
    e ne tė dy prap sėrish
    mbetėm ndarė.

    Mos ma lexo

    Mike, mos ma lexo dhembjen
    nė buzėqeshjen time.
    nuk dua t'ua bėj mbrėmjen
    t'iu mėkoj trishtime.

    Mos m'i lexo sytė e thellė
    tek rrijnė nė humbėtim.
    njė dėshirė mallim ua ndjell
    ē'mė do ky shpirti im.

    Mos mė thuaj, se u bėsh sė gjalli
    pėr ty pa pritur, unė.
    pa pritur ma erdhi malli
    qė mė ka djegur shumė.


    Eja mike

    Sa herė vjen ēapkėni prill,
    ēapkėne mė bėhet shpresa,
    brezin nga mesi ia zgjidh
    malit, t'ia bėj rėkeza

    Bredhi si qiri argjendi,
    na rri nėn tyl tė mjergullės.
    prill ēapkėni, lisin ēmendi
    kur gjirin ia puth pjergullės.

    Eja mike, na fton prilli
    te ai vend q'u bė harim.
    atje ku kėputet ylli
    porsi lot i syrit tim.


    Djersė mėrgimtari

    Vėllėzėr, argatė nė dhe tė huaj,
    pas punės kėngės ia thoni pastaj.
    qan e qesh e ju klith brenga e juaj
    pėr kėngėn e djersės, qesh e qaj.

    Vėllezėr, argatė te vendi huaj,
    me mall nė zemėr, me derte nė shpirt...
    mbrehur te qere pronarit si buaj
    ju ranė kocijtė, nė punė ēdo ditė.

    Kur vini pėr mall nga dheu i huaj,
    s'di si t'iu flas kur ndruat emėr?
    ju shoh qė ju ranė patkojtė si kuaj,
    me dregėza nė shpirt, me plagė nė zemėr.


    Sytė e saj

    Kur hedh sytė nė qiell,
    qielli vetėtin.
    Kur hedh sytė mbi tokė,
    toka psherėtin.
    Kur hedh sytė mbi mua,
    zemra shkrepėtin.

    Bėj ta gjej

    Kėrkoj veten qė s'e kam.
    A ma pa njeri?
    Dua tė di cili jam
    me kaq plagė nė gji.

    Kėrkoj veten, bėj ta gjej
    Thomėni, kush ma pa?
    Dhe n'e gjej, me dhėmbė e brrej.
    Brengat mua m'i la.

    Kėrkoj veten ku mė humbi,
    nė ē'udhė pa krye?
    Pa veten do mė marė lumi
    Pa veten jam hije.


    Dimėr jashtė e dimėr brenda

    Me bastun akulli ikėn
    dimri nėpėr udhė.
    ku shkel, tokės i kall frikėn
    e drurėt i rrudhė.

    Qiell borėn po esit
    mbi male e fusha.
    del gjahtari t'i bėj pritė
    shapkės te gajusha.

    Lodra e rufesė gjėmon
    e zjarr i kall qiellit.
    reja me retė vallzon
    pėr inat tė diellit.

    Qershia me sy pėr dhe,
    nudo, mardh e tėra.
    bredhi flokėhalat i ngre
    me nfricė pėr gjelpėra.

    Si njė dimėr kėtė mbrėmje
    kallkan nėpėr derte,
    pllaq e plluq iki mbi dhembje
    e s'di se ku vete.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,476
    Faleminderit
    18
    194 falenderime nė 168 postime

    Populli im vulėhumbur

    Populli im vulėhumbur


    Pano TAĒI

    Populli im vulėhumbur

    Mos ma shani popullin tim maskara,
    Shiko se bėhet njėra,
    Paēka se sot maska i ra
    Qė dramat i luan komedi tė tėra.

    Mos ma shani popullin tim tė pacipė,
    Kujdes, tė thyen dhėmbė e dhėmballė,
    Paēka se pas flokėve, te honi nė zgrip,
    Nuk di si mbahet, vdekur a gjallė.

    Mos ma shani popullin tim teveqel,
    Kujdes, se do gjeni belanė,
    Paēka se kėtu ujku nė vathė delet i mjel
    Pėrpara se t’u pijė gjakun qė kanė.

    Mos ma shani popullin qė i bje gjoksit,
    Kujdes, se me kallash t’ju qėllojė s’pėrton,
    Paēka se nga qulli u dogj e i fryn kosit,
    Ai prapėseprapė pėr rrenacakėt voton.

    Mos ma shani popullin qė merr flakė si kashtė,
    Kujdes, se tym ju nxjerr nga sytė,
    Paēka se ėshtė populli mė i lashtė,
    Nuk beson ē’i psallin mbi fron mbretėritė.

    Mos ma shani popullin tim tė pėrhumbur,
    Popullin tim vulėhumbur.

    Ndėrrim gjaku

    Prill ēapkėn e ti Maj pusht,
    Trokit, hyr me pėrdėllim...
    Ē’ndjenja kam m’i bėj prush
    T’i kall zoēkės flakėrim.

    Prill ēapkėn e ti Maj pusht,
    Trokit, hyr nė pėrmallim...
    Bėj tė gjej njė vėrė tė ngushtė
    T’i jap pleqėrisė kuptim.

    E pangjarė

    Sythet e kobit tė zi,
    Degė e dhimbjes m’i mban.
    Te ky gjoks, o Perėndi,
    Sythi sythit nuk m’i ngjan.

    Te njė skutė thellė nė gji,
    Shpirti gungaē mė qan,
    Zemra ma thotė me Oi:
    Brenga brengės nuk i ngjan.

    Qepa

    Paēka se jam kufomė e gjallė,
    Do marr njė grua kur tė vdes,
    Me nderim nė varr tė mė kallė,
    Ndryshe pa kallur do tė mbes.

    Pėr testament ia lė njė qepė,
    Ta shtrydhė qė lot t’i nxjerrin sytė,
    Kur t’ia shohin syrit nė cep
    lotin, do thonė e qau me shpirt.

    Pėr ē’heq e vuaj

    Po iki, e di, s’kthehem mė,
    Nga jeta njė tė mirė s’pashė.
    Nuk di pėr mall pas nėse lė,
    Njė fjalė tė ēiltėr qė thashė.

    Po iki ku ikin tė gjithė,
    Pa pritur e pa kujtuar,
    Me botėn e pėrtejshme mė lidh
    Njė mall qė mė djeg nė kraharuar.

    Po iki dhe pse shumė gjėra
    Pa bėrė nga pas do t’i lė,
    Dėgjoj nga qielli shumė zėra,
    Tė nėnės e dalloj mbi ēdo zė.

    Do iki siē ikėn ēdo shpirt
    Siē mė iku edhe shpirti i nėnės,
    Ēdo natė dal t’ia shoh sytė,
    Mes syve qė i vinin rrotull hėnės.

    Zambakėt rreth varrit ia mbolla,
    Ku emrin me lot ia gdhenda,
    Nga qimiri ta zgjoj, u lodha...
    Tė gjallė ma mban zemra brenda.

    Do iki nuk kam mė se ē’pres,
    Pėr ē’heq e vuaj them tė vdes.

    Ik e jak

    Te buza e varrit do mė presin,
    Kufomat kalbur ndėnė dhč,
    Qė shoqėrojnė ata qė vdesin,
    Nė njė humbellė diku atje.

    Uėn ik e jak, m’u gjakos udha.
    I bėrė hi pėr ē’isha shpuzė,
    Me ballin mbuluar me rrudha,
    Me mėrmėrimė honesh mbi buzė.

    Dėgjoj skeletet tė mė thonė,
    - Ē’tė bėn qė ti mendjen ta prish,
    qė vjen e ikėn e s’guxon,
    te varri yt me gaz tė hysh?

    A s’je kufomė qė tremb tė gjallin?
    Pėr gjallė njė fjalė askush s’ta thotė,
    Eja, hyr, na shuaj mallin,
    Si nuk t’u rėnd e zeza botė?!

    Ju them: me ē’di, unė kam vdekur,
    Po qė tė vij te ju kam frikė,
    Se do mė tallni pėr ē’jam pėrpjekur
    Qė tė gjallin,
    Lėkurėdjallin
    S’e bėra mik.

    Jam lodhur kot me dashuri
    Ta bėja zap
    Botėn e prapė,
    Te buzė e varrit ku bėj tė hyj
    Kėmba mė shtang, pas kthehem vrap.

    Nė mėhallėn e qenve

    Te bregu i lumit dhomėn ma dhanė,
    Me mėhallėn e qenve zabėrhanė,
    Streha ku rroja dhunshėm m’u prish,
    Qė ditėn e parė kur qentė mė panė,
    m’u sulėn tė mė hanė,
    U ngjaja kockė pa mish.

    I thashė komshiut rom, si ta bėj zap
    Kėtė shpurė qenėsh tė babėzitur,
    Qė mė bėjnė t’ia mbath me vrap
    Tek turren tė mė hanė, tė uritur?

    Arixhiu mė tha: Gaxho, tė shpėtosh
    Njė torbė me kocka bli nė pazar,
    Si mik shpėrndajua qė t’i lezetosh
    E do shohėsh se do gjesh karar.

    Bėra romi siē mė tha,
    Njė trastė me kocka ēdo ditė blej,
    Sa mė shohin bishtin tundin ata,
    E unė dashurinė ua ndiej,
    Si plak zabėrhan mė mbajnė pėr vėlla.


    Gėrsheta

    Lumi kridhet nėpėr valė,
    Hėna kėputet mbi rrush
    Jashtė kuis njė qen i ēalė
    Tek sheh si pėrgjon njė galė,
    Romi gotėn plot ma mbush.

    Tek kėndoj, tek ha e pi,
    Ia thotė melodisė gėrneta.
    Shikoj si vallėzon karshi
    Romen qė mė vret me sy,
    Mbi gji i shplekset gėrsheta.

    Pa nis e pėshpėris ngadalė,
    Pa mė vėnė re askush:
    -Hidhu, moj, tė qofsha falė,
    dridhe, moj, belin si ngjalė,
    Ē’ke qė ma mbush zemrėn prush?

    Vėshtrimi plot farfuri,
    Qė shkarė ma hedh lastarblerta,
    Mė shtang pėrhumbur kur rri,
    Ndiej nė fyt njė ngėrē tė zi,
    Se ma merr frymėn gėrsheta.


    Lodhje pa fund

    E lodha veten duke u grindur me vete,
    Mė lodhėn miqtė dhe unė miqtė i lodha,
    E lodha dhe mė lodhi durimi i kėsaj jete,
    E lodha cigaren qė sytė m’i nxjerr kolla.
    U lodh toka nė bosht duke u vėrtitur,
    Hėnė e lodhur ēdo natė zbehet mė shumė.
    I lodha e mė lodhėn dyert qė kam trokitur,
    Tė zbusja ca dhembjet qė poshtė mė vunė
    E kudo mė pėrzunė. Dhe udha m’u lodh,
    Dhe fundi pa fund.
    I lodha e mė lodhėn netėt pa darkė,
    Mė lodhėn e i lodha trotuaret gjithkund
    Ku jam ulur si njė deng leckash pa markė.
    Dhe fjala m’u lodh nė tė plasurėn buzė,
    Dhe buza m’u lodh nga fjala qė s’u dėgjua.
    Tani buza m’u hiros si vatėr pa shpuzė,
    Nė shpellat e gjoksit Murg fjala m’u ngujua.
    Kjo botė e lodhur pėr nė ē’botė na shtegton,
    Tek lodhim ē’na lodh ēdo gjė qė na rrethon...



    14 Prill 2009

    albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    341
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me dhimbset lodhja e ktij autori.

    thx, Xhuxh.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    57
    Postime
    2,637
    Faleminderit
    0
    22 falenderime nė 18 postime
    Ēela mėngjesin me kėto vargje prekėse, por nuk u bėra pishman, pėrkundrazi, endem akoma mes tyre. me dhimbjen e njeriut-poet dhe poetit-njeri.

  5. #5
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,098
    Faleminderit
    1
    30 falenderime nė 29 postime
    Pano Taēi ėshtė njė poet i mbrekullueshem.Jeta e ka detyruar qe ti shkruaj dhimbjes me gjithe shpirt.Kalvari i vuajtjeve te tija ka qene i llahtarshem.Ky talent i poezise e shkoi jeten burgjeve.Vertet e lexoj me shume endje dhe futem ne boten e tija shpirterore i teri.E kam poet te preferuar te zemres dhe here pas here i rilexoj krijimat e tij.Poezite e dhimbjes qe ka shkruar Panua jane teper te veēanta ato jane te jetuara nga vete autori dhe aftesia e tij e ka kthyer dhimbjen ne varg.Respekte Xhuxhumaku qe ke hapur kete teme.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-01-2007
    Postime
    139
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    compliments

    yes,yes, and yes
    COMPLIMENTS

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,476
    Faleminderit
    18
    194 falenderime nė 168 postime

    Pano Taci: Jeta ime, poezi, burg dhe dashnore

    Pano Taci: Jeta ime, poezi, burg dhe dashnore

    » Dėrguar mė: 22/08/2010 - 15:19

    Admirina Peēi

    Ėshtė 82 vjeē. Hokatar dhe nursėz. Vetullkėrleshur e vėshtrimin pishė nė sytė e futur thellė nė zgavra. E vendos
    cigaren e radhės nė ēibuk dhe e thith fort si tė ishte e fundit… Poeti i pazakontė, Pano Taēi, ka zgjedhur tė mė rrėfejė ca “sekrete” tė jetės sė tij sot. Ėshtė data 4 gusht, ora 11:00 e paradites.
    E takoj rastėsisht nė bar “Lux”. Kisha dėgjuar shumė legjenda pėr tė. Poeti endacak. Bohemi. Shpotitėsi. Njė mal me halle njeri. Jetėnxirosuri. Dashnori pasionant. Vagabondi i kohės sė komunizmit. Poeti i rrallė, i veēantė, i pakrahasueshėm. Njeri me botė tė pazakontė. Ata qė nuk e njohin, kanė njė mundėsi sot pėrmes kėsaj bisede qė do tė zhvillojmė bashkė me Panon. Kėrkoj shoqėrinė e tij, dhe pranon plot gėzim. Mė thotė se ka gati njė libėr tė ri me poezi. Ėshtė i paduruar tė m’i tregojė. I nxehti ia ēon djersėn ēurk. Njė ambient me ajėr tė kondicionuar dhe njė birrė...? Ėshtė idealja nė njė takim si ky me Panon. Sa ulemi e pyes si ėshtė me shėndet dhe mė thotė se ėshtė top. “S’mė gjen gjė… vdekja s’guxon tė afrohet”, - mė thotė dhe qesh….
    Duket ka vendosur tė mė lėrė gojėhapur.

    Pasi, kur unė me keqardhje e pyes se kush kujdeset pėr tė kėto ditė tė pleqėrisė sė vonė, merr njė qėndrim pozant dhe mė thotė “

    …dashnorja ime. Unė bashkėjetoj prej disa kohėsh me tė. Quhet Drita. Ėshtė e bukur dhe ma do shpirti…”.
    Mė thotė se ka marrė njė shtėpi me qira diku nė zonėn e ish-frigoriferit. Ma pėrshkruan me imtėsi hapėsirėn e kėsaj shtėpie, dhomėn e gjumit, korridorin, kthinėn ku mund tė gatuhet, banjėn… “Ėshtė shtėpi e rregullt. Jetoj mirė”.

    Me ē’para e paguan? - e pyes.

    Mė thotė se merr pensionin e shkrimtarit. “Ma ka dhėnė Saliu. Ma dhanė qė nė kohėn kur ishte ministėr Bujar Leskaj... Por kam edhe pensionin e zakonshėm. Bėhen diku rreth 30 mijė lekė tė reja”.

    Po pse je pa shtėpi Pano? Nuk ke pasur kurrė shtėpi tėnden? - e pyes.

    Ai hesht njė grimė kohe dhe nis tė mė rrėfejė njė histori qė duket e trazon tepėr…
    “Jo, e kisha. Por ma shembėn. Nė vend tė saj ėshtė ndėrtuar njė pallat i madh. Unė nuk isha nė atė kohė kėtu dhe motrat e vėllezėrit e mi e kėmbyen me nga njė hyrje pėr veten e tyre nė atė pallat. Unė mbeta pa shtėpi. Tani jam nė gjyq me atė ndėrtuesin. Sepse avokati im mė ka thėnė se mė takon tė paktėn njė garsoniere”.

    Nė ē’fazė ėshtė gjyqi? - e pyes.

    Dhe pėrgjigjet gjithė shpresė “ėshtė nė Apel…shpresoj ta fitoj…”. Ngulmon se ėshtė e drejta e tij tė ketė njė shtėpi aty, ku dikur ishte shtėpia e prindėrve tė tij. Se nė tė vėrtetė, atij vetėm pak kohė i qėlloi tė jetonte nė tė. Kjo pėr arsye, siē tregon me zėrin qė i dridhet, “se e kalova jetėn time nė burgje e internime. Nuk mė donte regjimi mua. Kisha sjellje borgjeze. Kėshtu mė thanė nė fillim. Pastaj bėja agjitacion e propagandė, pastaj shkruaja edhe poezi tė rrezikshme... kish gjithfarė arsyesh regjimi pėr tė mos mė dashur mua...”. Pano vė buzėn nė gaz kur flet pėr kėto gjėra. Duket sikur gjithė jetėn e tij shaka ka bėrė me rreziqet qė i kanoseshin, me vėshtirėsitė, me disfatat e mėdha...edhe pse shumė prej tyre janė kanė copėtuar zemrėn... Por le ti marrim gjėrat me rend.
    Flasim fillimisht pėr poezinė dhe pėr vėllimin e ri poetik.

    Pano, kur i ke shkruajtur kėto poezi?

    Kam 2 muaj e gjysmė qė e kam pėrfunduar kėtė libėr. Ka poezi tė reja, por edhe ndonjė poezi qė e kam shkruajtur herėt dhe e kam ripunuar. Unė shkruaj ēdo ditė dhe kam oraret e mia tė pėrcaktuara kur shkruaj poezi…

    Kur shkruan?

    Rreth orės dhjetė e gjysmė shkoj te “Tajvani”. E kam temėn nė kokė. Dy vargjet e para..dhe pastaj ulem e punoj poezinė...por punoj edhe te kafe “Evropa”. Aty shkoj gjithmonė, pasi kam dy kafe gratis ēdo ditė nga pronari...Rri aty deri nga ora dymbėdhjetė e pastaj shkoj te “Guva” dėgjoj muzikė. Pi....deri nga ora dy-tre. Pastaj shkoj nė shtėpi, shoh ndonjė film dhe fle gjumė deri nė tetė e gjysmė...”.

    - Tė darkės? - e pyes e habitur..

    .”Jo moj jo, tė mėngjesit”, - thotė dhe fillon tė qeshė me tė madhe. Ishte itinerari i tij i darkės ky...Pra Pano Taēi, 82 vjeē, bėn jetė nate rregullisht dhe poezitė e tij i shkruan mbrėmjeve vonė...jo nė shtėpi, apo i mbyllur nė ndonjė kthinė...por lokaleve, ku zhurmon muzika e vajzat e reja ekspozojnė hiret e tyre. Nėse i lexon poezitė e tij bindesh menjėherė, pasi ėshtė e dukshme se frymėzimi nuk vjen nga njė ambient dosido...Ja disa vargje nga jeta e tij e natės:
    …
    Dhe pse jam plak, ma do ky shpirt,
    tė bėhem sonte, sėrish djalė.
    Tym mė nxjerr koka pėr njė flirt,
    si plak pa lek, s’bėhet fjalė.

    Them t’ia ndaj lekėt pensionit
    Pėr njė vromė me minifund,
    qė peshkon te guva e Gjonit
    tė zė nė grep, xhepat t’i shkund....


    E pyes Panon pėr jetėn qė bėn aktualisht dhe pėrgjigjet e tij janė aq tė drejtpėrdrejta e tė sinqerta sa ta trazojnė ndėrgjegjen. Ėshtė njėherazi shakator dhe tragjik. I papėrsėritshėm...

    Pano, ku jeton?

    Nuk kam shtėpi. Shtėpinė ma shembėn, para tre katėr vitesh. Unė isha nė Maqedoni. Tė mitė morėn nga njė hyrje nė pallatin qė u ndėrtua. Ndėrsa unė mbeta pa shtėpi, pasi unė nuk kisha nėnshkruar kontratė. Por ata nuk duhet ta kishin shembur pjesėn time pa mė marrė leje mua. Ishte shtėpia qė na kishte lėnė babai. E hodha nė gjyq ndėrtuesin, por ma rrėzoi shkallėn e parė tani jam prapė nė gjyq me tė….

    Pra je pa shtėpi…

    Jetoj me qira. Paguaj 120 mijė lekė (tė vjetra). Ndodhet te ish-frigoriferi. Ėshtė njė dhomė, paradhomė, banjė dhe njė aneks pėr gatim...

    Jeton vetėm aty?

    Vetėm kam jetuar deri para pak kohėsh. Por tani jam lidhur me njė ish-dashnoren time. Ka qenė nė Itali ajo, pati ikur me gomone, por i dolėn dokumentet false dhe e kthyen. Drita quhet, nga Pėrmeti. Ėshtė kushėrira e poetit tė famshėm, Lame Kodra. E kam dashur shumė, dikur...i kam kushtuar poezi asaj. E kam njohur tek Fideli (Fidel Ylli), kur ka qenė banakiere. Ai ma prezantoi. Te bar “Westi”. Aty u njohėm. Atėkohė pata botuar librin tim me poezi erotike, “Lakuriq”. Kur i lexoi, ajo mbeti pa mend. Tė dija serioz, - mė tha. Po serioz jam, - i thashė. Ja, kėshtu u njohėm, e u lidhėm. Por pastaj ajo iku nė Itali. Qėndroi 8-9 vite atje. Tani ka ardhur. Mė kishte kėrkuar sa erdhi kėtu...

    Po si tė gjeti?

    Te “Kafe Europa”. E di ajo qė unė aty rri gjithmonė...
    Pano e tund kokėn, dhe tė bėn tė kuptosh se ėshtė i fortė me femrat..siė ka qenė gjithmonė tek e mbramja. Mė tregon pėr njė surprizė qė i ka bėrė sapo erdhi, kur kishte ditėlindjen dhe e tregon me njė pasion prej adoleshenti. Duket ėshtė i kėnaqur kėto ditė tė vona tė pleqėrisė. Tė paktėn sot kėtė gjendje reflekton... E pyes pėr poezitė dhe frymėzimin...

    Mė the qė shkruan nė ēdo kohė, e kudo qė tė jesh…

    Po po...temėn e kam nė kokė sa herė dal e nisem pėr diku…

    Ē’tema tė shqetėsojnė?

    Temat e pėrditshme...njė mall, njė brengė, njė dhembje, njė shok burgu, njė ish-dashnore, Lasgushi, Fishta...I kam njojtur. Fishtėn e kam njojtur qė nga koha e Zogut, se dajua im Thomai ka qenė shok i Fishtės, ka qenė deputet.

    Po sa vjeē ke qenė atė kohė?

    I vogėl, por e mbaj mend. Unė jam ditėlindja 1928. Jam 82 vjeē sot.

    Si e ke njohur Fishtėn?

    Mua mė merrte dajua me vete. Ai mė mbante mua si djalin e tij. Fishta vinte tė kafe “Krusali”. Aty e kam njojtur. Aty kam njojtur edhe Lasgushin, me tė cilin mė vonė u bėra mik. Aty kam njojtur dhe Ali Asllanin. Ka qenė njė kafe e bukur ajo, kafe borgjeze. Nė njė anė luhesh kumar, nė njė anė kishte kėngėtare, serbe, maqedonase, greke. Ato kėndonin, nė anėn tjetėr pihej kafe...

    Panos i pėlqen tė arratiset nė kujtime. E lė pak mėnjanė temėn qė po flasim dhe nis e kujton kohėn e fėmijėrisė, kur njėherė, sė bashku me kushėrirat e kishin marrė me vete nė dasmėn e mbretit Zog. Isha veshur bukur. Kishte njerėz tė fisėm pėrreth. Nė nėj anė shėrbehej plot luks pėr tė pasurit e nė njė anė kazanėt me gjėllė qė shpėrndaheshin pėr fukarenjtė...”. E pyes pėr kohėn e luftės, e cila e gjeti Pano Taēin nė moshėn 11-vjeēare.

    Pano, si e kujton Luftėn?

    Unė kam qenė partizan. Kam luftuar me brigadėn 23, me komandat Hamit Keēi dhe komisar Xhavit Qesen. Tė dy i futėn nė burg mė vonė.

    Pse?

    Ishin kundėrshtarė tė Enverit. Nuk i deshi ai. Se Enveri nuk ka shkrepur njė pushkė, thoshin atėherė.

    Si e ke kaluar periudhėn e komunizmit? Si jetoje?

    Kam jetuar mirė. Mua mė vinin 10 dollarė ēdo muaj. Po ashtu edhe babait edhe gjyshes. Gjyshi ka qenė sekretar i Fan Nolit pėr kishėn. Aty ka vdekur. Quhej Zoto Taēi. I kanė varret pranė e pranė me Fan Nolin.

    Pano nis tė tregojė njė histori, ku shkrihen kohėt e fillimit tė diktaturės me rrėzimin e saj.

    “Kur erdhi nė Shqipėri ambasadori i parė amerikan pas shembjes sė diktaturės William Ryerson, mė vjen nė shtėpi njė sekretare e ambasadės dhe mė thotė se mė kėrkonte ambasadori. Shkova nė ambasadė dhe ai doli e mė priti. Fliste shqip. Mė tha: “E di kush ma ka mėsuar shqipen mua? Jo, i thashė. Ke pasur njė gjysh nė Amerikė? Po, i thashė, ka vdekur nė ’82-in. Ē’profesion ka pasur, mė pyeti? Ka qenė jurist dhe ekonomist i diplomuar nė Sorbonė – i thashė unė. Po,- mė tha - ai ėshtė gjyshi yt.
    Mė pyeti nėse kisha ndonjė fotografi kur kam qenė i vogėl, e kur gjyshi vinte nė Shqipėri. Por unė nuk kisha asnjė fotografi. Ai mori njė foto dhe ma tregoi. Isha unė me papion, i vogėl, me pantallona deri poshtė gjurit, me njė xhaketė tė bukur. Nuk e njoha veten. Ai mė tha ta shihja foton nga pas. Aty shkruhej: “Mallit tė shpirtit tim, nipit tim tė dashur Panos. Gjyshi i pėrmalluar, Zoto. 1941”. Kishte ardhur me pushime nė atė kohė nė Shqipėri kur e kemi bėrė atė foto. E ruaj edhe sot e kėsaj ditė.
    E pyeta ambasadorin Ryerson, se si ishte njohur me gjyshin tim dhe mė tha se e kishte njohur qė kur kishte qenė fėmijė dhe familja kėrkonte njė jurist pėr kompaninė e tyre, pėr ēėshtje qė i lidhnin me Ballkanin. Gjyshi i kishte mėsuar atij shqip.

    “Mė donte. Mė thoshte gjithmonė: “Mė kujton nipin tim Panon, qė e kam nė Shqipėri....”

    Kur e pyeta se si mė kishte gjetur mua kėtu nė Shqipėri, mė tha: “Tė kam gjetur pėrmes librit tėnd tė parė me poezi “Blerimi i thinjur. Njė miku juaj kur kishte ardhur nė Amerikė, e kishte lėnė atė nė bibliotekėn e Shtėpisė sė Bardhė”. U kujtova, se unė i kisha dhėnė dy kopje libri Pandeli Koēit, qė njė kopje t’ia ēonte Arshi Pipės dhe njė kopje Isuf Luzit, profesorit tim...
    Me Isufin kam korrespodencė, 33 letra ruaj prej tij. I kam letrat qė mė ka dėrguar ai. Janė fantastike....Nė letrėn e parė mė shkruante: “O mall e dhembje e shpirtit tim. Sytė e mia tė emigrantit s’janė krypur asnjėherė nga pika e lotit. Lexova “Blerimin e thinjur” dhe tė faleminderit...Tė paskish qenė italian, do tė udhėtoje nė enciklopeditė euro-amerikanė, me Borgesin dhe Kalderonin… Vazhdo tė shkruash nė gjirin e kombit tonė”....

    Kur Pano e ndėrpret kėtė rrėfim, i kėrkoj qė tė mė tregojė vuajtjet e diktaturės.
    Kur tė burgosėn Pano?


    Unė rashė nė burg nė ’47-ėn.

    Pse tė futėn nė burg?

    Po, sepse desha tė ikja unė. Doja tė ikja nė Greqi, tė kaloja kufirin e pastaj, qė andej tė ikja te gjyshi nė Amerikė. Shkova nė Gjirokastėr, por kufirin nuk e dija. Mua mė kishin pėrjashtuar nga shkolla pėr dashuri borgjeze...

    Ē’ishte kjo dashuria borgjeze?

    Doja vajzėn e njė gjenerali unė, qė edhe ai mė vonė hėngri kokėn...Ishte vajza e Spiro Moisiut, Jolanda Moisiu. E kisha nė bankė. Mirėpo nga qė kishte kaluar koha e luftės dhe shkollat ishin tė mbyllura kishim diferencė moshė. Ajo mund tė ishte 3-4 vjet mė e vogėl se unė. Nė fakt unė bėja shumė sjellje qė nuk pėlqeheshin. Kam qenė nxėnės i notės 10 absolute me pėrjashtim tė disiplinės qė e kisha 5, sepse unė gjithmonė hyja nga dera e dilja nga penxherja, ose hyja nga penxherja e dilja nga dera.
    Kur bėnin gjimnastikė, vajzave qė mė pėlqenin unė iu fusja nėpėr ēanta trėndafila, zambakė…, kurse atyre qė grindeshin me mua ju bėja karamele ku fusja brenda kakardhi. Kėto i’ua fusja nė ēantė….(Qesh me tė madhe…). Mirėpo pėr kėto gjėra, kėshtu, mė pėrjashtuan nga shkolla mua, me motivacionin “dashuri borgjeze”.

    Ē’ndodhi mė pas?

    Vrava mendjen ku tė shkoja dhe vendosa tė shkoj nė Gjirokastėr tek dajua, Thomai. Kur mbėrrita atje dhe i tregova ai u habit. Po pse tė kanė pėrjashtuar nga shkolla more, ē’ke bėrė? “Pėr dashuri borgjeze”, i thashė, iu bėra njė vjershė vajzave dhe sekretarja e rinisė e bėri problem. U mblodh kėshilli pedagogjik dhe morėn vendim tė mė pėrjashtojnė... Mos u mėrzit mė tha dajua… Rri kėtė vit kėtu nė Gjirokastėr dhe vitin tjetėr e rregullojmė qė tė kthehesh prapė nė shkollė. O po do tė iki nė Greqi, i thashė e qė andej do tė shkoj te gjyshi nė Amerikė… Ē’thua more, mos u ndjej. I kishte thėnė njė shok qė mė kishin vėnė njerėz pas e duhet tė bėja kujdes. Por se dėgjova unė. U nisa dhe mė kapėn nė Bularat. Mė arrestuan. Mė mbajtėn nja pesė ditė nė birucė. Pastaj mė nxorėn nė gjyq dhe mė dėnuan pėr sjellje borgjeze nė shkollė dhe nė shoqėri, (pasi unė ndėrroja njė kostum paradite, njė pasdite)… kapriēoz, deshi tė linte atdheun...dhe mė dėnuan fillimisht 4 vjet, por pastaj ma shkurtuan nė 2 vjet. Kėshtu bėra 2 vjet burg dhe pastaj mė ēuan nė kamp internimi.

    Ku tė internuan?

    Kampi i parė ka qenė i Valiasit, pastaj na ēuan tė hapnim kanale nė bregdetin e Kavajės, pastaj tė rinjtė i mbajtėn, tė moshuarit i kthyen nė burg. Ne na ēuan nė Maliq tė thanim kėnetėn. Aty kam njohur shumė personalitete tė kulturės, qė regjimi nuk i donte e qė vuanin dėnimet. Mes tyre njoha edhe Mitrush Kutelin. Kam shumė kujtime me ta. Dhe po i shkruaj kujtimet…

    Janė kujtime qė lidhen vetėm mė ta?

    Po. Jam duke shkruar njė ditar qė i kam vėnė titullin “Unė dhe jeta ime”. Kam shumė kujtime me Lasgushin, ē’bisedoja, ē’bėnim, ē’kujtonim, poezitė qė mė pėlqenin, ato qė nuk mė pėlqenin…
    I ke shkruar qė nė atė kohė?
    Disa po, disa tė tjera tani vonė. Unė shkruaja nė atė kohė, kur mė kishin vėnė si redaktor tė pėrkthyesve nė burg.

    Tė burgosėn sėrish? Si ndodhi?

    Eh sa herė mė kanė burgosur mua....U zura me ca oficerė tė Sigurimit, se nuk pranova unė tė votoj. Thashė nuk dua tė votoj. Ishte viti 1951. Prej andej pastaj mė internuan nė Saver tė Lushnjės. Aty kam qėndruar fillimisht i rrethuar me tela, se ishte kamp i mbyllur. Mė vonė u bė kamp i hapur e mund tė lėvizje. Aty kam qėndruar deri nė ’60-ėn. Pastaj u lirova dhe mė dėnuan prapė nė ‘62 pėr agjitacion e propagandė, pėr poezi. Bėra 5 vjet atje dhe mė internuan prapė. Mė dėrguan nė Librazhd. Atje njoha Koēi Petritin.
    Jetė shumė e vėshtirė….
    Po, por kam mėsuar shumė. Nė burg mėsova tė saldoj, tė montoj ndonjė gjė… Kur mė sollėn nė Tiranė, mė gjetėn njė punė nė Uzinėn e Autotraktorėve, ku atėherė montohej pjesa e re e traktorit. Punoja si montator. Por u ngrit Metalurgjiku dhe unė kėrkova qė tė shkoja atje vullnetar. Mirėpo Maqo Bleta, kryeinxhinieri nė Uzinė tė Autotraktorėve mė tha “mos shko, ku do tė shkosh, kėto tė mbron Pilo (Peristeri), atje prapė nė burg do tė biesh ti”. Mirėpo e kundėrshtoja unė. Shkova. Dhe nė ’76-ėn mė arrestuan sėrish. Kėtė herė dėnimi ishte mė i gjatė. Plot dhjet vjet nė burg. Nė ’86 u lirova dhe pastaj vitet e tjera i kalova nė internim sa nė Peshkopi...gjithandej, me dėbonim, mė mbanin larg nga Tirana.
    Ka qenė periudhė e vėshtirė. Babai mė kishte vdekur. Nėna mė kishte vdekur. Edhe gjyshi nė Amerikė...Mė kishte ndarė edhe gruaja. Kisha njė djalė qė s’e takonja dot...

    Nė ē’vit je martuar Pano?

    Nė ’60-ėn u martova, sapo dola nga internimi. Dasma u bė pėr vitin ri 1961. Por nuk kaloi shumė dhe unė rashė prapė brenda, nė ’62-shin. Fėmijėn e kisha tre muajsh. Atėkohė mė ndau gruaja.

    Takoheshe me djalin pasi dole nga burgu?

    Nuk mė linte ajo mua. Kishte frikė se ia merrja djalin. E kishte mėsuar keq. Kur mė takonte mė thoshte “gangster, vagabond, je armik…”. Dhe unė i thoja “po kėshtu jam unė”. Ai qeshte. Ishte i vogėl. Unė kisha tė drejtė ta merrja djalin tim vetėm 2 orė nė 15 ditė. Po dy orė ishin ato. Sa ta merrja, ta nxirrja nė pazar, ta qerasja...Kishte qejf parfumet, ai mė thoshte gjithmonė qė t’ia blinja. Aq kohė ishte as qė ē’mallesha me tė. I shkoja nė shkollė por mė fshihej sa mė shihte. Dhe kur i shkonja dhe i flisnja “po tė kam ēun unė ty” ai mė thoshte “po, por unė nuk tė dua. Ti je armik”. Kur ia kujtoj tani, qesh....

    Ku jeton djali tani?

    Ėshtė nė Greqi. Ėshtė martuar ka dy vajza. I takoj herė pas here.

    Gjatė bisedės mė bėn pėrshtypje njė fakt, pasi femrat qė ka dashur nuk i quan tė dashura, por dashnore. Pano ka njė koncept tė tijin pėr dashurinė, e pėr rrjedhojė edhe pėrcaktimet janė kaq pranė natyrės sė tij tė pazakontė.

    Pano, pse thua gjithmonė dashnore, dhe jo “e dashur”?

    Po, dashnorja ėshtė tjetėr dhe e dashura ėshtė tjetėr gjė. Dashnorja ėshtė ajo, qė tė pėrkon me shpirtin tėnd, ta do shpirti, brenda, thellė… E dashura ėshtė tjetėr gjė, mė e thjeshtė. Tė dashura mund tė kesh 10-15… plot. Kurse dashnore rrallė gjen.
    Mė duket koncept i kundėrt me atė ēka dėgjohet sot pėrreth…
    E ke gabim. Dashnorja ėshtė dashuria…

    Sa dashnore ke pasur nė jetėn tėnde?

    Unė kam pasur…
    (Mendohet, pak, thith cigaren, dhe thotė me njė ton nostalgjik…)
    “Nė fakt, kisha njė nė shkollė, gjirokastrite, vdiq ajo. Flora Kallanxhiu quhej. Ka qenė balerinė. Vdiq nga luēemia. Kishim miqėsi familjare me tė. E deshta shumė Florėn…
    Ka qenė njė tjetėr nga Himara. Familja e tyre jetonte me qira nė shtėpinė tonė. Kishin njė mbesė ata dhe gjyshja donte tė mė fejonte mė tė mua. Ishte partizane greke kjo. Por unė…vajta e gjeta kėtė, me tė cilėn u martova. E gjeta nė Lushnje, atje e kam njohur.

    Tregon se si e ka njohur gruan me tė cilėn u martua, se si e pa njė ditė nė rrugė tek kthehej nga shkolla dhe e ngacmonte me fjalė, se si pastaj i shtyrė nga e ėma shkoi ėn shtėpinė e saj dhe ngaqė i vinte turp iu tha prindėrve tė saj “kam ardhur tė kėrkoj vajzėn tuaj pėr tim vėlla”. Mandej u zbulua se ishte Pano ai qė do tė martohej me tė. Dhe ata nguruan. Se Pano ishte i internuar, i dėnuar, ishte trazovaē, vagabond...Por siē thotė ai nė fund u bindėn dhe ia dhanė vajzėn pėr grua...me tė cilėn nuk kaloi ndonjė jetė tė lumtur, por tė paktėn, pati njė djalė mė tė, e qė u shndėrrua nė motiv pėr tė jetuar...
    Pano hesht herė pas herė tek pėrhumbet nė kujtime, tregon njė histori tė ngatėrruar me njė tė huaj, austriake qė e kish njohur nė internim, “e bukur perri, qė ishte kapur rob nė luftė”. Ajo kish ikur nė Austri pasi ishte shembur diktatura, e tani e kujtonte me ndonjė letėr a fotografi...Pastaj krejt befas Pano kujton dhe njė histori nga rinia e hershme.

    “Nė Gjirokastėr ka qenė Fazili Kokona. E kam dashur shumė. Atė e donte edhe Ismaili (Kadare) dhe Agim Shehu. Ishin nė klasė mė poshtė se mua ata. Ajo fliste me mua. Vinte tė dajo Thomai. Unė vishesha bukur, serioz. Kurse Ismaili nė atė kohė ka qenė i varfėr dhe Agimi ka qenė kaēurrels, si njė ari i vogėl. Ajo ishte njė brune kaq e bukur!!!...Me mua i pėlqente tė bisedonte. Uleshim nė park. Ismaili mė fliste. Unė e ngacmoja… Qė atėkohė jemi njohur me Ismailin. Ka qenė poet shumė i mirė qė atėherė…

    …Prej kėtij momenti Pano i harron dashnoret dhe zė e flet pėr poezinė. Jemi diku nga fundi i bisedės tonė. Thotė se nė Gjirokastėr ka njohur edhe njė poet qė e kanė pushkatuar nė ’47. “Ai mė mėsoi mua ē’ishte poezia, mė mėsoi ritmin, metrikėn. Mė mėsoi Fishtėn, Mjedėn, Nolin, Ēajupin, Naimin...Isha i ri unė atėherė. Shkruaja, por bejte ishin”.
    Pano kthen njė gllėnjkė birrė, thith cigaren sėrish dhe e kthen fjalėn te Lasgushi. Poezitė e tij i ve mbi gjithēka. Kujton se si e ka parė njė njėherė dhe i ėshtė afruar,pastaj e ka prekur me droje. “Njeri qenke? - i thashė. “Po njeri jam”, ma ktheu dhe qeshi...Mė rrėmbenin shumė poezitė e Lasgushit. Kur e njoha mė dukej sikur kisha prekur njė ėndėrr. Se kėta poetėt unė i quaja si perėndi, si njerėz tė kaltėr... Ashtu i pėrfytyroja gjithmonė, tė kaltėr...”

    milosao.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,887
    Faleminderit
    85
    91 falenderime nė 74 postime
    Miqtė e Pano Taēit tregojnė kujtimet e hershme

    TIRANE - Pano Taēi, poeti bohem, njeriu hokatar, 'lezeti i muhabetit', i dėnuari pėr "dashuri borgjeze", u shua dje nė orėt e para tė mėngjesit nė njė dhomė tė spitalit Onkologjik. Qe i vetėm nė ato pak metra katrorė kur dha e mori pėr herė tė fundit. Atje kaloi muajin e fundit tė jetės, nė luftė me vdekjen, por pa ia pasur frikėn. Do i ketė qeshur asaj me siguri, do e ketė tallur ashtu pa ia bėrė syri tėrr, ashtu siē dinte ta bėnte vetėm ai. Pasionanti, "don zhuani", njeriu legjendė qė e gjerbte kafen pėrditė tek "Europa" me Xhevahir Spahiun, prej ditės sė djeshme ka ikur nė atė botėn ku komunikimi ėshtė i ndaluar. Iku i vetmuar, ashtu si jetoi, e fundi i jetės tragjike qe njė tragjedi. Merakliu i femrave iu ka kushtuar atyre poezi erotike pa fund, por asnjėra prej tyre nuk qe me tė. Jeta e tij qe njė rrugėtim nga njė vuajtje nė tjetrėn, nga burgu nė internim. Ai i mbijetoi komunizmit, ashtu si edhe akuzave, iu mbijetoi tė gjithave, por luftėn e fundit me vdekjen e humbi. Dikur, ai donte vajzėn e njė gjenerali. Ia "hėngri kokėn" vajza e Spiro Moisiut, Jolanda. Njė rrėfim tė para dy viteve ai tregonte se e pat nė bankė. Njė nxėnės me 10-ta absolute nė shumė lėndė, nė atė tė disiplinės ai merrte vetėm notėn 5-sė. Jeta e tij qe e lirshme, ka pasur femra tė ndryshme partnere. Qe ndarė nga gruaja kur ra nė burg pastaj ka pasur vetėm 'gjysmėmartesa', me vajza qė ai i quante dashnore. "Gazeta Shqiptare" nė shenjė homazhi pėr tė ka kėrkuar opinionet e miqve tė tij. I pari qė flet pėr tė ėshtė djali i Xhevahir Spahiut, Orgesi, qė pėrveēse u kujdes pėr tė si miku i babait, u kujdes edhe si mjek. Pas tij, profesor Koēi Petriti na sjell njė portret besnik tė njeriut tė rrallė Pano Taēi, ndėrsa Sulejman Mato thotė kujtimet e veta bashkė me Visar Zhitin. Homazhet do tė zhvillohen sot nė orėn 10.00 nė hollin e Teatrit Kombėtar.

    Orges Spahiu: Im atė e pėrjetoi keq humbjen e Panos
    Pano Taēin e kam njohur prej shumė vitesh sepse ishte miku i babait tim, Xhevahir Spahiu. Ai ka ardhur nė spitalin Onkologjik para 4 javėsh ku i bėmė njė skaner dhe vumė re gjendjen e rėndė nė tė cilėn ndodhej. Me ndihmėn dhe kėmbėnguljen e shefit tė Shėrbimit Agim Sallaku, e mbajtėm nė spital meqenėse ai jetonte vetėm. Nuk donim qė ditėt e fundit t'i kalonte nė njė shtėpi tė zbrazėt pa asnjeri. Ka qenė i vetė-dijshėm pėr njė kohė tė gjatė, dhe meqenėse ishte nė spitalin ku unė punoja e kam takuar pothuaj pėr-ditė. 10 ditėt e fundit u rėndua gjendja e tij shėndetėsore dhe nuk ka komunikuar. Ai u shua sot (dje) nė orėt e para tė mėngjesit. Im atė e ka pėrjetuar shumė keq humbjen e tij. Kanė qenė miq prej vitesh dhe ėshtė shumė i trishtuar. Janė njohur dikur nga viti 1991 dhe kanė pasur marrėdhėnie shumė tė mira. Pėr shkak se Pano jetonte vetėm, im atė dhe miqtė e tjerė tė tij janė kujdesur pėr Panon. Nuk di tė ketė shkruar ndonjė gjė sė fundmi, edhe pse deri vonė ka shkruar poezi.

    Koēi Petriti: Merakli pas grave dhe pa grua...
    Pano Taēi ėshtė emri sinonimik i njė jete tragjiku. Nuk ka dramė tė pėrshkruajė tragjizmin shkrirė nė pėrditėsinė e jetės sė tij, nė ditėnatėn e tij tė gjatė. Me shokė shumė e vetmitar. Merakli pas grave dhe pa grua. I dėshiruar pėr femėr e me shtratin bosh. Pėllor dhe me djep shterp. I begatė nė varg, nė ritme, nė rima dhe harmoni figurative. Lakuriqėsinė e femrės e ka pėrshkruar guximshėm nė poezi liēencioze mė aēik se Ēajupi, mė guximshėm se Ali Asllani, mė harbutėrisht se Hasan Zyko Kamberi i "Grave tė va". Arti poetik i Pano Taēit ėshtė ai i njė liriku me njė ndjeshmėri dhe origjinalitet tė veēantė. Bohem dhe i veshur me zhelet e njė varfėrie proverbiale. Ēfarė ka ia marrin, dashurinė qė fal ia pėgėrin. Kafen e pėrditshme dhuruar nga kafe "Europa" e pi fisnikėrisht. Pastaj shalon si djalosh motorin e s'dihet ku degdiset. Nė mensėn ku ndahet supė pėr tė varfrit, apo nė ēadrėn e shosharėve midis tė pastrehėve.
    Nuk dihet ku ngryset, nuk dihet ku gdhin. Njė gjė dihet: Vjen me vjersha tė reja nė xhep. Ulet nė kafene, pėrsėri pranė Xhevahir Spahiut, qė kohėt e fundit merreshin vesh me heshtje. Shkruan pėrsėri pėr femrėn. E dhunon atė me imagjinatė dhe lojė pėllėmbėsh e gishtėrinjsh, si pianist virtuoz. Pastaj derdh muzikė nėpėr vjersha tė reja ritmike dhe aliterative. Mjeshtėr i vargut, virtuozitetin e tė cilit nė krijime tė veēanta e hedh nė konkurs dinjitoz me poetėt tanė tė tė gjitha kohėrave.
    Pano Taēin e kam njohur qė nė vitet gjashtėdhjetė tė shekullit tė kaluar, kur filloi tė shkruhej suksesshėm njė lirikė intime e freskėt e brezit tė tij dhe e njė brezi pas tij, me Jorgo Bllacin, Dhori Qiriazin e Musa Vyshkėn, qė nuk u arrit dot mė vonė nga askush dhe qė u mbyt nga kėrkesat e hekurta tė kohės, qė donte "tema tė mėdha". E kam njohur kur i internuar nė njė kantier pėr ndėrtim hidrocentrali nė Lunik, vinte flinte nė dhomėn tonė tė arsimtarėve. Vinte heshtur, ikte heshtur, kėshtu siē po na ikėn heshtur pėrgjithmonė...

    Sulejman Mato: Nuk e njihte frikėn e vdekjes
    Pano ka bėrė dy herė burg, por asgjė se ndryshoi tipin e tij. Qe njė njeri hokatar dhe shumė human. Pat njėherė e njė kohė njė shtėpi private qė kur ai iku jashtė ia shitėn dhe aty u ngrit njė pallat. Tė gjithė morėn hyrje nga tė afėrmit e tij, e vetėm ai jo. Jetonte nė njė shtėpi afėr Stacionit tė Trenit qiranė e sė cilės ia paguante ndėrtuesi i pallatit. Ai qe njė i pastrehė. Pano Taēi qe njė poet i lirė me tema tė veēanta nė poezi. I shkruante dashurisė me njė natyrė tė veēantė. Ishte shumė bujar dhe nuk i dhimbseshin paratė me miqtė, i prishte tė gjitha menjėherė pėr ta. E donin tė gjithė nėpėr takime e bankete sepse Pano ishte njeriu qė i sillte lezetin muhabetit. Hokatar i madh, ai krijonte poezi edhe pasi i kaloi tė 80-at, ndryshe nga shumė miq tė tij. Nuk e njihte frikėn e vdekjes sepse nuk besonte nė disa gjėra. Shkruante me njė shkrim tė vogėl nė blloqe tė vogla, lirshėm, shpenguar, si ai.

    Visar Zhiti: Iku engjėlli i moēėm
    Ėshtė shuar Njeriu-Poet Pano Taēi, miku i mrekullueshėm, qė luftoi pėr jetėn, tė ishte ajo sa mė e bukur, me kuptim tė shenjtė. Pano Taēi luftoi me armė nė dorė, kur u desh dhe kur erdhi liria pėr tė cilėn doli malit kundėr pushtuesit, e burgosėn ata qė mundin e njė populli e shndėrruan nė tirani tė pėrditėshme. Vuajti si njė martir brenda telave me gjėmba e qelive dhe shkruante poezi dhe nė ferr, pėr tė cilėn veē dėnohej. Por duhej tė binte diktatura qė tė njihnim Pano Taēin dhe poezinė e tij, kaq shumė tė ngjashėm me njėri-tjetrin, poezi e vėrtetė si ai dhe ai aq poetik. I dashur, mirėbesues, i qeshur deri nė hokatar, i menduar deri nė vetmi filozofike, me tė gjithė dhe fillikat, familjar qė i pėlqente rruga, udhėtimet, i mundur, por jo i mposhtur, fitimtar sė brendėshmi, por pa fyerjen e fitimtarėve, i natyrshėm, i vobektė, i pėrndritur. Pani plak, i thoshim, engjėlli i moēėm desha tė shtoja, pinte, dehej, jo nga vera, nga akti i tė pirit si poet. Mė pėlqenin orėt pranė tij, optimist i trishtė, qė gėnjehej kollaj, nė kuptimin e mirė tė fjalės, por nuk zhgėnjehej mbase kurrė, dinte tė donte dhe nuk pėrgjėrohej. Mė merrte malli dhe pėrlotej ai, e ftoja dhe nuk vinte, nuk e takoje dhe tė kėrkonte. Eja, i thosha, mė ka thėnė dhe im bir, fėmijėt janė tė sinqertė, dinė tė duan. Prandaj nuk vij, mė thoshte, se nuk kam t'i ble njė dhuratė djalit. Je ti dhurata mė e ēmuar, i thosha. Qeshte si djall i sė mirės. Po ti ke dhe pensionin e posaēėm, prej shkrimtari dhe luftėtari. Tė ka vlerėsur shteti, dikur me burg, sot me lavdi. Qeshte prapė...
    Sot ai s'ėshtė mė. Ku ėshtė Panoja, - pyeta mbrėmė. Nė spital, rėndė, mė thanė nė Kafe "Europa". Dhe u shua menjėherė, qė tė mos mundonte miqtė e shumtė, ata qė e donin, qė t'i vinin nė spital.
    Kisha qenė me tė nė takime poezie, nė Durrės, Tetovė, Ulqin, Pėrmet, etj, nė tryeza pune vetėm me tė, duke hartuar listėn e shkrimtarėve tė dėnuar, dėgjo dhe kėtė vjershė, thoshte, sapo e mbarova. Hė, do e marrim dėmshpėrblimin? Besonte si fėmijė dhe donte t'ua jepte fėmijėve. Mė mbysin kujtimet pėr tė. Shfletoj librat e tij, autografet, njė letėr, seē do t'i botohej: "...kam lindur mė 13. 10. 1928 nė qytetin e Gjirokastrės... kam marrė pjesė me armė nė dorė né luftėn antifashiste... kam vuajtur nė kampe pune tė detyruar e burgje pėr 24 vjet..." Ja njė foto me Lasgushin, edhe njė tjetėr, e nxora unė nė fotografi sė bashku me poetin e njohur italian Eduarto Sanguineti, kur mori Kurorėn e Artė nė Strugė. U magjeps ai me Panon tonė, kur i tregova pėr jetėn e tij. Kthehesha nga Akademia, kishim festuar zyrtarisht datėlindjen e Dritėroit, 80 trėndafilė i erdhėn nga Kryeministri mes duartrokitjeve. Atė ditė ishte dhe ditėlindja e Migjenit, "por dhe imja ėshtė sot", - qeshte Panoja pranė shishes sė birrės. Ulu, mos lėrė vetėm. I kishim harruar ditėlindjet e tij. Dhe mbėrriti ditėvdekja. Nuk mė besohet qė s'ėshtė mė Pano Taēi. U rikthehem librave ku kam shkruar pėr tė. Pak fletė janė, por do tė ketė mė shumė patjetėr. Engjėjt kthehen, gjithmonė e mė tė rinj.

    (er.nu/GSH/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,517
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Poeti

    Edhe pse nisi tė shkruante qysh nė moshė fare tė re, qė nė vitet ’43-’44, pėr shkak tė persekutimit tė vazhdueshėm, poeti Pano Taēi mundi tė botonte vėllimet e tij poetike vetėm pas viteve ’90. Ndoshta liria pėr tė botuar dhe mirėpritja qė i bėri poezisė sė tij lexuesi e kritika, ka qenė njė nga kėnaqėsitė e pakta qė jeta i dha atij. Botoi vėllime tė tėra poetike, si “Poezi tė zgjedhura”, “Blerim i thinjur”, “Hukama e Venusit”, “Prit e prit”, “Dhe vdekja do paguar”, “Sa pak qiell”, “Trokas nė qiell” etj. Por lėvroi gjithashtu edhe dramėn si “Flakė nė terr” apo “Qirinjtė”, por edhe fabulėn e pėrrallėn. Pano Taēi i kėndoi deri nė fund dashurisė, dalldisjes pranverore, femrės plot mall e brengė, vėshtrimeve djegėse, por edhe revoltohej me veten apo me vendin e tij, me popullin e tij qė e quante “vulėhumbur”.

    Pano Taēi e meriton Parajsėn!

    Sigurisht qė do tė vdiste njė ditė. Dhe e mbajti fjalėn. Siē do ta mbajmė edhe ne, tani pėr tani ende gjallė, kur tė na vijė dita tė ndjekim shtegun dhe shembullin e tij. Vdiq Pano Taēi, rrugaēi, i pabinduri, margjinali, outsider-i, vulėhumburi dhe vetvetegjeturi, i pafati e dhimbjelarti.

    Edhe sikur Parajsa tė mos ekzistonte, do tė ishte e nevojshme tė shpikej vetėm pėr atė, poetin e mallkuar, e ndaluar, grushtshtrėnguar, zemėrmjaltė e shpirtbukur. Tė shpikej jo vetėm se emri i tij fillon me tė njėjtėn rrokje si ajo.

    Po t’ju bjerė rruga, shkoni te kafe “Europa”, pyeteni kamerierin ku ulej zakonisht Pano Taēi dhe rrini disa ēaste atje. Nuk do tė vonojė dhe veshi e zemra do t’ju dėgjojnė zėrin e tij tė heshtur ose heshtjen e tij tingėllore. Qė vjen nga Parajsa. Me damkėn e mrekullueshme tė lirisė e tė erosit.

    Nga Parajsa ku ai rikrijon e rijeton vetveten pėr vete dhe pėr ne tė tjerėt. Ku ai vazhdon tė shkruajė rrethuar nga krijesa qiellore me njė shije sajuar enkas pėr tė.

    Nga Parajsa pa dyer e dritare, ku shkojnė vetėm poetėt si ai. Poetėt qė vuajtėn dhe me vuajtje shkruan tė parrėfyeshmen para se tė vdisnin. E shkruan pėr ne. Edhe te kafe “Evropa”. Ku secila e secili nga ne mund tė bėjė herė pas here, por heshtazi, homazhe pėr Pano Taēin. Herė pas here, njė pelegrinazh shpirtėror pėr atė qė, tashmė nė Parajsė, habit shenjtorėt e engjėjt, madje edhe vetė Zotin, me veēantėsinė e tij ēapkėne tė papėrsėritshme.

    Po, Pano Taēi e meriton plotėsisht Parajsėn. Dhe meqenėse nga Parajsa nuk arratisesh dot (ndryshe ai me siguri do tė orvatej tė kthehej ndonjėherė nė tokė, sa pėr tė na befasuar e mrekulluar ne, miqtė apo lexuesit e tij besnikė), le tė na presė atje pėr tė na rrėfyer njė ditė tė parrėfyeshmen.

    Duke pritur kėtė ditė, ne, tė mbeturve nė tokė, qė do tė na bjerė herė pas here rruga nga kafe “Evropa”, ka pėr tė na marrė malli pėr Pano Taēin. I cili, me shijen qė i dha jetės sonė, e meriton plotėsisht Parajsėn, por qė do tė kishte bėrė mirė tė rrinte dhe ca mė gjatė mes nesh.

    Edmond Tupja

    Kanė thėnė pėr tė nė tė gjallė

    Dritėro Agolli: “Pano Taēi ėshtė poet origjinal, poet qė vetėm ai mund tė jetė i tillė. Nė pemėt e kopshtit tė poezisė, Pano Taēi ka pemėn e tij tė veēantė, qė nuk ngatėrrohet me pemėt e tjera. A ka gjė mė tė mirė se kjo?

    Xhevahir Spahiu: Gjendje dhe gjetje tė mirėfillta poetike; shumė pikėllim dhe pak shpresė; hove tė fundme dashurore nė pleqėri tė thellė, ja ē’na kumton me njė thjeshtėsi prekėse poeti endacak Pano Taēi, tė cilit si burgu, si pasburgu, ia mpakėn, por s’ia mplakėn dot shpirtin rebel dhe ndjeshmėrinė thuaj serembiane.

    Luljeta Lleshanaku: Duke lexuar poezinė e Pano Taēit kemi shfletuar dramėn e njeriut tė ndershėm, ku tė gjitha fletėt janė tė pėrthyera nė skaj, si cepa tė kujtesės, ku tė gjitha fletėt janė dėshmitare, janė tė domosdoshme si brinjė tė kafazit, ku u pėrmbyll pėr aq kohė ai.

    Vath Koreshi: Ėshtė vėshtirė ta ndash Pano Taēin njeri nga Pano Taēi poet. Domethėnė gjithė ndėrtimin e tij fizikoshpirtėror, heshtjen e tij, ngrysjen e vetullave si pėr tė fshehur xixėllimėn e syve, njė brengė tė tijėn, tė kushediseēfarėt e tė pėrhershme qė gjendet prapa heshtjes, por edhe para romuzit, shakasė sė beftė dhe natyrės sė tij prej bohemi.

    Sadik Bejko: Hokatar dhe tragjik njėherėsh, ai nėn pamjen e njė plaku ashik e qejfli, mik i tavolinave e i rrugėve, pėrherė buzagaz, sjell njė pėrvojė tė madhe e tė thellė tė njeriut qė u ka kaluar vuajtjeve mespėrmes. Me njė vijueshmėri botimesh, pėr zili, nė kėta vjet ai provon atė qė, ē’do tė thotė tė dish tė qėndrosh nė zgrip tė gjėrave, nė telin e hollė tė tė vėrtetave qė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn.

    Shqiperia
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    539
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Miqte e poetit bohem


    Mos I beso poetit

    Si te mos besoj?
    Diten eshte me mua..

    Ai? ..ah ai
    Shtrire mbi gjoksin tend
    Me zogjte bisedon
    Ty te ledhaton
    Nje tjeter enderon

    Po naten?

    Naten?
    As naten vogelushe.

    Ty te pergjerohet
    Nates si bohem
    Po krejt lehtesisht
    Me kurva dhe princesha
    Bredh pabesisht.

    Oh jo dhe jo
    Poetit mos I beso
    Limani i vogel
    Nuk e qeteson
    Furtunen enderon

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •