Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 32 prej 32
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Dialekti Tosk e perdor shume shkronjen "ė" kurse dialekti Geg e perdor me pak ate ose e zevendeson me shkronjen "a".

    Tosk Geg

    bėj Baj
    Kėndoj Knoj
    Mė pak Ma pak
    ėndėrr Andėrr
    Njė Nji
    ėshtė asht
    kėmbė Kambė
    Shtėpi Shpi

    Ne shume raste Dialekti Geg e zevendeson shkronjen 'r' me 'n'

    Tosk Geg

    Shqipėri Shqipni
    Gjėra Gjana
    Botėror Botnor
    Fisėror Fisnor
    Vlorė Vlonė
    Dashuri Dashni
    syri syni
    zuri zuni

    Ndryshimi tjeter eshte gramatikor


    Tosk Geg

    Tė shkoj Me shkue
    Te Kendoj Me knue
    ti them Me i thanė

    Kane ndryshime edhe tek fjalet.

    Tosk Geg

    Tani Tash
    Duke Tue / Tuj

    etj.


    Nje vjershe e shkruar ne Gegnisht nga Gjergj Fishta

    Burrnija
    Qitė dhambėt pėrjashta, por si lata t'prehta
    Zgavėrr kėrrēikėt e plasarit shtanguem,
    Kosėn pėshtetun pėrmbi kocka t'ngrehta
    T'cepit t'shpulpuem,
    Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,
    Zymtė e me i hije t'trishtueme, t'pėrmnershme
    Lshue krahėve' i havėr t'zezė, si re thellimit,
    Rrin Deka e tmerrshme.
    Prej avisit t'humnerėve t'zgavrueme
    Kthellėt nė rrashtė tė thatė, plot mizori,
    Tė hapėt tėrthoren e natyrės s'krijueme
    Kundron nė mni,
    E idhtė asa' i kėrcėnohet. Nji t'pėrqethėt
    Acar, at botė, natyrės i shkon, n'pėr tejza,
    Amull tė cilėt mbrendė ia ngurron tė njethėt
    E jetės ndėr fejza.
    Me u zbe nisė rrezja shi n'krue t'vet shkėlqyeshėm
    Bres dryshku njeshet, n'atė shauret mbi rrota
    Sė moknes s'rrokullis e boshtit rryeshėm
    I vjen rreth bota.
    Felgruemun njerzit nėn tjara struken;
    Pėr nėn kunora pshtimin ato lypin!
    Depėrtojnė retė e nalt kah qiella zhduken;
    N'andrra t'dheut zdrypin.
    Por kot. Mizore ajo kosė t'vet ka sjellė,
    Shungllon thellimi pėr nėn kupė t'Empirit;
    Gjarpėr rrufeja lvitet nėpėr qiell
    E nėn kambė tė nierit.
    Kthellė shpėrthe gjini i tokės. Tue bulurue
    Gugson vullkani zhari, flakė e shkndija;
    Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,
    Ulėron stuhia.
    E para dekės, atė herė, bijnė rob e mbreta;
    Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
    Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
    Ka' ajo sjell kosėn.
    T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,
    E mnert kah kosa cepit t'dekės tė shkulet;
    Kah m'kėrdhokla londit kėrēiku i saj
    Shekulli pėrlulet.
    Vetėm s'pėrkulet para Dekės njai trimi,
    N'zemėr t'cilit nuk randojnė punė t'liga,
    E qė s'e ndalė ku atė ta lypė perlimi (detyra)
    As paja as friga.
    Pėr nėn mburojė t'ndėrgjegjes s'vet t'kullueme;
    Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell
    T'elterit shenjtė, pa u tutė, ai dekės s'shėmtueme
    I rrin kundruell.
    Pėrpara tijė shkon moti t'uj u endun:
    Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
    Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'pėrmendun
    Kanė pėr t'u pa.
    Por, ngulė ai synin n'ideal t'naltueshėm,
    Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
    Sido qit t'dajė ndeshtrasha e dheut t'mjerueshėm,
    Ngelė n'vend pa u tundun.
    Jo po: as n'flakė t'armėve nuk veton ai sye,
    As buzės humnerės nuk i dridhet themra:
    Sheklli, po, mbarė me pasė pėr t'u shpėrthye
    S'i ban lak zemra.
    Rekton mbarė jeta pėr nėn fyell t'kėrēik'e
    Tė dekės s'shėmtueme, s'pėrmnerėshme mizore:
    Vetėm BURRNIJA - njė BURRNI ēelike
    Asaj i rrshet dore.

    Nje vjershe e shkruar ne toskerisht nga Naim Frasheri

    Fjalėt e Qiririt
    Nė mes tuaj kam qėndruar
    E jam duke pėrvėluar,
    Qė t'u ap pakėzė dritė,
    Natėnė t'ua bėnj ditė.
    Do tė tretem, tė kullohem,
    Tė digjem, tė pėrvėlohem,
    Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
    Njėri-tjatėrin tė njihni.
    Pėr ju do tė rri tė tretem,
    Asnjė ēikė tė mos mbetem,
    Tė digjem e tė qanj me lot,
    Se dėshirėn s'e duronj dot.
    Unė zjarrit nuk i druhem
    Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
    Po tė digjem me dėshirė,
    Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.
    Kur mė shihni se jam tretur,
    Mos pandehni se kam vdekur;
    jam i gjall' e jam ndė jetė
    jam nė dritėt tė vėrtetė,
    Unė jam nė shpirtit tuaj,
    Mos mė kini pėr tė huaj,
    M'ėshtė falurė durimi,
    Andaj po digjem si trimi,
    Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
    Tė mos mbeti n'errėsirė.
    Jakėni rreth meje rrini,
    Flisni, qeshni, hani, pini,
    Nė shpirt kam dashurinė,
    Pa digjem pėr njerėzinė,
    Lemėni tė pėrvėlohem,
    nukė dua mė tė ftohem,
    Dua ta djek trupn' e shkretė
    Pėr atė zotn' e vėrtetė.
    Me zjarr ta djek mushkėrinė
    E tė tretem pėr njerinė,
    Bashkė me gėzimt tė tija
    tė vete te perėndia.
    Unė dua njerėzinė,
    Mirėsin' e urtėsinė,
    Nė bėhi shokė me mua,
    Nė mė doni si u dua,
    Njėri-tjetėrin nė doni,
    Tė paudhė mos punoni.
    O zėmėra fluturake,
    Qasju pakė kėsaj flake!
    Mase krahėt t'i pėrvėlon,
    Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.
    Unė duke pėrvėluar,
    Njerėzit i kam ndrituar.
    Kam qėnė mik me njerinė,
    Andaj i di e mė dinė.
    Gjithė tuajt' i kam parė,
    Mėm' e at' e fis e farė,
    Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
    Qė rrininė mė kėtė vėnt.
    Edhe sot nėr ju ata shoh,
    Se shpirtin e tyre ua njoh,
    Dhe unė si ju jam ndruar
    E jam pėrzjer' e ndryshuar,
    Pa jam bėrė shumė herė
    Zjar e uj' e balt' e erė.
    Jam njė shkėndijė pej qielli
    dhe njė drudhėzė pej dielli.
    Edhe ndėr qiej fluturonj,
    Edhe brėnda nė det qėndronj,
    Shumė herė fle nė baltė,
    Diku ndodhem dhe nė mjaltė
    Bėnem qėngj e kec i pirė,
    Lul' e bar e gjeth i mbirė.
    Dua shumė fjalė t'u them,
    Po trėmbem mos i bėnj ujem.
    E ku shkruhenė nė kartė
    Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga elbasanas : 26-01-2005 mė 05:14

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Duhej zgjedh nji dialekt per shqipen zyrtare edhe u venos te ishte Toskerishtja. Cfare po thoni ju njerez qe Shqipja zyrtare duhet te jete 50% tosk e 50% Geg. Ajo eshte e pamundur.

    Perpara se te hidhemi n' konkluzione, duhet te sjellim me shume informacione per kongresin ne te cilin u vendos kjo gje. Kush merrte pjese ? Ca u tha? Ca u be? Pse u vendos toskerishtja? etj,etj.

    Megjithate eshte interesant fakti qe ne koherat e sotme dialekti Geg konsiderohet inferior edhe esht drejt zhdukjes.

  3. #23
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Nėn Flamujt e Melankonisė
    Nė vendin tonė
    kudo valojnė
    flamujt e njė melankolie
    tė trishtueshme...
    ... dhe askush s'mund tė thotė
    se kėtu rron
    njė popull qė ndėrton
    diēka tė re.
    Aty kėtu nė hijet
    e flamujve
    mund tė shifet
    njė mund, njė pėrpjekje
    e madhe pėrmbi vdekje
    pėr tė pjellė diēka tė madhe,
    pėr tė qitė nė dritė njė xhind!
    Por, (o ironi)
    nga ajo pėrpjekje lind
    vetėm njė mi.
    Dhe kėshtu kjo komedi
    na plas dellin e gazit,
    nsa prej marazit
    pėlcasim.
    Nė prakun e ēdo banese
    ku ka ndoj shenj jetese
    valon nga njė flamur
    melankolie tė trishtueshme

    Labeat urdhero nje poeme te Migjenit ku duken qarte karakteristikat e letrares se sotme por me influeneca te gegerishtes se autorit. Dhe te lutem shume mos i thuaj letrares toskerisht se nuk ben gje tjeter vecse ndjell cmire, nese disa injorante i thone malesoreve "cecen" atehere behesh dhe ti si ata me keto ndarrjet e tjera. Mesa di une Migjeni vdiq ne 1938 kur Enverin as qe e njihte njeri, pra duket qarte se letrarja kishte hyre para se te vinte dulla ne fuqi. Artikullin e atij zoterise e lexova dhe nuk ishte gje tjeter vecse nga ato sensacionet qe permenda.

    xeni nuk kam pse t'i kerkoje falje njeriut, fundja fundit une vet nga Shqiperia e Mesme jam, biles nga zona ku flitet nje idiome me e afert me dilaketin geg. Saper huazimet e Gegerishtes "nuk e luan topi" po kjo nuk eshte ofendim, pse gjuha qe perdorim tani si letrare nuk eshte katandisur ne nje mozaik huazimesh (merr nje gazete ta lexosh dhe do me kuptosh -megjithese une shume here detyrohem te mbaj me vete nje fjalor italian dhe anglez per te kuptuar fjalet). Ne kete moment nuk me jepet mundesia te bej nje analize me te gjere, se kam edhe provime por po mundi labeati ta na gjej ndonje fjalor geg e tosk ketu ne internet shkojme dhe ta veshtrojme me gjithe qejf se mbase kuptoni ndonje gje.

    Mbase mund te jet dicka e mire nga ana gjuhesore te kultivohen dialektet -sepse shtojne larmine gjuhesore dhe pasurite folklorike- por te hedhesh poshte gjuhen letrare per tekat e disa mendjengushteve dhe ambicjozeve eshte kthim i historise mbrapsht (Enveri thone se i tha ndal historise per 50 vjet por nese ne duam te kthehemi mbrapa, para se te vinte Enveri ne fuqi dhe te krijojme gjuhe te re atehere ne i themi ndal historise edhe 65 vjet te tjera dhe keshtu shkojme 115 vjet mbrapa. Shpresoj ta kuptoni se c'do te thote kjo!). Nese besoni se Gegerishtja u shtyp, bujrum ja ku jemi fliteni sa te doni se nuk ja u ndalon njeri por nese qellimi juaj eshte me te vertet perforcimi i imunietetit kombtar atehere ne shtepite tuaja flisni gegerishten por mos harroni se kemi nje letrare te fituar me mund dhe teper frytdhenese. Nese jeni me te vertet idealiste atehere mos na ktheni 115 vjet mbrapa por na coni me perpara duke e pasuruar me teper letraren, nese Gegerishtja paska gjera me te cmueshme se letrarja atehere merrini keto gjera dhe bashkojini me pjesen tjeter te letrares. Qellimi i letrares eshte qe te merren vesh Shqiptaret me njeri tjetrin sa me leht dhe sa me bukur. Nese ju dini nje menyre me te cilen do e beni letraren me te lehte dhe me te bukur atehere duhet t'ju vejme ne te njejtin nivel me rilindasit por nese ju doni te na i veshtirsoni me teper komunikimin me nje gjuhe te re -per te cilen nuk ekziston as edhe nje fjalor standart- atehere ju nuk jeni rilindas por jeni disa utopista (sic ishte edhe Enveri)!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga elbasanas
    ne koherat e sotme dialekti Geg konsiderohet inferior edhe esht drejt zhdukjes.
    Kush e konsideron inferior????
    Ata qi dojne me e kthye historine me kambe ne vend te krese. Po, po per ata inferior asht gegnishtja (ndaj kuj?), armik i popullit asht patrioti, hero asht krimineli...

    Mos u ban merak se nuk zhduket jo nji gjuhe qi e flet 2/3 e shqiptareve, nji gjuhe me shekuj tradite te shkrueme, nji gjuhe ne te cilen jane krijue kryevepra prej koloseve te kombit.
    A ju cudit fakti se si asht katandise shqipja zyrtare e 1973?!



    Persa i perket ketyne vargjeve te Migjenit, deshta me pyet ndonji qi din ma shume, a jane origjinalet keto apo te "retushueme"?
    Gjithsesi o Kryeplak , rrena ma e madhe ndertohet tue marre nji fragment te se vertetes jash kontekstit. Ne se Migjeni ka shkrue vetem nji ne tosknisht e tane vepren tjeter te madhe ne gegnisht a thue verteton cka thue ti?
    Problemi i jot e i disave si ti asht qi sot jetojme ne liri e keshtu qi a e shkruejn apo e flasin geget gegnishten ne shpi a ne rruge, ne libra a ne radio nuk presin ma me ja lejue kush.

    Hegjemonija me dhune ka marre fund. Bani mire me e marre parasysh e mos me fole si kukuvaca. Ne se doni mos me mbete mrapa historise.


    PS/ Gjanat nderrojne e gabimet duhen riparue. S'ka ma keshtu asht e keshtu po e lajme. Keshtu thonte edhe dikush tjeter: Kena nji parti per tane popullin ne unitet, mos kerkoni pluralizem tue na kthye shume vjet mrapa. A thue ishte me te vertete pluralizmi kthim mrapa ne krahasim me diktaturen?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 26-01-2005 mė 11:40

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Ndejta pa u perzie n'kyt teme, se nuk kisha muejte me shkrue pa emocion. Kryeplak, tham se nuk asht kush tue luejte "kush e hedhe sh*rren ma larg" me ty, e as asht kush tue thane se Tosknishtja nuk ka vlera. Ti n'dac prandoje e n'dac mos, por Gegnishtes i asht ba dam i madh prej sistemit t'arsimit e vazhdon e i bahet. Kur marr email prej shokeve shkodrane, e shof se nuk dine me shkrue Gegnisht. Gjuha Shqipe qi msohet sot nder shkolla asht me t'marr vaji. Nuk e shof logjiken te kjo shkalle e nalte e hipokrizise, qi 2/3 e Shqipnise (mos harro Kosoven) duhen me pretendue e me msue nji gjuhe/dialekt qi nuk flasin, se perndrysh mbesin n'klase. I rrnofte nota, se n'sherbim nuk hin.
    Defend the second amendment

  6. #26
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    LAbeat nuk e lexova te gjithe postimin por me zuri syri dicka per Toskanen. Mbase ajo qe ka dashur te thoshte i plotfuqishmi , eshte se Etruret, Etrusket, mendohen te jene nje dege e Toskeve te Shqiperise. Ka teza te fuqishme te Nermin Vlores rreth kesaj ceshtjeje, dhe madje sistemi i adhurimit te con mbrapsht tek Dodona.

    Mbase do jet ngaterruar ai.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #27
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė mendoj se tani krijimi i Komisioneve pėr Shqyrtimin dhe Reformimin e Gjuhės sė Njėsuar nga Akademitė e Shkencave tė Tiranės dhe Prishtinės do tė sjell edhe ndryshimet dhe reformimet e shumėpritura nga tė gjithė ne tė Gjuhės sė Njėsuar.

    Unė mendoj se do tė ishte mirė qė Gjuhės sė Njėsuar ti shtohen edhe elementet tjera tė gegėrishtes qė nuk janė tė pėrfshira nė tė, pa prekur gjuhėn e sotme tė njėsuar, elementet e toskėrishtes nė Gjuhėn e Sotme tė Njėsuar. Pra, gjuhė e njėsuar tė jetė sikur "Unė jam duke bėrė" ashtu edhe "Unė jom tuj bo". Pra, gjuha e njėsuar tė jetė sa mė afėr gjuhės sė folur dhe tė pėrfshijė qė tė dy dialektet nė tė, si dy mėnyra tė ndryshme tė shprehurish.

    Kėshtu, jo vetėm qė nuk po nėnēmohen gegėt por njėkohėsisht edhe po pasurohet gjuha e njėsuar shqipe me pėrfshirjen e fjalėve, frazave, dhe mėnyrave tė tė shprehurit tė gegėrishtes nė tė. Pastaj, kjo gjuhė e njėsuar (pra, gegėrishtja dhe toskėrishtja sė bashku) tė mėsohet nė shkolla pa dallim si tek toskėt ashtu edhe tek gegėt. Poashtu tė pėrdoret nė libra, institucione, media etj.

    Sa mė shumė fjalė, fraza, shprehje etj. tė ketė njė gjuhė aq mė e pasur ėshtė ajo. Kėshtu qė, mendoj qė kjo ėshtė reforma dhe ndryshimi qė duhet t'i bėhet gjuhės sė njėsuar.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #28
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Dodoni faleminderit per pergjigjen, se nga perkrahesit e dialektit geg (mbase do ishte me mire t'i heqim termat "gegerisht" dhe "toskerisht" perderisa nuk perbejne gjuhe te vecanta) ne kete teme je i pari qe solle nje propozim, pak te veshtire per mendimin tim, te themeluar ashtu sic e mendon. Se keta te tjeret duket se qekan me shume adhurues te sensacionit dhe urrejtjes!

    Labeat nje gje nuk kuptova une nga ajo etimologjia reth Gjirokastres : ti thua se ishte "gjinokaster" nga "gjin" dhe "kaster" (pse nuk e bere me mire "gjinokasten"), po kjo "kaster" nuk eshte fjale greke? Perderisa shtesa e dyte eshte greke nuk eshte me llogjike te pranojme se i gjithe emri eshte grek (i huazuar nga te pashkolluarit/analfabete Arber te Mesjetes) dhe del nga "argjiro-kaster" qe ka kuptim te plote ne Greqisht ? Dua mendimin tend nga ana etimologjike, nese mundesh, dhe jo nga ana zhurmuese ku dukesh me i afte! flm

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Le te lexojme pra shkrimin e nje intelektuali te ri, linguist i lauruem nga Universitetet italiane:


    DIKTATI GJEO-LINGUISTIK I TĖ PĖRKOHSHMEVE SHQIPTARE

    ARDIAN NDRECA


    Globalizimi po ēon pėrditė e mā shumė botėn drejt nji uniformiteti: gjuhet, zakonesh, mendimesh, konfliktesh e shijesh - qė vendosen prej arsyes sė tregut e shpeshherė pėrftohet nė kundėshtim me dinjitetin e personit, me thelbin e kulturės e tė artit e janė kundėr traditave tė mira qė kombet ruejn e prej tė cilave jetojnė.
    Por kur globalizimi bāhet diktat, bān qė marrija globale tė vetquhet normė e tė mos pranojė asnji alternativė pėrveē vetvetes.
    Sot ka shumė tė pėrkohshme shqiptare tė cilat pėr shkak tė sė ashtuquejtunes “vijė menaxheriale” nuk pranojnė nė faqet e tyne shkrime gegnisht. Koherenca ekstreme kishte me kėrkue prej tyne qė tė mos botojnė as edhe nji rresht prej Gj. Fishtės, N. Mjedės, F. Shirokės, E. Koliqit, M. Camajt etj. Ishte dashtė bile qė kėto tė pėrkohshme t’i pregatisin shpirtnisht lexuesat e tyne sa herė qė tė duen me citue nji varg a nji rresht nė gegnisht, tue shkrue: «kujdes, po citojmė prej njė gjuhe qė jemi pėrpjekur ta zhdukim...».
    Ndėr kėto tė pėrkohshme bājnė pjesė gazeta tė reja e tė vjetra, tė nderueme e tė pandershme, por tė bashkueme prej «ē-arsyetimit» dembel (pritesa āsht nana e gjith tė zezave!) qė i mohon mā shumė se gjysmės sė shqiptarėve tė drejtėn me u paraqitė ndėr faqet e veta. Organet e vjetra mund t’i shqyrtojnė edhe gerontologu (heqimi i pleqve), mbasi gjanat e vjetra munden me qenė edhe gjana tė vjetrueme, sa pėr ato tė rejat s’kam fjalė, pse janė sot pėr nesėr - si aksionerėt e tyne teveqela.
    Pyetja kishte me qenė kjo: ai qė vendos pėr “vijėn” e nji gazete a ka dijenķ pėr gjuhėn shqipe, apo ndodhet nė “fronin” ku merren vendimet vetėm falė alkimisė sė shtrigave qė i kanė mundėsue nji njeriu me pak klasė shkollė me pasė dy lekė nė xhep e dy lakeēa mbas vetes?
    Po marrim nė konsideratė vetėm nji fakt tė thjeshtė: tue ju mohue gegnishtes e drejta me u shkrue (kėtu e shohim identik faktin shkrim/botim), mėnjanohet prej kulturės sonė nji numėr jo i vogėl fjalėsh tė urta, proverbash dhe nji bazė frazeologjike qė toskėnishtja nuk e ka, pse natyrisht ka nji pasunķ tjetėr. Kėshtu, gjuha shqipe kufizohet vetėm te nji pjesė e visarit tė saj, te ajo pjesė qė standardi apo tosknishtja e ngritun nė rang standardi ka tė vetėn. Ne kemi respekt pėr shkrimtarėt e mirėfilltė toskė, i duem dhe i kuptojmė ata, sidomos ata qė njehen si klasikė tė letėrsisė sonė (Naimi, Ēajupi, Asdreni, Konica, Poradeci, Kuteli, Noli). Ne i kuptojmė dhe i duem, pra jemi ndryshe prej shumė shakllabanave qė s’e duen gegnishten e shkrueme vetėm pse janė mėsue me lexue libra qė pėr me i kuptue mjafton fjalori i kasapit, i kapterrit dhe i qoftexhisė – tė marrun sė bashkut. Nė qoftė se injorantat do tė kishin pasė tė drejtėn me shqymb e me shkallmue gjithēka qė nuk mbėrrijnė me kuptue, shumė shpejt do tė ishin zhdukė edhe klasikėt toskė tė letėrsisė sonė, gja qė mjerisht sot po vėrehet gjithnji e mā shumė.

    (vijon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 28-01-2005 mė 15:52

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    (vijim)
    Duem jo vetėm qė asgja mos ta cėnojnė pasuninė e letėrsisė sė shkrueme tosknisht, por tue qenė se shkrimet shqipe nuk fillojnė e as nuk mbarojnė vetėm me autorė toskė – tė mbėrrijmė me pėshtue edhe visarin gegė tė letėrsisė sonė. Ne deri edhe shqipen nė flamur e kemi me dy krena, atėherė pse tė mbajmė nji letėrsķ me nji krye?
    Āsht i pabazė kundėrshtimi i atyne qė thonė se askush nuk pengon me shkrue e me botue gegnisht.
    Deri dje pengonte higjiena sterilizante e tiranosaurit, ndėrsa sot ligji pėr dobsi tė veten e tė atyne qė e aplikojnė nuk āsht nė gjendje me dėnue as vjedhjet e vrasjet e jo mā «shkelje» tė tilla si shpluhnimin e gegnishtes: kėtė shkelje «tė dėnueshme penalisht» - siē u shpreh nji gjuhėtar me mbiemėn ēelikut.
    Tash sė fundi Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė ka hartue nji projektligj (sic!) qė e ka dorėzue nė Kuvend me qėllimin me mbrojt pėrdorimin dhe zbatimin e standardit, bile misat e kėtij Instituti janė zgjue prej nji gjumi shumė tė gjatė dhe i ka ra ndėr mend se duhet me shti rishtas mėsimin e shqipes nė shkollat e mesme. Nuk āsht pėr me u habit, mbasi simbas logjikės juridike i pėrket legjislatorit me mbrojtė normėn qė ka vendos, dhe sigurisht norma e standardit gjuhėsor āsht vendos nė unison prej Kuvendit (asokohe: popullor). Pra, Jorgo Bulua me shokė – pėr me mbrojt standardin - nuk i apelohet asnji forumi intelektual qė udhėhiqet prej parimesh shkencore, por i ban thirrje Kuvendit me shpall nji ligj pėr kėtė ēėshtje, mbasi dihet qė Kuvendi āsht plot me kompetenta, tė gatshėm me ēue gishtin pėr me mbrojtė vendimet e parardhėsve tė tyne tė viteve ’70.
    Por, diēka ka luejt nė qershorin e kaluem nė Kosovė, kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve u shpreh me anėn e nji deklarate - ku ndihej qartė fryma e vjetėr trockiste-marksiste - se standardi duhet tė rishikohet; ndėr tė tjera aty shkruhej se: “Toskėrishtja, me prestigjin e bazės sė gjuhės sė pėrbashkėt, ushtron trysni efektive” mbi realitetin gjuhėsor shqiptar, gja qė “mund tė ngrejė ndjenjėn «e pabarazisė subjektive gjuhėsore» qė pasqyrohet si pabarazi shoqėrore”.
    Mbas kėsaj deklarate sibiline s’mujti me ndejt pa hy nė valle as Rexhep Mejdani, me na kujtue vlerat e standardit e forcėn e tij integruese, por mori nji pėrgjegje publike prej Migjen Kelmendit, i cili ndėr tė tjera i kujtoi “tendencėn e glotofagis ndaj gegnishtes”.
    Nuk ka kalue vjeta qysh se veteranėt e Kongresit tė Drejtshkrimit festuen datėn e tyne jubilare tue pasė ftue vetėm ata qė janė tė nji mendje me idenė e tyne; pėr arsye natyrale mungojshin (vetėm fizikisht) nė lozhe figurat e ndrituna qė 30 vjet mā parė ndiqshin me dashuni atnore punimet e Kongresit. Por fryma ishte e njejtė, mbasi referatet duhet tė dorzoheshin nė drejtori nji muej mā parė. A. Klosi nė nji letėr publike drejtue mbledhjes nostalgjike nėnvizoi se:
    “Gjuha standarde shqiptare ėshtė varianti tosk me nja dy shtesa, tė marra nga gegėnishtja, si prapashtesa –ues dhe fjalė si ranishte e zanore, qė nuk ndryshojnė asgjė nga karakteri i saj thjesht tosk. Nga varianti, apo variantet veriore tė shqipes nė kėtė gjuhė tė normuar nuk u mor asgjė prej tingėllimit tė tyre (as zanore tė gjata e tė shkurtra, as hundorėsia etj.), pra hiēgjė nė pikėpamje fonetike dhe po asgjė nė gramatikė” – dhe vijonte A. Klosi:
    “Toskėrishtja me gegėnishten nuk kanė qenė asnjėherė tė njėsuara dhe as nuk mund tė njėsohen nga ndonjė tryezė akademike; ato do mund tė ishin afruar pas disa brezash, sikundėr jua patėn thėnė Aleksandėr Xhuvani e Eqrem Ēabej qysh nė vitin 1952 (po ju nuk dėgjonit ata, por dėgjonit zyrtarėt e lartė tė PPSh, pasi fundja ata ju mbanin me rrogė)”.

    (vijon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labeati : 28-01-2005 mė 15:00

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    (vijim)
    * * *
    Sot gegnishten e dėnon diktati dhe mendėsia barbare e atyne qė vetėm me dhunė kanė mujtė me e fundos. E pra dhuna nuk āsht shenj i nji intelekti tė zhvilluem e ndjesish tė pastra qytetare!
    Sot aty-kėtu shihen edhe tentativa tė dėshtueme me kthye nė standard shprehje e frazeologjķ gege e deri edhe vargje tė ndonji poeti si Fishta, por kėto janė patologjina kalimtare qė bājnė me qeshė edhe pulat e Gegnķs e tė Tosknķs.
    Duhet thanė se «Hylli i Dritės» (nova series) i rilindun pėr pak kohė falė pėrkushtimit tė At Zef Pllumit, edhe pse revistė tradicionalisht gege mirėpriti artikuj e shkrime tosknisht. Tė njejten vijė po mundohen me ndjekė sot «Bota Shqiptare» nė Romė, «Java» nė Prishtinė, «Milosaoja» dhe «Arsi» nė Tiranė etj.
    Kur e pyeta «dreqtorin» e nji gazete tė mirėnjohtun shqiptare pse nuk pranonte shkrime gegnisht, m’u pėrgjegj se ai vetė s’merrte vesht kurrgja n’at punė, por kėshtu kishin vendos redaktorat e tij, tė cilėt ishin shkollue ndėr mejtepet e Partisė.
    M’erdhi me i thanė: - Ti mor zotnķ, n’mos dijsh me vozitė pse mban sule, pse s’ka ēka tė duhet. Por ai, menjiherė mė sqaroi se po tė binte ndryshe lodra kishte me kcye ndryshe edhe ai vetė.
    Qe pra, na dolėn prapė redaktorat, kėto qenje tė shpėrlame qė deri dje ishin rrėcokėt(1) e atij tiranosaurit qė i thojshin «Partia e Punės», kurse sot, si kontorsionista (nji rod pehlivanit) mundohen me na dhanė me pi ujin e budallės.
    Mjerė na atėherė, kur ulen malet e ēohen sukat, pse me mend kena mbetė aty ku kena qenė para 14 vjetėsh.
    Dikur Fan Noli botonte «dekllaratat» e veta tosknisht te gazeta «Ora e Maleve» e Shuk Gurakuqit, kurse Millosh Gjergj Nikolla botonte gegnisht te “Bota e re” e te “Illyria”. Kah ana tjetėr Mehdi Frashėri, Gabriel Meksi, Eqrem Ēabej, Spiro Konda e tė tjerė botojshin tosknisht te “Hylli i Dritės”, ndėrsa tanė vendi pėrdorte regjistra tė administratės e formularė zyrtarė tė shtypun nė gegnishten e Elbasanit. Edhe vetė E. Hoxha desht me na nderue tue shtyp veprėn e tij tė parė (botimi i parė) gegnisht, por kur e pau se s’pat fort lexuesa e ndrroj «drugo kajde» per ato 100 veprat tjera qė pasuene.
    Kurse sot mendėsija shqiptare, mjerisht e sėmundė prej nji sindrome moniste 50-vjeēare tė eksportueme nė pleqninė e vet deri edhe n’atdheun e demokracisė, pretendon me ushtrue diktatin gjeo-linguistik: «o shkruani si themi neve o ndryshe s’ka!».
    Diktati āsht vorfnija mendore e shpirtnore qė don me u imponue si rregull jetet, e kjo vorfnķ āsht njikohėsisht nana dhe bija e marrisė, e cila si lija e keqe, po s’u kalue nė fėminķ rrezikon me e mbytė njeriun nė moshė tė pjekun.
    Sapo kena dalė prej nji epoke ku ky «aut-aut» ishte familjar, por mos tė harrojmė se letėrsija shqipe s’pati ndonji pėrfitim tė madh prej faktit qė Zef Zorba, Primo Shllaku, Zef Pllumi, Anton Ēefa, Andrea Skanjeti, Lec Shllaku, Nikoll Mazrreku, Sandėr Gera,Tefė Krroqi, Ernest Perdoda e disa dhjeta tė tjerė parapėlqyene mos me shkrue sesa me ju nėnshtrue diktatit tjetėrsues.
    Mbasandej diktatet bijnė me vete gjithmonė nji letėrsķ tė shkrueme nė mėnyren urdhnore, e cila dihet qė āsht e vorfėn nė forma – aq sa i mungon edhe veta e parė. Kurse ne na pėlqen nji letėrsķ e lirė e shkrueme nė gjuhėn e dashunisė dhe jo nė gjuhėn e pronarėve tė pėrkohshmeve tė vjetra e tė reja.
    Pėr mendėsinė e lbozun (tosk. me blozė) tė diktatit gjeo-linguistik kishim me i kėshillue tė sėmundve me pi bar dyndės(2) pse kishte me ja ēlirue rrėcokun prej shumė gjanash tė nditshme e gurathepash qė i mundojnė tash nji gjysmė shekulli.


    Fund
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labeati : 28-01-2005 mė 15:02

  12. #32
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Labeat e lexova shumicen e shkrimit te atij zoterise, pergjithesisht hedh disa problematika qe nuk mund te lihen pa u vezhguar por me thene te drejten nga nje gjuhetar prisja qe shkrimi te perqendrohej tek ana gjuhesore (per te cilen shkrimtari mund te jet me i afte) por gjuhetari kishte preferuar anen historike (si gjithe te tjeret te te njejtit stil). Ajo qe me beri me shume pershtypje ishte se gjuhetari kishte marre mundimin te shkruaj ne dialektin geg me reth 80% te fjaleve te jen nga letrarja (te cilat fjale/fraza mund t'u "zevendesonin" nga dialekti geg). Dhe do doja me te vertet te shikonim nese kjo dukuri eshte pasoje e mosnjohjes se dialektit geg nga shkrimtari, pasoje e deshires se shkrimtarit thjesht te lej nje pershtypje duke perdorur percaret disa menyra shprehese gege apo pasoje e mosmundjes se plotesimit te ambjentit kuptimor te artikullit ne trajten gege nga ana e shkrimtarit, dhe e cdokujt tjetri me gjendjen ne te cilen gjendet ky dialekt sot?

    Megjithate dicka duket e sigurte, fenomene si rasti me shkrimin e mesiperm (ku nje perzierje shfaqet si "gegerisht") por edhe i shume autoreve te tjere do kishin si rezultat qe nese te hidhej poshte gjuha standarte qe kemi tani atehere do jet e pamundur te krijohet nje gjuhe standarte tjeter (keto lloj shkrimesh nuk bejne gjuhe standarte), pa hyrur ne zgjedhjen se dicka e tille do ishte e mire apo e keqe (ja u lej ne vendimin tuaj).

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. ku eshte ndryshimi midis ketyre fakulteteve?
    Nga flaibi nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 18:44
  2. Ndryshimi ndėrmjet....
    Nga ClaY_MorE nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-02-2007, 10:19
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-12-2005, 21:29
  4. Ndryshimi midis gruas shqiptare dhe amerikane
    Nga Strwbry nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-02-2005, 00:21
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 07:36

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •