Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-01-2005
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Smile Cili eshte ndryshimi midis dialektit geg dhe tosk?

    Ju pershendes te gjitheve!!!

    Jam gjysme gjermane, gjysme shqiptare e jam e re ne kete forum......

    Kam nje pyetje per gjitheve kush mundet te me nihmojne:
    Cili eshte ndryshimi midis dialektit geg dhe tosk? (verior dhe jugor)

    Si "mendova - mendojsha" ose "kam punuar - kam punue" e tjeter...

    Falm!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Lexuesja
    Anėtarėsuar
    11-11-2003
    Postime
    187
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pershendetje

    Po mundohem te jap nje pergjigje te thjesht , me aq sa une kam njohuri , dhe pervoje nga jeta .

    Gjuha shqipe eshte folur me shekuj ne : - Gegerisht Toskerisht dhe Arberisht .
    Pervec ketyre dialekteve te gjuhes shqipe qe permenda me siper , sot perdorim nje variant te katert "gjuha letrare e njesuar ", eshte gjuha shqipe zyrtare . Gegerishtja eshte nje dialekt me i pasur se dialekti Tosk . Kjo bazohet qe ne kohen e rilindjes , ku duke krahasuar Fishten qe ishte Geg dhe Naimin qe ishte Tosk , kishin nje diferenc te madhe ne fjalet e permendura ne veprat e tyre . Ne veprat e Naimit permenden vetem 6000 fjale , e ndersa ne veprat e Gjergj Fishtes , permenden 20.000 fjale .
    Ndryshimi midis dialektit Geg dhe atij Tosk , mendoj se jan shume , por ketu po jap vetem nje shembull :

    Te dy dialektet kane te njejtat seri zanoresh gojore: a, e, ė, i, o.
    Gegerishtja ka ruajtur paskanjoren, te cilen toskerishtja e
    zevendson me nji perifraze qellimore: me ba/per te bere, me kendue/per
    te kenduar. Ky esht nji ndryshim madhor, i cili reflektohet ne
    t'ardheshmen gegerishte: kam me ba(kam + paskajore), kurse toskerishtja
    ka do te bej (do + lidhore), si edhe ne te kaluaren e kushtores: kisha
    me ba - toskenishtja ka do te beja.

    Theksimi i fjaleve nuk eshte i njejte ne te dy dialektet .

    Zanores gegerishte (e) hundore i pėrgjigjet ne toskerishte ose nji ė.

    Dmth , dialekti Gegerisht ndaj atij Toskerisht ka ndryshime , por ato ndryshime duhet nje gjuhėtar i mire , qe ti citojoj ketu ndryshimet me shembuj dhe me baza .

    Te dy dialektet e shqipes, ashtu si dialektet e cdo gjuhe, karakterizohen nga prania e elementeve gjuhesore te perbashketa dhe e disa elementeve te vecanta qe i dallojne midis tyre. Elementet e perbashketa ne sistemin fonetik, ne strukturen gramatikore dhe ne fjalor jane pa krahasim me te shumta dhe me te rendesishme sesa elementet qe i dallojne keto dy dialekte, dhe perbejne ate qe mund te quhet njesia e shqipes si gjuhe kombetare e te gjithe shqiptareve. Dallimet midis dialekteve, nendialekteve dhe te folmeve te gjuhes shqipe jane mjaft me te pakta dhe me te vogla per nga pesha sesa dallimet dialektore dhe nendialektore te shume gjuheve te tjera.

    Dallimet midis dialekteve, nendialekteve dhe te folmeve te gjuhes shqipe jane me teper te karakterit fonetik. Natyrisht ka edhe dallime te karakterit gramatikor, por keto jane fare te pakta. Mjafton te permendim ketu se struktura morfologjike eshte pothuaj e njejte ne te gjitha te folmet e shqipes. Me perjashtim te formes se paskajores te tipit me punue, qe nuk e kane te folmet e dialektit jugor, nuk ka forme gramatikore qe te mos jete e njohur si ne pjesen veriore ashtu edhe ne pjesen jugore te truallit gjuhesor shqiptar.
    Dialektet mund te evuloje me kalimin e kohes , dhe te kthehet ne nje gjuhe te perbashket zyrtare per te gjithe kombin tone .




    Lexusja
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,315
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.

    Dialektet e Gjuhės Shqipe

    Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor (toskėrishtja).

    Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).

    Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht, janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e sė ardhmes: do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    01-08-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jam dakord me parashkruesit, por kisha me shtue se si pasoje e diktatures toske komuniste mbas 1944, dialekti i gegnishtes u reduktue ne perdorimin zyrtar deri ne ndalimin e tij mbas kongresit per gjuhen e njesuar shqipe ne vitet '70.

    komisioni i ngritun per ket qellim nen udhezimet e diktatorit gjinokastrit caktoi si gjuhe te njsueme, toskenishten duke injorue mbi 70-80% te popullit shqiptar si dhe duke injorue 90% te letersise shqiptare te paraluftes, si dhe veprat e rilindasve.

    vetem fjale te shkeputuna qe i mungojne dialektit tosk u huazuan prej gegnishtes copa copa si b.f. thuhet "rere" por meqe nuk thuhet "rerishte" kane huajtuar nga genishtja "ranishte" por duke lane jashte "rane". Absurditet.

    Po ashtu pranohen te plota fjalet toske si pasoje e rotacionit duke perjashtuar fjalet origjinale te ruajtuna ne gegnisht si p.sh.
    Thuhet gegerisht ne vend te Gegenisht.
    Thuhet Vlora ne vend te Vlona (emri i lashte Valona pra me "n").
    Thuhet Gjirokaster ne vend te Gjinokaster (kalaja e Gjinit (Zenebishit) pra me "n").

    Kjo gjuhe e njisueme qe pengon 80% te shqiptarve me u shprehe lirisht ne gjuhen e nanes, duke i detyrue me perkthye mendimet e veta ne gjuhen artificiale te krijuar nga diktatori ka rrezik me i nda shqiptaret mbasi kane fillue ne shumice shkrime ne gegnishten puro nga shkrimtare e publicista te brezit te ri si A.brahusha, Sh.kelmendi, A.ndreca, etj qe po vazhdojne gjurmet e Fishtes, Mjedes, Koliqit, Camajt. Pipes e qindra shkrimtareve te tjere.

    Gjuha e njisueme duhet me u rishikue sa ma shpejt, per me i dhane hapsine te barabarte te 2 dialekteve.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Mosha
    43
    Postime
    2,574
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Thuhet Gjirokaster ne vend te Gjinokaster (kalaja e Gjinit (Zenebishit) pra me "n").
    Me falni qe po e devijoj pak temen por doja ta kisha pak me te qarte kete punen e emrit Gjirokaster. Kam pershtypjen se ky emer nuk do te thote kalaja e Gjinit, por kalaja e Argjirose. Nese eshte keshtu si e them une, atehere eshte i drejte emri Gjirokaster dhe jo Gjinokaster.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    01-08-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga liveintwoplaces
    Me falni qe po e devijoj pak temen por doja ta kisha pak me te qarte kete punen e emrit Gjirokaster. Kam pershtypjen se ky emer nuk do te thote kalaja e Gjinit, por kalaja e Argjirose. Nese eshte keshtu si e them une, atehere eshte i drejte emri Gjirokaster dhe jo Gjinokaster.
    Live....,

    Argjiro-ja eshte nje legjende ashtu sic eshte edhe "Rozafa" e kalase se Shkodres. Nuk ka asnje fakt historik qe te vertetoje ekzistencen e kesa gruaje.

    ndersa faktet jane qe feudali shqiptar Gjin (ose Gjin Bue Shpata ose Gjin Zenebishi nuk jam i sigurte) i dhane emrin e vet forteses duke u quajtuar Gjino-kaster ose kalaja e Gjineve.

    megjithate ky eshte thjesht nje shembull ne dukurine e rotacionit te dialektit tosk qe "n" e kthen ne "r", e cila dukuri u zyrtarizua me gjuhen e njesuar duke perjashtuar fjalet origjinale. Shembuj te tjere jane:

    Vlona - Valona (ne lashtesi Aulona)
    Arbėn - Arbėr (ne mesjete alban - arban)
    Shqipėni - Shqiperi
    Agjenim - Agjerim
    Botenore - Boterore
    Atnor - Ateror etj

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Mosha
    43
    Postime
    2,574
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Labeati, faleminderit per pergjigjen!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 11-01-2005 mė 04:57
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-01-2005
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    po, faleminderit shume te gjitheve!

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    32
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kush ka njoftime reth dy dilaketve mire ben qe i sjell po nga andej e tutje e quaj teper trashanike te ngatrohen dukurite gjuhesore me politiken ose ambiciet tona. Gjuhetaret Shqiptare e bene shume mire punen e tyre vitet e kaluara, ajo qe ben nuk ishte te shfarrosnin gegerishten por ta menjanonin ate ne aspektin shkrimor. Gegerishtja ne aspektin shkrimor ishte nje dialekt teper problematik nesaj te mangesive te saj te medha ne fushen gramatikore dhe frazeologjike, nuk eshte aspak e cudit'cme qe ne shkrimet gege nuk gjen nje menyre te caktuar te shprehjes ne folje (dmth. per te njejten kohe, te njejten vete, te njejten menyre gjeje te njejten folje ne disa menyra te c'rregullta te cilat shume here vet autoret i ngatronin midis tyre). Gjithashtu Gegerishtja ka shume here me teper huazime se Toskerishtja. Per kete dhe shume shkaqe te tjera historike gjuhetaret, para se te vinte Enveri ne fuqi por edhe mbas, krijuan nje gjuhe letrare duke marre fjale nga cdo dialekt dhe cdo idiome e vatrave shqiptare por duke perdorur si baze gramatikore, frazeologjike dhe fonetike dialektin geg. Bravo i qofte, se me trute e disa Shqiptareve mund te ishim ndare ne dy kombe sot!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    01-08-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Kush ka njoftime reth dy dilaketve mire ben qe i sjell po nga andej e tutje e quaj teper trashanike te ngatrohen dukurite gjuhesore me politiken ose ambiciet tona.
    Trashanike quan ate qe nuk te intereson ty o Kryeplak.

    Pse te mos i veme gjerave emrin qe kane?

    Ne kohe te komunizmit nuk behej asgje e palidhur me politiken. Kenga, muzika, letersia, aq me teper gjuha ishin pjese e politikes.

    Masakrimi (apo menjanimi sic e quan ti) i gegnishtes kishte arsye puro politike nga junta ne pushtet qe duke filluar nga Enveri 90% e birose (pra ata qe benin ligjin) ishin toske.

    deri atehere (bile marr guximin te them deri sot e kesaj dite), letersia ne gegenisht eshte letersia me e zhvilluar dhe me e kultivuar qe kemi. Poetet e shkrimtaret me te medhenj te kombit jane:
    Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Migjeni pa mohuar L.Poradecin dhe F.Nolin.
    (kuptohet nuk llogariten ketu "daullet" dhe "borite" e partise me kenge per buken e re, per kongreset e per tarracat.

    Nder ato moderne jane Koliqi e Camaj. Po ashtu edhe I.Kadare.

    Publicistika, letersia. tekstet mesimore, deri kosrrespondenca zyrtare deri ne vitet '60 ishte ne dialektin geg (me se shumti). Cfare i mungon gjuhes shprehese te Koliqit apo Mjedes qe e paska bie fjala Naime me ato tatata e tototo e bejteve te veta?

    Por meqe shumica e autoreve gege u shpallen "reaksionare" dhe vepra e tyre u mohua, per ti hapur rrugen "lej-feneve" ashtu kete fat pesoi edhe gjuha.

    Por mos harro se gegnishtja eshte gjuhe e kompletuar me gramatike, leksik e metoda qysh ne shek e kaluar.

    Edhe dicka, megjithese shkrimtaret gege ishin superiore ne vellim e kualitet ne vitin 1913 kur u nmblodh "komisia letrare" ku ishin 3 gege e 2 toske, prape vendosen te gjejne nje te mesme dhe zgjodhen si dialekt te pranueshem per te 2 palet dialektin e Shqiperise se mesme (Elbasanit).

    Por kjo lloj tolerance e mirekuptimi nuk i interesonte Enverit me shoke dhe vojti puna te mohohet nje dialekt per hater te nje tjetri. Megjithate edhe gegnishtja po ringjallet sic kam pershkruar me lart nga shkrimtare te brezit te ri e intelektuale qe nuk ka pse perpiqen te formulojne medimet duke i perkthyer ne toskerisht duke qene se kane gjuhen e vet.

  11. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    32
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Megjithate edhe gegnishtja po ringjallet sic kam pershkruar me lart nga shkrimtare te brezit te ri e intelektuale qe nuk ka pse perpiqen te formulojne medimet duke i perkthyer ne toskerisht duke qene se kane gjuhen e vet.
    Labeat ti duhet ta dish me mire se mua se nuk eshte e nevojshme t'i perkthejne ne "toskerisht" kur kane gjuhen Shqipe letrare. Toskerishtja dhe letrarja mund te ken shume gjera te perbashketa por nuk jane kurre e njejta gje (une qe e njoh letraren me te lehte e kam te kuptoj nje Krutan sesa nje Skraparli -sigurisht luan rol edhe ambjenti ne te cilin jam rritur). Ata "intelektualet" qe permend mbase kane harruar "nga zgjuaresia e madhe" se gjuha letrare eshte gjuhe e shenjte sepse ruan imunitetin e nje kombi. Letrarja, e mire apo e keqe, ka nje histori te caktuar dhe ka fituar njohjen nga pjesa me e madhe e popullsise shqiptare dhe keshtu cdo insjative tjeter nuk perben gje tjeter vecse kthimin mbrapsht te akrepave te historise (qe e kemi zakon ne Shqiptaret). Pra nese me te vertet interesohen per ceshtjet kombetare atehere jane te mirepritur te pasurojne letraren me vecori dhe fjale dialektike (sesa te vjedhim fajle te huaja) por nese ata duan te perdorin nje gjuhe qe kuptohet vetem nga gjysma e nje populli atehere ata nuk jane intelektuale por jane percares te kombit.

    flm

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Ndersa faktet jane qe feudali shqiptar Gjin (ose Gjin Bue Shpata ose Gjin Zenebishi nuk jam i sigurte) i dhane emrin e vet forteses duke u quajtuar Gjino-kaster ose kalaja e Gjineve.
    Keshtjella e Gjiroksatres i ka fillimet ne shek e 15, dhe sic dihet dokumentacioni i asaj kohe ne Shqiperi eshte non-egzistent. Legjenda tjeter eshte qe Gjin Bue Shpata eshte nga themeluesit e kesaj kalaje. Por dhe kjo eshte legjende. Nuk ka asnje fakt te mbeshtese kete teori. Keshtu qe si Argjiro si Gjini mund te kene efektin e vete tek emri i Gjirokastres. Emri zyrtar dhe popullor eshte dhe mbetet Gjirokaster. Ti mund ta lakosh emrin sipas qefit, fatmiresisht eshte demokraci.

    Keto replikat e tua Labeat plot vrer nuk i sherbejne aspak ceshtjes kombetare per te cilen me sa duket po perpiqesh te mbeshtetesh. Toskaerishtja ka po aq vlera sa dhe Gegerishtja. Tregove plot zell sesi rilindasit gege mbajten gjalle letersine Shqipe, po harove te permendesh Andonin, Zakon e Naimin apo Cajupin....qe qartesisht nuk i perkasin asaj pjese. Toskerishtja eshte gjuha zyrtare, qe po mesohet jo vetem ne Shqiperi por tashme dhe ne Kosove e maqedoni. Nuk ka dialekt me te mire apo me te keq, por ka dialekt zyrtar. E deri tani dialekti zyrtar eshte Toskerishtja. Per sa kohe qe mos te jesh ti ne pushtet mesohu te jetosh me kete situate, kur te vish ne pushtet mund ti ndrosh dialektet sipas qefit tend.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Disa mendime dhe pėrcaktime rreth gjuhės sė sotme zyrtare shqipe

    Hans-Joachim Lanksch


    Cosi ne mio parlar
    Voglio esser aspro


    Pėrkitazi me rishikimin e ēėshtjes sė gjuhės sė njėsuar kam shkruar kohė mė parė gegėnisht1, kėsaj here e pėrdor gjuhėn e njėsuar pėr tė treguar, nga njė anė, se nuk jam – siē mund tė supozohet – njė shovenist i pėrbetuar dhe i papėrmirėsueshėm i gegėnishtes, edhe pėr tė treguar, nga ana tjetėr, se nuk e konsideroj se gjuha e Fishtės ėshtė mė e mirė se gjuha e, bie fjala, Lasgush Poradecit (edhepse duhet theksuar se gjuha e Lasgushit, shyqyr zotit, nuk ėshtė gjuha e ashtuquajtur e njėsuar). Nuk jam gjuhėtar, do tė cek disa pikėpamje nga pozita e njė „common sense"-it (dmth. me mendtė prej njeriu qė ka tru tė shėndoshė) tė njė vėzhguesi tė jashtėm me qėllime prej dashamirėsi.

    Gjuha zyrtare shqipe zyrtarisht definohet kėshtu:

    „GJUHA LETRARE SHQIPE

    Varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar. Ajo pėrfshin gjuhėn zyrtare, atė tė letėrsisė artistike, tė veprave shkencore e mėsimore, tė shtypit e tė publicistikės, tė ligjėratave botore etj. Dhe ėshtė e normėzuar nė tė shkruar e nė tė folur. Formimi i saj ėshtė fryti i njė procesi tė gjatė e tė ndėrlikuar, i cili fillon qė me shkrimet e para shqipe."2

    Se sa tė pavėrteta, se sa shtrembėrime tė realitetit historik dhe linguistik ka nė kėtė definicion, mund tė verifikohet kollaj me punimet e ekspertėve tė gjuhėsisė dhe historisė sė gjuhės. Sa i pėrket pretendimit se gjuha zyrtare qenka gjuha „mė e pėrpunuar" – merre nė dorė gramatikėn (gege) tė Martin Camajt3. Sa pėr „proces tė gjatė" – krahaso ligjėratat e Simpoziumit shkodran pėr Martin Camajn, sidomos shkrimet e David Lukės dhe Artan Haxhit4. Tash ta lėmė anash punėn e shkencės dhe tė hedhim njė sy mbi nocionin e kėsaj gjuhe zyrtare resp. mbi elementet e termeve zyrtare tė kėsaj gjuhe zyrtare.

    Gjuha e njėsuar: Si mund t’i shkojė mendja njeriut me mend se qenka gjuhė „e njėsuar" njė gjuhė tek e cila 80% elementesh tė njė idiome u shtohen 20% elementesh tė idiomės tjetėr? Termi i drejtė pėr kėtė dukuri nuk ėshtė „njėsim" por thjesht: pushtim ose nėnshtrim.

    Gjuha kombėtare letrare: Si mund tė quhet gjuhė „kombėtare" idioma e njė sė tretės sė kombit, ndėrkaq dy tė treta tė tjera tė territorit shqipfolės flasin atė idiomė, e cila nė kėtė „gjuhė kombėtare" pėrfshihet me njė pėrqindje prej 20%?
    A mund tė pranohet si gjuhė kombėtare njė idiomė, e cila i ėshtė imponuar dhe urdhėruar me dekret popullit nga klika udhėheqėse dhe ideologėt e saj vetėm e vetėm pėr shkak se ato 80% nė fjalė ishin idioma e skutės sė vendit, nga vinte diktatori? Gjė aq e paparė sa edhe e pabesueshme!

    Gjuha kombėtare letrare: Si mund tė jetė gjuhė „letrare" njė idiomė, me tė cilėn gjatė ekzistimit tė saj nėn sistemin totalitar nuk ėshtė shkruar letėrsi, por ajo qė toskėfolėsi i nderuar Kasėm Trebeshina me plotė tė drejtė e quajti «shkollėn e turpit» pėr letrat shqipe5? Nėse Ėndėrrat industriale, Shqiponjat lartfluturuese, Motivet pėr eliktrifikimin e pėrgjithshėm tė Shqipėrisė, Nėnat Shqipėri, Nėntoriadat, Komunistėt, Ēlirimtarėt, Kėnetat etj. etj. patėn ndonjė funksion nė kohėn e vet – kėnd e interesojnė sot, kėnd do ta interesojnė nesėr a pasnesėr?
    Si do t’i quajmė veprat me vlera vėrtet letrare qė nuk janė shkruar nė kėtė gjuhė „letrare", psh. veprat e Fishtės, Prendushit, Camajt ose tė Luka Peronės, Piero Napoletanos, Kate Xukaros etj.? Folmėsi? Proza e shkėlqyeshme (gege) e Anton Pashkut „Oh" – a ėshtė joletrare?

    Gjuha kombėtare letrare: A ėshtė gjuhė apo krijesė artificiale njė idiomė, e cila ėshtė futur me dhunė pa pasur gjurmė gjurme tė njė zhvillimi organik dhe pa pasur parasysh asnjė prej kritereve mė elementare pėr vendosjen e njė norme gjuhėsore resp. tė njė gjuhe standarde? Dihet se pėr gjuhė standarde zakonisht merret ndonjė element qendror: mesi gjeografik, pikėprerja gjeografike, qendra administrative (qeveritare) ose kulturore etj. Mirėpo, dihet edhe se as gjuha e njė kombi dhe as norma e standardizuar gjuhėsore nuk farkėtohet nėpėr zyrat e gjuhėtarėve zyrtarė, tė cilėt „vendosin" se si tė flasė ose tė shkruajė kombi, por merret parasysh (dhe jo nėpėr kėmbė) shumėshtresshmėria e gjuhės: Gjuha mbidialektore italiane, psh. rrėnjėt i ka te gjuha e avokatėve tė Bolonjės, te gjuha e Dantes dhe poetėve tė tjerė fiorentinė tė mbėshtetur nė tė folurit „volgare". Toskanishtja paraqiste mesin gjuhėsor nė mes tė tė folmeve veriore dhe atyre jugore.
    Letrarishtja gjermane formohej mbi bazėn e gjuhės sė administratės nėpėr zyrat e perandorisė nė Pragė dhe qytete tė tjera dhe pasurohej jo vetėm me gjuhėn e „kolosėve" letrarė gjermanė, J.W. von Goethe dhe F. von Schiller, por kohė mė parė edhe me njė shtyllė tjetėr kryesore zhvillimi – me gjuhėn e Martin Luther-it, teologut tė dobėt dhe pėrkthyesit tė pashoq, i cili pėr pėrkthimin e Shkrimit tė Shenjtė e formuloi kriterin tepėr tė rėndėsishėm: „dem Volke aufs Maul schauen" – tė shikosh se si flet goja e popullit. Kjo na lė tė kuptojmė tri pikėpamje tė rėndėsishme:

    a) procesi i formimit tė gjuhės letrare gjermane filloi nė shekullin e 14 me gjuhėn e nėpunėsve tė kulturuar tė kancelarive dhe pėrfundoi nė shekullin e 19 me gjuhėn dhe stilin e pėrsosur tė klasikėve tė letrave gjermane, proces ky i cili ėshtė zhvilluar pesė shekuj dhe jo pesė dekada! Edhe gjuha e pėrbashkėt italiane zhvillohej gjatė.

    b) Nė kėtė proces zhvillimi pėrfshihej edhe gjuha e folur e popullit! Gjuha kombėtare letrare [tekėndej: KL] me tė gjithė tė-tė-tė-izmat e saj – ku e merr parasysh edhe fjalėn e gjallė tė popullit?

    c) Pėrfshihet edhe gjuha e letrarėve tė mėdhenj, gjuha e kolosėve letrarė dhe jo ajo e letrarėve kolosalė. Po tė shikohej ēėshtja e formimit tė gjuhės standarde edhe tek popujt e tjerė, rezultatet do tė ishin tė ngjashme: kudo merreshin nė konsideratė pikėpamje dhe kritere tė arsyeshme dhe tė kuptueshme.

    Partizanėt e skalitur tė gjuhės KL ndoshta do tė nervozohen pėr konstatimet e mia naive („indinjatė e thellė dhe e hidhur…", „denigrim i arritjeve tė larta…", „vlera tė ēmuara kombėtare…", „ēaste historike…", „…triumfante" etj. etj. etj.) duke mė vėnė nė barrė se nė shkrimin tim tė mėsipėrm nuk ka as fije shkence. Mirė e kanė: nuk kam argumentuar shkencėrisht – dhe, njėkohėsisht, kot e kanė: ceka vetėm fakte, faktet janė tė qarta. Fakte tė thjeshta paraqiten thjesht dhe nuk duhen prezantuar tė shifruara me terminologji shkencore ose me mjegullim pseudoshkencor.

    Gjuhėn KL nuk e mbrojnė veēse shkrimtarėt, hylli i tė cilėve ėshtė duke perėnduar dhe fosile tė tjera tė periudhės ML brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Dhe tash – si tė procedohet me GjKL, a duhet tė ruhet patjetėr ky relikt i njė periudhe prej Neroni? A tė konservohet e keqja vetėm pėr shkak se disa dekada jemi mėsuar me tė? Njėzet vjet janė shumė pėr ēdokėnd qė i ka ndier kėto vite nė kurrizin e vet duke hequr keq e tukeq – por ē’janė njėzet-dyzet vjet nė histori? S’ka njeri qė mund tė na mbushė mendjen se brenda dy-katėr dekadave mund tė kryhet njė „akt i kryer" (fait accompli) nė lėmin e gjuhės, i cili pastaj nuk mund tė hiqet.

    Ē’na mbetet pėr tė bėrė? Mė duket se pėr ēėshtjen e gjuhės sė pėrbashkėt do tė mund tė flitet shkencėrisht po tė vihet mbi baza shkencore shqyrtimi i kėsaj ēėshtjeje dhe kur do tė pėrfillen kėrkesat dhe nevojat mė themelore tė zbatimit kriteresh serioze pėr trajtimin e njė gjuhe tė pėrbashkėt. Le t’i cekim vetėm disa asosh:

    1) T’i jepet Qezarit se ē’i takon Qezarit – dmth. t’i kthehet gjuhėsisė se ē’i pėrket gjuhėsisė ose: gjuha tė trajtohet si gjuhė dhe jo si objekt i politikės. Paskajorja s’ka tė bėjė me aspiratat e popullit shqiptar, prandaj shqyrtimi i ēėshtjes sė gjuhės shqipe t’i kthehet kategorisė sė gjuhės dhe tė shpėtohet nga frazat politike.

    2) Mos tė vazhdohet trilli diskriminues i filologjisė zyrtare tė periudhės sė diktaturės dmth. duhet tė ndėrpritet degradimi i gegėnishtes si „dialekt" dhe tė pranohet se gegėnishtja ka pasur normėn e vet letrare, zhvillimi i sė cilės u ndėrpre brutalisht gjatė diktaturės.

    3) Tė konstatohet pėrbėrja e gegėnishtes dhe pėr kėtė qėllim tė ndėrmerren, mes tjerash, kėta hapa:

    – botimi i plotė dhe studimi i veprave tė shkrimtarėve gegėshkrues (Fishta, Prendushi, Shantoja, Nikaj, Palaj, Koliqi, Pipa, Camaj)

    – studimi i thesarit gojor i traditės sė Veriut („Visaret e Kombit" etj.)

    – grumbullimi i materialit tė sotėm tė folklorit gojor nė viset veriore tė Shqipėrisė

    – studimi i gramatikave dhe drejtshkrimeve ekzistuese tė gegėnishtes (Martin Camaj, Idriz Ajeti etj.)

    – pėrpilimi dhe botimi i njė fjalori geg.

    4) Pastaj mund tė fillohet formimi i normės letrare tė gegėnishtes.

    5) Tė gjitha kėto masa tė bėhen, pėrkatėsisht, edhe pėr toskėrishten (studimi i pasurisė sė traditės popullore dhe letrare; botimi kritik i veprave tė mjeshtėrve tė letrave toske pa „pėrshtatje" ose „ndėrhyrje" nė gjuhėn e Naimit, Kutelit, Lasgushit, Trebeshinės; regjistrimi i gjendjes sė sotme tė tė folurit toskė) pėr tė shikuar pėr toskėrishten a ėshtė vėrtet aq rigide dhe skematike dhe a mund tė qėndrojė standardi i saj ashtu siē na sugjeron gjuha KL?

    6) Po tė jenė ndėrmarrė kėta hapa, toskėrishtja dhe gegėnishtja do tė jenė nė pozita tė barabarta dhe atėherė mund tė fillojė procesi i shkrirjes sė njė gjuhe tė pėrbashkėt, me shkrirjen e dy normave letrare tė shqipes nė njė gjuhė, e cila nuk do tė ketė nevojė mė pėr epitete tė ēuditshme si e „njėsuar", „e sotme", „kombėtare letrare", pėr shqipen do tė mjaftojė njė emėr i vetėm – thjesht, shqip e troē: gjuha shqipe.
    Dhe do tė jetė njė shqipe shumėfish e pasuruar!

    7) Pas shkrirjes sė vėrtetė e tė natyrshme tė tė dyja normave, duhet patjetėr qė nė suazė tė standardit tė shqipes (sė shkrirė nga normat letrare toske e gege) tė lejohet dhe mundėsohet shfrytėzimi sa mė i gjerė i gjithė pasurisė leksikale, idiomatike, frazeologjike tė jugut e tė veriut. Atherė do tė dalė nė shesh se, bie fjala, gegėnishtja nuk mund tė konceptohet si gjuha KL plus ca modifikime a ndryshime tė vogla fonologjike (varr_vorr, grua_grue, zė_zā, vėshtirėsira_fshtirėsina) a morfologjike (tė jetoj_me jetue, po tė kishte vėnė_me vū etj.), gjithashtu idioma e jugut nuk mund tė jetė toskėrishtja e plotėsuar me paskajoren tek ka vend edhe „vźni" nė vend tė „vėndi".

    Nė kėtė mes ėshtė me vend njė vėrejtje pėrkitazi me qėndrimin e kosovarėve ndaj ēėshtjes sė gjuhės qė e pėrziejnė me ēėshtjen kombėtare. Pėr t’i shpėtuar trysnisė sė padurueshme tė regjimit tė serbėve ēetnikė, ata e pranonin dhe pranojnė – pa ndonjė kriter serioz, pėrpos atij politik nga pikėpamja e kombėtarizmit – ēdo gjė qė u vinte dhe u vjen nga mėmėdheu, qoftė kjo letėrsia e cekėt dhe puthadore e Realizmit Socialist, qoftė edhe gjuha e farkėtuar artificialisht dhe e imponuar pėrdhunėsisht KL. Njeriu i rėndomtė nė Kosovė arrin te njė gjuhė fare hibride, dmth. te njė idiomi „kosovarishtja plus -uar": „ka shkuar me kerr", shpeshherė mund tė hasėsh nė raste ekstreme si: „kshtuar asht ba". Shkrimtarėt e Kosovės krijimet e veta tė shkruara para importimit tė gjuhės sė njėsuar KL, vullnetarisht ia kanė „pėrshtatur" asaj tė fundit; pėrshtatje kjo e cila ishte diē artificiale dhe e pėrciptė, sepse jo vetėm na paraqet rimė tė tipit „la"/„mė", por na qet edhe njė njėsuarishte KL, sė cilės i vjen era e gegėnishtes.

    E di ēdokush qė flet ose shkruan nė dy ose mė shumė gjuhė a ligjėrime: nėse ėshtė i zoti tė mendojė nė idiomėn tjetėr, atėherė do tė arrijė edhe te rezultate e formulime tė tjera, te tjetėr tekst, sepse idiomet e ndryshme me tiparet e tyre specifike na ofrojnė mundėsi tė ndryshme specifike dhe po tė shfrytėzohen kėto mundėsi si dhe sa duhet, vetė materiali gjuhėsor na e ēon mendimin nė rrugėn mė vete, folėsit a shkruesit i shkojnė ndėr mend asociacione, nėnkuptime, nėnshtresa, stėrhollime etj. qė nuk gjenden ne rezervuarin e tipareve shprehėse a strukturore tė idiomės sė tij tė parė. Nėse nuk mendon nė binarėt e veēorive tė idiomės pėrkatėse, atėherė mund lirisht ta pėrkthejė psh. toskėrishten gegėnisht sipas kallėpit „toskėrishte nė petkun fonologjik dhe morfologjik gegė" (dhe anasjelltas), pa marrė parasysh specifikėn e begatė tė sintaksės, idiomatikės, frazeologjisė dhe prozodisė gege si dhe asaj toske!

    Nė fund tė mbetemi me njė shpresė: tė mos pėrsėritet te shqiptarėt fati tejet i trishtueshėm i serbėve dhe kroatėve, tė cilėt shekullin e kaluar, nė njė fazė entuziazmimi tė pėrbashkėt pėr idetė e „ilirizmit" ishin marrė vesh pėr njė gjuhė tė unifikuar „Serbokroatishte" me nga njė varietet (serb dhe kroat). Nė vitet ’70 tė kėtij shekulli u ngjall, mė nė fund, nacionalizmi kroat aq sa iu kundėrvu hegjemonisė politike dhe gjuhėsore serbe („Serbokroatishte") me KROATOserbishten. Njėzet vjet mė vonė, serbėt flasin serbishten e tyre siē e flisnin qe njė shekull e gjysmė, ndėrsa kroatėt bėjnė ēmos dhe orvatėn ta „horvatizojnė" sa mė shumė kroatoserbishten e deridjeshme me ēdo lloj neologjizmash, paleologjizmash, kroatizmash etj.


    ___________________________________________

    1. „Gabim – ose ndėrdyzash? Poezia arbėreshe dhe njėsuarishtja", nė: Quo vadis, Shqipėri? Antologji e pėrgatitur nga Ardian Klosi, Tiranė, München, 1993.

    2. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranė, 1985 (f. 350).

    3. Martin Camaj, Albanian Grammar, Wiesbaden, 1984.

    4. Martin Camaj – tradita dhe bashkėkohėsia, Simpozium, Universiteti i Shkodrės, Shkodėr, 1994.

    5. Intervistė me shkrim, mė 25.05.1994 (e intervistoi H.-J. L.) akoma e pabotuar.

    ___________________________________________

    Revista Djaleria e Vjenes

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    01-08-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga R2T
    E deri tani dialekti zyrtar eshte Toskerishtja. Per sa kohe qe mos te jesh ti ne pushtet mesohu te jetosh me kete situate, kur te vish ne pushtet mund ti ndrosh dialektet sipas qefit tend.
    Pranove nje fakt qe per fat te keq eshte i vertete:

    Dialekti zyrtar eshte vendosur nga pushteti, pra politika.

    Ne fakt duhej te ishte gjuhesia ajo qe duhej te vendoste, dhe jo politika. Pikerisht per kete them se eshte bere nje padrejtesi dhe privim i madh ne vendosjen e gjuhes letrare perkundrejt fakteve gjuhesore e historike. Dhe do te korrigjohet heret a vone.

    Lexo edhe postimin e Arun, ke fakte me bollek.

    Arun faleminderit per artikullin e mrekullueshem eprofesional.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,395
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    ...por nese ata duan te perdorin nje gjuhe qe kuptohet vetem nga gjysma e nje populli atehere ata nuk jane intelektuale por jane percares te kombit.
    Mendoj se gjuha letrare eshte e shenjte. Eshte e shenjte per vleren qe ka, per njehsimin dhe identitetin kombetar. Por a eshte gjuha letrare qe kemi e shenjta qe duhet te "adhurojme" dhe te mbrojme?
    JO, sigurisht qe jo. Padrejtesia qe i eshte bere njerit prej dialekteve nuk eshte diēka qe duhet te behet shkak per perēarje dhe te behemi partizante te njerit prej dialekteve e ta ngreme zerin duke thene se cili ka me shume vlera, cili ka mbejtur gjuhen shqipe etj. Megjithate edhe ta shohesh kete padrejtesi si diēka pa shume rendesi, si diēka krejt normale nuk eshte e drejte.

    Kryeplaku ti thua nje gje shume te madhe aty: Nje gjuhe qe kuptohet vetem nga gjysma e nje populli. Kjo eshte fatkeqesia me e madhe.

    A nuk ka fatkeqesi me te madhe sesa te te mos kuptoje gjysma e popullit te cilit i perket? A nuk eshte kjo diēka qe duhet vene ne vend? A nuk eshte fatkeqesi qe kur nje vlonjat degjon nje shkodran te thoje: Ēa thote ky a t'.ifja? JO per ndonje gje por kam jetuar ne nje ambjent mix, me njerez nga te gjitha zonat, dhe e kam degjuar shume kete fjale. Por ata qe e kuptojne e dine, dhe ata qe nuk e kuptojne i siguroj, se gjuha qe perdorin shkodranet eshte nder me te bukurat. (s'jam shkodran)

    Gjithsesi, kjo nuk eshte lufte midis dy pjeseve te nje populli por nje lufte qe duhet ta bejne gjuhetaret ne te mire te kombit.

    Nuk dua qe mesazhi im te shihet si diēka armiqesore karshi shqiptareve qe flasin me dialektin toske.

    nje diēka shtese: kush mendoni se e flet me paster gjuhen letrare? me sa kam pa une Gramshiotet.

  16. #16
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    32
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    nuk ka faj Enveri per cdo gje qe i ndodh Shqiperise :

    Kohet e fundit eshte bere e modes per cdo problem te Shqiperise t'i hidhet faji ish diktatorit Enver Hoxha. Nuk kishte faj nje ish-komunist qe shkruante ne nje gazete se : "keta po na thone se Enveri vrau edhe Skenderbeun". E verteta eshte se Enveri me shume i afrohet djallit sesa engjellit por (ekziston gjithmone nje "por" e madhe) nese ekzistojne shume gjera qe mund te akuzojme Enverin ekziston edhe dicka per te cilen nuk mundemi ta akuzojme. Rendesia qe i eshte kushtuar ne kohen diktatorjale traditave tona kulturore dhe ceshtjeve gjuhesore e folklorike nuk besoj t'i jet kushtuar ndonje here tjeter ne historine e Shqiperise. Vet horizonti dhe interesat e ngushta qe kishim atehere e vertetojne kete qe them. Nuk kishte vit mos organizoheshin festivale folklorike dhe cdo dite televizioni shfaqte valle tradicionale. Shume veta ankohen se gjoja ky diktatori u tregua me teper diktator edhe ne gjuhe, une i'u them se gjuha Shqipe ne ate kohe hyri ne nje epoke shqiptarizimi . Ishte hera e pare qe u be perpjekje te pastrohet gjuha nga termat e huaja dhe keshtu filluam penxheres t'i themi dritare (qe per mendimin tim jep me shume kuptim sesa "dollapi" qe perdorin Geget), shinave i thame hekurudhe, fjala fenomen u zhduk nga fjalori dhe u zevendesua me fjalen dukuri, modernes i thonin bashkekohore dhe qindra terma te tjere te rinje qe fatkeqsisht me politiken shkatruese te cdo tradite te 15 vjecarit te fundit i kam harruar edhe une dhe nuk mundem t'i perdor dot me. Eshte me te vertet qesharake sesi ne librat e ketij diktatorit qe nuk kishte mbaruar as arsimin e larte (ndryshe "veprat e Enverit") shkruhet me teper Shqip se ne librat e ketyre te vetquajtureve "albanologe" (term i huaj) qe ne cdo 5 fjale dy i kane ne Anglisht dhe qe dine vetem te qaraviten. Keta na thone se "toskerishten" na i paska bere gjuhe letrare Enveri dhe nuk tregojne gje tjeter vecse nuk dine as historine e Shqiperise. Harrojne qe kryqyteti i pare i Shqiperise ishte Vlora, vend ku flitej toskerishtja, dhe harrojne se kryministri i pare i Shqiperise ishte perseri Vlonjat (Ismail Bej Vlora - Qemali). Pra duket qarte se shkresat e para zyrtare u paskan shkruajtur ne Shqipen e nje Vlonjati, pra vrasesi nuk na qenka Enveri por Ismail Qemali ?! Keta shkeles te historise harrojne te na thone se nderkohe qe Enveri ishte bari ne Gjirokaster ose nuk ndodhej ne Shqiperi fare disa shkrimtare si Luigj Gurakuqi dhe si i madhi Migjen shkruanin ne gjuhen letrare, vec dialektit (qe keta thone se ne i paskan dhene me zor). Nga Shkodra nuk ishin Luigji me Migjenin? Pra kam mendimin se duhet t'i lejme menjane keto ekzagjirimet per "tradhetira kombetare" etj. dhe mos behemi vet tradhetare te vetes. Gegerishtja sic e theksova me siper ka shume mangesi gramatikore dhe eshte shume here me
    e bastarduar se toskerishtja. Huazimet e gegerishtes i kane rrenjet qe tek pushtimi romak (psh. stolit i thone "shkam" nga lat. "scamnus") e deri tek dyndjet
    gjermane e sllave. Nese Enveri e favorizoi "toskerishten" (e theksoje perseri se
    letrarja dhe toskerishtja nuk mund te jen kurre e njejta gje, se ne letraren nuk thuhet "ku vete" por "ku po shkon", nuk themi "c'pate more" por "cfare pesove", nuk themi "vdek'c" por "vdeksh", nuk themi "qillo" por "kilogram", nuk themi "lepitka" por "pandofla" etj.etj.etj.etj.etj.) nuk ishte Enveri ai qe dinte t'i tregonte
    gjuhetarit punen e vet. Jane bere kongrese te njepasnjeshme reth gjuhes Shqipe para se te lind'te Enveri por edhe kur ai ishte ne qeveri. Pra duket qarte se Letraren e krijuan gjuhetaret dhe nuk e krijoi ndonje politikan. Nga andej e tutje meqenese thoni se letrarja na qenka e njejta gje me idiomen e Gjirokastres do ju keshilloja te shkoni ne ndonje fshat te Gjirokastres dhe te gjeni ndonje plake pa shkolle dhe pastaj te shikoni se letrarja juaj nuk ka asnje lidhje me dialektin e asaj plakes. Keto "zhurmat" e ketyre pseudoalbanologeve nuk jane gje tjeter vecse sensasione nga te cilat nuk nxjerr asgje. Nese kane dicka te propozojne le te na i thone, por qaravitjet pa pushim dhe perpjekjet percarese (qe fshehin qellime politike - se gjoja Shqiperine na i paskan pushtuar Tosket) nuk bejne gje tjeter vecse na lodhin veshet!

    flm

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    ...e quaj teper trashanike te ngatrohen dukurite gjuhesore me politiken ose ambiciet tona...
    Pikrisht per kete vendimet politike ( Enveri qi vendos per gjuhen) bajne veēse dam.

    Gjuhtari i shquem Mustafa Kruja megjithse i bindun per epersine e gegnishtes shkruen:

    "...Si po e shihni, nuk jam tue thānė qi na tė marrim e tė gatuejmė nji bukė simbas āndės s’onė prej brumit tė shqipes qi kemi sot nė dorė dhe t’i a vźjmė pėrpara popullit shqiptar si manė tė rame prej qiellėsh. Por jam tue thānė se pa i a ndėrrue, madje tue pasun tė tānė kujdesin me i a ruejtun rrymėn e natyrshme tė zhvillimit qi gjuha e jonė ka me bāmė pėr me mbėrrī nė thronin e nji gjuhe syprane kombtare, na mund t’a pėrkrahim e t’a shpejtojmė kėtė zhvillim..."

    (Lexojeni shkrimin e plote se keni ēka mesoni si duhet me u trajtue problemi:
    http://www.albanovaonline.com/module...hp?storyid=111 )



    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    ...Rendesia qe i eshte kushtuar ne kohen diktatorjale traditave tona kulturore dhe ceshtjeve gjuhesore e folklorike nuk besoj t'i jet kushtuar ndonje here tjeter ne historine e Shqiperise...
    Siē duket nuk e njef aspak punen e madhe studimore te atyne shkencetareve freten e jezuite. Domosdo bibliotekat e tyne u shkaterruen, ato u pushkatuen e u shpallen armiq e tue vjedhe do studime te tyne do pseudoshkencetare...

    Askush ma shume se komunistat nuk kane shkaterrue traditat tona kulturore e damtue ēeshtjen e gjuhes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 25-01-2005 mė 16:50

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,395
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Gegerishtja sic e theksova me siper ka shume mangesi gramatikore dhe eshte shume here me
    e bastarduar se toskerishtja.
    Ke shume gabime ne te gjithe shkrimin. Po kjo s'te falet. Nuk ma merrte mendja se do e thoje nje gje te tille. Une s'jam per lufte ketu. Mendoj se duhet t'i kerkosh falje bashkebiseduesve qe e flasin ate dialekt ēdo dite. Nese nuk e ben nje gje te tille nuk do i prishesh pune njeriu, por do tregosh se nuk di shume. Ē'fare eshte gramatika? Ne gjuhe s'ka llogjike objektive. E llogjikshme eshte ajo qe flitet. Gabimi lind athere kur t'i e njehson gjuhen, kur vendos nje pike rederence. Dhe po ta vendosesh referencen ne nje ane eshte normale qe ana tjeter te te duket gabim.
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Harrojne qe kryqyteti i pare i Shqiperise ishte Vlora, vend ku flitej toskerishtja, dhe harrojne se kryministri i pare i Shqiperise ishte perseri Vlonjat (Ismail Bej Vlora - Qemali). Pra duket qarte se shkresat e para zyrtare u paskan shkruajtur ne Shqipen e nje Vlonjati, pra vrasesi nuk na qenka Enveri por Ismail Qemali ?!
    Po k'te ēe kishe? Argument eshte ky? Te kishe than Mesenjtorja e pare shqipe u hap ne Korēe, hajde se benim sikur e hanim, po kjo aha s'eshte nga ato qe hahet. Te ka merzite ndoshta ai shembulli qe dhashe me vlonjatet? Nuk ishte me te keq. Thjesht ishte nje pershkrim i situates se pakendshme qe e kam pare shpesh.
    Pastaj te kujtoj se ai filmi qe e kemi pare gjithmone per festa quhet: Nentori i Dyte.

    Une tani po e kuptoj Labeatin. Paska edhe njerez qe nuk e pranojne kete gabim trashanik, kete padrejtesi qe i eshte bere njerit prej dialekteve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 25-01-2005 mė 17:10

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    01-08-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ja te shofim pak edhe gafat e kokeplakut (ne toskerisht nuk perdoret "krye" por "koke"):

    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Rendesia qe i eshte kushtuar ne kohen diktatorjale traditave tona kulturore dhe ceshtjeve gjuhesore e folklorike nuk besoj t'i jet kushtuar ndonje here tjeter ne historine e Shqiperise.
    Injorance apo ???
    Nqse e ke nga injoranca kryeplak po te them se nga "armiqte e popullit" perpara se te pllakoste murtaja komuniste ka pase shume studime te mirfillta shkencore mbi folklorin, muziken e traditat si:

    1) Perrallat e gojdhanat nga At Donat Kurti (te cilat jane botuar anonime dhe bile te vjedhura ne kohen e komunizmit nderkohe qe autori kalbej ne burg).
    2) Kanuni I lek Dukagjinit - At Shtjefen Gjecovi (permbledhje e kodifikuar)
    3) Kanget e... (nuk me kujtohet titulli i sakte) nga At Bernadin Shllaku
    3) Qindra libra e kumtesa nga studius te klasit te pare vendas e te huaj.

    Ne kohen e komunizmit folklori u bastardhua me kenge per kooperativat e partine, dhe pjeset per figura te shquara (tashme reaksionare) u hoqen.
    Ky ishte masakrim i folklorit dhe jo zhvillim.


    Shume veta ankohen se gjoja ky diktatori u tregua me teper diktator edhe ne gjuhe, une i'u them se gjuha Shqipe ne ate kohe hyri ne nje epoke shqiptarizimi . Ishte hera e pare qe u be perpjekje te pastrohet gjuha nga termat e huaja dhe keshtu filluam penxheres t'i themi dritare (qe per mendimin tim jep me shume kuptim sesa "dollapi" qe perdorin Geget)
    Kokeplak mos po tallesh? Ne rast se geget perdorin pe'nxhere tosket perdorin penxhere' (penxheresė). Ndersa qe ne vitet 1900 (ne kohe te turkut) geget perdornin DRITORE (me "o" dhe jo "a"). Shif librin e Luigj Gurakuqit per femijet e ciklit te ulet "Deshire". Ose edhe nje kange femijesh qe te pershtatet:

    Ciu ciu ban zogu,
    permbi DRITORE,
    o vajza (djali) i vogel,
    te kjofsha n'dore

    Ndersa "dollap" perdoret je Jug nga tosket se ne Gegni perdoret "RAFT".

    Ke shume paragjykime dhe injorance o kokėplak.


    Tashti per historine:

    Harrojne qe kryqyteti i pare i Shqiperise ishte Vlora, vend ku flitej toskerishtja, dhe harrojne se kryministri i pare i Shqiperise ishte perseri Vlonjat (Ismail Bej Vlora - Qemali).
    Vlora u be "kryeqytet" per shkak te rrethanave qe:
    1) Shkodra ishte e rrethueme nga serbo-malazezet.
    2) Durresi ku ishte planifikuar ngritja e flamurit nuk u lejua nga garnizoni turk atje.
    3) Vlora mbeti i vetmi opsion ne kushtet kur serbet rrezikonin Elbasanin,

    Pra duket qarte se shkresat e para zyrtare u paskan shkruajtur ne Shqipen e nje Vlonjati,
    Po na sjell ndonje shkrese origjinale ta lexojme njehere e mandej flasim.

    ne Shqiperi fare disa shkrimtare si Luigj Gurakuqi dhe si i madhi Migjen shkruanin ne gjuhen letrare, vec dialektit (qe keta thone se ne i paskan dhene me zor). Nga Shkodra nuk ishin Luigji me Migjenin?
    Na trego ndonje veper te Gurakuqit apo Migjenit ne toskerisht se jam kurioz. Apo ke pare enderr?
    Dialekt zyrtar nuk kishte prandaj mos shpif.


    (psh. stolit i thone "shkam" nga lat. "scamnus")
    Shkamb i thone "shkėmbit" more se stolit i thone stol, kush eshte talle me ty ?
    Ju i thoni stolit "fron".


    Jane bere kongrese te njepasnjeshme reth gjuhes Shqipe para se te lind'te Enveri por edhe kur ai ishte ne qeveri.
    Cilat kongrese te njepasnjeshme e ke fjalen, per KOngreset e Partise?
    Na i numero pak ato te gjuhes?


    Nese kane dicka te propozojne le te na i thone, por qaravitjet pa pushim dhe perpjekjet percarese (qe fshehin qellime politike - se gjoja Shqiperine na i paskan pushtuar Tosket) nuk bejne gje tjeter vecse na lodhin veshet!
    Kush je ti qe te JUA THEMI Zoterise TUAJ.
    Po te lodhen edhe veshet pale.

    Propozim e pa propozim, gegnishtja do ta fitoje vendin e vet se asht nji gjuhe e pasun, e plotesueme me gramatike e leksik, asht gjuha e Buzukut, Fishtes, Mjedes, Migjenit, Mustafa Krujes (poet), Koliqit e Camajt dhe e mbi 70% te kombit shqiptar ne bote.

    Me kte nuk duem me thane te hiqet tosknishtja por te vendoset (ne rast se duan) nje gjuhe e re e perbashket, perndryshe gjithkush te jete i lire me zgjedhe cilin dialekt me perdore ne shkolle, zyre e kudo.

    Atehere "ēeēenet" e Gegnise kane me ju duke shqiptare arbnore se jo pak perbuzje shprehet neper zyrat e ketij fare shteti kunder atyne qe flasin gegnisht.

    Lexo edhe njihere artikullin e Arunit ma lart...

    Njashtu...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labeati : 25-01-2005 mė 20:50

  20. #20
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Post

    Pra duket qarte se Letraren e krijuan gjuhetaret dhe nuk e krijoi ndonje politikan.
    ehe.. Dhimiter Shuteriqi quhet!

    "Meqenese tere Biroja Politike flet toskerisht, kjo do te jete dhe gjuha letrare qe do te perdorim" -- keto jane tekstualisht fjalet e tij.


    dhe sa per Ismail Qemalin, Vloren dhe dokumentet e para:

    "Jemi mbledhe ketu, me 28 Nandor ..... "
    Prektora

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. ku eshte ndryshimi midis ketyre fakulteteve?
    Nga flaibi nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 18:44
  2. Ndryshimi ndėrmjet....
    Nga ClaY_MorE nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-02-2007, 10:19
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-12-2005, 21:29
  4. Ndryshimi midis gruas shqiptare dhe amerikane
    Nga Strwbry nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-02-2005, 00:21
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 08:36

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •