Cituar nga gazeta "Albania", 25.01.2004


„Fonetika dhe fonologjia e gjuhės shqipe“, me autor prof. Anastas Dodin ėshtė botimi i fundit i vėnė nė qarkullim nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė. Kjo vepėr trajton problemet themelore tė fonetikės sė gjuhės shqipe, mbėshtetur mbi tė dhėna tė fonetikės sė pėrgjithshme dhe asaj eksperimentale. Fonetika e shqipes standarde nė kėtė botim vėshtrohet nė aspektin nyjėtimor – akustik dhe nė aspektin funksional, pra fonologjik. Kėtij aspekti tė fundit pėr herė tė parė i ėshtė kushtuar njė vėmendje e posaēme. Vepra pasqyron rezultatet e punės 40 vjeēare tė autorit nė fushėn e fonetikės.
Prof. Anastas Dodi ka hedhur pėr herė tė parė bazat shkencore tė fonetikės sė shqipes, me studimet e tij nė vitet `60 tė shekullit tė kaluar. Ai ėshtė cilėsuar nga studiues te huaj dhe shqiptare themelues i studimeve shkencore nė fushėn e fonetikės sė shqipes. Nė studimet e prof. Dodit aplikohet pėr herė tė parė metoda eksperimentale pėr fonetikėn e shqipes standarde. Rezultatet e zgjeruara dhe tė thelluara nė njė punė disadekadėshe janė botuar nė studime dhe artikuj tė shumtė nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni dhe janė publikuar nė akte kongresesh ndėrkombėtare tė linguistikės, ku autori i ka parashtruar. Linguistė nga shumė vende tė botės u referohen nė veprat e tyre pėr probleme tė shqipes rezultateve tė shėnuara nga prof. Dodi pėr fonetikėn.
Pėrfundimet shkencore tė „Fonetikės dhe fonologjisė sė gjuhės shqipe“ bazohen nė pėrvojėn dhe punėn eksperimentale tė autorit pranė Universiteteve tė Sankt Petėrburgut (1961), Parisit (1981), Bonit (1992). Eshtė shfrytėzuar edhe njė literaturė e patakuar mė parė nė Filadelfia tė SHBA, ku autori jeton qė prej vitit 2000. Njė listė e pasur me botimet dhe ribotimet mė tė fundit tė literaturės gjuhėsore pėr fonetikėn dhe fonologjinė ėshtė paraqitur nė fund tė ēdo kapitulli tė librit. Ne vepren me 300 faqe, rreth 70 figura, pasqyra e skica, tė hartuara mbi bazėn e punės eksperimentale tė vetė autorit ilustrojnė ēėshtjet e trajtuara.

Nė vepėr mbahet qendrim edhe ndaj vlerėsimeve, opinioneve dhe interpretimeve tė autorėve tė huaj pėr probleme tė veēanta tė fonetikės sė shqipes. Nė material hidhet dritė edhe nė ēėshtje tė rėndėsishme siē janė rrugėt pėr njė trajtim mė shkencor tė elementeve tė shqipes standarde me theks pasurimin e saj.

“Fonetika dhe fonologjia e gjuhės shqipe" ėshtė njė vepėr shkencore referimi pėr filologėt dhe gjithė tė interesuarit pėr problemet e gjuhės shqipe. Autori ėshtė kujdesur qė kjo vepėr t’u shėrbejė njėkohėsisht edhe studentėve.