Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2005
    Postime
    1

    Thumbs up Intervistė me violinisten Ervis Gega-Dodi

    Marrė nga gazeta "Shekulli", 10.12.2004


    Intervistė me violinisten Ervis Gega, sensacionin e jashtėzakonshėm tė koncertit „Tre Tenorėt dhe Ervis Gega“


    Muzika, filozofia e shpirtit tė saj


    Ajo ėshtė e ėmbėl, e qeshur, e sinqertė si njė fėmijė. Ka pak droje kur e pyes, sepse ajo mė tė lehtė e ka qė mendimet, ndjesitė t’i shprehė me telat e violinės. Por njė shpirt artisti arrin tė gjejė gjuhėn e komunikimit, e pa dyshim qė ajo ėshtė e sinqertė, e veēantė, gjuhė shpirti. Ju ftoj tė lexoni intervistėn e saj pėr tė kuptuar mė mirė se nuk ka diktaturė nė botė qė tė shpyrfytyrojė shpirtin e njė artisti.

    Ervis Gega ka lindur nė Fier me 8 prill 1974. Shkollėn e mesme tė muzikės e ka mbaruar nė Fier. Studimet jashtė vendit i nisi nė Konservatorin e Maincit, nė Gjermani. Dhe i pėrfundoi me gradė PHD nė Londėr. Ėshtė larguar nga Shqipėria me 2 korrik 1990 me familjen nė Ambasadėn Gjermane, mė pas kanė mbėrritur nė Mainc. Ka njohur aty rastėsisht njė nga profesorėt mė tė famshėm tė botės, Yfrah Neaman. Pas tri vjet studimesh, kur Ervisi ishte vetėm 19 vjeē, Neaman e merr atė nė klasėn e tij tė solistėve tė zgjedhur, nė Londėr. Atje Ervisi studioi tetė vjet. Pasi mbaroi studimet ajo punoi dy vjet nė tė famshmen Orkestėr Simfonike tė Londrės, pastaj u kthye nė Gjermani, nė shtėpinė e saj. Aty filloi punė si pedagoge e Konservatorit ku ka studiuar dhe qė prej njė viti, ajo ka paralelisht edhe njė klasė tjetėr nė Universitetin Johanes Gutenberg. Gjithashtu bėn edhe jetė koncertale nė gjithė botėn. I pėlqen tė merret me shumė gjėra nė tė njėjtėn kohė.

    - Ervis, pas debutimit tuaj tė pak ditėve mė parė bashkė me tri tenorėt, ishit ju qė u vlerėsuat nga kritikėt dhe publiku si sensacioni, apo surpriza befasuese e mbrėmjes. Ju kėnaq kjo?
    - Po, mė bėn tė ndihem mirė pėr faktin se ky vlerėsim kėtė herė mė vjen nga vendi im i origjinės. Jam e lumtur dhe mirėnjohėse pėr pritjen shumė tė ngrohtė dhe vlerėsimin.
    - Ju lėvizni nė tė gjithė botėn dhe luani nė violinė. E merrni ju muzikėn me vete apo lėviz muzika dhe ajo ka nevojė pėr ju?
    - Mendoj qė tė dyja kemi nevojė pėr njėra tjetrėn. Unė nuk jetoj dot mė pa muzikėn. Muzikėn e dashuroj mbi gjithēka, sepse pėrjetimin qė marr nga muzika nuk mund tė ma japė asgjė tjetėr.
    - Oscar Wilde thotė se muzika ėshtė arti mė i ēuditshėm sepse ajo nuk e zbulon kurrė sekretin e vet tė fundit. A ėshtė udhėtimi drejt kėtij sekreti magjia e muzikės?
    - Po, absolutisht. Ēdo lloj sekreti ėshtė inspirues sepse udhėtimi drejt tė panjohurės, ėshtė njė lloj njohjeje drejt objektit ku ti shkon, por qė nė fakt shėrben pėr njohjen e vetes tėnde. Mė ndodh shpesh qė kur luaj muzikė, bashkė me sekretin e notave, zbuloj dhe njė sekret tjetėr qė ėshtė brenda meje, ėshtė si njė lloj drite qė ndriēon skuta tė shpirtit tim, tė cilat s’i kisha njohur mė parė. Kjo ndodh nė mėnyrė tė pandėrprerė pa arritur kurrė nė fund, sepse sa fiket njė dritė ndizet njė tjetėr. Ėshtė si puna e yjeve nė qiell qė nuk mund tė numėrohen.
    - A ju duket se shpesh si partiturė ju lexoni shpirtin e kompozitorit qė e ka krijuar atė muzikė?
    - Po, sepse ai ėshtė frymėzimi qė unė marr pėr ta interpretuar dhe ai ėshtė ngacmimi qė mė bėn tė depėrtoj thellė. Muzika ka dy mosha, moshėn e kohės kur ėshtė kompozuar, e cila daton nė kohė dhe moshėn e pėrjetshme, e cila nuk mund tė formulohet me shifra. Prandaj qė tė orientohesh nė botėn e muzikės duhet tė njohėsh klimėn ku ajo ka lindur. Mekanizmin historik qė e ka frymėzuar, rrethanat njerėzore qė e kanė ngjizur. Kjo duhet bėrė me shumė seriozitet. Sepse ėshtė virtuti i parė i njė muzikanti serioz.
    - Muzika ėshtė njė art abstrakt, shpeshherė ajo bashkohet me arte tė tjera si baleti, piktura, opera. A do tė pranonit njė pėrkufizim tė tillė: muzika ėshtė filozofia shpirtėrore e tė gjitha arteve?
    - Unė nuk do tė doja tė jepja pėrkufizime strikte, por pėr mua muzika ėshtė e vetmja qė tė jep frymėzim dhe inspirim pėr tė jetuar dhe pėr tė provuar pafundėsisht nė gjitha fushat.
    - Ervis, ju keni njė mbiemėr interesant, Gega. Nė Shqipėri ka edhe njė territor verior qė shpesh quhet Gegėri dhe njė dialekt qė quhet gegėrishte. Ndėrsa ju jeni nga Gjirokstra, krejt nė jug. Sa krenare ju bėn ky mbiemėr i familjes?
    - Jashtėzakonisht shumė krenare, mbasi vij nga njė famije e shquar me shumė tradita patriotike. Kjo ėshtė ajo qė mė bėn tė ndihem mirė qė jam shqiptare, mbasi familja ime brez pas brezi ka luftuar dhe punuar pėr kėtė komb.
    - Na vjen nė mendje njė grua shqiptare e quajtur Liri Gega, e pushkatuar mizorisht nė mes tė shekullit tė 20 nga ata qė ajo i kishte pasur shokė tė luftės. Ka njė semantikė tė ēuditshme, ajo quhej Liri dhe u martirizua pėr liri. A luan ti violinė edhe pėr atė Liri aq tė dashuruar nga shqiptarėt nėn diktaturė?
    - Nė qoftėse Liria luftoi pėr kėtė vend qė popullit t’i dhuronte lirinė, unė mundohem tė luaj muzikė dhe me anė tė muzikės t’i dhuroj popullit tim lirinė shpirtėrore. Unė s’e kam njohur personalisht Liri Gegėn, hallėn e babait tim. Por edhe pasi i morėn jetėn asaj, ndaj gjithė familjes sonė rėndoi persekutimi. Prindėrit e mi dhe unė u pėrpoqėm qė ta sfidonim diktaturėn me anė tė muzikės, ashtu siē thotė Gėtja: “atje ku luhet muzikė, shko se nuk tė vrasin...”
    - Ēfarė do t’u sugjeronit bashkėatdhetarėve nė qėndrimin e tyre ndaj lirisė, si formė e tė ekzistuarit nė njė shoqėri demokratike?
    - Ėshtė shumė e vėshtirė qė t’i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje, megjithatė posedimi qė duam t’i bėjmė lirisė ėshtė qėndrimi mė antiliri. Liria jetohet dhe zgjerohet pėrmes humanizmit dhe nuk posedohet dhe pronėsohet pėrmes interesave ekonomike dhe politike. Prandaj shpesh shqiptarėt ndihen nė liri dhe jo tė lirė, tė lirė dhe nėn peshėn e anarkisė.
    - Nė kohėn e diktaturės, nė familjen tuaj ju jeni parė si njė qenie qė mund tė dhurojė liri. Me prindėrit tuaj violinistė, sot profesorė tė violinės nė Mainc, ju pėrgatitėt dhe luajtėt qė nė moshėn 8 vjeēare Mendelsonin. Ēfarė ndjeni sot kur ktheheni nė ato kujtime tė fėmijėrisė?
    - Ėshtė njė miks ndjenjash qė unė kam kur kujtoj fėmijėrinė time. Kėtė pyetje ia kam bėrė njė ditė nėnės time dhe ajo m’u shpreh: i vetmi satisfaksion qė ne, prindėrit e tu mund tė kishim nė atė kohė mizore, ishte ta realizonim tek vajza jonė atė qė ne nuk e arritėm dot nė jetė. Ėndrra jonė ishte tė nxirrnim nė dritė me tė gjitha mėnyrat njė gjeni, me ēfarėdolloj ēmimi.
    - Thonė se fjala violinė vjen nga violencė. A mos vallė ēmimi i gjeniut kishte tė bėnte me violentimin e fėmijėrisė tuaj? A keni pasur fėmijėri Ervisi?
    - Kam pasur njė fėmijėri tė vėshtirė. Ndaj mė vonė jam munduar qė paralelisht te pėrjetoj edhe fėmijėrinė time tė humbur. Dua tė ruaj nga fėmijėria si moshė vetėm njė virtyt, sinqeritetin. Nė kėtė kuptim do tė mbetem njė muzikante me fėmijėri tė pazakontė, por dua tė jem njė njeri me sinqeritet fėmije, sa tė jem nė kėtė jetė.
    - Ēfarė moshe ka muzika?
    - Muzika nuk njeh moshė, sepse vetė zėri njerėzor ėshtė forma e parė e tingullit ndėrsa tingulli muzikor ėshtė forma mė e pėrkryer e zėrit shpirtėror. Provoni t’i vini njė fėmije tė porsalindur tė dėgjojė pak muzikė dhe e qara e tij do tė jetė me e ėmbėl. Pėrpiquni qė tė pėrcillni pėr nė parajsė me muzikė njė njeri tė dashur. Dhimbja do t’ju kthehet nė dashuri hyjnore.
    - Ju dukeni njė tip shumė i gėzuar, ēka reflektohet nė sytė tuaj. Ku e gjeni frymėzimin?
    - Frymėzimin e parė e kam nga muzika, pastaj nga dashuria e jetės sime dhe nga ambienti
    - ku jetoj.
    - Pas largimit nga Shqipėria, pėr 9 vjet ju nuk erdhėt asnjėherė kėtu. Tashti ju thoni se nuk jetoni dot pa Shqipėrinė. Ėshtė kjo njė thirrje e geneve, ėshtė ky njė kthim tek fillesat e ėndėrrimeve, apo pjekuria e njė artisti tė madh i cili pėrveē identitetit artistik, njeh dhe vlerėson identitetin kombėtar?
    - Ka tė bėjė me fillimin e ėndrrave tė mia tė parealizuara qė lindėn nė Shqipėri dhe me patosin kombėtar. Unė tani e njoha Shqipėrinė dhe tani mu dha rasti tė lidhem shpirtėrisht me tė panjohurėn e vendit tim.
    - Ervis, prej disa muajsh ju jeni edhe nėnė, a e kuptoni ju muzikėn e vajzės tuaj dhe a e kupton ajo muzikėn e shpirtit tuaj?
    - Natyrisht qė po, sepse nuk ka fėmijė qė tė mos kuptojė muzikėn e shpirtit tė nėnės dhe nuk ka nėnė qė tė mos kuptojė muzikėn e shpirtit tė fėmijės qė ka sjellė nė jetė.
    - Pranė muzikės mund tė qėndrojnė pėr nivel abstraksioni matematika, piktura dhe filozofia. Cilėn nga kėto tė tre do ta quanit binjake tė muzikės?
    - Padyshim filozofia, sepse matematika ėshtė njė shkencė ekzakte dhe piktura ėshtė vizuale, ndėrsa filozofia ėshtė abstragim shpirtėror. Prandaj filozofia dhe muzika ngjajnė dhe tė dyja janė si fundi i oqeanit qė ėshtė gjithmonė enigmatik.
    - A do ta kemi fatin qė nė njė tė ardhme tė afėrt t’ju shikojmė tė luani nė Tiranė?
    - Patjetėr, mbasi kjo ėshtė njė nga ėndrrat e mia tė parealizuara tė fėmijėrisė qė tė luaj muzikė, tė luaj nė violinė pėr kombin tim, qė t’ju tregoj edhe shqiptarėve me tingujt e violinės diēka nga vetja – e ndoshta t’ju dhuroj atė gjė qė nuk kisha mundėsi t’jua dhuroja mė parė.
    - Diku nė fillim tė shekullit qė lamė pas, njė tjetėr shqiptar mė mbiemrin Gega, arkitekti Karl Gega, ndėrtoi tunele mes malesh dhe hekurudha pėr tė bashkuar njerėzit. A ėshtė Ervis Gega nė rrugė e sipėr pėr tė ndėrtuar njė tunel tjetėr, krejt virtual ku tė kalojė muzika si frymėzim qė i bashkon tė gjithė njerėzit pa dallim kombėsie apo ēfarėdo dallimi tjetėr?
    - Dėgjoni kohėn e katėrt tė Simfoninė sė 9 – tė tė Bethovenit e cila u shpall edhe hymni i Bashkimit Evropian. Ajo ėshtė ngritur mbi fjalėt e Shilerit. Nė fund tė kėtyre fjalėve thuhet: Vėllezėr sulmin drejt qiellit / botės mbarė pėrqafim/ le tė ngrihen kėngėt tona/ deri tek yjet pėr ngadhnjim. Pra hymni ėshtė muzikor, as testament filozofik, as kod ligjor. Ky ėshtė humanizmi universal qė mund ta dhurojė vetėm muzika.

    marr nga Gazeta Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 25-01-2005 mė 20:55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e DKulla
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Krakozha
    Postime
    60
    ehste me te vertet Violiniste e shkelqyer. E kam patur ne shkolle dhe e kam takuar (si ashtu dhe degjuar) dhe ne gjermani

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Evis Gega, Shqiptarja E Denje Ne Bote

    E Merkure, 02 Mars 2005


    EVIS GEGA, SHQIPTARJA E DENJE NE BOTE

    Mbi bazen e propozimeve te deputetit Petro Koci, Artistit te Popullit Ibrahim Madhi, te Profesor Doktor Vasil S. Tole, kompozitor, President i Keshillit te Muzikes Shqiptare, te deges se Shkrimtareve dhe Artisteve Fier me Kryetar Kristaq Shtembari si dhe te Keshillit te Kultures prane Bashkise Fier, Keshilli i Bashkise se Fierit, ne mbledhjen e 2 marsit 2005, vendosi:

    1. T'i jape titullin "Qytetar Nderi" Zj. Evis Virgjil Gega me kete motivacion:

    "Muzikante me cilesi te larta profesionale si interpretuese, soliste ansambliste, si pedagoge, pjesemarrese ne orkestra te nivelit boteror, si ne Angli, Gjermani, Kili, etj., qe perfaqeson denjesisht atdheun dhe qytetin e saj kudo ne bote duke dhene imazhin e nje vendi te civilizuar".

    Kush eshte Evi Gega?

    Eshte lindur ne 1974 ne qytetin e Fierit. Ajo u rrit dhe u formua si artiste ne gjirin e nje familjeje violinistesh, te Virgjil dhe Valentina Geges, pjesemarres aktive ne veprimtarite muzikore simfonike ne Fier dhe ne shkalle kombetare.

    Evis Gega eshte nje talent kombetar dhe evropian, e cila u rrit si e tille ne shkollen e mesme artistike "Jakov Xoxa" dhe me pas ne "Jordan Misja", Tirane.

    Ne vitin 1990 ajo u shperngul ne Gjermani, ku u shkollua ne skenat me kalorsiake te violines evropiane.

    Ne vitin 1990 - 1993 studioi ne Konservatorin e Peter Cornelius ne Mainz te Gjermanise. Ne 1993 - 1999, vazhdoi studimet ne Londer, ne "Guildhall of music and drama"" - nje nga shkollat e larta me te famshme te botes. Ne vitin 1996 mori diplomen "Concert Recital Diploma" (Premier Prix) te "Guidhall School of Music and drama". Nga viti 1996 - 2000, ka qene pjesetare e Orkestres Simfonike te Londres.

    Eshte fituese e Cmimit te Pare te Konkursit Nderkombetar per Violine Yfrah Neaman dhe cmimeve te tjera, si me Emily English Aeard, me Ian Fleming Aeard, me Pecskai Price dhe me cmimin e konkursit per solist 7. Haverhill Symphony.

    Evis Gega eshte themeluese e Duetit Spohr, per violine dhe harpe. Per veprimtarine e saj koncertale, ne vitin 2001 ajo u zgjodh se bashku me harpisten e saj Silke Aichhorn Artiste e Vitit e Republikes gjermane te Rheinland - Pfalz -it.

    Evis Gega ka luajtur si soliste me orkestra ne skena boterore ne Gjermani, Angli, Ameriken e Jugut dhe Afriken e Jugut, koncerte per violine dhe ka marre pjese ne disa festivale nderkombetare per violine si ne Bromsgrove Music Festival ne Angli, ne Semanas Musicales de Frutillar ne Kili, ne Schleseig - Holstein Musicfestival dhe ne Mostel Festspile ne Gjermani.

    Ajo luan si e ftuar ne formacione te ndryshme muzikantesh te Akademise se Muzikes se Dhomes Villa Musica, ne Mainz.

    Prej fillimit te vitit 2002, Evis Gega eshte pedagoge ne Konservatorin Peter Coernelius ne Mainz dhe ne Universitetin Johannes Gutenberg ne Mainz.

    Ajo eshte violinistja me e re ne moshe ne historine e Akademise se Muzikes se Dhomes Villa Musica, e pranuar atje si pedagoge.

    Koment

    Evis Gega eshte nje deshmi e prekshme e talentit te spikatur dhe vlerave artistike ne muziken bashkekohore shqiptare. Perkushtimi i saj i vecante per te mos e ndare Shqiperine, atdheun e saj, nga karriera e saj artistike, per te sjelle arritjet me te fundit per muzikantet e rinj shqiptare, per te interpretuar edhe muziken e kompozitoreve shqiptare si pjese e pandare e repertorit te saj.

    Duke e cmuar emrin, talentin dhe karrieren e shkelqyer si violiniste dhe pedagoge, dashurine e krenarine kombetare, sidomos per Fierin, Ervis Gega eshte simbol i ndritur i artit shqiptar dhe evropian. Nderimi i artisteve te kalibrit bashkekohor si ajo, eshte nderim per qytetarine, perparimin, artin dhe kulturen e vendit tone, dhe ne vecaneti te qytetit te saj te lindjes, Fier.

    Eshte ne nderin e bashkise dhe te qytetit te Fierit dhenia e titullit "Qytetar Nderi" nje muzikanteje me te tilla permasa, e cila perfaqeson denjesisht atdheun dhe qytetin e saj kudo ne bote, duke dhene imazhin e nje vendi te civilizuar dhe me kulture.

    Elsajed Rexha

    http://www.kohajone.com/lexo.php?id=31005

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Intervistė me violinisten Ervis Gega-Dodi


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Evis Gega, Shqiptarja E Denje Ne Bote



    Video shoqerohet me titra ( edhe ne shqip )

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Evis Gega, Shqiptarja E Denje Ne Bote


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Evis Gega, Shqiptarja E Denje Ne Bote


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Evis Gega, Shqiptarja E Denje Ne Bote


  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Intervistė me violinisten Ervis Gega-Dodi

    2008 - Interviste me Adi Krasten


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Evis Gega, Shqiptarja E Denje Ne Bote

    2015


  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Evis Gega, Shqiptarja E Denje Ne Bote


  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Evis Gega, Shqiptarja E Denje Ne Bote

    Violinistja dhe docentja Ervis Gega Dodi, nderohet me ēmim nė Gjermani

    Universiteti-Johannes Gutenberg Mainz nė Gjermani ka nderuar violinisten dhe docenten Ervis Gega Dodi me ēmimin mė tė lartė pėr mėsimdhėnėsit e muzikės.

    Ambasada e Shqipėrisė nė Gjermani, bėn tė ditur se ēmimi iu dha Gega Dodit me motivazionin “rezultate tė shquara” nė veprimtarinė mėsimdhėnėse tė docentes sė muzikės me origjinė shqiptare .

    I gjithė bordi i rektoratit votoi njėzėri pėr prof. Gega-Dodi. Njė numėr i madh studentėsh universitarė tė saj fitojnė prej vitesh ēmime tė njohura kombėtare nė Gjermani dhe nė botė.

    Me veprimtarinė 18 vjeēare si mėsimdhėnėse ndėr tė tjera nė Universitetin-Johannes Gutenberg, nė Konservatorin e Muzikės Peter Cornelius, nė Akademinė mė tė madhe tė Muzikės sė Dhomės Villa Musica, nė kurse tė suksesshme masteri nė Gjermani dhe nė Itali prof. Ervis Gega-Dodi ka bėrė njė emėr tė shquar dhe tė vlerėsuar nė komunitetin e docentėve tė muzikės nė Evropė.

    Televizione kombėtare gjermane si ZDF, SwF kanė theksuar nė disa emisione tė veēanta pėr Ervis Gega-Dodin edhe punėn e saj shumė tė suksesshme si mėsimdhėnėse.

    Veprimtarinė si docente Ervis Gega-Dodi e zhvillon krahas veprimtarisė koncertale nė sallat mė tė shquara koncertale tė Gjermanisė dhe jashtė saj.

    Loja e saj virtuoze nė violinė ėshtė vlerėsuar gjithashtu me ēmime tė larta.


    http://www.kohajone.com/2018/06/11/v...m-ne-gjermani/

Tema tė Ngjashme

  1. Intervistė
    Nga sabit idrizi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  2. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. Intervistė me zėdhėnėsin e NATO-s gjatė bombardimeve nė Kosovė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:06
  4. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2004, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •