Marrė nga gazeta "Shekulli", 10.12.2004
Intervistė me violinisten Ervis Gega, sensacionin e jashtėzakonshėm tė koncertit Tre Tenorėt dhe Ervis Gega
Muzika, filozofia e shpirtit tė saj
Ajo ėshtė e ėmbėl, e qeshur, e sinqertė si njė fėmijė. Ka pak droje kur e pyes, sepse ajo mė tė lehtė e ka qė mendimet, ndjesitė ti shprehė me telat e violinės. Por njė shpirt artisti arrin tė gjejė gjuhėn e komunikimit, e pa dyshim qė ajo ėshtė e sinqertė, e veēantė, gjuhė shpirti. Ju ftoj tė lexoni intervistėn e saj pėr tė kuptuar mė mirė se nuk ka diktaturė nė botė qė tė shpyrfytyrojė shpirtin e njė artisti.
Ervis Gega ka lindur nė Fier me 8 prill 1974. Shkollėn e mesme tė muzikės e ka mbaruar nė Fier. Studimet jashtė vendit i nisi nė Konservatorin e Maincit, nė Gjermani. Dhe i pėrfundoi me gradė PHD nė Londėr. Ėshtė larguar nga Shqipėria me 2 korrik 1990 me familjen nė Ambasadėn Gjermane, mė pas kanė mbėrritur nė Mainc. Ka njohur aty rastėsisht njė nga profesorėt mė tė famshėm tė botės, Yfrah Neaman. Pas tri vjet studimesh, kur Ervisi ishte vetėm 19 vjeē, Neaman e merr atė nė klasėn e tij tė solistėve tė zgjedhur, nė Londėr. Atje Ervisi studioi tetė vjet. Pasi mbaroi studimet ajo punoi dy vjet nė tė famshmen Orkestėr Simfonike tė Londrės, pastaj u kthye nė Gjermani, nė shtėpinė e saj. Aty filloi punė si pedagoge e Konservatorit ku ka studiuar dhe qė prej njė viti, ajo ka paralelisht edhe njė klasė tjetėr nė Universitetin Johanes Gutenberg. Gjithashtu bėn edhe jetė koncertale nė gjithė botėn. I pėlqen tė merret me shumė gjėra nė tė njėjtėn kohė.
- Ervis, pas debutimit tuaj tė pak ditėve mė parė bashkė me tri tenorėt, ishit ju qė u vlerėsuat nga kritikėt dhe publiku si sensacioni, apo surpriza befasuese e mbrėmjes. Ju kėnaq kjo?
- Po, mė bėn tė ndihem mirė pėr faktin se ky vlerėsim kėtė herė mė vjen nga vendi im i origjinės. Jam e lumtur dhe mirėnjohėse pėr pritjen shumė tė ngrohtė dhe vlerėsimin.
- Ju lėvizni nė tė gjithė botėn dhe luani nė violinė. E merrni ju muzikėn me vete apo lėviz muzika dhe ajo ka nevojė pėr ju?
- Mendoj qė tė dyja kemi nevojė pėr njėra tjetrėn. Unė nuk jetoj dot mė pa muzikėn. Muzikėn e dashuroj mbi gjithēka, sepse pėrjetimin qė marr nga muzika nuk mund tė ma japė asgjė tjetėr.
- Oscar Wilde thotė se muzika ėshtė arti mė i ēuditshėm sepse ajo nuk e zbulon kurrė sekretin e vet tė fundit. A ėshtė udhėtimi drejt kėtij sekreti magjia e muzikės?
- Po, absolutisht. Ēdo lloj sekreti ėshtė inspirues sepse udhėtimi drejt tė panjohurės, ėshtė njė lloj njohjeje drejt objektit ku ti shkon, por qė nė fakt shėrben pėr njohjen e vetes tėnde. Mė ndodh shpesh qė kur luaj muzikė, bashkė me sekretin e notave, zbuloj dhe njė sekret tjetėr qė ėshtė brenda meje, ėshtė si njė lloj drite qė ndriēon skuta tė shpirtit tim, tė cilat si kisha njohur mė parė. Kjo ndodh nė mėnyrė tė pandėrprerė pa arritur kurrė nė fund, sepse sa fiket njė dritė ndizet njė tjetėr. Ėshtė si puna e yjeve nė qiell qė nuk mund tė numėrohen.
- A ju duket se shpesh si partiturė ju lexoni shpirtin e kompozitorit qė e ka krijuar atė muzikė?
- Po, sepse ai ėshtė frymėzimi qė unė marr pėr ta interpretuar dhe ai ėshtė ngacmimi qė mė bėn tė depėrtoj thellė. Muzika ka dy mosha, moshėn e kohės kur ėshtė kompozuar, e cila daton nė kohė dhe moshėn e pėrjetshme, e cila nuk mund tė formulohet me shifra. Prandaj qė tė orientohesh nė botėn e muzikės duhet tė njohėsh klimėn ku ajo ka lindur. Mekanizmin historik qė e ka frymėzuar, rrethanat njerėzore qė e kanė ngjizur. Kjo duhet bėrė me shumė seriozitet. Sepse ėshtė virtuti i parė i njė muzikanti serioz.
- Muzika ėshtė njė art abstrakt, shpeshherė ajo bashkohet me arte tė tjera si baleti, piktura, opera. A do tė pranonit njė pėrkufizim tė tillė: muzika ėshtė filozofia shpirtėrore e tė gjitha arteve?
- Unė nuk do tė doja tė jepja pėrkufizime strikte, por pėr mua muzika ėshtė e vetmja qė tė jep frymėzim dhe inspirim pėr tė jetuar dhe pėr tė provuar pafundėsisht nė gjitha fushat.
- Ervis, ju keni njė mbiemėr interesant, Gega. Nė Shqipėri ka edhe njė territor verior qė shpesh quhet Gegėri dhe njė dialekt qė quhet gegėrishte. Ndėrsa ju jeni nga Gjirokstra, krejt nė jug. Sa krenare ju bėn ky mbiemėr i familjes?
- Jashtėzakonisht shumė krenare, mbasi vij nga njė famije e shquar me shumė tradita patriotike. Kjo ėshtė ajo qė mė bėn tė ndihem mirė qė jam shqiptare, mbasi familja ime brez pas brezi ka luftuar dhe punuar pėr kėtė komb.
- Na vjen nė mendje njė grua shqiptare e quajtur Liri Gega, e pushkatuar mizorisht nė mes tė shekullit tė 20 nga ata qė ajo i kishte pasur shokė tė luftės. Ka njė semantikė tė ēuditshme, ajo quhej Liri dhe u martirizua pėr liri. A luan ti violinė edhe pėr atė Liri aq tė dashuruar nga shqiptarėt nėn diktaturė?
- Nė qoftėse Liria luftoi pėr kėtė vend qė popullit ti dhuronte lirinė, unė mundohem tė luaj muzikė dhe me anė tė muzikės ti dhuroj popullit tim lirinė shpirtėrore. Unė se kam njohur personalisht Liri Gegėn, hallėn e babait tim. Por edhe pasi i morėn jetėn asaj, ndaj gjithė familjes sonė rėndoi persekutimi. Prindėrit e mi dhe unė u pėrpoqėm qė ta sfidonim diktaturėn me anė tė muzikės, ashtu siē thotė Gėtja: atje ku luhet muzikė, shko se nuk tė vrasin...
- Ēfarė do tu sugjeronit bashkėatdhetarėve nė qėndrimin e tyre ndaj lirisė, si formė e tė ekzistuarit nė njė shoqėri demokratike?
- Ėshtė shumė e vėshtirė qė ti pėrgjigjem kėsaj pyetjeje, megjithatė posedimi qė duam ti bėjmė lirisė ėshtė qėndrimi mė antiliri. Liria jetohet dhe zgjerohet pėrmes humanizmit dhe nuk posedohet dhe pronėsohet pėrmes interesave ekonomike dhe politike. Prandaj shpesh shqiptarėt ndihen nė liri dhe jo tė lirė, tė lirė dhe nėn peshėn e anarkisė.
- Nė kohėn e diktaturės, nė familjen tuaj ju jeni parė si njė qenie qė mund tė dhurojė liri. Me prindėrit tuaj violinistė, sot profesorė tė violinės nė Mainc, ju pėrgatitėt dhe luajtėt qė nė moshėn 8 vjeēare Mendelsonin. Ēfarė ndjeni sot kur ktheheni nė ato kujtime tė fėmijėrisė?
- Ėshtė njė miks ndjenjash qė unė kam kur kujtoj fėmijėrinė time. Kėtė pyetje ia kam bėrė njė ditė nėnės time dhe ajo mu shpreh: i vetmi satisfaksion qė ne, prindėrit e tu mund tė kishim nė atė kohė mizore, ishte ta realizonim tek vajza jonė atė qė ne nuk e arritėm dot nė jetė. Ėndrra jonė ishte tė nxirrnim nė dritė me tė gjitha mėnyrat njė gjeni, me ēfarėdolloj ēmimi.
- Thonė se fjala violinė vjen nga violencė. A mos vallė ēmimi i gjeniut kishte tė bėnte me violentimin e fėmijėrisė tuaj? A keni pasur fėmijėri Ervisi?
- Kam pasur njė fėmijėri tė vėshtirė. Ndaj mė vonė jam munduar qė paralelisht te pėrjetoj edhe fėmijėrinė time tė humbur. Dua tė ruaj nga fėmijėria si moshė vetėm njė virtyt, sinqeritetin. Nė kėtė kuptim do tė mbetem njė muzikante me fėmijėri tė pazakontė, por dua tė jem njė njeri me sinqeritet fėmije, sa tė jem nė kėtė jetė.
- Ēfarė moshe ka muzika?
- Muzika nuk njeh moshė, sepse vetė zėri njerėzor ėshtė forma e parė e tingullit ndėrsa tingulli muzikor ėshtė forma mė e pėrkryer e zėrit shpirtėror. Provoni ti vini njė fėmije tė porsalindur tė dėgjojė pak muzikė dhe e qara e tij do tė jetė me e ėmbėl. Pėrpiquni qė tė pėrcillni pėr nė parajsė me muzikė njė njeri tė dashur. Dhimbja do tju kthehet nė dashuri hyjnore.
- Ju dukeni njė tip shumė i gėzuar, ēka reflektohet nė sytė tuaj. Ku e gjeni frymėzimin?
- Frymėzimin e parė e kam nga muzika, pastaj nga dashuria e jetės sime dhe nga ambienti
- ku jetoj.
- Pas largimit nga Shqipėria, pėr 9 vjet ju nuk erdhėt asnjėherė kėtu. Tashti ju thoni se nuk jetoni dot pa Shqipėrinė. Ėshtė kjo njė thirrje e geneve, ėshtė ky njė kthim tek fillesat e ėndėrrimeve, apo pjekuria e njė artisti tė madh i cili pėrveē identitetit artistik, njeh dhe vlerėson identitetin kombėtar?
- Ka tė bėjė me fillimin e ėndrrave tė mia tė parealizuara qė lindėn nė Shqipėri dhe me patosin kombėtar. Unė tani e njoha Shqipėrinė dhe tani mu dha rasti tė lidhem shpirtėrisht me tė panjohurėn e vendit tim.
- Ervis, prej disa muajsh ju jeni edhe nėnė, a e kuptoni ju muzikėn e vajzės tuaj dhe a e kupton ajo muzikėn e shpirtit tuaj?
- Natyrisht qė po, sepse nuk ka fėmijė qė tė mos kuptojė muzikėn e shpirtit tė nėnės dhe nuk ka nėnė qė tė mos kuptojė muzikėn e shpirtit tė fėmijės qė ka sjellė nė jetė.
- Pranė muzikės mund tė qėndrojnė pėr nivel abstraksioni matematika, piktura dhe filozofia. Cilėn nga kėto tė tre do ta quanit binjake tė muzikės?
- Padyshim filozofia, sepse matematika ėshtė njė shkencė ekzakte dhe piktura ėshtė vizuale, ndėrsa filozofia ėshtė abstragim shpirtėror. Prandaj filozofia dhe muzika ngjajnė dhe tė dyja janė si fundi i oqeanit qė ėshtė gjithmonė enigmatik.
- A do ta kemi fatin qė nė njė tė ardhme tė afėrt tju shikojmė tė luani nė Tiranė?
- Patjetėr, mbasi kjo ėshtė njė nga ėndrrat e mia tė parealizuara tė fėmijėrisė qė tė luaj muzikė, tė luaj nė violinė pėr kombin tim, qė tju tregoj edhe shqiptarėve me tingujt e violinės diēka nga vetja e ndoshta tju dhuroj atė gjė qė nuk kisha mundėsi tjua dhuroja mė parė.
- Diku nė fillim tė shekullit qė lamė pas, njė tjetėr shqiptar mė mbiemrin Gega, arkitekti Karl Gega, ndėrtoi tunele mes malesh dhe hekurudha pėr tė bashkuar njerėzit. A ėshtė Ervis Gega nė rrugė e sipėr pėr tė ndėrtuar njė tunel tjetėr, krejt virtual ku tė kalojė muzika si frymėzim qė i bashkon tė gjithė njerėzit pa dallim kombėsie apo ēfarėdo dallimi tjetėr?
- Dėgjoni kohėn e katėrt tė Simfoninė sė 9 tė tė Bethovenit e cila u shpall edhe hymni i Bashkimit Evropian. Ajo ėshtė ngritur mbi fjalėt e Shilerit. Nė fund tė kėtyre fjalėve thuhet: Vėllezėr sulmin drejt qiellit / botės mbarė pėrqafim/ le tė ngrihen kėngėt tona/ deri tek yjet pėr ngadhnjim. Pra hymni ėshtė muzikor, as testament filozofik, as kod ligjor. Ky ėshtė humanizmi universal qė mund ta dhurojė vetėm muzika.
marr nga Gazeta Shekulli
Krijoni Kontakt