shekulli
---
TELEFONI I PRISHUR I Z. BERLUSKONI
Agron Alibali
I thashė Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit tė PD-sė qė tė lidhen me mua me telefon kurdoherė dhe pėr ēfarėdo problemi, -tha pak a shumė z. Berluskoni gjatė vizitės sė tij tė vjeshtės sė vitit 2002 nė Tiranė. Italia do tė vazhdojė tė jetė avokatja e Shqipėrisė nė BE, -do tė deklaronte mė tej ai.
Ato ishin vėrtet kohė tė ēuditshme. Nė krye tė vendit sapo ishte zgjedhur njė burrė i nderuar dhe i ndershėm, jo njė drejtues partiak por njė homme detat i vėrtetė. Nga ana tjetėr, shumica dhe pakica po bashkėpunonin me njėra -tjetrėn nė mjaft pika tė pėrbashkėta tė programeve tė tyre politike qė lidheshin me interesat e vendit dhe mirėqenien e popullit. Sherret e pafund tė dhjetėvjeēarit tė tranzicionit, harxhet e tė cilave i kishin paguar qytetarėt, ishin shuar si me magji duke i lėnė vendin njė procesi politik ndėrtues dhe tė qetė.
Ndėrkombėtarėt ngelen pa punė
Ndėrkohė, ndėrkombėtarėt e shumtė qė kishin mbushur vendin pas krizės sė vitit 1997 e 1998 papritur e gjetėn veten papunė. Kur ske punė, ose luaj derėn, ose mė mirė mendo pėr postin tjetėr tė karrierės, nė njė vend tjetėr krizash, pėr shembull Ēeēeni, Bjellorusi apo Taxhikistan. Porse, kuptohet, disa syresh me keqardhje do ti thoshin lamtumirė klimės mesdhetare tė vendit, mikpritjes tradicionale tė popullit, por sidomos statusit tė tė plotfuqishmit, rrogave tė majme si dhe dietave e privilegjeve tė tjera jo tė parėndėsishme. Tek e fundit, dukej sikur shqiptarėt do tė mund ti bėnin vetė disa gjėra qė vėrtetė duhej ti bėnin vetė, sikurse Kodin Zgjedhor, Ligjin pėr Pronat, ndryshimet nė Kushtetutė, pėrqasjen me acquis communitaire, etj. Kėto hapa do ti hapnin vendit portat drejt integrimit tė plotė, dinjitoz dhe si tė barabartė nė BE, ashtu sikurse kishte bėrė Sllovenia pak kohė pėrpara.
Bash nė kėtė klimė ndėrtuese politike nė vend erdhi edhe angazhimi solemn me gojėn e kryeministrit italian. Jo vetėm aq, porse sikurse edhe u deklarua nė shtyp atė kohė, qeveria italiane u investua para Brukselit qė tė rishikoheshin kushtet shtrėnguese ndaj Shqipėrisė me synim lirėsimin apo zbutjen e tyre!
Tė zbuten kushtet e integrimit pėr Shqipėrinė!
Dhe kuptohet qė ky ishte njė qėndrim tejet i drejtė dhe objektiv. Shqipėria kishte qenė nė vijėn e parė tė Europės gjatė ballafaqimit jugosllav, kishte pritur mbi gjysmė milionė kosovarė, shkurt kishte treguar sėrish vokacionin e mirėfilltė europian, pavarėsisht nga barra e madhe qė kishte marrė nė kurriz.
Vetėm pak kohė mė parė, kur shqiptarėt prisnin hapjen e dyerve tė Europės nė bazė tė kritereve tė Kopenhagės dhe Marrėveshjeve tė tipit Europa tė zbatuara pėr vendet e tjera tė Europės Lindore, Kėshilli Europian i BE-sė kishte krijuar entitetin absurd tė ashtuquajtur Ballkan Perėndimor, duke ia imponuar atė Shqipėrisė bashkė me tė ashtuquajturat Marrėveshje tė Stabilizim-Asociimit, a thua se vendi kishte qenė republika e shtatė e federatės jugosllave e shkėputur qė andej pas luftėrave e masakrave tė njohura
Sikurse tė mos mjaftonte kjo, Kėshilli Europian, mbėshtetur nė institucionin e porsakrijuar tė Politikės Europiane tė Sigurisė dhe Mbrojtjes [ESDP], i imponoi Shqipėrisė shėrbimet e panevojshme tė Misionit Vėzhgimor Europian. Njė ditė tė bukur gjatė Presidencės greke tė BE-sė, kjo krijesė impotente e krizės jugosllave, sė cilės gjithsesi Shqipėria i kishte krijuar lehtėsira tė konsiderueshme me marrėveshjen e vitit 1991 pėr vėzhgimin e zhvillimeve jugosllave nga kufiri verilindor i saj, u mandatua qė tė vėzhgojė vetė Shqipėrinė!? Pra, nė sytė e Kėshillit Europian, Shqipėria nuk ishte mė pjesė e zgjidhjes, por pjesė e vetė problemit!?
Pikėrisht kėtu del nė pah angazhimi i Italisė pėr tė qenė avokate e Shqipėrisė nė BE dhe kėrkesa e arsyeshme e saj pėr moszbatimin ndaj Shqipėrisė tė kushteve absurde tė vendosura pėr vendet e ish-federatės jugosllave.
Shpresat, pra, ishin tė mėdha qė gjatė Presidencės italiane tė BE-sė premtimet e qeverisė italiane nė tė mirė tė aleatit strategjik adriatikas tė njėmendėsoheshin dhe Marrėveshja e Asociimit dhe jo e Stabilizimit pasi lufta ishte bėrė nė ish-Jugosllavi e jo nė Shqipėri mė nė fund tė nėnshkruhej. Klima e re ndėrtuese politike nė vend garantonte pėrmbushjen e kritereve politike, ndėrkohė qė kriterin pėr pakicat Shqipėria e kishte tė pėrmbushur prej kohėsh, madje vetė BE-ja dhe ndonjė vend anėtar i saj mund dhe duhej tė merrnin shembull nga standardet e larta tė tė drejtave tė pakicave nė vend.
Fjalė dhe premtime
Z, Berluskoni premtoi edhe se do tė nxiste ndėrmarrjet e mėdha e bankat me kapital shtetėror e privat tė investonin nė Shqipėri. U tha gjithashtu se ai do ta vizitonte sėrish vendin, se do tė blinte njė vilė, dhe madje u mendua se do tė vizitonte Gjirokastrėn me rastin e pėrkujtimit tė deklaratės historike tė Gjeneralit Ferrero nė qershor 1917, kur Italia njohu solemnisht pavarėsinė dhe integritetin territorial tė Shqipėrisė.
Por tė gjitha fjalėt i mori era. Presidenca italiane e BE-sė e z. Berluskoni dhe presidenti italian i Komisionit Europian, z. Romano Prodi, qėlluan qė ishin kundėrshtarė tė rreptė politikė. Divergjencat e tyre politike, me sa duket, ishin mė tė rėndėsishme pėr ta se sa autoriteti dhe prestigji i fuqisė sė gjashtė ekonomike nė botė.
Pėr habi, Italia qė kishte bėrė aq shumė pėr Shqipėrinė kujto operacionet Pelikan dhe Alba, - e harroi fjalėn e dhėnė dhe premtimet. Nė rrafsh europian, Italia jo vetėm nuk qe nė gjendje tė zbuste ftohtėsinė e Francės, por madje as tė neutralizonte kryeneēėsinė dhe prirjet shoviniste tė disa qarqeve nė Greqi si dhe ndikimin e saj negativ nė raportet BE-Shqipėri. Madje, sipas njė burimi tė pakonfirmuar, autoritetet italiane hodhėn poshtė edhe njė kėrkesė modeste tė autoriteteve shqiptare pėr zėvendėsimin e njė burokrati europian i cili thuhej se ishte bėrė pengesė nė raportet Tiranė-Bruksel.
Meritat qė i takonin njė populli me vlera tė mirėfillta humaniste dhe vokacion europian, ndihma konkrete e dhėnė Europės dhe Italisė gjatė krizės jugosllave dhe kosovare si dhe me bllokimin i rrjetit ndėrkombėtar tė trafikut nė kanalin e Otrantos tė gjitha kėto u lanė nė harresė.
Sigurisht, nė kėtė teatėr absurd ka rolin e vet edhe politika shqiptare, e cila pa humbur kohė, u fut sėrish nė sherret dhe divergjencat e pafund dhe tė pabukė.
Dhe ndėrsa populli fisnik shqiptar merohet midis varfėrisė dhe kushteve tė vėshtira tė jetesės sidomos jashtė kryeqytetit, farsa e negociatave me BE-nė vazhdon. Si pasojė e braktisjes apo e pafuqisė sė Italisė pėr vendosjen e vetos ndaj pėrpjekjeve tė rrymave kundėr-integruese nė Bruksel kujto Deklaratėn fyese holandeze - , ēuditėrisht shkon puna deri aty sa edhe njė shkrimtar i njohur greko-amerikan, por me njė agjendė krejtėsisht shoviniste dhe regresive, tė kėrcėnojė e flasė nė emėr tė BE-sė!? Mos vallė tė jetė si rrjedhim i lobingjeve e manipulimeve tė tij qė Ekipi Negociator i BE-sė (Task Force) ka vendosur nė agjendėn e takimit tė shkurtit me autoritetet shqiptare qė tė diskutojė edhe pėr problemin e shteruar tė pakicave?
Sikur telefoni tė punonte
Ndofta zyrtarėt e lartė shqiptarė do tė ishte mirė qė ti binin edhe njėherė numrit tė telefonit tė z. Berluskoni pėr ti kėrkuar atij qė ti pėrcjellė hapur dhe qartaz Brukselit se:
Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Europė qė njeh pakicėn maqedonase;
Pakica greke ka tė drejta dhe standarde edhe mė tė larta se sa popullsia vendase ndėrkohė qė pakica turke nė Greqi nuk lejohet tė quhet as me emrin e vet etnik (shiko vendimin e fundit tė Gjykatės sė Lartė Greke);
Ndryshe nga BE-ja, nė Shqipėri nuk ka as racizėm dhe as anti-semitizėm (shiko raportin e fundit tė organizatės Human Rights Watch ku pėrmbahen kritika tė rrepta ndaj BE-sė); Shqipėria ėshtė ndėr vendet e pakta europiane ku numri i hebrenjve pas Luftės sė Dytė Botėrore ishte mė i madh se sa nė fillim; dhe se
Nėse ka njė pakicė tė harruar nė Europė, kjo ėshtė pakica ēame, e cila duhet ndihmuar nga BE-ja qė tė kthehet nė shtėpitė e veta nė Greqi, si edhe ajo arbėrore.
Por dėshira e zyrtarėve shqiptarė, sigurisht, varet edhe ngase telefoni i z. Berluskoni punon apo ėshtė i prishur Pėrndryshe, ata duhet tė kenė burrėrinė qė kėto gjėra, disa nga tė cilat i pėrmendi edhe z. Kasini sė fundi, tia thonė drejtpėrdrejt Brukselit dhe, pse jo, edhe Athinės.
25/01/2005
Krijoni Kontakt