Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Alibali: Telefoni i prishur i Berluskonit

    shekulli

    ---

    TELEFONI I PRISHUR I Z. BERLUSKONI


    Agron Alibali

    “I thashė Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit tė PD-sė qė tė lidhen me mua me telefon kurdoherė dhe pėr ēfarėdo problemi”, -tha pak a shumė z. Berluskoni gjatė vizitės sė tij tė vjeshtės sė vitit 2002 nė Tiranė. “Italia do tė vazhdojė tė jetė avokatja e Shqipėrisė nė BE”, -do tė deklaronte mė tej ai.
    Ato ishin vėrtet kohė tė ēuditshme. Nė krye tė vendit sapo ishte zgjedhur njė burrė i nderuar dhe i ndershėm, jo njė drejtues partiak por njė homme d’etat i vėrtetė. Nga ana tjetėr, shumica dhe pakica po bashkėpunonin me njėra -tjetrėn nė mjaft pika tė pėrbashkėta tė programeve tė tyre politike qė lidheshin me interesat e vendit dhe mirėqenien e popullit. Sherret e pafund tė dhjetėvjeēarit tė tranzicionit, harxhet e tė cilave i kishin paguar qytetarėt, ishin shuar si me magji duke i lėnė vendin njė procesi politik ndėrtues dhe tė qetė.
    Ndėrkombėtarėt ngelen pa punė
    Ndėrkohė, ndėrkombėtarėt e shumtė qė kishin mbushur vendin pas krizės sė vitit 1997 e 1998 papritur e gjetėn veten papunė. Kur s’ke punė, ose luaj derėn, ose mė mirė mendo pėr postin tjetėr tė karrierės, nė njė vend tjetėr krizash, pėr shembull Ēeēeni, Bjellorusi apo Taxhikistan. Porse, kuptohet, disa syresh me keqardhje do t’i thoshin lamtumirė klimės mesdhetare tė vendit, mikpritjes tradicionale tė popullit, por sidomos statusit tė tė plotfuqishmit, rrogave tė majme si dhe dietave e privilegjeve tė tjera jo tė parėndėsishme. Tek e fundit, dukej sikur shqiptarėt do tė mund t’i bėnin vetė disa gjėra qė vėrtetė duhej t’i bėnin vetė, sikurse Kodin Zgjedhor, Ligjin pėr Pronat, ndryshimet nė Kushtetutė, pėrqasjen me acquis communitaire, etj. Kėto hapa do t’i hapnin vendit portat drejt integrimit tė plotė, dinjitoz dhe si tė barabartė nė BE, ashtu sikurse kishte bėrė Sllovenia pak kohė pėrpara.
    Bash nė kėtė klimė ndėrtuese politike nė vend erdhi edhe angazhimi solemn me gojėn e kryeministrit italian. Jo vetėm aq, porse sikurse edhe u deklarua nė shtyp atė kohė, qeveria italiane u investua para Brukselit qė tė rishikoheshin kushtet shtrėnguese ndaj Shqipėrisė me synim lirėsimin apo zbutjen e tyre!
    Tė zbuten kushtet e integrimit pėr Shqipėrinė!
    Dhe kuptohet qė ky ishte njė qėndrim tejet i drejtė dhe objektiv. Shqipėria kishte qenė nė vijėn e parė tė Europės gjatė ballafaqimit jugosllav, kishte pritur mbi gjysmė milionė kosovarė, shkurt kishte treguar sėrish vokacionin e mirėfilltė europian, pavarėsisht nga barra e madhe qė kishte marrė nė kurriz.
    Vetėm pak kohė mė parė, kur shqiptarėt prisnin hapjen e dyerve tė Europės nė bazė tė kritereve tė Kopenhagės dhe Marrėveshjeve tė tipit Europa – tė zbatuara pėr vendet e tjera tė Europės Lindore, Kėshilli Europian i BE-sė kishte krijuar entitetin absurd tė ashtuquajtur “Ballkan Perėndimor”, duke ia imponuar atė Shqipėrisė bashkė me tė ashtuquajturat Marrėveshje tė Stabilizim-Asociimit, a thua se vendi kishte qenė republika e shtatė e federatės jugosllave e shkėputur qė andej pas luftėrave e masakrave tė njohura…
    Sikurse tė mos mjaftonte kjo, Kėshilli Europian, mbėshtetur nė institucionin e porsakrijuar tė Politikės Europiane tė Sigurisė dhe Mbrojtjes [ESDP], i imponoi Shqipėrisė shėrbimet e panevojshme tė Misionit Vėzhgimor Europian. Njė ditė tė bukur gjatė Presidencės greke tė BE-sė, kjo krijesė impotente e krizės jugosllave, sė cilės gjithsesi Shqipėria i kishte krijuar lehtėsira tė konsiderueshme me marrėveshjen e vitit 1991 pėr vėzhgimin e zhvillimeve jugosllave nga kufiri verilindor i saj, u mandatua qė tė vėzhgojė vetė Shqipėrinė!? Pra, nė sytė e Kėshillit Europian, Shqipėria nuk ishte mė pjesė e zgjidhjes, por pjesė e vetė problemit!?
    Pikėrisht kėtu del nė pah angazhimi i Italisė pėr tė qenė avokate e Shqipėrisė nė BE dhe kėrkesa e arsyeshme e saj pėr moszbatimin ndaj Shqipėrisė tė kushteve absurde tė vendosura pėr vendet e ish-federatės jugosllave.
    Shpresat, pra, ishin tė mėdha qė gjatė Presidencės italiane tė BE-sė premtimet e qeverisė italiane nė tė mirė tė aleatit strategjik adriatikas tė njėmendėsoheshin dhe Marrėveshja e Asociimit – dhe jo e Stabilizimit pasi lufta ishte bėrė nė ish-Jugosllavi e jo nė Shqipėri – mė nė fund tė nėnshkruhej. Klima e re ndėrtuese politike nė vend garantonte pėrmbushjen e kritereve politike, ndėrkohė qė kriterin pėr pakicat Shqipėria e kishte tė pėrmbushur prej kohėsh, madje vetė BE-ja dhe ndonjė vend anėtar i saj mund dhe duhej tė merrnin shembull nga standardet e larta tė tė drejtave tė pakicave nė vend.
    Fjalė dhe premtime…
    Z, Berluskoni premtoi edhe se do tė nxiste ndėrmarrjet e mėdha e bankat me kapital shtetėror e privat tė investonin nė Shqipėri. U tha gjithashtu se ai do ta vizitonte sėrish vendin, se do tė blinte njė vilė, dhe madje u mendua se do tė vizitonte Gjirokastrėn me rastin e pėrkujtimit tė deklaratės historike tė Gjeneralit Ferrero nė qershor 1917, kur Italia njohu solemnisht pavarėsinė dhe integritetin territorial tė Shqipėrisė.
    Por tė gjitha fjalėt i mori era. Presidenca italiane e BE-sė e z. Berluskoni dhe presidenti italian i Komisionit Europian, z. Romano Prodi, qėlluan qė ishin kundėrshtarė tė rreptė politikė. Divergjencat e tyre politike, me sa duket, ishin mė tė rėndėsishme pėr ta se sa autoriteti dhe prestigji i fuqisė sė gjashtė ekonomike nė botė.
    Pėr habi, Italia qė kishte bėrė aq shumė pėr Shqipėrinė – kujto operacionet “Pelikan” dhe “Alba”, - e harroi fjalėn e dhėnė dhe premtimet. Nė rrafsh europian, Italia jo vetėm nuk qe nė gjendje tė zbuste ftohtėsinė e Francės, por madje as tė neutralizonte kryeneēėsinė dhe prirjet shoviniste tė disa qarqeve nė Greqi si dhe ndikimin e saj negativ nė raportet BE-Shqipėri. Madje, sipas njė burimi tė pakonfirmuar, autoritetet italiane hodhėn poshtė edhe njė kėrkesė modeste tė autoriteteve shqiptare pėr zėvendėsimin e njė burokrati europian i cili thuhej se ishte bėrė pengesė nė raportet Tiranė-Bruksel.
    Meritat qė i takonin njė populli me vlera tė mirėfillta humaniste dhe vokacion europian, ndihma konkrete e dhėnė Europės dhe Italisė gjatė krizės jugosllave dhe kosovare si dhe me bllokimin i rrjetit ndėrkombėtar tė trafikut nė kanalin e Otrantos – tė gjitha kėto u lanė nė harresė.
    Sigurisht, nė kėtė teatėr absurd ka rolin e vet edhe politika shqiptare, e cila pa humbur kohė, u fut sėrish nė sherret dhe divergjencat e pafund dhe tė pabukė.
    Dhe ndėrsa populli fisnik shqiptar merohet midis varfėrisė dhe kushteve tė vėshtira tė jetesės sidomos jashtė kryeqytetit, farsa e “negociatave” me BE-nė vazhdon. Si pasojė e braktisjes apo e pafuqisė sė Italisė pėr vendosjen e vetos ndaj pėrpjekjeve tė rrymave kundėr-integruese nė Bruksel – kujto Deklaratėn fyese holandeze - , ēuditėrisht shkon puna deri aty sa edhe njė shkrimtar i njohur greko-amerikan, por me njė agjendė krejtėsisht shoviniste dhe regresive, tė kėrcėnojė e flasė nė emėr tė BE-sė!? Mos vallė tė jetė si rrjedhim i lobingjeve e manipulimeve tė tij qė Ekipi Negociator i BE-sė (Task Force) ka vendosur nė agjendėn e takimit tė shkurtit me autoritetet shqiptare qė tė diskutojė edhe pėr problemin e shteruar tė pakicave?
    Sikur telefoni tė punonte…
    Ndofta zyrtarėt e lartė shqiptarė do tė ishte mirė qė t’i binin edhe njėherė numrit tė telefonit tė z. Berluskoni pėr t’i kėrkuar atij qė t’i pėrcjellė hapur dhe qartaz Brukselit se:
    Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Europė qė njeh pakicėn maqedonase;
    Pakica greke ka tė drejta dhe standarde edhe mė tė larta se sa popullsia vendase ndėrkohė qė pakica turke nė Greqi nuk lejohet tė quhet as me emrin e vet etnik (shiko vendimin e fundit tė Gjykatės sė Lartė Greke);
    Ndryshe nga BE-ja, nė Shqipėri nuk ka as racizėm dhe as anti-semitizėm (shiko raportin e fundit tė organizatės Human Rights Watch ku pėrmbahen kritika tė rrepta ndaj BE-sė); Shqipėria ėshtė ndėr vendet e pakta europiane ku numri i hebrenjve pas Luftės sė Dytė Botėrore ishte mė i madh se sa nė fillim; dhe se
    Nėse ka njė pakicė tė harruar nė Europė, kjo ėshtė pakica ēame, e cila duhet ndihmuar nga BE-ja qė tė kthehet nė shtėpitė e veta nė Greqi, si edhe ajo arbėrore.

    Por dėshira e zyrtarėve shqiptarė, sigurisht, varet edhe ngase telefoni i z. Berluskoni punon apo ėshtė i prishur…Pėrndryshe, ata duhet tė kenė burrėrinė qė kėto gjėra, disa nga tė cilat i pėrmendi edhe z. Kasini sė fundi, t’ia thonė drejtpėrdrejt Brukselit dhe, pse jo, edhe Athinės.



    25/01/2005

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    Hajde Shqiperi hajde!

    Pse Shqiperia deshiron t'i dhuroje nje vile Berluskonit

    Dy gazetare te suplementit special Venerdi, te gazetes La Reppublica, rrefejne te fshehtat e udhetimit ne Tirane te kryeministrit italian. Prapaskenat e nje dite te vecante: nga fjalimi ne parlament tek blitz-i mbi brigjet akoma te virgjera, me arkitektet nga mbrapa. Dhe surpriza finale

    nga te derguarit Luca Fraioli e Attilio Giordano




    Berluskoni duke folur para deputeteve shqiptare


    Tirane.

    Nje nga vizitat e fundit zyrtare te kryetarit te Keshillit te Ministrave, Silvio Berlusconi (23 tetorin e shkuar), i shoqeruar nga i atehershmi Ministri i Jashtem Silvio Berlusconi, tek ne ka patur pak vemendje. Jo keshtu ne vendin mikprites, Shqiperi, ku u interpretua si nje sezon i ri per raportet. Thote nje minister shqiptar: "Kryeministri Fatos Nano, duke ftuar Berlusconin, ka bere nje piruete prej 180 gradesh: ishte kthyer nga Greqia, tani sheh drejt Romes". Gazetat shqiptare, televizionet, qe kane mbire si kerpudha ne demokracine e re te Vendit te Shqiponjave, kane shkruar shume.

    Berslusconi ne Shqiperi, per shume eshte nje mit, madje ka nje bar ne qender qe mban emrin e tij (dhe pronari ruan me xhelozi nje mesazh pershendetes qe kryeministri italian i ka derguar kohe me pare). Nje mit. Si Xhejms Belushi, aktori shqiptaro- amerikan vella i Xhonit, si sipermarresi shqiptaro-amerikan Ekrem Bardha, si aktori Stan Dragoti apo lord Rothschild(Jacob), qe ka sjelle ne Shqiperi te famshmit e kurores britanike. Po ku rrine mitet? Eshte nje hapesire e gjitha per ta, ne ekstremin jugor te vendit. Nje oaz i nje bukurie te madhe- plazhe te gjata e te vetmuara-ne kufi me Greqine.

    "Per kete kemi menduar ti dhurojme ketyre personaliteteve nga nje vile luksi ne keta kilometra te fundit te bregdetit"-thote nje teknik i ri i qeverise. Edhe per Belusconin? "Po, eshte edhe emri i tij ne liste". Por shton menjehere: "Mos beni skandale, nuk ka akoma asgje te vendosur, projekti duhet te nenshkruhet nga kryetari".

    Nano ka puntuar shume mbi kete udhetim te Belusconit dhe dhurata do te ishte nje qershi xhentile mbi torte. "Eh", thote nje tjeter politikan shqiptar, "ashtu si Berlusconit i pelqen te shfaqet ne krah me Bush-in, Nanos i pelqen te shfaqet ne krah me Berlusconin...".

    Nje udhetim origjinal. Dhe interesant. Qe mund ta tregojme me detaje.

    Berlusconi mberriti ne aeroportin e Tiranes mengjesin e 23 tetorit dhe u prit nga kryeministri socialist shqiptar. Eshte nje kthim vizite: Nano kishte qene ne Rome me 17 shtator. Per cfare kishin folur? Sigurisht edhe per turizmin. Ne veri te kesaj parajse te vogel per vip, disa dhjetera kilometra e gjitha, jane tetedhjete kilometra te tjera te bregut jonian qe ngjane se jane bere pikerisht per te zhvilluar nje turizem mbi te mesmen, qe Shqiperise i intereson shume. E demostron delegacioni italian, mjaft i pazakonte. Vec Berlusconit kryeminister dhe minister, eshte nje personazh qe nuk ben pjese ne ekzekutiv: arkitekti Giancarlo Ragazzi nga Milano, me dy asistente. Giancarlo Ragazzi eshte administratori i deleguar i Projekte Edilnord, shoqeria ndertuese historikisht e familjes Bersulconi (e Paolos) dhe e se shkuares se afert, me pak fame dhe nderhyrje tek antitrusti, tek Pirelli Real-Estate e Carlo Purit dhe Marco Troncheti Proveras. Por Ragazzi eshte edhe nje qe prej vendqendrimeve turistike merr vesh, pasi ka projektuar disa ne Sardenja.

    Berlusconi ngjitet mbi nje helikopter te aeronautikes ushtarake italiane me Fatos Nanon (qe flet italisht si pjesa me e madhe e shqiptareve), dy truproja per cdo premier, dhe zv.ministri i turizmit dhe puneve publike, Artan Lame, qe ben udherrefyesin. Pas edhe tre helikoptere te eskortes, nje prej te cileve mikepret tre arkitektet. Te gjithe te ushtrise italiane. Asnje shqiptar? "Jo", shpjegojne ne Tirane. "Per motivin e thjeshte qe Shqiperia nuk ka helikoptere ushtarake".

    Shkojne drejt Veriut, ku dy kryeministrat inagurojne nje ure mbi lumin Mat. Ne realitet ura nuk eshte vecanerisht e rendesishme dhe puna as nuk ka mbaruar. Por per t'u dukur ne Veri duket se eshte e nevojshme. Pllaka e zbuluar, prerja e shiritit dhe pershendetje te shpejta.

    Helikopteri, kete here shkon drejt Jugut. Rikalon mbi kryeqytet e i drejtohet Vlores. Grupi zbret mbi ishullin e Sazanit, ku gjendet nje kontigjent italo-shqiptar (financieret tane) qe lufton kunder emigracionit klandestin. Pershendetje, komplimenta. Rinisje.

    Prape ne Jug. Mengjes pune ne keshtjellen antike te Lekursit, afer Sarandes, ku miku i shtrenjte i Fatos Nanos, Ligor Tavo, ka nje restorant piktoresk.

    Berluskoni nuk eshte njeriu i etapave te gjata. Rinisja, kete here duke pershkruar me qetesi tetedhjete kilometrat e bregut qe jane nje nga te ardhmet e mundshme turistike te Shqiperise. Arkitektet veshtrojne, mbajne shenime. Berlusconi jep gjykime lajkatuese. Zhurma e fleteve te helikopterit e ben te veshtire komunikimin ne bord dhe kufjet nuk funksionojne mire. Sidoqofte, gjykimi eshte i qarte. Premieri eshte i goditur nga bukurite shqiptare. Natyrisht fluturohet edhe mbi dhjete kilometrat e fundit te bregdetit dhe, Fatos Nano pretendon qe u arrit vertet mbi kufi. "Kemi rrezikuar qe greket te na qellonin"-, ben shaka nje nga njerezit e eskortes.

    Kjo pjese e vizites zyrtare te premierit italian duhet te jete me interesantja. Sigurisht eshte me e gjata. Nderkohe qe Berlusconi, rreth 18-tes, rihyn ne Tirane, ku ka takim me Presidentin e Republikes, Alfred Moisiu, nje ushtarak ne pension i njohur mbi te gjitha si babai i 800 mije bunkereve qe u ndertuan gjate rregimit komunist. Ne takim Berlusconi mberrin me nje ore e 45 minuta vonese. Pra, nxitohet. Pershendetje per udheheqesin e moshuar dhe tutje, ne Parlament.

    Ketu vonesa eshte rritur, deputetet e presin prej mbi dy oresh dhe zhurmojne. Berlusconi ja hedh me nje prej batutave te tij: "Me falni, por eshte i gjithe faji i kryeministrit tuaj qe me vonoi. Vertet Fatos?". Te qeshura. Pastaj tregon pamjen e tij me informale dhe simpatike: "Nuk do te lexoj diksutimin tim, nderkohe ju e keni lexuar". Pershendetje dhe puthje. Nuk do te mungoje nje gafe e vogel mbrapa, e vetmja gjurme e aspektit turistik te udhetimit. Thote ne konferencen e shtypit: "Do te dergoj ketu RAI-n te xhiroje brigjet tuaja te mrekullueshme, keshtu italianet do te vijne per pushime". Mes shqitareve, edhe pse te rinj ne demokraci, kjo gje ben pershtypje: "Eshte i tij RAI?", pyet nje i habitur. "Nuk ishte Mediaset, e tija?".

    Lamtumire, me mire mirupafshim. Kryeministri dhe ndjekesit e tij kurioze nisen per Rome. Diten tjeter Bersulconi shkon tek Ghedafi (pa arkitektet).

    Vizita le shenja te rendesishme ne Vendin e Shqiponjave. Te nesermen ne shtyp eshte lajmi i ndryshimit. Ne te shkuaren, ne fakt, pas kolonizimit te shenuar industrial italian ne vitet e para Nentedhjete, eshte Greqia qe ka bere punerat me te mira me Shqiperine: mjaft te mendosh qe te dy drejtuesit e telefonise celulare (600 mije perdorues ne 3 milion banore) jane greke. Dhe qe jane greke pjesa me e madhe e Bankave, duke filluar nga ajo Shqiptare.

    Rreth kesaj Berlusconi ka rikthyer shpresat e vjetra. Ka thene qe do te takoje "personalisht" drejtuesit e dy bankave italiane "per t'i bindur te blejne Instutin e Sigurimeve te Shqiperise". Ka thene qe, tashme qe gomonet nuk po mberrijne me, do te angazhohet "personalisht" per te mundesuar rritjen e kuotes se emigracionit legal.

    Vetem mbi nje pike ka qene pak evaziv: projekti i sjelljes se ujit nga Shqiperia ne Itali nepermjet nje mbajtese nenujore. Shqiptaret besojne qe kjo eshte tashme nje realitet, nderkohe qe e perditshmja Shekulli ka shkruar se ujesjellesi ( me kosto: 850 milion euro) ka qene arsyeja kryesore e udhetimit te Berlusconit. Gazetari, sic duket, kishte marre vesh qe helikopteret kishin shkuar ne Jug, e atje gjendet burimi ne fjale. Por Berlusconi, i pyetur nga Nano, rreth pikes ka thene vetem: Kjo nuk varet nga une, i perket Presidentit te Rajonit te Puglias, Raffaele Fitto". Fitto, qe ishte ne Shqiperi pak dite pas kryeministrit, me gazetaret qe e pyeten per ujesjellesin ka rene tamam nga rete: "Ujesjellesi?", duke i lene te gjithe te ngrire.

    E perditshmja Albania, pas asaj dite te kujtueshme me Berlusconin, ka titulluar: "Te gjitha rruget te cojne ne Rome". Korrieri, pak me shume talles por edhe kritik, ka shkruar qe Berlusconi ka bere te gjithe te lumtur: Nanon qe u shfaq krah tij, opozitarin Sali Berisha (te djathte) sepse u pa qe ishte miku i tij i zemres. "Dhe te gjithe ne pergjithesi, sepse kane mundur te kene numrin e drejperdrejte te telefonit te kryeministrit italian".

    Thote nje zyrtar i larte: "Kemi qellimin t'i besojme grupeve italiane studimin e ekspansionit turistik te tetedhjete kilometrave te bregut jonian. Berlusconi na siguroi qe do te gjeje operatoret". Arkitektet qe e ndiqnin, e deshmonin. Madje, ndoshta nje e ka gjetur tashme, Edilnord-in. Fakti eshte se tre dite pas vizites se Berlusconit, Komiteti kombetar per territorin shqiptar i ka dhene viston projektit te "vilave dhurate", perfshire Berlusconin. Tashme duhet vetem firma e mikut Nano.

    Demokracia e re e Shqiperise, naive dhe e dhunshme, sheh drejt Adriatikut. Te pakten do te veshtroje nga rrafshi i viletave monofamiljare mbi brigje.


    GR

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    o braro... nuk e kuptova ate paragrafin qe fliste per arbereshet dhe kthimin e tyre si ēamet... nejse. s'ka problem.
    aruno; mbase eshte lapsus i gazetes qe ke postuar ketu, por m'u duk pak e ēuditshme qe kryeministri italian berluskoni te shoqerohej nga ministri i puneve te jashtme berluskoni; jo per gje, por te dy e kishin emrin silvio.
    nejse, pa shaka tani.
    mendoj se berluskoni duhet te kete nderruar numrin.
    ne te vertete, nuk ka te beje aspak konflikti i njohur mes berluskonit dhe prodit per keto lloj zhvillimesh. berluskoni nuk e mbajti fjalen, dhe kjo eshte pergjegjesi personale e tij.
    faktikisht, kjo qeveri qe ka madatin sot ne itali(qeveria berluskoni) eshte nje qeveri e djathte, per me teper, ne "shtepine e lirive"(casa delle libertą, shumica, mazhoranca italiane) ka elemente te ekstremeve te djathta, si psh aleanca nacionale, qe eshte pasardhese e drejtperdrejte e partisefashiste italiane dhe ka frymezues kryesor musolinin; si edhe lega nord, nje parti ultra nacionaliste, fraksioniste dhe reaksionare, qe qellim te vetin ka ndarjen e italise, programi i te ciles eshte shkruar vetem me thirrje ksenofobe,dhe urrejtje raciale. kryetar: umberto bossi.
    shqiperia pret prej italise; vertet, italia duhet te ishte aleati i vetem i shqiperise ne rajon, edhe per shkak se ndajme shume vlera te perbashketa me italine. dhe ēuditerish, teorikisht qeverite e djathta duhet te jene ato qe mund t'i sherbejne me teper forcimit te marredhenieve mes dy kombeve ne kete kendveshtrim, dhe si mund te na interesojne ne shqiptareve, per disa arsye, njera prej te cilave do te ishte balancimi i influences greke ne rajon, e cila po e mbyt shqiperine, direkt dhe jodirekt. -ndersa dihet qe forcat e majta jane me teper per nje internacionale dhe vellazerim mes kombesh, dhe pak do t'i interesonin te tilla aleanca.
    por, e djathta italiane ka elemente shume te forta ksenofobike, dhe ēfare na intereson neve drejtperdrejt, albanofobike.
    jo me kot te gjitha forcat e djathta italiane gjate konfliktit ne kosove cirreshin me gjithe forcen kunder nderhyrjes se natos, dhe ishin kategorikisht kunder ndihmes per popullin terrorrist - islamik shqiptar(sic!), dhe se populli vella(i "italise") serb, kristian dhe evropian nuk duhej prekur. jo me kot umberto bossi i quante serbet "popull vella, i krishtere", dhe shqiptaret "rrefugjate terroriste islamike" ne kosove. te tille persona sot po qeverisin italine, dhe nje qendrim i ftohte italian ndaj shqiperise mund edhe te analizohet ne kete kendveshtrim. keto gjera nuk mund te jene pa lidhje mes tyre.
    ndersa berluskoni ne italine e vet ka bere premtime te bujshme, dhe pak prej tyre ka mbajtur; ēfare presim te beje per shqiperine?
    vitin e kaluar, ne nje debat televiziv ne itali, opozita komuniste kritikonte ashper qeverine e djathte italiane per ligje raciste(ligji bossi-fini, kunder refugjateve dhe imigranteve, i cili edhe sot e kesaj dite eshte ne fuqi, pavaresisht prej abrogimit kategorik qe i beri vitin e kaluar gjykata kushtetuese italiane), te cilat jo vetem konsideroheshin te turpshme, por edhe i ndynin imazhin italise ne bote.
    ne kete debat, lucciano violante, nje nga deputetet e ekstremit te majte italian, fshikullonte perfaqesuesit e mazhorances(shumices) per pandershmeri politike, dhe permendte rasin e marredhenieve me shqiperine dhe shqiptaret, nder te cilat permendeshin edhe ca prej atyre premtimeve te famshme te berluskonit, te permendura prej jush me lart.
    violante tha qe "italia e ka prere ne bese shqiperine!"; "dhe kjo nuk i falet qeverise"; "i vute kusht shtetit dhe qeverise shqiptare per te luftuar trafikun e klandestineve dhe te substancave te paligjshme(droges), skafet dhe kontrabanden, dhe per shperblim i premtuat qe do te liberalizonit hyrjen e shqiptareve ne territorin italian, si dhe te punetoreve stinore(lavoratori staggionali) ne itali, si dhe lehtesi te tjera(psh legalizimi i shqiptareve ne itali, dhe lehtesira ne procedura). e pra, shqiperia e mbajti fjalen, dhe qe nga nenshkrimi i marreveshjes me shqiperine, asnje skaf nuk vjen me ne itali prej brigjeve te shqiperise, dhe mund te themi qe shqiperia ka ndalur te gjitha trafiqet qe italia i kishte kaq problem; ndersa qeveria jone nuk i eshte permbajtur zotimit te vet, dhe e ka lene shqiperine ne balte, ne braktisje te plote... -ky eshte turp per italine".
    (asnje pergjigje nuk ju dha violantes, dhe tema u nderrua shpejt e shpejt prej te djathteve)
    faktikisht, jo vetem qe italia nuk e ka mbajtur fjalen, por i ka renduar shume gjerat(jo vetem per shqiptaret, por per te gjithe imigrantet e tjere), dhe marredheniet me shqiperine nuk munden t'i shpetojne kesaj "metamorfose".
    ne kete zhvillim te ngjarjeve, mua tashme me duket e kote qe te shpresohet qe ti kthehet mendja nje berluskoni, apo nje qeverie qe permban te tille elemente.
    nuk eshte e habitshme gjithe kjo gje, por eshte e habitshme se si marredheniet mes dy kombeve mund te ndryshojne ne varesi te forcave politike qe hipin ne pushtet; a thua se ndryshuan popujt, a thua se ndryshuan kombet; a thua se shqiptaret u bene me te mire, apo me te ligj(te keqinj), dhe a thua se italianet u bene me te mire, apo me te ligj(te keqinj)...[perseri, "instituto luce" i italise tregon fakte historike per shqiptaret te cilat edhe ne menyren e te shprehurit i lene italianet pa goje, duke e vene theksin ne mikpritjen e jashtezakonshme, ne shkalle te pakonceptueshme, te nje populli kaq te varfer siē jane shqiptaret]
    une mendoj qe rezultate te tilla jane pasoje e qeverisjeve ose qeverive me platforme joserioze.
    thone(evropa) qe te ardhmen e shqiperise do ta ndertojne vete shqiptaret; them une: nese nuk duan te na ndihmojne, te pakten te mos na prishin pune! -siē po ben greqia(qe ka synimet dhe leverdite e veta, mjaft mire te percaktuara, qe shqiperia te mos ece perpara, dhe aq me pak te integrohet ne evrope apo ne nato), ose siē ben franca, e cila dihet qe eshte kosherja e grenxave te nacionalizmit te semure serbomadh.
    nje verejtje tjeter, e fundit, braro, mos ma merr per keq, vella.
    nuk mendoj se ne greqi veprojne disa "qarqe te ndryshme"... eshte nje qeveri, nje perfaqesi popullore(parlament), dhe nje opinion i gjere publik, grek, qe nuk e ze gjumi pa i pare shqiptaret ne mjerim, ne skamje, ne lufte, drejt zhdukjes, me imazh te urryer nga te gjithe, e keshtu me rradhe.
    kete nuk e them si pasoje te nacionalizmit tim te semure, apo ngaqe jam antigrek i betuar; por eshte bere tashme vije politike ne greqi, antishqiptarizmi. nuk eshte nje qeveri e veēante, nuk jane disa emra "te perveēem", por nje shumice derrmuese, perfshire ketu edhe komitetin grek te helsinkit, i cili duhej te ishte i pavarur, dhe objektiv. asnje qeveri greke nuk ka pasur burrerine, ndershmerine dhe vullnetin e mire per te pranuar gjenocidin grek mbi shqiptaret, te njohe problemin ēam, shpronesimin e paligjshem, etj, ose e pakta fare, t'i zgjase doren miqesore shqiperise.
    e kuptoj qe gjithkush keto gjera mund t'i analizoje sipas bindjeve, kendveshtrimeve dhe informacioneve qe mund te kete; por fakti eshte qe shqiperia eshte gjithmone e me larg evropes, kriteret per integrimin evropian te shqiperise shtohen ēdo vit, dhe rruga e shqiperise drejt evropes eshte nje "vrap me pengesa"... ne deklaraten e fundit qe bene perfaqesuesit e CIA-s ne beograd para 2 ditesh, u tha qe shqiperia do te integrohet ne evrope bashke me bosnjen dhe serbine&malin e zi, jo me pare se viti 2020. - te gjitha premisat jane te tilla, dhe vleresimi i situates nuk le shteg qe ky afat te shkurtohet.
    fakti eshte qe, pas 45 vitesh veteizolimi, shqiperia ka kaluar ne nje izolim te gjate(prej evropes kesaj rradhe), e keqja e te cilit eshte se nuk ka as afat skadence.
    nen kete drite, telefoni i berluskonit do te ishte si nje pike uji per shqiptaret qe enden te etur ne shkretetire, por, edhe ai, per fat te keq ishte mirazh... :-(

    ...Zoti flet edhe shqip...

Tema tė Ngjashme

  1. Numer telefoni
    Nga Tironsja nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 14-06-2006, 15:05
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •