Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Artur CANI

    Artur Cani ngacmon MAFIAN. Kjo eshte Trimeri.

    Ja c'thote Shekulli.
    ------

    Ministri i Jashtėm, Ilir Meta ka akuzuar dje deputetin Braho se ka pajisur me vizė Genti Memollarin


    Meta: Braho ka pėrdorur emrin tim


    "Vizėn pėr personat e akuzuar e ka kėrkuar Braho. Unė s'kam lidhje"

    TIRANĖ - Zėvendėskryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme Ilir Meta ka akuzuar dje kryetarin e komisionit parlamentar tė ligjeve Spartak Braho se ka ndėrhyrė nė ambasadėn italiane nėpėrmjet Ministrisė sė Jashtme pėr tė pajisur me viza dy persona, qė sipas gazetės "La Padania" janė kapur nė Itali me 21.5 kg drogė. Sipas kėsaj gazete ka qenė Ministria e Punėve tė Jashtme qė i ka kėrkuar ambasadės italiane pajisjen me viza tė Genti Memollarit dhe Edmond Rrushit, i pari si shofer dhe i dyti shoqėrues i ish-kryeministrit Meta dhe atėherė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė pėr njė vizitė nė Bolonja tė Italisė nė 22 mars. Por, dje nėpėrmjet njė njoftimi, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme sqaron se pas njė verifikimi tė bėrė rezulton se ka qenė kryetari i komisionit parlamentar tė ligjeve Spatak Braho, qė nė datėn 20 mars tė kėtij viti ėshtė paraqitur pranė drejtorisė konsullore tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe ka kėrkuar ndėrhyrjen pėr vizė pėr dy persona, duke paraqitur njė ftesė, e cila u drejtohej njė grupi deputetėsh dhe personalitetesh tė larta politike, ndėr tė cilėt edhe zotit Ilir Meta. Ftesa ishte bėrė nga fondacioni italo-shqiptar "Betanja" pėr pjesėmarrje nė njė aktivitet dhe koncert bamirėsie qė do tė zhvillohej nė Bolonja tė Italisė nė datėn 22 mars, nė ndihmė tė fėmijėve tė policėve tė vrarė shqiptarė. Njoftimi i zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Jashtme shpjegon se sipas deputetit Braho, ndėrhyrja e Ministrisė sė Jashtme ėshtė kėrkuar pėr shkak tė kohės sė kufizuar qė kishte nė dispozicion pėr tė marrė pjesė nė kėtė aktivitet. Nė njoftim shpjegohet se drejtoria konsullore ka vepruar nė kėtė rast nė bazė tė procedurės dhe praktikės se paracaktuar, duke u bazuar nė ftesėn e paraqitur dhe referimin e deputetit Braho. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme deklaron se zoti Ilir Meta nuk ka qenė nė dijeni pėr kėtė ndėrhyrje tė deputetit Braho, nuk ka marrė pjesė nė kėtė aktivitet, si dhe nuk ka patur asnjė lidhje me personat pėr tė cilėt sipas gazetės "La Padania" janė kapur me drogė. Nisur nga ky rast jo i pėlqyeshėm, zv/kryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme Ilir Meta ka urdhėruar drejtorinė konsullore pranė kėsaj ministrie, tė forcojė mė tej procedurat e paraqitjes sė notave, nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė shmangen situata dhe spekulime tė tilla. Sipas gazetės italiane tė datės 22 maj, Limoz Taraj, Genti Memollari dhe Avdi Demaj nga Kosova ushėtonin me njė makinė tip Golf, e kuqe, me targė austriake, nė tė cilėn u gjetėn 21.5 kg heroinė. Po sipas gazetės, Limoz Taraj punonjės i policisė shqiptare, efektiv i komisariatit tė Durrėsit udhėtonte nė makinė me dy bashkėfajtorėt Memollari dhe Demaj. Pas disa thirrjeve tė policisė tė tre janė mundur tė ndalen dhe pas kontrollit tė automjetit ėshtė gjetur edhe sasia e madhe e heroinės sė pastėr. Kjo ngjarje ėshtė pasqyruar edhe nė emisionin "Ajsberg" tė gazetarit Artur Ēani.


    Braho: Nuk flas tani

    TIRANĖ - Deputeti dhe kryetari i komisionit parlamentar tė ligjeve Spartak Braho nuk ka dashur tė japė sqarime tė hollėsishme rreth ngjarjes sė ndodhur me dy shqiptarėt e kapur me heroinė nė Itali. Braho, sipas Ministrisė sė Punėve tė Jashtme ėshtė personi qė ka ndėrhyrė pėr pajisjen me viza pėr kėta dy persona. I pyetur nga "Shekulli" rreth kėsaj ngjarjeje, Braho tha se sqarime mė tė hollėsishme do tė japė mė vonė, por akuzoi gazetarin Artur Ēani, i cili nė emisionin "Ajsberg" publikoi kėtė histori. "Nga e gjithė kjo histori mė rezulton se spiuni mė i paguar i shėrbimeve tė huaja, dje i shėrbimeve sekrete dhe sot i SHIK-ut ėshtė Artur Ēani, por jo ēdo lule qė e ka emrin bozhur, vjen erė tė kėndshme", -tha Braho, pa dashur tė japė mė tepėr shpjegime rreth ngjarjes. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Braho ka bėrė njė kėrkesė qė kjo ministri tė ndihmojė dy personat Genti Memollari e Edmond Rrusho, pėr tė pėrshpejtuar procedurat e marrjes sė vizės nė ambasadėn italiane.
    shekulli.
    --------------------


    ----------------
    ....nga ..RD...
    -----------
    Kush ėshtė Genti Memollari....

    Genti Memollari ka qenė bodigardi i Spartak Brahos dhe ėshtė arrestuar rreth tre javė mė parė nė Itali, si trafikant i 21.5 kilogramėve heroinė. Memollari ėshtė i njohur pėr aktivitetin e tij kriminal, qė zė fill nė vitin 1997. Ai ėshtė i njohur si zjarrvėnėsi i institucioneve shtetėrore dhe atentateve politike gjatė vitit 1997 nė Skrapar. "Genti Memollari ka qenė i futur nga njerėz me pushtet nė ndėrmarrjen e kėtyre veprimeve". Denoncimi bėhet publik nga babai i tij nėpėrmjet Enver Qamos, njėrės prej viktimave, ish-sekretari i Degės sė PD nė Skrapar, i cili sot ka humbur njė kėmbė, pas njė atentati tė bodigardit tė Spartak Brahos.

    Enver Qamon, njeriun me paterica, siē e thėrrasin nė Vlorė, e shikon pėrditė duke pirė kafen e mėngjesit nė njė lokal nė qendėr tė qytetit. I qeshur e plotė humor, ēuditėsisht flet pa hezitim, me njė fuqi pėr t’u admiruar, pėr plagėn fizike e morale.

    Vrasėsi i tij ėshtė Genti Memollari, pjesėtar i njė prej bandave mė tė tmerrshme tė Skraparit, mbi supet e tė cilit rėndojnė njė sėrė vrasjesh nė bashkėpunim. Ai ka qenė bodiguardi e shoqėrues i deputetėve e personaliteteve shtetėrore kryesisht tė Skraparit. Njė njeri me shkollė fillore e zhvillim tė ulėt ishte tmerri i Skraparit gjatė vitit ’97. Nė ngjarjet e vitit 1997, Genti Memollari nė krye tė "kryengritėsve" nė Skrapar, drejtoi turmat nė djegien, shkatėrrimin dhe grabitjen e godinave tė institucioneve shtetėrore nė qytetin e Ēorovodės, midis tė cilave edhe godinėn e SHIK-ut, si edhe disa reparte ushtarake.

    Para atentatit, Memollari kishte tentuar dy herė pėr tė ekzekutuar Enver Qamon dhe familjen e tij. Nė njėrin prej kėtyre tentativave, pikėrisht nė 14 Mars 1997, rreth orės 23.00, nė drejtim tė apartamentit tė Enver Qamos ėshtė derdhur njė breshėri plumbash tė armės "Skorpions", ku pėr fat, nuk pati viktima, por pre e kėtij ekzekutimi ngelėn mobiljet dhe muret e pallatit tė tij.

    Autori i krimit, i pamjaftuar me prenė e tij pas kėsaj, me kujdes profesionisti ndiqte lėvizjet e Enver Qamos.

    Nė ditėt e mėvonshme ndodhi edhe akti kriminal. Enver Qamo, 52 vjeē, me profesion arsimtar, nė atė kohė ish-sekretar i Kėshillit tė rrethit Skrapar, ish-anėtar i Kryesisė sė Degės sė PD, babai i tre fėmijėve, mėsues letėrsie pėr 30 vjet, gjendet fare papritur pėrballė vrasėsit nė mes tė qytetit, nė prani tė shumė dėshmitarėve. Vrasėsi tashmė i qetė shfaqet publikisht e i drejtohet viktimės sė tij, duke mbajtur nė dorė "skorpionsin"e tij tė njohur nga qytetarėt. Ka qenė njė ish-nxėnės i Enver Qamos, me tė cilin po bisedonte, njeriu qė i uli grykėn e armės nga gjoksi viktimės. Por plumbat e Gentianit nuk kursyen kėmbėt e mėsuesit…

    Nė spital trupi i tij iu nėnshtrura tre herė radhazi vdekjes klinike, duke humbur shumė gjak. Mjekėt e Tiranės, tė detyruar, i prenė kėmbėn e majtė mėsuesit, pėr tė bėrė tė mundur ringjalljen e trupit tė tij. Tė ēuditur kanė ngelur mjekėt e spitalit nga veprimi fisnik i mėsuesit. Ende pa u pėrmirėsuar, priti disa herė vizita nga babai i vrasėsit tė tij. Nė njė nga kėto vizita, i ndjerė keq, Ilmi Memollari, babai i vrasėsit, detyrohet tė pranojė se djali i tij ka qenė i futur nga tė tjerė njerėz tė fuqishėm politikisht, qė tė ndėrmerrte kėtė akt kriminal.

    Megjithėse Enver Qamo e ka falur atentatorin e tij, vrasėsi nuk mjaftohet me fjalė. Pas daljes nga spitali u bė bezdisėse edhe dalja nė ballkon e mėsuesit. Nė kėto raste Genti Memollari, atentatori, parakalonte me armė nė dorė para pallatit tė mėsuesit, duke e detyruar atė tė mbyllej brenda katėr mureve tė shtėpisė. Nėn presione tė tilla, ku edhe familja e tij kėrcėnohej pėrditė, mėsuesi detyrohet tė braktisė qytetin e tij, dhe vendoset nė Vlorė, fillimisht nė ilegalitet, pranė tė afėrmve tė bashkėshortes sė tij.

    Pasi sistemohet nė qytetin e Vlorės, zhgėnjimet ndaj strukturave shtetėrore vazhdojnė tė pasojnė njėra-tjetrėn. Zhgėnjimi i fundit ėshtė Avokati i Popullit. Pas takimit, Avokati i Popullit nuk mund ta ndihmonte mėsuesin, sepse autorėt e sakatimit tė tij ishin shoqėruesit e deputetit Spartak Braho. Duheshin prova edhe mė tė forta pėr Avokatin e Popullit. Pėr atė nuk mjaftonte kėmba e prerė e mėsuesit tė letėrsisė…

    E befasuar ka ngelur familja Qamo, kur nė edicionin e lajmeve dhe nė gazeta mėson pėr arrestimin e vrasėsit tė tyre nga policia italiane, e cila e akuzon Genti Memollarin si vrasės, si posedues i 20 kg heroinė tė gjetur nė makinėn e tij. U desh ndihma e policisė italiane, qė Genti Memollari tė ndėrpriste aktivitetin e tij dhe qė familja e Enver Qamos tė merrte frymė lehtėsisht…





    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-08-2002 mė 09:53

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    E para e punes, sa nga ne e besojne qe Meta NUK ka pasur fare dijeni per perdorimin e emrit te tij ne kete rast? Te besosh kete per mua do te thote naivitet!!! Me shume me duket se po perdoret thjesht zanati i vjeter: "S'do t'i haje ti, Braho, 10 vjet burg per partine?"
    Sa per aktivitetin "aq te pasur" te Memollarit, mund te them vetem se nuk qendron dhe aq me lart nga "bashke-koleget" e tij. Ndersa dihet se ne politiken e sotme mbare boterore klanet mbeshtetese kane zevendesuar mercenaret e kohes se luftes, kjo qe vazhdon te behet ne vendin tone eshte jashte perfytyrimeve. Per mendimin tim, jo vetem PS, por kushdo parti politike qe mund te vije ne pushtet ne Shqiperi, duhet te filloje patjeter me rregullimin e imazhit te tyre e ndertimin e nje shteti te forte. Kjo me lart aspak e thene per qellime idealiste. Llogjikisht, cdo qeveri qe vjen ne pushtet, ka si qellim qendrimin atje per nje kohe sa me te gjate. E kjo nuk arrihet me histori si e melartmja apo te tjera qe nuk shterojne. Kjo arrihet duke ndertuar baza te fuqishme per perkrahje te plote nga populli e bota. Politikanet tane mund te pasuroheshin shume here me teper e me me pak rreziqe per t'u bere lecka (qe mund te mos u beje shume pershtypje) apo humbje jete nese do te punonin me nje largpamesi e me qellimin qe te rrinin ne pushtet me shume se gjashte muaj!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mirse erdhe ne Politike mikja ime Henri !


    ja psh ..themi ..shtet i varfer... shtet i varfer.. po nga dalin tere keto para nuku e marr vesh.. Henri pres mendimin tend..

    Ja nji artikull i RD-s c'thote..

    Ja disa nga vjedhjet e kryera nga Fatos Klosi nėpėrmjet tenderave

    292 milion lekė tė zhdukura nga SHIK

    Me dijeninė dhe nėnshkrimet e Fatos Klosit janė shpėrdoruar e vjedhur mbi 1 miliard e 470 milion lekė vetėm nga 33 tenderat e zhvilluar gjatė dy viteve tė kaluar nė SHIK

    TIRANĖ - Gjatė dy viteve tė kaluar, nė SHIK me dijeninė dhe nėnshkrimet e Fatos Klosit, janė shpėrdoruar e vjedhur vetėm nga 33 tenderat e zhvilluar mbi 1 miliard e 470 milion lekė. Burime brenda SHIK-ut, tė cilat ju referohen edhe konkluzioneve dhe pėrfundimeve tė kontrolleve tė ndryshme, bėjnė tė ditur se tė ndara sipas viteve, shpėrdorimet dhe vjedhjet me 18 tenderat e vitit 2000, arrijnė nė 292 milion lekė (tė vjetra). Pėr vitin pasardhės 2001, 18 tenderat e zhvilluar llogarisin njė vjedhje dhe shpėrdorim nė kufirin e rreth 1 miliard e 187 milion lekė (tė vjetra).

    Mangėsitė nė fazėn e zhvillimit tė tenderit, shėnojnė kulmin e abuzimeve dhe vjedhjeve nė shuma tė konsiderueshme gjatė vitit 2000. Kėto mangėsi, sipas denoncimeve nga brenda SHIK-ut, fillojnė qė me dokumentat ligjore-administrative tė paraqitura, ku nė pjesėn mė tė madhe tė tyre, kėto dokumenta janė fiktive. Vetėm pėr 8 tendera tė zhvilluar me fond limit 106 milion e 300 mijė lekė tė vjetra, data e noterizimit tė dokumenteve ligjore-administrative, ėshtė mė pėrpara se data qė ėshtė lėshuar vetė dokumenti. Nė disa raste, kandidatėt konkurues ofertat e tyre nuk i kanė paraqitur sipas formularit standart tė ofertės, tė kėrkuara nė dokumentat e tenderit nga enti prokurues, njėkohėsisht ofertat janė paraqitur edhe tė pavlerėsuara. Shkeljet e mėsipėrme janė pasuar me vjedhjet dhe abuzimet nė tenderat, "blerje vaj motorri, kamjo hidraulike, graso dhe alkol", me fond limit 10 milion lekė (tė vjetra), "blerje inventar kuzhine dhe mence", me fond limit 5 milion e 940 mijė lekė (tė vjetra), "blerje goma automjetesh", me fond limit 20 milion lekė (tė vjetra), "blerje pajisje mence e kuzhine", me fond limit 19 milion e 300 mijė lekė (tė vjetra), etj.

    Proēesverbalet gjatė zhvillimit tė tenderave, janė tė tjera mangėsi. Nė 4 nga tenderat e zhvilluar nė vitin 2000, fondi limit i tė cilėve arrinte nė 118 milion e 700 mijė lekė, (tė vjetra), mėsohet se komisioni i vlerėsimit tė ofertave nuk ka bėrė krahasimin e ofertave tė paraqitura nga kandidatėt konkurues, me specifikimet teknike tė kėrkuara, por ka analizuar emrat e firmave prodhuese. Kjo gjė vihet re nė tenderin "blerje aparat telefona celularė", me fond limit 8 milionė e 700 mijė lekė (tė vjetra). Kėtij tenderi i shtohen edhe shkelje tė tjera. Ai nuk ėshtė zhvilluar nė datėn e caktuar, por ėshtė shtyrė dy herė me pretendimin pėr mungesė konkurence, megjithėse kanė marrė pjesė dy konkurentė. Nė pjesėn mė tė madhe tė tenderave, nė procesverbalet e zhvillimit tė tyre, komisioni i vlerėsimit tė ofertave nė kundėrshtim me ligjin, nuk ka bėrė klasifikimin e kandidatėve konkurues, por ka bėrė testimin e tregut pėr artikullin e prokuruar. Nė vazhdimėsi tė kėsaj shkelje tė qėllimshme nga komisioni i vlerėsimit tė ofertave ėshtė bėrė shpallja e fituesit dhe jo klasifikimi i tyre sipas ofertave tė paraqitura nga kandidatėt konkurues. Kėto shkelje janė provuar nė tenderat, "blerje bateri automjetesh", me fond limit 5 milion lekė (tė vjetra), "blerje uniforma kamuflazhi pėr punonjėsit", me fond limit 5 milion lekė (tė vjetra), "blerje karburanti, naftė, benzinė dhe benzinė pa plumb", me fond limit 100 milion lekė (tė vjetra), etj.

    Lidhur me zbatimin e formulės sė vlerėsimit, nė 8 tendera tė zhvilluar me fond limit 99 milion e 300 mijė lekė (tė vjetra), shihet se komisioni i vlerėsimit tė ofertave, nė proēesverbalet e zhvillimit tė tenderit, ka bėrė vlerėsim me pikė pėr kandidatėt konkurues dhe nuk ka pėrcaktuar si ėshte zbatuar formula e vlerėsimit pėr ēdo ofertė tė paraqitur, si p.sh.., nė tenderat "blerje benzinė super pa plumb", me fond limit 10 milion lekė (tė vjetra), "blerje aparate telefoni", me fond limit 5 milion lekė (tė vjetra), "blerje inventar kuzhine dhe mence", me fond limit 5 milion e 940 mijė lekė tė vjetra, "blerje kanceleri", me fond limit 9 milion lekė (tė vjetra) etj.

    Shkeljet dhe abuzimet nė 2 tendera tė zhvilluar me fond 18 milion e 700 mijė lekė (tė vjetra), pasohen me mangėsi nė ofertat tekniko-ekonomike tė konkurentėve, tė cilat janė tė pavlerėsuara, njėkohėsisht dy nga tre prej tyre nuk pėrfshijnė detyrimet fiskale dhe konkurentet duhej tė ishin skualifikuar. Nė kundėrshtim me ligjin, nga kandidatėt konkurues, ofertat ekonomike janė paraqitur me alternativa ēmimi. Kėto shkelje janė tė vėrtetuara nė tenderat, "blerje vaj motorri, kamjo hidraulike, graso dhe alkol", me fond limit 10 milion lekė (tė vjetra), "blerje aparat telefona celularė", me fond limit 8 milion e 700 mijė lekė (tė vjetra), etj.

    Oferta tė paraqitura mbi fondin limit nuk kanė pėrbėrė aspak pengesė pėr shpallje fituesish tenderash. Nė 7 tendera tė zhvilluar me fond limit 193 milion e 3 mijė lekė (tė vjetra) konstatohet se kandidati konkurues ka ofertėn ekonomike mbi fondin limit tė parashikuar, ndėrkohė qė ky kandidat shpallet fitues. Janė 3 nga 4 ofertat tekniko-ekonomike tė kandidatėve konkurues, tė cilat janė mbi fondin limit tė parashikuar. Shkelje tė tilla janė vėrejtur nė tenderat, "blerje pajisje mence e kuzhine", me fond limit 19 milion e 300 mijė lekė; "blerje komplet kolltuqe dhe karrike poltron", me fond limit 20 milion lekė (tė vjetra) dhe "blerje kondicioner dhe televizor", me fond limit 10 milion lekė (tė vjetra), etj.

    Mangėsitė gjatė zhvillimit tė tenderave, pasohen edhe nė fazėn e lidhjes dhe zbatimit tė kontratave. Lidhur me mėnyrėn e lidhjes sė kontratave nė 3 tendera tė zhvilluar me fond limit 40 milion e 200 mijė lekė (tė vjetra) u konstatua se, kontrata e lidhur me kandidatin fitues ėshtė lidhur pa vlerėn e ofertės fituese, ndėrsa formulari i sigurimit tė kontratės nė masėn 10 pėrqind tė vlerės ėshtė i fotokopjuar dhe nuk ėshtė kopja orgjinale. Mangėsi tė tilla pasqyrohen nė tenderat, "blerje materiale fjetje-hotelerie", me fond limit 13 milion e 500 mijė lekė (tė vjetra), "blerje materiale druri hotelerie", me fond limit 12 milion lekė (tė vjetra) dhe "Hidroizolim tarace Shkodėr", me fond limit 14 milion e 700 mijė lekė (tė vjetra). Mangėsive tė fazės sė zhvillimit tė tenderit, apo tė lidhjes sė kontratės, ju paraprijnė mangėsitė nė fazėn e pėrgatitjes sė dokumentave, si nė pėrcaktimin e formės sė prokurimit dhe nė hartimin e dokumentave dhe specifikimeve teknike. Vjedhjet dhe abuzimet me tenderat e vitit 2000, mbulohen dhe fshihen "me njė tė rėnė tė lapsit", kur vjen puna te inventarizimi dhe arkivimi i dosjeve. Tė gjitha dosjet e tenderave tė zhvilluara nė SHIK janė tė painventarizuara e arkivuara, bėjnė tė ditur burime brenda kėtij organi.

    Artur BEGA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    O miku im Brari dua te kujtoj se nje fjale e menqur e popullit thot

    Dardha shef dardhen e piqet.

    Edhe pushtetaret tane shohin e pershohin nga fqinjet e tyre pushtetar dhe atehere edhe ata duhet ashtu te veprojne.

    Mbeteshi me te mirat.

    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 06:11
  2. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  3. Akuzat e oficereve te policise per ministrine e rendit
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-06-2004, 05:32
  4. Krimi i organizuar, karakteristikat e tij.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:19
  5. Akuza ndaj kryebashkiakut Rama
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 426
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •