Komente

Feti Zeneli - 25/01/2005



Treguesi i rritjes ekonomike vitin e kaluar ishte gati 4% mė pak sesa nė ‘98-ėn, vitin e parė tė paskrizės sė piramidave dhe, sipas vėzhgimeve tė inistucioneve ndėrkombėtare pėr kėtė problem, gjendja kėto 2-3 vitet e fundit po vjen duke u pėrkeqėsuar nga njėri vit nė tjetrin


Shembulli mė i freskėt i pėrdorimit efektiv tė politikės monetare nė shėrbim tė zhvillimit tė pėrgjithshėm ekonomik tė vendit vjen nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nga njė ekonomi gati nė stanjacion nė fillim tė vitit 2002, vitin e kaluar ekonomia amerikane pati njė rritje prej gati 4%, ndėrsa rritja e eksporteve shėnoi njė ritėm vjetor rritjeje me mbi 5-6%. Dhe gjithė kjo rimėkėmbje ekonomike ndodhi nė kohėn e zhvleftėsimit drastik tė dollarit, i cili prej mėse tre vitesh e ka futur nė ankth gjithė ekonominė botėrore. Tashmė dollari duket se ka filluar ngjitjen, dhe kurba e vlerėsimit tė tij do tė ndjekė, me siguri gjithnjė nė raport tė zhdrejtė, kurbėn e zhvillimit ekonomik tė vendit.
Njė shembull i tillė, i harmonizimit tė politikės monetare me atė ekonomike, nė funksion tė zhvillimit tė kėsaj tė fundit, dikton edhe ndryshimin e koncepteve tė mėparshme teorike, sipas tė cilave jo gjithnjė “njė monedhė e fortė ėshtė treguesi i njė ekonomie nė rritje”. Por, njė shembull sinjifikativ qė kjo teori ėshtė vjetėruar tashmė, vjen edhe nga realiteti ekonomik shqiptar, kuptohet si njė rastėsi e ēuditshme, ngaqė situata nuk ėshtė tėrėsisht nėn kontrollin qeverisės. Konkretisht, gjatė 3-4 viteve tė fundit monedha jonė kombėtare ėshtė forcuar ndjeshėm, ndėrkohė qė ekonomia ka rėnė. Treguesi i rritjes ekonomike vitin e kaluar ishte gati 4% mė pak sesa nė ‘98-ėn, vitin e parė tė paskrizės sė piramidave dhe, sipas vėzhgimeve tė inistucioneve ndėrkombėtare pėr kėtė problem, gjendja kėto 2-3 vitet e fundit po vjen duke u pėrkeqėsuar nga njėri vit nė tjetrin. Ndėrkohė qė nga fronti i ekonomisė vijnė lajme gjithnjė e mė tė kėqija, njė mbiēmin i tillė mund tė konsiderohet thjesht njė anomali nė fushėn e zhvillimit monetar, e nxitur nga drejtimi burokratik i Bankės Qendrore.
Nė njė ekonomi qė funksionon mbi bazėn e importeve, mungesės sė investimeve tė huaja, reduktimit tė remitancave tė emigantėve etj., nuk ka se si tė ndikojė nė forcimin e monedhės kombėtare. Pėrkundrazi, janė rritja e eksporteve, shtimi i investimeve tė huaja dhe hyrja nė sasi tė mėdha e valutės ato faktorė qė shpien nė njė forcim tė natyrshėm tė monedhės kombėtare. Faktorė tė tillė ishin mė prezent nė ekonominė shqiptare nė vitet e para tė tranzicionit, domethėnė, para krizės sė fajdeve qė shpėrtheu nė fillim tė vitit ’97. Sipas BE-sė dhe BERZH-it, niveli i investimeve dhe sidomos niveli i investimeve tė huaja direkte pėr frymė tė popullsisė, treguesi mė cilėsor i klimės probiznes, ėshtė aktualisht jo vetėm mė i ulėti nė rajon, por 2-3 herė mė i ulėt sesa mesatarja e vendeve tė rajonit, ndėrkohė qė para vitit ’97 Shqipėria ka pasur investimet e huaja direkte mė tė larta sesa vendet e tjera tė rajonit. Nė atė periudhė Shqipėria renditej nė vend tė parė, pėrsa e pėrkiste treguesit tė rritjes ekonomike, krahasuar jo vetėm me vendet e rajonit tonė, por me tė gjitha vendet e tjera ish-komuniste tė Evropės Lindore. Nga ana tjetėr, edhe prurjet e emigrantėve ishin nė njė nivel tė lartė, dhe raporti import-eksport jo mė shumė se 3 me 1, ndėrkohė qė sot ky raport ėshtė afro 6 me 1, nė favor tė importit. Nė periudhėn aktuale njė faktor joekonomik i forcimit tė lekut mund tė jetė edhe zgjerimi i ekonomisė informale dhe shtimi i kanaleve ilegale tė hyrjes sė valutės nga trafiqet e ndryshme.
Nė kėto kushte njė forcim i tillė i lekut, i cili nuk justifikohet me treguesin e rritjes sė natyrshme tė ekonomisė, mund tė shkaktojė kriza tė paparashikueshme social-ekonomike. Mjafton tė kujtojmė se ē’do tė ngjasė nėse bllokohet kanalet ilegale tė furnizimit me valutė tė ekonomisė!? Sigurisht, njė zhvleftėsim drastik i monedhės kombėtare dhe pėrfshirjen nė njė krizė tė rėndė tė ekonomisė sė vendit. Natyrisht, kėtu nuk ėshtė fjala thjesht te zhvleftėsimi i kursimeve qytetare, por te krijimi i njė sėrė efektesh negative afatgjata pėr ekonominė e vendit. Duke mos e pėrmirėsuar klimėn e investimeve tė huaja nė vend, atėherė do tė ndodhė qė tė blihet me “flori” ēdo njėsi valute, duke shpenzuar pa efektivitet sasi tė mėdha tė monedhės kombėtare. Kėsisoj, nuk duhet tė ngopemi me “lugė tė zbrazėt” nga mbiēmimi spekulativ i lekut nė kėto momente. Mostrajtimi institucional i stuatės sė tanishme monetare mund tė ēojė nė njė rivlerėsim akoma mė tė madh tė lekut shqiptar, me efekte tė drejtpėrdrejta negative nė ekonominė shqiptare. Mbiēmimi i mėtejshėm i lekut ka pėr t’i shuar pėrfundimisht shpresat e firmave tė pėrfshira nė strategjinė e rritjes sė eksporteve, ka pėr tė ulur nė maksimum aftėsinė konkurruese tė binzesit vendės dhe ka pėr t’i shtuar mė shumė investimet nė bono thesari, duke cėnuar sektorėt e tjerė tė investimeve prodhuese.
Analistė tė veēantė e shpjegojnė situatėn aktuale tė forcimit tė lekut me njė farė rritje tė prodhimit bujqėsor, uljen e importeve pėr kėto produkte, rritjen e frekuentimeve turistike, kreditė e dhėna nė valutė prej bankave, pronotimet nė valutė tė ndėrtimeve etj., duke mos u ndalur nė faktorėt kryesorė tė njė gjendjeje tė tillė, tė cilat lidhen kryesisht me ekonominė informale dhe mungesėn e vizionit dhe predispozicionit monetar tė Bankės sė Shqipėrisė. Nė kėto kushte askush nuk mund tė na garantojė nga tė papriturat qė mund tė shkatojė njė zhvleftėsim i mundshėm i lekut, i cili vjen krejt rrufeshėm, pasi forcimi aktual i monedhės kombėtare ėshtė i mbėshtetur nė faktorė joekonomikė, tė cilat, kur vjen rasti zbėrthehen nė mėnyrė tė menjėhershme. Njė forcim i tillė i lekut, kur mungojnė faktorėt ekonomikė, bazohet kryesisht nė kalkulime administrative pėr tė ruajtur parametrat e stabilitetit makroekonomik tė diktuara nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Pėr shembull, mbajtja e inflacionit nė kufijtė 2-4%, kurrėsesi nuk mund tė pranojė njė monedhė kombėtare tė zhvleftėsuar. Njė tregues i tillė inflacioni ėshtė nė konteksin e treguesve tė tjerė ekonomiko-socialė, dhe dėshmon nė mėnyrė tė qartė pėr stanjacionin e zgjatur tė ekonomisė shqiptare.
Ka 7-8 vjet me radhė, qysh nga ‘97-a e deri mė sot, qė Shqipėria nuk ėshtė mė “vendi i suksesit suprizė”, sikundėr shpreheshin tė entuziazmuar institucionet ndėrkombėtare pėr tranzicionin shqiptar tė viteve ‘93-’96, por vendi i krizave tė njėpasnjėshme; tė shoqėruara me rėnie drastike tė ekonomisė, thellim tė varfėrisė, shtim tė papunėsisė, rritje tė kriminalitetit, korrupsion tė lartė, pakėsim tė investimeve tė huaja, trefishim tė ēmimeve tė konsumit, thellim tė deficitit tregtar etj. Dhe, pėr tė mos e tepėruar me statistika rekordesh tė zeza, mjafton tė pėrmendim faktin se tė gjithė treguesit e sipėrpėrmendur janė pėrkeqėsuar tri-katėr herė nė raport me nivelin qė ata kanė pasur para shpėrthimit tė trazirave politike tė ‘97-ės. Ėshtė kjo situatė qė i ka detyruar ndėrkombėtarėt ta ndryshojnė kursin e vlerėsimit pėr reformat nė Shqipėri, duke i konsideruar ato “tė dėshtuara e jo nė drejtimin e duhur”.