Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15

Tema: Gaqo Cako

  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Gaqo Cako

    NDIHEM KRENAR PER SUKSESET E PIROS

    70 vite te lidhura me muziken...

    Neser, nen shoqerine e miqve, kolegeve, familjareve dhe adhuruesve te muzikes se tij, i madhi Gaqo Cako do te festoje shtatedhjete vjetorin e lindjes. Vitet kane kaluar dhe ndersa kthen koken mbrapa, Gaqo shikon qe te gjitha kujtimet e jetes se tij jane te lidhura me muziken. Serenatat e famshme korcare, kane qene kontakti i tij i pare me boten e bukur te artit. Ishte ende cunak, kur se bashku me miqte e tij dhe me nje kitare ne dore, i kendonte dashurise gjate mbremjeve romantike ne qytetin e tij te lindjes. Me vone, Gaqo do te vazhdonte liceun artistik, i cili do te pasohej nga studimet e larta ne Konservatorin e Rusise. Pas rikthimit ne Shqiperi, ai do te emerohej solist i pare ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ku per vite me rradhe do te kendonte te gjithe repertorin muzikor te ketij institucioni. Gjate karrieres se tij, Gaqo ka kenduar ne shume skena te medha te botes, te cilat i kane dhuruar tenorit te njohur shqiptar jo pak emocione. Vitet e rinise kane qene te mbushura me kujtime te kendshme dhe ai sot e ka te veshtire te vecoje ato me mbreseleneset. Nje moment i paharrueshem i jetes se tij, ishte pa dyshim njohja dhe lidhja me Luizen, e cila ka qene per te, mike, e dashur dhe bashkeshorte e mrekullueshme. Ai thote se Luiza eshte perkujdesur vazhdimisht per te, duke i larguar streset dhe duke i qendruar prane ne cdo moment. Gaqo thote se Luiza, pervecse amvise e shkelqyer, ka qene edhe grua e talentuar dhe partnere dinjitoze ne skene. Pas pak vitesh, e gjithe vemendja dhe perkujdesja e ciftit Cako, do te drejtohej nga djali i tyre, Piro. Qe ne hapat e pare te jetes, Piro njihet me notat muzikore dhe fillon te studioje piano. "Kam dashur gjithnje qe im bir te beje muzike te paster shqiptare dhe ne fakt, ai ia ka arritur ketij qellimi me shume sukses". Sot, kur Piro eshte bere nje emer i njohur ne boten e muzikes, Gaqo ndihet krenar, pasi eshte pjese e suksesit te tij.

    Ndersa e pyet per mesazhin qe deshiron t'u percjelle njerezve me rastin e 70 vjetorit te lindjes, Gaqo pergjigjet: "U them te gjitheve degjoni sa me shume muzike, pasi muzika qeteson shpirtin dhe e mbush ate me dashuri".



    - Profesor, a mund t'i kujtoni emocionet e para te lidhjes suaj me kengen?


    - Kam filluar te kendoj qe kur isha femije, ne Korce, ne qytetin tim te lindjes. Ne kete qytet, serenatat kane qene gjithnje nje argetim i madh per rinine. Ne ate kohe, ne mblidheshim grupe-grupe ne oret e mbremjes dhe kendonim per dashurine. Ata qe me degjonin duke kenduar, me thoshin se kisha ze te mire, gje qe me shtuy te ndiqja liceun artistik. Ne vitin 1952, hyra ne lice, periudhe kur edhe filloi te merrte trajte te plote raporti im me muziken. Mbasi mbarova liceun artistik, shkova per studime ne Rusi, ku ndoqa konservatorin. Menjehere pas rikthimit ne Shqperi, u emerova solist i pare ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Gjate aktivitetit tim qe prej vitit 1961, kam kenduar te gjithe repertorin qe ka pasur Teatri i Operes dhe Baletit, opera te kompozitoreve me te njohur shqiptare dhe te huaj. Ne ate periudhe, opera mori nje zhvillim te jashtezakonshem dhe kishte nje aktivitet te pasur. Njerezit ishin te etur per te degjuar muzike te vertete shqiptare dhe pjese e suksesit te artit te asaj kohe, kam qene edhe une me shoket e mi.

    - Cilat pjese te repertorit tuaj do te veconit si me te arrirat?

    - Kam kenduar ne 28 festivale dhe jam vleresuar me shume cmime te para, te dyta dhe te treta. Por sic thashe edhe me lart, duke qene solist i pare ne TOB, pikerisht ne kete instituicion, kam zhvilluar edhe pjesen me te madhe te aktivitetit tim muzikor. Kam kenduar romanca shqiptare, kenge popullore shqiptare etj. Kompackt-disku im eshte i perbere prej dy disqesh. Njeri permban ariet me te perzgjedhura te muzikes operistike boterore dhe tjetri permban kenge te perpunuara nga Gjon Simoni, Tonin Arapi, Cesk Zadeja, Limoz Dizdari etj. Ky disk eshte vertete shume i dashur per mua, sepse eshte i vetmi i ketij lloji. Kenget jane te perpunuara me shije te holle dhe tingellojne mjaft bukur.



    - Pervec muzikes, cfare pasionesh te tjera kishit gjate viteve te rinise?

    - Kur je i ri, ke edhe shume pasione. Kam patur pasion pedagogjine, profesion qe e kam ushtruar per shume vjet me rradhe dhe vazhdoj ta ushtroj. Kam deshire qe kete eksperience timen t'ua percjell edhe talenteve te reja qe dalin here pas here ne skene. Ne kemi shume talente ne Shqiperi, kemi shume te rinj te apasionuar qe shkojne dhe kendojne ne vende te huaja, madje duke kapur edhe majat e suksesit ne ato vende.

    - A degjonit kenge te huaja ne ato vite dhe cfare lloj muzike preferonit?

    - Ishte nje periudhe e shkurter disa vjecare gjate te ciles, u ndalua muzika e huaj dhe filloi te kendohej vetem opera shqiptare. Ajo periudhe pervec te keqijave, kishte edhe te mirat e saj, sepse i shtyu kompozitoret te shkruanin sa me shume muzike shqiptare, opera, balet, gje qe aktualisht nuk ndodh. Akoma vihen ne skene ato vepra te shkruara 40 vjet me pare, gje qe vjen per shkak te mungeses se prodhimeve te reja. Ne ate periudhe u zhvillua shume arti operistik dhe muzika shqiptare. Une kam qene gjithmone i apasionuar pas muzikes klasike. E kam kenduar kete muzike ne te gjitha skenat e botes. Nje nga keto vende ishte edhe Italia, ku shkova per t'u specilizuar dhe paralelisht zhvillova edhe nje aktivitet te gjere muzikor.

    - Si e perjetonit ndryshimin e madh qe ekzistonte midis vendit tone dhe shteteve te tjera, ku shkonit per ushtruar aktivitetin tuaj muzikor?

    - Njerezit ne te gjithe boten defrejne njelloj. Edhe ne ketu ne Shqiperi, megjithese nuk ishim plotesisht te lire, perpiqeshim te gezonim jeten me ato mundesi qe kishim. Mblidheshim, kendonim neper dasma apo koncerte, merrnim pjese ne shfaqje dhe aktivitete te ndryshme. Sigurisht qe shumica e njerezve ishin te ndrydhur, nuk kishin mundesi te leviznin lirisht dhe te shkonin ne vende te tjera. Sot eshte ndryshe, ka me shume liri. Por edhe ne kohen tone, gjendeshin menyrat per t'u ndier mire.

    - C'mendoni per muziken sotme shqiptare?

    - Muzika ne Shqiperi ka marre zhvillim te madh. Cdo njeri qe ka nje lloj talenti, sot mund te ekspozoje kenge dhe albume. E keqja qendron ne faktin se po demtohet folklori yne, duke eksperimentuar dhe duke bere transformime nga me te ndryshmet, gjithcka e pakontrolluar nga specialistet. Ky eshte nje dem i madh qe i behet muzikes sone. Ishte nje periudhe kohe kur ne iu larguam shume muzikes profesionale. Kenget shqiptare filluan te kendoheshin gjysme serbisht, gjysme greqisht etj. Ne muziken shqiptare po futeshin manirat e huaja. Por populli e do muziken e vet. Nje popull pa fizionomine e tij, eshte i destinuar te humbase. Populli per vite me rradhe, e ka ruajtur me fanatizem folklorin, qe eshte nje nga bazat e ekzistences se nje kombi. Dhe c'eshte e verteta, ne kemi nje foklor te mrekullueshem. Ne shume shtete ku kemi kenduar, ata qe na kane degjuar jane mahnitur nga muzika jone popullore dhe ajo e lehte. Po te shikosh neper dasma, edhe sot e kesaj dite kendohet po ajo muzika e dikurshme, pasi akoma nuk kane dale kenge te reja qe te behen aq te dashura per njerezit, sa t'i kendojne neper festa familjare dhe kolektive. Gjithsesi, kohet e fundit, gjerat kane filluar te hyjne ne rrugen e duhur. Me sa duket, dalengadale po iken ajo kohe kur njerezit mundoheshin me cdo kusht te kapeshin pas nje cope suksesi, qe mund t'u sillte shitja e nje disku.



    - Nje emer i njohur ne muziken shqiptare eshte edhe djali juaj, Piro. Ka qene deshira dhe insistimi juaj qe Piro te behej ai kengetari i madh qe eshte sot?

    - Po, une kam insistuar shume qe ai te merret me muzike. Qe ne femijeri e kam vene te studioje piano. Piro ka mbaruar per kanto dhe e njeh mire artin e te kenduarit. Edhe une vete i kam dhene leksione kantoje dhe e kam ndihmuar qe te mbaroje liceun me nota te shkelqyera. Jam perpjekur qe ta orientoj drejt nje muzike vertete te paster, pa influenca te huaja apo eksese te ndryshme. Dhe ne fakt, muzika qe ka shkruar ai eshte bere vertete e dashur per njerezit. Edhe shitblerja e albumit te tij, eshte vertete per t'u admiruar. Sic degjova nga radio, CD-ja e tij eshte ne vendin e pare per nga shitja e albumeve. Edhe per mua eshte kenaqesi e madhe kur shikoj hapat e hedhur nga Piro. Piro ka bere vertete nje muzike te embel dhe qe te ben te ndihesh mire. Une jam krenar qe kam nje djale kaq te mrekullueshem.

    - Pra, me sa kuptoj, edhe ju vete ndiheni deri diku pjese e suksesit te tij...

    - Sigurisht. Ai eshte rritur ne nje vater ku flitej vazhdimisht per muziken. Une e kam orientuar gjate gjithe kohes drejt punes me muziken. Po keshtu edhe gruaja ime. Ate akumulim qe mori ne femijeri, ai filloi dalengadale ta nxjerre ne pah, me sukseset e tij te njepasnjeshme. Para pak kohesh, Piro nxorri ne treg albumin e pare dhe se shpejti do te promovoje edhe te dytin. Une kam degjuar shume pjese nga albumi i tij i dyte dhe eshte vertete interesant. Jam i bindur qe do te ngjalle gjithashtu interes tek publiku.

    - A ju pelqen t'i beni akoma sugjerime apo verejtje gjate punes se tij me muziken?

    - Jo. Une nuk nderhyj me. Por eshte ai, qe i pelqen te konsultohet per gjera te ndryshme. Kete gje e ben jo vetem me mua, por edhe me shoket dhe koleget e tij. Ai vete ka nje bagazh te mire njohurish dhe eshte plotesisht ne gjendje te perballoje cdo ngarkese emocionale dhe ta pasqyroje ate ne aktivitetin e tij.

    - Me cfare ju pelqen te merreni aktualisht?

    -Vazhdoj t'u jap mesim studenteve te mi. Shkoj ne Institut dhe po keshtu, vizitoj here pas here Teatrin e Operas dhe Baletit. Mbaj komunikim te vazhdueshem me drejtorin e ketij teatri z.Zhani Ciko, i cili gjithmone konsultohet me mua lidhur me gjera te ndryshme. Ne japim eksperiencen tone si te jashtem qe jemi dhe ndihemi mire kur shohim qe cdo gje shkon shume mire. Jemi te lumtur qe shohim qe TOB-i vjen duke e shtuar aktivitetin e tij, shfaqjet behen gjithnje e me te bukura. Sidomos tani qe jane krijuar lidhjet me teatro te ndryshme, eshte rritur shume kualiteti i punes ne kete institucion. Nga ana tjeter, baleti tek ne ka marre nje zhvillim te jashtezakonshem. Koreografi Agron Aliaj po ben gjera te mrekulleshme qe deri dje nuk i bente sepse te tilla ishin edhe konjukturat. Me te vertete, eshte nje prehje per ne artistet kur shohim se si zhvillohet arti yne.

    - Permendet pak me lart marredhenien me studentet tuaj. Cfare ju ben me teper pershtypje gjate komunikimit tuaj me keta te rinj te talentuar?

    - Eshte emocion i madh kur shikon studentet e tu te kendojne ne skene. Kjo eshte kenaqesia me e madhe e nje pedagogu, i cili ndihmon studentet e vet dhe konstaton se si ata me profesionalizem ua zene vendin artisteve si ne, duke u ngjitur vete ne skene dhe duke u bere protagoniste, sic ishim ne dikur. Dhe sot, shume djem dhe vajza te reja shqiptare, kendojne ne te gjithe boten dhe ky eshte nje nder qe i behet vendit tone.

    - Nuk ndiheni aspak xheloz, ndersa shikoni suksesin e tyre dhe kujtoni vitet tuaja te arta?

    - Absolutisht jo. Do te ishte gabim i madh t'i shohesh me xhelozi te rinjte e talentuar, pasi secili ka epoken e vet. Ne kete bote ka vend per te gjithe. Arti nuk eshte i njejte dhe artistet kendojne ne menyrat e tyre dhe kane te vecantat e tyre. Te gjithe se bashku kendojne ate te teren, qe populli e do dhe e pelqen. Eshte kenaqesi e rralle kur veren qe studenti ia kalon edhe pedagogut per nga talenti i tij.

    - Cila eshte keshilla refren qe u jepni studenteve tuaj?

    - Studim, studim dhe vetem studim. Ne te njejten kohe, kerkoj qe ata te kene pasionin e duhur per te perballuar cdo veshtiresi qe ndeshin ne jete.

    - A eshte e vertete qe kenga jeton bashke me kengetarin dhe mbetet gjithnje e fresket pavaresisht nga kalimi i viteve?

    - Une vazhdimisht kendoj. Edhe tani me rastin e 70 vjetorit te lindjes do te kendoj ne skene. Kam kenduar me tre tenoret, kam bere koncerte vete, kam qene jashte shtetit. Kendoj vazhdimisht me shoqerine time. Njeriu duhet te punoje vazhdimisht dhe artin nuk duhet ta lere asnjehere pas dore.

    - Cilet jane miqte tuaj me mire?

    - Jane artistet dhe kompozitoret me te cilet kam punuar. Nje mik shume i mire eshte Limoz Dizdari, kenget e te cilit jane vertete te mrekullueshme. Jane kenge qe edhe sot e kesaj dite, tingellojne te fresketa e te bukura. Duhet te permend ketu edhe Xhevahir Spahiun, i cili ka bere kaq tekste te kendshme dhe ka prekur shpirtrat e njerezve me fjale te mrekullueshme.

    - Megjithe vitet qe mbani mbi supe, gezoni nje shendet te plote dhe nje forme shume te mire fizike. Cili eshte sekreti juaj?

    - Une jam perpjekur te ushtrohem dhe te mbaj veten ne forme. Asnjehere s'duhet te biesh pre e moshes. Kuptohet qe s'mund te jem sic kam qene i ri, por prape perpiqem te jem i kendshem ne marredhenie me njerezit. Nje arsye e formes sime te mire fizike eshte familja ime, gruaja ime me te cilen kam kaluar nje jete te mrekullueshme. Ajo ka qene protagonistja kryesore qe une te jem vazhdimisht ne forme. Kemi kenduar bashke ne opera, kemi qene partnere ne operat kryesore. Luiza eshte nje amvise e mrekullueshme qe me dashurine dhe respektin qe ka treguar per mua, gjithnje me ka larguar streset qe mund te kem pasur gjate aktiviteteve te mia. I jam mirenjohese gruas sime, e cila eshte perkujdesur per mua dhe karrieren time dhe sot e kesaj dite, vazhdon te jete ashtu sic ka qene e re, e bukur dhe e dashur.

    - Neser ju festoni 70 vjetorin e lindjes. Ndersa beni nje retrospektive ne vite, a keni ndonje peng te mbartuar nga e kaluara?

    - Jam shume shume i lumtur per vitet qe kane kaluar. Jam ndier mire me veten, familjen dhe shoqerine. Asnjehere nuk duhet te perdoresh shprehjen "sikur te isha edhe njehere i ri". Njeriu duhet te mesohet te gjeje lumturine ne cdo moshe dhe t'i gezohet asaj qe jeta i dhuron ne cdo periudhe qe kalon.

    - Profesor, ne ju urojme gezuar ditelindjen dhe nese keni ndonje mesazh per t'u percjelle adhuruesve te muzikes suaj...

    - Ju uroj te gjitheve te kene sa me shume lumturi, dashuri, dhe u them te degjojne vazhdimisht muzike, se muzika eshte qetesia e shpirtit, e mbush ate me dashuri per jeten dhe e ben me te lumtur.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Nė kėtė album ( nė fakt janė 2 cd , njėra me kėngė klasike e tjetra me kėngė popullore), mund tė gjeni disa nga interpretimet mė tė bukura tė tij.

    Une pėr vete , do veēoja kėngėn "Ta dish" ( N'at zaman t'asaj furie)

    Phaaaaaaaaa..ē'kėngė!

    Lirikat mė vonė...

    Kur e bleva cd-nė para disa ditėsh, harrova tė pyesja...ėshtė e re apo e vjetėr, se kėtu s'ka as datė. (lol)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Gaqo eshte nje nga kengetaret tane me te mire. Gjithashtu dhe e Shoqja Luiza se bashku me Pirron pervec se artista te mrekullueshem jane edhe njerez shume te mire.

    Pershendetje Kora...

  4. #4

    Pėr: Gaqo Cako ne 70-vjetrin e tij.

    Gaqo Ēako, fotot e rralla nga fėmijėria nė skenat e Moskės dhe Romės

    Kishin ėndėrruar skenat e botės, por kjo ėndėrr u pre nė mes pėr tė gjithė ata studentė qė patėn fatin tė ndiqnin Konservatorin “Ēajkovski”. Por shumė kėngėtarė, kompozitorė, dirigjentė, instrumentistė, baletmaestėr si dhe kritikė muzikorė shqiptarė nuk arritėn ta mbarojnė atė pėr shkak tė prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik. Ndėr kėngėtarėt ishin basėt Lukė Kaēaj dhe Mentor Xhemali; baritonėt Avni Mula, Hysen Kurti e Gaqo Zdruli; tenorėt Maliq Herri, Gaqo Ēako, Xhoni Athanas, Ibrahim Tukiēi e Kristaq Paspali; mezzo-sopranoja Rozmari Jorganxhi; sopranot, Nina Mula, Irena Gjergo, Gjenovefa Heba (Zoraqi), Hamide Stringa e Luiza Papa, si dhe shumė e shumė tė tjerė. Gaqo Ēako ishte njė prej tyre, ndėr tenorėt mė tė pėlqyer tė publikut operistik dhe po aq edhe nė muzikėn e lehtė dhe atė popullore. “Gjithmonė kam pasur pėrshtypjen qė interpretimet e tij nė partet operistike ai sikur i vishte me njė rrobė poetike, ndėrsa nė repertorin e tij tė lehtė, pra kėngėn, ai e pėrkėdhelte duke hyrė nė intimitetin emocional tė saj e duke e bėrė mė tė dashur pėr dėgjuesin. Nė interpretimet e tij Gaqoja i jepte rėndėsi tė veēantė diksionit, si njė vlerė e domosdoshme pėr njė komunikim tė plotė tė muzikės me dėgjuesin. Kurse me figurėn elegante dhe sjelljen skenike ai tregonte vlera tė veēanta aktoreske. Jeta artistike e Gaqo Ēakos ėshtė njė eksperiencė e madhe qė mund dhe duhet tė shėrbejė pėr brezat e ardhshėm tė kėngėtarėve tanė, tė cilėt kanė shumė pėr tė mėsuar prej tij”, – shprehet Albert Paparisto pėr njė ndėr artistėt mė tė mėdhenj tė skenės sė Teatrit tė Operas dhe Baletit. Kur kujton Moskėn, tenori Ēako risjell ndėrmend ‘La Bohčme’, ishte opera me tė cilėn ai spikati si talent nė skenėn e Moskės dhe qė mė pas do ta shoqėronte atė gjatė gjithė jetės. Gaqo Ēako e preku kėtė tempull tė muzikės ruse mė 1957. Ishte drejtori i Konservatorit, Aleksandėr Vasiljeviē Svjeshnikov ai qė do t’i jepte mundėsinė studentit shqiptar tė kėndonte nė operat ‘La Bohčme’ (Puēini), ‘Evgienij Onjegin’ (Ēajkovski) dhe ‘E fejuara e carit’ (Rimskij-Korsakov), tė cilat shfaqeshin nėpėr studiot operistike tė Kolegjit Muzikor ‘Gnesin’ apo tė teatrit pranė Konservatorit ‘Vaganova’. Personazhi i Rodolfo-s nė ‘La Bohčme’ e shoqėroi Gaqon pothuajse gjithė jetėn, qė nga Liceu Artistik i Tiranės deri nė shfaqjen e fundit nė Teatrin e Operės sė Tiranės, por interpretimi nė Moskė kishte diēka tė veēantė. Flitej kudo pėr tenorin shqiptar, ishte bėrė temė e ditės shfaqja e njė nate mė parė tė Bohemės me Gaqon si Rodolfo, dhe emri i tij artikulohej si tė ishte nga artistėt e afirmuar tė skenės operistike, kur ai ishte ende njė student. Pas Avni Mulės qė kishte interpretuar Figaro-n tek ‘Il barbiere di Siviglia’, do tė ishte Gaqo Ēako tashmė qė do tė ‘okuponte’ i vetėm skenėn operistike tė Moskės dhe pėr kėtė filloi tė paguhej me 50 rubla pėr shfaqje, ēka nuk ishte pak pėr njė student tė asaj kohe nė Moskė. Bashkė me rolet qė pasonin filloi tė jepte dhe koncerte recitale dhe dukej se gjithēka fliste pėr njė karrierė tė jashtėzakonshme nė skenėn operistike botėrore. Por…

    Si i shpėtova “dallgėve” tė revolucionit kinez

    Pas kthimit nė Shqipėri mė 1961, pa arritur tė diplomohej nė Konservatorin e Moskės, (tė cilin e pėrfundoi nė Tiranė) Gaqo Ēako u emėrua nė Teatrin e Operas dhe Baletit. I pari rol operistik nė Tiranė do tė ishte ‘Komiti i parė’ nga Lulja e kujtimit e Kristo Konos, qė u vu nė skenė mė 5 nėntor 1961. Nė 1965-1966, kur nė Tiranė pėshpėritej pėr ndryshime dhe shtrėngime nė fushėn e artit dhe kulturės nėn shembullin e Revolucionit kulturor kinez, Gaqo Ēako dhe Ramiz Kovaēi do tė ishin mė fatlumėt ndėr shumė ata artistė qė e pėsuan nga kėto “reforma”. Ata do tė gjendeshin nė njė botė tjetėr, aq shumė e ndryshme nga ajo shqiptare, falė njė specializimi qė iu ofrua nė Romė, Itali. Ishte nėntori i vitit 1965 kur kėngėtarėt mbėrritėn nė Romė. I ndihmuar nga Maestro Gennaro d’Angelo-n, i cili njihej si njė nga pedagogėt e shquar tė artit vokal nė Itali, Gaqo Ēako do tė mund tė bėhej i njohur edhe pėr publikun italian. “Me rastin e njė pėrvjetori jubilar tė Ēileas (Francesco Cilea) u organizua njė aktivitet nga artistėt e Konservatorit tė Santa Cecilia-s. Mė caktuan tė kėndoj arien ‘Lamento di Federico’ si dhe njė duet. Nė kėtė koncert interpretova edhe duetin nga opera ‘Adriana Lecouvreur’ tė Francesco Cilea-s, me sopranon Maria Maestra, duet i cili gjithashtu pati mjaft sukses. Gjithnjė nė kuadrin e studimeve nė Konservatorin ‘Santa Cecilia’ u pėrfshiva edhe nė shumė koncerte”, – kujton Gaqo Ēako. Ai do tė pėrzgjidhej tė kėndonte nė Konservatorin ‘Santa Cecilia’ operan e Respighi-t ‘Maria Egiziaca (Maria e Egjiptit) dhe operan e Britten-it ‘Pėrmbytja e Noe-s’, apo siē e kishin pėrkthyer italianėt, ‘Arka e Noe-s’. Ndėrkohė qė dy tenorėt Gaqo Ēako dhe Ramiz Kovaēi kalonin ditėt mes kėngėtarėve e maestrove italianė, nė Shqipėri gjatė periudhės sė ‘revolucionarizimit’ ishin hequr operat e huaja. Pėr njė kohė dominonin veprat kineze, si baleti “Detashmenti i kuq i grave” apo koncerti pėr piano “Lumi i verdhė”. Por kjo e pati njė anė pozitive. Gjatė kėsaj periudhe u krijuan disa opera e balete nga kompozitorė shqiptarė. Pas asnjė lajmėrim, pa asnjė arsye u “zhdukėn” nga repertori i Teatrit tė Operas dhe Baleti tė gjitha rolet qė ishin interpretuar nga shumė kėngėtarė lirikė shqiptarė. Nė karrierėn e tyre e shkuara nuk ekzistonte mė. Tashmė do tė ndėrtohej me hi rose me pahir njė karrierė e re me opera shqiptare. Pas rolit tė Komitit tek Lulja e kujtimit, i cili ishte roli i parė qė kėndoi Gaqoja nė njė vepėr kombėtare (1961), role tė tjera do tė pasonin pas kėsaj, si ai i Agronit nga opera ‘Heroina’ e Vangjo Novės, e cila u vu mė 1967, roli i Besnikut nga opereta ‘Brigada e grave’ e Llazar Morckės mė 1969-ėn, Shpendi nga ‘Pėrtej mjegullės’ e Pjetėr Gacit mė 1971, Doda te opera ‘Mrika’ e Prenk Jakovės mė 1975-ėn…deri te roli i Galan Lugapari-t tek opera ‘Borana’ e Avni Mulės mė 1984. Krahas operave i duhej tė mėsonte dhe kėndonte repertor shqiptar, ku pėrfshiheshin shumė kėngė, romanca, balada, elegji, kantata e oratorio, njė pjesė e mirė tė shkruara posaēėrisht pėr tė. Gaqo Ēako ėshtė ndėr tė parėt kėngėtarė lirikė qė filloi tė regjistrojė pjesė tė rėndėsishme tė repertorit tė tij artistik. Ai tashmė ka kthyer nė CD disa prej arieve klasike dhe repertorit kombėtar nė studio tė ndryshme regjistrimi, duke lėnė njė trashėgimi me vlera pėr fondin e Teatrit tė Operas dhe Baletit. Nėn zėrin e tij morėn jetė personazhet e operave kryesore tė huaja e shqiptare, por ai nuk i la pas romancat shqiptare apo kėngėt popullore.

    Aida Tuci - MAPO
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gaqo Cako

    NJE ĒIFT OPERISTIK SI GAQO DHE LUIZA
    24 Janar 2015 - " Shekulli "

    ◾Gaqo Ēako sot mbush 80 vjeē. Pėr “Shekulli”-n ai rrėfen rrugėtimin artistik, por edhe detaje nga jeta e tij bashkėshortore, pėrkrah sopranos, Luiza Ēako
    ◾ Sonte nė TOB organizohet njė koncert nė nderim tė tij.


    Fėmijėrinė e kaloi nė Korēė, aty ku serenatat nuk reshtėn asnjėherė sė kėnduari. Mė pas u vendosė nė Kuēovė, ku dhe spikati nėpėr aktivitetet nė shtėpinė e kulturės, edhe i dhanė tė drejtėn pėr studime nė Liceun Artistik. Adoleshencėn e kaloi nė Tiranė. Edhe kėshtu gradualisht nisi rrugėtimi i mirėfilltė artistik pėr tė, derisa iu dha edhe mundėsia qė tė na pėrfaqėsonte, jo vetėm nėpėr institucionet tona kulturore, por edhe nėpėr ato tė ndėrkombėtare. Ka shėtitur pothuajse nė tė gjithė teatrot e botės. Ka interpretuar veprat mė tė mira tė kompozitorėve botėrorė, edhe shqiptarė, por edhe ka kėnduar nė 28 edicione tė Festivalit tė Kėngės nė Radio Televizionin Publik Shqiptar. Sot, mė 24 janar ėshtė tetėdhjetė vjeē. Ky zotėri jeton nė hyrje tė rrugės “Luigj Gurakuqi”, sė bashku me bashkėshorten e tij. Bėhet fjalė pėr tenorin e mirėnjohur Gaqo Ēako dhe pėr sopranon Luzia Ēako. Ata vijnė nė njė rrėfim pėr gazetėn “Shekulli”. I takuam tė dy nė apartamentin modest, qė gjendej nė katin e katėrt, aty ku ata ndajnė edhe pjesėn mė tė madhe tė kohės tė kohės me njėri-tjetrin. Nė tė katėrt cepat e dhomės sė pritjes gjendeshin fotografi tė ēiftit, teksa ishin duke interpretuar role tė ndryshėm nė skenė, brenda edhe jashtė vendit. Artisti Ēako gjatė bisedės me ne ndau momentet e para nė krijimtarinė muzikore, rrugėtimin e mėtejshėm nė skenė, bashkėpunimet me artistė, por pa lėnė mėnjanė edhe mbėshtetjen e madhe, qė ka patur nga bashkėshortja e tij Luiza, me tė cilėn para disa ditėsh ka bėrė plot 52 vjet martesė.

    Zoti Gaqo, sot mbushni 80 vjeē, njė jetė nė skenė si artist. Por nėse rikthehemi nė kohė a ju kujtohet se nga i keni patur ndikimet e para nė muzikė?

    Unė jam nga Korēa, edhe deri dje ky qytet ka qenė grupi i kulturės, i serenatave, i modės nė atė kohė, sepse duke qenė se ka qenė nėn influencėn franceze, ky qytet ka qenė shumė i zhvilluar. Unė qysh i vogėl kam kėnduar, edhe e kam patur pasion kėngėn. Edhe kur nga Korēa shkuam nė Kuēovė, jam angazhuar nė shtėpinė e kulturės. Fillimisht kėndoja nėpėr koncerte edhe nėpėr raste tė ndryshime. Duke mė parė njerėzit se unė kisha njė lloj talenti mė akorduan njė bursė pėr nė Liceun Artistik. Nė vitin 1952 bėra provimin edhe mbarova shkollėn shumė mirė, sė bashku me Luizėn, sepse ne jemi njohur qysh nė Lice Artistik, vetėm 3 vjet diferencė kemi. Luiza ka qenė nė skenė bashkė me mua. Pasi mbarova Liceun mua mu dha bursa pėr tė shkuar nė Rusi pėr studime. Konservatori i Ēajkovskit nė Rusi ka pėrgatitur kuadro tė fuqishėm, edhe tė talentuar. Edhe unė pata fatin qė tė jem nėn drejtimin e njė pedagogu shumė tė mirė, edhe me ndihmėn e tij munda qė tė aktivizohesha nė rrugėn time skenike. Mė pas mbėrrita nė Shqipėri ku mė emėruan nė TKOB.

    Ju kujtohen emocionet e koncertit tė parė nė TKOB?

    Po, mė kujtohen. Koncerti i parė ka qenė kur ne kishim ardhur nga Rusia, ishim shumė artistė. Mė kujtohet koncerti i parė edhe sepse pati njė sukses shumė tė madh, publiku ėshtė ngritur nė kėmbė, qysh atėherė filloi njė epokė e re nė TKOB. Nė piano jam shoqėruar nga Margarita Kristidhi. Kėshtu filloi karriera ime nė TKOB, derisa pas sukseseve tė njėpasnjėshme fillova tė kėndoj edhe operat “La Boheme”, “La Traviata” etj. Mė pas mė dhanė njė bursė tjetėr specializimi pėr nė Itali. Kur mbarova specializimin u ktheva edhe mė i pjekur, jo vetėm fizikisht, por vokalisht, edhe mendėrisht, sepse i kuptoja problemet mė ndryshe. Nisa qė tė reflektoja nė arti tim pėr ta paraqitur atė sa mė bukur. Kėshtu qė gradualisht jam bėrė njė artistė, qė ka kėnduar tė gjitha rolet, nė tė gjitha koncertet. Kam shkuar nė tė gjitha shtetet pėr tė kėnduar, deri nė Kubė, nė Irlandė, Kanada etj.

    Cilin koncert do tė veēonit nga ata qė keni realizuar, si mė mbresėlėnėsin brenda apo jashtė vendit?

    Jashtė vendit ka qenė ai nė Kubė, sepse atje kam qėndruar dy muaj e gjysmė. Ėshtė njė vend qė e do shumė artin, tė bukurėn. Unė shkova pėr 15 ditė, por ata mė kanė mbajtur 3 muaj, sė bashku me Mentor Xhemalin. Jo vetėm qė kam kėnduar, por mė pas mė kanė aneksuar pranė Teatrit tė Operės sė tyre, dhe kam bėrė tėrė ata koncerte, me artistė kubaneje. Ka qenė njė sukses i jashtėzakonshėm pėr mua. Por kėnaqėsia mė e madhe pėr mua ka qenė, qė unė kam kėnduar nė Shqipėri. Kėtu do tė jetoja edhe do tė banoja, me shokėt edhe me miqtė. Prezantimi im nė skenėn shqiptare mė ka dhėnė kėnaqėsi tė madhe, qysh kur kam qenė i ri, edhe deri sot, sepse kam marrė pjesė nė disa koncerte.

    Ju keni marrė pjesė edhe nė 28 festivale tė kėngės nė RTSH? Kėngėt tuaja vazhdojnė ende tė interpretohen edhe nga brezi i ri nė skenė... Cili ėshtė ēelėsi qė kėto kėngė i kanė rezistuar kohės mė tepėr se sa ato qė shpallen fituese nė festivalet e viteve tė fundit?

    Megjithėse asokohe fryma ka qenė e partisė, gjithmonė kanė fituar kėngėt e bukura, pa thėnė parti, pa thėnė Enver. Pėr shembull kėnga “Kėputa njė gjethe dafine”, nuk ka lidhje fare me partinė, apo edhe “ Udhėt e atdheut na thėrrasin”, qė kam kėnduar unė. Pavarėsisht se ideologjia ishte ashtu, kėngėt e bukura i vlerėsonte. Fitonte mė e bukura, ajo qė tė mbeste nė vesh. Unė mendoj se kėngė e bukur ėshtė ajo qė ka jetė tė gjatė. Shijet janė tė ndryshme, por ky fakt e masivizon mendimin. Sot shikojmė se fitojnė kėngė nė festivale, qė edhe fshihen. Kėngėt duhet qė tė ngelen, ne kemi kėngė qė janė kėnduar para 50 vjetėsh, edhe kėndohen ende, sepse ato ngelin ndėr mė tė mirat.

    Pėrgjatė tėrė kėtyre viteve nė skenė, nė rrugėtimin tuaj artistik, sa ju ka mbėshtetur Luiza?

    Ajo mė ka mbėshtetur gjithmonė nė tė gjitha drejtimet, ka sakrifikuar veten e saj shumė, edhe mė ėshtė dedikuar mua. Kjo ėshtė mė kryesorja. Ka plotėsuar tė gjitha kėrkesat e mia, nuk ka kursyer asgjė, edhe sot e kėsaj dite mė ndihmon pėr ēdo gjė.


    JETA


    52 vjet martesė me Gaqo Ēakon

    Pas njė mashkulli tė suksesshėm, fshihet njė femėr e zonja. Kjo ka ndodhur edhe me Gaqo Ēakon. Gjatė bisedės me ēiftin e artistėve, Luiza tregon me momentet mė tė vėshtira, edhe ato mė tė bukura nė 52 vjet martesė me artistin e madh. Ata sė bashku janė njohur gjatė Liceut Artistik, por vetėm pas studimeve nė Moskė, jeta e tyre mori tjetėr rrjedh, ata nisėn tė kuptonin se e kishin shortin, afėr njėri-tjetrit. Luiza tregon pėr njohjen e tyre, por edhe pėr njė ditė tė zakonshme tani.

    Zonja Luiza na trego pak pėr njohjen tėnde me zotin Gaqo?

    Fillimisht ne kishim muhabete shkolle. Sikurse bėjnė fėmijėt, shkonim nė mensė hanim ushqim, mėsonim histori muzike, mėsonim kanto, nuk kishim ndonjė muhabet tjetėr, vetėm shoqėri tė zakonshme.

    Por kur njohja juaj mori tjetėr rrjedh?

    Njohja jonė mori tjetėr rrjedh shumė vonė. Gaqo shkoi nė Rusi, ku mė pas shkova edhe unė. Shiko, ishte kėsmet pėr t’u bėrė. Nuk e dinim se e kishim shortin afėr njėri-tjetrit.

    Nuk e kishit menduar asnjėherė?

    Nuk e di pėr Gaqon, por unė jo. (qesh) Ka qenė kėsmet. Unė e doja shumė. Bashkė rrinim shumė edhe kishim edhe muhabete familjare, por qė tė mė shkonte nė mendje kjo, jo. Mė pas u rritėm, shkuam edhe nė Moskė, edhe aty filluam ta shikonim njėri-tjetrin me njė sy tjetėr. 52 vjet bashkė mbushėm para disa ditėsh, hiq pjesėn qė jemi njohur, sepse mund tė shkojnė 60 vjet. Qė tė jetosh 52 vjet me njė njeri, duhet qė tė dish qė tė mbash ekuilibėr, edhe tė lėshosh pe, nuk ka shtėpi pa sherre. Sot bėjnė shumė gabim ēiftet, prishin familjet pėr hiē gjė.

    Mė pas vjen nė jetė vjen Piro, i cili do tė ndiqte rrugėn tuaj...

    Unė mendoj se tė mėsosh njė instrument nuk ka asnjė gjė tė vėshtirė, madje ėshtė kulturė. Ka shumė inxhinierė jashtė shtetit, qė nuk kanė lidhje fare me artin, por dinė qė t’i pėrdorin instrumentet, sepse i kanė mėsuar nga prindėrit. Kėshtu bėmė edhe ne me Piron, piano kishte nė shtėpi, atė e bėri tetė vjet. Pas pianos nisi pėr kanto, edhe mė pas pėrsėri donte kompozicionin, por Gaqo i dha dirigjimin. Atij i ngeli gozhdė kjo, derisa bėri njė kurs pėr kompozim nė Francė. Edhe kėshtu nisi rrugėtimi i tij artistik, deri mė sot.

    Po nipi, a ėshtė ndikuar nga ju nė zgjedhjet e tij?

    Atė deri nė moshėn 12-vjeēare e kam rritur vetė. Ndoshta ka vazhduar pėr Shkenca Politike, por edhe ai i bie pianos bukur, kompozon, merret edhe me produksion. Muzikėn e lehtė e njeh shumė mirė, edhe atė klasike e kėndon. E ka nė dell artin, sepse dy gjyshėrit, dy gjyshet, mamaja edhe babai janė artistė.

    Por si ėshtė njė ditė e zakonshme juaja, tė dy bashkė?

    Gaqo ngrihet shumė herėt. Kurse unė bie shumė vonė, rri deri nė orėn dy shikoj emisione qė mė interesojnė. Madje edhe sporti mė pėlqen, mė pėlqejnė analizat qė bėhen pas ndeshjes. Edhe nė opera nuk para shkojmė shumė, sepse ėshtė shumė ftohtė, edhe duhet qė tė marrim njė jorgan me vete, ndėrsa kur ngrohet koha, nuk ka opera. Filmat i shikojmė kėtu.

    Po me kuzhinėn kush merret. Ēfarė pėlqen qė t’i gatuash zotit Gaqo?

    Unė nuk para bėj shumė gatime tani, sepse edhe mosha bėn tė vetėn, edhe ne nuk hamė dot nga shėndeti. Por nėse shikon librat, edhe fletoret qė kam aty mund tė them se kam patur mani qė tė gatuaj ēdo gjė. Tani jo se nuk gatuaj, por na ka dalė njė modė e re, se mishi i kuq nuk bėn, duhet i bardhė. (qesh) Por megjithatė unė mundohem qė tė bėj diēka tė mirė, se vetėm atė kėnaqėsi kemi tani.


    Sonte nė TKOB


    Nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit, sonte ora 19.00, festohet 80-vjetori i artistit tė madh, Gaqo Ēako. Tenori i madh, artist i popullit, i rreshtuar nė emrat e mėdhenj tė muzikės shqiptare si: Ramiz Kovaci, Mentor Xhemali etj., ėshtė njė nga yjet e skenės operistike shqiptare edhe asaj europiane. Pėr kėtė arsye, kėnaqėsia ėshtė mė e madhe nė kėtė pėrvjetor tė rėndėsishėm, nga e njėjta skenė ku ai ka pėrēuar aq shumė emocione pėr publikun shqiptar. Koncerti- spektakėl qė do tė vendoset nė skenė pėr nder tė tij do tė pėrmbajė pjesė nga operat, tė cilat janė pjesė e repertorit tė tij. Do tė interpretojnė solistėt e TKOB, kori dhe Orkestra Simfonike. Regjia do tė jetė nga Nikolin Gurakuqi, dirigjent kori, Dritan Lumshi dhe dirigjent Edmond Doko. Nuk do tė mungojnė surprizat ku pėrfshihet edhe njė performancė nga vetė Gaqo Ēako shoqėruar nga i biri Pirro Ēako dhe tenori Kastriot Tusha. Surprizat e tjera do tė duhet t’i zbuloni vetė nė sonte nė skenėn e TKOB. Hyrja ėshtė e lirė kėshtu qė kushdo mundet qė t’i urojė nga afėr artistit tė madh shėndet dhe jetė tė gjatė… (Pėr tė dėshmuar aktivitetin e pasur artistik tė Gaqo Ēako, do tė organizohet njė ekspozitė nė hollin kryesor tė TKOB dhe pas Koncertit do tė shtrohet njė kokteil pėr tė ftuarit)

    Programi:

    -CD – Aria e Palaēos nga Opera “Palaēot” e Ruggero Leoncavallo, Gaqo Cako

    - Fjala e hapjes dedikuar veprės sė Gaqo Ēakos

    -Prezantimi i gjysmės sė parė tė programit G.Puēini, aria e Kavaradosi-t ”E lucevano le stelle” nga opera “Tosca”, interpreton: Julian Gjojdeshi –tenor (ish-student i Gaqo Ēakos)

    -G.Puēini , aria e Musettas-s “Quando m’en vo” nga Opera “La Boheme”, interpreton: Dorina Selimi – soprano.

    -“Libiamo nei lieti calici” nga opera “Traviata” e G. Verdi, interpretojnė – Eva Golemi, Mariana Leka, Kastriot Tusha, Julian Gjojdeshi, Ramona Tullumani, Ylber Gjini, Armando Likaj, Dorina Selimi etj.

    Nė nderim tė profesorit Eno Koēo ka nxjerrė edhe 2 CD, secila me nga 18 kėngė nga pjesėt e interpretuara nga Gaqo Ēako, nė shqip edhe nė gjuhė tė huaj. Kjo CD ėshtė mbėshtetur nga Ministria e Kulturės.


    Valeria Dedaj - Gazeta " Shekulli "


    http://www.shekulli.com.al/p.php?id=207615
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-01-2015 mė 09:25

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gaqo Cako

    Nė shtėpinė e Gaqo Ēakos - Rrėfim nė 80-vjetorin e lindjes.

    Wake Up, 23/01/2015 - Top Channel Albania



  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gaqo Cako

    Gaqo Ēako - Erė pranverore

    Kenga pershendetese , e cila hapi Edicionin e Pare te festivalit " Kur vjen Pranvera " - 1985.


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gaqo Cako

    Nje nga perlat e Artistit te Popullit GAQO ĒAKO ! Gezuar Ditelindjen Mjeshter I Madh I Kenges !



    Muzika: LIMOS DIZDARI
    Teksti: XHEVAHIR SPAHIU

    Kenge e kompozuar, shkruar e interpretuar nga KOLLOSE te ARTIT E MUZIKES SHQIPTARE !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-01-2015 mė 17:08

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bili99 (25-01-2015)

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gaqo Cako




    A1 Report - 80-vjetori i Gaqo Ēakos festohet nė njė natė gala nė TKOB

    TIRANĖ - Njė natė gala nė nder tė 80-vjetorit tė artistit tė popullit dhe tenorit tė madh shqiptar Gaqo Ēako u zhvillua nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit. Nė skenėn ku Gaqo Ēako ka pėrcjellė me vite mė rradhė emocione tė mėdha tek publiku u ngjitėn emra tė njohur tė skenės operistike tė cilėt interpretuan nė kėtė natė gala pjesė nga repertori i tij.

    Drejtori i Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit Ilir Kerni u shpreh pėr mikrofonin e A1 Report se ndihet i emocionuar pėr organizimin e kėsaj nate nė nder tė njė nga yjet e skenės sė kėtij institucioni kulturor.

    “Teatri e kishte pėr nder dhe pėr detyrė qė ti festonte 80 vjetorin. Ėshtė njė gjest qė edhe brezat e rinj tė kuptojnė se ky teatėr ka pasur artista tė mėdhenj.”- tha Ilir Kerni

    Spektakėl pati edhe surpriza tė shumta pėrveē interpretimeve tė solistėve tė TKOB, korit dhe orkestrės simfonike u bė pjesė edhe njė performancė nga vetė Gaqo Ēako shoqėruar nga i biri Pirro Ēako dhe Tenori Kastriot Tusha. Duartrokitje tė shumta shoqėruan interpretimin e tij "O Sole Mio".


    Nga "A1 Report" .

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Gaqo Cako

    PERSONAZH/ Flet tenori i madh, “Artisti i Popullit” Gaqo Ēako

    - Kėnga jonė popullore nuk duhet tė deformohet por duhet ēuar mė tej

    - Tė huajt janė habitur me Operėn e madhe tė njė vendi tė vogėl


    - Enveri mė tha: “Ju lumtė! Njė shfaqje e shkėlqyer”. Mehmet Shehu: “Bukur, po pati shumė shpenzime”.
    - Kam marrė pjesė nė 30 Festivale tė RTSH dhe kam fituar 5 ēmime tė para
    - Artistėt e ēojnė shoqėrinė pėrpara, ata tė mbushin me dashuri
    -Pirro Ēako: Gaqon e adhuroj, Gaqo ka lindur pėr tė qenė artist i rrallė
    - Gaqo ėshtė gjeni, unė thjesht kam vėnė kokėn tek kėmbėt e babait tim
    - Gaqo mė ka qėlluar vetėm kur nuk arrija atė qė donte ai nė muzikė


    Albert Z. ZHOLI

    Tenori i madh, Artist i Popullit, i rreshtuar nė emrat e mėdhenj tė muzikės shqiptare si Ramiz Kovaci, Mentor Xhemali mbetet njė nga yjet e skenės operistike shqiptare e atė europiane. Pėr mėse 30 vjet nė TKOB, ai ka pėrēuar aq shumė emocione pėr publikun shqiptar. Pardje pikėrisht nė kėtė skenė me artistin e 80-vjetorit tė lindjes sė tij, u zhvillua njė koncert- spektakėl pėr nder tė tij, ku u paraqitėn pjesė nga operat tė cilat janė pjesė e repertorit tė tij. Nė kėtė koncert-pėrvjetor, interpretuan solistėt e TKOB, kori dhe orkestra simfonike. Regjia ishte nga Nikolin Gurakuqi, dirigjent kori, Dritan Lumshi dhe dirigjent Edmond Doko. Nuk munguan surprizat ku pėrfshihet edhe njė performancė nga vetė Gaqo Ēako, shoqėruar nga i biri Pirro Ēako dhe tenori Kastriot Tusha. Ishte pikėrisht ora 19:30 kur tenori u paraqit nė skenė. Ēaste emocionale. Nė piano Pirro Ēako, ndėrsa babai i tij Gaqo, kėndon nė skenė sė bashku me tenorin e mirėnjohur Kastriot Tusha, i cili ishte edhe nxėnės i tij. Pas kėngės salla e gjithė nė kėmbė. Duartrokitje frenetike. Mbi 800 vetė e ndezėn sallėn e TKOB, ku ajo dukej se do tė shembej nga duartrokitjet. Njė mbrėmje tejet emocionuese pikėrisht ku Gaqo luajti pėr mėse 30 vjet dhe nxori mbi 36 role premierė. Njė rast unik. Ai loton dhe pėrulet me respekt para spektatorit. Pėrulet me shumė dashamirėsi si aristokrat i kėngės lirike shqiptare. Por dhe nė sytė e spektatorėve shikoje lot, pasi ai pėr shumė vite u ka dhuruar gėzim, hare, relaks dhe buzėqeshje. Ky ėshtė Gaqo. Njė kėngėtar i madh me shpirt bujar.

    Profesor Gaqo si ndihesh sot nė kėtė 80-vjetor pėrpara 800 fansave tė tu dhe nė sallėn ku ke debutuar pėr mėse 30 vjet?

    Ndodhen shumė i emocionuar pėr dy arsye. E para, qė nė kėtė moshė qė jam unė, 80 vjeē, spektatori mė pret me duartrokitje dhe sė dyti, ndihem i emocionuar se unė ndodhem kėtu sot nė kėtė sallė ku kam bėrė njė karrierė shumė tė gjatė. Me tė vėrtetė skena artistin e lumturon dhe unė mora guximin tė dal sot nė kėtė skenė, tė kėndoj njė nga kėngėt e rinisė por jo me forcėn e rinisė. U mundova tė jem sa mė origjinal dhe tė pėrcjell atė qė ma mbante shpirti.

    Si mundėt tė kėndonit aq bukur live nė kėtė moshė?

    Nuk e di si kam kėnduar, por ndjeva mė shumė emocion nė kėtė moshė se sa nė rini gjatė interpretimit tė kėsaj kėnge. Besoj se nuk jam nė atė nivel rinor, por kėndova me zemėr dhe shpirt qė spektatori qė mė ka duartrokitur tė ndjejė sadopak emocion nga unė.

    Kur keni kėnduar pėr herė tė parė nė kėtė skenė gjigande?

    Unė pėr herė tė parė si opera kam kėnduar nė vitin 1961 kur jam kthyer nga Rusia por nuk kam kėnduar nė kėtė skenė por nė skenėn e Akademisė sė Arteve, pasi atėherė nuk ishte ndėrtuar TKOB. Fillimet e mia janė nė qytetin tim tė lindjes. Pikėrisht nė kėtė qytet tė dėborės, serenatat kanė qenė pjesė e ēdo familje korēare dhe njė argėtim pėr ēdo njeri. Pikėrisht nė mbrėmje ne mblidheshim si tė rinj dhe kėndonim pėr dashurinė. Shumė shokė mė thoshin ke zė tė bukur dhe patjetėr do tė bėhesh njė kėngėtar i talentuar. Nė fillim edhe nuk besoja. Kjo mė bėri qė nė vitin 1952, tė hyja nė Lice, ku unė fillova tė marr mėsime tė plota pėr muzikėn, tė formohesha, tė edukohesha saktėsisht me kėngėn.. Mbasi mbarova liceun artistik, shkova pėr studime nė ish BRSS (sot Rusi).

    Kur jeni kthyer nga ish BRSS dhe si jeni ndjerė aty, i ishte shkolla ruse e operės?

    Unė jam kthyer nė moshėn 27 vjeēare dhe ndenja aty katėr vjet. Ajo ishte njė shkollė e veēantė, njė shkollė tepėr serioze. Pedagogėt ishin shumė tė dashur dhe shumė, shumė tė pėrgatitur. Mbi tė gjitha aty ka pasur njerėz tė mrekullueshėm qė na donin shumė. Dua tė theksoj se nė sallonet e Operės sė shkollės unė kam kėnduar shumė. Aty ēdo tė shtune e tė diel kam kėnduar disa herė. Unė aty kam kėnduar katėr premiera tė repertorit tim, qė nuk ėshtė e paktė pėr atė kohė ku kishte shumė studentė nga rreth 40 vende tė botės. Nė sallėn e Konservatorit kėndonin vetėm studentė, jo profesionistė dhe salla mbushej plot. Aty kėndonin vetėm studentėt e shkėlqyer, jo kushdo. Ajo sallė kishte mbi 600 vende dhe pėrveē studentėve tė gjitha vendet ishin me bileta tė shitura. Thuajse gjithmonė kjo sallė ishte mbushur plot. Nuk mund ta imagjinoni. Aty viheshin nė skenė tė gjitha operat mė tė mira tė botės. Aty kam parė nė interesim tė madh pėr operėn por dhe pedagogė tė jashtėzakonshėm.

    Kur dhe pse u kthyet?

    Unė u ktheva nė vitin 1961 kur u prishėn marrėdhėniet me ish BRSS. Ishte e dhimbshme pėr mua ta lija shkollėn nė vit tė fundit. Konservatori i Arteve atėherė ishte 5 vjet, ndėrsa unė sapo kisha mbaruar vitin e katėrt. Pra nuk e mora dot diplomėn.

    Ku e mbarove vitin e pestė tė Konservatorit tė Arteve?

    Vitin e pestė e mbarova nė Shqipėri. Konservatori nė Tiranė ishte hapur njė vit mė parė, pra nė vitin 1960. Rektor i Konservatorit nė atė kohė ishte Albert Paparisto, njė nga muzikologėt mė tė mirė qė ka pasur Shqipėria (qė ka disa vjet qė ėshtė ndarė nga jeta). Paparisto ngelet njė pedagog i aftė, i dashur, me vizion dhe me plot korrektėsi. Njerėz tė tillė janė tė paktė, pasi i ka ndihmuar jashtėzakonisht studentėt dhe mua personalisht mė ka ndihmuar shumė. Vazhdimisht mė ka inkurajuar, mė ka nxituar dhe mė ka besuar shumė role. Pra nė vit tė pestė unė kam luajtur shumė role. Mbaj mend se ne ndaheshim nė dy grupe, “Partizani” dhe “Dinamo”. Mė grupin e “Dinamos” ishte Kristaq Paskali dhe me atė tė “Partizanit”, unė. Pra dhe shfaqjet ne i ndanim sipas tifozllėkut. Kur i kujtoj ndjej njė nostalgji tė madhe. Sa e kemi dashur skenėn dhe artin.

    Mė vonė a bėre ndonjė specializim?

    Po, kam bėrė njė vit e gjysmė nė Itali. Ishte vitit 1964. Aty bėra njė specializim tė avancuar. Nuk mund tė them se shkolla italiane ishte mė e mirė se ajo ruse, por di tė them se dhe nė Itali mėsova shumė.

    Sa role premirė keni luajtur?

    Mė vjen keq qė si kam numėruar si duhet., por me hamendje mund tė them se kam luajtur rreth 35 role premierė. Ndėrsa shfaqjet nuk mund tė numėrohen.

    Nė kohėn e monizmit nė sa vende keni shkuar?

    Thuajse nė tė gjithė Europėn dhe nė shumė vende tė tjera. Pra s’kam lėnė skenė tė botės operistike europiane pa shkelur. Pra mė shumė kam shkuar nė monizėm se nė demokraci. P.sh nė Turqi kam shkuar tre herė, nė Itali dy herė, e me radhė Francė, Gjermani, Austri etj...

    Si shkonit, ishin ftesa personale apo shtetėrore?

    Nė atė kohė kishte marrėdhėnie kulturore ndėrshtetėrore. Pra shteti nė kėto marrėdhėnie kulturore, nė muzikėn klasike mė ēonte vetėm nė vende tė ndryshme.

    Kjo jashtė Ansamblit shtetėror?

    Po, jashtė Ansamblit, pasi me Ansamblin kam shkuar dhe nė shumė vende tė tjera. Pra unė shkoja nėpėrmjet Ministrisė sė Kulturės nė marrėdhėniet kulturore qė ajo kishte lidhur me simotrat e saj nė Europė. Nė atė kohė edhe tek ne vinin shumė artistė tė huaj dhe ne ēonim tanėt.

    A mund tė krahasohej Opera jonė e asaj kohe me operat europiane?

    - Mund tė them se ishim nė nivel shumė tė lartė, me shumė artistė tė mirė. Kemi pasur dhe drejtues shumė tė mirė. Ishim thuajse nė atė nivel. Kėtė e them pa as mė tė voglin dyshim.

    Po shkolla jonė e operės si ka qenė dhe a bėhej mitmarrja?

    Njė shkollė shumė e saktė, shumė korrekte, shumė e disiplinuar, shumė profesionale.

    Mitmarrja as qė njihej si term. Unė sot e kam dėgjuar.

    E keni takuar ndonjėherė Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun?

    Po, i kam takuar shumė herė dhe kam kėnduar shumė herė para tyre. Ishin tė interesuar pėr operėn dhe artin. Njėherė kishin ardhur pėr tė parė operėn “Traviata” qė po e zhvillonim nė sallėn e Akademisė sė Arteve. Pas shfaqjes pati shumė, shumė duartrokitje. Pasi dolėm nė skenė, na afrohet Enveri dhe Mehmeti. Enveri na thotė, ju lumtė, shumė bukur. Ndėrsa Mehmeti ja pret, bukur, por shumė shpenzime keni bėrė. I thotė Enveri, ore Mehemet, arti do para. Pa para s’ka art, s’ka ecuri.

    Nė sa Festivale tė RTSH ke marrė pjesė dhe sa ēmimet tė para keni?

    Mund tė them nė 30. Pra nga 53 jam pjesėmarrės nė 30 Festivale. Kam rreth 6 ēmime tė para dhe me tė dyta apo tė treta shkojnė mbi 50. Janė njė numėr i madh qė nuk i kam dhėnė rėndėsi ti numėroj.

    Sot ėshtė bastarduar kėnga popullore shqiptare, cili ėshtė mendimi juaj?

    Ne kemi kėngė shumė, shumė tė bukura. Kėngė qė i pėlqen gjithė bota. Nuk kemi pse e deformojmė kėngėn popullore. Kėtu duhet tė ketė kujdes Ministria e Kulturės. Nuk mund tė prishet kėnga, nuk mund tė transformohet. Kėngėtari duhet ta ēojė mė para kėngėn dhe jo ta deformojė atė.

    Cili ka qenė mendimi i specialistėve tė huaj pėr Operėn shqiptare?

    Kudo qė kam shkuar mė kanė thėnė qė keni njė shkollė shumė tė mirė. Kudo vlerėsime. Edhe kur kanė ardhur kėtu ata janė habitur me Operėn e madhe tė njė vendi tė vogėl

    Kur shkoje jashtė shtetit dhe shikoje supermarkete tė mbushura, makina luksoze dhe tregun tonė bosh ēfarė mendoje?

    Nuk i kushtoja shumė vėmendje. Isha i dashuruar me atdheun tim, me vendin tim, me skenėn e Tiranės. Sa shkoja dėshiroja tė kthehesha nė Tiranė, pasi kėtu kam familjen, njerėzit, tė afėrmit, shokėt, miqtė, ata qė mė njohin. Mua, kur largohem, mė mungon Tirana njerėzit qė mė pėrshėndesin nė rrugė, ata qė takoj nė ēdo hap.

    Mendimi juaj pėr shokėt artistė?

    Janė tė mrekullueshėm. Sot ata mė bėnė mė tė ri. Artistėt janė njerėz tė mrekullueshėm. Populli i do artistėt e vet, i adhuron ata, i respekton ata. Artistėt e ēojnė shoqėrinė pėrpara. Ata tė mbushin me dashuri. Janė ata qė bėjnė dasmat, kėngėt, koncertet, gėzimet familjare. Ne jemi popull artistėsh. Ne e duam artin, kėngėn muzikėn, tė bukurėn.

    Pirro Ēako

    Si je ndjerė sot nė kėtė festim madhėshtor tė babait tuaj?

    Ėshtė njė ditė si njė thikė me dy pres.

    Pse?

    Nga njėra anė jam i lumtur dhe me fat qė kam mbi njė baba tė mrekullueshėm (se jo ēdo kėngėtar mund ta ketė 50 vjet babanė), nga ana tjetėr unė jam mėsuar qė babanė tim ta shoh si ėshtė nė disk, i freskėt,i ri, i bukur. Mund tė them super model, pasi ai ka qenė njė mashkull tmerrėsisht i bukur dhe unė i ruaj ato imazhet e jetės sė tij vitale. Gaqo ka qenė dhe mbetet idhulli im. Pra babai ėshtė njė tjetėr gjė, ndėrsa kėngėtari Gaqo njė tjetėr gjė.

    Nė ē’drejtim e keni pasur idhull?

    Nė drejtim tė bukurisė dhe tė zėrit brilant. Pra kjo ėshtė thika me dy presa qė ēdo ditė thellohet, pasi mė jep kėnaqėsinė qė ta kem ēdo ditė e mė shumė, nga ana tjetėr dhimbjen qė nuk e shoh duke kėrcyer. Ėshtė ajo fjala e urtė franceze, qė unė se kam babin por doja ta kisha para syve duke kėrcyer. Pra unė e kam babanė por nuk e shoh ashtu si dikur duke kėrcyer plot gjallėri, pasi nuk e ka atė gjallėrinė e shkėlqimin qė unė vetėm di se si e kishte ai. Ndaj e lėmė mėnjanė atė thikėn me dy presa, jam shumė i lumtur qė e kam babanė dhe besoj se do ta kem edhe pėr shumė vite tė tjera.

    Por ai kėndoi shumė bukur sot?

    Ai mbetet talent i rrallė. Edhe gjyshja ime ka jetuar mė shumė se 80 vjet dhe kishte njė zė si tė babit sot. Natyra i ka dhėnė njė dhunti tė rrallė. Gaqo ka lindur pėr tė qenė artist i rrallė.

    Do ta arrish ndonjė ditė Gaqo Ēakon?

    Se besoj. Unė thjesht kam vėnė kokėn tek kėmbėt e babait tim. Ai ėshtė gjeni ku natyra ėshtė treguar dorėlėshuar. Ai ka njė gjen tė veēantė dhe si tenor dhe si kėngėtar tė muzikės sė lehtė dhe si kėngėtar lirik dhe dramatik. Ėshtė njė gamė shumė e ngushtė kėngėtarėsh botėrorė qė i kėndojnė tė gjitha gjinitė e kėngės. Unė i kam ngjarė babait, kam disa gjėra tė pėrbashkėta. N.q.s natyra babait i ka hedhur shumė ngjyra tė bukura nė portretin e tij, disa cifla mė kanė ngelur dhe mua. Unė kam diēka nga gjeni i tij prej gjeniu por kurrsesi sa ai.

    Tė ka qėlluar ndonjėherė Gaqo?

    Po, mė ka qėlluar por vetėm pėr muzikėn.


    Gaqo Ēako ka lindur mė 24 janar 1935. Mban titullin Artist i Popullit.

    Tenori legjendar, Gaqo Ēako, Artist i Popullit, ėshtė i rreshtuar nė emrat e mėdhenj tė panteonit tė muzikės shqiptare si Ramiz Kovaēi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi nė konservatorin “Ēajkovski” tė Moskės nėn drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit nė Shqipėri mė 1961 ai u emėrua tenor i pėrhershėm i Teatrit tė Operės dhe Baletit tė Tiranės, ku kėndoi shumė nga rolet e para tė repertorit operistik, duke u bėrė kėshtu tenori kryesor pėr tri dekada me radhė. Pėrvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur nė operat "Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma", etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovės, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisė, “Heroina” e Vangjo Novės, “Skėnderbeu” i Prenk Jakovės e “Skėnderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonė” e Pjetėr Gacit, etj, e bėjnė atė me njė karrierė tė shkėlqyer. Mjaft i njohur edhe nė skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Zėri i tij ėshtė kthyer nė objekt kėnaqėsie kudo qė ai dėgjohet e shfaqet, nė opera, nė televizion, nė radio, nė salla tė mėdha a tė vogla koncertesh. Pėrfshirja e tij nė tė gjitha llojet e muzikės vokale ka si qėllim tė vetėm t’i kėnaqė dėgjuesit me pjesėt qė ai kėndon. Edhe pse vlerėn mė tė madhe ai e pati nė interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nėpėrmjet kėngės, veēanėrisht atyre tė Festivaleve tė Radios.

    Telegraf

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bili99 (26-01-2015)

  13. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Gaqo Cako

    Gaqo Ēako, jeta e njė tenori nga Moska nė Tiranė

    Emri:  Gaqo-cako.png

Shikime: 1147

Madhėsia:  159.2 KB

    Mė 14 janar Gaqo Ēako njė prej personazheve mė tė njohur tė operas shqiptare mbushi 82 vjeē. Njė rrugėtim jete, i cili nė njė farė mėnyre ėshtė dhe rrugėtimi i operas shqiptare.Ka momente nė jetėn e secilit prej nesh qė nuk mund t’i harrojmė dot, pavarėsisht viteve qė ikin. E tillė ėshtė Moska nė jetėn e Gaqo Ēakos. Atėherė thjesht njė student, i cili kėrkonte tė fuste brenda vetes ēdo detaj qė lidhej me muzikėn dhe artin, i riu shqiptar, i pashėm do tė binte nė sy pėr pėrkushtimin dhe talentin nga profesorėt e tij.

    Drejtori i Konservatorit Aleksandėr Vasiljeviē Svjeshnikov, do tė shihte nė zėrin e djaloshit shqiptar, personazhin kryesor nė operėn e Puēinit, “La boheme”, atė tė Rodolfos. Nė vitin 1957 Gaqo Ēako, do tė interpretonte nė skenėn ruse, interpretim qė do tė mbetej gjithmonė i paharruar nė kujtesėn e tij… Mė pas erdhėn suksese tė tjera nė operat “Evgienij Onjegin” (Ēajkovski) dhe “E fejuara e carit” (Rimskij-Korsakov), tė cilat shfaqeshin nėpėr studiot operistike tė Kolegjit Muzikor, apo tė teatrit pranė Konservatorit “Vaganova”. Pėr tenorin e ri,ato ishin kohė tė arta, ku i gjithė konservatori fliste pėr talentin dhe suksesin e njė djaloshi nga Shqipėria. Pėr kėto role ai paguhej me 50 rubla, ēka i mjaftonte pėr tė bėrė jetėn e njė studenti nė Moskėn e atyre viteve… Janė shumė histori qė ai i ruan ende nė kujtesė nga Moska, sikur tė kenė ndodhur dje. Histori qė vijnė shpesh nė mendjen e tij, teksa i kujtojnė kohėn e mbushur plot dėshira dhe ėndrra. Janė miqtė qė takoi nė atė qytet, profesorėt qė e mbėshtetėn, ēdo gjė qė preku…

    Teksa shijonte duartrokitjet e pafundme pas interpretimit tė operės “La Boheme”, Gaqo Ēako nuk mund ta mendonte se koha e tij nė Konservatorin “Ēajkovski” do tė ishte e shkurtėr, dhe se ai nuk do tė mund tė arrinte tė diplomohej nė Moskė (studimet i pėrfundoi nė Tiranė). Prishja e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik, do tė priste pėrgjithmonė kontaktet me kėtė qytet tė bukur. Tirana do tė ishte stacioni ku ai do tė ndalej, pėr ty kthyer nė njė yll tė muzikės operistike nė vend. Roli i parė pėr publikun shqiptar do tė ishte “Komiti i Parė”, nga “Lulja e Kujtimit”, mė 5 nėntor 1961. Role tė tjera do tė pasonin pas kėsaj, si ai i Agronit nga opera “Heroina” e Vangjo Novės, e cila u vu mė 1967, roli i Besnikut nga opereta “Brigada e grave” e Llazar Morckės mė 1969-ėn, Shpendi nga “Pėrtej mjegullės” e Pjetėr Gacit mė 1971, Doda te opera “Mrika” e Prenk Jakovės mė 1975-ėn… deri te roli i Galan Lugaparit tek opera “Borana” e Avni Mulės mė 1984. Fati do tė ishte nė anėn e tenorit tė ri, pasi nė kohėt e ndryshimeve nė kulturėn shqiptare, tė ndikuara nga Revolucioni kinez, ai ndodhej pėr studime nė Itali bashkė me kolegun Ramiz Kovaēi.

    Tė gjithė rrugėtimin e tij, nga fėmijėria, Moska, kthimi nė Tiranė, vitet e specializimit nė Itali, jetėn nėn censurėn e kohės, martesėn, apo zhvillimin e operės nė Shqipėri, Gaqo Ēako ia ka besuar pėr t’ia treguar njė miku tė tij tė vjetėr, i cili ka qenė protagonist pranė tij nė njė pjesė tė madhe tė kėtij rrugėtimi, artistit Eno Koēo i cili ka shkruar njė biografi kushtuar kėtij artisti. “Takoheshim mėngjeseve nė kafene tė ndryshme tė Tiranės, jo larg shtėpisė sė tij pranė “Pazarit tė Ri”. Nga bisedat qė bėnim mė habiste shumė fakti qė memoria e tij vazhdonte tė ishte e kthjellėt, ashtu siē ėshtė rrėnjosur nė memorien e veshėve tė shqiptarėve timbri i kthjellėt i zėrit tė tij. Informacionet qė mė jepte dhe episodet jetėsore qė mė rrėfente, ishin po aq thellė tė rrėnjosura nė trurin dhe koshiencėn e tij. Ėshtė njė jetė e pasur, e mbushur me ngjarje dhe arritje kulmore, pėr tė cilat kam privilegjin e madh qė nė dy periudha kohore tė kem qenė shumė afėr tij; tė parėn, atė tė regjistrimeve tė 34 arieve tė huaja, tė kėnduara nė gjuhėn origjinale e nė shqip, si dhe tė 13 kėngėve lirike qytetare shqiptare (pa llogaritur tė tjera kėngė e duete, gjithashtu tė regjistruara nė studion e Radios); tė dytėn, kėtė, qė po shkruaj si biograf i tij, por gjithnjė nga pozita e muzikantit dhe e mikut tė tij nė vite”, thotė Eno Koēo, i bindur se kjo ėshtė njė jetė qė ia vlen tė tregohet. Rrėfimi do tė sjellė njė portret tė plotė tė jetės dhe karrierės sė njė artisti tė pėrmasave tė Gaqo Ēakos.

    “Si ēdo familje dhe ēdo individ, edhe Gaqoja ka pasur ngjarjet e tij jetėsore, qė herė ia ngrinin e herė ia ulnin moralin. Ngjarjet mė tė vėshtira ai i kalonte me njė lloj stoicizmi, ndoshta edhe i mbyllur nė vetvete, ndėrsa ngjarjeve kulmore (dhe tė tilla kishte mė sė shumti) ai do t’ua ulte temperaturėn, duke e sjellė jetėn nė atė tė pėrditshmen, tė zakonshmen e saj”, thotė Koēo. Tė gjitha sukseset, sigurisht, qė e kanė njė emėr, dhe tenori ia dedikon kėtė gruas sė tij Luizės, e cila ka qenė frymėzuesja nė jetėn e tij.

    “Luiza ishte pa dyshim amortizatori mė i fuqishėm nė jetėn e tij, pėr ta mbajtur tė shoqin jo vetėm nė rrjedhėn sa mė tė natyrshme tė jetės, por mbi tė gjitha, duke e stimuluar atė tė ruante formėn profesionale, pėr t’i zgjatur sa tė qe e mundur karrierėn e tij artistike. Ishte ajo, mė shumė se kushdo tjetėr, qė dinte tė thoshte fjalėn e fundit nė momente kyēe, kryesisht profesionale. Pėr kėto ai ia ka ditur dhe ia di edhe sot fort Luizės”, tregon Koēo. Rrėfimi pėr jetėn e Gaqo Ēakos, nuk mund tė jetė thjesht njė rrėfim pėr njė jetė. Ai ėshtė rrėfim pėr njė epokė dhe pėr ata njerėz qė ngritėn institucionin e operės nė Shqipėri dhe krijuan njė traditė, pavarėsisht kushteve tė vėshtira tė kohės. Ēako ishte i vetmi kėngėtar lirik i Operės qė merrte pjesė dhe kėndonte nė festivalet e Radios, tė cilėt pėrfshinin kėngėtarė me zėrin e tyre natyral (apo dhe kėngėtarė me zė tė impostuar ose gjysmė tė impostuar, por jo kėngėtarė lirikė tė mirėfilltė operistikė. Ēdonjėrit prej kėngėtarėve lirikė tė Operės, por edhe tė tjerėve muzikantė, ky pranim i Gaqos pėr t’iu pėrqasur gjinisė sė kėngės sė ‘lehtė’, qė nė fillim tė karrierės sė tij, iu duk si njė ‘devijim’ nga linja e pastėr e kėndimit lirik operistik.

    “Mirėpo jeta tregoi se ky qėndrim i Gaqos mbartte njė vizion tė ndryshėm nga ai konvencional, vizion shumė mė tė gjerė e gjithėpėrfshirės dhe provoi tė ishte shumė i suksesshėm. Ai krijoi portretin e njė kėngėtari serioz operistik pranė skenės sė Teatrit tė Operės e Baletit dhe krahas kėtij profili ai u shfaq (nė fakt i luteshin tė shfaqej) pa hezitim nė ekranet televizive sa herė qė i kėrkohej njė gjė e tillė, si dhe regjistroi zėrin e tij nė studion e Radio Tiranės pėr transmetimet radiofonike. Kėngė tė tilla festivalesh si “Kėputa njė gjethe dafine” e “Rrjedh nė kėngė e ligjėrime” i dhanė atij famėn. Gaqoja ishte i pari qė filloi tė regjistrojė muzikė operistike tė huaj nė njė kohė kur nė Shqipėri nuk praktikohej njė gjė e tillė nga kėngėtarėt lirikė dhe as rekomandohej nga eprorėt, pasi konsiderohej si njė literaturė muzikore qė mund tė pėrmbante ‘influenca tė huaja’, tė dėmshme pėr ideologjinė e kohės.

    Shumica e regjistrimeve tė Gaqos, qė i ka realizuar me mua, i pėrkasin vitit 1981, por edhe tė tjera u bėnė shkallė-shkallė deri mė 1990”, thotė Koēo. Pėr tė ky libėr nuk ėshtė thjesht njė biografi, por dhe analizė e thelluar e zhvillimit tė artit lirik nė Shqipėri dhe reflektime nga ana e tij pėr shumė ēėshtje tė artit lirik. Pėr herė tė fundit nė skenė Gaqo Ēako u ngjit me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė sopranos sė njohur Tefta Tashko Koēo. Nė skenėn ku gati gjysmė shekulli mė parė kishte nisur karrierėn (1961), ai kėndoi njė kėngė tradicionale qytetare korēare “As aman moj lule” njė duet me Teuta Koēon nė kėngėn “As aman trėndafil ēelės” dhe njė tjetėr duet, pėrsėri me Teutėn, nga “Vejusha e gėzuar” e kompozitorit Franz Lehįr.

    26 janar 2017
    Shqip

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bili99 (26-01-2017)

  15. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gaqo Cako

    Fale enciklopedise You Tube mund te degjosh interpretime mahnitese, per here te pare e te nje kohe tjeter .

    E bekuar Shqiperia me kaq virtuozitet e Mjeshtra te medhenj ! Nderim e respekt per keta YJE te Artit Shqiptar !


  16. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gaqo Cako

    Tenori Gaqo Ēako, dekorohet me titullin ‘Nderi i Kombit’

    Tenor i roleve tė para tė repertorit tė gjerė operistik, kėndoi pa ndalur pėr tri dekada me radhė nė skenėn e madhe tė operės shqiptare, duke e ngritur atė nė nivelet mė tė larta, pėrcjellė KultPlus.

    Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bujar Nishani, ka nderuar me titullin e lartė “Nderi i Kombit” legjendėn e skenės operistike shqiptare, tenori Gaqo Ēako. Mjeshtri Ēako ėshtė njė nga kolosėt e skenės operistike shqiptare, me njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė historinė e Teatrit Kombėtar tė Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

    Artisti i popullit ėshtė cilėsuar si tenori legjendar i operės shqiptare. Tenor i roleve tė para tė repertorit tė gjerė operistik, kėndoi pa ndalur pėr tri dekada me radhė nė skenėn e madhe tė operės shqiptare, duke e ngritur atė nė nivelet mė tė larta.

    "Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma", si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovės, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisė, “Heroina” e Vangjo Novės, “Skėnderbeu” i Prenk Jakovės, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonė” e Pjetėr Gacit, kulmuan me performancėn e mjeshtrit tė vokalit Gaqo Ēako.

    Artisti i popullit ėshtė i njohur dhe nė skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Edhe pse vlerėn mė tė madhe ai e pati nė interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nėpėrmjet kėngės, veēanėrisht atyre tė Festivaleve tė Radios dhe Televizionit. /KultPlus.com

    http://www.kultplus.com/?id=6&l=19688

  17. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gaqo Cako


  18. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Gaqo Cako

    ART ELITAR !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-07-2017 mė 15:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •