KJO SHOQERI E PAMORAL BURRASH
Nga Mesila Doda
Krej si nder filmat horror ngjarjet e kronikes se zeze femerore perseriten e riperseriten me te njejtin reagim personazhesh e opinionesh ketu ne Shqiperi.
Para disa vitesh, u vra Erieta, nene e dy femijve, grua qe e donte jeten dhe femijte e saj. Ne media dolen e-maile te trishta ku denoncohej viktima, e motra e saj, si persona te pamoralshem. Pakkush foli per krimin, pak kujt i ra nder mend qe dy femijte e saj do rriteshin jetim per faj te nje shoqerie ku ende burri eshte zoti i jetes se gruas.
Fill pas vrasjes se saj, dy vajza te reja Groshe dhe Fiqrete u vrane nga dora e prinderve. Baballaret te semure nga ndjenja e pakesimit te autoritetit atnor i moren jeten qenieve qe sollen ne jete. Ne media vajzat u komentuan perseri si vajza pak te mbrapshta, qe i flisnin capraz prinderve, qe ktheheshin ore e pa ore, dhe qe kesisoj e kishin hallall plumbin. E kishin kaq hallall sa gjykatesi i njeres prej ceshtjeve e pa te udhes qe t'i jepte denim disamujor prindit te njeres prej viktimave. Fundja edhe gjykatesi burre ish.
Para pak ditesh nje grua, nene e dy femijve, eshte zhdukur. Familja e saj aterore eshte tejet e shqetesuar me nje dyshim te rende ndaj bashkeshortit. Ky i fundit ka shpejtuar ta quaje bashkeshorten, nenen e femijve te tij, si nje grua te pamoral e cila i sjell dashnorit pako me materiale erotike. Kesisoj edhe njehere konflikti po spostohet nga fakti i zhdukjes se nje njeriu, i nje personi te cilit i dha shpirt e liri zoti, ne ate te te nje morali qe te vret kur nuk e respekton. Te vret publikisht ndersa mendohet se gruaja e vrare ka lidhje te dyshimta, veprimtari te turpshme, dhe fizikisht sepse viktima e cila ka plot gjasa te mos jete me ne kete jete ndersa vazhdon te fantazohet si nje person me epshe e fantazi te cfrenuar seksuale.
Ky eshte imoraliteti i vertete. Burra qe vrasin sepse nuk ndjejne me pronen e tyre te nenshtruar, sepse nuk ndjejne me plotfuqine tek bashkeshortja, vajza, e fejuara. Nuk di se kush i mesoi keta burra qe motra, gruaja, vajza jane prona te hipotekuara ne emer te tyre. Nuk di kush i mesoi grate qe te ulin koken dhe te mesojne bijat e tyre se babai, burri, vellai eshte zot i jetes tende, zot qe ta jep e ta merr jeten dhe kurrkush si thote tjeter pervecse pushka top ju befte.
Tundimi, merzia, zemerimi, tradhetia, ka bere dhe do bejne gjithmone pjese ne infrastrukturen shpirterore njerezore. Kush me shume e kush me pak, te gjithe bartin mbi vete pjese te mekateve njerzore sepse e tille eshte qenja njerezore. Ajo qe mua me duket krejt e padrejte eshte qe shoqeria jone ende e quan te drejte posedimin e jetes nga nje qenje tjeter, ende denon grate e pabindura, ende quan te pamoralshme grate qe bertasin, grate qe s'kane padron. Shoqeria shqiptare e ka te nevojshme, e ka jetesore rirregullimin e pozicionit femeror brenda gjirit te saj, nese deshiron te filloje te ete nje jete te shendetshme, morale e te lindur mbi baza natyrore. Zoti i krijoi te barabarte burrin dhe gruan. Vajza duhet te respektoje atin sepse ai eshte njeriu qe kujdeset per te, gruaja duhet ta doje burri se pse dhe ai e don, sepse kane te perbashket nje jete, femije, nje familje. Nuk mund te jete frika qe i mban te bashkuar njerzit po respekti dhe dashuria dhe keto gjithhere duhet te jene te dykahshme. Kur dashuria mbaron nuk ka me asgje qe te mbaje njerzit te bashkuar, por askush nuk ka te drejte qe te barazoje ndarjen me vdekje. Kjo shqeri ka nevoje te zbrese ne gjendjen e saj natyrore, dhe te respektoje kufijte e te drejtes dhe te jetes.
Koha Jone
Krijoni Kontakt