Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 40
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,734
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kjo Shoqeri E Pamoral Burrash

    KJO SHOQERI E PAMORAL BURRASH

    Nga Mesila Doda

    Krej si nder filmat horror ngjarjet e kronikes se zeze femerore perseriten e riperseriten me te njejtin reagim personazhesh e opinionesh ketu ne Shqiperi.

    Para disa vitesh, u vra Erieta, nene e dy femijve, grua qe e donte jeten dhe femijte e saj. Ne media dolen e-maile te trishta ku denoncohej viktima, e motra e saj, si persona te pamoralshem. Pakkush foli per krimin, pak kujt i ra nder mend qe dy femijte e saj do rriteshin jetim per faj te nje shoqerie ku ende burri eshte zoti i jetes se gruas.

    Fill pas vrasjes se saj, dy vajza te reja Groshe dhe Fiqrete u vrane nga dora e prinderve. Baballaret te semure nga ndjenja e pakesimit te autoritetit atnor i moren jeten qenieve qe sollen ne jete. Ne media vajzat u komentuan perseri si vajza pak te mbrapshta, qe i flisnin capraz prinderve, qe ktheheshin ore e pa ore, dhe qe kesisoj e kishin hallall plumbin. E kishin kaq hallall sa gjykatesi i njeres prej ceshtjeve e pa te udhes qe t'i jepte denim disamujor prindit te njeres prej viktimave. Fundja edhe gjykatesi burre ish.

    Para pak ditesh nje grua, nene e dy femijve, eshte zhdukur. Familja e saj aterore eshte tejet e shqetesuar me nje dyshim te rende ndaj bashkeshortit. Ky i fundit ka shpejtuar ta quaje bashkeshorten, nenen e femijve te tij, si nje grua te pamoral e cila i sjell dashnorit pako me materiale erotike. Kesisoj edhe njehere konflikti po spostohet nga fakti i zhdukjes se nje njeriu, i nje personi te cilit i dha shpirt e liri zoti, ne ate te te nje morali qe te vret kur nuk e respekton. Te vret publikisht ndersa mendohet se gruaja e vrare ka lidhje te dyshimta, veprimtari te turpshme, dhe fizikisht sepse viktima e cila ka plot gjasa te mos jete me ne kete jete ndersa vazhdon te fantazohet si nje person me epshe e fantazi te cfrenuar seksuale.

    Ky eshte imoraliteti i vertete. Burra qe vrasin sepse nuk ndjejne me pronen e tyre te nenshtruar, sepse nuk ndjejne me plotfuqine tek bashkeshortja, vajza, e fejuara. Nuk di se kush i mesoi keta burra qe motra, gruaja, vajza jane prona te hipotekuara ne emer te tyre. Nuk di kush i mesoi grate qe te ulin koken dhe te mesojne bijat e tyre se babai, burri, vellai eshte zot i jetes tende, zot qe ta jep e ta merr jeten dhe kurrkush si thote tjeter pervecse pushka top ju befte.

    Tundimi, merzia, zemerimi, tradhetia, ka bere dhe do bejne gjithmone pjese ne infrastrukturen shpirterore njerezore. Kush me shume e kush me pak, te gjithe bartin mbi vete pjese te mekateve njerzore sepse e tille eshte qenja njerezore. Ajo qe mua me duket krejt e padrejte eshte qe shoqeria jone ende e quan te drejte posedimin e jetes nga nje qenje tjeter, ende denon grate e pabindura, ende quan te pamoralshme grate qe bertasin, grate qe s'kane padron. Shoqeria shqiptare e ka te nevojshme, e ka jetesore rirregullimin e pozicionit femeror brenda gjirit te saj, nese deshiron te filloje te ete nje jete te shendetshme, morale e te lindur mbi baza natyrore. Zoti i krijoi te barabarte burrin dhe gruan. Vajza duhet te respektoje atin sepse ai eshte njeriu qe kujdeset per te, gruaja duhet ta doje burri se pse dhe ai e don, sepse kane te perbashket nje jete, femije, nje familje. Nuk mund te jete frika qe i mban te bashkuar njerzit po respekti dhe dashuria dhe keto gjithhere duhet te jene te dykahshme. Kur dashuria mbaron nuk ka me asgje qe te mbaje njerzit te bashkuar, por askush nuk ka te drejte qe te barazoje ndarjen me vdekje. Kjo shqeri ka nevoje te zbrese ne gjendjen e saj natyrore, dhe te respektoje kufijte e te drejtes dhe te jetes.


    Koha Jone
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mos beni pergjithsime! Mbase titulli i temes duhet krejt ndryshe, Une nuk jam i tille dhe i them vetes burre.

    Dito

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,734
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Odeon
    Thjesht solla nje artikull,marre nga Koha Jone.
    Nuk eshte ne natyren time te nderroj titujt apo te ndryshoj artikuj qe u perkasin te tjereve.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    nuk ja vlen te qortojme burrat , jemi ne (grate) qe i kemi bere keshtu sic jane, dhe tani na perket neve farketareve te tyre , te behemi pak me te pergjegjshme

    n. astor

  5. #5
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    853
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    o Arun cfare shkruan o byrazer?
    Ky eshte diskutim serioz perse i ben naften me keto citatet e tua pa vend?
    I leshoni shkrimet sikur te mos jeni vete pjelle e Gruas.
    Para se te flasesh keq per Gruan, mbeshty tre here mbi mashkullin... po kete thenie nuk ta kane zene syte gjekundi?
    Nejse...
    Persa i perket temes,
    ne Shqiperi fatkeqesisht statusi gruas ka evoluar nga Prone ne Plackė.
    Ate teorine brainwash vetem tek keta meshkuj mesjetar do e vija ne praktike, jo per gje, por ka efekt imediat dhe mbase shpetojme ndonje femer tjeter nga viktimizimi i ketij mentaliteti te ndryshkur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 25-01-2005 mė 13:56
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,734
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Brenda mundesive mos e bastardoni temen.
    Nese ndokush desheron te japi nje mendim ne lidhje me artikullin e mesiperm ,eshte i mirpritur.
    Postet jashte teme do fshihen.



    PS Arun nuk u lodhe duke sjelle sa andej e ketej citate apo thenie te te tjereve?
    Do te ishte me kenaqsi te dinim c'mendo aruni e jo filozofet,mendimtaret,apo artistet e tjere.Ata i lexojme edhe vete.
    Ndaj presim te lexojme edhe ty.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2003
    Mosha
    34
    Postime
    51
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Komplimente Kolombi per materialin me te cilin na terheqesh vemendjen!

    Shkrimi qe ke sjelle ketu, nuk eshte shume aktual vetem sot, por ka qene prej vitesh i tille. Skenare qe perseriten pafundesisht! Ngjarje te tille na kujtojne cdo dite se nuk mund te "modernizohemi" ose te "europianizohemi" kaq lehtesisht.

    Eshte me kollaj te shembesh nje shtet te tere sesa te ndryshosh mentalitetin dhe tabute e nje shoqerie.Keta meshkuj jane po aq "viktima" sa edhe ato femra te cilave ia kane marre jeten.

    Krimet nuk tregojne force,por tregojne dobesi shume te madhe.
    Nje pyetje me bren shpesh: Kanet me shume turp nga vetja, se i iku gruaja apo nga komshinjte?
    Kurse asaj tjetres: E bejne nga dashuria apo nga sedra?
    Kesaj ia di pergjigjen.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Brenda mundesive mos e bastardoni temen.
    Nese ndokush desheron te japi nje mendim ne lidhje me artikullin e mesiperm ,eshte i mirpritur.
    Postet jashte teme do fshihen.



    PS Arun nuk u lodhe duke sjelle sa andej e ketej citate apo thenie te te tjereve?
    Do te ishte me kenaqsi te dinim c'mendo aruni e jo filozofet,mendimtaret,apo artistet e tjere.Ata i lexojme edhe vete.
    Ndaj presim te lexojme edhe ty.

    Nuk mund te fshihet fakti se ceshtja e femrave
    shqiptare qe lene burrat e tyre porsa shkojne ne
    perendim, mund te shihet edhe nga pikepamja morale.
    Nuk dua te akuzoj femrat shqiptare si “te pamoralshme”
    vetem per faktin se lene burrat per nje mashkull
    tjeter perendimor. Problemi, mendoj, qendron tek
    arsyet, te cilat nuk mund te reduktohen te gjitha ne
    shuarjen e dashurise. Zakonisht ky shpjegim jepet nga
    femrat shqiptare: “Flaka e dashurise u shua”, thone
    shpesh. Ne kete menyre ato i japin logjikesi jo vetem
    divorcit, por edhe perzgjedhjes se meshkujve te tjere,
    sepse logjika thote se flaka sic shuhet mund edhe te
    ndizet perseri. (Natyrisht ligjerata vihet ne kuadrin
    e LIRISE, qe vete bota perendimore nenkupton).
    Shpjegimi i mesiperm, ose me mire justifikimi, eshte i
    mbrojtur nga nje vello romantizmi, sepse ve ne thelb
    ndjenjat, nderkohe qe injoron arsyet ekonomike. Keto
    te fundit nuk permenden, sepse analogjia te con te
    femrat shqiptare PROSTITUTA, qe lodhen se “shetituri”
    ne trotuaret e vendeve te majme pikerisht per arsye
    ekonomike.
    Mirepo prostituta, ndryshe nga femrat shqiptare qe nuk
    deklarohen te tilla, nuk eshte ne kerkim te alibive,
    sepse MORALI nuk e ngerthen dot plotesisht, pasi ajo
    vendoset ndaj tij ne menyre koherente: “Une punoj e si
    rrjedhim paguhem”.
    A mund ta quash te pamoralshem nje veprim qe ka ne
    baze barazine? PUNOJ ndaj PAGUHEM. Shume shume morali
    mund te merret me ceshtjen nese puna e prostitutes
    eshte pune e moralshme, por jo me faktin se ajo vepron
    e udhehiqet per arsye ekonomike. Perkundrazi, morali
    zakonisht as qe merret me ato femra qe per shkaqe
    ekonomike jane te detyruara te ushtrojne nje zanat qe
    ndoshta nuk duan ta bejne.
    Ne fakt femrat shqiptare qe preferojne perendimoret
    nuk mund te perdorin pohimin: “Une ndahem e rimartohem
    ndaj paguhem”, sepse moralisht martesa me qellim
    perfitimi eshte e denueshme, ndoshta shume me e
    denueshme se veprimtaria e prostitutave, qe kane ne
    favor “sinqeritetin” me te cilin pranojne gjendjen e
    tyre, nje sinqeritet qe nuk shihet te femrat e tjera,
    te cilat parapelqejne te paravendosin argumente qe
    kane te bejne me ndjenjat.
    Sic shihet arsyetimi moral na shpie ne barazine midis
    prostitutave dhe femrave shqiptare qe lene meshkujt e
    varfer shqiptare per t’u ciftuar me meshkujt e pasur
    perendimore.

    Por a eshte e vertete?

    P

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    765
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mashkull apo Femer,jeta e mbushur me varferi dhe mjerim,qe sejcili prej nesh esht gatu,na ben te perballojme gjithcka.Por,mos harojme qe nuk eshte varferia (EKONOMIKE)qe detyron nje femer Shqipetare, te lere nje mashkull Shqipetar,por eshte varferia e (konceptit)te krijuar te ai,mosrespekti,nenvleresimi,aroganca,dhe mosperfillja qe tregon ne drejtim te saj.Nuk eshte pasuria (EKONOMIKE)qe afron ate tek nje mashkull i Huaj,por eshte pasuria Shpirterore,respekti,vleresimi njerezor,dhe barazia,qe i jep vlera nje maredhenie.Me respekt nje femer Shqipetare.
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Ketrin
    Komplimente Kolombi per materialin me te cilin na terheqesh vemendjen!

    Shkrimi qe ke sjelle ketu, nuk eshte shume aktual vetem sot, por ka qene prej vitesh i tille. Skenare qe perseriten pafundesisht! Ngjarje te tille na kujtojne cdo dite se nuk mund te "modernizohemi" ose te "europianizohemi" kaq lehtesisht.

    Eshte me kollaj te shembesh nje shtet te tere sesa te ndryshosh mentalitetin dhe tabute e nje shoqerie.Keta meshkuj jane po aq "viktima" sa edhe ato femra te cilave ia kane marre jeten.

    Krimet nuk tregojne force,por tregojne dobesi shume te madhe.
    Nje pyetje me bren shpesh: Kanet me shume turp nga vetja, se i iku gruaja apo nga komshinjte?
    Kurse asaj tjetres: E bejne nga dashuria apo nga sedra?
    Kesaj ia di pergjigjen.

    http://www.revistaklan.com/arshiv2/285/kopertina.jpg

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mentaliteti !


    Femrat evropiano-amerikane mendojne se ēfare jane por
    ne realitet asgje, jane kthyer ne skllave te
    komercialitetit ne shoqerite ku jetojne.Kuptohet prej
    valeve te feminizmit ekstrem te viteve 60-70 femrat
    kane fituar shume te drejta.Por te drejtat e fituara
    kane edhe anet negative si p.sh rreth 40%-60% ne
    vendet perdendimore te martesave deshtojne dhe pasi
    femrat e humbin bukurine aty rreth moshes 30vjeēe ato
    nuk jane me interesante per meshkujt.Dhe ne keto vende
    ku konkurrenca ka perfshire gjithēka dihen edhe
    rezultatet dhe konsekuencat per femrat.Per mendimin
    tim tradita shqiptare eshte shume e mire,femrat kane
    pasur 50% te drejta meshkujt gjithashtu 50%.Nuk behet
    fjale per ne kohen e gjyshit megjithate edhe ne ate
    kohe femrat shqiptare kane pasur me shume te drejta se
    ne disa vende perendimore.Po mos te kishin pasur aq
    shume te drejta pse gjyshja nuk ndahej nga gjyshi
    sepse ligji e bente te mundshme nje kerkese te
    tille.Shpresoj qe shoqeria shqiptare mos te marre
    format e shoqerive evropiane ku ēdo gje ka kaluar ne
    degradim ,dhe familja nuk eksiston me ,pra dekadenca
    ka zbritur prej "High society" ne "Low
    society".Shkaterrimi i familjes ne vendet perendimore
    ka ardhur si rezultat i konkurrences se eger ne
    ekonomi.Nga shtypi dhe tw lexoj dhe shikoj qe seksi
    praktikohet prej moshes 12 vjeēe,Klintoni ben sex me
    stazhiere,M.Xheksoni perdhunon femije,homoseksualet
    kane mbytur postet me te larta ne media e
    politike.Prishja e shoqerise rrezikon edhe shtetin.

    Keshilla ime per femrat Shqiptare eshte.

    Shikoni mos beni gabim te beni maredhenie me ndonje te
    huaj (sidomos me Italiane) sepse do t'ju keqperdorin
    jashtezakonisht ,dhe pas disa vjeteve kur nuk do te
    kene me interes per ju do t'ju flakin.

    Ndersa me meshkuj shqiptare te pakten e di qe jane te
    ēilter dhe serioze

    A.kanina.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2003
    Mosha
    34
    Postime
    51
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Arun!

    Je komplet jashte teme. Ketu nuk po flitet as per prostitutat as per divorcet.

    Po flasim per meshkuj qe nuk durojne dot te tradhetohen ose ti lere gruaja dhe marrin armet dhe jeten e femrave???

    Si e gjykon ti kete? Ti , jo filozofet, se gjykimi i filozofeve nuk futet vend e pavend.
    Mos me trego mua foto nudo se nuk skandalizohem aq kollaj.
    Ti arun, si i lexuar qe je , si e gjykon ti?
    Ka mundesi te gjykosh ne fillim mentalitetin e vrasesit, se per kete behet fjale.
    Po deshe , nisemi nga hipoteza qe ajo femra eshte me "kurva e kurvave".
    Cfare mendon ti per keta meshkuj?
    Si llogjikojne keta?
    Nga cfare shtyhen qe bejne vepra te tille?

    PS: Nuk po e zgjas ate muhabetin e "evropianizimit" dhe te "modernizimit" sepse do dal jashte teme. Ajo qe doja te thoja ishte se shoqeria shqiptare eshte aq fanatike dhe e ngujuar ne ato tabute e saj mbytese, sa nuk ka vlere familjare ne emer te te ciles te justifikohet. Nqs ti nuk je dakort me kete, une do ta pranoj mendimin tend por dialogu midis nesh eshte i pashprese.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ketrin : 26-01-2005 mė 15:15

  13. #13
    Albasoul IRCOP Maska e HaKeLBeRiFiNi
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    51
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Ketrin
    Arun!


    Ajo qe doja te thoja ishte se shoqeria shqiptare eshte aq fanatike dhe e ngujuar ne ato tabute e saj mbytese, sa nuk ka vlere familjare ne emer te te ciles te justifikohet.

    Jam dakort me ty vetem ne piken qe nuk ka vlere familjare te justifikoi vrasjen !

    Per asnje arsye sduhet te arrish te vrasesh nenen e femijeve te tu.

    E cila pavaresisht nga shembulli i dhene me lart ekziston vetem ne zonat rurale

    Ndersa parimet e shendosha te familjes shqiptare per mua jan nje shembull ideal per ndertimin e nje familje.

    Thjesht te tere duhet te dime si ti kuptojme dhe ti interpretojme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HaKeLBeRiFiNi : 30-01-2005 mė 14:52

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Ketrin
    Arun!

    Je komplet jashte teme. Ketu nuk po flitet as per prostitutat as per divorcet.

    Po flasim per meshkuj qe nuk durojne dot te tradhetohen ose ti lere gruaja dhe marrin armet dhe jeten e femrave???

    Si e gjykon ti kete? Ti , jo filozofet, se gjykimi i filozofeve nuk futet vend e pavend.
    Mos me trego mua foto nudo se nuk skandalizohem aq kollaj.
    Ti arun, si i lexuar qe je , si e gjykon ti?
    Ka mundesi te gjykosh ne fillim mentalitetin e vrasesit, se per kete behet fjale.
    Po deshe , nisemi nga hipoteza qe ajo femra eshte me "kurva e kurvave".
    Cfare mendon ti per keta meshkuj?
    Si llogjikojne keta?
    Nga cfare shtyhen qe bejne vepra te tille?

    PS: Nuk po e zgjas ate muhabetin e "evropianizimit" dhe te "modernizimit" sepse do dal jashte teme. Ajo qe doja te thoja ishte se shoqeria shqiptare eshte aq fanatike dhe e ngujuar ne ato tabute e saj mbytese, sa nuk ka vlere familjare ne emer te te ciles te justifikohet. Nqs ti nuk je dakort me kete, une do ta pranoj mendimin tend por dialogu midis nesh eshte i pashprese.
    Para disa ditesh ne tren bisedoja me nje mesuese italiane.Midis te tjerash me tha se ne klase kishte vetem 4 nxenes (12 vjec) te cilet i kishin prindrit bashke.Pjesa tjeter rreth njezet e ca jetonin me prinder te ndare apo dhe te panjohur fare.
    Shikoj dhe romunet ,bullgaret etj.Vijne nga familje te degjeneruara shumica dhe femrat bejne sipas qejfit me meshkujt.
    Le qe s'kane asnje repsekt per familjen.Shkojne me grun e vellait,s'e rrujn lesht per nanen baben etj.
    Pse???
    Sepse femra ne te tilla vende ka shume liri.Ka te drejta dhe hedh shurren perpjete sipas qejfit.Kurse burrat jane bere si gra.
    Tyryfycka ka dhe ne shqiperi,po kur kane afer nje shqipo te afte behen zap dhe rrine urte ashtu sic duhet,ndersa ketej ka evropa te hedhin ne gjyq ,te marin dhe gjysmen e pasurise dhe ikin ne karaibe me ndonje cunak 10 vjet me te vogel.

    Kthehemi pak te ne shqipot.
    Gjeja me e mire qe kemi eshte familja .Te krenohemi dhe ta mbajme koken lart kudo ne bote per kete virtyt te shqipetareve.
    Tek ne femrat edukohen dhe marin nje fryme dashurie per familjen qe ne vogeli.

    Shkurt muhabeti,nuk duhen lene te rrine siper gardhit pulat ,se e bejne vezen ke bacja komshiut.


    nga xhoni

  15. #15
    Albasoul IRCOP Maska e HaKeLBeRiFiNi
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    51
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    :)

    Arun ajde te kap cik ne qaf se ke fol si tamam.
    E vertete shkronje me shkronje postimi i mesiperm i arun.
    Gjera qe doja ti postoja e une po se bera per arsye se se kam qejf debatin .

  16. #16
    Perjashtuar Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Arun

    Arun respekte vlla.

    Pakez banal ne disa detaje por ja vlen te thuhen edhe ashtu qe e verteta te shihet qarte.

    Familja: Opsion i prosperitetit.

    Dito.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Arun respekte vlla.

    Pakez banal ne disa detaje por ja vlen te thuhen edhe ashtu qe e verteta te shihet qarte.

    Familja: Opsion i prosperitetit.

    Dito.

    dito

    po u prish familja ne emer te lirise se tepruar-degjeneruar feministe tip majmuni , mori fund edhe shoqeria njerzore

    pula edhe 10 fakultete po te mbaroje prap se prap pule do ngelet gjel nuk behet kurre

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,395
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    arun, do te lutem diēka: mos sill me poste te te tjreve....


    kshu fol o vlla, nga te tuat...

    Para disa ditesh ne tren bisedoja me nje mesuese italiane.Midis te tjerash me tha se ne klase kishte vetem 4 nxenes (12 vjec) te cilet i kishin prindrit bashke.Pjesa tjeter rreth njezet e ca jetonin me prinder te ndare apo dhe te panjohur fare.
    Shikoj dhe romunet ,bullgaret etj.Vijne nga familje te degjeneruara shumica dhe femrat bejne sipas qejfit me meshkujt.
    Le qe s'kane asnje repsekt per familjen.Shkojne me grun e vellait,s'e rrujn lesht per nanen baben etj.
    Pse???
    Sepse femra ne te tilla vende ka shume liri.Ka te drejta dhe hedh shurren perpjete sipas qejfit.Kurse burrat jane bere si gra.
    Tyryfycka ka dhe ne shqiperi,po kur kane afer nje shqipo te afte behen zap dhe rrine urte ashtu sic duhet,ndersa ketej ka evropa te hedhin ne gjyq ,te marin dhe gjysmen e pasurise dhe ikin ne karaibe me ndonje cunak 10 vjet me te vogel.

    Kthehemi pak te ne shqipot.
    Gjeja me e mire qe kemi eshte familja .Te krenohemi dhe ta mbajme koken lart kudo ne bote per kete virtyt te shqipetareve.
    Tek ne femrat edukohen dhe marin nje fryme dashurie per familjen qe ne vogeli.

    Shkurt muhabeti,nuk duhen lene te rrine siper gardhit pulat ,se e bejne vezen ke bacja komshiut.


    nga xhoni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 31-01-2005 mė 12:13

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    arun, do te lutem diēka: mos sill me poste te te tjreve....


    kshu fol o vlla, nga te tuat...


    nga xhoni
    ok

    po ta plotesoj deshiren


    Imanuel Kanti dhe feminizmi


    Kapiteni i njohur Cook, gjatė udhėtimit nėpėr Tahiti ka takuar njė burrė qė po rrihte njė grua dhe pastaj me kėrcėnim e ka detyruar burrin qė ta ndėpresė rrahjen e saj. Mirėpo, gruaja i ishte kthyer Cook-ut me fjalėt: “Kjo ėshtė detyrė e mashkullit”.

    Ky ėshtė njė rrėfim i shkėputur nga libri “Antropologjia”, i Imanuel Kantit, sipas pikėpamjes sė tė cilit gruaja duhet tė qeverisė, kurse burri tė udhėheqė.

    Qėndrimet e Kantit pėr ēėshtjen e femrės ishin nė tė njėjtat valė me atė tė mentorit tė tij Zhan Zhak Ruso. Nė diskutimin “Antropologjia Pragmatike e Popullsisė” (1798) Kanti elaboron qėndrimet e tij pėr “karakteret e gjinive”, duke pohuar se femra nuk do tė duhej konsideruar si dikė qė tė trimėron pėr dijė, apo qė vetė mendon. Roli i saj kryesor ėshtė qė si Sofia e Rusoit tė avancojė moralin e meshkujve nė mėnyrė qė tė manipulohet me ta. Nė martesė, njė partner mund tė jetė i nėnshtruar nga tjetri, por Kanti insiston nė pikėpamjen se format qė njihen si femėrore zhvillohen krahas me zhvillimin e civilizimit, posaēėrisht “tė drejtuarit e meshkujve”.

    Ruso ishte, pra, njė formėsues i pikėpamjes sė Imanuel Kantit mbi femrėn. Mary Wollstonecraft’s (1792) nė veprėn e saj “A Vindication of the Rights of Women”, kritikon ashpėr komentet e Rusoit, e veēanėrisht influencimin e theksuar te Kanti. Nė veprėn e tij “Emili” ose “Mbi edukatėn” (1762), Rusoi nė pėrgjithėsi ka pranuar pikėpamjen pėr femrėn, por tėrėsisht ka justifikuar kėtė perspektivė pas kritikave dhe ėshtė pėrpjekur pėr ndryshime. “Femrat pėr herė bėrtasin, sepse ne i kemi edukuar ato pėr asgjė, pėr kotėsitė dhe nazet e tyre, pėr atė ne i mbajmė ato pėr zbavitje dhe shaka, nė mėnyrė qė ne tė jemi zotėrues, sepse sipas tyre ne jemi pėrgjegjės - thonė ato, ndėrkaq tė metat ne ua atribuojmė atyre. Ēfarė marrėzie!”, ėshtė shprehur Rusoi, nė interpretimin e tij pėr femrėn.

    Kanti ėshtė konsideruar si logocentrik nė trajtimin e subjektit femėror, prandaj ka konsideruar se mjafton qė femra tė jetė e bukur dhe tėrheqėse. “Prej kėsaj del medoemos se natyra synon qė mashkullin nė marrėdhėniet reciproke midis gjinive ta fisnikėrojė edhe mė tepėr, kurse femrėn nė tė njėjtėn mėnyrė ta zbukurojė edhe mė tepėr. Femra nuk brengoset shumė qė nuk ka dituri tė larta, qė frikėsohet dhe qė ende nuk i janė besuar punė tė rėndėsishme...”, kishte thėnė Kanti, sipas tė cilit mendja i takon burrit, ndėrkaq shija-gruas. Kjo sikur edhe njė varg mendimesh sa i pėrket feminitetit, bėn qė Kanti tė vihej nėn syrin kritik tė shumė mendimtarėve tė kohės, tė cilėt i dhanė epitetin e mizoginit kėtij filozofi gjerman. Megjithatė, jo tė gjithė e kishin kėtė bindje pėr Kantin. Pikėpamjet e tij pėr sexualitetin, trupin dhe martesėn e femrave pėr Barbara Herman, ishin pikėpamje moderne pėr moralin dhe paraqitje nė mėnyrė objektive. “Te femrat ėshtė e lindur ndjenja mė e fuqishme pėr gjithēka qė ėshtė e bukur, e hijshme dhe e pispillosur. Qė nė fėmijėri atyre u pėlqen tė rregullohen dhe i pėlqejnė vetvetes kur stolisen. Janė tė pastėrta dhe tė ndjeshme ndaj ēdo gjėje tė neveritshme”, shkruan Kanti nė veprėn e tij “Mbi tė bukurėn dhe tė madhėrishmen”. Ndėrkohė qė ai pėrshkruan shumė aspekte tė anės fizike tė femrės, nė shesh dalin edhe idetė e tij mizogine, sipas tė cilave disa femrave u mungon vetėm mjekrra qė t’u japė pamje mė tė thekshme tė mendjes sė thellė qė e duan aq shumė.

    Kanti si shumė filozofė tė tjerė, ishte i vetėdijshėm se balanci shoqėror nuk do tė arrihej nė momentin kur nuk do tė ekzistonte stratifikimi gjinor. Pozita nėnshtruese e femrės do ta mundėsonte ruajtjen e familjes dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Nė kėtė kontekst, Kanti kėtė e arriti nėpėrmjet ligjit moral dhe atėij natyror. Ligji Moral kėtij filozofi ia mundėsoi qė jobarazinė ta shohė si forcė shoqėrore, ndėrkaq ai natyror i ndihmon qė nėpėrmjet pamjes fizike ajo pa dyshim tė pozicionohet nė pjesėn dytėsore.

    Pėrderisa, gruaja ėshtė njė objekt, kuptohet qė mėnyra me tė cilėn stoliset dhe vishet e rregullon vlerėn e saj qenėsore. Derisa femra do tė konsiderohet si njė objekt, atributi i sė bukurės do tė jetė pjesė qenėsore e subjektit tė saj.

    Paradigma klasike e trajtimit tė pozitės sė femrės bėri qė shumė autorė feministė personazhin e femrės ta pėrdorin si kundėrargument tė filozofit gjerman. Kėsisoj, Naoumi Wolf e trajton femrėn nėpėrmjet “mitit tė sė bukurės” dhe pėr dallim nga Kanti, i cili femrėn e karakterizon nėpėrmjet nocionit tė sė bukurės, ai konsideron se ky mit ėshtė njė tė mėsuar social, qė vjen si ēmim i njė raporti me mashkullin pėr tė shtuar mė tej se ėshtė mė shumė sjellje se aparencė. Ndėrkaq, Simone de Beauvoir bukurinė femėrore e quan tė determinuar nga zakoni dhe thekson se pikėrisht zakonet e nxisin femrėn tė tjetėrsohet nė imazhin e saj. Nė kėtė kontekst, sipas filozofes franceze Beauvoir, vetė shoqėria i kėrkon gruas tė bėhet objekt erotik. Sipas saj, veshjet e burrit ashtu edhe trupi i tij duhet tė tregojnė transcendencėn dhe jo tė tėrheqin shikimin e tij. Pėr burrin as eleganca e as bukuria nuk arrijnė tė kthehen nė objekt; gjithashtu, ai nuk e sheh paraqitjen e tij si pasqyrim tė qenies sė tij, mendon Beauvoir. “Gruaja ėshtė njė uniformė dhe njė stoli, nėpėrmjet tualetit, gruaja qė vuan se nuk bėn gjė prej gjėje mendon se shpreh qenien e saj. “Kujdesi pėr bukurinė e saj, pėr t’u veshur, ėshtė njė lloj pune qė i lejon tė pėrvetėsojė vetė personin e saj, ashtu siē pėrvetėson nėpėrmjet punėve shtėpiake vatrėn familjare”, thotė Beauvoir.

    Qėndrimi i saj konsiston me atė tė Kantit, sipas tė cilit natyra pėrpiqet qė femrėn ta zbukurojė edhe mė shumė. “Prej kėsaj del medoemos se natyra synon qė mashkullin nė marrėdhėniet reciproke midis gjinive ta fisnikėrojė edhe mė tepėr, kurse femrėn nė tė njėjtėn mėnyrė ta zbukurojė edhe mė tepėr”, shkruan Kanti.

    Fakti qė Kanti dhe disa nga bashkėmendimtarėt e tij janė marrė mė shumė me anėn vizuele se sa me atė mendore, e zbeh dukshėm femrėn si qenie njerėzore.

    Trajtimi i femrės si objekt dhe atribuimi i sė bukurės nuk ėshtė i rastėsishėm nė filozofinė e Kantit, madje qasja e tij pėr femrėn si e pispillosur duket se nuk ka ndėrruar qė nga ajo kohė. Edhe sot e kėsaj dite femra vazhdon tė perceptohet me njė sy tė tillė, si objekt pėr t’u shndėrruar pastaj nė subjekt me tė cilin merren tė tjerėt.

    Hannelore Schroder argumentin e Kantit e quan plotėsisht tė motivuar politikisht. Ajo pohon se Kanti e justifikon martesėn patriarkale, sepse tė dhėnat e tij e pėrkrahin njė pjesė tė arbitraritetit (gjykimit), duke arsyetuar me faktin se ėshtė njė privilegj legale e mashkullit pėr ta nėnshtruar femrėn nėpėrmjet rregullave. Nė fakt Schroder, konkludon se Kanti flet pėr kategorinė imperative ad absurdum, duke e zgjedhur veten. Pėr konkluzionet lidhur me martesėn, trupin dhe seksualitetin, Barbara Herman, shkruan se mizoginia e Kantit ėshtė “pėrbuzje e trupit” dhe shton mė tej se Kanti, filozofi modern moral e feminist, ka gjetur shumė pakėnaqėsi dhe pėr tė cilin shkak mė vonė shumė autorė feministė e vunė re vėrtetėsinė minimale tė fakteve tė Kantit pėr feminizmin.

    Duke elaboruar qėndrimet e Kantit pėr femrėn, studiuesi Mason Cash, mashkullin e ka parė mė superior nė relacion me femrėn, shkaku i fuqisė fizike dhe guximit.

    “Femra mund tė jetė mė superiore se mashkulli pėr hir tė respektit tė talentit tė saj tė natyrshėm pėr zotėrimin e dėshirės sė tij pėr tė”, ėshtė shprehur Cash.

    E meta kryesore e argumenteve tė Kantit ėshtė mė shumė logjike se faktike. Metoda logjike Kantin e ēon nė njė devijim, i cili pastaj pėrdor kėto derivate, tė cilat na bėjnė me dije se ky filozof shpesh me ngathtėsi kėto konkluzione pėr femrėn i involvon nė ligjin moral dhe atė natyror dhe tė cilat do tė jenė si rrjedhojė e natyrshme e vet kėtyre premisave.

    Duke vrojtuar qėndrimet e Kantit, Marvin Fox (1949) nxjerr nė pah se pėrpjekja pėr zbulimin e principeve morale universale e ruan Kantin nga mendjengushtėsia dhe provinicializmi, tė cilėt gjithashtu bėjnė pjesė nė filozofinė morale. Nga ana tjetėr, ne gjejmė edhe mendimtarė tė respektuar, tė cilėt bėjnė tė njėjtat gabime duke pretenduar se idealet morale tė pjesėrishme tė shoqėrisė duhet tė jenė universale dhe tė padiskutueshme. Njėra nga virtytet dhe thekset e Kantit ėshtė arsyeja, i vetmi argument pėr njė themel tė qėndrueshėm tė drejtėsisė morale, i cili mund tė mėnjanojė tė gjitha pengesat e mundshme.

    Sipas Kantit, femrės i duhet njė disiplinim. “Gjinia femėrore patjetėr duhet tė edukohet dhe tė disiplinohet nė gjėrat praktike; gjinia mashkullore nuk e kupton kėtė”, thoshte ai, pavarėsisht nga bindja se tė gjitha qeniet lindin tė barabarta pėr nga natyra dhe askush nuk mund t’ua marrė kėtė liri dhe barazi. Ai, megjithatė, e vuri theksin nė superioritetin e burrit kundrejt femrės. Pėrkundėr kėsaj, ai mendon se gruaja ėshtė ajo qė jep urdhėra nė shtėpi. “Gruaja ėshtė kafshė shtėpiake, mashkulli shkon jashtė me pushkė nė dorė, kurse gruaja e pėrcjell atė e ngarkuar me njė barrė shtėpiake”, ka theksuar Kanti duke folur pėr relacionin nė mes dy gjinive.

    Nė trajtimin e gjinive te ky filozof gjerman gjejmė trekėndėshin famoz, sipas tė cilit qeniet lindin tė barabarta pėr nga natyra, ndėrkaq nėpėrmjet rrugės gnoseologjike ai bėn nj; dallim tė tillė (e bukur-fisnike; apriori-aposteriori), pėr tė pėrfunduar me dinjitetin, qė sipas Kantit ėshtė vetėdija e njeriut pėr detyrėn e tij, pėr vetveten si qenie e lirė dhe ligjdhėnėse e moralit, qė ky “Dinjitet i posaēėm”, kjo veti esenciale morale e njeriut paraqet njėrin ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm tė zhvillimit moral tė njeriut dhe tė njerėzimit.

    Sistemi filozofik (sensualiteti, arsyeja dhe mendja) i Imanuel Kantit, ėshtė njėkohėsisht edhe njė sistem i rregullimit tė raporteve gjinore. Ndarja e nocioneve nė apriori dhe aposteriori determinon drejtpėrsėdrejti edhe dihotominė racionale - emocionale, e bukur-fisnike mbi tė cilėn edhe e ndėrton strukturėn gjinore. Nė tė parėn, ai paraqet mashkullin, i cili kultivon virtytin e fisnikes, pėr dallim nga femra, e cila pėrmban nė vete virtytin e sė bukurės dhe rangohet nė pjesėn e emocionales.

    Nė pėrpjekjen e saj tė parė, Susan Mendus (1987) ka qenė e qartė nė interpretimin e Kantit, sipas sė cilės ai ka dėshtuar tė dallojė nė mes asaj se si njė pjesė e vetme pranohet nė shoqėri dhe cila ėshtė arsyeja e kėsaj porosie. Ajo pranon qė Kanti ishte i qartė dhe i pazoti tė dallojė kėtė pjesė dhe rrethanat qė nga ajoj apriori deri tek ajo e domosdoshmja.

    Nė pajtueshmėri me Kantin, Morris Cohen, beson se femra ėshtė qenie e domosdoshme e varur nga mashkulli, qė ėshtė njė diktim i arsyes. Kanti e ka parė femrėn tė njė natyre emocionale dhe njė konsekuencė tė ligjit natyror, e cila nė kohėn e kėtij filozofi ėshtė shqyrtuar si problem apriori. Gjithashtu, edhe ligji moral ėshtė njė zbulim i pastėr dhe i padyshimtė nė vetėdijen e gjithė njerėzimit. Nė kėtė mėnyrė konkluzionet se femra ėshtė emocionale nga natyra dhe gjithashtu e varur nga mashkulli pėr shkak tė udhėheqjes morale ėshtė i ndikuar direkt nga ligji i natyrės dhe, gjithashtu, ai moral. Pas kėtyre dy ligjeve, tė njohura si apriori, kėto konkluzione pėr femrėn, tė varur nga mashkulli pėr shkak tė ēėshtjes morale dhe mbikėqyrjes, janė vertet apriori pėr Kantin dhe nė kėtė mėnyrė kjo ėshtė njė e domosdoshme e vėrtetė. Ai ėshtė i bindur se arsyeja dikton qė femra duhet tė jetė nėn diktatin e mashkullit, nė interes tė moralit. “Femrat janė shumė tė dobėta pėr t’i kontrolluar ndjenjat e tyre. Tė jesh subjekt me emocione dhe pasione ėshtė pa dyshim gjithmonė sėmundje e mendjes, sepse kėto tė dyjat - ndjenjat dhe pasionet - i pėrjashton mbretėresha e arsyes”, thotė Kanti. Sipas kėsaj pikėpamjeje, ai shkruan se femrat janė shumė tė dobėta pėr t’i kontrolluar ndjenjat e tyre, sepse janė tė motivuara nga rregullat morale, pėr dallim nga meshkujt qė janė tė motivuar mė shumė nga arsyeja.

    Nė kohėn kur shumė qėndrime tė shprehura nga Kanti pėr personalitetin e femrės janė kontestuar nga koha dhe zvillimet, mė sė miri vetė ai e ka pėrmbledhur mė fjalėn “Sapere aude” – Kij guxim! Dhe nėse duhet patur guxim, atėherė sot femra ka guxim pėr tė qenė pjesė e ndryshimit tė mendimit filozofik tė trasuar ndėr vite dhe krijimit tė njė vizioni tė ri - se femra dhe mashkulli paraqesin mė shumė dallim anatomik se filozofik, mė shumė njė dallim objektiv se subjektiv dhe, pėrfundimisht, mė shumė njė dallim parimor se esencial. Ndėrkohė qė dallimet nė mendimet filozofike sa i pėrket femrės vazhdojnė ta bėjnė jetėn e tyre, Kanti me tė drejtė fjalėn e fundit tė tij e kishtė thėnė “Mirė ėshtė”. E nėse ėshtė mirė, atėherė vėrtet makiazhi dhe prerja e flokėve nuk janė surrogat i njė vepre arti!





    Referencat

    1. Mbi tė Bukurėn dhe tė Madhėrishmen, Imanuel Kant

    2. Antropologia, Imanuel Kant

    3. Distancing Kantian Ethics and Politicks; From Kant’s View on Women”

    4. Simone De Beauvoir, “Sexi i Dytė I-II”

    5. The Fundamentals of the Philosophy of Sex, Alan Soble

    6. Osporovanje Muske Aristokracije, Karen Ofen

    7. Feminist Epistemologies, Linda Alcoff and Elizabeth Potter

    8. Fjalori Filozofik, Ekrem Murtezai

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,395
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    avash se na bane me qeshe...

    per mu mbushe plot ere...s'du tia di hiē...ka nje opcion "ignore" aty qe ben te mundur me te pa vetem nick-un po te du...

    vetem se me kte qe bene tregove shume se kush je... ajo ishte nje kerkese (lutje) ne menyre shume njerezore brenda se ciles kishte edhe vleresim...

    po ku di dhija ēa eshte taxhia i thone nji llafi!

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prinderit tuaj deshirojne qe ju te keni me shume shoqeri shqiptare apo te huaj?
    Nga strawberrygirl_ nė forumin Vogėlushėt shqiptarė
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 17-07-2010, 06:55
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 09:47
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 07:09
  5. Barazi midis mashkullit dhe femres
    Nga skerdi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 27-06-2004, 09:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •