Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 52
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vazhdo veshtruse..
    a ka mė?

    Keto kujtime kan vlere te madhe sidomos per bashkatdhetaret nga Kosova.. te shikojn si vjen nje regjim polpotist..e se qe kur i duhen prere kthetrat..se po e le..eshte vone..

  2. #22
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Jete burgu

    Viti 1945. Makina ndali para deres se burgut te Vlores. Zbrita. E pashe qiellin e Vlores me ca re te bardha qe kishin dale mbi Karaburun dhe shtyheshin per nga malet e Shashices, drejt fshatit tim te dashur, Kanines. Nuk e di pse ate cast, rete mbi qiellin e Vlores, m'u duken si dele te bardha; nuk e di pse ate cast m'u perfytyruan kopete qe shtegetonin neper stanet e Shashices. Ne Degen e Brendeshme, me priten me arrogance si Hito Cakua, kryetari edhe Qatip Dervishi, nenkryetar i Deges se Brendeshme. Me izoluan tek dhoma ne hyrje te burgut te vjeter, perballe Bashkise. Te nesermen, edhe pse isha i lodhur dhe i derrmuar, me thirri hetuesi. Para meje u shfaq portreti i Namik Cakranit. Ky njeri kishte per grua cupen e halles sime. Gjate luftes kisha degjuar se Namik Cakranin e kishin zene forcat e Ballit Kombetar qe komandoheshin nga i vellai i tij, Kujtim Cakrani. Kujtimi, e vuri me shpatulla per muri tek shtepia ne Cakran dhe i kish thene: "Je i denuar me vdekje!" Aty nderhyri menjehere babai, Bektash Cakrani, dhe i tha: "Mos, biri im Kujtim, se eshte evlati yne". Kujtimi u kthye nga i ati dhe i tha: "Une nuk kisha nder mend ta vrisja, por desha te te them, se po nuk e vrame ne, ky do te te haje koken ty baba." Dhe kjo skene m'u kujtua ate moment qe isha perballe tij, ne bangon e hetimit. Namik Cakrani denoi babain e tij me vdekje, po mua me kishte perpara?

    Hetimi perfundoi shpejt. Mbas dy ditesh ai erdhi ne hetim se bashku me Ismail Kreshpen. Ne pyetjet qe me benin menjehere dalloja Namikun dredharak e hileqar, vese qe ia dija ne vitet e shkolles.

    Ne burgun e Vlores haja buke me profesor Bego Gjonzenelin. Edhe teshat e tij i merrja une dhe bashke me te miat i dergoja ne shtepi per t'i lare. Ne dhome, ne fillim kisha edhe profesor Stiliano Gaxhon, botanisti me i mire i vendit si dhe Tahir Hoxhen, Maliq Koshenen, Kamber Durmishin, Mustafa Muslymin, Hamdi Gjonin, Axhem Mahmutin dhe Bilal Zabitin nga Bolena, me te cilin zura miqesi te ngushte ne burg. Sic ishte rregulli, ne burg, nuk te linin gjate ne nje vend. Vazhdimisht nderroheshin dhomat dhe te burgosurit. Pas disa kohe me trasferojne ne nje dhome me Nustret Llupen, Maliq Koshenen, Terrucin, Belucin, Agusto Acolin, Mario Verdin, Nino Talianin, dhe Arturo Orlandin. Arturo Orlando ishte nje burre dy metro e dhjete centimetra i gjate, njeri bujar por i frikesuar. Aty kishim nje gardian qe e quanin Hate. Ai e hiqte veten si te zgjuar dhe pandehte se na i hidhte. Na shitej per engjell, por ne e dinim qe ishte shejtan. Te binte ne sy pamja fallco e ketij njeriu, e cila shoqerohej me nje servilizem e hiporkizi te dukshme. Kishim dhe nje gardian tjeter. E quanin Hodo. Ishte i kunati i Gjon Banushit. Kryente detyren e policit, por njihej prej gjithe te burgosurve qe ishte kapiten. E keqja ishte se ai nuk e kuptonte qe ne dinim se ai ishte me detyre "te vecante". Drejtor i burgut te Vlores ka qene Muco Maska, nga Kropishti. Nje burre i leshte dhe injorant. Ishte me plot kuptimin njeri zemerzi. Ky njeri na u peshtiros pasi e shihnim me syte tane si plackitete te burgosurit qe pushkatoheshin, u merrte unazat dhe oret e xhepit. Keshtu u ndodhi edhe me oren e florinjte te xhepit te Hamdi Ceprratit. Pasi i mori sahatin Hamdiut, kur e pushkatuan, e tregonte ne oborrin e burgut. E nxirrte dhe e shikonte ne syte tane. Neve na vinte keq, sepse ne burg ishte edhe babai i Hamdiut, Hair Ceprrati si dhe vellai i tij, Seit Ceprrati. Me thote nje dite, Seit Ceprrati: "Sa here qe Mucua nxjerre sahatin e vellait, mua me duket sikur ai mban ne dore zemren e Hamdiut." Kjo me preku shume dhe me mbeti ne mendje. Per keto qe bente drejtori i burgut te Vlores dikush nga te burgosurit me te drejte e quajti "bishe stepe".

    Pas dy javesh na vijne per vizite ne burg: Kadri Hazbiu, Rrapo Dervishi, Serri Carcani, Vasil Kati. Shoqeroheshin nga Hito Cako dhe Qatip Dervishi. Here pas here ne burg vinte edhe Rrahman Perllaku, ose sic njihej ne Vlore, me emrin Rrahman Havllaxhiu. Rrahmanin e rriti Vlora. Ai ja shperbleu Vlores duke kryer atentate kunder nacionalisteve e atdhetareve vlonjate.

    Edhe ne burg ku ishim, ne kujtonim vitet e rinise dhe te rezistences sone antifashiste. Sillnim momente nga mbresat me luftetaret vlonjate si Kastriot Muco, Bajram Tushe, Teli Ndini, Mumin Selami, Hajredin Bylyshi, Petrit Bisha, Qemal Gorishova, Haki Xhelo, Duro Elmazi, Hiqmet Buzi. Ata ishin per ne, pavarsisht nga mendimet e tyre politike, pishtare te lirise e te luftes antifashiste.

    Duke qene ne burg sillja nder mend fjalet e nje martiri: "E ku ta dinin keta martire se gjaku i tyre do te vadiste kolltuqet e karrieristeve e politikaneve antikombetare te Shqiperise..." Jane fjalet e profesor Tahir Hoxhes. Duke pare portrete luftetaresh e atdhetaresh ne burgun e Vlores, ma zgjonin gjumin mes nje tronditjeje te madhe britmat e atyre qe pushkatoheshin. Gjithmone fjalet e tyre te fundit kane qene: "Rrofte Shqiperia", "E duam Shqiperine me Kosove e Cameri", "Rrofte flamuri kuq e zi". Mes goditjeve te policeve ne na shfaqeshin edhe portretet e urdheruesve te tyre, prokuroreve: Namik Xhafa, Selim Alimerko, Lufter Hoxha, Namik Cakrani si dhe njefare Dalip Hyseni, i cili ne menyren me te poshter akuzoi dhe denoi Qazim Kokoshin, nje nga shqiptaret e medhenj te Vlores, nje nder organizatoret e Luftes se Vlores te vitit 1920.

    Gardianet e burgut perhere benin kontrolle te rrepta, sa na e benin jeten te merziteshme. Per ta ishte norme pune perdorimi i drurit, rrahjeve e torturave. Bile disa prej tyre thoshin se ishin te repartit: "Dajaku dhe uria", pra, vec torturave fizike perdornin edhe ate qe te burgosurit i mbanin disa dite pa buke, ne izolim ne dhoma te vecanta.

    Hetimet ishin sa per sy e faqe. Hetuesi kishte mbushur me dhjetra flete dhe t'i vinte perpara. Pas gjithe ketyre, me 2 shkurt te vitit 1946 dola para gjyqit, ne bangon e te akuzuarve. Me perpara u denua profesori im Bego Gjonzeneli, me pese vjet burg dhe pas tij, profesor Tahir Hoxha me vdekje. Me vdekje u denua edhe Abdyl Kuci, Tasim Murati, Qemal Xhyheri, Nazif Cala, Muharrem Sharra, te cilet pas ca diteve u ekzekutuan.

    Ate dite, mua me cuan ne gjyq te lidhur per dore me Arturo Orlandin, pronar i fermes se Llakatundit, Terrucin - drejtor i Bankes se Vlores, Belucin - nendrejtor i bankes se Vlores si dhe Luto e Rushit Grabova. Gjyqi ishte hapet. Qe nga burgu e deri tek kinemaja e Shyqyri Cupishtit, qe ishte caktuar si salle gjyqi, populli nga godiste me gure, na shante e fyente me pa te drejte. Ne u gezuam, sepse ate dite ishte nderruar edhe trupi gjykues. U hoq prokurori Namik Xhafa. Ai, me te drejte, u akuzua nga te burgosurit me fakte se kishte qene federal i Partise Fashiste te Vlores per dy vjet e gjysme. Fjalet qe i thane ne gjyq ishin keto: "Kushdo mundet te na denoje, por jo ti Namik Xhafa, sepse poshte kemishes se kuqe ke te veshur kemishen e zeze fashiste." Dhe keshtu rrodhi qe ate dite kryetar gjyqi ishte Qemal Klosi. Ne kohen qe vellai i tij, Sulo Klosi po varej ne Rubik si sabotator, Qemali denonte nacionalistet vlonjate me vdekje. O tempora! O mores! Medet, medet! I thashe nje shoku te burgosur: "A ishte mallkimi i zotit per ne shqiptaret?!". Po c'te vazhdoje me tej me portretet e trupit gjykues. Prokuror ishte Lufter Hoxha. I ati i tij, Tahir Hoxha, priste ne qeli ekzekutimin e denimit me vdekje, i biri denonte bashkeluftetaret e babait te vet. Anetar i gjykates ishte edhe plaku patriot Islam Harizi, nga Terbaci i Vlores. Njeri i urte dhe i matur qe kurre nuk e felliqi gojen me fjale te keqija, sic benin te tjeret, gojacet e gjykates sic u thoshim ne.

    Kur Lufter Hoxha, shoku im i shkolles dhe i rinise, kerkoi denimin tim me vdekje m'u duk se edhe tavani i kinesmase se Cupishtit u be i zi si zemra e prokurorit. Ate dite, bashke me mua iu dha pretenca e denimit me vdekje edhe italianeve Orlando, Terruci, Verdi Nino. Ne castin qe Orlando degjoi vendimin, i ra te fiket. Trupi i tij qe peshonte me shume se 180 kilogram, ngaqe ishte i lidhur me mua me terhoqi pas vetiu. Mbasi i hodhen disa kova me uje u permend ne sallen e gjyqit.

    (Vijon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 27-01-2005 mė 12:50

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdo veshtruse..

    e cuditshme..
    Megjithse ka pushkatuar pa asnje arsye dhketra qytetare italiane sikurse Orlando me shoke.. qeveria cobane kriminele e Hoxhes gjithmone i pati krahet e ngrojte nga qeverite italane nga 1945 deri ne 90..
    dhe ne revolucion te 97-tes po prap italia me cobanet kriminel e kanibale beri aleance..

    Ja ku del dhe pse vritet greta Grabova..ne 97-ten.. nga te njejtet kanibale qe i vrane Grabovat me shoke me 42 e 45 e tujte..

    cvete more cvete..

    ka hyre kanibalizmi ne sojsorrollopin vlonjat me keq se zhiva ne kumin e sodes..

    apapa..

    sdi kush do bej qilizmin aty..

  4. #24
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Pas seances na cuan drejt e ne burg. Me kujtohet se, porsa me pa Tahir Hoxha dhe kish marre vesh denimin tim me vdekje, me afrohet e me thote: "Po edhe per ty, more bir, dhane denim kaplital?!" Pas tij u ngrit Bego Gjonzeneli i revoltuar e ngriti zerin ne dhomen e burgut dhe bertiti: "Pse mua me denojne me pese vjet, ndersa nxenesin tim e denojne me vdekje?!". Aty prane ishte edhe Kudret Kokoshi, i cili edhe ai ishte denuar me vdekje. AFrohet tek profesor Begua dhe i thote: "Bego, komunistet me ty do te bejne loje. Ata do te te lirojne qe te jesh ne sherbim te tyre..." Dhe keshtu ndodhi. Pas ca kohesh Begon e liruan. Kur doli nga dera e burgut e shoqeruan Rrapo Dervishi e Vasil Kati. Ata shkuan se bashku neper bulevard drejt sheshit te Flamurit. Profesori i mencur e kuptoi kete manover te tyre dhe kur mbriti tek Sheshi i Flamurit, tek lulishtja e Ismail Qemalit, u kthye nga ata dhe filloi te debatonte tere zjarr. Njerezit u grumbulluan dhe po degjonin. Demaskimi qe u beri Bego Gjonzeneli komunisteve ate dite, ishte nje shuplake e rende per Rrapo Dervishin dhe Vasil Katin, sepse gjithe qyteti nisi te fliste per fjalet shpotitese kunder regjimit dhe persekutoreve te rinj te vendit. Rrapo Dervishi e Vasil Kati cane mes turmes se njerzve qe ishte grumbulluar ndersa Begua u la i lire dhe mori rrugen e shtepise. Pa arritur tek dera e shtepise, olicet e thirren te ndalonte dhe keshtu e arrestuan serish. "E dija qe do me arrestonit, se me kish thene Kudret Kokoshi qe ne burg, por s'ma mori mendja pa u cmallur me njerezit e mi..."

    Erdhi perseri ne burg profesori. Brenda nje kohe te shkurter e nxorren ne gjyq, e denuan me pushkatim dhe e ekzekutuan.

    Duke ndenjur ne qeline e burgut cdo nate me shfaqeshin para syve skenat e gjyqit tim. Kryetari, Qemal Klosi, e hapi gjyqin duke me pyetur: "Cfare funksioni dhe cfare detyrash kini patur ne Ballin Kombetar?!" Une u pergjigja: "Kam qene ne radhet e Ballit Kombetar qysh ne vitin 1942. Ne vitin 1943 me ngarkuan me detyren e Sekretarit Politik te Rinise se Ballit Kombetar per Qarkun e Vlores. Me gjithe te rinjte vlonjate kishim shoqeri pasi ishim antifashiste. Mirepo politika sllave ia mbriti qellimit: "dividi ed impera".

    Pyetja e dyte qe me beri kryetari i gjyqit Qemal Klosi ishte: "Akuzohesh se ke sabotuar Luften Nacionalclirimtare, duke propoganduar per Ballin Kombetar."

    Pergjigja ime ishte: "Une nuk kam qene kurre kunder Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare. Shume nga ata qe moren pjese ne lufte ishin edhe shoket e mi te rinise. I vetmi debat qe ka qene mes nesh ishte se une e shoket e mi e donim Shqiperine me Kosoven e Camerine, ndersa ata thoshin se "te bejme luften, pa te shohim..."

    Nderkohe me sulmon ashper prokurori, Lufter Hoxha, duke me thene: "Ti, Petrit, more rrugen e tradhetise..." Une e degjova dhe iu pergjigja aty per aty: "Nuk e di, te quhesh tradhetar kur e do Shqiperine dhe lufton per te. Oratori i revolucionit freng Gabriel H'Onore De Mirabo ka thene keshtu perpara populit te Parisit: 'Njeriu qe lufton per aresye dhe per Atdhe nuk mundet kollaj.' Une nuk kam patur nevoje te marre mesim nga ju, zoti prokuror, sepse e dija shume mire qe distanca ndermjet kapitalit dhe Shkembit te Tarpejenit eshte shume e shkurter. Por deshiroj te them se keto shpifje qe po me behen nuk kane asnje baze. Per t'ju a argumentuar edhe me mire se shpifjet tuaja nuk kane baze, po jap principin tim. Mbeshtes ne jete tim, formulen e fameshme te nxjerre nga Etili, kryeministri i Britanise, Trumani, Presidenti i Amerikes, Blumi, kryeminister i Frances: Liri individuale, e shoqerore me ekonomi te planifikuar, demokraci me te drejta shoqerore..."

    Pas kesaj prokurori me thote se akuzohesha per nje atentat ne rrugen e Topanase. Behej fjale per atentatin qe u krye ndaj meje kur shkoja tek motra; sic e kam pershkruar edhe me lart. Por, per cudine time, nga mesi i salles ngrihet Medin Bardhi, pjesemarres ne atentat, punonjes i sigurimit te shtetit, dhe tha: "Po qe se Petrit Velaj denohet me kete akuze, kjo nuk qendron. E verteta eshte se ne te njesitit gueril i zume pusi Petritit kur shkonte per tek motra ne Topana dhe jo ai neve. Petriti i qendroi goditjes sone". Edhe salla nuk e priste pergjigjen e ketij djali.

    Prokurori Lufter Hoxha, duke deklaruar se Petrit Velaj eshte nacionalist, me jep denimin me vdekje. Kyretari i gjyqit, Qemal Klosi me dha fjalen per te fundit here: "Kini ndonje gje per Qemal Klosi". Perserita edhe nje here fjalet e shkrimtarit te madh Romen Rolan i cili thote: "Te vuash s'eshte gje dhe te vdesesh prape asgje kur e di arsyen se perse."

    Duke sjelle keto nder mend, ne qelite e erreta e tere lageshtire te qytetit tim, profesor Tahir Hoxha me thote, "Me vjen keq, more djale, qe te denuan kaq rende...". Une ja ktheva zotit Tahir qe me kishte hedhur doren ne qafe dhe i thashe: "Zoti Tahir, Petriter ka plot Shqiperia. Por une uroj qe Shqiperia te mos kete Luftere, Namiker, Selimer sepse keta do te behen lugeter per shqiptaret. Pa keta, edhe Shqiperia jone e dashur, do te jete edhe me fisnike edhe me kreshnike."

    Ne ditet e mepastajme qendroja prane Arturo Orlandit, i cili nuk po e merrte ende veten. Nje mbremje me therret e me thote: "Petrit, po te le disa amanete. Buzeqesha me veten time e mendova se ai harroi qe edhe mua m'u dha denimi me vdekje. megjithate me vemendje me te madhe e degjova. Ai me tha: "Ne muajin mars te vitit 1944, me ka ardhur Hysni Kapua ne Llakatund, ne ferme dhe me kerkoi per luften partizane nje sasi floriri dhe nje sasi grure. I dhashe 800 napolona flori dhe i premtova se do t'i jipja edhe njemije kuintale grure. Tani habitem se si me denojne me vdekje edhe mua qe kam kontribuar per shqiptaret?!"

    Atehere une mora guximin dhe i thashe te shkonte tek dera e hekurave dhe te kerkonte takim me Rexhep Sulejmanin, babain e Perlat Rexhepit, pasi ai ishte njer me kredo politike e civile ne qytet. Dhe keshtu beri. Te nesermen erdhi ne burg vete Rexhep Sulejmani. Orlandua me kerkoi mua si perkthyes. Pasi u moren vesh, nje tjeter mbasdite, erdhi perseri Rexhep Sulejmani, e mori Orlandon dhe shkuan ne Llakatund. Sic me ka thene Orlandua i ka dhene Rexhep Sulejmanit edhe 90 mije franga ari, ne arken e Llakatundit. Se ku shkuan ato nuk e dime. Pas nja dy ditesh i beme nje telegram Hysni Kapos. Telegramin ia shkrova une: "Kerkoj takim personal me ty. Orlando. Burgu i Vlores." Pas tre-kater ditesh Orlandon e kerkuan ne drejtorine e burgut. Si perkthyes me mori mua. Shkuam atje. Ne krye te dhomes na priti vete Hysni Kapua. Ishte i pranishem edhe drejtori i burgut, Muco Maska. Mbasi u pershendetem, Hysni Kapua e filloi i pari biseden: "Orlando, une e di per cfare me ke thirrur. Nuk po e zgjatim biseden. Vetem po te them se jo vetem qe nuk do te pushkatohesh, por do te kesh minimumin e denimit. Ate do ta kryesh ne fermen e Llakatundit. Sa te mbarosh denimin do te nis ne shtepi ne Itali." Orlandua u gezua shume. U ngritem te dlaim nga drejtoria. Se per ty Petrit isha tek xhaxhai Murat Terbaci, ne Ujet e Ftohte. Shkuam e pime edhe nje kafe tek babai yt, xha Ahmeti. Ti rri i qete se une i njoh mire ambiciet e vlonjateve."

    Me vone mora vesh se po ate dite Hysni Kapoja kishte qene edhe ne mbledhjen e Komitetit te Partise. Atje kishte rene biseda edhe per mua, ku Rrapo Dervishi me kishte sulmuar keq. Po Hysniu i ishte kthyer duke thene se: "Ty Rrapo te vjen inat qe Petrit Velaj, ka qene nxenesi me i shkelqyer i shkolles tregetare. Edhe ne lufte ka qene shume trim. E kam pare vete ne luften e Tiranes."

    Mbas disa ditesh dolem ne gjyq per te marre vendimin. Ne gjyq u lexua deklarata e Hysni Kapos, e cila thoshte: "Petrit Velaj, i ri revolucionar, ka marre pjese ne demostratat kunder fashizmit italian. E kam njohur qysh ne femijeri dhe ne shkollen tregetare te Ujit te Ftohte. Familja e tij ka ushqyer ndjenja te larta atdhetare." Duke e perfunduar deklaraten e vet, Hysni Kapoja perfundonte: "Vecse shtoj se, persa i takon pjesemarrjes ne Ballin Kombetar nuk ka per te ndryshuar mejtim."

    Pas kesaj deklarate u lexua edhe deklarata e dyte. Ate e kishte bere sekretarja e rinise per Kukesin, Nenoce Osmani, nga Kanina. Ajo shkruante: "Petrit Velaj, aktivist i shkelqyer i rinise vlonjate. Pjesemarres ne demostratat antifashiste. I detyruar nga rrethi i tij, ka marre pjese ne radhet e Ballit Kombetar."

    Deshmia e trete ishte e zonjes Neka Osmani, anetare e kryesise se gruas antifashiste te qarkut te Vlores. Ajo me fjalet e saj kishte bere nje apologji te perkryer.

    Deshmine e katert e nenshkruanin tregetaret: Polizoi Kosta dhe Sallabanda. Ne deklaraten e tyre pohonin: "Petrit Velaj ne Vlore njihet si nje nga te rinjte e ndershem te ketij qyteti, pavaresisht nga bindjet e tij politike."

    Megjithe keto deklarata u dhane denimet: une me burgim te perjetshem, ndersa Orlandua me kater vjet pune te detyruar ne fermen e Llakatundit. U kthyem perseri ne qeline tone, ne burgun e Vlores.

    Nje dite, duke qene ne dhomen time, me vjen i vellai i Hysni Kapos, Karafil Kapua, i cili ishte caktuar komandant i rojeve te burgut. Dikur, ne femijrine tone, kishim lozur se bashku, tek kopeshti i xha Muratit. Pa te keq, me vjen ne takim duke me sjelle edhe rroba e ushqime nga shtepia e vet. Duke biseduar, me thote: "Petro, meqenese une do te punoj ketu ca kohe, teshat t'i shpie une ne shtepi." Une qendrova per nje cast dhe nuk pranova. Ai me nje ze dashamires me thote: "Po c'ke ti, mua s'me gjen gje se jam i vellai i Hysni Kapos." Duke perfituar nga intimiteti i them me ze te ulur: "Karafil, ky sistem, nuk pyet as per Leninin e Stalinin qe e kane krijuar, e jo per ty e Hysni Kapon..." Me degjoi dhe nuk beri fjale. Vinte shpesh e kembenim fjale me njeri-tjetrin sa ishte ne ate detyre. Me vone mora vesh, se kur shkoi per studime ne Bashkimin Sovjetik, vrau veten thoshin disa, te tjere se e kane vrare...

    Ndermjet te burgosurve me ka lene mbresa edhe Fatosh Kokoshi. Ai kishte kryer studimet e larta per drejtesi ne Itali dhe me vone ne France. Njeri me kulture te gjere dhe mjaft i matur. Ne burg vuante ekonomikisht, por edhe shpirterisht. E mundonte shume edhe te qenurit ne burg e babait te tij, Qazim Kokoshit. Qazim Kokoshin e kam admiruar qysh kur kam qene femije. Prania e tyre ne burg e forcoi edhe me shume miqesine e shoqerise tone.

    (Vijon)

  5. #25
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Vazhdim

    Kur bisedoja me Fatoshin, fjalet e tij, me ngrohnin, me jepnin kurajo dhe nuk e di por shpesh thosha se ato ishin fjale magjike. Kur u denua i ati Qazimi ai filloi te me fliste me shume per te. Qazim Kokoshi ishte kundershtar i hapur i Ahmet Zogut dhe i qeverise se tij. Zogu e denoi me vdekje. Megjithate, s'kishte pak kohe qe kishte dale nga burgu e thirri konsulli italian Salvoni. Ai i kishte thene: "Shkelqese, kemi shume respekt per ju. Ju treguat burrerine tuaj me 1920. Italia fashiste ju vlereson edhe njehere si burre shteti. Meqenese gezoni respekt e popullaritet ne Vlore, po ju them se, pas pak dites, trupat fashiste do te zbarkojne ne Vlore dhe Durres." Sa degjoi keto fjale nga goja e Konsullit, Qazim Kokoshi iu pergjegj ne menyre te prere: "Mos gaboni te vini perseri, zoterinj. Ndryshe do t'ju pres fati i Drashovices. Po te keni koka te teperta ne Itali provojeni te shkelni token tone..." Konsulli e kuptoi nxitimin e vet dhe u mundua te perdorte fjale zbutese ndaj tij por ai, u kthye majtas, pa pershendetur doli nga konsullata. Ate dite, Qazim Kokoshi, u nis drejt e per ne Tirane, ne Pallatin Mbreteror. Kerkoi takim me Mbretin. Per cudine e obortareve, Ahmet Zogu sa mori vesh doli vete tek shkallet dhe e priti, duke i thene: "Qazim efendi, urdheroni brenda...". Por Qazimi nuk i ngjiti shkallet. Aty, me kembe e vuri ne dijeni per "fatin e zi te Shqiperise". Qazimi u mundua te largohej, kur mbreti i futi krahun, shkuan ne nje dhome pritjeje brenda e biseduan mbi dy ore. Atje qane hallet e Shqiperise.

    Ne dhomen time burgut, zura miqesi edhe me ish keshilltarin e konsullates italiane, zotin Dhionis Karbunara, i cili ishte mbi shtatedhjete vjec. Ishte njeri i ndershem e me kulture. Disa kohe, vura re se filloi te vinte shpesh nje oficer i Deges, i derguar i Hito Cakos, e therriste plakun e urte dhe e merrte me vete perjashta burgut. Ata rrinin se bashku cdo dite nga ora tete e mengjesit deri ne oren dymbedhjete ne mesdite. Meqenese une e kisha perbri, tek shtrati ku flinim, i them nje dite, kur pashe se s'kishte njeri ne dhome pasi te burgosurit e tjere kishin dale ne oborr: "Zoti Dhionis, mund t'ju bej nje pyetje?". Ai u ngrit nga shtrati dhe m'u pergjegj: "Perse me pyet, more bir?". "S'me vjen mire, qe dilni cdo dite nga burgu me ate oficerin e deges" - i them. Ai me pa me dy sy te zjarrte dhe te sinqerte e me tha: "Pse s'me qan hallin qe me ka zene por edhe me pyet, more djale!" U ngrit e erdhi tek shtrati im ku po lexoja "Komedine Hyjnore" te Dante Aligerit. Uli koken e foli: "Degjo, biri im. Pyetja jote eshte shume serioze. Me vjen mire qe, ne kete moshe kaq te re, po thellohesh kaq shume ne jete. Ja ku po te them, more bir, duke te besuar se gjithshka do te mbetet midis nesh. Ata po me shtrengojne e po me thone cdo dite te tregojne se cilet vlonjate kane marre para nga konsulli italian, per zbarkimin e Italise fashiste ne Vlore." Une i habitur per kete problem e pyeta: "Po ju i dini zoteri?" "Po more bir, po. Ne ato lista te mallkuara ka edhe andej edhe kendej nga ata vlonjate qe kane marre para. Kam rene ne nje hall te madh. Ti kupton, more djale se c'dua te them. Ai qe me ka thirrur me thote, denonco njehere te tute, pastaj tanet."

    Nuk vonoi me shume se dy tre jave dhe xha Dhionisin e thirri oficeri i rojes. Kur i kthye m'i tha te gjitha muhabete fije per pe. Kishte patur nje takim rreth kater ore, me Hysni Kapon, ne ndertesen perballe burgut te vjeter, ne Komitetin Ekzekutiv, ne lagjen Karabash. Ishte i gezuar dhe sapo u fut ne dhome m'u hodh ne qafe e me tha: "Petrit, shyqyr qe shpetova! Pata nje bisede te gjate me Hysni Kapon. Ai, mbasi i mori vesh te gjithe personat qe kishin marre para nga italianet per pushtimin e Shqiperise, ma preu shkurt: "Ta mbyllim kete pune, Dhionis. Ti nuk ke pune te denoncosh asnje pale"..."

    Ne burg, me shume kohen e shkoja duke lexuar libra sidomos "Komedine Hyjnore" te Dante Aligerit, Petrarken, Karducin, Lombardin e sidomos, poetin e enderrave te rinise, Lamartinin. Fillova te mesoja anglisht me profesor Ali Radhimen. Shpesh rrija e degjoja eruditet e burgut: Kudret Kokoshi, Fatosh Kokoshi, Abdul Kuci, Stiliano Gaxho, profesor Muhamet Hoxha, Selahedin Peshkepia, etj.

    Ne burg ishte e percaktuar edhe dita e takimeve me pjestaret e familjes: nje here ne dy jave, sipas rregullores se burgut. Me dhimte ne shpirt kur shikoja si zgjateshin tek porta e burgut duart e babait, te nenes, motres Fatime dhe vellait Hulusi. Per vizite ne burg me vinte edhe djali i dajos, Karehman Mezini, si dhe e shoqja e Qamil Bej Frasherit, Hajrie Frasheri. Kur ishte dita e pazarit me vinte per vizite edhe familja e Veli Shahinit, nje familje e varfer nga Porua e Myzeqese, te cilet ishin miq te babait. Me kenaqnin kur binin ftonj, shege, rrush e prodhime te tjera bujqesore.

    Motra Fatime, edhe pse me tre femije dhe burrin, Galip Haxhiu te ikur jashte vendit, aty e mbante koken e shkreta, tek dera e burgut. Ndersa babai me keshillonte: "Degjo more bir, nuk te them qe te ulesh koken, por mos e merre maj me maj me keta se te marrin erezin..." Ndersa nena nuk dinte se c'te thoshte nga emocionet qe kishte vecse me tregonte se me kishte sjelle ate e kete embelsire qe e kishte bere kasten per mua. Nje dite e pashe se kishte dicka te rendesishme per te me thene. Fliste me koken nga muri. I kishte vdekur vellai i vetem, dajua im, Hamdi Mezini. Ajo e dinte qe une e doja shume dajon. Ishte kryeinspektor i doganes ne portin e Skeles. S'kaloi shume kohe dhe vdiq edhe gjyshi, Muco Mezini, tregetar i njohur i strofave ne Vlore. Njerezit e nenes i kemi dashur shume.

    Prane krevatit tim ne dhome ndodhej dhe profesori Shezai Radhima, matematicien dhe njeri i nderuar. Kur mori vesh vdekjen e dajos tim, ai u deshperua shume, pse vajzen e tij e kishe per grua.

    Pra ishte vjehrri i tij...

    Nje dite vjeshte ra nje termet i madh saqe neve na u duk se na zune brenda muret e vjetra te burgut. Ne oborr rane copa qiramidhesh, traresh te kalbur dhe copa suvashe. Burgu i Vlores ishte nje ndertese qysh ne kohen e Turqise. Sikur nuk mjaftoi kjo, te nesermen ne mengjes qielli e shfryjti gjithe zemerimin e vete me nje rrebesh shiu. Plasi nje shi sa u mbytem neper dhoma. Dolem ne oborrin e burgut. Me pantallonat te shperveshura vinim verdall si kuaj ne leme. Kur c'te shikojme? Degjojme nje ze bertites. Ishte gardiani Hate, Karonti i Ferrit te Vlores, i cili po perzinte neper ujerat e turbullta nje tabele qe po shkonte drejt kanalit te banjove. Nje moment ndali dhe bertiti: "E kapa!" A thua se ishte Eureka e Arkimedit. "Shyqyr!" i thane te burgosurit. "E kapa se desh me mori ne qafe, kjo tabele." - tha Hatja dhe iku. Ne thame, e shkreta tabele sado qe era e perplasi mbi ujet e oborrit me shkronja lart ku shkruhej: "Hajde, te dua ne Dege. Nje pyetje ke dhe do te kthehesh prape. Sikur qameti te behet, per dy - tri dite do te kthehesh ne shtepi..." Te shkretet njerez. Si mund t'i genjente mendja e te ktheheshin ne shtepi. Nga Dega te gjithe shkonin ne nje bote tjeter.

    (Vijon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 16-03-2005 mė 13:15

  6. #26
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    fund i pjeses: "Jete Burgu"

    Ne pranveren e vitit 1946, na vjen nje oficer i Deges se Brendeshme dhe na thote se u arrestuan, qente, tradhetaret, rrufjanet politike. Kur e pyeti dikush, vetem atehere ai pranoi te spjegohej. Ishte fjala per arrestimin e grupit te rinise nacionaliste vlonjate: Vendigjar Hamzaraj, Engjell Kokoshi, Abdurrahman Kreshpa, Burim Kokoshi, Klito Lamaj, Eqerem Sorra, Petrit Mara, Dilaver Premti, Kujtim Kreshpa, etj. Me te vertete ishin nga djemte e zgjuar dhe guximtare te qytetit te Vlores. Arrestimi i tyre krijoi nje tronditje te vertete ne gjithe qytetin. Ne prisnim qe ata te vinin ne qeli, por me kote pritem, pasi i mbajten shume gjate ne bincat e sigurimit te shtetit. Une nuk i takova dot, sepse ato dite do te transferoheshim ne nje burg tjeter.

    Me gjithe vuajtjet e medha qe hiqnim, ilaci shpirteror i yni ishin kenget labce qe kendonim ne burg. Me kujtohet si tani, kishim dy grupe labce te forta, Dukatasit dhe Smokthinjotet, qe alternoheshin midis njeri tjetrit. I vecante ishte edhe grupi me kengetaret nga Gjom - Brataj - Lepenice. Mbaj mend Esat Sherifin dhe Muco Sherifin nga Gjormi, kengetare virtuoze. Bashke me Sadik Sinanin nga Lepenica ishin tri violinat e para te sinfonive labe. Mes ketyre kengetareve pa droje futeshin edhe avokat Abdyl Kuci dhe profesor Bego Gjonzeneli. Abdul Kuci, sa futej atje, ma bente me dore edhe mua e keshtu dalengadale edhe une bera pjestare i perhershem i ketij grupi. Zakonisht kendonim kenge te lashta, te tradites se popullit. Nuk mungonin edhe kenget per trimat si Gjkoleka, Dervish Aliu, Luman Bala, Fejzo Xhafon... Kur ndizej kenga ne oborrin e burgut Bego Gjonzeneli ngrihej e kercente aq bukur vallen labce sa me kane mbetur ne mendje levizjet e tij tere dinamizem dhe elokuence. Abdul Kuci i mbeshtetur tek shkallet e burgut na thoshte: " Ja, more djem, kjo eshte vallja labe. Begua e kercen si te mocmit, qe e hedhnin vallen per oda".

    Nje mbremje sikur e parandjeme se dicka e keqe do e ndodhte me disa prej nesh. Grupi lab filloi te kendoje nje kenge te pervajeshme, e cila i mblodhi te gjithe te burgosurit rreth vetes. Kengen e ngriten aty per aty Esat Sherifi nga Gjormi dhe Rexhep Sulo nga Berati.

    Ne vargjet e asaj kenge mbaj mend se thuhej:

    Shqiperi e bardha nene,
    c're te zeza te kane zene,
    djemte e t'u posi ergjende,
    nje nga nje t'i hane gjerpenjte!...

    Rrija ulur prane profesor Begos. Duke degjuar ate kenge aq te dhimshme qe aludonte per koherat e reja te Shqiperise i them:

    "Profesor, m'u kujtuan disa fjale te mencme te Bomarshese, i cili thote se kenget e deshperimit jane kenget me e bukura. Une di shume prej tyre, te cilat jane psheretima te verteta."

    Erdhi darka. Ashtu gjysme te uritur rame ne shtreterit ane te fleme. Mesnata na e prishi gjumin. Ishin "Skifteret e nates" sic i quante Bego Gjonzeneli, prokuroret, Selim Alimerko, Namik Xhafa. Ata moren disa prej te burgosurve dhe i cuan drejt ekzekutimit. Dy ishin vendet e ekzekutimit: Bishti i Kalldremit dhe Ura e Ballisteve ne Qafen e Kociut.

    Te nesermen heret, nje gardian i quajtur Pulla, me origjine greke, na rrefeu se si i goditen me thika qysh ne makine, Tahsim Muratin, Qemal Xhyherin, Muharrem Sharren.

    Nje nate tjeter moren per te pushkatuar dy vellezerit Lamaj nga Treblova si dhe Meto Kokoshin. Kur po zbrisnin nga makina ne vendin e ekzekutimit shperthyen zinxhiret dhe u larguan neper erresiren e nates. Meton e kapen te nesermen dhe e torturuan derisa dha shpirt nga torturat. Kur i degjonte keto Kudret Kokoshi ne burg dridhej i teri. Ndersa Lamajt u vrane pas dy - tre javesh ne perpjekje me forcat e ndjekjes.

    Burgu i Vlores ishte nje sketerre e vogel. Papritur, me 14 shtator te vitit 1946, vjen Muco Maska i shoqeruar nga xhelatet e Deges se Brendeshme dhe lexon nje liste, me 81 te burgosur, ku ishte edhe emri im. Na rreshtuan ne oborr. Mbasi na lidhen duart na thone: "Do t'ju cojme ne Ferrin e Dantes, ku nuk do te shihni as diellin me sy." Aty rreth ores dymbedhjete te nates, na hypen neper makina. Dyzet vete te lidhur me nje zinxhir. Makinat shoqeroheshin nga tete makina me ushtarake. Nje nate te tere duke udhetuar neper fusha e male flisnim me veten tone. Tek te gjithe te burgosurit lindi pyetje: "Ku valle qenka ky Ferri i Dantes ne Shqiperi? Ne c'vend bie?..."

    fund i pjeses 'Jete Burgu'

  7. #27
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Petrit A. Velaj - Nje dritare burgu

    "Ferri i Dantes - Burreli"


    se shpejti...

  8. #28
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Unhappy Ferri i Dantes - Burreli

    Me 14 shtator 1946 ashtu sic ishim 81 vete, na cuan ne burgun e Burrelit. Ishte mbremje. U gjendem perpara disa mureve te lashte. Aty morem vesh se ai ishte "Ferri i Dantes - Burreli". Tek porta na doli perpara nje oficer verdhacuk, i cili tha: "Une jam drejtori i ketij burgu. Quhem Vangjel Rrembeci, nga Korca." Duke kerkellitur dhembet me sy dashakeq si Satani, shtoi: "Ketu, ku do te kallni kembet, ketu do t'u bien edhe dhembet..." U hapen dy kanatat e portes se hekurt. Ne mes te oborrit ishte nje pus i zuluar, pa gryke. Ra muzgu. Gjekundi s'kishte drite. Nje oficer, me nje fener ne dore po na shikonte nje e nga nje. Ishim teper te uritur. Kishim bere mbi trembedhjete ore udhetim. Mbas pak ne oborr degjuam zera te tjere. Ishin te burgosurit e Korces, pastaj te Beratit. Me vone erdhen te burgosurit e Shkodres. Na futen neper dhoma. Hekura ne hyrje. Hekura tek shkallet, hekura tek koridoret, hekura tek dera e dhomes. Burreli, me pamjen e vete te pare na dha te kuptonim se aty, ishte me keq se ne kafazet e bishave te egera. Ate nate na u duk se kaluam nje muaj...

    Te nesermen ne mengjes na thone: "A doni buke?! Do te prisni, more te shkrete, se mullinjte na u prishen, furrat na u shkaterruan... Sa per uje, ja ek eshte pusi, ne mes te oborrit..." Pusi ishte pa gryke dhe rrekete e ujerave qe rridhnin neper oborr kullonin atje.

    S'kaluan vec dy dite dhe ne burg na vjen nipi i Tahir Hoxhes, Niko Hoxha, gjoja per t'u takuar me xhaxhain. C'fare nuk i tha xhaxhait. Ato fjale qe dilnin nga goja e tij, m'u duken si copa metali qe dilnin nga ingranazhet e hekurta te dhembeve... Iso i mbante Kryetari i Deges se Brendeshme, Banush Goxhua, te cilin ne e urrenim, sepse sa here vinte ne koridoret e burgut, u peshperiste rojeve se ne qenkeshim pa flamur e pa Atdhe.

    Mbas 3-4 diteve, gjendja e te burgosureve nga ana e trajtimit ekonomik ndryshoi rrenjesisht. Guzhina u rregullua: mish, zarzavate, fruta, buka dhe uji. Disa miq te mi, edhe ata te burgosur, me pyeten se mos pa na e kthejne burgun ne shtepi pushimi... Kur pas pese diteve, neper dhomat e burgut erdhen per vizite kryetari i Deges se Brendeshme Banush Goxha e drejtori i Burgut Vangjel Rembeci. Banush Goxhua mbajti nje fjalim duke na thene: "Eh, e shikoni se c'ben Partia dhe pushteti popullor per ju? Me buke te bardhe e mish vici po ju mbajme. Ushqime nga familjet po ju leme sa te doni. Shikoni sa zemergjere e bujare jemi. Kete na e ka edukuar Partia. Ju te kini nje fije nderi t'u shkruani familjeve tuaja, te mos dergojne ushqime e te vijne njehere ne 6 muaj t'u takojne. Populli akoma eshte ne fukarallek, por partia per ju, i gjen ushqeimet ne fund te dheut." Po c'ndodhi me vone? Nje pjese e te burgosurve driteshkurter besuan dhe u shkruan familjeve. Erdhen edhe pergjigjet. Ndonje perfundonte : "Te rroje Partia! Te rroje shoku Enver!" Po shumica e te burgosurve nuk shkruan. Me 15 dhjetor 1946, ne kampin e Burrelit shpertheu nje furtune e vertete. Mbi njeqind e ca police, mbasi na kontrolluan te xhveshur lakuriq, na moren ushqime, libra, letra e na lane vetem me nje batanie, jorganin e dyshekun. Neper koridore degjoheshin zera, si britma ujqish se: "Mos pandehni qe do tu japim mish cdo dite. Do t'ju leme te ngordhni si krimba!" Prej asaj minute, te rrahurat, te bertiturat e te goditurat degjoheshin ne oborr, koridore, e dhoma. Xhelati Vangjel Rrembeci, miku i ngushte i Koci Xoxes, kishte shkruar neper muret e kampit me germa te zeza: "Burreli - kampi i shfarosjes".

    Viti 1947. Kryetari i Deges se Brendeshme, Banush Goxho, si nje bishe e terbuar, vjen ne burg me nje liste ne dore. Ne prani te gardianit Fahri nga Pogradeci, dhe Jahja nga Kolonja lexon emrat e atyre qe duheshin vecuar nga te burgosurit e tjere. Listen e lexoi me ze te larte: Qemal Vrioni, Mihal Ballkameni, Adif Golja, Xhevat Korca, Koco Tasi, Visarion Xhuvani, Anton Kosmaci, Kudret Kokoshi, Tahir Hoxha, Mihal Zalluri, Ali Maliqi, Petrit Velaj, Hysni Alimerko, Abdurrahman Kreshpa, Sokrat Dodbiba, Zenel Kazazi, Sali Vuciterrni, Hasan Xama, Skender Qyteza, Abdyl Kadiu, Gjergj Kokoshi, Avni Bejkova, Jahja Kurti, Xhevdet Kapshtica, Avokat Jani Thomai, Isuf Selmani, Hivzi Xilaga, Engjell Kokoshi, Beqir Jazo, Jazo Ademi, Sami Bitinicka, Nino Kurti, Pjeter Berisha, Sabaudin Resuli, Aleksander Curcia, Novruz Nivica... Pasi na u thirre emri te gjithe u izoluam neper biruca nga gjashte vete se bashku. Keta persona ishin te denuarit me vdekje. Filluan torturat me Qemal Vrionin dhe vazhduan me te tjere. Na thane: "Kaq e patet". E torturuan per vdekje te zine Qemal. Dy xhelate i benin torturat. Ndersa dy ushtare tek dera e birucave u binin ciftelive duke kenduar kenge epike, nga ato te veriut. Keshtu torturuan edhe Adif Golen e Mihal Ballkamenin, derisa vdiqen nga torturat. Ciftelite ne ato vite ne burgun e Burrelit u bene si muzike mortore, funerale.

    (vijon)

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    1
    Pershendetje!
    Per mua eshte hera e pare qe ju shkruaj,dhe ndoshta motivi qe me shtyu eshte pikerisht leximi nepermjet postimit te librit 'Nje dritare burgu'.Ndoshta me pak tone te dhimshme ,qe per dike sot do te ishte vetem fantazi,per z.Petrit Velaj eshte premorial i jetes se tij .Ndoshta keto pasoja te pas lufte dhe te gjithe sistemit ne shqiptaret me duket se po i ndjejme akoma edhe sot,shume apo pak gjithkush nga ne i ka perjetuar nepermjet historise se prinderve gjysherve apo lidhjeve te ndryshme familjare.Le te mos e leme ne harrese te kaluaren tone,here pas here duhet ti kthejme syte e ta lexojme sikunder po bejme me kete liber.dote deshiroja qe shume shpej te lexoja vazhdimin.Edhe njehere urimet e mia per z.Petrit Velaj
    rome,itali

  10. #30
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga a.mezini
    Pershendetje!
    Per mua eshte hera e pare qe ju shkruaj, dhe ndoshta motivi qe me shtyu eshte pikerisht leximi nepermjet postimit te librit 'Nje dritare burgu'. Ndoshta me pak tone te dhimshme, qe per dike sot do te ishte vetem fantazi, per z.Petrit Velaj eshte premorial i jetes se tij. Ndoshta keto pasoja te pas lufte dhe te gjithe sistemit ne shqiptaret me duket se po i ndjejme akoma edhe sot, shume apo pak gjithkush nga ne i ka perjetuar nepermjet historise se prinderve gjysherve apo lidhjeve te ndryshme familjare. Le te mos e leme ne harrese te kaluaren tone, here pas here duhet ti kthejme syte e ta lexojme sikunder po bejme me kete liber. do te deshiroja qe shume shpej te lexoja vazhdimin. Edhe njehere urimet e mia per z.Petrit Velaj
    rome,itali
    Me vjen sinqerisht mire qe mund ta sillja kete shkrim ne forum. Faleminderit per vleresimin e temes.

    Ju pershendes,
    Veshtrusja

    ______________________________

    vazhdim:

    Ne dhome ishim gjashte vete. Banush Goxhua na quante "I pecigrosi", pra "te medhenjte" e te burgosurve politike. Me kujtohet se ne dhjetor te vitit 1946, hanim buke ne dhome se bashku me Kudret Kokoshin, Rexhep Sulon, Tahir Hoxhen. Perbri kisha Koco Koten qe kishte qene Kryeminister i Qeverise se zogut, njeri i ndershem, por i frikshem. Ne burg ishte tronditur ca me teper. Pas ca ditesh, edhe ky mbaroi me vdekje ne tortura.

    Ne ditet e fundit te dhjetorit, Qemal Vrioni iu lut Kudret Kokoshit te thurrte disa vargje per Vitin e Ri. Ate nate Kudreti u mendua gjate. Te nesermen ne mengjes Kudreti doli perpara te burgosurve te tjere dhe recitoi:

    Kaloi nje vit, kaloi,
    trishtimi na pushton:
    nder syte e njeri-tjetrit
    lexojme mendimin tone.

    Me vitin qe kaloi
    vuajtjet s'moren fund,
    por sot qe ky na erdhi
    me shprese po na e lekund...

    Te pranishmit: Xhevat Korca, Adif Golja, Tefik Mborja, Koco Kote, Ali Maliqi, Pater Marshkalla, Leonidha Kume, Tahir Hoxha, Dom Shtjefen Kurti, Gjon Shllaku etj, duartrokiten gjate. Ne frengjishte e hekurta te penxhereve debora trashte shtresat e saj. Roja nga jashte, i ngrire nga akulli, bertiste: "Oficeri i rojes, zevendesome! Ngriva nga te ftohtit! Por xhelati Rembeci i veshur me se miri me xhupe gezofi si ne stepat e Rusise, as qe donte t'ia dinte as per ne qe ishim neper qeli, e as per gardianet qe ruanin Ferrin e Burrelit.

    Na mbeti nder mendje vjersha e Kudretit. Si replike ndaj kesaj vjershe Qemal Vrioni u shpreh keshtu: "Zoterinj, kini durim se kjo Qeveri lubi nuk do te kete me shume se dhjete vjete jete. Per me tutje nuk e di si do te na tregojne ditet e gushtit..."

    Aty nga muaji mars i vitit 1947, Sadiku Borua, mori telegram nga familja e tij nga Vlora ku i shkruanin: "Metlliu, yt vella u vra ne Sevaster". Te gjithe ne qe e njihnim, na erdhi keq. Prane shtratit te tij ndodhej Temo Shehu nga fshati i Sevasterit. Ai i tha: "Sadik, vella, mos u nxito, prit hollesira..." Kur s'kaloi nje jave, vijne djemte e Temos dhe u mor' vesh prej tyre se, ne Sevaster, ne nje darke, majori Saliko Sulo nga Velca, gjoja gabimisht, ne pije e siper goditi llamben me vajguri. Ne erresire e siper kishte goditur me kobure edhe Metlliun, te kusheririn.

    Ne daten 10 maj 1947 - ne kazanin e gjelles, gjella ishte leng me qepe, kishin hedhur nje ilac per te na zene barku. Gjithe burgu ate nate nuk kishte qetesi. Ndotem te gjithe neper dhoma se rojet, me gjithe te bertiturat tona, nuk na i hapnin dyert. Kjo ishte nje nga cpikjet e Vangjel Rembecit. Vangjel Rembeci aq ishte frikacak, ishte edhe dinak. Mendja e tij pillte vetem ligesi, ndersa Banush Goxhua, si injorant qe ishte, e hiqte veten per te zgjuar. Mundohej te bente humor e ironi me ne, por gjithmone perfundonte si nje lolo.

    Ne vitin 1948, kur u be pleniumi i K.Q. te Partise se Punes dhe Koci Xoxe u shpall armik i Partise, Banush Goxhua, mbajti nje fjalim perpara te burgosurve, ku tha qe shkaktare per fatkeqesite e te burgosurve politike ishte Koci Xoxeja. Ne na erdhi per te qeshur. Harroi ky, "bekciu i ullinjve te Agallive te Vlores" dhe "punetori i fabrikes se vajit te Xhemil Mecos" se ishte vete ai qe zbatonte verberisht urdherat e "Leopardit", Koci Xoxe. Ishte kjo bishe qe e izoloi ne biruca per vdekje: Kudret Kokoshin, Tahir Hoxhen, Petrit Velajn, Hysni Alimerkon, Engjell Kokoshin, Beqir Jazon, Jazo Ademin, etj, te cilet i kishte njohur qe ne feminine e vete.

    Na izoluann ne qeline 14. Nje dhome e madhe, me nje prag te larte, te ciles i hidhnin uje qe te mbante me shume lageshtire. Ne ate qeli qendronim: Xhevat Korca, Koco Tasi, Kudret Kokoshi, Petrit Velaj, Mihal Zallori, Xhevdet Kapshtica, Gjergj Kokoshi, Isuf Selmani, Sami Bitincka, Ali Maliqi, Hasan Xama, Andon Kozmaci, Aleksander Curcia, Hivzi Xhilaga, Novruz Nivica. E dini c'beme? Ashtu sic na tha Kudret Kokoshi, ashtu sic ishim kembezbathur, nisem te heqim nje valle. Kercenim ne uje. Roja, qe na pa nga vrima e deres, raportoi menjehere ne drejtori. Drejtori i raportoi Kryetarit te Deges se Brendeshme. Fill pas njezet minutash u ndodhen aty. Hapen sportelin e qelise dhe na gjeten duke kercyer. Banush Goxhua, kur na pa ashtu, uluriu me tersellime: "Armiqesine tuaj, o tradhetare te Atdheut, doni ta shprehni edhe me valle?!" Por heshtja jone e madhe ishte nje fyerje e hapet per te dhe regjimin ne fuqi, pse Getja i madh ka thene: "Fjala eshte argjend, heshtja eshte flori...".

    Rrija e mendoja shpesh ne qieli per Banush Goxhon, te cilin e kisha patur shok ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, kemi qene edhe ne nje grup antifashist, ne Ujet e Ftohte ku benin pjese edhe Koco Papalilo, Miho Konomi, Selahedin Velaj, Skender Coba, Qemal Toto, Veiz Banushi, Shuaip Meto, Pasho Meto, Bebi Konomi, Spiro Konomi, Adem Lamani, Daut Lamani, dhe te tjere djem te ndershem te lagjes se Ujit te Ftohte. Qysh aso kohe, Banush Goxhua, ne cdo mbledhje shfaqej me profilin e tij : "Te vrasim, te bejme atentat, te bejme prite..." Kur e shihja perpara ne burg me rreqethej mishi nga injoranca e tij.

    Gjate vitit 1947-1948 u groposen 720 te burgosur politike. Ishte po ky Banush Goxho e ky Vangjel Rembeci qe urdheronin rojet qe kufomat t'i percillnin me valle. Me kujtohet nje fakt, te cilin nuk mund ta le pa pershkruar. Po conim kufomen e Fuat Voshtimes, tek e fameshmja Qershi e Burrelit. Ishim: une, Pater Marshalla, Anton Kosmaci, Xhevdet Kapshtica dhe Ali Radhima. Qershia e Burrelit mbeti si nje lapidar i varrezave te viktimave te terrorit komunist. Duke cuar trupin e te pushkatuarit pame se si rojet hidhnin valle duke na shoqeruar neve. Po keshtu njehere tjeter, une, Koco Tasi, Petraq Isaku dhe Kudret Kokoshi na caktuan per te cuar kufomen e nje djaloshi te ri, Hasan Prifti, nga Dibra? Vigu yne ishte nje batanie. Rojet na shoqeronin duke hedhur valle. Kur shkuam tek qershia c'te shohim; trupin e Fuat Voshtimes qe e varrosem tre dite me pare qente e kishin nxjerre mbi varr. Drejtori i burgut na dha urdher qe varret te mos germoheshin me shume se nje pellembe e gjysme, prane siperfaqes se tokes.

    Nje dite prej diteve, kur vdiq plaku vlonjat, Sulo Shehu nga Sevasteri m'u kujtuan fjalet e tij qe me kishte thene: "Petro, more djale, une do te vdes se burreria ime nuk i mba torturat e ketyre bishave..." Sulo Shehu si ajo kllocka qe i mblidhte rreth vetes zogjte. Keshtu mbeshtilleshim edhe ne perreth tij. Edhe ceremonia e varrimit te Sulo Shehut nuk mungoi te behej nen tingujt funebre te ushtareve e policeve te burgut. Ushtari me cifteli ja nisi vargjeve te kenges se tij aty per aty, sapo mbaroi varrimi i Sulos. Nga vargjet e asaj kenge e cila na ndillte vdekjen ne te burgosurve te tjere, m'u nguliten ne mendje si gozhde:

    Kush do puthet me vdekjen - o,
    Xhevdeti me Kocon - o,
    Petriti me Kudretin - o,
    Pader Marshkalla qe i do,
    radhen do kene neser - o...

    Ishte fjala per ne: P. Velaj, K. Tasi, K. Kokoshi, P. Marshkalla, Xhevdet Kapshtica etj. Te them te drejten, edhe vete nuk e kuptoja nga me rridhte qendresa dhe optimizmi i shpreses. Edhe Dantja keshillon qe: "Ju qe hyni ketu ne dyert e Ferrit - humbisni cdo shprese". Njehere Gjergj Kokoshi, i cili ka qene Minister i Arsimit 1945-1946, pas Kristaq Cipos, me tha: "Petro, pse mendohesh? Pse merzitesh? Te armatosur apo udhetare te thjeshte, le te na rrembeje vdekja, por deri ne fund shprese a kurajo". Duke vazhduar biseden me tha: "Petro mbaji mend vargjet e Alfred D'Vinzi-ji ne kryevepren e tij "Vdekja e Ujkut", ku thote: 'Te renkosh, te qahesh, te lutesh eshte njesoj poshtersi. Beje energjikisht detyren tende te rende e te gjate. Ne ate rruge qe fati deshi e te thirri, pastaj me se fundi vuaj dhe vdis pa ze, ne heshtje...'"

    (Vijon)

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thesare jan kto kujtime..

    vazhdo Kanina..

  12. #32
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Me vertete ka vuajtur shume i shkreti...
    une e kam xhaxhain e babit e me verete e di se ca ka heq
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sweet_babe : 20-03-2005 mė 17:35
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  13. #33
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga sweet_babe
    Me vertete ka vuajtur shume i shkreti...
    une e kam xhaxhain e babit e me verete e di se ca ka heq
    kjo pergjigje me pelqeu me shume se e para

    suksese sweet babe

    PS: Se shpejti do ju sjelle vazhdimin...

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    swetbaba.. kot po te pies une tyjan..po ama mu pergjigj sakte..ose mos u pergjigj fare ne se nuk do..se gjoba nuk vėmė..

    per ke (cilen parti) votuat ju si familje ne Vlore..ne 91-nė.. 92-inė.. 97-anė.. 2001-shin ?

  15. #35
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    swetbaba.. kot po te pies une tyjan..po ama mu pergjigj sakte..ose mos u pergjigj fare ne se nuk do..se gjoba nuk vėmė..

    per ke (cilen parti) votuat ju si familje ne Vlore..ne 91-nė.. 92-inė.. 97-anė.. 2001-shin ?

    Sa ishim ne shqiperi per PD kemi votuar
    e vazhdojme te jemi simpatizant te saj
    take care
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  16. #36
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Pershendetje Veshtrusja!
    Ky liber nga zoti P.Velaj eshte me shume vlere per brezin e ri sepse pothuajse shumices ju duket si nje perralle kur dikush ju tregon dicka...
    z.Velaj e njof personalisht dhe gjithcka qe ka shkruajtur eshte reale.Vetem ai e di se sa ka vuajtur ne ato burgjet e diktatures qe nuk e kan len per afersisht gjysem shekulli pa par driten e djellit.
    Shum te tjere nuk munden tu rezistonin atyre torturave c'njerzore te atyre burgjeve,po z.Velaj u rezistoi dhe erdhi ajo dit kur pa driten e djellit dhe njekohesisht botoi dhe shkrimet e tija.
    37 vjet ne burg vetem pse thoshnin nuk ka qumesh apo gjalp....shum njerez nuk arriten te krijonin nje familje....e shum te tjere sa pan ate driten e djellit i paralizoi se kishin aq shum kohe neper burgjet e krimineleve komunist sepse kishin bere asgje.
    Kete liber e kam lexuar,po perseri po lexoj c'far sillet ketu,pra faleminderit Veshtrusja.

    p.s: Brari ke bere nje pyetje me vend per krushken time lool dhe po te them nje gje se as vet z.Velaj nuk eshte i kenaqur me PD.PD sot e shajn socjalistet sepse u tregua e dobet dhe ju dha shkolla po djemve te atyre qe gjoja kishin vuajtur dhe jo femijeve te z.Velaj e shum te tjereve si z.Velaj.
    PD Brari ra sepse i hodhi rrenjet me njerez si Gramoz Ruci....dhe nje i arratisur nga ata te 40-50 nga shqiperia qe kish ardh ne amerik tha se ne shqiperi akoma nuk ka vdek komunizmi perderisa PD i ka bazat me djemt e krimineleve.
    Pra PD ra se perkrahu me shum njerez si Gramozi,neritani,gjinushi,genci e deri te djali i spiunit F.xhaferi.
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bed a bled

    te njejten pietje qe ja kam bere swet bebit po ta bej dhe ty..

    pergjigju te lutem.. ama sakte..

  18. #38
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    brar,gjaku nuk shkelet....nuk na beri dot ai regjim te iknim nga shkonte era....
    nuk me ke kaptu mir brar jo....mgjth nuk ke faj se nuk me njef
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  19. #39
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Pershendetje Veshtrusja!
    Ky liber nga zoti P.Velaj eshte me shume vlere per brezin e ri sepse pothuajse shumices ju duket si nje perralle kur dikush ju tregon dicka...
    z.Velaj e njof personalisht dhe gjithcka qe ka shkruajtur eshte reale.Vetem ai e di se sa ka vuajtur ne ato burgjet e diktatures qe nuk e kan len per afersisht gjysem shekulli pa par driten e djellit.
    Shum te tjere nuk munden tu rezistonin atyre torturave c'njerzore te atyre burgjeve,po z.Velaj u rezistoi dhe erdhi ajo dit kur pa driten e djellit dhe njekohesisht botoi dhe shkrimet e tija.
    37 vjet ne burg vetem pse thoshnin nuk ka qumesh apo gjalp....shum njerez nuk arriten te krijonin nje familje....e shum te tjere sa pan ate driten e djellit i paralizoi se kishin aq shum kohe neper burgjet e krimineleve komunist sepse kishin bere asgje.
    Kete liber e kam lexuar,po perseri po lexoj c'far sillet ketu,pra faleminderit Veshtrusja.

    BlEdIi, me vjen mire qe ka njerez te brezit tone te cileve i intereson vuajtja e atyreve qe kane qene vertete patriot e atdhetar. Je me fat qe e njeh personalisht z. Velaj sepse me te vertete ke mundesine te mesosh akoma me shume nga ai. Mendoj se te gjithe mund te perfitojm dicka nga keto shkrime. Te falenderoj edhe une qe po i lexon perseri keto fjale.

    Te pershendes.

    PS: Mua keto shkrime me rrengjethin mishin. Mendoj me vete: njerezit me te mire, me qellime atdhetare dhe me deshire per te mesuar e per te ecur perpara ishin neper burgje. Shpresa e Shqiperise ishte neper burgje.... Ishalla mesojm nga "ferri" qe kane hequr "Gjysherit" tane...
    __________________________________________
    vazhdim:

    Me thoshte Gjergj Kokoshi shpesh qe: "ti Petro, te jesh cekan e nuk te keshilloj te behesh kurre kudher". Me Gjergj Kokoshin kam ndenjur 18 muaj i izoluar ne qeline numer 3. Ne mendje me kane mbesi xixa te atyre vuajtjeve edhe fjalet e mencme te zotit Andon Kozmaci, -ish minister i Drejtesise dhe te imzot Visarion Xhuvanit, kryetar i Kishes Autoqefale Shqiptare. Fjalet e Visarion Xhuvanit ishin si nje mjegull qe vinin nga qiejt e perendive. "Biri im, pac urates tone, degjonaji keto fjale, se ti je i ri e mund t'ua percjellesh me mire brezave qe vine...Me goditen grekerit ne Manastirin e Zvernecit, afer Nartes se Vlores, kur po lahesha me uje ne mengjes. Plumbat u perplasen ne pasqyre dhe ne drurin e pusit. Ne jete kalova dhe shume shtigje te liga. Me ofenduan ne Konferencen e te njembedhjete ne Londer, ne vitin 1931. Bile shkruan edhe ne shtyp se ky shqiptar nuk di te haje peshkun e Arkangelsit... Por, kudo, qendrova i forte, pse mbroja shqiptarizmin..."

    Kur me keshillonte si me te vogelin edhe Koco Tasi, ish-Ministri i Drejtorise te Qeverise Demokratike te Fan Nolit me thoshte: "Amanet, more djale, komunistave mos u beso kurre. Ata, vetem kur jane ne gjume nuk genjejne. Komunistat e ndershem jane viktima te kohes. Kriminelet - komuniste nuk duhen falur kurre... Ata duhet t'i jepen drejtesise..." Nje fjale e urte e popullit tone thote: "Po meshirove te ligun, ke tradhetuar vetveten". Nuk me del nga kujtesa kurre, avokat Avdullah Rami, nga Tatezati i Gjirokastres. Haja bashke me te buke, disa kohe ne burgun e Burrelit. Njeri teper i ndershem e fisnik. Ne burg ka mbajtur nje qendrim me te vertete heroik. Ishte promotor i nacionalizmit shqiptar neper burgje. Ai me thoshte: "Petro, mund te na thyejne, por kurre nuk mund te na perkulin ne rrugen tone..." Kur sjell nder mend portretin e tij, prane i rrinte Myslym Carcani nga Fushebardha, i cili u sakrifikua ne burgun e Burrelit. Ne izolim, nuk me hiqen prej syve portretet e nacionalistit te ndershem Sabaudin Resuli nga Lushnja, Ali Maliqi nga Dibra, Et'hem Sara nga Kavaja, Ivzi Xhilaga nga Dibra. Midis tyre, si nje vegim na mbeti nder sy djaloshi 15 vjecar, Jahja Kurti i cili u denua me vdekje.

    Bisedat e mencura te "plakut te detit", Idriz Bule apo patrioti Ideajet Lekdushi, i cili braktisi Ameriken e erdhi ne Shqiperi per te dhene kontributin e vete ne perparimin e memedheut. Prane tij rinte Sali Vuciterrni, besimtari me kulture islamike. Mbi te gjithe keta, shkelqente korifeu i kultures shqiptare, zoti Arqile Tase. Tridhjet e ca vjet kishte qene Drejtor i Bibliotekes se New Yorkut. Erdhi ne Shqiperi ne vitet 1939, per te ndihmuar kulturen shqiptare. Shperblimin regjimi komunist ia dha: vdekje ne burgun e Burrelit.

    Ne izolim djemte plot energji e shqiptarizem si Yzedin Kurti, Qani Zdrava, Ylber Starova, Klito Lamaj, Engjell Kokoshi, Avni Vincani, Abdyl Kadiu, Sefer Mece, Seit Ceprrati... Si nje buqete me lule e rinise shqiptare, me ideale te medha ne mendjet e zemrat e tyre. Kur fliste Seit Ceprrati te tjeret degjonin: i kishin pushkatuar dy vellezer Hamdi Ceprrati e Muco Ceprrati... Dhe ja syrgjyn ne burgun e Burrelit, tek ishte edhe Seiti. Vetem nga fshati i Trebloves se Vlores ishin tre njerez te mire: Faik Abazi, Estref Cize, Velo Lamaj...

    Sa here qe dilnin ne oborrin e burgut, kalonin neper nje koridor te ngushte policesh. Ata na goditnin me shkopinj e qellonin me shkelma. Nga shtepia na lejonin vetem 7 kilogram ushqime. Ketu perfshiheshin edhe nderresat, kripa, qepa, cigaret...

    Kur e ndjeu se po i vinte vdekja, Sali Vuciterrni pati nje takim me familjen e tij. Mbas takimit te gjitha ushqimet qe i sollen ua ndau te burgosurve te tjere. Me thirri prane shtratit e me tha: "Petro, amanet do t'me kesh bir, Nazmiun. E kam djale te vetem. Ndodhet ne Argjentine. Eshte doktor. Po e poqe ndonje dite tregoja vuajtjet e mundimet e jetes sone." Ndenji nje cope here me syte e mberthyer nga dera e dhomes se burgut. Me shtrengoi fort doren dhe me tha: "Kur te vdes, more bir, do te me thuash lutjen fetare qe te kam mesuar. Perseriti fjalet tri here. Atehere shpirti im do te pushoje i qete". Sali Vuciterrni ishte 91 vjec. Duhet te kete qene fundi i tetorit te vitit 1949. Aty mbasdite dha shpirt. E mora ne krah dhe me koken drejt qiellit u luta: "Allahun me Salih Allah seid..." E shikoja portretin e tij te skalitur nga vuajtjet. Dy kufoma ne nje qeli.

    Nje e vdekur nje e gjalle. Kur dola ne orarin e banjes ne korridor me pyeten Kudret Kokoshi e Abdurrahman Kreshpa: "Si u be Sali efendiu?!" Heshta nje cast "Na la uraten" - u thashe. Ata u deshperruan shume. E moren vesh edhe te burgosurit te tjere. E gedhiva gjithe naten prane trupit te tij. Te nesermen Sali Efendine e varrosem tek Qershia. Ndjeva nje dhimbje te madhe ne shpirt...

    Viti 1949. Ne dhomen e izolimit, vjen roja dhe me thote: "Beju gati per takim se te ka ardhur familja..." Pas pese minutash u hap dera e biruces dhe ushtari me shoqeroi prane nje porte tjeter te madhe me hekura. Perballe m'u shfaq portreti i vellait, Hulusiut, i cili qendronte ne kembe. Ne krahun e djathte te tij ishte xhelati Banush Goxho. Pa u pershendetur me vellane, Banushi hidhet e thote: "Hulusi, pyete Petritin se si sillet ne burg". Vellai duke e ditur se c'fare edukate kishim marre ne familje, i shqetesuar, me pyet: "Petro, vella, mos zihesh gje me shoket? Mos ke shpifur gje per shoket?" E pashe qe vellai u shqetesua shume dhe iu pergjigja: "Degjo, vella, Keta... duan qe une te behem spiuni i tyre e te marre ne qafe te tjeret. Drejtoria e Burgut dhe Dega e Brendeshme e Burrelit, ka me shume se dy jave qe perpiqet te rekrutoje nga shoket tane ne burg. Ky qe sheh ne kembe eshte "ustai" qe i rregullon keto "zanate". Vella, kete gje ne nuk e kemi ne fis... Une do te qendroj sic i ka hije atdhetarise shqiptare..." Ndjeva nje zemerim te madh nga qendrimi i xhelatit perpara meje. Perpara meje qendronte edhe vellai im i dashur. Per te, me ishte djegur shpirti, ta perqafoja e ta shterngoja fort, te cmallesha, se kishim kohe pa e pare. Por, Mefistofeli, Banush Goxho nuk na la te takoheshim, te pakten t'i jepnim doren njeri-tjetrit. Duke u larguar vellai me tha: "Vella, Petro. Me mire te dalesh qe ketej nje kufome e vdekur, por e ndershme..." dhe u largua me lote nder sy.

    (Vijon)

  20. #40
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    vazhdim:

    Keshtu u ndame me vellane. Takim midis hekurave te burgut te Burrelit. Iku dhe nuk u pame me ne jete. Ne vitin 1950, Manush Myftiu, ky njeri i zi i Vlores, i pergatiti kalvarin e vdekjes vellait tim. Hulusiu u arrestua ne Tirane me akuzen gjoja "thirrje per lufte dhe agjitacion e propagande". Ishte koha mbas ngjarjes se bombes ne Ambasaden Sovjetike ne Tirane. u ekzekutua i bardhi vella me vdekje me pushkatim. Nje dite ne burg mora gazeten "Zeri i Popullit" dhe ne faqet e saj lexova edhe emrin e tim vellai qe ishte arrestuar. Pas arrestit shoh prape emrin e tij midis te denuarve me vdekje. Nuk m'u dhimbsen aspak vuajtjet e mia, sa vdekja e tim vellai qe u pushkatua pa faj. Ishte ne moshen 39 vjecare. I la ne udhet e jetes gruan fisnike Bejxhe dhe femijet Bashkim, Vera, Dhurata. Ate here ne shpirtin tim linden keto vargje:

    Ti vdiqe nga plumbat e te liqve, vella,
    se zemra jote mbante shpresa te medha.
    Ike si ylli qe le pas vegimin,
    si lule Kanine qe le pas kundermimin.
    Ky shpirt im rende u plagos,
    pse vreri i zi i jetes nuk m'u sos!

    Viti 1951. Ne oborrin e burgut na mbledh inspektori i Kampeve e Burgjeve te Ministrise se Brendshme, Faslli Jaho, nga fshati im Kanina. Na lexoi listen e te burgosurve e tha: "Shteti ka nevoje edhe per kontributin tuaj. Do punoni per perkthimin e literatures boterore". Ishim Koco Tase, Kudret Kokoshi, Andon Kozmaci, Arqile Tase, Petrit Velaj, Et'hem Cara, Arshi Pipa, Tasim Spahiu; Sbaudin Resuli Xhevdet Kapshtica, Sami Bitincka, Foto Bala, Ylber Starova, Mihal Zallari... Qysh ate dite na trasferuan ne burgun e ri te Tiranes. Aty gjetem edhe intelektual te tjere te shquar te vendit: Xhemal Frasheri, Osman Kazazi, Myfit Bushati, Hamit Keci, Reshat Karapici, Haki Karapici, Ebehet Bega, Nusret Sazani, Nexhat Tartari, Bujar Doko, Xhevat Kallejxhiu, Haki Tafai, Beqir Ndou, Fiqiri Llagami, Gjergj Bubani, Namik Kacaruhu.

    Te nesermen na mblodhen ne nje salle te madhe e na thane se cilat ishin nga veprat e letersise boterore qe do te perktheheshin ne gjuhen shqipe. U ndane grupet e punes, nga tre vete sebashku. Une isha ne nje grup me Tasim Spahine dhe Arshi Pipen. Puna ishte e ndare keshtu: njeri perkthente, tjetri shkruante e redaktonte, i treti korigjonte. Cdo jave nderroheshim duke zevendesuar njeri-tjetrin. Kjo pune zgjati gati dy vjet. Grupi yne perktheu: "Konspiracion i madh kunder Rusise", "Iluzionet e humbura", "Fausti" i Getes dhe vepra te tjera qe duheshin per shtepine botuese dhe Radio Tiranen.

    Pergjegjes te gjithe punes kishim zotin Beqir Ndou, Fiqeri Llagamin. Te dy kishin korrektesi dhe respekt per punen tone. Fiqeri Llagami ishte lauruar per gazetari ne Paris.

    Shperblimi i kesaj pune ishte vetem kamzhikosja jone, nje nate pa hene, ne tetor-nentorin e vitit 1952. Pastaj na cuan ne burgun e Burrelit. Atje na priti nje xhelat tjeter, "dhembeskermituri" Xhipe Mersini, drejtori i ri i burgut. Nje shoku im thoshte me te drejte se Xhipja ishte "Kuazimodoja i Hygoit". Sa zbritem nga makinat, na doli perpara duke na thene: "Pse, more derezes, nuk dini mire te perktheni..." Na perplasen neper biruca dhe disa i rrahen e i sakatosen.

    Nentori i vitit 1952. M'u kujtua nje kenge popullore per flamurin dhe Ismail Qemalin:

    Ne Vlore foli prefekti,
    moj Vlor-o Kanino,
    po vjen Smaili nga deti,
    eshte i gjalle a i semure,
    ka mbush' duart me flamure!

    Ne burg kisha mesuar edhe nje vjershe te bukur te At Pjeter Meshkalles. E recitova nje dite ne dhome mes shokeve te burgut:

    Un jam Shqiptar! A e njifni ju flamurin,
    Kete flamur shejt, qi para del kuq e zi?
    Kto bojna t'bukura bajn' me dite arbenori,
    se t'paret e mi kane dekun ne Liri.
    Mbi shkrepa t'malit - ne fushe e are,
    Shqiptar un jam - e due me ken shqiptar!

    Pas tre muajsh perseri nga Ministria e Brendeshme na thirren ne oborrin e burgut. Kesaj radhe rreshtimi yne u be per ne kampe pune. 1953...1956 ndertime... kanale, Tirane... Tirana e Re, ... Terbufi??? Ne vitin 1957 trasferuan ne burgun e Vlores. S'kaluan dy tre jave dhe aty se bashku me disa shoke rrahem disa spiune, te cilet ishin me ne te burgosur, por ishin vene prej kohesh ne sherbim te Sigurimit te Shtetit. Shqetesime te tilla kishim qysh ne burgun e Burrelit. Na kishte ardhur shpirti ne maje te hundes me ta. Bisedat qe benim ne kohen e lire i trasmetonin ne kanalet e tyre. Per shkak te rrahjes se tyre ne organizatoret, mua dhe Ceno Caushin nga Hekali, na trasferuan perseri ne Burgun e Burrelit, ne izolim. Izolimi na u be ne cdo qeli me vehte. Na u ndaluan edhe takimet e ushqimet nga shtepia.

    Nje dite ne qeli, na erdhi "nje kafshe me fytyre njeriu". E quanin Luftar Jaho Bolena. Mbaja mend se vellain e tij, Faslli Jahon qe e kisha mik e kishin pushkatuar shoket e Luftarit ne vitin 1945. Ai na thirri dhe na kercenoi: "Edhe kockat do t'ua bluajme, neqoftese ju diskreditoni elementet tane informative".

    Zoti e deshi qe pas gjashte muajsh izolim, une dhe Ceno Caushi dolem gjalle, te bere kocke e lekure, nga keqtrajtimi. Sipas rregullit te burgut ne kesi rastesh, kaluam ne nje vizite mjekesore tek mjeku i lire per burgun e Burrelit, zoti Qazim Bakalli. Sa here lindte nevoja per vizita te tilla, ai thirrej nga komanda e burgut. U gezova kur e pashe, pse vellain e tij, Emin Bakallin, ish nxenesin e shkolles teknike te Harri Fullcit e kisha mik dhe bashkevuajtes.

    Doktori fisnik e bujar, kur me pa mua dhe Ceno Caushin i erdhi shume keq. Me nje nervozizem te brendeshem shenoi mbi kartele! "Te perjashtohen nga kampet e punes". Sa here binte biseda per doktor Qazim Bakallin, shume te burgosur lavderonin humanizmin dhe bujarine e tij. Ai sherbente ne spitalin civil te Burrelit dhe shpesh kursente nga barnat e atij spitali, apo blinte edhe vete neper farmacite e Burrelit e te Tiranes, vetem e vetem te ndihmonte te semuret e burgut te Burrelit. Shume lehte mund ta dalloje opozicionin e tij ndaj Komandes se burgut, kur rekomandonte trasferimin e te burgosurve per ne spitalin e Tiranes. Mire e thoshte Pater Marshkalla: "Ket' njeri na e ka pru' i madhi zot, me ndihmue te burgosurit ne hallet e veta." Shume prej nesh, te cilet kemi qene ne gjendje te rende shendetesore, na ka mbajtur ne kete jete, vetem doktor Qazimi.

    Me kujtohet nje dite: me thirri ne infermeri dhe duke me vizituar, me ze te ulet doktor Qazimi me tha: "Megjithate vuajtjet e medha qe po heq, nuk ke ndonje semundje te madhe ne trup. Vecse, une po shenoj ketu nje diagnoze, per t'i paraprire puneve te renda ne kampet e punes." Keshtu ai beri edhe me te burgosur te tjere.

    Ne burgun e Burrelit, vazhdimisht vinin kontigjente te reja te burgosurish nga burgjet e tjere te vendit: Vlora, Berati, Shkodra, Tirana si dhe kampet e perqendrimit; Veribobe, Thumane, Zadrime, Shtyllas, Maliq, Spac, Bulqize, Tepelene... Ndermjet atyre kontigjenteve kam parasysh te riun esmer Musa Sina, nga Peshkopia e Dibres, te cilit pasi i kishin vrare babain e kishin denuar me 25 vjet ne burgun e Burrelit. Me mbushte me humor edhe Dilaver Premti, i biri i atdhetarit Rrapo Meto - Premti, nga Vranishti i Vlores. E kisha njohur nga afer xha Rrapon. E vrane komunistet ne vitin 1943, sepse ishte njeriu me me influence ne Lumin e Vlores. Gjate viteve te luftes se Dyte Boterore, kisha degjuar shume histori per burrerine e Rrapo Metos, ne krahinen e Mesaplikut dhe Kurveleshit e Poshtem. Edhe te birin Dilaverin e denuan me dhjete vjete burg. Ishte vetem 15 vjec kur e burgosen. Aty u denuan perseri, gjoja, per organizim me burg te nje grupi kunder pushtetit popullor sebashku me Maliq Koshenen, Bego Gjonzenelin, Hamdi Gjonin, Pirro Xhezon, Dervish Hodon, Petref Agajn, te cilet u denuan me pushkatim. Meqense Dilaveri ishte ne moshe te vogel u denua vetem dhjete vjete. Dilaveri mbajti nje qendrim burreror neper burgje e kampe. Nuk e ndihmonte njeri, pse sic me thoshte, ne fshat kishte vetem nenen plake, e cila po rriste dy vellezerit e tij me te vegjel.

    (Vijon)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjenerali Petrit Dume dhe kuajt..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 08:24
  3. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  4. C++ - Katėr mėnyra pėr tė shoqėruar njė objekt me njė dritare
    Nga Neritan Hyso nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39
  5. Dr. Petrit Selenica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 11:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •