Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Veshtruse..

    Kur ka dale ky libri i z Petrit dhe a gjendet neper librari?

    Rron z Petrit?

    Leri tė tera punet e shtėpisė e vazhdo shkruaj pjeset e tjera..

    Enciklopedi eshte ky liber..

  2. #42
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Veshtruse..

    Kur ka dale ky libri i z Petrit dhe a gjendet neper librari?

    Rron z Petrit?

    Leri tė tera punet e shtėpisė e vazhdo shkruaj pjeset e tjera..

    Enciklopedi eshte ky liber..
    Brari, versioni qe kam une eshte botuar ne vitin 1994 nga Shtepia Botuese "Naim Frasheri".

    Nese gjendet ne librari sot, nuk e di. (Ka qene dhurat...)

    Do mundohem ta mbaroj sa me shpejte....

    Pershendetje.

  3. #43
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    vazhdim:

    Ne shoqerine tone ishte edhe i riu smokthinjot Myfit Malaj, trim dhe i pamposhtur ndaj diktatures komuniste. Me tregonte se e kishin rrethuar ne arrati milicet e Gani Vajzes. Se bashku me Sali Azemin. Saliun e pushkatuan, kurse Myfitin, meqenese ishte i vogel, e denuan me 25 vjet. Ne burg ishte dhe i vellai, Eqerem Malaj. Midis te burgosurve te tjere, zura mik edhe djaloshin 14 vjecar, Selman Pazon nga Vranishti i Vlores. Ishte fare femije. E pyeta nje dite se c'kishte bere. Me tha: "Isha coban me dhi ne malet e Vranishtit. Me akuzuan se, duke veshtruar pertej nga deti ku dukeshin ishujt e Greqise gjoja do te arratisesha per ne Greqi. Te te them te drejten, more vella, kur me arrestuan per here te pare pashe Vloren time te dashur, per te cilen me kishin folur me aq zjarr babai dhe gjyshi. E pashe Vloren duarlidhur sic me zbriten nga Vranishti." Te reqethnin rrefimet te tilla. Nuk me hiqen nga mendja as tregimet e mikut tim nga Verzhezha e Skraparit, Jace Kapllanit. Familja e tij ishte denbabaden me tradita te medha atdhetare ne kete krahine te vendit. I kishin pushkatuar dy vellezer. Me parimin e luftes se klasave, te kesaj murtaje komuniste, me thoshte se: "Edhe qente e macet e fisit tim i shfarosen. Nuk ta them me shaka. Kur te kthehem nga burgu nuk di ku te shkoj...". Keshtu kishte ndodhur edhe me mikun e shokun tim te femijerise, Burim Kokoshin. Kur u ridenua te gjithe te burgosurit thoshin se ai u denua per ndershmerine e tij te madhe. Ne akt-akuze shkruhej: "Si pinjoll i fisit te Kokoshajve vendi yt eshte mes prangave." Burim Kokoshi i urte, stoik e studioz e perballoi burgun e Burrelit me ndershmeri. Me thoshte se ishte ne gjendje ekonomike rende pse "konfiskimi i shtepise i kishte perfshire edhe macen qe e donte shume. I kishte pelqyer oficerit te sigurimit te Shtetit. E mori ne traste dhe iku...". Une si familje e vjeter Vlonjate mund te them se Vlora nuk mund te kuptohet pa Kokoshajt dhe Kokoshajt nuk mund te kujtohen pa Vloren. Nje fis autokton, me qendrim atdhetar te pakten keta 2-3 shekujt e fundit. Nga gjiri i ketij fisi kane dale atdhetare e intelektuale te medhenj.

    Vetem kjo familje kaloi nje kalvar te vertet te ferrit komunist: U pushkatua Abdi Kokoshi juristi i njohur i vendit, e vrane Meto Kokoshin, e denuan me vdekje Kudret Kokoshin e Engjell Kokoshin, me burgim te gjate atdhetarin e njohur vlonjat Qazim Kokoshin. Dhe ja tani ne burg ishin edhe Burim Kokoshi e juristi Fatosh Kokoshi.

    Bashke me fisin Kokoshaj, Vlora krenohet edhe me fisin binjak te tij: Sharrajt. Te njejtin fat paten edhe keta. Ceno Sharra, vaditi me gjak rruget e Durresit kunder rrebeleve te Haxhi Qamilit. Dora e krimineleve goditi edhe Azis Sharren, i cili u vra prej tyre ne rruget e Vlores. Muharrem Sharra u pushkatua ne vitin 1945, ndersa inxhinieri Abdi Sharra edhe me litar ne gryke thirri: "Rrofte Shqiptaria", tri here.

    Une vete e kisha njohur nga afer Abdi Sharren. Ne bisedat me te kushdo nga ne me te rinjte shikonte si ravijezohej nje Shqiperi me konture europiane.

    Gjithe qytetit te Vlores, i mbeti ne mendje arrestimi e torturat qe ka hequr Lekmi Sharra. Burreria e atdhetarizmi i Shyqyri Sharres shkoi deri atje, sa disa dite para se te dilte nga burgu, ai nuk pranoi te bashkepunonte me Sigurimin e Shtetit. Pas kercenimeve e torturave qe i bene, preu damaret e duarve me brisk, dhe vdiq ne burg ne ndershmerine e tij. Kalvarin e gjate te burgosjeve te Sharrajve e mbyll Astrit Sharra, i cili edhe ai erdhi ne burgun e Burrelit. Aty u semur rende nga kanceri dhe nuk e preku njeri me dore. Vetem une dhe Abdurrahman Kreshta, iu perkushtuam nje vit. Ai renkonte e lengonte gjate. Pas 7-8 muajsh vdiq. I kishte lene amanet te motres, qe kur te dilnim nga burgu, te vinte e te na falenderonte, per sherbimin qe i kishim bere.

    Ne ferrin e Burrelit kam njohur shume te tjere, midis te cileve nuk mund te le jashte kujtimeve te mia edhe djemte e atdhetarit te legjislatorit Hasan Dosti. Sapo u lirua nga burgu djali i Hasanit, Viktor Dosti, Sigurimi i Shtetit menjehere arrestoi dhe burgosi te dy vellezerit: Tomorr Dosti e Leka Dosti. I njoha nga afer ne burgun e Burrelit dhe kampet e punes. Ishin dy te rinj te denuar nen akuzen: "Tentative arratisjeje". Temperamente te kundert, por me nje karakter te perbashket. Tomorri impulsiv e sanguin, ndersa Leka teper flegmatik dhe i urte. Qe ne takimin e pare shprehnin njerzillekun e tyre te madh dhe kulturen atdhetare qe mbartnin. Me ka bere shume pershtypje sa ata vuanin ekonomikisht. Nuk kishin njerez qe t'i ndiqnin pas. Ndihme ekonomike nuk pranonin nga askush, qofte edhe nga ne miqte e tyre te ngushte. Kishin kryer vetem gjimnazin. Gjate kohes se burgut mesuan gjuhe te huaja dhe lexonin parreshtur autore te letersise Europiane.

    Si nje vegim i bukur i jetes se burgut me shfaqen portretet e klerikeve fetare. Ne burgun e Burrelit kam njohur Afiz Ali Krajen, e klerit islamik, si dhe Baba Barjalin e sektit Bektashian. Ndera nga kleri ortodoks, midis prifterinjve te shumte, me vezullojne figurat e medha te patriotizmes e klerit ortodoks shqiptar, Hiresia e tij, imzot Vissarion Xhuvani. E kam njohur ne kushte te renda te izolimit te burgut te Burrelit. Me nje kulture universale. Me mbante afer e ne kohen e lire, me rrefente shume nga jeta e tij, per mbrojtjen e Kishes Autoqefale Shqiptare, per imzot Nolin, Luigj Gurakuqin, Lef Nosin e atdhetare te tjere. Me kujtohet kjo rrefenje me mikun e tij Luigj Gurakuqin.

    ...Ne vitin 1924, hiresia e tij Vissarion Xhuvani ishte Kryetar i Parlamentit Shqiptar te kryesuar prej Fan Nolit. Nje dite, ne fjalen e vet Luigji nxehet dhe e tepron pak duke dale jashte temes. Vissarion Xhuvani, ne detyren e kryetarit, i drejtohet Gurakuqit me keto fjale: "...Pusho, more kastravec, mjaft me ato debatet e tua!" Pas pushimit te zakonshem deputetet kthehen ne salle. Disa kerkojne nga Hiresia t'i kerkoje falje Luigj Gurakuqit per fyerjet qe i kishte bere. Dhe Hiresia e tij, cohet dhe duke iu drejtuar salles u thote: "Zoti Luigj Gurakuqi ju kerkoj ndjese dhe fyerjet qe i bana i marr pas". Ne kete cast eshte ngritur Luigji dhe i thote: "Hiresi, ju faleminderit per qortimin qe i bete ndergjegjes suaj duke thene se fyerjet; 'qi me bate i muerrt pas.' Po kastravecin qe me akuzuat?!"... Hiresia, duke e prere shkurt muhabetin pergjigjet: "Edhe kastravecin e marr pas." Dhe vazhdoi t'ia jepte fjalen dikujt tjeter. Gjithe salla kishte qeshur. Atehere e kishte kuptuar lapsusin Hiresia.

    ... Per nje kohe te gjate ne burgun e Burrelit kam qene ne nje dhome me te. Here-here krijoheshin caste humori. Kur po largohej nga burgu Hiresia Vissarion Xhuvani, pse i beri vitet e denimit, u pershendet me te gjithe ne. I fundit perqafohet me te profesor Mihal Zallari. Kishin qene miq familjar. Duke u pershendetur mbeti me gjate me te, duke i perqendruar me mire syte tek ai. U kthye nga ne e na tha: "Mbeci me shendet. U pjekshim shendoshe ne nje jete te lire..." Dhe, duke u larguar shpertheu ne vaj. Mirepo, ne kete kohe, Xhevdet Kapshtica, qe shfrytezonte rastet per te bere humor, i drejtohet profesor Zallarit: "Profesor, perse kur u nda hiresia t'i nguli syte aq gjate dhe shpertheu ne vaj?" Zallari ia ktheu: "Xhevdet, hiresia e tij, ka dashuruar tmerresisht gjyshen time. Meqense une i ngjaj asaj, atij iu faneps gjyshja dhe ia dha vajit...". Te gjithe qeshem me gjithe zemer.

    Ne burgun e Burrelit u njoha e u miqesova edhe me korifeun e klerik katolik, Pater Pjeter Marshkalla. Burre i imet, me nofulla te dala, ballet te vegjel, sy zhbirues.

    Vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 13-04-2005 mė 14:24

  4. #44
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    vazhdim:

    Te folurit e tij ishin te ngadalshem, sikur vinin nga thellesia e viteve. Pervec teologjise e filozofise kishte edhe nje kulture tradicionale europiane. Kjo figure klerikale na qendronte prane, si nje shenjtor qe kishte zbritur ne burgun e burrelit, per t'i dhene pak drite shpirtit tone te copetuar nga torturat. Pader Pjeter Marshkalla ishte njeri qe dinte pse vuante, por per perkushtrimin e tij fetar, dinte edhte vdiste.

    Aty nga viti 1948, na erdhi ne burg Bedri Spahiu. Na mblodhen ne oborrin e burgut. Ai, hipur mbi tarracen me suiten e vete, na mbajti nje fjalim. Midis fyerjeve te tjera, na tha qe edhe mishin e grave tuaja, o te burgosur, ne do t'ua bejme placke tregu...". Kjo ngalli nje revolte tek te gjithe. Pater Marshkalla, me kurajon e tij civile, qe nga oborri i burgut ia pret fjalen: "Marre per ty o kelysh sllavi, qe flet keshtu per grate e motrat tona dhe te tuat. Ishallah, kjo qe thua te mbifte ne dere per vuajtje, e jo per turp...". Dhe me te vertete, pas ca kohe, kur Bedri Spahiu u fut ne burg si armik i Partise dhe popullit, e shoqja i fshinte rruget e Elbasanit.

    U grinda me Haxhi Lleshin e Beqir Ballukun, sepse i kundershtova per varferine qe perjetonte populli shqiptar. U denova me nje muaj izolim. Pater Marshkalla, bente c'ishte e mundur, per te me ndihmuar me ndonje send nepermjet sportelit te biruces. Nje dite, nga racioni i tij me solli nje cope buke. Roja e kapi. Komanda e burgut e denoi me nje muaj izolim; ashtu si dhe mua.

    Pater Marshkalla ishte shume bujar. Ushqimet e veshjet qe i dergonin ithtaret katolike nga qytetet e fshatra te vendit, i shperndante nder te burgosurit e tjere. Me kujtohet se nje dite, binte debore. Ishin dite te ftohta. Kishim dale ne mengjes ne oborr. Duke me pare mes te burgosurve te tjere me therret e me thote: "Petrit, i ftohti dhe e keqja na xuni, u bane bashke. I madhi zot do t'na ndihmoje me dale qi kendej gjalle e me selamet...". Mbasdite te ftohtit ishte shtuar edhe me shume. Ma beri me dore dhe me thirri menjane. Me thote: "Urno, merre kete fanelle leshi. Aty asht edhe benevreku i leshit. I tash vishi. Keshtu ka urdhnue i madhi zot... Due me t'pa vede qi i ke veshe, se keshtu qetohem..."

    Ne burgun e Burrelit u miqesova edhe me shume bashkepunetore te Pader Marshkalles, sidomos me Dom Shtjefen Kurtin e Dom Gjergj Bicin. Dom Shtjefen Kurti ishte nje burre i beshem, i pamshem e fisnik. Fjalet e tij i dilnin prej goje, me kujtonin kenget e bukura te lahutave shqiptare qe flasin per legjendat e vllavrasjes, gjakmarrjes... Gjithe jeten punoi per katolicizem dhe shqiptarizem. Me erdhi keq kur mesova se u pushkatua ne vitin 1969, me grupin e Ngurrezes, ne Bregun e Matit.

    Edhe Dom Gjergji Bici e Pater Aleks Vacli ishin njerez me nje kulture te gjere kleriko-laike. Pater Aleksi me thoshte: "Petrit, ju qe jini ma te rinj, u rrefeni, more bir, keto krime te djajve te kuq". Midis figurave te tjera fetare, ne jeten e burgut kam njohur edhe: Ndoc Vaten, Bernandin Shllakun, etj.

    Ne burgun e Burrelit, ne dhome, per nje kohe te gjate kam patur edhe dy miqte e mi te ngushte: Xhevit Mehillin dhe Pelivan Azisin. Profesor Xhevit Mehilli ishte i vellai me nene, i avukatit nacionalist Skender Luco. Pelivan Azisi, ishte i vellai i Azis Sako Azisit, komandantit te njesitit gueril kunder okupatoreve te vendit, gjate luftes Antifashiste.

    Xheviti ishte perbri meje me dyshek. Njeri i ndershem, i urte, me kulture dhe me nje qendrim te prere. Pelivani, njeri arsimdashes, flegmatik, i qarte ne mendime. Tek e shihja qe rrinte ne oborrin e burgut gjithnje pas zotit Arqile Tase, duke bizeduar e perfituar prej bagazhit te tij kulturor dhe edukates europiane, gezohesha me gjithe shpirt. Te dy, profesor e nxenes, me dukeshin si filozofi i madh grek Sokrati me nxenesin e vete Alqiviadhin. Fjalet e urta e te mencura qe nxirrte Arqile Tasi prej goje, ishin per Pelivanin nje maksime. Pelivanit i pelqenin shume vargjet e Henlit ne poezine "I pamposhturit", te cilat na i citonte shpesh.

    Ndodhi qe une, mora persiper fajin qe beri nje i burgosur tjeter, i cili ishte shume i semure. Roja e burgut me denoi me nje muaj izolim, pa xhakete e pantallona ne biruce. Ishte zakon qe, pas nje jave ne izolim, te sillnin nje batanije. Roja shkoi dhe mori batanien tek dysheku im. Ne vend te batanies me solli nje cull, me lesh dhie. Me pyeti: "Yti eshte ky cull?". U pergjigja: po. E njoha ai ishte culli i Pelivanit. Sic duket, mendova, Pelivani duke pare mbulesat emia te dobeta, i zvendesoi ato me cullin, i cili ishte me i ngrohte per ne biruce. S'kaluan as 3-4 dite, dhe dikush kallezoi qe culli ishte i Pelivanit. Komanda filloi hetimin nga te dyja anet. Por, kur pane qendrimin tone te prere, nuk e zgjaten shume.

    Ne vitet '60 kur diktatori Enver Hoxha u prish me patronet e tij Ruse, nder kampe e burgje filloi njefare zbutje ne sjelljen me te burgosurit. Komanda e burgut u afrua disi duke thene se: "vertete ju jeni te burgosur politik, por ju e doni Atdheun njesoj si ne. Po keshtu edhe flamurin e Shqiperise." Filluan te na mbanin konferenca brenda ne burg. Na thoshnin se, po qe se vendit tone i kanoset ndonje rrezik nga armiqte, do te vdesim sebashku ne nje front per mbrojtjen e tij. Ndonje nga ne u bind nga "perrallat komuniste" por shumica nuk u zinte bese. S'vonoi shume e sapo u lidhen me Kinen e Maos, neper burgje e kampe filloi: hazreti dajak.

    Na erdhi ne burg per vizite, ministri i Puneve te Brendeshme Kadri Hazbiu. Si mbaroi pune zyra, i kerkoi Mefestofelit Banush Goxhi: "Ne cilen qeli eshte izoluar Petrit Velaj." Duke pershkruar koridorin e ngushte, erdhi drejt ne qeline ku me kishin izoluar. Me dha doren. Pasi me pyeti per shendetin, iu drejtua atyre qe e shoqeronin: "E kam patur shok gjate shkolles Tregetare dhe luftes Antifashiste. Ky eshte ne burg. Une u bera minister. Kam ne dore t'i bej edhe mire edhe keq. U ndame se ky donte Shqiperine Etnike. Por ja qe gaboi, ja ku ka perfunduar." Pas kesaj me thirri ne nje nga zyrat e burgut. Aty me tha keto fjale: "Degjo, Petrit, po te flas si ne vitet e shkolles dhe te Luftes. Dua te ndihmoj. Te propozoj qe qysh neser, te vish e te punosh ne Ministrine e Puneve te Brendeshme. Kjo do te bej te mundur qe ti te dalesh prej kendej. Mund te te nxjerrim edhe jashte shtetit per sherbime sekrete. Puna qe do te besh ti, do t'i vleje Atdheut, Partise dhe familjes tende...Une po te dal nga borxhi. Pergjigjen po deshe jepe tani, ndryshe mund te pres edhe 3-4 dite. Ti si thua?" Une nenqesha aty per aty ia prita: "rruga qe ke zgjedhur ti, nuk eshte e denje per mua...". Dhe nuk e zgjata biseden me tej se ndjeva nje neveri te madhe per keta gjerpenje. Kadriu u zemerua. U ngrit ne kembe dhe ne ecje e siper leshoi ca gulcima, si nje i dehur qe fliste me vete. Me kaq u ndame. Ate nate fjeta vone. Nder mend me silleshin vitet e shkolles Tregetare ne Ujet e Ftohte, Lufta Antifashiste, ceshtja kombetare... Miq e shoke...


    Vijon...

  5. #45
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    vazhdim:

    Kishin kaluar vetem pak muaj dhe mua nuk me hiqej nga mendja dhelperia e Kadri Hazbiut. Pas disa vjetesh isha me shume te burgosur te tjere, ne kampin e punes ne Tirane. Punoja ne betonimin e nje pallati, ne Tiranen e Re. Kadri Hazbiu qe po inspektonte te burgosurit, sa me pa qendroi dhe nga larg pyeti per shendetin. Ishte veshur e puplosur me uniformen e gjeneralit. Me gjeste trashanike u kthye nga shoqeruesit e vet, shtriu doren drejt meje dhe tha: "Dikur ky ka qene shoku im i shkolles dhe femijerise. Tani eshte katandisur ketu...". Dhe me pyeti: "Apo, jo Petrit?". Une lashe karrocen me beton dhe iu pergjigja qetesisht: "Ke te drejte, shoku Minister. Po brenda ketij trupi te veshur me keto lecka, mund te gjenden ideale kombetare me te medha se aty..." dhe i tregova trupin e tij. E ndjeva qe nervozizmin e mbante perbrenda. Me erdhi me prane dhe duke ckermitur dhembet e pare, ne menyre cinike me pyeti: "Petrit, kush do te rroje me shume, une apo ti?". Me natyren time gjysme te heshtur iu pergjigja: "Vetekuptohet qe une!" Kadriu u nxi i teri dhe midis tersellimes vulosi fjalet qe nuk ishte e mundur te rroje une me gjate. Po une kembengula: "Une, zoti minister, pse une fle i qete cdo mbremje, sepse mendoj mire vete dhe per njerezit. Kurse ty, nuk te ze gjumi se ke do arrestosh, kujt do t'i besh keq..." Nuk e zgjati me, vetem mbaj mend se me tha perseri se ai do te rronte me gjate, pse ishte minister dhe nuk i mungonte asgje: "Ti Petrit e ke jeten ne dore te tjeter kujt."

    Pas ca kohe, Kadri Hazbiu kishte shkuar ne fshatin Mavrove te Vlores, tek Sami Osmani. E shoqja e tij, Nazmia, eshte cupa e halles sime, Sados. Ne darke e siper, kur ishte shtuar muhabeti, Nazmia e paskish pyetur Kadri Hazbine: "Po ate kusheririn tim, qe o dergjet ne Burrel pse nuk na e liron?" Kini qene dhe ne shkolle bashke...". MInistri i Puneve te Brendeshme i paskish dhene kete pergjigje: "Me ate koke qe ka Petrit Agai, atje do te kalbet, neper burgje..."

    Nga fundi i vitit 1960, nepermjet mikut tim Ilmi Xhaferri, mora nje telegram nga familja: "Babai nderroi jete 20 dhjetor. Fehmiu". M'u dhimb shume babai. E moren vesh edhe te burgosurit e tjere. Ne mengjes u grumbulluan ne oborrin e burgut e me ngushellonin. Keshtu nje jave. Nje mbremje tek po rrija ne dyshekun tim neper mend me erdhi babai i dashur dhe une bera vargjet:

    Babai im si lisat e Kanines
    u rropat nder halle e derte,
    na rriti ne femijeve camarroke
    me fjalen e embel si fisnikeri shprese!

    Koha e vrau e hallet e mplaken
    jeta e tij - pergjakur nen diktature,
    portreti i tij perhere me shfaqet
    me kengen e shpreses qe i mbeti ne buze!

    Dite te tera rrija e recitoja me vete kete vjershe. Kishte kaluar pak kohe qe kur babai per te fundit here me erhdi ne burgun e Burrelit. Erdhi papritur e pa lajmeruar, sic kishte ardhur edhe here te tjera. Keshtu kishte ndodhur edhe me nenen. Une nuk doja qe ata te rropateshin udheve te gjata qe nga "Stepat e Vlores". Fjalet e tij, kur do ndaheshim ishin: "Petro, biri im, te dua gjithnje te ndershem. Te keqen babai, mos me turpero. Kjo eshte deshira ime dhe e nenes, Feruzese." Iku nga hekurat e burgut duke kthyer edhe nje here koken prapa. E dija se qerpiket iu lagen me lotin e nxehte. Qe atehere ashtu me vinte perpara portreti i babait.

    Pas pak kohe, aty nga viti 1962, erdhi te me takonte motra ime Fatime. Ajo me tha se kishin burgosur edhe vellain tjeter, Fehmine. Akuza: "Agjitacion e propagande kunder Partise e Pushtetit Popullor". Denimi - dhjete vjete heqje lirie. Tani, nena ime Feruze mbeti vetem me nusen e Fehmiut, Hanene dhe djalin e tyre Shpendin, kater vjecar. Gjate njezet vjeteve te burgut, vuajtje te medha beri edhe motra ime Fatime. Ajo mbeti pa burre, sepse Galip Haxhiu, i shoqi, i biri i atdhetarit Osman Haxhiu, ishte arratisur* jashte vendit qysh ne vitin 1944. Ajo kishte tre femije, si pellumba: Mexhitin, Pellumbeshen dhe Napolonin. Fatimeja e Haneja, qe qendronin prane prinderve me kane ndihmuar shume ne burgun e Burrelit. Neper bore e neper zheg te diellit, babai, nena, Fehmiu, Fatimeja, Haneja vinin ne Burrel neper udhet e veshtira e shpesh i zinte nata e flinin tek Ura qe shkon per ne Klos. Edhe kur ra ne burg Fehmiu, e shoqja vinte te me shihte ne burgun e Burrelit. Edhe Bejxheja, e shoqja e Hulusiut, kur isha ne burgun e Tiranes me vinte per takim me ushqime. E shoqeronin femijet e saj te vegjel: Bashkimi me Veren. Nuk i shikoja dot femijet e vegjel te pritnin me ore te tera tek dera e burgut. I them kunates, Bejxhese: "E dashur kunate, e kuptoj qe dicka te shtyn te vish tek une. Te lutem, ketej e tutje mos me hajde me. Nuk i shikoj dot femijet perballe telave te burgut..."

    Disa muaj para se te perfundoja denimin, aty nga qershor - korriku i vitit 1964, me transferuan ne kampin e punes ne ndertimin e objektit te Uzines se Superfosfatit ne qytetin e Lacit. Atje nisa te mesoj e te punoj ne profesionin e hekurkthyesit. Brigadierii hekurkthyesve ishte nje burre shtat mesatar, Seit Coku e quanin. Pas dy-tre diteve me erdhi prane e tek po thyeja nje hekur me thote: "A te kujtohem une, more Petro?" Ngrita kryet e pashe dhe njehere dhe i thashe se jo, nuk me kujtohej. Ai me shpjegoi se ishim takuar, para njezet e ca vjeteve te shkuara, ne tetorin e vitit 1944. Kishte qene komandant i toges se Brigades 23 partizane. Ishte ai qe me shoqeroi me skuadren partizane per t'u pushkatuar ne shtabin e Brigades. "Qe fati yt, me tha, qe erdhi profesor Mihal Prifti e me urdheroi te te shoqeronim per ne shtabin e Korparmates se Pare, ne malin e Dajtit tek Hysni Kapua." U kthjellova dhe hyra ne bisede me miqesisht. Seit Coku ishte i vellai i dy deshmoreve qe u vrane ne Luften Antifashiste. Me tha: "Dikush shpifi qe une kisha nder mend te arratisesha dhe ja, tek me ke ketu..." Po e vereja me vemendje. Ai e ndjeu se nuk po i besoja fjalen e tij, ndaj shtoi: "Te betohem, per gjakun e vellezerve, se nuk kam patur nder mend te arratisem." Gjate kohes qe qendrova aty e zura mik.

    Vijon...

    __________
    koment nga une (Veshtrusja):
    *eh, dhe sa e sa gra te ndershme kane mbetur te tilla per hire te arratisjes se burrave te tyre....

  6. #46
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Fund i pjeses: "Ferri i Dantes - Burreli".

    Kishte kaluar me shume se nje muaj e gjysme dhe une mesova mire zanatin. Kur papritur na vrane nje shokun tone, Eqerem Zekon, nga Gjirokastra. Vrasja e tij ishte pergatitur nga Ministria e Brendeshme. I thane dy roje te kampit qete merrte karrocen e te derdhte jashte telave pleherat qe ishin grumbulluar. Ushtaret e tjeter, nga jashte rrethimit te dyte me tela 5-6 metra brenda kampit, e qelluan me bresheri automatikesh. Mbasdite e rrembyen trupin e tij te hedhur mbi nje karro dhe diku e cuan. Neve na nxoren ne oborrin e uzines. Ishim rreth 2500 shpirt. Kishin ardhur edhe nga Ministria e Puneve te Brendeshme. Komandanti i kampit, Hazbi Lamce, justifikoi vrasjen e Eqerem Zekos. Nje zemerate e madhe pushtoi te burgosurit. Te gjithe protestuan prane komandes se kampit pre kete krim te pabese.

    Nje i ftohte i madh vinte nga gryka e Milotit dhe lumit Mat. Ishte fundi i janarit 1965 kur me vjen ime kunate Haneja, me Shpendin e vogel, e me bie paket cigare, per t'ua shperndare shokeve dhe miqeve para daljes nga burgu. Ne kamp une haja buke bashke me mikun tim prej Shkodre, Rruzhdi Rroi. Me vinte keq te ndahesha prej shokeve emiqeve temi: Luan Koka, Bardhosh Gjonzeneli, Eqerem Cabej, Burim Kokoshi, Neco Cobaj, Mustafa Zeneli, Mustafa Iliazi, etj. Naten e fundit, keta dhe miq e shoke te tjere, u mblodhen rreth meje per te bere shaka e per t'u cmallur per here te fundit. Ne muhabetin gazmor qe ishte krijuar, vjen roja Xhako dhe bertet me te madhe ne krye te kapanonit: "Petrit Velaj, te paraqitet urgjent tek roja i brendshem." U hodhen shoket e me thane: "Petrit, as naten e fundit nuk te lene rehat." Kur shkova atje, papandehur Xhakua, me perplasi per muri dhe me goditi me shqelma. Mes goditjeve me thote: "Lexoje kete urdher denimi te rojes se brendeshme." E mora ne dore dhe lexova: "I denuari Petrit Velaj, te izolohet ne biruce per tridhjet dite vetem me 600 grame buke." Kthehem nga xhelat Xhakua dhe i them: "Po, si do t'i vej hallit se do t'u ngelem 29 dite borxh." Ai nuk e dinte qe une te nesermen lirohesha prej burgu. Kur e mesoi kete ma ktheu: "S'ka gje, me nje nate do t'i lash te gjitha."

    Ate nate, vec meje, neper qelira torturuan edhe te burgosurit e tjere. Te nesermen ne mengjes, telef nga torturat, me hapen deren e biruces dhe me thane: "Lirohesh, por internohesh." Veshjet dhe rrobat e fjetjes ua shperndava shokeve e miqeve se bashku me cigaret e karamelet qe ua dhashe te semureve. U ndame me lote ne sy. Kur shkova tek porta e madhe me xhveshen lakuriq ne dhomen e rojes. Dy ushtare, me kamzhik ne dore po me akerroheshin. Ishin dy e, me kamzhik ne dore, te cilet po me conin ne rrethin e nente te Ferrit. Tek po dilja tek dera e jashtme, nje oficer me qelloi me shkelm papritur duke m'u kercenuar: "Nuk ka dite te bardhe per ty, more ditezi."

    Neper rruget gjysme te asfaltuara te Lacit, i lodhur, i drobitur dhe i habitur. Eca dhjete minuta ne kembe. Papritmas, tek kembet e mia ndaloi nje makine, tip skode. Shoferi, qe nga kabina, me thote: "Per ku je?". Ngrita kryet e pashe fytyren e tij babaxhane dhe iu pergjigja: "Tutje..." pa i percaktuar drejtimin. Degjova zerin: "Hip nalte." Po une u permbajta: "Sa leke kerkon per ne Tirane?" Ai hapi deren e gabines duke turfulluar dhe me tha: "Hip nalte. E di une sa kushton, he burre." Ne kabine te skodes ndjeva te ngrohet. Plaget filluan te me dhembnin edhe me shume. Pasi beme nje cope udhe shoferi me pyeti: "Sa vjet bane?". "Njezet vjet", i thashe. Ai ma ktheu: "Te shkuara, vella. Jeta jone keshtu e ka... Je i dyti qe po trasportoj ne keto udhe te mallkueshme." Une e pyeta: "Po i pari kush ishte?" "Nje vlonjat, e takova ne Burrel, muajin e shkum." Ecem neper udhet e veshtira drejt Fushe-Krujes. Per te ngare muhabetin me tej desha ta pyes perseri: "Zotni...", por ai ma preu: "Mos me thuej zotni, se ka me te ngrane dreqi, po te degjoi njeri...".

    Ne Tirane, sa mbrita drejt e ne familjen e mikut tim te burgut Mustafa Zenelit. Me priten e ema, te vellezerit dhe e motra. Mustafai i kishte lajmeruar per vajtjen time qysh nje jave me pare. E ndjeva veten si ne shtepine time. Vune gramafonin dhe kenget qe perhapeshin me futen mornica ne trup. I dua shume kenget popullore, se mbartin shpirtin e thelle te shqiptarit.

    Fund i pjeses: "Ferri i Dantes - Burreli".

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pader Meshkalla.. e jo marshkalla..

  8. #48
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Pader Meshkalla.. e jo marshkalla..
    falemnderit per korigjimin, ndoshta mund ta ndryshojn moderatoret.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Pershendetje Veshtruse dhe pergezime qe na solle kete liber shume interesant.
    desha te pyesja, a ka me apo perfundoi?
    Flm per pergjigjen.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  10. #50
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga karaburuni
    Pershendetje Veshtruse dhe pergezime qe na solle kete liber shume interesant.
    desha te pyesja, a ka me apo perfundoi?
    Flm per pergjigjen.
    Kenaqesia eshte e imja. Ka me.

    Kur te kem me shume kohe do ta vazhdoj.

  11. #51
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Kthimi ne shtepi. Internim.

    Kthimi ne shtepi. Internim.

    U cova heret. Me tren, me autobuz, me taksi per ne Vlore. Kur udhetonim neper kodrat me ullinj te Bestroves e deri sa mberritem ne Sheshin e Flamurit, dalngadale mbremja ne ngjyre jargavani shtrinte krahet e saj mbi qytet deri tutje mbi det e ishullin e Sazanit. Hodha syt rretheqark Vlores: Qafa e Topit, Qafa e Kociut, Kucbabaja, deri tej ne molin e Skeles... Prane meje frenoi nje taksi. "Per ku jini?" - pyeti shoferi - "Diku dua te vete, po s'di ku te shkoj." "Dreq nga vini, nga Kina qe nuk e gjeni dot shtepine tuaj?" pyeti perseri shoferi. "Afer Kines kam qene..." ..."I kujt familjeje?". Jam i biri i Ahmet Velos...". "Po thuaj, more djale, e kam njohur babain tend. Edhe vellezerit e motren. Mos je Petrit Velua ti?". - Po, bera me koke. Ai u kthye i habitur duke me hedhur doren ne sup me thote: "Po gjalle qenke, more derebardhe? Kam degjuar per ty. Po c'paten me ty?..." Hipem ne makine dhe morem udhen drejt Skeles. Tek fabrika e Orizit, makina preu djathtas. Duke u lekundur neper rruget e ngushta me baltovine dnjeja qe me dhimbnin plaget, pse rruga nderpritej nga disa kanale te vegjel dhe mika hidhej perpjete. Dalengadale iu afruam shtepise. Qendrova te gardhi perpara saj: nje kasolle ne mes te ujit, ndermjet rruges "Adriatiku" dhe Fabrikes se Orizit.

    Sapo degjuan zera dualen ne oborr: Fatua, ime moter, kunatat Bexheja dhe Haneja, niper e mbesa, te shumtet nuk i njihja. Nena ishte brenda ne kasollen - barange, strukur ne nje qoshe. Ishte ftohte. Ju qasa pran, i putha doren dhe i kerkova ndjese per mungesen time te gjate. Nena me lote nder sy tha vetem: "Hallall, o bir, ti kam bere te gjitha. Vuajtjet e tua, nuk jane turp per ne...". Nena u mbajt e forte. Motres Fatime i ra te fiket. Te nesermen, fjala shkoi goje me goje neper tere qytetin, shume erdhen per vizite: Ishin tre kategori njerezish: njerezit e mi dhe miqte qe na donin; disa per kurreshtje, te tjere ishin "pergjuesit". Kaq nete i gdhime duke qare hallet tona. Njezet vjet jete... Mungesa ishte e madhe. Cdo dite qe kalonte me shume e ndjeja mungesen e madhe te babait e te vellait, Hulusiut. Ata qe dikur me keshillonin me fjalet e tyre tani ishin vetem fotografi ne faqen e murit te shtepise. Qe andej, me dukeshin se dicka donin te me thoshnin, prandaj beja e c'beja dhe hidhja shikimin ne faqen e murit. Mungonin edhe dy vellezerit e tjere: Selahedini, i cili ndodhej ne SHBA dhe Fehmiu qe ishte ne ferrin e Burrelit. Ne nje burg ishim, ne Burrel dhe kurre nuk mundem ta takonim njeri-tjetrin. Te pakten, thosha, me keta te dy mase vjen nje dite e takohem. Me vinte si nje vegim kjok dite e takimit me ta.

    Afer mbremjes, nje plak rreth te nentedhjetave therret tek gardhi i oborrit: "O, Petrit Velaj". Nena me tha: "Dil, more bir, shiko se kush te kerkon." Dola. Nje lab kreshnik, si pellazget e mocem, me nje ze qe dilte si nga shpella, me thote: "Po qysh je, more bir? Te shkuara. Shyqyr qe dole me vuxhut... Vetem nenen gjete. U copetuat e u sakatuat..." Nuk e njoha e i thashe te vinte brenda. Nena, sic ishte mbeshtetur tek muri, u cua dhe e pershendeti. Degjova urimin e tij qe i beri edhe nenes: "I pac zogjte rreth vetes, ketej e tutje, moj fisnike...". Pas tij hyri baranke djali i dajos, Kahreman Mezini. Me kishte ardhur edhe ne burg per te me takuar. Erdhi dhe Zako Mustafaraj - nje shok i femijerise. Muhabeti po vazhdonte, por une akoma nuk po e njihja mikun lab. Vec, kur ai u ngrit per te ikur, nena m'u drejtua mua: "Petro, mbaje per darke xha Hyson...". "Po pse, moj nene, Hyso Memushi eshte ky?...". E kisha degjuar qe ai ishte mik i vjeter i familjes sone. Nena, per te plotesuar zbrazetiren qe u krijua ne dhome, tha: "Petro, djathin, gjalpin e gjizen qe te kemi derguar ne Burrel, na i ka dhene per ty, xha Hysua a te keqen... S'te kemi thene se eshte me axhale kjo pune...".

    Ate nate shtruam nje darke, ku vec njerezve te shtepise, ishin edhe miqte tane. Ishte nje cmallje tjeter kjo, e cila nuk mund te harrohet.

    Te nesermen, i them nenes se duhej te shkoja ne Degen e Puneve te Brendeshme per te treguar dokumentat e lirimit. "Mire a te keqen, shko. Po hajde shpejt, Petro!" - me tha nena.

    (Vijon)

  12. #52
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Kthimi ne Shtepi. Internim.

    vazhdim:

    Duke kaluar Sheshin e Flamurit, me zuri syri Kudret Kokoshin. U gezua kur me pa. Me puthi e me perqafoi. Beme nje cope udhe, me tha: "Petro, vdiq halle Sadua. Varrimi behet ne mbasdite. Ben mire te vish...". Halle Sadua ishte e shoqja e Arshi Selfos, djalit te tezes se babait. Ne Kanine te gjithe te moshuarit tregonin se, kur Ismail Bej Vlora shkoi ne kete fshat me 1908, Arshi Selfua ishte ai qe i hapi portat e shtepise duke i thene: "Bujrum Smail Bej, kjo eshte shtepia jote." Ishte njeri i degjuar ne Kanine dhe ne tere kazane e Vlores.

    Ne Degen e Puneve te Brendeshme te qytetit, mbarova pune shpejt. Nje oficer, me kontrolloi dokumentat dhe beri shenimet perkatese ne nje rregjister te gjate. Kur shkova ne shtepi, i dhashe haberin nenes, per vdekjen e halles Sados. U hidherua e shkreta plake, po nuk ngrihej dot te shkonte vete. "Do te shkoj une" i thashe. Nena heshti nje cope here, pastaj ma preu shkurt: "Mire a te keqen, Petro. Po une mendoja qe viziten e pare ti ta beje per rast gezimi...".

    Mbasdite shkova ne Muradije, ne shtepine e halle Sados. Mes heshtjes se rende mortore, midis te tjereve, foli edhe Zako Mustafaraj: "C'eshte ky pikellim kaq i madh?! Per halle Sadon nentedhjete vjecare qe na la uraten? Ajo, more vellezer, vazhdoi Zakua, e ka pare kete dynja me kater sy. Ne u beme kaq dhe s'dime ku bie bota. Halle Sadua, ka qene ne Berlin, Londer, Rome, Paris... Halle Sadua iku e ngopur nga kjo jete...".

    Me kishte thene nena, Feruzeja, kur mori vesh lajmin e vdekjes se saj, se halle Sadua ishte shume hokatare. Grua me kulture te gjere. Kur kishte vdekur babai im, Ahmeti, pas te tretes ajo kishte hapur radion te degjonte muzike. Im eme i kishte thene: "C'ben moj Sado, luajte nga mendte? Yt kunat ka vdekur e ti ngre kenge...". Halle Sadua ishte pergjigjur: "Jo, moj jo, nuk kendoj une. Kendon radioja. E po, te gjalle jemi. Vete Xha Ahmeti e pelqente muziken, mbase e degjon atje ku eshte..."

    Kerkoja pune ne Keshillin Popullor te lagjes "28 Nentori". Me muaj degjoja punonjesin e Keshillit: "Po, pse nuk martohesh? Per kryefamiljaret mund te gjejme ndonje vend...". I thoshja se ajo qe ceshtje personale, por ai sikur nuk degjonte. Gjithnje ne te tijen. Javen tjeter me thirren ne Degen e Puneve te Brendeshme. Po ato fjale edhe atje. "Pse nuk martohesh, apo ke ndermend te arratisesh...". Ikja i merzitur. Ne cdo zyre qe shkoja qarkullonte "dosja e zeze" biografia.

    U fejova me Reskie Toron, te bijen e atdhetarit Refit Toros nga Kanina. Tek kaloja para bankes se shtetit, ne Sheshin e Flamurit, me sheh Namik Xhafa, qe e njihja qysh nga shkolla Tregtare e Ujit te Ftohte. Namik Xhafa njihej ne te gjithe Vloren si njeri shpirtezi. Ne vitet 1945, prokuror i Vlores. M'u lut qe te shkoja ne drejtori. Ishte drejtor i Bankes se shtetit te Vlores. Sapo u futem ne zyren e tij, me dha cigare. Nuk e mora. Me dha kafe. I thashe se nuk e pi. E mori fjalen ai: "E di perse te kerkova? Habitem se si ti u fejove me cupen e Refit Toros ne Kanine. Ai ka qene me Ballin Kombetar...". E pash drejt e ne sy dhe i thashe: "Po mire sikur ta ndaj, ti do te me japesh cupen tende per grua?" Ai u ngrit ne kembe e turfulloi: "Kurre. Bashke nuk qasemi ne asnje drejtim...". Nenqesha me ironi. "Me lere ne hallin tim... Ne e njohim mire njeri-tjetrin...". Ika duke zbritur shkallet me nxitim, pse e lashe te fejuaren Reskie jashte nderteses, tek topat sferik te shatervanit. A thua ate cast N. XH. te kete marre koken ne duar, a thua ate cast zuri te mendonte se sa djem nenash kishte marre ne qafe, kur kishte qene Drejtor i Pergjithshem i Policise se qytetit te Tiranes? Isha i sigurte, sic me kishte thene edhe nje miku im, qe arrestimin e vellait tim, Hulusiut e kishte bere ai se bashku me Manush Myftiun.

    Nena me tha: "Petro, ta bejme dasmen e te mblidhem edhe une me nusen tende." Dhe ashtu beme. U mblodhem nje darke ne, njerezit e shtepise. Asaj nate u cmalla edhe me shume mes bisedave e kujtimeve te te afermve. Doja te degjoja sa me shume prej tyre. Edhe ata donin te mesonin mbi kalvarin e jetes sime.

    Me ne fund flete pune! E hapa dhe lexova: "Petrit Ahmet Velaj - punetor ne Ndermarrjen 'Perlat Rexhepi'." Ne ndermarrje me thane te shkoja ne kantierin e ndertimit te Uzines se Sode PVC. Zanati me dha buke mua dhe familjes.

    Shkova per darke ne Mavrove, tek cupa e halles Nazmije. Aty kishin ardhur edhe nga Kryesia e Kooperatives, keshilli i fshatit dhe sekretari i partise se kooperatives. Samiu, im kunat me paraqiti: "Ky eshte im kunat, Petrit Velaj, ka bere aq vjet burg politik...". Ata u ngushtuan. Kur e pa ashtu, im kunat e preu shkurt: "Kush te doje le te qendroje ne darke, ne shtepine time. Atij qe s'i pelqen, dera eshte e hapur...". Darka vazhdoi me muhabetet e hallet e fshatit.

    Pas dy-tre muajsh Kadri Hazbiu shkoi per darke, po aty, ne shtepine e Samiut, ne Mavrove. Sic duket, fijet e tij te padukshme, dicka kishin rene ne ere. Sapo ishte shtruar darka, Kadriu kishte pyetur: "More, po kush nga ju vete e vjen me ballistet?!" Tej e tej nje heshtje prej varri. Kadri Hazbiu, kishte pyetur perseri dhe me ne fund, i kishte hequr syte shpotites nga te pranishmit dhe i drejtoi ata nga i zoti i shtepise: "He, more Sami, si thua ti?". Samiu ngriti zerin: "Te them te drejten, perpara ketyre burrave, meqenese ty te pelqejne muhabetet hapur, une per veten time vete e vij me ballistet, por diten me diell. Ndersa, keta miqte qe nuk po ndihen, vene e vine, po kur bie muzgu ne mbremje, ose kur eshte nate pa hene e pa yje...". Kjo ngjarje u perhap ne gjithe fshatin ne krahinen e Mesaplikut.

    Me therret ne zyren e Ndermarrjes se Ndertimit "Perlat Rexhepi" shefja e kuadrit Urani Zaka. Me thote mua e Dragush Ferres qe, do te shkonim te punonim per hapjen e nje kanali ne Akerrni. Meqenese puna do te zgjaste me mua, na kerkoi qe te rrinim atje, dhe ne fund te javes te ktheheshim ne shtepi, ne Vlore. Nuk na pelqeu fare kjo gje. Vendosem sebashku me Dragushin dhe ne mbremje trokitem ne shtepine e drejtorit te Ndermarrjes "Perlat Rexhepi", Llazar Nasto. Kishim respekt per te, na kishte ndihmuar. Ishte njeri i zoti ne pune dhe nuk merrej me llafe. Sa hapi deren e shtepise dhe na pa se kush ishim, na ftoi menjehere brenda, na gostiti dhe pastaj na pyeti per hallin qe kishim. I thame se ai vet kishte urdheruar qe ne te shkonim te punonim ne Akerrni. Drejtori tundi koken, nuk tha asnje fjale, vecse nxorri bllokun dhe shkroi: "Shoku Eqerem Alimerko, drejtor i Kantierit te Ndertimit te Uzines se Sodes, ketu. Petrit Velaj dhe Dragush Ferra te punojne bojaxhi ne lyerjen e tubacioneve te uzines. Drejtori: Llazar Nasto."

    Punuam aty disa muaj, por, sic duket "gjurmimet e biografise" e bene punen e vete. Me thirren dhe me urdheruan: "Nuk duhet te punosh ne qytet." Me zgjaten nje tjeter flete pune, flete transferimi per ne sektorin e Jonufres te NB Frutores.

    Hijet filluan te me ndiqnin pas. Ula kryet dhe fillova te punoja deri ne mbremje. Vone kthehesha ne shtepi. Por prape, pas dy muajsh me thirren, jo ne ndermarrje, por kesaj rradhe ne Degen e Puneve te Brendeshme. Atje ishin edhe shume te tjere. U lexua lista e gjate e emrave. Na merrte ne pyetje Kryetari i Deges se Brendeshme. Kur me erdhi radha mua ai me thote: "Me urdher te Ministrise se Puneve te Brendeshme internohesh pese vjet ne fshatin Kanine." Urdheri duhej te zbatohej qysh te nesermen.

    Ne mengjes na zgjoi boria e cjerre e nje skode, e cila shoqerohej me skuader policesh. Makina duke gulcuar mori te perpjeten e Kanines. Sipas "urdherit", na i zbriten plackat ne ane te xhadese. "Do t'u rregulloje pushteti popullor nje dhome", na thane policet dhe iken. Mbetem buze xhadese deri sa ra muzgu. Fshataret na shikonin, por asnje nuk afrohej. Ne mbremje erdhi vjehrri, Refit Toro. Megjithate ishte ngushte. Aty ndenjem nja 5-6 muaj. Ishte njeri i mire vjehrri, bujar dhe me donte shume mua dhe Reskien.

    Ne mbremje, vjen kusheriri im Muhamet Xhevdet Velaj dhe na shtrehoi ne shtepine e tij. Aty ndenjem dy vjet. Cdo gje qe kishte me ne e ndante. Njeri bujar e fisnik. Disa here e thirren ne Keshillin Popullor te fshatit edhe ne Byrone e Partise. I terhiqnin vemendjen "per te qene me vigjilent ndaj nesh", por Muhameti ishte njeri teper i ndershem....

    (Vijon...)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjenerali Petrit Dume dhe kuajt..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 08:24
  3. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  4. C++ - Katėr mėnyra pėr tė shoqėruar njė objekt me njė dritare
    Nga Neritan Hyso nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39
  5. Dr. Petrit Selenica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 11:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •