Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Smile Homeri i verbėr - Franco Esposito

    Sipas kėrkesave tė lexuesve, po ju sjelli poezi nga poeti arbėresh Franco Esposito tė shqipėruar nga unė prej gjuhės italiane. U solla edhe njė kritikė nga Carlo Della Corte si prezentim dhe kapitullin e parė tė poezive (gati tė plotė e pėrpiluar sipas shijes sime). Me shpresėn se do tė ndjeni kėnaqėsinė qė unė kam ndjerė kur i kam lexuar dhe pėrkthyer Ju uroj ē'do tė mirė. Gabimet eventuale janė vetėm tė miat. Pjesėn biografike e lashė mėnjanė sepse ajo ish trajtuar diku tjetėr.
    Diamant Abrashi


    Prezentim

    Qetėsisht i tronditur pėr mrekullitė dhe ligėsitė e botės, Franco Esposito, me kėtė pėrmbledhje tė fundit bėn, njerėzisht e pėr pasojė edhe letrarisht njė hap tė rėndėsishėm pėrpara: janė kėto vargjet e pjekurisė sė tij, tė njė lidhjeje me ngohtėsinė e bardhė nė mes tė bjeshkėve arbėreshe, ku ka lindur dhe pjesėrisht ėshtė rritur, dhe lago Maggiore, Stresės ku jeton dhe boton qė nga viti 1979 “Microprovincia”-n, revistėn jehonėdhėnėse tė Rosminit, Continit, Reboras, Sinigaglias, Chiaras, Serenit, Emanuelit dhe heronjėve tė tjerė tashmė mitikė apo nė rrugėn e mitizimit. Ėshtė sikur nė Homerin e Verbėr, Sibari i mrekullueshėm i kujtimeve tė para, me greqitetin e tij akeas tė shkrihej nga shkaku i njė gjesti magjie, pa humbur as edhe njė grimė nga profili i tij i dendur, nė pejsazhin e hijėzuar liqenor tė Veriut, duke bashkėjetuar me tė.
    Poeti ėshtė liqenizuar, por ngelet nė shkrimet e tij ai realitet jonik i shtresuar, i injektuar nė ujėra tė tjera dhe tė ndryshme, megjithėse edhe kėto amniotike dhe placentare, tė shėndrruara nė gjak dhe linfė tė re. Hijėzimet mjegullore tė liqenit e kanė shtrėnguar t’a mprehė vėshtrimin ashtu si edhe verbėsia e Homerit, e pėrmendur prerazi qė nga titulli, dhe qė pėrmendet shpesh nė disa poezi, kishte shtrėnguar rapsodin enigmatik tė pėrdorte njė sy tjetėr, dhuratė perėndish, me tė cilėn depėrtonte nė fshehtėsitė e qiellit dhe tokės.
    I mėdyshur nė mes tė dorėzimit dhe kundėrshtimit drejtė asaj qė na japin ditėt tona, Esposito i komponon kėto dy qėndrime nė njė realitet tė tij lehtėsisht tė imagjinuar, prej njė tė huaji nė Atdhe. Nėse ebreu Chagall i bėnte tė fluturojnė violinistėt e tij, Franco Esposito u jep krihė vajzave qė i do tepėr:

    “Femrat flokėgjatė gjiforta
    e lėnė erėn tė flasėn, fluturojnė lartė
    drejtė shtertėrve tė shkujdesur…”


    Karakteri i veēantė i kėtij libri ėshtė njė tendencė harmonizuese ndonėse nė kohė tė njė”kanibalizmi” letrar fluturak, dhe subeksperimenteve tė tjera. Autori i jep vetes tė drejtėn tė mos pėrgjigjet sinqerisht, si shumė poetė tė ri, tė mos ketė baballarė poetikė, por i bėn tė qarta disa detyrime ndaj poezisė sė madhe tė kėtij shekulli dhe kėrkon para amoralitetit tė shėndrruar nė rregull sjelljeje njė tė drejtė pėr indinjim:

    “Vrapojmė nėpėr asfalte
    tė lėmuar nga urrejtja dhe vdekja, ndėrsa milingonat
    vrapojnė tė pijnė gjakun tonė.Homeri i verbėr.”


    Nė dėrrasėn e zezė tė mbushur me shenja tė njė civilizimi pagan tė hershėm, gėrshetohen ato tė njė pietas kristiane qė pėrmbushė kalimin, nė Letėr njė mikeshe, nga i verbėti i madh i Iliadės nė tė verbėtin e Gjericos. E kaluara, nė dukje e papėrsėritshme, futet nė tė tashmen, bashkėjeton ngushtė me tė, perėnditė e sė kaluarės me miqtė e afėrt, tė lidhur nga njė ndjenjė dashurie e ankthtė.
    Ta bėj qė tė ndikoj nė vetėdije, njė fakt jo i vogėl ky, kėtė poezi, janė shumė pyetje tė fshehura dhe tė drejtėpėrdrejta pa u thirrur nė retorikėn e fjalisė pyetėsore. Homeri, pasi qė ėshtė lėnė t’i bie heksametri, i veshur me rrobat njė njeriu tė ditėve tona, i ulur nė njė bar tė Lisbonės si Pessoa apo tė Stresės-kafe Gjigji, i pranishėm nė kėto vargje-si Franco Esposito, vazhdon tė shkruajė nė fletė tė vlefshme fatet e botės, ashtu siē ai i verbėti i rremė, me ndonjė fėrgėllim, i sheh.

    Carlo Della Corte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 18-01-2005 mė 13:16

  2. #2
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Smile poezi nga kapitulli i parė

    Njė tokė prej ere
    Miqve tė Maki-t Arbėresh

    Kam dashur, dhe e dua
    akoma, njė tokė prej ere e prej dielli
    pakėz heretike dhe e mėkatarėve tė rinjė.
    Tokė e vdekur, njerėzish tė zbrazėt.
    Kam numėruar velat e shqepura
    qė fluturojnė akoma mbi vjollcėn e Jonit.
    Kam dashur aromėn e femrave
    si njė fushė gruri tė pjekur.
    Nga ky kėnd i liqenit
    lus Zotin tė ketė mėshirė pėr ta.
    Vetėm era e prillit,e shkathėt dhe e lehtė,
    mund t’i ndriēojė ėndrrat e tyre,
    rruka arbėreshe mbi ballkone.
    Kur do tė vijė koha e dashurisė?

    Kujtime arbėreshe

    Oreste Macri-t

    Zbuloj tė bartė
    akoma kujtime arbėreshe,
    mllefesh civile
    tė zbrazura tashmė nga koha.
    Kėrkoj ēelėsat pėr tė hapu
    dyer tė hapura, letra qė askush
    s’mi ka shkruar ndonjėherė, dashuri
    tė mbyllura nė varre sibarite.
    Ecė lehtas si njė pelegrin
    mesjetar, shesheve tė shkretėruara
    tė rrethuara me tela gjemborė,
    nė njė botė tė qetėsive absolute
    tė proēesioneve tė tė vdekurve.

    Histori sibarite

    Nuk po e gjej as mė tė voglėn
    histori sibarite. Ėshtė ndalur nė njė orė
    shekuj mė parė. Isha pa kėpucė.
    Bartė nė mendimet e mia
    dhe nė veshė aromėn
    e tė zezės sė limoneve.
    Nuk po e gjej as mė tė voglėn
    histori sibarite, ndoshta ėshtė
    kredhur mes flokėsh tė gjatė
    tė ndonjė femreje tė re, apo ka vdekur
    si tė gjitha historitė e dashurisė
    nė erėn e ėmbėl tė majit.
    Hėna sibarite dimrit
    ndalet gjithmonė mbi ballkonin tim.

    Kodra arbėreshe

    Kodrat arbėreshe janė
    mbretėria e erėrave.
    Nga kjo dritare
    nuk merret vesh kush vjen
    as kush ikėn drejtė aventurės sė madhe.
    Sa darka tė fundit… Sa mungesa…
    Kush ngelet?
    Qentė lehin tė papenguar
    nė pyllin e plepave.

    Dy miq

    Franco Cosentino-s

    Para kishės sė vogėl
    greko-ortodokse
    dy miq dhe njė papas;
    tė ulur kujtonin vitet
    e dėshpėrimit dhe zisė sė bukės,
    vitet e dashurive dhe ndershmėrisė
    dhe flisnin shqip. Homeri i verbėr.

    Fjalė shqipe

    Rigjeta
    hijen e helmėsit mbi mur
    dhe buzėt e lagura
    qė djegin si diell vere.
    Rigjeta fjalėt shqipe
    prapa kishės ortodokse
    me ca shokė fėmijėrie.
    Rigjeta diellin e vjeshtės
    qė miklon suvėn e shtėpisė
    dhe fushėn, si oxhaku
    i nėnės netėve tė dimrit.

    Gratė sibarite

    E ndjejė akoma mes dhėmbėsh
    shijen e ashpėr tė ullirit tė zi.
    Njė shije antike grash sibarite.
    Njė cicėrimė ankuese e gjinkallave.
    Njė ēarēaf i bardhė zalli.
    Njė aromė borziloku e rozmarine.
    Njė aromė kujtimesh tė kripura
    antike si ujėt e Jonit.
    E verdha e limonit ndriēon horėn.

    Diell sibarit

    E piva diellin sibarit
    dhe humba mes gėrmimesh.
    Njė fytyrė gruaje
    mė shoqėronte mes portokajve
    mi zbuloi lojėrat e dashurisė
    buzėt e ėmbla, lotėt e parė prej kripe.
    Pastaj ajo fytyrė gruaje sibarite,
    mendueshėm mė pėshpėriti:
    “ndiqe fijen e jetės
    pa i tradhėtuar idetė e tua,
    dhe ėndrrat”. Rrugėt krikėllijnė
    tė mbėshtjella nga misri.
    Diell i bardhė ndriēon hapin tim.

    Monedhė sibarite

    Nga jeta njihnim
    vetėm njerėz me maska tė kriposura
    gazi i njėzet motmoteve tona.
    Ishim ēunat e horės
    arbėreshe pa tė kaluar.
    Ndoshta pa tė ardhme.
    Ėndrrat tona ishin miklimet
    e erės, vashat lakuriq
    me sheshirė tė mėdhenjė kashte.
    Nė qafė njė monedhė sibarite.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 18-01-2005 mė 13:03

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    diamant mirse ki ardh or djal..

    Cka e kie ate abrashin e stari tergut qe pat organizue ato demonstratat dikur..?

    suksese..

  4. #4
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    diamant mirse ki ardh or djal..

    Cka e kie ate abrashin e stari tergut qe pat organizue ato demonstratat dikur..?

    suksese..
    Unė i thojsha axhė kajherė... flm

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Falėnderime

    Jehonat e zėrave tė lashtė nė kėtė poezi. Vjershat kanė njė frymė tė vecantė, bile mund tė them se ndihet era e tyre. Ju falėnderoj, i dashur Diamant, pėr kėta gurė tė cmuar arbėreshė qė na sjellni kėtu.

    Pėr arbėreshėt, dhe pėr kulturėn e tyre, kam njė dashuri tė thellė....

    Ullmar Qvick
    Ullmar Qvick

  6. #6
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Pėrshėndetje

    Citim Postuar mė parė nga Ullmar Qvick
    Jehonat e zėrave tė lashtė nė kėtė poezi. Vjershat kanė njė frymė tė vecantė, bile mund tė them se ndihet era e tyre. Ju falėnderoj, i dashur Diamant, pėr kėta gurė tė cmuar arbėreshė qė na sjellni kėtu.

    Pėr arbėreshėt, dhe pėr kulturėn e tyre, kam njė dashuri tė thellė....

    Ullmar Qvick
    I dashur Ullmar, sapo tė kthehem nga pelegrinazhet e mia sentimentale do tė bėhem i gjallė... me tė tjera ndoshta edhe mė tė bukura....
    Pėrshėndetjet e mia mė tė ngrohta...

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Homeri - Odisea, Iliada dhe mė shumė
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-07-2015, 16:03
  3. Autobiografitė e legjendave tė futbollit
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-07-2007, 06:16
  4. Besimi i verbėr dhe besimi i arsyeshėm
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •