Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Question [sfida me e madhe] Gjegjeza e Ajnshtajnit

    Kjo gjėegjėzė e shkrojtur nga Ajnhtajni shekullin qe shkoi eshte shume interesante per faktin se Ajnshtajni pretendon se vetem 2% e njerezve mund ta zgjidhin.

    Are you a part of that 98%?

    * Ka 5 shtepi secila me ngjyre te ndryshme.

    * Ne ēdo htepi gjendet nje person me kombesi te ndryshme..

    *Sejcili prej banoreve pi nje pije te caktuar. Ka nje lloj cigareje qe perdor dhe nje lloj kafshe shtepiake.

    Pyetja eshte: Kush e ka peshkun?

    TE DHENAT

    1. Anglezi jeton ne shtepine e kuqe.

    2. Suedezi ka nje qen.

    3. Danezi pi ēaj.

    4. Shtepia jeshile eshte ne te majte te shtepise se bardhe.

    5. Banuesi i shtepise se bardhe pi kafe.

    6. Personi qe pi Pall Mall ka nje zog.

    7. Pronari i shtepise se verdhe pi Dunhill.

    8. Personi qe jeton ne shtepine qe ndodhet ne midis pi qumesht.

    9. Norvegjezi jeton ne shtepine e pare.

    10. Personi qe pin Blend jeton ngjitur me ate qe ka mace.

    11. Personi qe ka nje kale jeton ngjitur me ate qe pi Dunhill.

    12. Ai qe pi Bluemaster pi edhe Coca-Cola. (s'kka pase athere po nejse, n'vend te birres se s'punon truni )

    13. Gjermani pi Prince.

    14. Norvegjezi jeton ngjitur shtepise blu.

    15. Personi qe pi Blend, ka nje komshi qe pi uje.

    Tashi nuk e di a ka nevoje per sqarim por ato qe jane shkruar me te medha kuptohet qe jane llojet e cigareve.



    Ta shohim se sa prej kolegjisteve jane tek 2% shi...

  2. #2
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Arrow

    ja te analizojme pakez:

    ~ duke ditur se norvegjezi jeton ne shtepine #1, dhe ngjitur me te eshte shtepia blu, shtepia e bardhe mund te jete vetem ne poz #4 ose #5 (sepse duhet qe ne te majte te saj te jete shtepia jeshile)
    ~ dhe si rrjedhimi te pares, norvegjezi, duke mos qene ne shtepine e kuqe(anglezi) dhe duke mos mundur te jete blu(fqinji i tij), po gjithashtu edhe as i bardh e as jeshil, eshte ne shtepine e verdhe.
    ~ duke qene ne shtepine e verdhe norvegjezi pi Dunhill, dhe si rrjedhim ne shtepine e dyte(blu) kafsha eshte kali.

    ~ ne kete moment, te gjitha supozimet kane 2 rrugezgjidhje, te pakten me kete version qe ka dhene [xeni]....
    duhet bere nje korrigjim ne pohimin 5 , "PRONARI I SHTEPISE JESHILE PI KAFE"...del renditja e ngjyrave te shtepive, sepse shtepia jeshile nuk mund te jete ne poz #3 sepse ne aty pronari pi qumesht. :
    1)VERDHE 2)BLU 3)KUQE 4)JESHILE 5)BARDHE

    ~ Danezi mund te jete ne poz #2 ose #4 - suedezi ne poz #4 ose #5 dhe gjermani ne poz #2, #4 ose #5.

    ~ Supozojme qe ne poz #2 jeton Danezi, cdo perfundim i gabuar, na con ne nje supozim te gabuar per pozocionin e danezit.
    duke supozuar se Danezi qendron ne shtepine #2, si rrjedhim ne shtepine #5 pihet cigare BlueMaster dhe Coca-Cola. -> Gjermani nuk mund te jete ne poz #5 sepse ai pi cigare Prince, ndaj ai pozicionohet ne #4.

    ~ Anglezi si rrjedhim eshte personi qe pi cigare PallMall dhe ka nje Zog per kafshe shtepiake.

    ~ I vetmi person qe nuk eshte shenuar lloji i cigareve eshte Danezi, qe pi Blend, dhe qe eshte ngjitur me dike qe pi Uje dhe ky eshte Norvegjezi ne poz #1, i cili ka gjtihashtu edhe nje mace.

    si perfundim -> I e vetmja kutize qe me ka ngelur pa plotesuar, eshte ajo e kafshes ne poz #4, e GJERMANIT.
    ::|maDes!gn © 2009|::

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ta shohim se sa prej kolegjisteve jane tek 2% shi...
    ooops, copy-paste ka disavantazhet e veta, sorry

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    mad, edhe une te njejten gje kam gjete...

    sa kohe t'u desh?

  5. #5
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    mu desh nje 10 minutesh, sa te gjeja ate gabimin te pohimi #5........dmth 20-25 minuta gjithsej.
    shume e lezetshme, po nuk eshte shume shume e veshtire. ndoshta shekullin e kaluar, jo te gjitheve i punonte mendja per keshtu gjerash. shume njerez nuk e kane te veshtire ta gjejne.

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    mad, nese e ke gjete per aq kohe, leri modestite shekulli i kaluar etj. etj.
    you IQ is high man

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Duke pranuar supozimet se

    a) kushti 4 dmth "menjehere ne te majte" pra, pozicionet 1-2, 2-3, 3-4 dhe 4-5, dhe jo te gjithe pozicionet a-b ku a<b
    b) kushti 8 dmth "personi ne shtepine e trete"

    atehere zgjidhja ime eshte paksa me e ndryshme se ajo e mad, pa bere asnje ndryshim ne 15 kushtet e shtruara :

    1.Norvegjez+Verdhe+Uje+Dunhill+Mace
    2.Danez+Blu+Caj+Blend+Kale
    3.Anglez+Kuqe+Qumesht+PallMall+Zog
    4.Suedez+Jeshile+KokaKola+Bluemaster+Qen
    5.Gjerman+Bardhe+Kafe+Prince+Peshk

    Ne renditjen e mesiperme kuptimi "x menjehere ne majte te y" shnderrohet ne "x menjehere poshte y". Zgjidhja i ploteson te gjitha kushtet e parashtruara.

    Koha e zgjidhjes ~40 min. Ne arsyetimin e pare ndeshesh me degezimin e pozicionit te ngjyrave jeshile dhe te bardhe, 3-4 apo 4-5. Fillimisht zgjova 3-4 dhe pashe skenaret e mepasshme binin ne kundershti me parakushtet. Zgjedhja 4-5 jep me pas zgjidhjen e mesiperme.

    Nqs kushti i katert duhet kuptuar ne sensin me te lehtesuar, pra (x-y | x<y), zgjidhja e mesiperma prape eshte e vlefshme por kam idene se nuk eshte e vetme.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #8
    *MaēokjaVogel*
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Postime
    111
    Un qekam nji nga ato 98%

    I'm like a bottle of wine..... I keep getting better with age!!!!

    ..................... **Smooches**....................

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Bera nje prove tjeter per te gjetur nje zgjidhje duke shtuar parakushtin
    16) Gjermani rri ne shtepine e katert dhe mban si kafshe peshkun
    por te gjitha skenaret e mundshem binin ne kundershti me te pakten njeri nga parakushtet e tjere.

    mad, nuk te kuptova, pse rregulli i peste duhet te jete gabim ? Rregulli i peste nuk eshte aspak gabim, ai le perkohesisht dy mundesi zhvillimi, perkatesisht jeshilja-bardha ne pozicionet 3-4 ose 4-5. Por sic e thashe me siper, degezimi 3-4 arrin ne kundershti me parakushtet, kurse varianti 4-5 jep zgjidhjen tjeter.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Gjermani e ka peshkun.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    15
    peshkatari

Tema tė Ngjashme

  1. Gjegjeza
    Nga edi number 2 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 02-09-2015, 12:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •