Pese arsye per nje Kosove te pavarur
Stabiliteti, demokracia, bashkepunimi rajonal, zhvillimi dhe siguria, keto jane argumentat qe vete kosovaret duhet t'i servirin Uashingtonit per ta bindur ate te perkrahe pavaresine e tyre. Hapi i pare eshte hedhur ne Kongresin amerikan
nga Janusz Bugajski
Per Kosoven dhe popullin e saj, ceshtja kryesore, qe le ne hije te gjitha ceshtjet e tjera, eshte njohja nderkombetare si nje shtet i pavarur. Vetem nje shtet i tille do te jete i afte qe vullnetarisht te integrohet ne NATO, BE dhe institucionet e tjera te vlefshme. Por arritja e ketyre qellimeve kerkon nje strategji sikunder edhe nje vizion, nderkohe qe kosovaret nuk mund te mbeshteten vetem tek aktoret nderkombetare duke pritur qe t'ua sjellin pavaresine ne pjate argjendi.
Nje detyre madhore per lideret politike dhe shoqerore te Kosoves eshte nxjerrja e argumentave bindes, impresive dhe pozitive se pavaresia eshte opcioni i duhur. Njekohesisht, keto argumenta do te jete e nevojshme t'u prezentohen ne menyre efektive lojtareve kyc nderkombetare, posacerisht atyre ne Washington. Ne kete kontekst, rezoluta e paradokohshme e dorezuar ne Kongresin amerikan nga dy anetaret e tij eshte nje hap gjigand perpara ne kete proces.
Disa argumenta me rendesi jane prezantuar ne rezoluten kongresiste, por ato do te duhet te zgjerohen dhe te elaborohen me tej. Ne permbledhje, pese jane qendrimet themelore qe duhet t'i serviren administrates se SHBA-ve dhe lidershipit te BE-se, por ato duhet te proklamohen me mjeshteri dhe vendosmeri te vecante: Stabiliteti, demokracia, bashkepunimi rajonal, zhvillimi dhe siguria.
Se pari, stabiliteti vendor ne Kosove do te forcohet ne mase shume te madhe, kur territori me ne fund te arrije shtetesine e vet. Jane disa arsye racionale per kete vleresim. Qeveria e zgjedhur lirshem do te fitoje legjitmitet edhe me te madh si nje organ sovran dhe jo thjesht si nje mjet ne duart e lojtareve nderkombetare. Autoriteti dhe pergjegjesia e saj ndaj elektoratit do te rritet permes permbylljes se suksesshme te shtetesise. Kjo do te parandalonte cdo tentative per te rrezuar apo anashkaluar autoritetet legjitime kosovare.
Ne anen tjeter, gjasat per nje shperthim social te provokuar nga kushtet e renda ekonomike do te ulen. Disiplina publike do te rritet me kuptimin e faktit se pavaresia eshte e arritshme, e menjehershme, afatgjate dhe vitale per t'u ruajtur. Konfliktet sociale do te shihen ne mase te gjere si kunderproduktive dhe destabilizuese, pa marre parasysh tranzicionin e veshtire ekonomik, te cilin Kosova duhet ta kaloje per te hyre ne ekonomine garuese globale.
Se dyti, vete demokracia do te promovohet permes shtetesise se pavarur. Institucionet vendore mund te fitojne besueshmeri me te madhe si brenda ashtu edhe jashte vendit, ndersa vete politika do te shihet si ndermarrje perfituese. Njerezit e dhunes do te humbin pjesen me te madhe te shkelqimit te tyre, ndersa njerezit e rinj mund te terhiqen ne nje sistem politik qe mund t'u jape fryt aspiratave te tyre.
Me pavaresine, qeveria dhe Parlamenti i Kosoves do te behen pergjegjese kundrejt komunitetit nderkombetar per zhvillimin e nje demokracie gjitheperfshirese, ne te cilen te gjithe qytetaret, pa marre parasysh kombesine, do te kene te drejta te plota njerezore dhe civile. Prishtina po ashtu do te behet plotesisht e perkushtuar ne kthimin e te gjithe refugjateve qe nuk jane kriminele. Nje politike e tille nuk do te shihet me si nje imponim i huaj, por si nje domosdoshmeri vendore dhe nje kriter i rendesishem per integrimin nderkombetar.
Se treti, bashkepunimi rajonal do te jete i inkurajuar ne mase te rendesishme, kur nje administrate sovrane kosovare te mund te negocioje nje seri marreveshjesh bilaterale dhe multiraterale me fqinjet e saj. Beogradi do te perfitoje shume nga nje marredhenie e barabarte me Prishtinen: tundimi per riabsorbim do te eliminohet dhe Serbia do te mund te perqendroje vemendjen e vet ne trajtimin e sfidave te brendshme pa ngaterrim te vemendjes.
Me nenshkrimin e traktateve te plota ndershteterore, edhe Maqedonia edhe Mali i Zi do te risigurohen se lideret legjitime te Kosoves dhe institucionet e saj perfaqesuese nuk kane kurrfare pretendimesh ne territoret apo popullatat e tyre. Vecanerisht Maqedonia ka nevoje per ndertimin e besimit dhe bashkepunimit me te gjithe fqinjet e saj, posacerisht me Kosoven, ne menyre qe te siguroje stabilitet vendor. Prandaj, shtetesia per Kosoven mund te forcoje vertet shtetet fqinje dhe te promovoje stabilitetin rajonal.
Ne kete baze, iniciativat lokale dhe evropiane ne Ballkan do te kene gjasa me te medha per sukses, meqe dyshimet rreth motiveve te skajshme te fqinjeve do te fillojne te avullohen. Resurset e futura ne rajon do te mund te kene me pas nje dimension me konkret dhe esencialisht nderkombetar.
Se katerti, pavaresia e Kosoves do te inkurajoje nje zhvillim afatgjate ekonomik. Vonesat e shtuara ne zgjidhjen e statusit final te Kosoves demtojne qendrueshmerine ekonomike te vendit dhe potencialin per angazhim ekonomik dhe investime. Ne vend te kesaj, ajo nxit varesine dhe inercine duke e mbytur iniciativen private. Shume pak investitore te huaj, nese ka te tille, ka gjasa te hyjne ne nje territor, statusi i te cilit eshte i paqarte dhe e ardhmja e te cilit eshte e mjegulluar.
Po keshtu, cfare shprese do te kishte per njerezit e rinj pa kurrfare perspektive apo perparimi ekonomik? Te vetmet shtete te suksesshme ne Evropen Lindore jane ato qe jane te sigurta ne pavaresine e tyre, ne operacionet e tyre demokratike, perfshirese ne perberjen e tyre dhe liberale ne politikat ekonomike. Perndryshe, nje perzierje e burokratizmit dhe arbitraritetit e ngulfat iniciativen dhe angazhimin ekonomik.
Investimet e rendesishme dhe vendet e reja te punes do te pengojne gjithashtu zgjerimin e rrjeteve rajonale te krimit dhe do te largojne te rinjte nga perfshirja ne ekonomine ilegale apo thjesht edhe nga emigrimi. Krijimi i vendeve te punes mund te ndihmohet me kalimin dhe implementimin e ligjeve te pershtatshme, zhdukjen e perteses e korrupsionit dhe me nje qeveri legjitime e sovrane qe mund te jape garanci si per bizneset vendase ashtu edhe per ato te huaja.
Dhe se pesti, shtetesia e Kosoves do te ndihmoje ne arritjen e nje sigurie me te qendrueshme ne Ballkan, nje te tille qe nuk eshte e bazuar kryesisht ne prezencen e forcave te jashtme. Me zhvillimin e nje force te brendshme policore dhe te nje ushtrie kredibile kosovare, kercenimet mund te shmangen e te largohen, por gjithashtu mund te kontribuohet edhe ne perpjekjen nderkombetare kunder terrorizmit dhe kriminalitetit te organizuar.
Atehere, Washingtoni do te mund te ndjeke nje axhende te vertete reale per terheqjen, derisa NATO-ja te vazhdoje te garantoje sigurine e shtetit te ri nga cfaredo sulmesh te jashtme. Ne fakt, sikunder specifikon rezoluta kongresiste, Kombet e Bashkuara, NATO-ja, BE-ja dhe organizatat e tjera multiraterale mund t'i sherbejne me mire kauzes se sigurise duke ndihmuar nje tranzicion te rregullt drejt pavaresise per Kosoven.
Administrata e SHBA-se mund dhe duhet te bindet se shtetesia eshte e vetmja alternative. Mohimi i pavaresise per Kosoven duhet te shihet si e kunderta e vlerave amerikane, te shprehura vazhdimisht, per liri, demokraci, vetevendosje, fryme ekonomike, tregti te lire, bashkepunim nderkombetar dhe siguri transatlantike. Keto argumente vitale duhet t'i serviren Washingtonit nga vete kosovaret.
(Autori eshte drejtor per Ballkanin prane Institutit per Studime Strategjike ne Washington)
Krijoni Kontakt