Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    17 Janar 2004 - 600 vjetori i lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut

    Versionet e historisë së Gjergj Kastriotit, sipas autorëve të hershëm. Viti jubilar, 600-vjetori i lindjes së heroit tonë kombëtar


    Kristo Frashëri për jetën dhe veprën e Skënderbeut

    Mbrojtësi i qytetërimit evropian në fokusin e biografëve më të njohur të botës



    Një vend me rëndësi në histografinë skënderbegiane zë vepra e priftit italian të shek XVIII, G. Biemi me titull “Historia e Gjergj Kastriot Skënderbeut”, e botuar në Breshia më 1742 dhe e ribotuar po aty më 1756.

    Me veprën e tij, Biemi u përpoq të shkëputej nga Barleti, por edhe të shkonte më tej, ta zëvendësonte tregimin e tij me një burim tjetër historik më të hershëm dhe më bindës se vepra e humanistit shqiptar. Për të realizuar këtë synim ai ndoqi dy rrugë. E para, shfrytëzoi burime të ndryshme historike parabarletiane, siç janë letrat e disa personaliteteve italiane bashkëkohore të Skënderbeut, si Fr.Philelphus, J.J.Pontanus, R. Volaterranus, krahas tyre njoftimet e dy kronistëve bizantinë të po atij shekulli dhe më në fund dokumente të arkivuara të viteve të heroit të botuara nga O.Rinaldi, G. Sagredo, etj. E dyta, ai pretendoi se ishte zbuluar një histori e Skënderbeut shkruar latinisht dhe botuar në Venedik më 1480, pra rreth 30 vjet para veprës së Barletit dhe si e tillë duhet besuar më tepër se tregimi i humanistit shqiptar. Biemi thotë se, vepra që ai kishte shtënë në dorë ishte e dëmtuar, se i mungonin përveç emrit të autorit disa fletë. Nga leximi i tekstit, shton ai, del se autori i veprës ishte një shqiptar nga Tivari, i cili e kishte shkruar trajtesën sipas tregimeve të vëllait të tij, një oficer i gardës së heroit. Biemi thotë më tej, se në fund të veprës ndodhej një shënim latinisht. (Këtu merr fund historia e Skënderbeut, botuar prej një shqiptari në Venedik, shtypur nën kujdesin dhe me shpenzimet e Erhard Radoltit nga Augsburgu në vitin e Zotit 1480, më 2 të muajit prill, nën qeverimin e të shkëlqyerit dogjit Johan Mocenigos).

    Rinia e heroit në faqet e munguara
    Faqet që mungonin trajtonin, gjithnjë sipas Biemit, rininë e Skënderbeut, ngjarjet e viteve 1443-1449, rrethimin e tretë të Krujës dhe vdekjen e heroit. Në mungesë të emrit të hartuesit të kësaj vepre me titull: “Historia e Skënderbeut”, e botuar prej një shqiptari, Biemi e quajti autorin Antivarino, por që tani është bërë zakon të quhet Anonimi Tivaras. Nga pasazhet e Anonimit Tivaras, të cilat Biemi i ka dhënë në përkthimin italisht, del se tregimi i tij për Skënderbeun nuk është panegjirik si ai i Barletit. Ai flet me gjuhë të matur. Nuk ka retorikë, përmend sukseset, por edhe dobësitë. Dëmet që pësuan turqit në fushën e betejës nuk i jep të fryra, po ashtu humbjet e shqiptarëve jo aq të pakta siç i tregon humanisti shkodran. Duke u mbështetur tek Anonimi, Biemi mban një qëndrim të rreptë ndaj Barletit. Nga ana tjetër, për të treguar se është objektiv mban aty këtu rezerva edhe ndaj vetë Anonimit. Po me gjithë korrigjimet që i bën Barleti, ai pajtohet me të në çështjen thelbësore të historisë së Skënderbeut, pasi i përmend fitoren e shqiptarëve të udhëhequr nga Skënderbeu ndaj fushatave njëçerek shekullore të ushtrive turke. Disa nga të cilat u udhëhoqën nga dy prej sulltanëve më të shquar të perandorisë osmane: Murati II dhe Mehmeti II. Vepra e Anonimit, deri më sot, nuk është gjetur nga askush, por edhe trajtesa e Biemit ra në duart e historianëve të interesuar gati një shekull e gjysmë më vonë. Si rrjedhim, deri në fund të shekullit të XIX me gjithë hulumtimet arkivore, Barleti vazhdoi të shërbente si burimi kryesor për historinë e Skënderbeut. Megjithatë, në të njëjtën kohë tregimi i humanistit shkodran vazhdoi diku të korrigjohej dhe diku të plotësohej nga të dhënat dokumentare që dilnin herë pas here në dritë. Historiani i shquar austriak, J. Hamer, në veprën e tij të njohur “Historia e perandorisë osmane” botuar në gjermanisht në 1840, sado që kaloi nëpër duar, mjaft kronistë të të hershëm osmanë, të cilët lëshojnë breshëri mallkimesh ndaj Skënderbeut, e pranojnë në përgjithësi tregimin e Barletit. Ne nuk zgjatemi me qëndrimet që kanë mbajtur historianët jo të paktë të shekullit të XIX ndaj Barletit, por nuk do të kalojmë pa përmendur dhe G. Voigt, biografin e Papës Pio II. Ky është kritiku më i ashpër i veprës së Barletit. Në vëllimin e tretë të veprës, botuar në Berlin në 1863, ai e cilëson trajtesën e Barletit si një libër gënjeshtrash, e cila sado që është ribotuar, shumë herë ka vlerë të pakët. Midis atyre që nuk u pajtuan me të ishte edhe historiani gjerman J.Ph, Fallmerayer. Në veprën e tij, “Elementi shqiptar në Greqi” i botuar në Mynih 1866, në përgjithësi e vlerëson trajtesën e humanistit shqiptar, ndonëse diku e kritikon në lidhje me saktësinë historike të njoftimeve që jep. Nga penat e mëvonshme duhet të përmendim F. Tajanin, sidomos konsullin austriak J. Episko, pasi këta janë të parët që krahas veprës së Barletit dhe burimeve dokumentare në atë kohë ende të pakta, trajtuan e shfrytëzuan trajtesën e Biemit, pra tregimin e Anonimit të cilin e vlerësuan si burimin më të hershëm historik për Skënderbeun.
    Kritika

    Pas këtyre vjen kritiku tjetër i ashpër i Barletit, historiani rumun N. Jorga, i cili në vëllimin e dytë të punimit gjermanisht “Historia e perandorisë osmane”, shpreh mendimin se vepra e humanistit shqiptar nuk ka asnjë vlerë si histori, se vlerësimi i Barletit për Skënderbeun është panegjirik, sepse fitoret që i atribuohen Gjergj Kastriotit janë trillime. Se në të vërtetë ai ka qenë kapedan çetash që pësonte vazhdimisht disfata. Sipas tij, Barleti duhet besuar vetëm në njoftimet e tij, që vërtetohen nga burime dokumentare, me një fjalë Barleti nuk duhet besuar fare. Por gjykimi ndaj veprës së Barletit, Jorga nuk e argumentoi me burime dokumentare. Për këtë arsye, gjykimi i tij i rreptë nuk i bindi historianët e mëvonshëm. Ai nuk bindi plotësisht as nxënësin e tij rumun, C. Marineska, i cili në dizertacionin e vet të dokumentuar, Paris 1923, pasi konstatoi se Barleti me gjithë pasaktësitë që ka, nuk është kurdoherë pa mbështetje dokumentare, pohoi se ai duhet besuar jo kur vërtetohet siç thotë Jorga, por kur nuk kundërshtohet nga të dhënat dokumentare. Veçanërisht historianët shqiptarë nuk u bindën nga gjykimi i jashtëm i Jorgës, madje ata vazhduan të shihnin se veprat e Barletit dhe të Biemit, dy burime kryesore për historinë e Skënderbeut, sidomos në ato raste kur nuk korrigjohen nga burimet dokumentare të shekullit 15. Ky qëndrim duhet shkoqur te punimi i Nolit, “Historia e Skënderbeut, mbretit të shqiptarëve”, i cili krahas të dhënave dokumentare që pati mundësi të shtinte në atë kohë në dorë shfrytëzoi gjerësisht si Barleti ashtu edhe Biemin, madje duke e çmuar më tepër të dytin se të parin. Duke ballafaquar me njëri-tjetrin, ai shkruan sido që të jetë historia e Anonimit, qëndron në radhë të parë jo vetëm se duket që është shkruajtur prej një njeriu që shkoi jetën e tij pranë heroit që përshkruan, por edhe nga shkaku që i rrëfen ngjarjet e mira dhe të liga me ftohtësi, dhe si historian prej race, pa shtuar dhe pa hequr, duke dhënë motin, muajin dhe ditën për çdo betejë dhe veçanërisht duke treguar disa intriga dhe komplote të shëmtuara të princërve shqiptarë, të cilat Barleti i quan për detyrë patriotike të mos i përmendë. Më tej, Noli pasi pranon argumentin që jep Biemi se vepra e Anonimit u harrua dhe humbi për shkak të latinishtes së tij të thatë, të pakrehur dhe të pakëndshme shton: “Që ta themi shqip, Anonimi këndonte bukur, por zëri si punonte fare”. Përkundrazi, për Barletin ai shkruan: “Me latinishten e tij elegante dhe stilin e tij të kujdesur, ai fitoi lexuesë anembanë botës dhe bëri të pavdekur kujtimin e Skënderbeut në Evropë. Si historian Barleti qëndron aq shkallë nën Tivarasin sa e kapërcen si shkrimtar. Këndon ligsht, po ka zë të bukur. Rrallë jep mot, muaj e ditë si Anonimi dhe veç ca datave të pakta, të cilat vërtetohen edhe nga burime të tjera, gabohet në më të shumta. Fitoret i zmadhon, ngjarjet i zbukuron, gjërat e papëlqyera i hedh kosh a i tregon si me pahir kur s’ka se se t’i fshehë, shtrin me mijëra turq të vrarë në fushën e betejës dhe që shqiptarët e vrarë ishin ca dyzina më pak”. Historiani tjetër shqiptar që u mor me Skënderbeun ishte Xhevat Korça, por ky nuk u ndal në analizën kritike ndaj dy biografëve të parë të heroit.

    Pikëpyetjet
    Në dizertacion për doktoratë që ai mbrojti në Universitetin e Vjenës, i cili është botuar vetëm në përkthimin shqip, ai trajtoi tri çështje. A u ka propozuar Skënderbeu venedikasve në 1450, që ti lëshojë Krujën? A e kanë tradhëtuar Skënderbeun më 1457 dhe a ka qenë ky i shtrënguar për t’u fshehur në male e për të shpëtuar jetën e tij? A u ka paguar ai sulltanëve tribut të përvitshëm? Të gjitha këto shtjellohen duke i ballafaquar kryesisht me të dhëna dokumentare. Pas tyre vjen historiani tjetër shqiptar, Athanas Gegaj, me disertacionin që mbrojti në Universitetin e Louvainit me titull “L’Albanie et l’invasion turque au XV-e siecle”, i cili u botua në frëngjisht në Paris më 1937. Është vepra e dytë integrale nga autorë shqiptarë pas atij të Nolit (1921) në të cilën historia e Skënderbeut dhe e luftës që ai udhëhoqi është ndërtuar duke ballafaquar aktet dokumentare me burimet tregimtare. Gegaj beson në veprën e Anonimit Tivaras, edhe pse deri atëherë, asnjë historian tjetër, përveç Biemit, nuk e kishte pasur nëpër duar. Ai e konsideron jo vetëm si veprën më të hershme, por edhe më objektive se atë të humanistit shkodran. “Ne, shkruan ai, shohim te vepra e Biemit atë të Tivarasit”. Historia e Anonimit Tivaras, shkruan Gegaj, na jep njoftime të prera dhe të sakta mbi shumicën e ngjarjeve, pa e tepruar rëndësinë e tyre. Në vend që të bëjë apologjinë e Skënderbeut, shpeshherë e kritikon qëndrimin e tij. Nuk i fsheh vështirësitë e brendshme të vendit dhe zbulon kritikat e komplotet e princërve… Ajo na njeh me faktet tepër të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjendjen e brendshme të Shqipërisë dhe me zakonet e banorëve të saj. Thotë pastaj se, duke ballafaquar njoftimet e Tivarasit me të dhënat dokumentare, del se autori ka qenë mjaft i informuar dhe i pranishëm në gjykimet e tij. Për këtë arsye, përfundon Gegaj, ne e kemi shfrytëzuar kronikën e tij si një burim me vlerë. Disa vite më parë se të botohej vepra e Gegajt, historiani gjerman, Fr. Babinger, kishte shfaqur në punimin e tij, kushtuar themelimit të Elbasanit në “Mitteilungen des Seminars fur Orientalische Sprachen an der Univers, zu Berlin”, dyshimin e përbashkët që kishte me kolegun e vet K. Ohly, se nuk ka ekzistuar asnjëherë një trajtesë e botuar nga Anonimi Tivaras, siç pretendon Biemi. Dy vjet më vonë, hyri në skenë vetë K. Ohly, një gjurmues i kualifikuar i inkunabulave. Në punimin e tij, i botuar në Gutenberg Jahrbuch” Mainz, 1933 njoftoi se gjatë hetimeve që kishte kryer në fondet e arkivuara të punishtes shtypshkronjë të Erhard Radoltit në Venedik, nuk kishte gjetur asnjë gjurmë që të ishte botuar në 1480, madje as më vonë libri i Anonimit të Tivarasit. Si rrjedhim, ai pohoi se trajtesa e Tivarasit ishte një vepër e trilluar nga Biemi, një trillim nga më të rafinuarit dhe më të suksesshmit deri atëherë. Sipas tij, qëllimi i Biemit ka qenë që të rriste te historianët konsideratën ndaj veprës së tij dhe njëherësh ta zhvleftësonte atë të Barletit, e cila vazhdonte të gëzonte prestigjin në publikun evropian. Për të përforcuar konkluzionin e kolegut të tij, Fr. Babinger i botoi një vit më vonë një punim të posaçëm me titull: “Një vepër e falsifikuar mbi Skënderbeun”, Berlin, 1934. Kjo akuzë po të vërtetohej, do të ishte një goditje e rëndë për historiografinë skënderbegiane, e cila do të privohej nga një tregim objektiv më bindës se ai i Barletit në dëm të historisë së heroit të shqiptarëve. Historiani shqiptar Ath. Gegaj, i cili traktatin e vet shkencor e botoi më 1937, duket se nuk i njihte akuzat e dy historianëve gjermanë ndaj Biemit, ndonëse ato qenë botuar disa vite më parë. Ky mosinformim i dha rast historianit rumun, FR. Pall t’i kujtonte historianit shqiptar në recensionin që botoi flakë për flakë për atë vit, “Një histori e re e Skënderbeut”. Vërejtje mbi librin e zotit Gegaj, se Biemi ishte stigmatizuar si falsifikator nga Babinger e nga Ohly dhe se shfrytëzimi prej tij i Anonimit Tivaras e kishte dëmtuar veprën e vet aq të ngjeshur me të dhëna dokumentare...

    Vijon nesër
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17
    Portreti autentik i Skenderbeut

    Nga Prof. Kristo Frasheri*

    Deri sot nuk kemi dijeni nese ekziston nje pershkrim, qofte edhe i shkurter mbi tiparet e fytyres se Skenderbeut, te hartuar nga ndonje njeri qe e ka njohur ate nga afer. Per kete arsye ne jemi te detyruar t'i drejtohemi paraqitjes se tij ne ikonografi. Por ikonografia e Skenderbeut eshte shume e pasur dhe mjaft e larmishme. Ne kemi trasheguar nga shekujt e kaluar jo pak piktura ne vaj dhe afreske kushtuar Heroit shqiptar, te shperndara ne keshtjella, ne muzera dhe ne familje europiane, pa llogaritur qindra gravura qe zbukurojne vepra te botuara ne gjuhe te ndryshme, neper bote. Por ne morine e portreteve kushtuar Skenderbeut, te cilat vazhdojne edhe ne ditet tona te pasurohen me piktura ne vaj, afreske ose gravura, madje edhe me skulptura, nuk ka nje model te vetem. Perkundrazi ka nje varg modelesh me tipare te ndryshme te fytyres, natyrisht edhe te veshjeve, veshje te cilat, ne fund te fundit, vijne per nga rendesia, ne radhe te dyte. Ceshtja eshte, nese njera prej tyre e paraqet, ne mos plotesisht, te pakten afersisht, portretin autentik te Skenderbeut.

    Kete pyetje e shtroi Faik Konica qe ne fillim te shek.XX me nje artikull frengjisht te titulluar: "A ekziston nje portret autentik i Skenderbeut?", te cilin e botoi ne revisten e tij "Albania" ne vitin 1901 . Shkasin e mori nga nje artikull i botuar tre vjet me pare ne "Vjetarin e Koleksioneve te Shtepise Perandorake" (Vjene, vell.XIX, 1898), ku thuhej se ne Muzeun Perandorak te Vjenes ndodheshin dy portrete te Skenderbeut, te cilat dikur benin pjese ne Koleksionin e Arkidukes Ferdinand te Tirolit . Ato kishin midis tyre pika takimi dhe dallimi. Dallimi kryesor ishte se ne njerin portret, Skenderbeu paraqitej ne profil nga e majta, ne tjetrin, nga e djathta. Autori austriak i artikullit te "Vjetarit", Friedrich Kenner, mendonte se njeri prej tyre, ai me profilin majtas, ishte kopje e nje portreti autentik te Skenderbeut, te cilin e kishte pikturuar, me urdhrin e autoriteteve venedikase, piktori i njohur italian, Gentile Bellini (Xhentile Belini), ne vitin 1466, kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunave. Por, sipas tij, portreti origjinal kishte humbur. Faik Konica pajtohej me te duke shkruar se as ai nuk dinte qe te kishte arritur ne ditet tona nje portret autentik i Heroit, i pikturuar kur ky ishte gjalle. Edhe portreti i dyte (me Skenderbeun ne profil djathtas), nenvizonte autori austriak, ishte kopje. Ne lidhje me te, ai njoftonte se ne regjistrin e Muzeut Perandorak ishte shenuar se ky portret ishte gjithashtu riprodhim sipas nje origjinali (!) qe ndodhej ne Firence, prandaj e quan portreti fiorentin .

    Fan Noli, ne nje kumtese qe mbajti ne Seminarin e Federates Panshqiptare "Vatra" ne Boston, Mass. (ShBA) me 10 gusht 1960, nuk e permend vleresimin e F. Konices. Madje, ai mendoi te kunderten. Sipas tij, i vetmi portret (i vertete) i Skenderbeut qe njohim eshte ai qe gjendet ne Muzeun e Firences (Galleria degli Uffizi). Vec kesaj, ai shtoi se ka te ngjare te jete portreti autentik dhe gjithnje, sipas tij, duhet te jete bere perpara vitit 1466, kur Skenderbeu vizitoi tregtaret e pasur Medici te Firences qe financonin kryqezaten e tij ...Ne fillim portreti i Skenderbeut hyri, se bashku me punimet e tjera te Altissimo-s, ne Palazzo Vecchio (Firence), pastaj per pak kohe ne Palazzo Pitti, derisa ne vitin 1587, muzeu i themeluar nga Cosimo I Medici, u vendos perfundimisht ne Galleria degli Uffizi ose shkurtimisht Uffizi, ku ndodhet edhe sot. Ne atentatin me dinamit qe pesoi Uffizi me 27 maj 1993, u demtuan mjaft piktura qe ndodheshin ne korridorin e galerise, kurse portreti i Skenderbeut, i cili ndodhej po aty, shpetoi pa u cenuar. Restaurimi i pikturave te demtuara qe u ndermor pas atentatit, u shtri edhe ne portretet e pacenuara te korridorit, duke perfshire edhe ate te Heroit shqiptar. Gjate punes restauruese, te cilen e kreu Barbara Schleicher, u vu re se nje dore e nje piktori anonim kishte nderhyre mbi te ne shek.XVIII. Ne perfundim te punes se saj (dhjetor 1993 - maj 1994), portreti u clirua nga nderhyrjet dhe doli ne drite puna e mirefillte e mjeshtrit Altissimo. Doli gjithashtu ne shesh se mbishkrimi me germa te medha te bardha: GEORGIVS SCANDERBEK, me te cilen jemi mesuar ta shohim portretin, nuk eshte pune e Altissimo-s, por e piktorit anonim te shek.XVIII. Artistja retauratore, B. Schleicher, zbuloi mbishkrimin e piktorit fiorentin: GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, me germa me te vogla te praruara ne ar...

    Ne fillim te viteve 80 te shekullit te kaluar, ne kuadrin e pasurimit te Pinakotekes se Muzeut Kombetar te Gjergj Kastriotit te ngritur ne Kruje, prof. O. Paskali, e ngriti ceshtjen e portretit te Heroit, te cilen e ruanin trashegimtaret e Tefe Curanit ne Shkoder. Sipas tij, portreti ishte veper e G. Bellini-t, prandaj duhej blere dhe prure ne Kruje. Ne keto rrethana, Anastas Kondo, ne ate kohe zv/minister i Arsimit dhe i Kultures, vizitoi familjen Curani ne Shkoder, bashkeshortja e te cilit i dha mundesine ta vezhgonte nga afer portretin. Sot portreti nuk ndodhet me ne Shkoder, por ne kemi nje riprodhim fotografik me ngjyra te tij. Sipas pershkrimit te A. Kondos portreti i Heroit eshte pikturuar me ngjyra, ne derrase me permasa 30 x 25 cm. Portreti nuk permban as emrin ose siglen e autorit, as prejardhjen e tij muzeale ose familjare. Kemi vetem disa njoftime qe familjaret e Tefe Curanit i kane dhene Anastas Kondos rreth historise se portretit. "Sipas nje dokumenti qe paska pasur familja, - shkruan A. Kondo, - ky qenka portreti autentik i krijuar nga pozimi drejtpersedrejti i Skenderbeut. Portreti i eshte dhuruar Tefe Curanit nga austriaket fill pas shpalljes se Pavaresise, rreth fundit te vitit 1912. Thuhet se kane pasur dokumentin e dhurimit, polisen e nje pinakoteke vjeneze ku shenohej urdhri per kalim inventari dhe shprehimisht fjalet portret origjinal dhe autentik i shek.XV .

    Sikurse shihet permbajtja e letres se L.Thalloczy-t dhe pohimi i familjareve te Tefe Curanit, na cojne tek i njejti portret i Skenderbeut, me sakte: te portreti autentik i tij. Ky konkluzion perputhet edhe me komponentet fizike, historike dhe artistike te portretit. Gjendja fizike e portretit flet per lashtesine e tij - derrasa e demtuar nga mola, portreti i nxire nga koha (sigurisht, kohen e sakte te pikturimit pritet ta thote ekspertiza laboratorike). Megjithate, nuk jane pa peshe komponentet e tjere. Manteli i kuq, me te cilin eshte veshur Skenderbeu, ngjan te jete prodhim venedikas. Ky fakt na kujton leterkembimin e vitit 1457 midis Heroit dhe ambasadorit te tij ne Venedik, Gjergj Pellinit, ne te cilin flitet per cohe prej skarlati per dy dolloma, qe Senati i Republikes kishte marre persiper t'i dergonte cdo vit Skenderbeut . Kete hollesi mund ta realizonte ne pikture vetem nje artist, qe ne momentin e pikturimit e kishte perballe Heroin. Vjen pastaj realizimi artistik i portretit. Krahasimi i portretit te Skenderbeut me ate te Mehmetit II, te bind se te dy portretet jane pikturuar nga e njejta dore, pra nga Gentile Bellini. Nuk eshte e rastit qe te dy keta protagoniste te medhenj te historise luftarake te shek.XV, pavaresisht se njeri (Fatihu) perfaqeson furine pushtuese, tjetri (Skenderbeu) ledhin mbrojtes, Bellini, besnik i stilit te tij, i ka fisnikeruar ne pamje qe te dy. Mungesa e mbishkrimit nuk e lekund autoresine e Bellini-t. Perkundrazi, e perforcon, po te kemi parasysh se as portreti i Fatihut dhe asnje prodhim tjeter i tij, nuk kane mbishkrime. Madje, mungesa e mbishkrimit tregon se portreti i Skenderbeut eshte pikturuar ne kohen e vet, kur nuk ishte nevoja per mbishkrim, ndoshta mund te jete pikturuar edhe per vete Heroin.

    Me keto te dhena mund te thuhet se ky portret duhet te kete bere pjese ne shek.XVI ne koleksionin e Pal Jovit. Rruga qe ai ndoqi nga muzeu i Comos ne ate te Vjenes, per ne tani ka pak rendesi, perderisa kemi rene ne gjurme te tij dhe kemi ne dore riprodhimin e tij fotografik. He per he, per ne autori i portretit eshte Gentile Bellini, ndonese fjala e fundit do te thuhet pasi te analizohet origjinali nga specialistet. Megjithate, duke e vezhguar me kujdes edhe riprodhimin fotografik, mund te nxirren disa konsiderata.

    Ne dimrin 1466-1467 kur eshte pikturuar, Skenderbeu ishte 61 ose 62 vjec - pra nje vit para vdekjes. Syte i ka, si dhe kopjet e tij, ende me vitalitet. Po ashtu, njesoj si te kopjet edhe mjekra e thinjur dhe mustaqet e gjata te perdredhura. Portreti ka tiparin karakteristik, me te cilin jemi mesuar ta perfytyrojme Heroin; hunden e harkuar, me ndryshim se kruta eshte me pak e theksuar se kopjet e saj te Firences dhe te Vjenes. Skenderbeu mban mbi koke bereten karakteristike "alla Carmagnola", nen te cilen duket peceta e bardhe, njesoj si te portreti i Altissimo-s, kopja me besnike dhe me e bukur e piktures se G. Bellini-t. Fytyra tregon se kemi te bejme me nje njeri edhe pse ne moshen 60 e ca vjecare dhe me gjithe stermundimet nga lufterat e vazhdueshme dhe nga shqetesimet e panderprera, paraqet vitalitet te theksuar dhe nuk ka shenja qe paralajmerojne vdekjen e tij te afert.

    Me kete rast duhet thene se ikonografia e Skenderbeut gjate shekujve te mevonshem erdhi vazhdimisht duke u pasuruar. Ajo eshte aq e pasur sa trajtimi i saj i kalon kufijte e ketij punimi. Ajo kerkon te pakten nje monografi te ngjeshur. Shkurtimisht duhet thene se piktoret dhe gravuristet, te cileve, nga fundi i shek.XIX u shtohen skulptoret, u perkasin te gjitha kombeve. Por ne to fizionomia e Skenderbeut eshte teper e larmishme. Ne radhet e tyre vihen re modele te ndryshme, te cilat, ne shume raste, nuk kane ngjashmeri me njeri-tjetrin. Vetem nje pjese e vogel i afrohet, kush me shume e kush me pak, perfytyrimit autentik te Heroit. Kjo ndodh me krijimet e artisteve, te cilet jane mbeshtetur ne gravurat e Vitalit ose te Custos apo ne pikturat e Altissimo-s ose te Fontana-s. Te tille jane, per shembull, portretet qe ndodhen ne Biblioteken Ambrosiane (Milan), ne Pinakoteken e Seminarit te Monreales (Palerm), ne Kolegjin Italo-Arberesh te Kozences (Kalabri), mbi portalin e shtepise ne Vicolo Skanderbeg ne Rome, e gjetke. E njejta gje mund te thuhet per gravurat e piktorit anonim te botuar ne vepren e Dh. Frengut, te gravuristeve J.K. Klüpffel, J. Eouter dhe te artisteve te tjere .

    Ne cerekun e fundit te shek.XIX, ne vllagen e Rilindjes Kombetare, hyne ne skene edhe piktoret shqiptare. Aspirata per lirine e atdheut ndikoi qe ata te shihnin te Skenderbeu me teper nje udheheqes te luftes clirimtare sesa nje burre shteti. Per kete arsye ata preferuan si model gravuren e Skenderbeut me perkrenaren, te botuar ne vepren e A. Scheeiger-Lerchtenfel (1878). Ndikimi i saj duket ne vepren e Gj. Panaritit (1883), Th. Gjinit (1890), Nd. Martinit (1898). Figuren e Skenderbeut, si udheheqes i luftes clirimtare, e plotesuan piktore te tjere, si A.N. Ballamaci (1889), S. Xega (1913), S. Rrota (1915), te cilet e paraqiten Heroin mbi kalin legjendar, qe vrapon pa i shkelur kemba mbi toke per te sulmuar armiqte, sipas modelit te vepres se njohur te piktorit freng te shek.XIX, Th. Géricault. Nga fundi i shek.XIX filloi edhe paraqitja nga artistet shqiptare e Skenderbeut ne skulpture. Hapin e pare e kreu Murat Toptani (1898). Krijimin me te persosur te Skenderbeut ne skulpture e dha Odhise Paskali me bustin e tij, i cili ka shkrire te portreti i Heroit burrerine, mencurine, vendosmerine dhe pathyeshmerine e kombit qe ai udhehoqi (1937). Megjithate, veprimtarine artistike me te pasur kushtuar Skenderbeut ne artet figurative, artistet shqiptare, tashme jo te paket, e dhane me rastin e afrimit te 500-vjetorit te vdekjes se tij (17 janar 1968). Me rastin e ketij jubileu, nuk mbeti pothuajse asnje artist shqiptar pa e nderuar kujtimin e Heroit, me nje a me teper vepra, me teme Skenderbeun apo luften e tij legjendare. Por artistet e koheve te reja, shqiptare dhe te huaj, duke mos e njohur perfytyrimin autentik te Heroit, i dhane fushe te lire kush me shume e kush me pak, imagjinates se tyre. Perkundrazi, tani ne e njohim portretin autentik te Skenderbeut.

    *Marre me shkurtime nga kapitulli i XVI i vepres se autorit, ku pershkruhet paraqitja e tij

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17
    Skenderbeu

    Marre nga Kamus Al-A'lam dhe perkthyer nga Mehdi Polisi. Kjo eshte vepra me vellimore dhe me e rendesishme e Samiut. Eshte e shkruar ne gjuhen turke te asaj kohe, d.m.th. me alfabet arab, ne gjashte vellime me gjithsej 4830 faqe. Eshte enciklopedi historiko-gjeografike dhe Samiun e shenon titullin dhe ne gjuhen frenge "Dictionnaire Universel D'Histoire Et De Geographie" kurse emrin e vet e shenon te plote Ch. Samy-Bey Fraschery. Per fatin tone te mire ne kete enciklopedi, ai ka perfshire nje material te gjere historik e gjeografik per trojet etnike shqiptare, si edhe nje liste te gjate te personaliteteve te shquara shqiptare qe nga kohet e lashta. Kjo eshte arsyeja qe Prof. Zija Xhopli ka thene per kete veper se :"...mund te quhet Enciklopedia e botes historike dhe gjeografike shqiptare brenda Enciklopedise se pergjithshme".

    Nga Sami Frasheri (botuar ne fund te shekullit te XIX)

    Emri origjinal i tij eshte Xhorxh ose Gjergj Kastrioti. Eshte i biri i Jan (Gjon) Kastriotit i cili, ne kohen e pushtimeve osmane ne Rumeli, ishte princ ne krahinen e Krujes, d.m.th. te Akca Hisarit ne Shqiperi. Ai ka lindur me 1404, e sipas nje varianti tjeter me 1414 pas eres se re. Kur Sulltan Murati II e kishte drejtuar forcen ushtarake kah Arnautlleku, babai i ketij, biografia e te cilit po shkruhet ketu, sa do qe i ishte nenshtruar atij, padishahu i siperpermendur, per te siguruar kete nenshtrim, i pat marre peng kater djemte e Gjon kastriotit dhe i pat derguar ne Edrene. Skenderbeu ishte me i vogli. Meqe ishte jashtezakonisht i zgjuar dhe i guximshem fitoi simpatine dhe dashurine e padishahut, i cili e quajti Skender ne gjasim me Leken e Madh, i cili i takonte te njejtes race me te. Qe edukuar bashke me princin Sulltan Mehmet Hanin II. Kur u rrit u emerua sanxhak-be ne Serbi, ne Sham dhe ne shume vende te tjera dhe si i tille sherbeu ne ushtrine e Perandorise Osmane. Ne luftrat qe ndodhen pat treguar trimeri, guxim dhe shkathtesi te jashtezakonshme ushtarake. Ishte aq i forte dhe trim saqe kur dilte ne dyluftim ne pranine e padishahut te tij kunder shume pehlivaneve, qe vinin nga vende te ndryshme per te provuar forcen dhe fuqine e tyre, asnjehere nuk humbte. Kur i vdiq babai, territori ne krye te te cilit ishte ai, iu aneksua shtetit Osman ashtu qe ne Akca Hisar (Kruje) u dergua nje muhafiz, nderkaq, Skenderbeu ne ate kohe gjendej ne ekspediten ushtarake ne Sham. Kur u kthye u njoftua se i kishin vdekur tre vellezerit. Skenderbeu e parashikonte qe pas vdekjes se te atit, njeri nga vellezerit e tij ose ai vete te emerohej si princ i krahines se tarsheguar. Mosarritja e ketij qellimi, ne njeren ane, dhe vdekja e vellezerve, nga ana tjeter, e hidheroi, prandaj kerkonte rastin e volitshem per te ikur. Keshtu, kur me 1443 pas eres se re qe derguar ushtria ne Luften e Moraves, ky, me nje numer te vogel shqiptaresh qe ishin me te, iku. Pasi qe e mashtroi muhafizin e Akca Hisarit (Krujes) dhe pasi e riktheu pronen e te atit, i thirri princat dhe kreret e tjere et Arnautllekut per beselidhje dhe bashkim, te cilet e njohen ate per kryekomandant te tere Arnautllekut. Ne saje te aftesive dhe shkathtesive te veta, si edhe me ndihmen e pozites strategjike te vendit, ai mundi t'i beje balle per nje kohe te gjate ushtrise se derguar nga ana e shtetit Osman. Mbreterit e krishtere te Evropes, e sidomos Papa dhe mbreti i Hungarise, duke konsideruar se Skenderbeu do te jete nje dige hekuri kunder Perandorise Osmane, vazhdimisht e nxisnin ate. Sado qe ata kishin bere marreveshje me te, nuk kishin guxim te aktivizoheshin kunder fuqise Osmane dhe, pasi qe e futen ne zjarr Skenderbeun, benin sehir (veshtronin) nga larg. Sidoqofte, Skenderbeu, me ndihmen e pozites natyrore te vendit dhe ne saje te nje pergatitje te tij te posacme luftarake, d.m.th. duke i zene grykat, duke iu larguar luftes frontale, ka mundur t'i perballoje ushtrise se madhe te drejtuar nga vete Sulltan Murati II. Megjithekete, si ushtria, si vendi i tij, pesuan shume. Sidomos u deshperua kur nipi i tij Hamzai dhe shoku i tij me trim, Mojsiu, i leshuan rradhet e tij dhe iu bashkuan ushtrise osmane per te luftuar kunder tij. Mirepo me vone, qe te dy keta i shtiu ne dore. Sulltan Mehmet Hani II, poashtu, shume here pat derguar ushtri kunder Skenderbeut dhe, me ne fund Skenderbeu u detyrua te lidhe marreveshje per paqje. Kjo marreveshje u lidh me 1461. Skenderbeu, gjate kesaj kohe, kaloi ne Itali per t'i ndihmuar Ferdinandit I, mbretit te Napolit e te Siqelise kunder sulmeve te mbretit te Frances Sharlit VII. Per fitoren qe e arriti me kete ndihme, Ferdinandi, si shperblim ia dha Skenderbeut titullin Duka i Shen Pjetrit. Kur u kthye nga kjo ekspedite ne vitin 1463, me nxitjen dhe imponimin e Papa Piut II, ai e prishi marreveshjen dhe perseri ia filloi luftes kunder Perandorise Osmane. Kete here Sulltan Mehmeti II dergoi nje ushtri te madhe dhe, duke kuptuar Skenderbeu se nuk mund t'i beje balle, edhe meqe u semur, per te kerkuar ndihme nga Venedikasit shkoi ne kasabane e Lezhes, ku me 1467 vdiq. Ndonese u varros ne Lezhe, meqe ishte perhapur fjala se eshtrat e tij te ruajne nga te goditurit e armeve, u nxorren copat e tyre dhe u varen ne teshat e luftetareve. Ai pas vetes la nje djale ne moshe te re, i cili bashke me disa krere iku per ne Venedik dhe ende nuk dihet se c'u be me te. Menjehere pas vdekjes se Skenderbeut u dorezua Kruja dhe u pushtua i tere Arnautlleku, duke rene nen qeverisjen e drejtperdrejte te Perandorise Osmane. Historia e Skenderbeut eshte shkruar ne gjuhen latine nga bashkekohaniku dhe ithtari i tij i quajtur Barleti.

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    600-vjetori i lindjes së Skënderbeut

    Me rastin e vitit jubilar të 600-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, viti 2005 është shpallur viti i përkujtimit të Skënderbeut, që do të shënohet përmes organizimit të veprimtarive të ndryshme shkencore e kulturore, si në hapësirën etnogjeografike shqiptare, ashtu edhe në diasporë, por edhe në disa qendra të rëndësishme europiane.

    Nail Draga

    Opinioni i gjerë është i informuar se me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, pikërisht ne vitin 1968 janë organizuar një varg manifestimesh kulturore dhe shkencore, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, që ishte fillimi i veprimtarive në nivelin mbarëkombëtar. Duke marrë parasysh se viti 1968 paraqet kthesë historike jo vetëm në Kosovë, si në aspektin kulturor, shkencor dhe të identitetit kombëtar në viset shqiptare në ish-Jugosllavi, shënimi i këti jubileu edhe sot kujtohet me nostalgji, kudo në botën shqiptare. Sepse, ishte pikërisht ky vit i kthesave të mëdha, sidomos në aspektin arsimor e kulturor, duke marrë parasysh pozitën diskriminuese të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Dhe pas 37 viteve, pikërisht në këtë vit i tërë kombi shqiptar do të kremtojë 600 vjetorin e lindjes së Heroit Kombëtar-Skënderbeut.

    Duhet të mësojmë nga të tjerët

    Më parë mediat kanë informuar se presidenti i Kosovës në Prishtinë, Komiteti për Mbrojtjen e Kulturës Europiane në Itali, Biblioteka Mbretërore e Kopenhagës në Danimarkë dhe një grup albanologësh hungarezë e austriakë, përfshirë studiuesin Istvan Shultz, janë deri më tani promovues të katër nismave për nderimin e 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit. Ndërsa në Shqipëri në këtë aspekt vazhdimisht janë të vonuar, sepse në vend që të ekzistonte nisma shumë më herët, madje 2-3 vite më parë, sikurse punohet kudo në botën e qytetëruar, kur shënohen jubiletë e rëndësishëm, duke përgatitur një përkujtim të denjë, çdo gjë lihet në momentin e fundit. Andaj në këtë aspekt nuk është e tepërt të thuhet se duhet të mësojmë nga të tjerët. Sepse momenti aktual në lidhje me këtë përvjetor padyshim tregon edhe joseriozitetin e ekzekutivit të shtetit shqiptar, ndaj figurës së Heroit Kombëtar.
    Në lidhje me këtë çështje duhet thënë patjetër se me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, edhe pse Shqipëria ishte nën pushtetin komunist ka bërë një punë të mirë në organizimin e konferencës shkencore albanologjike, apo edhe me shpalljen e konkursit për krijimin më të mirë në letërsi. Atëherë në kujtim të Heroit, po atë vit u botuan dy nga romanet më të mira me temë historinë e Skënderbeut, që vlerësohen edhe sot nga lexuesit.

    Vendimi i vonuar i Qeverisë së Shqipërisë

    Por, duke parë se në mjedise të tjera enkas në lidhje me këtë jubile kanë filluar përgatitjet e duhura, ndonëse të vonuara, përfundimisht edhe Qeveria e Shqipërisë u kujtua se viti 2005 është viti jubilar i 600-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar- Skënderbeu.
    Siç bëjnë të ditur mediat në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë, të mbajtur më 28 janar 2005, u muar vendimi "për shpalljen e vitit 2005 vit i përkujtimit të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut". Në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, Qeveria ka vendosur që të organizohen disa aktivitete të rëndësishme.
    Vendimi parashikon përkujtimin e kësaj figure përmes organizimit të veprimtarive të rëndësishme shkencore, kulturore, diplomatike, e të tjera. Bëhet me dije se në lidhje me organizimet përkatëse për këtë jubile, si edhe deri më tash, barra kryesore do të bierë mbi Muzeun Historik Kombëtar. Përveç aktiviteteve të ndryshme, pritet të ribotohet edhe libri i parë mbi Skënderbeun nga Martin Barleti.

    Jubileu do të shënohet edhe në Ulqin

    Duke marrë parasysh këtë ngjarje madhore për tërë kombin shqiptar, ky jubile do të shënohet edhe te shqiptarët në Mal të Zi. Në mungesë të ekzistimit të një subjekti kulturor në nivel republike të financuar nga buxheti republikan, në këtë aspekt, si zakonisht, kanë treguar seriozitet subjektet kulturore joqeveritare. Kështu, bëhët me dije se SHAI "Art Klubi" në bashkëpunim me subjekte të tjera, këtë jubile do ta shënojë në Ulqin me veprimtari të rastit gjatë mujave të vjeshtës së këtij viti. Nuk ka dilemë se organizimi i veprimtarisë së tillë do të jetë ngjarje e dinjitetit dhe e krenarisë kombëtare për tërë botën shqiptare.

    E mora ketu:
    http://www.kohajavore.cg.yu/index.ph...vijest&id=3198
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    vajten 608 vjet sot nga vdekja e heroit kombetar

  6. #6
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Heroi me i Madh dhe me i pazevendesueshem...







    .
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  7. #7
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    rroftë mbreti!
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    vajten 608 vjet sot nga vdekja e heroit kombetar
    608 vjet nga vdekja?? Mos ia shto kaq shume... jane 544 nga vdekja!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    608 vjet nga vdekja?? Mos ia shto kaq shume... jane 544 nga vdekja!
    hahaha ja futa kot komplet

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •