Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    R2T, pikerisht, ICJ ben me faj Shqiperine qe nuk eshte ne dijeni qe ka mina ne territorin e vet, dhe Shqiperia i tha "Mik i dashur nuk e dija qe i kisha, tani qe e di qe i kam, i kam kerkuar "vellezerve" jugosllave te mi heqin sepse vete nuk kam mjetet e duhura teknike per ta bere kete".
    Ne kete kuptim "faji" nuk eshte me ate konotacion qe i jepet, eshte thjesht ajo qe ne terma juridike quhet "Tort" dmth gabim, dhe sic iu dha Anglise nje "slap in the wrist" kur thote "Thjesht fakti qe pranohet qe cenoi integritetin territorial shqiptar perben "denimin" qe i jepet Anglise", po ashtu edhe Shqiperise duhet ti jepej nje "denim" i kesaj natyre (dmth morale), dhe jo te lihej e paspecifikuar sic u la. Rezultati i ngjarjes na nxjerr ne palen e demtuar ne te gjitha aspektet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D&G Feminine : 20-01-2005 mė 21:28 Arsyeja: se thashe natyrale ne vend te natyre :)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Situata po behet vertet komike! Imagjinoni nendetset sovjetike te bllokuara ne fjordet e Norvegjise duke hedhur Norevegjine ne Gjyqin e Hages se kjo e fundit nuk e lajmeroi Mosken me kohe qe "ne anen veriperendimore te Fjordit Lundgrunsen ne thellesine 54.879 m ndodhej nje shkemb nenujor i vendosur aty pa leje nga Votani!
    Une propozoj qe ti kerkojme Washingtonit te na jape hartat e minave perpara New Yorkut, dhe po refuzuan ti gjobisim!

    Vertet komike me kete logjiken e antares....

    Pra jugosllavet me dijenine dhe servilizmin e Enver Hoxhes, vijne e minojne nje ngushtice rruge kalimi nderkombetare neper ujerat shqiptare, vriten me dhjetra vete, dhe kurkush nuk paska pergjegjesi pervecse atyre qe udhetonin ne pune te vet...

    Hajde mendje hajde....

    Shqiperia more trima nuk protestoi dhe as nuk e vuri kurre ne pikepyetje te drejten e lundrimit ne kanal, ajo ishte plotesisht E LIGJSHME per anglezet dhe cilindo shtet te botes ne baze te rregullave nderkombetare. Ashtu eshte edhe sot.
    (Edhe kanali i Suezit apo Panamase eshte territor i Egjyptit e Panamase, por nuk i merr leje per te kaluar neper te.)
    Pretendimi jone eshte se ne NUK DINIM gje, prandaj nuk kemi pergjegjesi dhe prandaj nuk lajmeruam.

    Tashti meqe Enveri me vellezerit jugosllave nuk paskan ditur gje, atehere si shpjegohet qe vetem ne pjesen shqiptare ndodheshin minat?

    Anglezet na hodhen ne gjyq, fituan gjyqin (u pelqen apo jo nostalgjikeve te envero-sllavizmit); dhe meqe qeveria komuniste nuk e uli hunden te paguante, ata konfiskuan pasurite e shtetit shqiptar qe kishin ne dispozicion.

    Shume e thjeshte dhe logjike....

    Ky eshte vetem nje rast qe shpreh mentalitetin komunist antiperendimor, per keputjen e lidhjeve me perendimin, ne kurriz te interesit te popullit e kombit shqiptar per hater te krushqive sllavo-kinezo-enveriste.

    P.S. Kur ndonje anije shqiptare duke ecur ne kanalet nderkombetare (si psh Dardanelet apo Suezi, apo i Panamase) te bjere ne mina, mund ti hidhni ne gjyq keto shtete, ju o juristet e kenduar te se drejtes nderkombetare

  3. #23
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Cave ketu urrejtja per nje rregjim te caktuar u ka erresuar edhe llogjiken pa le pastaj ndjenjen kombetare!
    =============================
    Pra jugosllavet me dijenine dhe servilizmin e Enver Hoxhes, vijne e minojne nje ngushtice rruge kalimi nderkombetare neper ujerat shqiptare, vriten me dhjetra vete, dhe kurkush nuk paska pergjegjesi pervecse atyre qe udhetonin ne pune te vet...
    ==============================================

    Servilizmi nuk eshte kategori e te drejtes nderkombetare kurse dijenia apo padijenia po. Pra edhe nese Jugosllavet kane vendosur mina ne ujrat tona territoriale me dijenine e qeverise Shqiptare te asaj kohe kjo nuk ka asnje te keqe sepse Tirana nuk kishte pse merrte leje nga Londra Washingtoni apo Athina per menyren e mbrojtjes es bregdetit te saj!
    Si mund te jete nje gje edhe ashtu edhe keshtu kur thuhet "rruge kalimi nderkombetare neper ujrat Shqiptare"!!!!!
    Nese ti detyrohesh ta pranosh qe jane ujra Shqiptare atehere pervec rastit kur vete Qeveria lejon kalim te anijeve te huaja cdo kalim i paautorizuar eshte shkelje e sovranitetit kombetar!
    Anglezet e dinin nje gje te tille prandaj kerkuan leje (e cila u refuzua prere nga Shteti Shqiptar) dhe vendosen kunder vullnetit te nje Shteti Sovran te "pastronin" minat.
    Automatikisht edhe cdo pasoje qe do te vinte nga nje veprim i tille agresiv do te binte ne kurriz te agresorit!
    Fatkeqesisht nuk ndodhi keshtu.
    Anglezet "ne punen e vet" le te shkojne ne Tamiz apo Atlantik dhe ne ujrat vertet nderkombetare e jo 500 m nga bregu Shqiptar!
    Keshtu "ne punen e vet" shkonin dhe avionet spiune U-2 mbi Rusi deri sa Ruset "ja u treguan punen e tyre" duke i rrezuar (mbi territor Rus)!

    Labeat! Me jep adresen e shtepise sate qe te vij me nje kopace dhe te kaloj serbes-serbes nga guzhina ne dhomen e pritjes e nga dhoma e pritjes ne aneks (ne punen time tek shtepia jote) dhe saken se leviz gishtin se te hedh ne gjyq!
    Ja kjo me duket komike mua!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e di se kemi postuar shkrime me pare per kete ceshtje..bile dhe deshmi autentike te ca kuadrove te sarandes ne ato kohra.. por nuk kemi kohe ti gjejme ne forum te vjetr ose tek ky..
    Ja kte gjeta tani e po e postoj..

    ---

    edmondfieri123
    (3/23/01 8:06:34 am)
    Incidenti i Korfuzit
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ishte ketu me 22 Tetor 1946 ku incidenti i Korfuzit ndodhi. Dy anije luftarake Saumarez dhe Volage u sulmuan m mina te mbiujshme, incident ky qe helmoj mardheniet Anglo - Shqiptare per shum vjet dhe sekuestroj rezervat e arit Shqiptar ne Banken e Anglis ne Londer der me 1992. Gjera me te hollesishme mund ti gjeni tek libri i Leslie Gardiner "the Eagle Spreads his Craws" (blackpool,London 1966) dhe The Corfu Incident" i Eric Leggett (New English Library ,London 1976). Evidenca per te hedhur posht se minat origjinalisht nuk ishin Shqiptare jan sshfaqur vitet e fundit, dh nje akaunt i lart partizan per c ka ndodhi qe ka ddominuar diskutimet publike dhe akademike mbi inidentin n SHBA dhe Angli mund te ken neoj per nikonsiderim nga historianet e ardhshem. Por edhe nese minat nuk Shqiptare apo Jugosllave ne origjin, nga ngjrja vdiqen me shum usshtar Britanik qysh nga lufta me Gjermanin, ne nje koh kur publiku Britanik me opinione te papergatutura nukmund te mesohej me humbje te tilla.

    Gjyqi Nderkombetar i Hages e pa ceshtjjen se ishte legjitime per Britanin dhe refuimi i Shqiperis te pagunte kompesim ishin padyshim shkaku i prishjes se mardhenieve bilaterale. Shikimi nga ana e popullit shqiptar qe regjimi ekurdisi se anijet Angleze kishin hyr me zor ne ujrat Shqiptare. duhet te kujtojm se ne ate koh shum operacione te mbuluara nga Anglo-Amerikanet dhe inteligjenca e tyre te rrezojn regjimin komunist.

    Eshte supozuar se spiuni Sovjetik Kim Filbi, qe punonte per inteligjencen Britanike, luajti pjes duke informuar qeverrin ne Tiran per c far po ndodhte dhe ishte pergjegjes per deshtimin e ketyre planeve per rrezimin e regjimit. te tjere kan ndier se regjimi komuniste ishte i siguruar qysh ne fund te viteve 40 e ne fillim te viteve 50, dhe se operacionet do te ishin pafat dhe gjithmon do te deshtonin ne cdo kohe. Paksa ne falje paragjykim-politik per opercionet e mbuluara eshte shkruajtur nga Lord Nicholas Bethell ne librin e tij The Great Betrayal (londer 1984) i publikuar ne merik po ne kete vit me titull Betray


    brari
    (4/10/01 10:42:50 pm)

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ne ate kohe shteti shqiptar jetonte me lemosha te Planit marshall ose ndonje kock nga tito per tu lepire,ose ndonje planc nga molotovi per tu rrujt.
    Anijet angleze nuk besoj se kan dashur te rrezojn qeverin e tiranes,llafe kot jane.
    Minat do jen mbeturina lufte ose ndonje grup xhenjer jugosllav i ka len aty.
    Nuk besoj as enver hoxha ta ket dashur nji incident te tille.
    po ne ate kohe qeveria tiranes ish nji "marionet" e beogradit dhe moskes.
    Pra dhe neper forume nderkombetare pra dhe ne gjyqet ka mbajtur qendrim te diktuar ose nga ambasadori jugosllav ose nga Sovietiku.
    Edhe me pare ne konferencen e Paqes ne Paris Enver hoxha lexoi fjal per fjale nji fjalim qe ja dha te shkruar ne beograd Mosha pijade.
    Me qe Tito ne ate kohe shikonte me frike Greqine si pretenduse ne rajonet kufitare (jug i jugosllavise-veri i greqise) ai e ndihmoi Tiranen zyrtare ne mbrojtjen nga Greqia llafazane e asaj kohe ndaj Jugut tone.
    Kim filbi nuk ka te bej ktu ndonji rol besoj.

    xhandari3
    (4/26/01 9:06:01 am)

    --------------------------------------------------------------------------------
    Minat jane vene nga forca te specializuara ushtarake jugosllave, te cilat moren si demshperblim lufte edhe anije te specializuara italiane ne venien dhe luften kunder minave (dragamina), me dijenine e plote te pales sone.
    Nuk eshte e qarte nese pati apo jo nje kerkese zyrtare nga pala e jone per vendosjen e minave (interesi politik i ketij veprimi ishte i perbashket - mos harroni: "Rreziku anglo-amerikan per Shqiperine"). Megjithate akoma nuk kam arritur ta zbuloj qarte. Sa shkrova me siper eshte rezultat i nje bisede te terthorte me nje ish-perfaqesues te pales shqiptare ne Hage.

    ---


    kush ka fakte tjera le ti sjelle..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Photograph showing the damaged HMS "Saumarez", pictured off the coast of Albania, after she had hit a mine, October 1946.

    On the night of 22nd October the British destroyers HMS "Saumarez" and "Volage" hit mines in the channel between Corfu and Albania, sustaining heavy damage and casualties.



    Royalty Status: The Illustrated London News Picture Library

    Publication: Illustrated London News
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shendelli : 28-01-2005 mė 10:30

  6. #26
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    - HMS "Saumarez" -
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    HMS Saumarez, an S Class Fleet Destroyer, as she appeared in 1943.


    In August of 1943, HMS Saumarez escorted liner Queen Mary taking Winston Churchill to Canada. After return from this trip, she was transferred to arctic convoy duty. On December 26th, Saumarez, while in the escort of convoy JW-55B, was one of the four 'S' Class destroyers, which played such a gallant part in the sinking of the Scharnhorst. Entire year 1944 she continued to assist in the escort of Russian convoys and took part in attacks on enemy shipping off the Norwegian coast. In June she helped cover the landings in Normandy, and remained on patrol in the Dover Strait during July and August. At the beginning of 1945, HMS Saumarez was transferred to the Eastern Fleet in the Indian Ocean where she became a flagship of 26 Destroyer Flotilla. During the night of May 15, 1945, Saumarez took part in the sinking of the heavy cruiser IJN Haguro in Malacca Strait. After the war’s end, HMS Saumarez was transferred to the Mediterranean. On October 22, 1946 she struck Albanian mine in international waters of Corfu Channel, which Albania treated as territorial waters. HMS Volage also struck a mine but was able to tow heavily damaged Saumarez to Malta. HMS Saumarez never returned to active duty and was sold for scrap on September 8, 1950.

    Launched: November 20, 1942, completed in June 1943.
    Displacement: 1,710 tons standard; 1,737 full-load.
    Length: 362.75 ft
    Beam: 35.75 ft
    Machinery: Two sets of Parsons geared turbines; 40,000 hp = 36 knots.
    Armament: main battery - four 4.5inch (4 x I)
    AAA - 2 x I 40mm Haemayer mounts; 4 x II 20mm Oerlikon
    Torpedoes - eight (2x4) 21inch tubes

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    HMS Saumarez
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    HMS Saumarez Crew members (disa nga emrat e ekuipazhit)

    First names Surname Rank
    HARRY PHILLIP ELLIOTT LDG STO
    DANIEL HENDRY STO1C
    WILLIAM GEORGE ADAMS MARTIN LDG STO
    JACK YATES STO PO

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    SELBY, R Adm William Halford (1902-1994)

    --------------------------------------------------------------------------------

    IDENTITY STATEMENT

    Reference code(s): GB 0099 KCLMA Selby

    Held at: Liddell Hart Centre for Military Archives, King's College London

    Title: SELBY, R Adm William Halford (1902-1994)

    Date(s): Created 1946, 1956, [1968-1977], 1983, 1987, 1989, 1994

    Level of description: Collection (fonds)

    Extent: 1 file

    Name of creator(s):

    CONTEXT

    Administrative/Biographical history: Born in 1902; educated at Royal Naval Colleges, Osborne and Dartmouth; entered Royal Navy, 1916; Midshipman, HMS ROYAL OAK, Black Sea and Dardanelles, 1920; Sub-Lt, HMS VENDETTA and HM Yacht VICTORIA AND ALBERT, 1924; served on various destroyers, Mediterranean and China Stations, 1927-1936; attended Naval Staff College, 1939; commanded HMS WREN, 1939, HMS MASHONA, 1940-1941 and HMS ONSLAUGHT, 1942-1944; Capt. 1943; Chief of Staff, Londonderry, 1944-1945; Capt, 'D' Third Flotilla, in command of HMS SAUMAREZ, Mediterranean, 1946-1947; Deputy Director, Operations Division, Admiralty, 1948-1950; Capt-in-Charge, Simonstown Dockyard, South Africa, 1950-1952; R Adm, 1953; headed British Naval Mission to Greece, 1953-1955; retired, 1956; died in 1994.

    CONTENT

    Scope and content/abstract: Papers relating to his life and RN career, 1902-1956, dated 1956, [1968-1977], 1983, 1987, 1989 and 1994, principally comprising photographs relating to the mining of the HMS SAUMAREZ, Corfu Channel, 1946; 'Memoires (sic) of a salthorse', an illustrated account of his life and career, 1902-1956, notably covering his service on HMS MASHONA, North Sea, Norway and Atlantic, 1940-1941, and HMS ONSLAUGHT, Russian convoys, 1942-1944, as Chief of Staff, Londonderry, 1944-1945, on HMS SAUMAREZ, Mediterranean, 1946-1947, and in South Africa, 1950-1952, and Greece, 1953-1955, written in 1989 for private circulation.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    HMS Saumarez
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    There were various political issues going on before this incident but I will go straight to the day in hand. It was on the afternoon of October 22nd 1946 the cruiser HMS Mauritius leading the destroyer HMS Saumarez, followed by the cruiser HMS Leander and another destroyer HMS Volage were in channel with guns trained fore and aft, but with orders to return fire if fired upon due to HMS Orion and HMS Superb being fire on by an Albanian shore battery previously (no hit scored, May 14th 1946). The exercise was designed to show that ships could proceed safely in what were recognised international waters.

    During passage down the charted swept channed between Corfu and the Greek mainland a violent explosion occurred forward of HMS Saumarez's bridge as she hit a mine, followed by a fire.

    HMS Volage took HMS Saumarez in tow but herself hit a mine which blew her bows off. Eventually all four ships returned to harbour, but there had been casualties, 44 men killed and 40 injured. HMS Saumarez was scrapped and HMS Volage had a new bow fitted. The channel was swept immediately and the swept mines were found to be brand new and not been in the water long.

    At the time Albanian gold was frozen and they were oredered to pay damages by an international court. I believe there has still not been an official apology (I could be wrong).

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    HMS Saumarez
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    http://www.koha.net/read_fejton.asp?id=3903


    dicka per punen e kanalit ...


    --

    29.10.2003


    Ēėshtja e incidentit tė Kanalit tė Korfuzit nė Gjykatėn e Hagės

    Dr.Agim ZOGAJ: Shqipėria nė marrėdhėniet ndėrkombėtare 1945 1948 (17)

    Propozimi jugosllav
    Shqipėria, e cila edhe rreth kėsaj ēėshtjeje tė rėndė dhe delikate pėr udhėheqjen e saj shtetėrore tė papėrvojė nė kėto duele dhe fėrkime ndėrkombėtare i zhvillonte konsultimet e ngushta dhe transparente me udhėheqjen jugosllave, pėr pėrfaqėsues tė vet nė seancėn e pėrmendur gjyqėsore kishte emėruar diplomatin Kahreman Ylli, i cili ishte udhėheqės i pėrfaqėsisė diplomatike nė Paris. Mirėpo, zyrtarėt e Ministrisė sė Jashtme jugosllave ishin tė mendimit se pėrfaqėsues dhe ekspertė qė do tė mbronin ēėshtjen shqiptare nė kėtė seancė gjyqėsore nė Gjykatėn e Hagės, fillimisht duhej kėrkuar nė Ēekosllovaki. Amabasadori jugosllav nė Pragė kishte zhvilluar bisedime pėr kėtė ēėshtje me ministrin e atėhershėm tė Punėvė tė Jashtme tė Ēekosllovakisė, i cili pėr kėtė lėndė e kishte propozuar pedagogun e Universitetit tė Pragės, Jan Kramarzh. Ambasadori jugosllav e kishte hedhur poshtė kėtė propozim me motivacionin se profesori i pėrmendur nuk ka pėrvojė nė proceset gjyqėsore ndėrkombėtare dhe se mund tė bie nėn ndikimin e britanikėve. Ēėshtja e caktimit tė gjykatėsit dhe e avokatit nė procesin gjyqėsor tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės kishte qenė aktuale dhe temė e diskutueshme edhe pėr njė kohė nė qarqet e Ministrisė sė Jashtme jugosllave, sepse Tirana zyrtare iu kishte lėnė autoriteteve tė Beogradit nė kompetencė kėtė pėrkujdesje (Bogumil Hrabak, vep. e cit.,f.295). Njė angazhim tė veēantė e kishte pasur nė kėtė drejtim ambasadori jugosllav nė Pragė, Ēernej, i cili personalisht kishte biseduar me kandidatėt pėr gjykatės nė Gjykatėn e Hagės rreth akuzės britanike. Kėshtu, mbi kėtė bazė tė marrėveshjeve reciproke, ndėrshtetėrore, nė maj tė vitit 1949, pala shqiptare duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė Gjykatės sė Hagės nė lidhje me lėnden qė shqyrtohej nė Gjyq, paraprakisht kishte zhvilluar konsultime me autoritetet jugosllave tė Ministrisė sė Jashtme. “Menjėherė, lidhur me kėtė lėndė nė Ministrinė beogradase kishin mbajtur takim Tuk Jakova (pėrgjegjės i pėrfaqėsisė diplomatike tė Shqipėrisė nė Beograd - A.Z) dhe ndihmėsministri i Jashtėm jugosllav, Alesh Bebler, kurse mendimin e vet pėr kėtė ēėshtje e paraqitėn edhe diplomatėt Leo Mates dhe J. Vilfan”. (Po aty.f.303) Ndėrkohė qė ēėshtja e procedurės sė mėtutjeshme tė vėnies sė ēėshtjes sė incidentit tė Kanalit tė Korfuzit nė Gjykatėn e Hagės, kishte vazhduar tė preokuponte edhe diplomatėt nė OKB-sė. Ambasadori polak ishte i mendimit se ēėshtja e akuzės britanike karshi Qeverisė shqiptare duhej vėnė nė votim nė Kėshillin e Sigurimit, kurse Andre Gromiko mbronte qėndrimin se ėshtė mė mirė qė ēėshtja tė shtrohet nė Gjykatėn e Hagės, pėr faktin se ēfarėdo vendimi qė tė merret nga ajo gjykatė nuk do tė kishte elemente edhe politike, pėr ēka ishin tė mendimit, po ashtu, edhe ekspertėt jugosllavė.

    Pėrfaqėsuesi grek akuzonte

    Jugosllavinė Ndėrkohė pranė Kėshillit tė Sigurimit ishte dėgjuar referimi i pėrfaqėsuesit grek, i cili nė lidhje me incidentin e Kanalit tė Korfuzit kishte akuzuar Jugosllavinė, duke theksuar se “pas gjermanėve nuk kanė mbetur mina tė mėdha as nė Greqi e as nė Shqipėri, mirėpo ekzistojnė tė dhėna se minat e tilla janė ngarkuar nė Tivar dhe nė Dubrovnik e mė pas janė bartur nė Sarandė”. Seanca e parė gjyqėsore lidhur me lėndėn e incidentit tė Kanalit tė Korfuzit filloi mė 6 nėntor tė vitit 1948, kurse vendimin pėrfundimtar gjyqi e dha mė 9 prill tė vitit 1949. Kjo procedurė gjyqėsore, sė bashku me shqyrtimin e ēėshtjes sė dėmshpėrblimit ishte ndėr procedurat mė tė zgjatura, por edhe mė tė ndėrlikuara qė deri atėherė ishin debatuar e shtruar nė Gjykatėn e Hagės. Trupi gjykues pėrbėhej prej 16 anėtarėsh, ndėr tė cilėt kishte juristė tė njohur nga Brazili, Kili, Belgjika, Franca, San Salvadori (kryetar i Gjyqit), SHBA-ja, Kina, Britania e Madhe, Meksika, Norvegjia, Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, Kanadaja, Polonia dhe njė nga Ēekosllovakia, i caktuar nga pala shqiptare si gjyqtar ad hoc. Shqipėrinė nė kėtė lėndė gjyqėsore e mbronin francezi Pierre Cot, jurist i zoti dhe mik shqiptar, si dhe avokati tjetėr francez Joe Nordman, kurse pėrfaqėsues i Qeverisė shqiptare ishte Kahreman Ylli, i cili nė pranverė tė vitit 1949 ishte zėvendėsuar nga Behar Shtylla, diplomat i njohur shqiptar. Ēėshtjet thelbėsore nė kėtė procedurė tė ndėrlikuar gjyqėsore shtroheshin mbi bazėn se a ishte Shqipėria pėrgjegjėse pėr shpėrthimin e minave dhe pėr dėmet qė mė pastaj rrodhėn nga kėto shpėrthime nė Kanalin e Korfuzit, a duhej tė paguante shteti shqiptar dėmshpėrblime pėr kėtė, a kishte shkelur Britania e Madhe ligjin ndėrkombėtar dhe sovranitetin e Shqipėrisė, fillimisht mė 22 tetor, kur anijet britanike u ndeshėn nė mina dhe mė 12 e 13 nėntor 1946, kur anijet britanike kryen nė ujėrat tokėsore shqiptare operacionin “Retail”. Nė dhjetor tė vitit 1948 Gjykata e Hagės kishte krijuar njė komitet ekspertėsh tė Marinės me tre oficerė tė lartė, njėri suedez, tjetri norvegjez e njė holandez, me qėllim qė ata pasi tė kishin bėrė hetime tė pėrcaktonin pėrgjegjėsin. Ata kishin shkuar pėr tė bėrė hetime edhe nė Sarandė dhe qytetin Shibenik tė Kroacisė dhe nė shkurt tė vitit 1949 i parashtruan qėndrimet e tyre nė tri raporte qė i parashtruan Gjykatės sė Hagės. Vendimi i Gjykatės sė Hagės, i shpallur mė 9 prill tė vitit 1949, me 11 vota pro dhe me 5 kundėr, e cilėsoi Shqipėrinė pėrgjegjėse pėr shpėrthimin e minave qė ndodhi mė 22 tetor tė vitit 1946 nė ujėrat e saj tokėsore, si dhe pėr dėmet nė njerėz qė u shkaktuan nga incidenti. Si rrjedhojė e vendimit tė tillė Shqipėria detyrohej qė t’ia paguante dėmshpėrblimet Qeverisė britanike (Pro votuan Belgjika, Brazili, Britania e Madhe, Kanadaja, Kili, Kina, San Salvadori, Franca, Meksika, Norvegjia dhe SHBA-ja, kurse kundėr ishin Ēekosllovakia, Egjipti, Polonia, Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia). Me kėtė vendim, edhe pse i tėrė trupi gjykues kishte bindjen se minat nuk i kishin vėnė shqiptarėt, sepse nė fakt as qė kishin mina tė tilla, Shqipėria bėhej pėrgjegjėse pėr faktin se duhej tė tregohej mė e vėmendshme ndaj asaj se ēfarė po ndodhte nė ujėrat e saj, pra duhej tė kishte diktuar edhe vendosjen e minave dhe tė kishte lajmėruar pėr kėtė nė bazė tė detyrimeve qė dilnin nga ligji ndėrkombėtar (“Studime historike”, vep. e cit.,f.124). Po kėshtu Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės kishte marrė qėndrim sipas tė cilit Britania e Madhe mė 22 tetor nuk e kishte shkelur sovranitetin e shtetit shqiptar kur shpėrthyen minat, porse nė veprimet e datės 12 e 13 nėntor 1946 anijet britanike kishin shkelur sovranitetin e Shqipėrisė, meqenėse kishin kryer njė operacion spastrimi tė minave pa marrė lejen e Qeverisė shqiptare.

    (Vijon)

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Ari monetar, si e fitoi Shqipėria mė 1953

    Argumentimet juridike, Britania kėmbėnguli qė ari t’i jepej Shqipėrisė

    Ngjarja – Njė artikull i revistės amerikane tė Ligjit Ndėrkombėtar i vitit 1955 hedh dritė mbi procedurat e ndjekura nga forcat aleate pėr tė caktuar fatin e arit monetar shqiptar dhe argumentet juridike qė bėnė qė Shqipėria ta pėrfitonte pronėsinė mbi arin, ndonėse nuk e mori dot atė realisht deri pas viteve 1990

    Kushtet – Ari monetar i Shqipėrisė pretendohej nga Italia, e cila pati nėn pronėsi Bankėn Kombėtare tė Shqipėrisė. Por Britania e Madhe pati interes qė tė fitonte Shqipėria, nė mėnyrė qė ta konfiskonte arin pėr tė dėmshpėrblyer vetveten pėr incidentet e Kanalit tė Korfuzit, siē qe pėrcaktuar nga Gjykata Ndėrkombėtare

    Fakti – Mbretėria e Bashkuar, e interesuar pėr mundėsinė e pėrdorimit tė arit pėr pėrmbushjen e vendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ēėshtjen e Kanalit tė Korfuzit, siē qe pėrcaktuar edhe nė Deklaratėn bashkangjitur te Marrėveshja e Uashingtonit e vitit 1951 mbėshteti pretendimet e Shqipėrisė



    American Society of International Law Vol. 49, no. 3 1955

    Opinioni i arbitrazhit mbi Arin e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė.

    Ari i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė – kuptimi i fjalės “pėrket” – Marrėveshja NdėrAleate pėr reparacionet the kthimet.

    Arbitruesi: Sauser-Hall, 10 Annuaire Suisse de Droit International 11 (20 Shkurt 1953) Bruksel.

    Mė 1925, njė grup financiar privat, tek i cili interesat italiane dominonin, hyri nė njė marrėveshje me qeverinė e Shqipėrisė pėr organizimin e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, e autorizuar me njė ligj tė posaēėm. Sipas kėtij ligji, selia e Drejtimit Qendror (direction centrale) tė Bankės duhej tė vendosej nė kryeqytetin shqiptar, por selia e Kėshillit (Conseil) dhe e Komitetit tė Administrimit (Comite d’administration) mund tė vendosej jashtė vendit. Banka do tė shėrbente pėr depozitimin e fondeve tė shtetit shqiptar dhe tė ofronte shėrbimin e thesarit publik. Asaj iu dha fuqia e shtypjes sė parasė metalike, si dhe tė emetonte para letėr e cila duhej tė mbulohej nga njė rezervė floriri.

    Banka u organizua nė njė takim nė Romė nė formėn e njė kompanie aksionere (socičtč par actions), ndėrsa statutet e saj, tė cilat qenė nė pėrputhje me legjislacionin shqiptar, u miratuan nga ministri italian i Financave dhe u depozituan nė Ministrinė Shqiptare tė Financave. Nėn kėto statute, selia e Kėshillit dhe Komitetit Administrativ u vendos nė Romė, ku u zhvilluan edhe tė gjitha takimet e aksionerėve. Rezerva e arit tė bankės u ble nė tregun ndėrkombėtar me valutėn e Italisė dhe, me pėrjashtim tė njė sasie tė vogėl qė gjendej nė zyrat shqiptare tė bankės, qėndroi gjatė tė gjithė kohės e depozituar nė Romė, mė sė shumti te Fonderia e Italisė (Hotel de la Monnaie). Nėnshtetasit italianė nė fillim kishin 45% tė aksioneve themeltare. Qeveria shqiptare, gjatė tė gjithė kohės, nuk kishte aksione te Banka. Pjesa e aksioneve tė zakonshme tė mbajtur nga nėnshtetasit shqiptarė u reduktua gradualisht nga 30% qė qe nė fillim nė 1.5% nė shtator 1943. Nė vitin 1935, qeveria italiane i shtetėzoi pėrmes njė dekreti tė gjitha aksionet e mbajtura nga nėnshtetasit italianė, ndėrsa filloi njė program pėr blerjen e aksioneve nėn pronėsinė e huaj, gjė qė solli qė mė 16 shtator 1943, Italia zotėronte 88.5% tė aksioneve tė zakonshme dhe themeltare tė Bankės.

    Mė 16 shtator 1943, floriri i Bankės nė Romė ra nė duart e forcave gjermane dhe u zhvendos nė Berlin, ku, nėn marrėveshje me qeverinė shqiptare, u shėnjua pėr Bankėn Kombėtare tė Shqipėrisė dhe u depozitua nė “Reichsbank”. Nė 13 janar 1945, Kėshilli Antifashist Nacionalēlirimtar i Shqipėrisė miratoi njė ligj qė anuloi marrėveshjen e vitit 1925 pėr krijimin e Bankės dhe ia transferoi shtetit shqiptar asetet dhe detyrimet.

    Marrėveshja Ndėraleate e Reparacioneve e Parisit, nėnshkruar mė 14 janar 1946 nga 18 shtete pėrfshirė Shtetet e Bashkuara, Francėn, Mbretėrinė e Bashkuar dhe Shqipėrinė, vendosi pėr “shpėrndarjen si rikthim” tė tė gjithė arit tė gjetur nė Gjermani mes vendeve pjesėmarrėse nė raport tė drejtė me humbjet pėrkatėse tė arit pėrmes vjedhjes apo zhvendosjes sė padrejtė nga gjermanėt. Nėn termat e marrėveshjes sė Parisit, Italia u pranua mė 1947 si pėrfituese pėrmes njė protokolli tė posaēėm. Qeveritė e Shteteve tė Bashkuara, Francės dhe Mbretėrisė sė Bashkuar, duke vepruar nė pėrputhje me Marrėveshjen e Parisit, krijuan Komisionin Trepalėsh pėr Rikthimin e Arit Monetar. Shqipėria dhe Italia parashtruan kėrkesė pėr arin e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė tė zhvendosur nga Roma. Komisioni Trepalėsh ia referoi kėto pretendime kontradiktore tri qeverive pėrkatėse qė e kishin krijuar komisionin. Kėto tė fundit, mė 25 prill 1951 nėnshkruan njė marrėveshje nė Uashington pėr tė kėrkuar opinionin e njė arbitruesi, i cili duhej tė caktohej nga Presidenti i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, nėn pyetjen nėse ari i “pėrkiste” Shqipėrisė, Italisė apo asnjėrės. Tri qeveritė ranė dakord tė pranonin opinionin e arbitruesit. Qeverive tė Shqipėrisė dhe Italisė, si dhe tri qeverive nėnshkruese, iu dha mundėsia t’i paraqisnin arbitruesit tė gjitha dokumentet, provat dhe argumentet nė lidhje me pyetjet qė i qenė paraqitur.

    Presidenti i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėrcaktoi M. Georges Sauser-Hall, me nėnshtetėsi zvicerane si arbitrues. Pavarėsisht njė ftese nga arbitruesi, qeveria shqiptare nuk mori pjesė nė procedimin e zhvilluar mė 5 nėntor 1951. Shtetet e Bashkuara nuk morėn pjesė aktivisht. Italia ripėrsėriti pretendimet e veta mbi arin. Mbretėria e Bashkuar, e interesuar pėr mundėsinė e pėrdorimit tė arit pėr pėrmbushjen e vendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ēėshtjen e Kanalit tė Korfuzit, siē qe pėrcaktuar edhe nė deklaratėn bashkangjitur te Marrėveshja e Uashingtonit e vitit 1951 mbėshteti pretendimet e Shqipėrisė. Franca shprehu mendimin qė floriri nuk i takonte as Italisė dhe as Shqipėrisė.

    Pas pėrshkrimit tė disa nėnēėshtjeve, dhe pasi vėrejti se Marrėveshja e Parisit mbi floririn bazohej nė njohjen e tė drejtės postliminium, arbitruesi vlerėsoi kuptimin e fjalės “pėrket” (appartenait) nė Marrėveshjen e Uashingtonit dhe shprehjes korresponduese nė Marrėveshjen e Parisit. Ai theksoi se do tė shqyrtojė pretendimet e lindura deri mė datė 16 shtator 1943, data nė tė cilėn floriri u zhvendos nga Roma dhe se nuk do tė konsiderojė pretendimet e lindura nga ngjarjet pas kėsaj date. Sipas fjalorėve, arbitruesi gjeti se fjala “pėrkas” (belong) dhe ekuivalenti i saj nė gjuhėn frėnge mundet tė lidhet qoftė me pronėsinė qoftė me kuptimin “tė ketė lidhje”,

    “t’i pėrkasė” “tė jetė nė funksion tė”. Ky kuptimi i fundit, sipas mendimit tė arbitruesit, duhet tė shėrbejė si interpretim pėr fjalėn “pėrket.” Kuptimi mė i ngushtė i kėsaj fjale nuk mund tė ketė qenė synimi final i palėve nėnshkruese, pėr shkak se nė kėtė mėnyrė do tė sigurohej rikthimi i arit monetar vetėm nė ato shtete qė kishin pronėsi tė drejtpėrdrejtė mbi tė. Palėt duhet ta kenė ditur se nė shumicėn e shteteve, monopoli i emetimit tė parasė letėr mbuluar nga njė rezervė ari, u qe besuar bankave qė zotėroheshin nga persona privatė nė tėrėsi apo pjesėrisht dhe qė kishin personalitet ligjor tė ndryshėm nga ai i shtetit. Ndėrkaq, pozicioni francez qė ari nuk i takon as Italisė dhe as Shqipėrisė mund tė linte tė hapur pyetjen se kujt i duhej kthyer kjo sasi ari. Italia nuk e ka pasur kurrė nėn pronėsi kėtė ar dhe ari nuk ka bėrė pjesė kurrė nė bilancet e ndonjė banke publike apo private italiane; Ai nuk qe ar monetar i Italisė. Nė anėn tjetėr, megjithėse ari nuk qe nėn pronėsinė e Shqipėrisė, ai mbulonte paranė letėr tė Shqipėrisė dhe rrjedhimisht qe e lidhur dhe nė funksion tė Shqipėrisė, pasi gjendej nėn pronėsinė e njė banke qė qeverisej nga ligji shqiptar dhe se kjo bankė kryente rolin e bankės qendrore nė ekonominė financiare tė Shqipėrisė. Shqipėria qe dėmtuar seriozisht nga humbja e arit. Kėto dhe fakte tė tjera e vlerėsime, sipas vendimit tė arbitruesit, pėrcaktonin qė floriri i takon Shqipėrisė sipas kuptimit tė Marrėveshjes sė Parisit.

    Shqip

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •