Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Eter

  1. #1

    Eter

    Provova te zbrazem. Dicka qe behet. Vec mendimin e fundit te mbetur brenda nuk e nxirrja dot. Vullneti, meditimi, perhumbja, ekstaza nuk bene pune. Mendoj pra jam. Apo jam ndaj mendoj?
    Vertet qe nuk e di. Jo vetem kete. Nuk di asgje fare. Ky eshte mendimi i fundit. Si mund ta zbraz boshllekun e padijes?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Lucy in the Sky with Diamonds
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  3. #3
    Kur me pyet si ndjehem do doja te zhvishesha. Te hiqja rrobat e fjaleve, te qethja leshrat e rrokjeve, te shkulja lekuren e tingujve, shtresat e mendimeve e te rrija para teje hapur. Pasqyre, liber, humnere, qiell. Do shohesh veten, do lexosh ate qe shkrove vete. Hiqja zjarrit tymin, flaket, nxehtesine; cfare mbetet? Ngrohim tjetrin e digjemi apo shuhemi ne te. Kam ndezur nje qiri per ty ne kete kishe te ftohte. E nuk di pse me kujtohet Naimi.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-03-2005
    Postime
    5
    Citim Postuar mė parė nga yjori
    Provova te zbrazem. Dicka qe behet. Vec mendimin e fundit te mbetur brenda nuk e nxirrja dot. Vullneti, meditimi, perhumbja, ekstaza nuk bene pune. Mendoj pra jam. Apo jam ndaj mendoj?
    Vertet qe nuk e di. Jo vetem kete. Nuk di asgje fare. Ky eshte mendimi i fundit. Si mund ta zbraz boshllekun e padijes?

    Provova te mbushem...Hmmm...,dicka qe behet...!Vec mendimit te pare te hedhur brenda,nuk i shtoja me,dot.Lodhja,merzitja,kujtimet...nuk bene pune.Ekzistoj pra mendoj.Apo mendoj ndaj ekzistoj?!
    Vertet qe nuk ndjej.Jo vetem kete.Nuk ndjej asgje fare.Si mund ta mbush boshllekun e pandjesise?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Yjori,
    Ke mendime tė filozofis sė thellė, dhe brendi qė gufon si vullkan, por kotėsinė nuk e ke tė zbrazėt e as zbraztėsinė tė kotė!!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  6. #6
    Mbahet ndjenja ndezur pa fjale?
    Fjala eshte zjarri ku ndjenja digjet si flutur e verbuar nga drita.
    Fjalet jane shkarpat qe digjen.
    Kush nga ne te dy ka te drejte?
    Ndoshta te dy. Fytyra e se vertetes eshte njerezore, per pasoje simetrike.
    Po djathtas nuk eshte majta, pasqyrimi nuk jam une, apo..?
    Nuk e dija qe e kunderta dhe simetrikja jane sinonime.

    Sosia ime eshte e kunderta ime
    Ajo qe di per veten nuk jam une , ndryshe si do e dija?
    Nese do dija per vetveten, atehere do isha medysh: ai qe di e ai qe dihet.
    Refleksioni nuk jam une.

    Ti kalon anash vitrinave e sheh qelqeve dike qe thuhet se te ngjan e per te cilin ke menduar nje kohe te gjate se je ti.
    Duhet kthyer mprapsht shikimi; duhet pare nga jashte brenda. Pervishi dorashkat; c`ndryshim ka?
    Ti je brenda e shikon dike qe kalon anash vitrinave e sheh vetveten qelqeve. Ti hyn brenda e sheh dike qe sheh dike qe shihet. Ti del jashte e shikon dike qe hyn qe sheh dike qe po te shikon ty tek shihesh qelqeve. Kush nga keta je ti?

    Ky eshte zjarri, te cilin qarkon flutura e verbuar nga drita.
    Nuk eshte zjarr fjalesh. Fjalet jane tym, mjegull, avull qe te del nga goja e qe mbulon qelqin, te cilin ti ndersa kalon e fshin me duar per te pare cfare behet brenda. Te hysh? Ku? Nuk je tashme brenda?

  7. #7
    E perkohshmja
    Krimb ne man
    Me pertyp fletet
    Mall hall
    Mendafsh
    Boll me dada
    E belbezim
    Ceshtje kohe
    E durim
    Hesht e prit
    C`te besh tjeter?
    Me mire me vrit
    Se sa vetem...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •