Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Në kërkim të titullit..

    Andej nga vitet 1987-1988 (NUK e mbaj mend vitin ekzakt), nje mbremje te bukur te shtune, CUDITERISHT, pas "koncertit variete" , TVSH-ja transmeton nje film (ishte ne gjuhe angleze, por ndofta ka qene dhe amerikan !!!). Ishte hera e PARE qe TVSH-ja transmetonte nje film, ne darkë, te shtunen ! Qe prej asaj dite, u be "tradite" qe te transmetohej nje film, te shtunen ne mbremje dhe pergjithesisht, ishin filma qe ne i quanim asokohe "modernë".

    Pikerisht, titullin e atij filmi kerkoj ! Me kujtohet fare mire ngjarja: jane vetem dy personazhe, nje plakë dhe nje djale i ri. Gjithshka ndodh gjate nje udhetimi ne tren, dhe ne fakt, nuk ndodh "asgje", pervec dialogjeve te djalit te ri disi arrogant dhe zonjes ne moshe te thyer. Në fund te filmit, zonja e moshuar arrin ta "përkulë" djalin "arrogant".

    Ishte filmi i pare "modern" qe shikoja ne jeten time, ne kalalin e TVSH, dhe transmetimi i filmit u komentua askohe.
    Gjetja e titullit... do ishte kryeveper !!

    Nëse dikush ka ndonje ide, FALEMINDERIT !!

  2. #2
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Kam vene re qe je i terhequr e ne kerkim te filmave te shfaqur heret, ne ate kohe kur filmi ishte "luks"..Ka pasur vertet filma te bukur,po jo shume ne Tv,neper kinema(ato te improvizuarat )Mami e babi me kane folur per nje "Ne cdo kilometer "pershembull e mua me ka mbetur ne mend.Sikur te kishim mundesine ti gjenim keto filma..
    Une s'te ndihmoj dot per filimin me lart (kam qene akoma e vogel) po uroj ta gjesh pergjigjen shpejt..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Marsi ai film qe te kane folur mami me babin ka qene nga vitet 70-71, ndofta 72 apo 74. Ka qene film bullgar me lufte dhe ka pasur nje personazh kryesor te quajtur "Mitko Bomba"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    hehe, per te qene edhe më te sakte, ai ka qene film rumun, dhe titullohej "Na kazhdi killometer" (falje per ortografinë)

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ne për bullgar e dinim filmin me Mitko Bombën dhe Sergein.
    Po 4 tankistët, polak apo edhe ky rumun?

    Beteja e Algjerit ( Ali Pyka) ishte "my favorite" .

    Autor, po më dhe më shumë hollësira edhe mund ta gjej atë filmin me "tren". Psh..për çfarë bisedonin kryesisht? Për yjet, për dashurinë apo....
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    MI CORAZON,

    "Beteja e Algjerit", ne fakt, eshte film I MADH, nga ata qe quhet filma antollogjie !! Ne kemi patur nje fat te çuditshem duke patur mundesi ta shikonim, po, duke qënë se NUK mund te shikonim pjesen tjeter te kinemase boterore te asaj kohe, nuk arrinim ti kuptonim vlerat qofte dhe atyre filmave qe shihnim.
    Ne France, "Beteja e Algjerit" ka qene film i ndaluar deri nga fundi i viteve 70 (per arsye qe kuptohen), ndesa para pak javesh, ka ridalë i restaururar (pelicula) dhe kritika kinematografike e ka cilesuar si film kult, dhe ashtu eshte !

    Tani, diç me shume per filmin "me tren":
    biseda midis plakës dhe djalit te ri eshte e tillê: djali i ri eshte arrogant, sillet ndaj zonjes se vjeter me ç'perfillje... etj etj. Por "ngjarjet" rrjedhin ne menyre te tillê qe, plaka, me qetesi dhe mençuri, arrin ti tregoje vendin djaloshit, biles, NESE NUK GABOHEM, ne fund te filmit, arrin ta detyroje te zbrese nga treni. Personazhet jane moderne, pra ngjarja e filmit presupozohet te zhvillohet ne kohet moderne (vitet 80-të), dhe pikerisht, kjo habiti shume njerez . E gjitha kjo, asokohe tingellonte aq surrealiste dhe moderniste sa qe shume njerez u habiten se si ky film u shfaq ne tvsh (shto ketu faktin qe ngjarja ndodhte në nje vend perendimor kapitalist - po te perdorim terminologjine e kohes. Por siç e kam thene më lart, duke filluar nga ajo e shtunë, tvsh-ja filloi te transmetojë rregullisht nje film artistik te shtunave, gjë qe me pare ishte herezi (jemi andej nga vitet 1986- 87).

    Une jam i bindur se transmetimi i atij filmi ishte kyç per fillimin e ndryshimeve ne tvsh, dhe pervec historise se filmit qe mund te konsiderohej asokohe si "surrealiste" dhe "abstrakte", po aq i guximshem ishte fakti qe ngjarja zhvillohej ne nje vend perendimor "ne ditet tona" (ne vitet '80, dmth), pra ne nje vend "kapitalist".

    gjithmone faleminderit !
    tung !

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Autor .... e di cke ti a nuk na i tregon te gjithe filmin .... me detale .. dhe te shikojme se cmund te bejme per te gjetur titullin ... ndoshta dhe ta gjejme

    ore po ai djali i ri cdonte me plaken njehere ?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Ne për bullgar e dinim filmin me Mitko Bombën dhe Sergein.
    Po 4 tankistët, polak apo edhe ky rumun?

    Beteja e Algjerit ( Ali Pyka) ishte "my favorite" .

    Autor, po më dhe më shumë hollësira edhe mund ta gjej atë filmin me "tren". Psh..për çfarë bisedonin kryesisht? Për yjet, për dashurinë apo....
    4 tankistet ishte polak me duket, por ne cdo kilometer ishte bullgar me mitko bomben.

    Ne kete kohe tek italiani jepej Sandokani

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku

    Ne kete kohe tek italiani jepej Sandokani
    NCUK !
    Jepej "Kapiteni KLOS" !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Kapitenin Klos e jepnim ne tek tvsh-ja. i RDGJ-se ishte ky moj?

  11. #11
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Kapitenin Klos e jepnim ne tek tvsh-ja. i RDGJ-se ishte ky moj?
    Unë e di, që e jepte RAI UNO ..tek Lunedi FILM !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    jo shpirto, nuk jepte italiani ate kohe filma lindore.

    Pas ketyre filmave revizioniste na u dha nje film tjeter gjermane si "Hans Bajmler SHOKE LUFTE", me i merzitshem se bente nona...

    Eh c'hiqnin atehere ata qe kishin televizor, pa mbaruar edhe prograi ditor nuk ju shkulshim nga shpija..lol

  13. #13
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    jo shpirto, nuk jepte italiani ate kohe filma lindore.

    Pas ketyre filmave revizioniste na u dha nje film tjeter gjermane si "Hans Bajmler SHOKE LUFTE", me i merzitshem se bente nona...

    Eh c'hiqnin atehere ata qe kishin televizor, pa mbaruar edhe prograi ditor nuk ju shkulshim nga shpija..lol
    Uaaaaaa....
    Më keq se Xhemilja e pësoi edhe Hansi i shkretë. Apapapaaa...
    Film gri...Biruca gri...Tortura gri...rrobe gri... Kaq kujtoj .
    I fortë qenke ZHU- ZHU !
    Sa e ke numrin e telefonit ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    0900900900 lol

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga autori
    Andej nga vitet 1987-1988 (NUK e mbaj mend vitin ekzakt), nje mbremje te bukur te shtune, CUDITERISHT, pas "koncertit variete" , TVSH-ja transmeton nje film (ishte ne gjuhe angleze, por ndofta ka qene dhe amerikan !!!). Ishte hera e PARE qe TVSH-ja transmetonte nje film, ne darkë, te shtunen ! Qe prej asaj dite, u be "tradite" qe te transmetohej nje film, te shtunen ne mbremje dhe pergjithesisht, ishin filma qe ne i quanim asokohe "modernë".

    Pikerisht, titullin e atij filmi kerkoj ! Me kujtohet fare mire ngjarja: jane vetem dy personazhe, nje plakë dhe nje djale i ri. Gjithshka ndodh gjate nje udhetimi ne tren, dhe ne fakt, nuk ndodh "asgje", pervec dialogjeve te djalit te ri disi arrogant dhe zonjes ne moshe te thyer. Në fund te filmit, zonja e moshuar arrin ta "përkulë" djalin "arrogant".

    Ishte filmi i pare "modern" qe shikoja ne jeten time, ne kalalin e TVSH, dhe transmetimi i filmit u komentua askohe.
    Gjetja e titullit... do ishte kryeveper !!

    Nëse dikush ka ndonje ide, FALEMINDERIT !!

    Hehe, asnjeri s'e mban mend titullin, po une e kujtoj shume mire. Shume veshtire per ta gjetur ne internet. Me duket duhet te kete qene britanik. Ne fund fare te filmit, zonja i meson shume te riut i cili do qe ta falenderoje, po ajo, kryenece, i mban syte mbyllur, dhe e pershendet ftohte, thuajse s'e pershendet fare. Edhe mua me ka pelqyer shume ai film, televizioni e dha vetem nje here dhe nuk u permend me. Besoj ka pasur kritike nga shoku Spiro apo shoku Rita qe donin ndonje valle vence apo gurre popullore ne darke.

    Mendoj vec se e filmi eshte dhene rreth vitit 1985. Ne vitin 1988 per here te pare eshte dhene nje film prodhim amerikan (qe s'ishte Caplini apo Oliver Hardy - te dy te dubluar italisht, ky i dyti nga Alberto Sordi). Behet fjale per FATHER'S LITTLE DIVIDEND me Spencer Tracy dhe Elizabeth Taylor i vitit 1951.
    Ignore List: Den Bossi

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Hehe, ta gjeta. Eshte "Caught on a train" me Peggy Ashcroft (plaka) i vitit 1980, britanik.

    Ja edhe ku mund ta blesh:

    http://www.bensons-world.co.uk/dvd/p...0000081549.asp.

    Ja edhe permbajtja:


    Oscar-winning actress Dame Peggy Ashcroft stars as an enigmatic elderly Austrian woman travelling across Europe by train. Over the course of one overnight journey, she has a profound and unsettling influence on the young Englishman who is her fellow passenger. Originally broadcast in 1980, Caught on a Train was inspired by a journey Stephen Poliakoff made form London to Vienna as a young man of 25. The drama has endured as one of his most popular works. It is by turns both nightmarish and deeply moving.
    Ignore List: Den Bossi

  17. #17
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Bravo Zombie
    Po mu dukerka shume interesant filmi,tani qe u zbulua ca Edhe ajo kopertina me ate shprehjen e fytyres se plakes!Do doja ta shihja..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    WOW WOW WOW WOW WOW Zombie !!!!!!!!!!!!!!!
    F A L E M I N D E R I T !!! E gjete !!! Si ka mundesi ??

    Bravo!! Bravo Bravo !!! Nuk po u besoj syve ...! Ekzakt: ne fund te filmit, plaka i mbyll syte dhe nuk e shikon ne sy djalin e ri qe e falenderon.

    Si e gjete ?? wow!! E pabesueshme!!

    Tani ju sula une "google"-it dhe po konstatoj se Stephen Poliakoff eshte regjizor anglez, pra i bie që, në 1985-en, te kemi dhene nje film anglez ! Më bizarre NUK ka ku shkon ...!

    Tani po shpjegohem me qete: personalisht, me pat bere pershtypje transmetimi i atij filmi, pasi ishte vertet nje "meteorit" ne qiellin super gri te Shqiperise se mes-viteve 80-te...
    Po ashtu, me pati bere pershtypje fakti qe filmi u dha VETEM nje here ( duhet te kete ndodhur ekzaktesisht siç thua ti : shoku Rita ka telefonuar menjehere ne fund te filmit ...!!)

    Ende nuk me besohet se e ke gjetur. Tani na thuaj si e gjete, hë, jepi. Nga cili "element" u nise ?? Mbaje mend emrin e aktores ? Personalsiht, NUK kisha ASNJE detaj nga te "kapesha" per ta gjetur ...
    çudi, se sipas profilit tend, ti ke lindur ne 74-en, dhe i ke patur vecse 11 vjec ne 1985-en ! Si e mbaje mend ? (une kam 7 vjet me teper se ty, dhe e kisha te pamundur te mbaja mend më shumë...

    hmmmm, tani ja rregulloj une "Caught On A Train" !! Do ta blej me shpjetesi rrufeje ne internet, dhe pas fare-pak ditesh, do perjetoj per 80 minuta mes-vitet shqiptare tetedhjetë...

    (p.s. Po konstatoj se eshte telefilm; pra atyre ne TVSH, nuk jua ka mbajtur (politikisht e kam fjalen) te "blejne" nje film artistik anglez, por nje film televiziv. Por dhe kaq, ishte shumê, SHUUUUMË !!

    c'fare dhurate do ti Zombie qe te bej une tani ? :-)

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Autori per me teper mbi blerjet e tvsh nese ke mundesi mund te pyesesh Mira Blushin(nese ke mundesi), qe ka qene redaktore e filmit ne tvsh qe bente dhe kontraktimin e filmave.

    Mbaj mend qe kam lexuar diku ne shtypin shqiptar nje interviste te saj mbi kete ceshtje, ku ajo theksonte qe megjithe censuren, ata perpiqeshin duke pasur buxhetin te sillnin dicka te mire dhe te bukur per ate kohe ne shqip

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga autori
    WOW WOW WOW WOW WOW Zombie !!!!!!!!!!!!!!!
    F A L E M I N D E R I T !!! E gjete !!! Si ka mundesi ??

    Bravo!! Bravo Bravo !!! Nuk po u besoj syve ...! Ekzakt: ne fund te filmit, plaka i mbyll syte dhe nuk e shikon ne sy djalin e ri qe e falenderon.

    Si e gjete ?? wow!! E pabesueshme!!

    Tani ju sula une "google"-it dhe po konstatoj se Stephen Poliakoff eshte regjizor anglez, pra i bie që, në 1985-en, te kemi dhene nje film anglez ! Më bizarre NUK ka ku shkon ...!

    Tani po shpjegohem me qete: personalisht, me pat bere pershtypje transmetimi i atij filmi, pasi ishte vertet nje "meteorit" ne qiellin super gri te Shqiperise se mes-viteve 80-te...
    Po ashtu, me pati bere pershtypje fakti qe filmi u dha VETEM nje here ( duhet te kete ndodhur ekzaktesisht siç thua ti : shoku Rita ka telefonuar menjehere ne fund te filmit ...!!)

    Ende nuk me besohet se e ke gjetur. Tani na thuaj si e gjete, hë, jepi. Nga cili "element" u nise ?? Mbaje mend emrin e aktores ? Personalsiht, NUK kisha ASNJE detaj nga te "kapesha" per ta gjetur ...
    çudi, se sipas profilit tend, ti ke lindur ne 74-en, dhe i ke patur vecse 11 vjec ne 1985-en ! Si e mbaje mend ? (une kam 7 vjet me teper se ty, dhe e kisha te pamundur te mbaja mend më shumë...

    hmmmm, tani ja rregulloj une "Caught On A Train" !! Do ta blej me shpjetesi rrufeje ne internet, dhe pas fare-pak ditesh, do perjetoj per 80 minuta mes-vitet shqiptare tetedhjetë...

    (p.s. Po konstatoj se eshte telefilm; pra atyre ne TVSH, nuk jua ka mbajtur (politikisht e kam fjalen) te "blejne" nje film artistik anglez, por nje film televiziv. Por dhe kaq, ishte shumê, SHUUUUMË !!

    c'fare dhurate do ti Zombie qe te bej une tani ? :-)

    Hehe, faleminderit per komplimentet. E gjeta ne google duke bere nje kerkese per filmat qe jane bere neper trena "train movies". Jane bere nja 200. Ky eshte film tipik "treni".

    Ti me ndihmove shume ta kujtoj sepse me dhe elementin qe u shfaq papritur (nuk ishte ne program) dhe mua menje here m'u kujtua qe une dhe im vella po iknim te flinim pas koncertit variete, kur, spikerja tha qe paskesh edhe nje film. "Hajt, thame, e beme fora, u beme si te huajt tani, me filma deri ne mesnate". S'do na duhet me dyshi i jugosllavit ku shihnim "kosarka" cdo te enjte.

    Filmi qe me te vertete i bukur. Tregon zonjat e hekurta australiane apo britanike te cilat per cudi s'i ngjanin fare gjysheve tona te dhembshura e te shtypura. Megjithese filma britanike jepeshin ne Shqiperi (Norman Wisdom-Pitkini), vitet '60 nuk i kalonin.

    Ky ishte produkt i vitit 1980 e nuk kishte asgje politike (asnje shenje vuajtje nga kapitalizmi, asnje vrasje, asnje mafje, asnje polici sekrete apo shitje armesh). Prandaj m'u be qejfi kur e kujtove. Filmi na shokoi te gjitheve ne familje sepse transmetimi ishte besoj urdher nga lart. Familja ime e pa si sinjal ndryshimi politik. Mira Blushi s'bente dot gje pa urdhra nga lart se ia prisnin koken. Rrezik vete Ramizi me shoke e ka bere per te testuar terrenin e reagimet.

    Dhurate mua? M'a bere duke sjelle nje kujtese te bukur kur Shqiperia mori kthesen. Per mua fillimi i rrotullimit te timonit politik mund te kete filluar pikerisht nga ky film.
    Ignore List: Den Bossi

Tema të Ngjashme

  1. Ekstradohen dy shtetas te shpallur ne kerkim per vrasje
    Nga AlbaneZ në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 05:47
  2. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  3. Në kërkim të hebrenjve të vjetër të Sarandës
    Nga Hyllien në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 09:27
  4. Në kërkim të avangardës...'e PËR-7-SHME'
    Nga Dita në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2004, 11:02
  5. programet dhe faqet me te mira per te bere kerkim ne internet
    Nga benseven11 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 19:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •