Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Idajet Gjeci, vrasesi qe bredh i lire.

    RD
    ----------

    Idajet Gjeēi ishte dėnuar me 13 vjet burg pėr plagosjen e deputetit Azgan Haklaj nė prill tė vitit ‘98

    Gjykata liron vrasėsin e Azem Hajdarit

    Gjeēi u la i lirė pas njė takimi tė zhvilluar me Fatos Klosin, ish-kreun e SHISH-it, nė qelitė e Komisariatit tė Krujės. Pas atij takimi menjėherė ndaj Gjeēit rifilloi njė proces gjyqėsor formal, i cili i ktheu atij pafajėsinė dhe lirinė

    TIRANĖ - Gjykata e Shkallės sė Parė Lezhė, liroi nga burgu Idajet Gjeēin, njėrin prej vrasėsve tė Azem Hajdarit. I dėnuar mė parė nga e njėjta gjykatė me 13 vjet heqje lirie, "pėr vrasjen e mbetur nė tentativė" tė deputetit tė PD Azgan Haklaj, Idajet Gjeēi ka lėnė qelitė e Komisariatit tė Policisė sė Krujės, pėr t’iu rikthyer lirisė. Burime tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Lezhės, kanė bėrė tė ditur se Idajet Gjeēi u la i lirė pas njė takimi qė ai ka zhvilluar me Fatos Klosin, ish-kreu i SHISH-it, nė qelitė e Komisariatit tė Krujės ku ai vuante dėnimin. Pas atij takimi, menjėherė ndaj Gjeēit rifilloi njė proces gjyqėsor formal, i cili i ktheu atij pafajėsinė dhe lirinė.

    Nė dosjet e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Idajet Gjeēi figuron si njė nga personat qė ka marrė pjesė nė vrasjen e Azem Hajdarit, deputetit demokrat, mbrėmjen e 12 shtatorit tė vitit 1998 para selisė sė PD nė Tiranė. Pjesėmarrjen e Gjeēit nė vrasjen e Azem Hajdarit e ka dėshmuar nė sallėn e gjyqit edhe dėshmitari Agim Logu, ish-shoferi i automjetit tip "Iveco", qė shoqėroi vrasėsit natėn e krimit. Logu, ka shpjeguar nė sallėn e gjyqit, tė gjitha lėvizjet e Idajet Gjeēit nė ditėt e vrasjes me autoveturėn e tij tip "Benz", ngjyrė ulliri. Megjithėse "i skeduar" si njė nga pjesėmarrėsit nė vrasjen e Azem Hajdarit, Idajet Gjeēi, asnjėherė nuk u muar si i pandehur pėr kėtė krim, megjithėse prej kohėsh ndodhej i izoluar nė dhomat e izolimit tė Komisariatit tė Policisė sė Krujės. Jo vetėm kaq, por emri i tij u shmang nga procesi gjyqėsor, duke mos u thirrur as me cilėsinė e dėshmitarit nė kėtė vrasje.

    Idajet Gjeēi, nė akuzėn e "vrasjes sė mbetur nė tentativė", vuante dėnimin me 13 vjet heqje lirie. Ishte e njėjta gjykatė, Gjykata e Shkallės sė Parė e Lezhės, e cila kishte dhėnė kėtė dėnim ndaj Gjeēit, pėr atentatin me pasojė plagosje tė bėrė ndaj Azgan Haklajt nė 4 prill tė vitit 1998, nė qendėr tė qytetit tė Bajram Currit. Pas kėtij atentati, Gjeēi i pashqetėsuar nga policia lėvizte i lirė, duke marrė pjesė edhe nė vrasjen e Azem Hajdarit. Nė 14 dhjetor tė vitit 1999, ai u arrestua nga policia dhe qė prej asaj kohe vuante dėnimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Lezhės, me 13 vjet heqje lirie.

    Nė momentin e lirimit tė Gjeēit nga dhomat e izolimit tė Komisariatit tė Policisė sė Krujės, ai i ishte nėnshtruar hetimeve mbi akuzat qė rėndojnė mbi tė pėr vrasjen e Shkėlqim Hakės. Nė bazė tė provave tė ekzaminuara e tė sjella nga Italia, si gjurmėt e gjakut tė gjetura nė rrobat e tij, tė cilat i pėrkisnin Shkėlqim Hakės pėr vrasjen e tė cilit ai akuzohej.

    Idajet Gjeēi, pėr organin e akuzės, ėshtė njė person i njohur si mik dhe anėtar i bandės sė Fatmir Haklajt e Jaho Salihit. Si ish-efektiv i Komisariatit tė Policisė sė Tropojės, Idajet Gjeēi, ka punuar edhe shofer me Fatmir Haklajn dhe Jaho Salihin, nė kohėn kur edhe kėta ishin efektivė tė kėtij komisariati policie. Pozicioni i shoferit tė Haklajt e Salihit, ka bėrė qė Gjeēi tė ketė marrė pjesė edhe nė krimet dhe vrasjet e kryera nga Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi. Bashkėpunimin me Haklajn e Salihin, Gjeēi e ka pranuar edhe vetė, duke u mbrojtur me shprehjen se "unė isha thjesht shoferi i tyre". Dosja e krimeve tė Idajet Gjeēit ėshtė e pasur edhe me krime tė tjera, pėr tė cilat Prokuroria asnjėherė nuk ka dashur t’i zbardhė ato. Rreth tre vjet mė parė, nė mes tė qytetit tė Bajram Currit, u vra Ago Ymeri. Pas kėsaj vrasje, akuzat ranė mbi Idajet Gjeēin.

    Nė serinė e vrasjeve qė rėndojnė mbi Gjeēin, janė edhe vrasje tė periudhės sė konfliktit nė Kosovė. Dy ushtarė tė UĒK-sė tė vrarė nė qytetin e Bajram Currit, akuzojnė si pjesėmarrės nė vrasje edhe Idajet Gjeēin.

    Vrasjet nuk janė tė vetmet akuza qė rėndojnė mbi Idajet Gjeēin. Disa thyerje bankash dhe grabitje tė tė hollave tė konsiderueshme nga ato, janė cilėsuar si vepra kriminale qė pėr tė akuzuar ka pasur edhe Idajet Gjeēin si bashkėpunėtor. Thyerjen e Bankės, brenda njė harku kohor shumė tė shkurtėr pak vite mė parė, nė Bajram Curri, ka nxjerrė nė dosjet e organit tė akuzės edhe Gjeēin si pjesėmarrės nė kėto thyerje e grabitje. Ndėrkohė nė thyerjen e Bankės nė Gjirokastėr, sė bashku me Idajet Gjeēin ėshtė identifikuar si pjesėmarrės dhe bashkėpunėtor edhe kunati, vėllai i nuses sė tij.

    Lirimi sė fundi me vendim tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Lezhės, i Idajet Gjeēit, njėrit prej vrasėsve tė Azem Hajdarit, shton edhe njė fakt mė shumė nė morinė e pėrpjekjeve pėr degjenerimin e procesit gjyqėsor ndaj tė akuzuarve pėr kėtė vrasje. Mė se tre muaj mė parė, Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės, argumentoi motive banale tė vrasjes sė Azem Hajdarit nė dhėnien e vendimeve ndaj tė akuzuarve. Ndėrkohė kjo gjykatė zhveshi nga pėrgjegjėsia Fatmir Metėn e Isamedin Haxhinė, dy prej tė akuzuarve, liria e tė cilėve u konfirmua disa ditė mė parė edhe nga Gjykata e Apelit nė Tiranė.

    Artur BEGA

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    Enzo.AD (03-07-2016)

Tema tė Ngjashme

  1. Vrasėsi
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-12-2007, 11:28
  2. Arrestohet nė Itali vrasėsi i Eva Vishės, nėnės sė Elsa Lila
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 03:31
  3. Arrestohet nė shpellėn e malit tė Dajtit, vrasėsi i “Ali Demit”
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 03:02
  4. AKSH hedh ne ere Gjykaten e Qytetit te Struges
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2003, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •