Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Beqir Meta : Marredheniet Shqiptaro Greke gjate Luftes se Dyte Boterore

    KREUl
    SHQIPTARET DHE GREKET GJATE LUFTES:
    VIKTIMAAPO ARMIQ?!
    Qendrimi i qeverise greke ndaj agresionit
    . italian te 7 prillit
    Ne prag te pushtimit italian te Shqiperise A. Zogu hodhi
    poshte propozimet qe i heri Roma per te zgjeruar kufijte e shtetit
    shqiptar. Diplomati britanik Ser A. Royan njoftoi ne Forin Ofis qe
    ai ishte informuar se "pikerisht para agresionit te 7 prillit italianet
    i kishin kerkuar Mbretit Zog t'u jepte tri divizione per te sulmuar
    Greqine dhe, ne kembim, i kishin premtuar fronin e Greqise, por
    ai kishte refuzuar"l. Italianet i ofruan Zogut edhe 30 000 000
    franga ari, si edhe ndarjen e Greqise ne dy pjese: nje Republike
    Greke qe do ta kishte kryeqytetin ne Selanik dhe pjesa tjeter, qe
    do t'i aneksohej Mbreterise se ZOgut"2.
    Ndersa reagimi i qeverise greke kundrejt pushtimit te
    Shqiperise nga Italia ishte krejt ndryshe. Kur trysnia italiane
    arriti ne nje pike te pakthyeshme dhe sulmi i armatosur dukej se
    ishte i alert, A.Zogu u kerkoi ndihme Greqisedhe Jugosllavise per
    organizimin e qendreses. Por te dy fqinjet, duke ndjekur politiken e
    asnjanesise, nuk pranuan te angazhoheshin ne asnje lloj menyre.
    Qeveria e Athines e injoroi pushtimin e Shqiperise nga italianet,
    madje, ne leterkembimin e saj me Romen, nuk ngurroi te shprehte
    edhe .tone mirekuptimi e kenaqesie. Kater dire pas pushtimit te
    Shqiperise, me 11 prill, gjenerali Metaksas, nepermjet ministrit
    grek ne Rome, i dergoi Ministrise se Puneve te J ashtme re Italise
    kete mesazh: "Jam fare i bindur se asgje nuk do te ndodhe ne te
    ardhmen qe ta prishe miqesine tradicionale, qe ekziston mes dy
    vendeve dhe qe nje epoke e re perzemersie dhe bashkepunimi
    paqesor mes nesh eshte duke filluar"3. Ndersa disa muaj me vone,
    ai e siguroi kontin Qiano se qeveria greke e ka njohur rolin e
    Italise si nje faktor me rendesi te dores se pare ne Mesdhe dhe ka
    ndjekur vendosjen e marredhenieve me te vertete te perzemerta
    me Italine, e cila ishte tani fqinja e saj, si ne toke, ashtu edhe ne
    det4. Nderkohe qe Athina shprehte lumturine per "fqinjen ere", pa
    marre parasysh se ishte pushtuar nje komb fqinj, politikanet greke
    nuk kishin pak dyshime se Italia, pas Shqiperise, do te sulmonte
    edhe Greqine.
    Gjate kohes qe mbreti Zog qendroi ne Greqi, autoritetet
    greke nuk e lejuan ate te zhvillonte ndonje veprimtari politike. Ky
    qendrim pasqyronte jo vetem synimin per te shprehur. asnjanesine
    e qeverise greke kundrejt pushtimit te Shqiperise, por edhe priIjen
    per te injoruar legjitimitetin e Mbretit te Shqiperise dhe per te
    krijuar shkakun per nderpreIjen e vijueshmerise se shtetit
    shqiptar per venien ne diskutim te njohjes nderkombetare te tij.
    Edhe Musolini mbeti i kenaqur nga ky qendrim i Athines. Me 9
    prill ai udhezonte te ngarkuarin me pune te Italise ne Athine:
    "Vizitoni personalisht Metaksain dhe i thoni nga ana ime qe i
    shpreh gjithe kenaqesine time per qendrimin e mbajtur nga
    Greqia kundrejt Zogut dhe e falenderoj per te gjitha masat e
    marra me qellim qe te pengoje manifestimet e Zogut, te cilat do te
    mund te hidhnin hije mbi raportet e miqesise qe bashkojne te dy
    vendet"5.
    Pranvera e vitit 1939 u trondit nga marshimi i gjermaneve
    ne Prage dhe i italianeve ne Shqiperi. Diktaturat fashiste
    peruruan nje faze te re te politikes se tyre ekspansioniste ndaj
    Evropes. Qeverite e Britanise se Madhe dhe te Frances, qe ishin
    ende nen ndikimin e Marreveshjes se Mynihut, u ndeshen me nje
    situate, ndaj se ciIes nuk qene ne gjendje te reagonin. Ata iu
    pergjigjen ketyre goditjeve, duke deklaruar se do te garantonin
    pavaresine e Polonise, te Rumanise dhe te Greqise. Megjithese kjo
    ishte nje shfaqje e zbehte e vullnetit per t'i rezistuar agresionit te
    metejshem, ishte shume me teper se sa qendrimi injorues qe ato
    mbajten ndaj pushtimit te Shqiperise. Greqia i shikonte keto
    zhvillime pak a shume si nje spektator i trembur.Greket u
    shqetesuan nga pushtimi i Shqiperise, por ata vendosen te ndjekin
    nje politike luajale ndaj pushtuesve italiane, qe kishin vendosur
    f;izmen ne kufirin greko-shqiptar. Ne te vertete, Metaksai ishte i
    vendosur per t'i bere qendrese pushtimit te mundshem italian, por
    kjo vendosmeri nuk dukej asgjekundi ne veprimet e qeverise
    greke6. Kur po pergatitej deklarata britanike per angazhimin ne
    mbrojtje te Greqise, qeveria greke provoi nje ndjenje te dyfishte.
    Ajo i kerkoi Londres qe deklarata britanike te jepte sa me qarte qe
    te ishte e mundur pershtypjen se garancia britanike nuk ishte
    rezultat i ndonje apeli te bere nga qeveria greke7.
    Pas prillit te vitit 1939, marredheniet greko-italiane 11
    permiresuan gradualisht. Qendrimin e qeverise greke ndaj Italise,
    ministri italian ne Athine e cilesonte "jo vetem korrekt, por edhe
    miqesor"8. Me 5 shtator 1939, pas deklarates se Musolinit per
    neutralitetin e Italise, Metaksai, i shprehu Grazzit perseri
    shpresen per permiresimin e marredhenieve, i cili do ta bente te
    mundshem "bashkepunimin ne fushat ekonomike, politike e
    kulturore". Ai iu lut ambasadorit italian qe t'i bente te ditur Du~es
    "se sa lart e ~mon populli grek dhe ai vete personalisht aktivitetin
    e tij per permiresimin e paqes evropiane"9. Nga ana tjeter,
    Britania ushtroi presion per te bllokuar rinovimin e Paktit te
    Miqesise dhe te Bashkepunimit midis Greqise dhe Italise.
    Megjithekete, ne vend te rinovimit te paktit, ne fund te shtatorit u
    nenshkrua nje marreveshje e re italo-greke, e cila permbante
    terheqjen reciproke te trupave nga kufiri greko-shqiptar dhe
    nenvizonte deshiren e perbashket per nje politike paqeje dhe
    fillimin e nje periudhe te re miqesie midis Greqise e ItaliselO.
    Italianet i terhoqen trupat nga kufiri dhe u pergatiten t'i jepnin
    materiale aeronautike Greqise. Edhe Britania e inkurajoi
    qendrimin e Greqise ne pozitat e neutralitetit, perderisa dhe Italia'
    do te mbetej neutrale. Nje Itali neutrale dhe, akoma me mire,
    paqesore, konsiderohej nga Forin Ofisi me e vlefshme, sesa
    ballkanasit qe do te futeshin ne lufte me detyrim. Ne keto rrethana,
    eshte e kuptueshme se kurrfare inkurajimi nuk mund te pritej per
    rezistencen shqiptare.
    Me 10 qershor 1940, Italia u deklaroi lufte aleateve. Duke
    dashur te shmangte ~do lloj acarimi me italianet, qeveria greke
    ndoqi nje politike hipokrite e te nenshtruar. Metaksai i tha, me 11
    qershor, ministrit italian ne Athine se "kjo lufte do te qartesoje
    atmosferen dhe do te beje te mundshem bashkepunimin me intim
    midis Italise dhe Greqise".11 Ndersa zevendesministri i Jashtem
    grek, Mavrudis, nenvizoi se Greqia e shikonte me kenaqesi te
    the lIe afrimin e momentit, kur Italia do te zgjidhte ~eshtjet qe e
    kishin burimin ne mosmarreveshjet italo-franceze, sepse keshtu
    paqja ne Mesdhe do te ishte e siguruar per nje kohe te gjate, gje qe
    deshirohej edhe prej popullit grek12.
    Ne keto momente, perfaqesuesit e shtetit shqiptar, qe ishin
    ne mergim, vepruan ndryshe. Ata e shtuan presionin ndaj Fuqive
    Perendimore per te lejuar angazhimin ne lufte kunder Italise.
    Shume shpejt, politika e lekundur dhe pragmatiste greke
    ndaj ekspansionit italian ne BalIkan, do te provonte deshtimin e
    saj. Ne gusht te vitit 1940, Italia, duke u kapur pas akuzave per
    strehimin e anijeve luftarake britanike ne portet greke, filloi nje
    fushate politike e propagandistike kunder Greqise. Ne kete
    fushate, Roma perdori me mjeshteri edhe problemin ~am. Qe pas
    vitit 1912 qeveria dhe forcat paraushtarake greke kishin zbatuar
    ne kete krahine nje politike te panderprere terrori, e cila kishte
    arritur kulmin ne vitet 1923-1925 me debimin e 60.000
    shqiptareve dhe me rrembimin e shtepive e te pronave te tyre, ne
    te cilat ishin vendosur refugjate greke, kryesisht nga Azia e Vogel.
    Nje pjese e ~ameve te debuar u vendosen qe atehere ne Shqiperi.
    Pikerisht kete gjendje u perpoq te shfrytezonte Italia fashiste13.
    Eshte e kuptueshme se propaganda italiane shkaktoi ne pamje te
    pare nje entuziazem, duke i nxitur ndjenjat antigreke ne Qameri
    dhe te refugjatet ~ame ne Shqiperi. Raportet e Jakomonit
    shprehnin nje entuziazem te pamase14. Por gjeja qe kishte me
    teper rendesi,. ishte pozicioni i perfaqesuesve legjitime te shtetit
    shqiptar ndaj tensionit te krijuar dhe te nxitur nga italianet.
    Qendrimi i A. Zogut ndaj Greqise ishte i qarte dhe miqesor. Ai
    informoi zyrtaret e Inteligjens Servisit, se nuk e konsideronte
    problemin <;amsi nje faktor qe do ta hidhte Shqiperine ne anen e
    italianeve. Kete qendrim ai e shprehu edhe publikisht ne nje
    interviste. Zogu premtoi se se bashku me patriotet e tjere shqiptare
    do te perkrahnin Aleatet kunder Fuqive te Boshtit. Mbreti u shpreh
    qarte se pavaresia e Shqiperise kishte rendesi shume me te madhe
    se C;dozgjerim territoria[15. Edhe ngjarjet e mevonshme treguan se
    euforia e italianeve per angazhimin e shqiptareve ne luften kunder
    Greqise ishte e pabazuar16. Ne prag te sulmit, italianet arriten te
    rekrutonin vetem 200-250 vullnetare shqiptare, kryesisht
    refugjate r;ame, te ciIet kishin si detyre te vepronin ne zonen e
    operacioneve per te kryer akte sabotazhj17.
    Ne keto momente, Metaksai, ne menyre deshperuese,
    kerkoi ndermjetesimin e gjermaneve per te ndaluar konfliktin me
    Italine18.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pushtimi i Shqiperise se Jugut prej Ushtrise Greke


    Pushtimi italian i Greqise filloi me 28 tetor te vitit 1940.
    Britania i dha Greqise nje mbeshtetje te madhe ushtarake. Duke
    shfrytezuar terrenin e thyer dhe organizimin e dobet te su~mit
    italian, forcat greke e thyen shpejt ate dhe ne mesin e nentorit
    kaluan ne kundersulm. Me 22 nentor greket pushtuan Korr;en, me
    6 dhjetor Saranden dhe me 8 dhjetor Gjirokastren. Kete here
    qendrimi i ushtrise greke ndaj popullsise shqiptare ishte me i bute
    sesa ai i viteve 1912-1914. Por edhe kete here aktet armiqesore nuk
    munguan. U vertetua nje veprim sistematik dhe i qellimshem i
    shkaterrimit te kishave dhe tif xhamive te shqiptareve ne zonat ku u
    fut ushtria greke19. U demtuan dhe u shkaterruan te dy kishat
    ortodokse shqiptare ne Rehove, kishat ne Selenice, ne Mileci, ne
    Plase, ne Erseke, ne Boboshtice, ne Dardhe, ne Kapshtice, ne
    Voskop, ne Turan, Katedralja Ortodokse, kisha e shen-Trinise dhe
    Pallati i Prifterinjve katolike ne Korr;e, katedralja e shen-Marise
    dhe kisha e shen-Kollit ne Drenove; kuvendi shen-Ilia ne Vlor;isht
    dhe 11 kishat ortodokse ne Voskopoje. Greket shkaterruan edhe
    xhamite e Ersekes, te Vlor;ishtit, Pogradecit, Turanit, Leskovikut,
    Mborjes, Floqit, Zvezdes dhe te Gjonomatit. Kjo e fundit u
    shnderrua nga greket ne stalle kuajsh. Me vone, pas pushtimit te
    Greqise prej gjermaneve, italianet e shfrytezuan kete situate dhe
    moren masa per riparimin e ketyre objekteve, me synimin per te
    permiresuar marredheniet me popullsine vendese.
    Edhe qendrimi i ushtrise greke ndaj shqiptareve te shumte . qe u larguan nga formacionet e ushtrise italiane nuk ishte korrekt
    dhe dashamiresr-Shumica e.tyre u mbajten ne kampe perqendrimi
    dhe u trajtuan si rober lufte. Ata u liruan vetem ne vere te vitit
    1941, pas pushtimit te Greqise prej gjermaneve. Ne fund te
    qershont u kthyen 273 ushtare dhe 6 oficere. Me vone u nxoren
    nga Kampi i PerqendIjmit ne Krete, 842 ushtare dhe 85 oficere
    shqiptare~ ,
    Pas pushtimit te territoreve te lartpermendura shqiptare,
    sulmi grek u ndal. Ne kete kohe Metaksai kerkoi nderhyrjen
    gjermane per ndalimin e konfliktit me Italine. Ne dhjetor, ai
    dergoi ne Berlin mikun e tij te vjeter, Georgios Pesmatzogloun, me
    nje mision sekret per t'u kerkuar autoriteteve gjermane qe te
    ndermjetesonin. Pesmatzoglou takoi personalitetet gjermane, te
    af"ert me Hitlerin, Schacht dhe Kordt, si edheministrin gjerman
    ne Athine, princin Erbach. Ai u shpjegoi atyre se Metaksai
    deshironte t'i jepte fund luftes italo-greke dhe se ishte pergatitur
    t'u kerkonte britanikeve te largoheshin nga Greqia, me kusht qe
    Greqia te mbante territoret e pushtuara ne Shqiperi, si edhe
    Vloren, te cilen ajo s'kishte mundur ta pushtonte21. Ne kete
    menyre, politika aneksioniste greke kundrejt Shqiperise se Jugut
    po hidhte nje hap tjeter perpara, duke patur si baze sukseset
    ushtarake greke kunder ushtrise italiane. Per kete ~mim,
    Metaksai shfaqi gatishmerine te braktiste edhe vijen e tij
    probritanike. Keto levizje deshmonin se ~fare peshe u jepte qeveria
    greke realizimit te synimeve territoriale kundrejt Shqiperise. Keto
    luhatje te politikes greke kishin edhe nje shkak tjeter, friken e nje
    nderhyrjeje te mundshme te gjermaneve ne Ballkan dhe ne
    konfliktin italo-grek. Nga ana tjeter, duke dashur te qendroje ne
    dy karrike, Metaksai, "me shume vendosmeri", e siguroi ministrin
    britanik ne Athine se, ai "asnjehere nuk do te miratonte ndonje
    perpjekje per te krijuar ndonje ~arje midis Britanise dhe Greqise".
    Forin Ofisi perfitoi nga rasti per ta gozhduar Metaksain, duke
    shprehur "falenderimet e ngrohta" per sigurite e tij lidhur me
    qendrimet ndaj Gjermanise. C'
    Edhe gjermanet, duke pare gjendjen kritike te italianeve
    dhe pasojat negative per politiken e Boshtit, bene nje perpjekje te
    drojtur. Me 17 dhjetor, ministri hungarez ne Madrid i transmetoi
    homologut grek propozimin e nje personaliteti zyrtar gjerman per
    arritjen e nje armepushimi te menjehershem midis Italise e
    Greqise. Sipas ketij propozimi, forcat greke do te mbaninte
    pushtuara territoret shqiptare, qe kishin zene, dhe ndermjet
    pozicioneve te ushtrive italiane e greke do te krijohej nje zone
    asnjanese, e cila do te pushtohej nga gjermanet per te parandaluar
    incidentet. Si kusht per kete leshim u vu evakuimi i njesive
    britanike te vendosura ne territorin grek. Propozimi iu komunikua
    Metaksait nga ministri grek, por ky nuk e pranoi. Ai informoi
    qeverine gjermane se nje propozim i tille duhej te behej nepermjet
    kanaleve te rregullta diplomatike22. Ne kete qendrim ndikuan
    trysnia britanike, si edhe mungesa e vendosmerise se qeverise
    gjermane per ta ~uar me tej kete biznes. Vullnetin dhe
    vendosmerine e Greqise per te mbajtur te pushtuara pjeset jugore
    te territorit shqiptar, Metaksai ua shprehu gjermaneve terthorazi
    edhe me 20 dhjetor23.
    Ne te njejten kohe dhe paralelisht me keto levizje, disa nga
    rivalet politike te Metaksait, te frymezuar nga motive te
    ngjashme, u perpoqen t'i bindnin gjermanet se, vendosja e tyre ne
    pushtet, ne Greqi, do te siguronte nje "neutralitet miredashes pro
    Aksit"24. Midis ketyre politikaneve ishte dhe gjenerali republikan
    Plastiras, i njohur per krimet kunder shqiptareve te Qamerise. Ne
    fund te vitit 1940 ai ofroi organizimin e nje pu~i progjerman ne
    Athine25.
    ,,:.
    Qeveria greke refuzon ofertat e shqiptareve per lufte
    te perbashket kunder pushtuesve italiane dhe
    kundershton perpjekjet per organizimin e
    rezistences se popullit shqiptar
    Qe me 10 qershor,Tkur ltalia hyri ne lufte, legata mbreterore
    e Shqiperise ne Paris, e cila deri ne ate kohe ishte e njohur
    zyrtarisht nga qeveria franceze, publikoi deklaraten e qeverise
    shqiptare, e cila shpallte gjendjen e luftes midis Shqiperise dhe
    Italise26. Ndersa kunder agresionit italian, qeveria shqiptare kishte
    reaguar qe te nesermen e tij. Me 8 prill Legata e Shqiperise ne
    Paris, ne emer te qeverise shqiptare i dergoi nje komunikate
    Keshillit te Lidhjes se Kombeve, te cilit i kerkoi ndihme per te
    kundershtuar agresionin e Italise kunder Shqiperise27
    Nje dite pasi ushtria italiane sulmoi Greqine, legata
    shqiptare ne Londer, duke zbatuar udhezimet e qeverise shqiptare
    ne mergim, i ofroi ministrit te Greqise atje bashkepunimin e
    Shqiperise kunder armikut te perbashket28.Por gjate kesaj lufte
    greket nuk i inkurajuan shqiptaret. Ne qofte se ata do te kishin
    bashkepunuar me popullin shqiptar dhe me perfaqesuesit legjitime
    te tij, pra, me qeverine shqiptare ne mergim, i gjithe kombi shqiptar
    do te ishte ngritur ne lufte, dhe pushtuesit italiane do ta kishin
    pasur shume me te veshtire qendrimin ne Shqiperi. Por me e keqja
    do te vinte me vone, kur qeveria dhe foreat politike greke do te
    ndiqnin me foreefushaten per aneksimin e Shqiperise se Jugut.
    Nje oferte tjeter te ngjashme beri qeveria shqiptare
    nepermjet legates sesaj ne Ankara. Ajo i kerkoi qeverise greke te
    lejonte formimin e nje legjioni shqiptar, i cili do te luftonte kunder
    italianeve perkrah forcave greke me flamurin shqiptar. Ky legjion
    do te drejtohej nga oficere shqiptare, duke u vene nen komanden e
    Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Greke. Fillimisht qeveria e
    Metaksait e pranoi kete propozim, por nuk u angazhua per
    armatosjen e vullnetareve shqiptare. Me 29 nentor Shefi i Shtabit
    te Ushtrise Greke, gjenerali Papagos, i tha ministrit britanik ne
    Athine, Palairet, se ai ishte kunder armatosjes se shqiptareve,.
    sepse keta mund te perdoreshin kunder ushtrise greke29.
    Megjithate, shqiptaret vershuan ne konsullaten shqiptare ne
    Stamboll per t'u regjistruar ne kete legjion. Mirepo kur ushtria
    greke filloi te avanconte ne territorin shqiptar, qeveria greke e
    injoroi marreveshjen e lartpermendur. Duke pare reagimin
    negativ te britanikeve dhe te qeverise greke, Komiteti Kombetar
    per Qlirimin e Shqiperise ne Stamboll i drejtoi qeverise britanike
    nje memorandum ne te cilen theksohej se Shqiperia, si viktime e
    pare e agresionit te kryer nga Fuqite e Boshtit, e vetmuar, ka
    vazhduar t'i rezistoje agresionit dhe meritonte nje konsiderate me
    te madhe se kaq nga Aleatet. Aktualisht shqiptaret po u jepnin
    gjithe ndihmen e mundshme forcave anglo-greke duke besuar ne
    <;lirimine atdheut te tyre. Keshtu ata kerkonin: Publikimin e nje
    deklarate nga qeveria britanike ne te cilen te theksoliej se pas
    luftes Shqiperia do te rikthehej ne gjendjen e saj si para 7 prillit
    1939, ashtu si<;do te behej per shtetet e tjera te pushtuara; qeveria
    britanike te lehtesonte krijimin e menjehershem te nje qeverie
    kombetare shqiptare. Keto kerkesa ishin te nevojshme per te
    inkurajuar shqiptaret qe t'u jepnin ndihmen e tyre forcave anglogreke,
    t'i krijohej besimi popullit shqiptar dhe t'i hiqeshin atij
    dyshimet qe ishin krijuar prej shfaqjeve te qarta te rivendikimeve
    nga ana e Greqise30.Ne te njejten kohe, nje grup nacionalistesh
    me influence, te cilet gjate luftes italo-greke ishin mbledhur ne
    Tirane, i propozuan Komandantit te Armates se 9-te Greke, qe
    ishte dislokuar ne rajonin e Gjirokastres, gjeneralit Teholakoglou,
    organizimin e nje revolte kunder italianeve ne te gjithe
    Shqiperine, ne bashkepunim me greket, me kusht qe Greqia te
    njihte integritetin territorial te Shqiperise dhe pavaresine e saj.
    Gjenerali grek u pergjigj se nuk ishte kompetent per kete <;eshtje,
    por premtoi se do t'ia percillte kete propozim qeverise se tij ne
    Athine. Pergjigjja u prit gjate por nuk erdhi asnjehere. Edhe
    agjentiit britanike qe vepronin ne terren vune re se shefat e ushtrise
    greke deshironin ~aaneksonin rajonin dhe po benin gjithc;ka qe te
    parandalonin perpjekjet britanike per te nxitur revolten e
    shqiptareve kunder italianeve, kryesisht duke ndaluar armatosjen e
    tyre31.
    Shume kuptimplote ishte edhe refuzimi i grekeve per te
    pranuar ndihmen e mbretit Zog. Zogu, i motivuar nga
    atdhetarizmi dhe nga mendimi se po te ndihmonte <;eshtjen e
    Aleateve ai do te rifitonte legjitimitetin ne zgjidhjet qe do te
    jepeshin pas luftes, u kishte ofruar Aleateve ndihmen e tij qe ne
    korrik te vitit 1940. Britaniket ne fillim kundershtuan, sepse nuk
    donin ta nxisnin Italine ne ndonje sulm kunder Greqise ose
    Jugosllavise. Por, pas sulmit italian kunder Greqise, ata e
    rishqyrtuan vendimin e tyre. Zogu paraqiti nje argument bindes.
    Ai sugjeroi se mund te jepte praktikisht nje ndihme te madhe,
    perderisa ai mund te mobilizonte 30.000 veta ne Shqiperine e
    Veriut. Per me teper, ai argumentoi se kishte shume mbeshtetje
    nga shqiptaret ne Shtetet e Bashkuara, Bullgari, Egjipt dhe
    vel;anerisht ne kolonine e madhe shqiptare ne Stamboll, ku mund
    te mobilizohej nje force prej 14.000 vetash. Mbreti shqiptar
    paraqiti dhe nje plan konkret. Ai kerkoi te shkonte ne Greqi dhe
    atje te perpiqej ta organizonte kete force, te hapte nje front kunder
    italianeve dhe te organizonte nje kryengritje te gjere ne te gjitha
    pjeset e Shqiperise32. Ndonese ishin mosbesues per shifrat e
    luftetareve qe jepte Zogu, britanikeve u beri pershtypje propozimi i
    tij dhe pranuan ne parim idene qe ta perdornin Zogun sipas planit
    qe ai sugjeronte. Por plani mbeti ne leter, sepse u kundershtua, ne
    radhe te pare, nga qeveria greke.
    Zogu bisedoi edhe me Ministrin Grek ne Londer,
    Simopulos, te cilit i shpjegoi se ai>rmund te mbeshtetej ne ~.
    perkrahjen e shqiptareve te Veriut, dhe qe andej te godiste
    prapavijat italiane. Ai mendonte se pas ofensives se suksesshme
    greke, italianet do te perforcoheshin ne vijen Librazhd-Elbasan-
    Tepelene, e cila ishte nje fortese natyrore e pakapercyeshme.
    Mirepo duke i goditur italianet nga veriu, ata do ta kishin shume.
    te veshtire t'i mbanin keto pozicione33. F.O. e vleresoi seriozisht
    kete oferte te dyte te A. Zogut, gjithashtu edhe Ministria e Luftes e
    pranoi si te mundshem shkuljen e italianeve nga Librazhdi dhe
    pikat e tjera te forta, po te veprohej ashtu sil; kishte sugjeruar
    A.ZOgu34.Keshtu F.O. i kerkoi ambasadorit te vet ne Greqi qe te
    pyeste greket, nese e konsideronin te dobishem dergimin e Zogut
    ne Shqiperine e Veriut, per te drejtuar operacionin qe ai kishte
    propozuar.
    Ne kete rast qeveria greke do te sqarohej edhe njehere se
    ketu nuk behej fjale per ndonje angazhim te qeverise britanike apo
    asaj greke, as per rikthimin e Zogut ne fron dhe as per ndonje
    rregullim te statusit te ardhshem te Shqiperise. Keto gjera do t'i
    beheshin te qarta Mbretit, i cili do te shkonte ne Shqiperi vetem si
    nje udheheqes shqiptar i zoti, dhe jo si nje ish-mbret, qe njihej si i
    tille nga disa qeveri aleate35.
    Pergjigjja e gjeneral Metaksait, ndaj kerkeses britanike per
    ta angazhuar Zogun, ishte kategorikisht negative. Ai u perpoq ta
    bindte ambasadorin britanik ne Athine, Palairet, se menyra e ikjes
    se Zogut nga Shqiperia dhe karakteri i familjes se tij e kishin bere
    ate antipopullor midis shqiptareve36.. Ndersa ministri grek ne
    Londer u perpoq t'i shtonte edhe argumente te tjera qendrimit te
    qeverise se tij, ndaj Zogut, duke e paraqitur ate negativ ne disa
    plane. Ne nje komunikate derguar O.Sargentit ai deklaroi: "Ndaj
    Mbretit Zog duhet mbajtur rezerva me e madhe. Megjithese atij iu
    dha mbeshtetje morale dhe materiale nga Greqia per sigurimin e
    suksesit te revolucionit te tij dhe per vendosjen e regjimit te tij, ai
    shpejt u be vegel e politikes italiane dhe nje armik i gjithe
    elementeve greke ne Shqiperi. Keshtu eshte e pamundur qe ai te
    ngjalle besim. Eshte e qarte se ai po perpiqet ta perdore situaten e
    tanishme per interesat e tij private, vel;anerisht sepse ai qe nga
    dita e largimit te tij nuk ka qene ne gjendje te organizoje asnje
    revolte shqiptare kunder pushtimit italian". Ai 'thprehej se "ne
    asnje rrethane mbreti Zog nuk mund te vendosej" ne Greqi". Per te
    erresuar propozimet e Zogut mbi organizimin e nje force te
    armatosur kunder italianeve, ministri grek u perpoq te bindte
    Forin Ofisin duke perdorur keto argumente: "Si mbret ai natyrisht
    ka miq, por ai ndeshet me nje opozite te forte qe nga koha e
    largimit te tij dhe vel;anerisht per menyren se si ai e la vendin.
    Atij nuk i kane mbetur me perfaqesues te vlefshem. Keshtu duket
    qarte se nje politike e mbeshtetjes ndaj mbretit Zog do te
    kundershtohej nga nje pjese e forte e opinionit publik shqiptar.
    Eshte e parapelqyeshme, si per Greqine, dhe per Britanine e
    Madhe, ne qofte se ato shmangin ndonje veprim qe lidhet me
    ceshtjet e brendeshme te Shqiperise, nderkohe kur ato mund te
    kenaqen me ~lirimin e Shqiperise nga zgjedha italiane. Ne kohen e
    pershtatshme dhe pasi te jene siguruar garancite e nevojshme se
    rreziqet aktuale nuk do te rishfaqen, do te ishte e keshillueshme
    qe te sigurohej per popullin shqiptar liria qe te percaktonte vete
    statusin e tij politik. Ky duhet te jete i tille qe te jape garancite e
    nevojshme per qendrimin miqesor kundrejt Britanise se Madhe
    dhe Greqise37.
    Ne te vertete, keto ishin pretendime te pabazuara. Zogune
    kete kohe ishte ende figura e vetme udheheqese e kombit. Ai
    punonte dhe ndiqte me kujdes politiken aktive te krijimit te nje
    Fronti Kombetar ne bashkepunim me shume prej armiqve te tij te
    vjeter38.Qeveria greke, ndonese pretendonte se nuk deshironte te
    nderhynte ne <;eshtjet e brendshme te Shqiperise, duke J
    kundershtuar bashkepunimin me qeverine e ligjshme shqiptare,
    biinte nderhyrjen me te rende dhe me te rrezikshme ndaj interesave
    te kombit shqiptar. Megjithate, ne deklaraten e lartpermendur te
    ministrit grek ka dhe nje pjese qe shpreh realisht ndjenjat dhe
    deshirat e Athines. Greqia nuk mund t'i falte Zogut politiken, qe ai
    kishte ndjekur gjate sundimit te tij, si dhe eliminimin e ndikimit
    grek ne Shqiperi, te cilen ajo e II}errte si nje "armiqesi ndaj te
    gjithe elementeve greke ne Shqiperi". Gjithashtu, ndonese
    pretendonte per mosnderhyrje e moscenim te vullnetit te popullit
    shqiptar, diplomati grek shprehej hapur se qeveria greke do te
    mbeshteste vetem nje qeveri progreke ne Shqiperi. Megjithate,
    nuk ishin keto arsyet kryesore te kundershtimit te Greqise per te
    bashkepunuar me qeverine shqiptare te kryesuar nga A. Zogu.
    Akuzat greke kunder Zogut ishin me teper si pretekst per te
    perligjur qendrimin negativ kundrejt pavaresise dhe integritetit
    territorial te Shqiperise. Kete gje e kuptonin mire edhe ne Forin
    Ofis. Diksoni shkruante se verejtjet ndaj Zogut ishin vetem nje
    justifikim i synimeve te grekeve per te pushtuar Shqiperine. Ata
    kishin frike se po te perkrahnin Zogun, "kjo do t'i angazhonte per
    rimekembjen e pavaresise se Shqiperise pas luftes39.
    Pas kundershtimit te vendosur grek, britaniket arriten ne
    perfundimin se ata nuk mund t'ia impononin qeverise greke
    bashkepunimin me A. Zogun. Por Forin Ofisi ishte i bindur se
    Zogu mund te ishte i dobishem deri diku. Keshtu, u perpunua
    plani per ta derguar Zogun ne Kajro, afar fushes se operacioneve,
    dhe pastaj te bisedohej perseri me palen greke. Por serish
    autoritetet greke kundershtuan. Shtabi i Pergjithshem i ushtrise
    greke njoftoi perfaqesuesin britanik ne Athine, Palairet, se ai e
    kundershtonte organizimin e nje kryengritjeje te pergjithshme ne
    Shqiperi dhe se i vetmi veprim praktik ne prapavijat italiane ishte
    lufta guerrile4O. Pra, filloi te dale ne shesh motivi i verteti! i
    kundershtimit te qeverise greke per bashkepunim me shqiptaret, i
    cili nuk ishte as morali e as mbeshtetja politike e Zogut ne
    Shqiperi, por frika nga nje liivizje e organizuar e armatosur e
    shqiptareve kunder italianeve, qe do ta rendiste Shqiperine ne
    krahun e Fuqive Aleate, pas luftes, dhe do ta veshtiresonte
    realizimin e aspirates greke per aneksimin e Shqiperise se Jugut.
    Me vone, ne shkurt te vitit 1941, qeveria greke eci me tutje ne
    rrugen e kundervenies ndaj organizimit te nje qendrese te
    armatosur antifashiste ne Shqiperi. Ajo arriti te bllokoje dhenien e
    nje interviste te A. Zogut per BBC-ne. Qeveria greke e vuri theksin
    ne kundershtimin e nje pjese te intervistes se Zogut, ku ai
    deklaronte se shpresonte t'i shihte shqiptaret te lire dhe te lumtur
    ne kufijte e vet ligjore41. Madje qeveritaret greke nuk i qetesoi as
    pohimi qe behej ne kete interviste se "minoriteti grek ne Shqiperi
    eshte po aq i parendesishem sa edhe minoriteti shqiptar ne
    Greqi"42. Qeveria greke trembej se intervista e Zogut do te bente
    qe te shperthente nje fushate shtypi e padeshirueshme, e cila do te
    krijonte nje situate shqetesuese duke e ngritur problemin shqiptar
    ne menyre te parakohshme. Athina, gjithashtu, e konsideronte te
    papranueshme qe te lejohej Zogu te deklaronte se minoriteti grek
    ne Shqiperi, ishte po aq i parendesishem sa dhe minoriteti
    shqiptar ne Greqi. Sipas qeverise greke ky pohim ishte absurd
    "duke patur parasysh aktet e shumta nderkombetare, qe provonin
    rendesine e minoritetit grek ne Shqiperi, per te mos permendur
    numrin e shkollave dhe te kishave te ketij minoriteti, te cilat Zogu
    i ka mbyllur ne menyre sistematike"43.
    Kryeministri i ri grek, Koryzis, i kerkonte qeverise)
    britanike ta shtynte publikimin e deklarates se saj mbi Shqiperine
    deri ne momentin kur operacionet ne Shqiperi te arrinin ne nje
    faze decizive dhe, njekohesisht, i kerkonte te ndryshonte
    permbajtjen e projektdeklarates qe F.O. i kishte derguar te ndjerit
    Metaksa, sepse do te ishte shume e dhimbshme, per ushtrine
    greke dhe per opinionin publik grek, ne qofte se deklarata do te
    mjaftohej vetem me afirmimin se "Greqia lufton per lirine e
    Shqiperise". "Duhet te jete e qarte - theksonte kryeministri i ri
    grek, - se pas fitores Greqia do kerkoje sigurime qe te evitohet
    njehere e pergjithmone perseritja e agresionit qe ajo ra viktime"44.
    Prof. B.Fisher ka arritur ne perfundimin se kryesisht per shkak te
    kundershtimeve greke Zogu, nuk u perdor asnjehere gjate luftes45.
    Por Fisher gabon, kur gjykon se, ndoshta, kjo politike e grekeve
    ishte thjesht nje gabim ne luften politike dhe ka te drejte ne
    supozimin e dyte se, ndoshta kjo politike e grekeve ishte shfaqje e
    mendimit tradicional politik ne dem te konsideratave ushtarake
    praktike dhe afatshkurtera46. Ky qendrim i qeverise greke nuk
    ishte vetem nje shfaqje e politikes se saj tradicionale ndaj
    Shqiperise. Ai ishte i llogaritur t'i she~bente edhe politikes
    aneksioniste greke pas perfundimit te luftes. Qendresa shqiptare
    do t'i kishte sherbyer luftes qe ne kete kohe, por ajo u pengua per
    shkak te ambicieve ekspansioniste greke dhe nga indiferenca dhe
    tolerimi i Britanise se Madhe ndaj ketyre qendrimeve, per arsye se
    ajo ne kete kohe te veshtire, kishte zgjedhur si aleat kryesor ne
    Ballkan nacionalizmin grek, duke i toleruar edhe pretendimet e
    politikat e tij shoviniste. Kjo zgjedhje, qe ne ate kohe, e kishte bere
    Londren kundershtare te perpjekjeve te atdhetareve shqiptare per
    ruajtjen e pavaresise dhe te integritetit territorial te Shqiperise.
    Kete qendrim Shefi i Departamentit te Jugut ne Forin Ofis,
    P.Nichols shprehte qarte: "... eshte e drejte qe per momentin ne
    nuk duam ta perdorim nacionalizmin shqiptar kunder italianeve
    dhe eshte krejtesisht e mundur qe ne asnjehere nuk do te duam ta
    bejme kete gje"47.Ne nje perfundim te ngjashem ka arritur edhe
    prof. B.J. Fisher, i cili shkruan: "eshte e qarte se ndjeshmerite
    greke ishin faktori kryesor ne percaktimin e politikes britanike
    ndaj Shqiperise ne kete faze, gje qe do t'u shkaktonte britanikeve
    shqetesime me vone ne lufte"48.
    Qendrimin e pandryshueshem te Athines kunder
    organizimit te nje qendrese antifashiste shqiptare dhe arsyet e
    verteta te kesaj politike, i bene edhe me te qarta pengesat qe i
    nxori qeveria greke nje projekti tjeter te britanikeve per
    organizimin e nje kryengritjeje ne Shqiperine e Veriut, pa e
    perfshire Zogun ne kete levizje. Pas deshtimit te planit te
    propozuar nga Zogu, S.O.E. nuk u dekurajua, por vijoi perpjekjet
    per te organizuar nje kryengritje ne Shqiperine e Veriut,
    nepermjet perfaqesuesve te saj ne Beograd. Si figure kryesore ne
    kete rast u zgjodh Gani Kryeziu, i cili do te levizte nga Kosova dhe
    do te pushtonte Kukesin, ku do te shpallte Qeverine Kombetare
    Shqiptare, e cila do te kryesohej prej tij. Kjo qeveri do te
    deklaronte qendrimin armiqesor ndaj Italise dhe qendrimin
    miqesor ndaj Greqise. Forin Ofisi, jo vetem qe e pranoi kete
    skeme, me ndonje rezerve te vogel, por pergatiti edhe nje
    deklarate per mbeshtetjen e Qeverise Provizore. Kjo deklarate
    permbante edhe premtimin se Britania e Madhe do te ndihmonte
    per c;lirimine Shqiperise49.F.O. mendonte se kjo deklarate do te
    pranohej nga qeveria greke, perderisa ajo nuk thoshte asgje me
    teper, sesa deklarata e Metaksait, dhe perderisa qeveria greke
    kishte deklaruar se po merrte masa per transportimin e armeve
    dhe materialit luftarak nepermjet Greqise tek gueriljet
    shqiptare50. Shume shpejt, zyrtaret e F.O., megjithese i njihnin
    mire aspiratat greke do te zhgenjeheshin nga qendrimi i tyre. Ky
    plan iu dergua ambasades britanike ne Athine per te marre
    pelqimin e Metaksait. Por pergjigjja greke ishte dekurajuese.
    Gjenerali u shpreh se mbeshteste veWm bashkerendimin e)
    veprimeve me banda W vogla dhe jo operacionet ne shkalle te
    gjere. Perfaqesuesi britanik, gjithashtu, njoftonte se Athina"ishte
    shume kundershtuese ndaj krijimit te ndonje qeverie provizore ne
    kete moment"51.Pas refuzimit te Metaksait edhe ky propozim u la
    menjane. Qeveria greke nuk e deshironte dhe nuk mund te jepte
    pelqimin per nje kryengritje me permasa te tilla, sikunder
    propozonte Forin Ofisi, pasi ajo do te kishte pasoja edhe ne fushen
    politike. Ajo do te legjitimonte nje qeveri shqiptare dhe pavaresine e
    Shqiperise, si edhe njohjen e saj si pale ne koalicionin antifashist.
    Pikerisht per kete arsye, Athina parapelqente dhe angazhohej te
    perkrahte vetem veprimet e shkeputura guerrile ne prapavijat
    italiane.
    Organizimi me sukses i nje kryengritjeje shqiptare do te
    . kishte vlere te madhe ushtarake dhe politike. Lufta e kombinuar e
    grekeve dhe e shqiptareve do t'i kishte detyruar italianet te
    terhiqeshin ne thellesi te territorit shqiptar dhe ata nuk do te
    kishin qene ne gjendje ta mbanin frontin ne Shqiperine e Jugut, per
    arsye se do te goditeshin ne prapavijat e tyre. Kjo do te ishte nje
    goditje e forte morale e politike per Boshtin. Kete gje e vinte ne
    dukje edhe ministri i Jashtem i Hitlerit, Ribentropi. Me 12 dhjetor
    te vitit 1940 ai i shkroi ministrit gjerman ne Itali: "stabilizimi i
    frontit italian ne vijen midis Liqenit te Ohrit dhe Adriatikut ne
    drejtim te Korfuzit ka nje rendesi kruciale. Ne qofte se italianet
    mund ta mbajne kete vije, propaganda gjermane do te mundet pa
    ndonje veshtiresi ta paraqese terheqjen e italianeve si nje episod te
    kapercyer, i cili, ne teresi, nuk ka ndonje rendesi themelore per
    fuqine e ushtrise italiane". Ndersa nje terheqje e metejshme nga
    kjo vije quhej prej tij "nje rrezik i madh, per faktin e rendesishem
    se trupat italiane nuk do te ishin ne gjendje te mbanin asnje vije
    tjeter ne prapavije. Keshtu Shqiperia do te ishte e humbur per
    Italine". Kjo Wrheqje, ndonese nuk ishte percaktuese per
    rezultatin e luftes, do te demtonte prestigfin italian ne menyre te
    pakompensueshme. Por shqetesimi kryesor i Ribentropit ishte se
    nje zhvillim i tille i ngjarjeve ne Shqiperi do te frenonte aksionin
    diplomatik gjerman ne drejtim te Ballkanit dhe Rusise. Ai
    theksonte: "Spanja dhe, gjithashtu, Bullgaria e Jugosllavia kane
    adoptuar nje qendrim prites te dukshem. Aktualisht, per mua,
    eshte e pamundur qe te bej ndonje progres ne bisedimet me Rusine
    dhe me Turqine, te cilat kishin filluar ne menyre te favorshme. E
    gjitha kjo, natyrisht, eshte vetem nje pengese e perkohshme dhe,
    ne qofte se italianet do ta mbajne Shqiperine, ne do te perpiqemi
    ta perfundojme ofensiven diplomatike pernjehere"52.
    Shqiptaret dhe, ne radhe te pare, perfaqesuesit e qeverise
    mbreterore ne mergim, duke pare hezitimin dhe lekundjet e
    Londres per te pranuar ofertat e tyre, lidhur me organizimin e
    rezistences antiitaliane, u perpoqen t'u argumentonin britanikeve
    rendesine e kesaj rezistence.
    Me gjeresisht, propozimin per te organizuar nje revolte te
    gjere shqiptare kunder italianeve ia argumentuan Londres ne kete
    kohe sekretari i A. Zogut Qazim Kastrati dhe Harry Hopkinson53 .
    Kryengritjen shqiptare ata e konsideronin si te vetmen rruge te
    hapur per aleatet, qe te parandalonin konsolidimin e forcave
    italiane ne Ballkan. Kjo kryengritje propozohejte fillonte ne malet
    e pakalueshme te verilindjes, duke goditur prapavijat italiane.
    Keshtu, ushtria italiane do te humbiste mundesine e manovrimit
    te forcave dhe do te terhiqej e demoralizuar ne menyre te ~rregullt.
    Kjo vleresohej sj nje menyre efikase per te goditur Italine, e cila
    ishte pjesetarja me e dobet e Aksit, dhe per te vendosur kontrollin
    e Aleateve mbi Kanalin e Otrantos, i cHi perbente lidhjen me
    jetike, pOl'edhe me te dobet, te sistemit imperial italian. Me vone, ,
    idete e ketij memorandumi u zhvilluan me tej dhe Londres iu
    dergua nje shtese e tij, ne te cilin kerkohej garantimi i lirise dhe i
    integritetit territorial te Shqiperise nga aleatet54, Kjo kerkese
    cilesohej si nje ~eshtje parimore, perderisa aleatet kishin
    deklaruar se po luftonin per ~lirimin e vendeve te pushtuara nga
    fashizmi, pOl'ajo kishte edhe vIera politike praktike dhe njefare
    urgjence. Autoret e ketij dokumenti, duke kritikuar hapur
    qendrimin e Forin Ofisit ndaj ofertave te Mbretit Zog per
    organizimin e nje revolte antiitaliane ne Shqiperi, shkruanin:
    "Eshte nje tendence jonatyrale te flasesh shume per personalitetin
    dhe te shkuaren e Mbretit Zog, duke shkaterruar keshtu nje
    perpjekje per te ~liruar Shqiperine nga pushtuesi dhe per ta
    ndihmuar ate te krijoje nje qeveri demokratike per te ardhmen".
    Gjithashtu, u terhiqej vemendja qeverive aleate se, ne kete kohe
    lufte, politika e jashtme duhej percaktuar nga objektivi i
    perbashket imediat, per te zhvilluar me sukses luften.
    Nje ide tjeter interesante e ketij propozimi, ishte se
    kryengritja duhej mbeshtetur ne krahinat malore te Veriut dhe te
    bajraktaret, te cilet ishin e vetmja force qe mund te siguronin
    suksesin, pOl'qe ishin luajale ndaj Mbretit Zog.Me tej kjo lufte do
    te kthehej shpejt nga elementet demokrate dhe liberale ne nje
    lufte pe ~lirimin kombetar dhe keshtu "ky brez i ri intelektualesh,
    i pajisur me idete dhe idealet perendimore do te jete ne gjendje te
    qendroje mbi kembet e veta dhe te krijoje nje qeverisje te
    pergjegjshme", Porse ne ate kohe "ky brez nuk mund te udhehiqte
    nje revolte te armatosur pasi eshte i pastervitur per luften
    guerilase". Keshtu, e vetmja menyre efektive shihej bashkepunimi
    me A. Zogun dhe kjo ishte pikepamja e te gjitha grupeve politike te
    emigracionit shqiptar. Me tej ne memorandum thuhej se "nevoja
    per unitet dhe veshtiresia per ta siguruar ate: ka bere qe, madje,
    edhe armiqte me te eger te A.Zogut ta pranojne ate si udheheqes
    te luftes", Permendej vendimi i marre ne takimin e Federates
    Shqiptare ne Paris, ne qershorin e vitit 1940, i cHi ishte
    mbeshtetur nga Noli dhe udheheqes te tjere ne emigracion, si dhe
    nga grupet e te rinjve ne France, Jugosllavi, Greqi, Turqi e
    Bullgari, dhe keshtu argumentohej se "kur njerezit qe nuk kane
    ndonje iluzion per Zogun,jane dakord ta pranojne ate si simbol te
    unitetit kombetar, eshte e qarte se perdoriIIli i tij si lider i luftes
    kundeI' Italise nuk do te keqinterpretohet nga ata shqiptare te
    cilet momentalisht nuk mund te shprehin mendimin e tyre". Ata
    do te njoftoheshin se nuk ka ndonje perpjekje nga ana e qeverise
    britanike qe te impononte nje regjim zogist pas luftes. Dhe si
    mbeshtetje e ketij sugjerimi, citohej deklarata e meposhtme e
    Mbretit Zog dhene gazetes "The Daily Telegraph": "Qekurse tIne
    lash vendin tim, ~eshtja ime asnjehere nuk me ka preokupuar.
    Deshira ime e vetme eshte ta shoh popullin tim te lire dhe te
    lumtur ne kufijte e tij te ligjshem. Une do te luftoj me te gjithe
    forcen time derisa te largohet nga territori kombetar ushtari i
    fundit i armikut. Pas kesaj populli shqiptar do te jete i lire te
    vendose per qeverine qe ai deshiron, nepermjet organit te
    Asamblese Kombetare te zgjedhur ne menyre demokratike.
    Nje shtet demokratik shqiptar, sipas pikepamjes sime, do te futej
    ne nje konfederate ballkanike te perbere nga te gjithe kombet e
    lira te Ballkanit". Kjo deklarate, realisht ishte nje baze e mire per
    te arritur nje marreveshje midis qeverise britanike dhe Mbretit
    Zog per formen e regjimit, duke u shprehur qe ~eshtja e rikthimit
    te fronit do te zgjidhej sipas vullnetit te luftes. popullit shqiptar pas
    Qeveria greke kundershtoi edhe kerkesat e grupeve te
    medha te emigranteve shqiptare ne Greqi per te luftuar kundeI'
    italianeve, Kete e ka vene ne dukje ne ditarin e tij drejtori i
    fondacionit "Near East" ne Athine, Laird Archer55,Si perfundim
    mund te themi se arsyeja me e rendesishme se pse shqiptaret nuk
    moren pjese masivisht ne anen e grekeve, ishte refuzimi i
    vazhdueshem i qeverisegreke per bashkepunim. Ne kete perfundim
    kane arritur edhe historiane te njohur perendimore56.
    Greket u treguan shume te vendosur per te shmangur r;do
    pershtypje se shqiptaret deshironin dhe kishin bereperpjekje per t'i
    debuar italianet nga Shqiperia e Jugut. Kjo kembengulje deri re
    absurd lidhej me konsideratat per politiken e ardhshme, te cilat
    kishin dale ne plan te pare, madje duke i lejuar qe te demtonin
    edhe perfitimet praktike ushtarake.
    Krahas kerkeses qe A. Zogu dhe figura te tjera te
    rendesishme ne mergim u bene qeverise britanike dhe greke per te
    organizuar qendresen kunder pushtuesve italiane, u perpoqen te
    siguronin njohjen nderkombetare te nje qeverie shqiptare ne
    mergim. Duke pare se vendet fqinje i kishin ruajtur qeverite e tyre
    te paraluftes, tashme ne mergim, dhe efektshmerine e ketyre
    qeverive per mbrojtjen e interesave te tyre kombetare ne qarqet
    aleate, madje, duke vene re edhe veprimtarine e ethshme politike e
    diplomatike te tyre per realizimin e synimeve te vjetra per
    copetimin e Shqiperise, te gjitha rrymat politike te emigracionit
    shqiptar filluan te mendojne seriozisht per krijimin e nje qeverie te
    ligjshme shqiptare ne emigracion. Krijimi i kesaj qeverie vleresohej
    nga politikanet shqiptare si nje faktor themelorjuridik e politik per
    ruajtjen e pavaresise dhe te integritetit territorial te shtetit
    shqiptar. Po te kihen parasysh praktika dhe e drejta
    nderkombetare e kohes, ky arsyetim ishte plotesisht i drejte. VIera
    e kesaj qeverie nuk qendronte vetem ne ruajtjen e legalitetit e te
    statusit juridiko-territorial te shtetit shqiptar, por edhe ne
    aktivitetin praktik qe do te zhvillonte ajo per mbrojtjen e
    interesave shqiptare dhe vec;anerisht per mbrojtjen e teresise
    tokesore, qe ishte vene ne shenjestren e qeverise greke. Por keto
    perpjekje per njohjen e qeverise shqiptare ne mergim nga aleatet,
    ashtu si edhe perpjekjet per organizimin e qendreses antifashiste,
    ndeshen ne kundershtimin e vendosur te qarqeve politike te
    aleateve, te cilat dukej qarte se ishin motivuar ne kete qendrim
    nga trysnia e qeverise greke dhe nga llogaritjet qe benin per
    rregullimet territoriale ne Ballkanin Jugor pas luftes.
    Vetem pak dite pas sulmit italian kunder Greqise, Dervish
    Duma i shkruajti Fan Nolit dhe Nelo Dizdarit qe te mblidheshin
    ne Londer per te diskutuar c;eshtjen shqiptare. "Perfundimi i
    karrieres se Mbreti~ Zog nuk duhet te lejohet te shkaterroje
    c;eshtjen e c;lirimit te Shqiperise" shkruante ai, dhe kerkonte qe F.
    Noli dhe F. Konica te shkonin ne Londer per te punuar per
    c;eshtjen shqiptare duke)nenvizuar se sulmi italian kunder Greqise
    e kishte shtuar urgjencen e c;eshtjes57.
    Perpjekja e pare per njohjen nderkombetare te qeverise
    shqiptare u be pas fillimit te luftes italo-greke. AZogu, duke pare
    nevojat qe kishin britaniket per organizimin e veprimeve te
    armatosura antiitaliane ne Shqiperi, u perpoq te ligjeronte nga
    Aleatet formimin e nje qeverie mbreterore, te cilen ai e shihte si
    nje faktor pozitiv per mbrojtjen e interesave kombetare. Par
    kujdesi i diplomacise britanike per te mos rene ne kundershtim me
    interesat greke beri qe kjo perpjekje te deshtoje.
    Pasi kemi pare qendrimin e qeverise greke ndaj kerkesave
    te shqiptareve per bashkepunim ne luften kunder pushtuesit te
    perbashket, tani eshte me e lehte te trajtojme qendrimin e
    shqiptareve ndaj luftes italo-greke. Kjo c;eshtje ka rendesi te
    posac;me se pikerisht ne kete ngjarje eshte mbeshtetur formalisht
    politika greke per t'i mbajtur marredheniet e ndera me Shqiperine
    dhe per te kerkuar prej saj nenshkrimin e nje traktati paqeje, i cili
    do t'i jepte fund "gjendjes se luftes" te krijuar nga "agresioni i
    paprovokuar" i Shqiperise kunder Greqise ne vitin 1940. Me kete
    rast duhet nenvizuar se ne ate kohe Shqiperia ishte e pushtuar
    dhe s'mund te ushtronte sovranitetin e saj. Kjo eshte e njohur
    boterisht, ashtu sic; eshte i njohur tashme edhe nje fakt tjeter i
    rendesishem, se Qeveria Mbreterore Shqiptare ne mergim, e
    vetmja perfaqesuese e ligjshme e shtetit shqiptar, kishte kohe qe
    kishte shpallur gjendjen e luftes me Italine. Por eshte me interes,
    gjithashtu, te analizohet pretendimi tjeter joreal i politikes dhe i
    historiografise greke, se shqiptaret ndihmuan masivisht italianet
    ne fushaten e tyre kunder Greqise.
    Per perfshirjen e shqiptareve ne luften italo-greke.
    studiuesit Elisabeth Barker dhe Bernd J. Fisher kane arritur ne
    perfundimin se ata shfaqen mungese entuziazmi ndaj te dy paleve
    ne konflikt58. Ne anen e italianeve u rreshtuan dy batalione
    shqiptare, tecilat u mobilizuan sipas dekretit italian te marsit te
    vitit 1940, i cili shpalli shkrirjen e gjithe ushtrise shqiptare ne
    ushtrine italiane59. Milicia e Partise Fashiste Shqiptare nuk ishte
    e zellshme ne kete fushate. Kur u ndeshen me fushaten e ashper
    malore njesitet shqiptare dezertuan60, ndersa nje pjese e tyre u
    mbyllen ne kampe perqendrimi. Burimet e brendshme italiane
    konfirmonin se populli shqiptar ishte teresisht indiferent ndaj
    luftes italo-greke, dhe se shqiptaret mendonin qe kjo lufte ishte nje
    <;;eshtje eskluzivisht italiane61. Autoritetet italiane konstatonin
    "mungesen ~\rullnetareve nga radh6\t e intelektualeve, madje edhe
    nga ata iptelektuale q8 ishin proitaliane". Ata e vleresonin si nje
    fakt edhe me te reude mospjesemarrjen e asnje studenti shqiptar
    ne lufte, megjithese nje pjese e madhe e tyre studionin ne
    universitetet italiane, me bursa te akorduara nga qeveria
    italiane62. Vetem kur ne Shqiperine e Jugut filluan te vine
    refugjatet <;;amete debuar nga greket,u krijua nje vale e re
    zemerimi dhe urrejtjeje kunder grekeve63, e cil~, sidoqofte, nuk u
    pershkallezua ne ndonje aksion konkret antigrek.
    Ne nje bisede me zyrtaret e Forin Ofisit, Zogu kishte
    deklaruar se italianet u ndeshen me dezertimet ne mase te
    shqiptareve. Loja e dezertimeve ishte ne perputhje me urdherat e
    tij, te cilat kishin per qellim t'i demtonin italianet pa harxhuar jete
    njerezore ne nje rezistence te padobishme kunder tyre64. Kete gje e
    vertetonte edhe T.To<;;ine nje leter qe ia dergonte Musolinit. Edhe .
    bashkepunimi jo i rregullt i shqiptareve me italianet, ishte i
    paperfillshem, vetem ne disa akte spiunazhi te spiuneve'shqiptare
    ne favor te Italise. Autoritetet italiane ishin te zemeruara pasi
    asnje person nga Partia Fashiste, nga qeveria kuislinge dhe nga
    administrata shteterore nuk kishte pranuar te merrte pjese ne
    lufte, por kishin bashkepunuar vetem ne sferen e propagandes65.
    Ndersa Presidenti i Keshillit Superior Fashist Koorporativ
    Shqiptar, Terenc To<;;i, shprehej i deshperuar se "planet per
    organizimin e bandave ne favor te italian eve mbeten ne leter66.
    Keshtu, ne pergjithesi, eshte e arsyeshme te perfundojme se
    mbeshtetja e shqiptareve ndaj pushtimit te Greqise prej italianeve
    ishte shume e kufizuar, madje, ajo pati me teper efekt negativ ndaj
    aksionit italian67. Arsyeja kryesore ishte se italianet quheshin
    pushtues, qe kishin shkelur pavaresine e Shqiperise.
    Megjithese qendresa shqiptare, kunder italianeve ne vitin
    1940, ende nuk kishte marre perpjesetime te gjera, ne ate kohe
    pati edhe nje mbeshtetje per ushtrine greke, e cila ishte me e
    rendesishme dhe me efektive se ajo qe iu dha italianeve. Kishte
    njoftime se qysh ne fillim te nentorit te vitit 1940 kishin filluar
    aksionet per sabotimin e veprimeve ushtarake te italianeve kudo:
    prerja e lidhjeve telefonike, grabitje municionesh, atentate kunder
    ushtarakeve italiane, shperthime eksplozivi dhe duke dhene
    informacione ne interes te ushtrise greke. Megjithate, kjo s'mund
    te vleresohet si nje ndihme e madhe ne krahasim me potencialin e
    kombit shqiptar. Kjo shpjegohet me nje sere faktoresh. Nje arsye
    ishte prania e forcave te shumta italiane ne Shqiperi, te cilat
    ushtronin trysni ndaj qendreses shqiptare. Por shkaku me i
    rendesishem ishte mungesa e perkrahjes nderkomhetare per
    organizimin e qendreses shqiptare, te cilen e kemi permendur
    edhe me lart. Dhe, ne kete kuader, rolin kryesor negative kishte
    luajtur qendrimi shovinist dhe i dyshimte i politikes greke.
    Deklaratat zyrtare greke dhe veprimet e tyre nuk krijonin
    mundesi qe te eleminonin sado pak mosbesimin tradicional midis
    grekeve dhe shqiptareve. Perve~ qendrimeve negative ndaj
    qeverise mbreterore shqiptare dhe perpjekjeve te emigracionit
    shqiptar per bashkepunim, kjo politike shpejt filloi te shfaqej edhe
    ne Shqiperi.
    Sapo greket filluan te ndiqnin forcat italiane ne Shqiperi,
    kryeministri Metaksa deklaroi se forcat greke po luftonin per
    ~lirimin e Shqiperise, por ai nuk tha asgje per pavaresine e.,saj. Ky
    qendrim heri qe te fillonte nje diskutim ne rrethet britanike'per te
    ardhmen e "Epirit te Veriut"68. Ndersa Londra mendolilte se nuk
    ishte koha e pershtatshm~ per ta pyetur Metaksain qe te
    qartesonte qendrimin e tij,\kryeministri grek beri nje deklarate
    tjeter, ne te cilen shprehej se ai nuk synonte aneksimin e
    Shqiperise dhe se do te ishte i lumtur ta shihte ate te lir.e dhe te
    pavarur, por me rezerven qe zgjidhja e ardhshme duhej t'i jepte
    Greqise pikat e rendesishme strategjike, per t'i krijuar asaj
    mundesi qe te mbrohej ndaj ndonje agresioni tjeter69. Ne-fakt
    kryeministri grek synonte aneksimin e Shqiperise se Jugut, por nuk
    donte t'i shprehte hapur synimet aneksioniste te politikes greke ne
    ate kohej Pas kesaj deklarate, ministri britanik ne Athine,
    Palairet, e njoftoi Londren se qeveria greke "nuk ka deklaruar
    asnjehere me saktesi se ~fare ata kane ne mend, por une nuk kam
    dyshim se ata i kane ngulur syte ne "Epirin e Veriut"70. Metaksai
    deshironte te kishtedore te lire ne ~eshtjet shqiptare dhe dukej se
    kerkonte ta bente te qarte se me "~lirim" ai nenkuptonte largimin
    e italianeve nga Shqiperia dhe ne asnje menyre nuk donte ta
    angazhonte veten ndaj restaurimit te shtetit te pavarurshqiptar.
    Trupat greke nuk do ta ~lironin Kor~en me qellim qe t'ua
    rikthenin ate shqiptareve71. Kete ~eshtjer:e. trajtonte edhe shefi i
    Departamentit Jugor te Forin Ofisit, IP.Nikolsi, i cili, duke
    komentuar fjalimin e gjeneralit Metaksa, te mbajtur ne radio, me
    22 nentor te vitit 1940, me rastin e renies se Kor~es ne duart e
    trupave greke, theksonte: "eshte e qarte se ajo qe donte te thoshte
    gjenerali Metaksa eshte se Greqia lufton per ~lirimin e Shqiperise
    nga sundimi italian, por ne asnje menyre nuk ka nder mend ta
    angazhoje veten per rivendosjen e nje Shqiperie te pavaru~~
    Ndersa pergjegjesi i seksionit shqiptar P. Dixon,
    konkludonte se Metaksa, pa dyshim, e kishte bere deklaraten per
    Shqiperine per te maskuar qellimet e tij dhe per te terhequr
    vemendjen e opinionit boteror73.
    A. Zogu, ndonese dyshonte per qellimin e grekeve, nuk e
    sulmoi hapur deklaraten e Metaksait. Ai denoncoi propaganden
    italiane, e cila ishte perpjekur te mbillte per~arje midis grekeve
    dhe shqiptareve, duke e paraqitur ushtrine greke, sikur kishte
    ardhur per te aneksuar territoret shqiptare. Mbreti u shpreh
    publikisht se "Deklarata e gjeneralit Metaksa, se Greqia po lufton
    per ~lirimin e Shqiperise s'ka lene vend per spekulime ne kete
    pike". Madje ai i dergoi edhe nje telegram personal Metaksait. Ai
    shprehte kenaqesine e thelle per deklaraten ne te cilen thuhej se
    qeveria greke "duke siguruar pavaresine dhe integritetin e
    Shqiperise, kishte hapur rrugen per nje bashkepunim te frytshem
    midis dy popujve, per te debuar agresorin e perbashket prej
    Gadishullit Ballkanik74. Me sa duket, duke mbajtur kete qendrim,
    Zogu donte ta shtynte Athinen te shprehej me qarte per qellimet e
    saj. Njekohesisht, ai synonte te jepte nje prove tjeter te deshires se
    tij, per te bashkepunuar me greket, duke i lene menjane dyshimet
    dhe paragjykimet.
    Pervec; ketyre deklaratave, edhe disa veprime te tjera te
    grekeve po e perforconin me shume bindjen e shqiptareve se,
    synimi i tyre ishte aneksimi i Shqiperise se Jugut. Pak dite pas
    pushtimit te Delvines, gjenerali Bakos u tha krereve lokale se
    Delvina duhej t'i mbetej pergjithmone Greqise dhe kush nuk i
    nenshtrohej ketij vendimi do te denohej, si gjithe te tjeret, ne
    menyre te rrepte. Trupat greke dogjen flamujt shqiptare dhe
    italiane. Ky akt u sugjerua nga disa grekofile si Nasho Vllahu e
    Niko Qerici.75 Sapo debuan italianet nga Korc;a, ushtaraket greke
    moren udhezime nga Athina te ndalonin festimet e dites se
    Pavaresise se Shqiperise, me 28 nentor. Nen presionin e popullsise
    vendese, komanda ushtarake nuk e zbatoi kete urdher. Ndryshe
    veproi komanda greke ne Gjirokaster.
    Frika u shtua me tej, kur greket krijuan ne Korc;e nje
    keshill bashkiak, te perbere nga 11 ortodokse dhe 4 myslimane,
    me nje kryetar bashkie mysliman76, duke prishrir keshtu
    perpjesetimet e meparshme, qe respektoheshin ne administraten
    vendore. Madje, po te mos ishin penguar nga qeveria e tyre, shefat
    e ushtrise greke do te kishin shkuar edhe me tutje, pasi ata donin
    administrimin e territoreve te pushtuara nga administrata
    ushtarake greke77. Gazetat greke filluan ta paraqisnin Korc;en e
    pushtuar nga trupat greke si nje "qytet grek te c;liruar". Pikerisht
    per kete arsye popullsia e Shqiperise se Jugut i priti me ftohtesi
    dhe indiference trupat greke. Madje ne rrethet atdhetare
    shqiptare mbizoteronte shqetesimi per rrezikun qe paraqiste
    depertimi i trupave greke ne Shqiperine e Jugut. Per qendrimin e
    ftohte te korc;areve ndaj forcave greke, korrespondenti Patrick
    Maithland, qe po i ndiqte ngjarjet ne Korc;e, shkruante se, kjo
    ftohtesi kishte motive politike. "Popullsia e konsideron veten
    shqiptare dhe jo greke", dhe se pretendimi grek qe Korc;a kishte
    44.468 greke dhe 53.684 shqiptare, ishte i gabuar. "Te
    ashtuquajturit greke Jane thjesht kristiane te Kishes Autoqefale
    Ortodokse Shqiptare dhe une bisedova me shume prej tyre. Asnjeri
    nuk e pranonte kombesine greke, por deklaronin se ata ishin
    shqiptare te besimit kristian dhe afirmonin mbi te gjitha
    ndergjegjen e tyre kombetare shqiptare78. Pra, keto informacione
    te paanshme, deshmonin se edhe rrethanat specifike te pushtimit
    grek nuk e kishin lekundur ndergjegjen kombetare te popullsise
    shqiptare ortodokse dhe myslimane. Ky argument nuk mund te
    kapercehet lehte nga historiografia greke, e cila mbron tezen e
    ekzistences se ndergjegjes kombetare "greke" te kesaj popullsie
    dhe "te shtypjes" se saj nga shteti shqiptar ne vitet 1920-1939, apo
    nga italianet ne vitet 1939-1940. Megjithese ndodhej ne rrethanat
    e renda te pushtimit grek dhe nen trysnine e forcave ushtarake
    greke, popullsia e Korc;es nuk ngurroi te shfaqte hapur ndjenjat e
    saj kombetare shqiptare. Ne festimet e 28 Nentorit, kudo ne qytet,
    u zhduken flamuretgreke e u ngriten flamuret shqiptare dhe
    festimet ishin madheshtore. Folesi kryesor i mitingut qe u
    organizua me kete rast, ndonese pershendeti c;lirimin e Korc;es
    prej grekeve, beri edhe kete deklarate: "Tani me shume se kurre
    eshte detyra jone te mblidhemi nen hijen e flamurit shqiptar.
    Kushdo qe do guxoje te cenoje pavaresine tone do te
    kundershtohet nga i gjithe populli shqiptar". Disa rezerva dhe
    kundershtime te ngjashme u shfaqen kur administrata e
    perkohshme e qytetit hartoi nje protokollper dorezimin e vendit.
    Pati debate te shumta nga 4 anetaret myslimane te keshillit per
    c;eshtjen nese dokumenti do t'u referohej grekeve se "kishin c;liruar
    qytetin per here te dyte". Debate te tilla pati edhe per tekstet e
    telegrameve derguar Metaksait dhe Mbretit te Greqise, George,
    pasi qyteti kishte rene ne duart e grekeve. Gjithashtu, ende
    vijonin te qarkullonin kopjet e nje harte italiane me pretendimet e
    Shqiperise, megjithese nje pjese e qarqeve te Kon;es vinin ne dukje
    se ne qofte se ata nuk do te ishin ne gjendje te ruanin kufijte e
    meparshem, aspiratat territoriale ishin absurde"79
    Ne kohen, kur ishin te angazhuar ne lufte me Italine, greket
    nuk u mjaftuan me deklaratat e dyshimta lidhur me qendrimin e
    tyre te ardhshem ndaj Shqiperise, por filluan edhe perpjekjet
    diplomatike per te realizuar endrren e tyre, aneksimin e Shqiperise
    se Jugut. Keshtu, nje personalitet grek, i cili ishte i lidhur me nje
    martese me familjen e kryeministrit jugosllav, po zhvillonte
    bisedime jozyrtare me anetaret e qeverise jugosllave per ndarjen e
    Shqiperise. Te njejten gje po sugjeronte edhe Polikoniadis, nje
    zyrtar i rendesishem grek ne Selanik8o. ~ugosllavet kishin
    informuar Londren per keto levizje, duke e vleresuar politiken
    greke per copetimin e Shqiperise si shume driteshkurter, per arsye
    se ajo do te largonte shqiptaret nga rezistenca kunder italianeve
    dhe do te krijonte hje zone turbullirash te perhershme grekojugosllavo-
    shqiptare, te cilat do te perfundonin perseri me
    nderhyrjen e ndonje fuqie te madhe ne Ballkan. Madje, zyrtaret e
    Beogradit i kishin deklaruar ambasadorit britanik atje, Campbell,
    se "ishte fatkeqesi e madhe qe Britania nuk ishte deklaruar per
    Shqiperine e pavarur, shume muaj me pare, menjehere pas hyrjes
    se Italise ne lufte" dhe se per kete arsye, "tani ishte veshtire per te
    kufizuar ambiciet grek~'./Me gjithe keto kritika, qeveriajugosllave
    i permbahej ende politlkes se vitit 1920 dhe nuk ngurronte t'i
    deklaronte Forin Ofisit qe ne rast se do te ndryshoheshin kufijte
    greko-shqiptar, ajo "do te shtrengohej ta pranonte ndarjen e
    Shqiperise, kunder deshires se saj reale"81.
    Nje prove e qarte e politikes aneksioniste greke ishte edhe
    ndryshimi i sistemit monetar ne krahinat e pushtuara. Ushtria
    greke hodhi ne qarkullim, ne keto territore dhrahmine. Ne
    krahinat e Korc;es e te Gjirokastres u krijua nje gjendje e re
    monetare. Deri me 1 mars te vitit 1941 perdoreshin dy monedha,
    frangu shqiptar dhe dhrahmia greke. Me 1 mars autoritetet greke
    te pushtimit, ndaluan qarkullimin zyrtar te frangut shqiptar dhe
    dhrahmia greke u be e vetmja monedhe me kurs legal.
    Ne prefekturen e Korc;es dhe ate te Gjirokastres u hodhen
    ne qarkullim rreth 50 milion dhrahmi. Pas largimit te ushtrive
    greke popullsia shqiptare pesoi humbje te medha financiare nga
    anomalia e krijuar ne sistemin monetar prej grekeve. Shkembimi i
    dhrahmive me frangun shqiptar u be ne kushte te pafavorshem
    per popullsine shqiptare. Banka Kombetare Shqiptare qe ishte ne
    doren e italianeve, gjithashtu e pengo~ shkembimin duke caktuar
    afate te shkurtra e norma te papershtatshme. Si pasoje, u godit
    rende gjendja ekonomike e popullsise se ketyre krahinave.82
    Ne fillim te vitit 1941 po behej gjithnje e me e qarte se
    marshimi gjerman drejt Greqise nuk do te ishte i larget. Ne keto
    c;aste Britania ofroi nje ndihme te madhe ushtarake, duke
    perfshire edhe vendosjen e 100.000 forcave britanike ne Greqi. Por
    Greqise tashme i mungonte vullneti per t'iu kundervene sulmit te
    pritshem gjerman. Ndjenjat, motivet dhe llogaritjet e grekeve ishin
    te 'ngjashme me ato te qeverise se Zogut ne pranvere te vitit 1939, e
    cila nuk e shihte te mundshme dhe te arsyeshme organizimin e nje
    qendrese kunder ushtrise superiore italiane ne nje lufte qe do te
    -ishte teresisht e pabarabarte. Megjithese me veshtiresi, greket dhe
    britaniket arriten ne nje mirekuptim per organizimin e qendreses
    kunder gjermaneve ne Konferencen e Tatoit (Pallati Mbreteror i
    Greqise jashte Athines - B.M.) me 21 shkurt. Por me 1 mars, kur
    ushtria gjermane hyri ne Bullgari, Shtabi i Ushtrise Greke nuk
    pranoi te zbatonte angazhimet q~kishte marre. Britaniket kishin
    propozuar, si vije kryesore mbrojtese kunder gjermaneve, vijen
    Aliakmon. Shefi i Shtabit te Ushtrise Greke, gjenerali Papagos
    nuk pranoi te terhiqte forcat nga fronti shqiptar dhe t'i
    perqendronte ne vijen e lartpermendur83. Komanda e ushtrise
    greke vendosi qe, edhe ne qofte se gjermanet do te sulmonin
    Greqine, forcat kryesore ushtarake greke do te mbaheshin ne
    frontin shqiptar. Qeveriagreke ishte teper e vendosur ta c;ontederi
    ne fund luften ne Shqiperi, se ciles ajo i dha perparesine me te
    madhe deri ne kapitullimin e saj. Tegjitha trupat e ushtrise greke,
    me perjashtim te tri divizioneve, ishin perqendruar ne frontin
    shqiptar. Papagos mendonte se ne qofte se sulmi gjerman do te
    ndodhte "para se situata ne Shqiperi te qartesohej, kjo do te ishte
    nje katastrofe". Per kete arsye ai ishte i vendosur te mos bente
    asnje veprim, i cili mund te sillte nje sulm gjerman para se greket
    te pushtonin Vloren84.Qellimi i ketij qendrimi te c;uditshemishte
    teresisht politik. Ushtria greke nuk donte te paragjykonte poziten e
    saj si fituese kunder italianeve85.Qendrimi absurd i Papagos-it
    mbeti i pandryshuar deri me 12 prill te vitit 1941 edhe pse forcat
    gjermane tashme kishin hyre ne Greqi dhe po kercenonin
    . seriozisht forcat britanike, qe ishin perqendruar ne vijen
    Aliakmon. I vetmi vendim i arsyeshem dhe i vlefshem i gjeneralit
    Papagos do te ishte urdheri per terheqjen e 14 divizioneve greke
    nga Shqiperia dhe bashkimi i tyre me forcat britanike (W Force)
    perpara se armiku te futej si pyke midis tyre. Por ai ngurroi ta
    bente kete gje dhe nuk i pranoi kerkesat e perseritura te Londres.
    Urdherin per terheqje ai e dha teper vone, me 12 prill.
    Tani eshte e qarte se cilat ishin shkaqet e kesaj
    kembenguljeje. Greqia nuk mendonte seriozisht per te
    kundershtuar invadimin gjerman, por vetem si e si te ruante nje
    kapital politik, qe do t'i vlente pas luftes per aneksimin e
    Shqiperise se-Jugut. Ushtaraket dhe qeveria greke deshironin nje
    kapitullim te shpejte dhe "te ndershem" te gjermanet, per te
    ruajtur avantazhin politik, qe kishin arritur nga lufta kunder
    italianeve dhe per ta kursyer vendin dhe popullin e tyre prej
    shkaterrimeve, humbjev:e dhe pasojave te tjera te luftes. Pas kesaj,
    erdhi akti i fundit, drama greke, kur ushtria, regjimi dhe i gjithe
    vendi u katandisen ne gjendje poshterimi, tradhtie dhe kaosi. Ne
    prillin e vitit 1941 ushtria greke u shthur si nje shtepi prej
    kartoni86. Por, fatkeqesisht, mbeten pretendimet shoviniste ne
    mendjen dhe shpirtin e politikanevedhe te gjeneraleve greke, te
    cilet gjate pushtimit ose qendruan indiferente ose u futen ne forma
    te ndryshme drejtperdrejt ose terthorazi bashkepunimi me
    pushtuesin87
    Gjeneralet e ushtrise greke ne mase donin te shmangnin
    konfrontimin me gjermanet, dhe kapitullimin e shpejte pa lufte. .
    Kur Vermahti filloi sulmin e tij kunder Greqise me 6 prill,
    Komandanti i Korpusit te III te Armates Greke te Maqedonise
    Perendimore, gjenerali Tsolakoglu, ua la te hapur rrugen
    gjenutlneve.
    , . Kaq e madhe ishte deshira nacionaliste e politikaneve dhe
    e gjeneraleve greke per aneksimin e Shqiperise se Jugut, saqe
    edhe pse armiku u kishte zene shtepine, greket vazhdonin me
    kembengulje te mbanin ushtrine dhe frontin ne tokat shqiptar~
    Avancimi i trupave gjermane qe i shpejte, ata pushtuan
    edhe J aninen, me 20 prilL Britaniket u befasuan kur per mesazhet
    qe vazhdonin t'i dergonin shtabit te ushtrise greke ne kete qytet,
    moren pergjigjen: "Hier ist das deutsche Herr". (Ketu eshte
    ushtria gjermane)88
    Diten tjeter gjenerali Tsolakoglu u dorezua te gjermanet,
    ne dukje me iniciativen e tij, por, realisht, duke iu pershtatur
    deshires, vullnetit dhe opsioneve politike te Shtabit te Ushtrise
    dhe te Qeverise Greke. Te gjitha shpresat dhe tentativat e tij ishin
    qe, duke arritur nje marreveshje me Feldmarshallin List, ushtria
    greke te lejohej te mbante pozicionet e fituara ne Shqiperi89. Ne
    fillim, kerkesa e tij nuk u kundershtua, sepse Listi ra dakord, qe
    forcat italiane nuk do te lejoheshin te kalonin kufirin grek. Disa
    detashmente te Leibstanderte, te impresionuara nga paraqitja e
    mire dhe aftesia e ushtrise greke, shkuan gjer atje sa te bllokonin
    italianet, duke u vendosur vete midis njesive italiane dhe greke ne
    nje pike te kalimit kufitar, ne Uren e Peratit90. Mirepo shpejt
    Tsolakoglu do te shihte me deshperim deshtimin e lojes se tij per
    t'u futur midis Romes dhe Berlinit. Ne qershor italianet
    zevendesuan trupat gjermane, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne
    pjesen me te madhe te Greqise.
    Nje <;eshtje shume e rendesishme eshte ekzaminimi i
    metamorfozes dhe ueprimtarise se elites politike greke, pas
    pushtimit gjerman. Pasqyrimi i ketij realitetika rendesi esenciale
    sepse, pas <;lirimit te Greqise, kjo klase politike do te drejtonte
    vendin, dhe bashke me mentalitetin e saj politik ajo do te ruante
    edhe objektivat e ujetra te politikes se jashtme. Politikanet e vjeter,
    te mbetur ne Athinen e pushtuar, ishin te ndare ne klane.
    Megjithese nuk moren poste ne administraten e Tsolakoglout, ata
    nuk mund te mos e ndihmonin ate, te joshur nga lutjet e tij per te
    marre keshilla prej tyre. Disa ishin te bindur per nje fitore te
    pashmangshme te gjermaneve, te tjere ishin te joshur nga fushata
    anti-Metaksa e Tsolakoglout. Keshtu, ne fillim te majit 1941,
    Tsolakoglou arriti te organizonte takime dhe bisedime me
    shumicen e udheheqesve politike greke. Midis ketyre politikaneve
    ishte shumica e udheheqesve te kampit antivenizellist, dhe disa
    nga ish-oponentet e tij te meparshem, duke perfshire edhe George
    Papandreun. Pjesemarrja e politikaneve greke ne kete takim ishte
    nje njolle e madhe per eliten politike greke. Ne gjyqin e
    Tsolakoglut, pas luftes, doli se shumica e ketyre politikaneve e
    kishin mbeshtetur vendimin e tij per te formuar nje qeveri
    kuislinge91.
    Megjithekete, shumica e tyre ishin aq te menc;ur sa te mos
    bashkepunonin hapur me administraten e Tsolakoglout. Por disa
    prej tyre, si gjenerali Pangallos, futen pasuesit e tyre ne
    administraten shteterore kuislinge. Te tjeret u terhoqen ne
    bastionet e tyre lokale. Ndonese elita politike greke e paraluftes e
    shmangu implikimin e vetes shume thelle me Aksin, ajo beri
    shume pak per te luftuar kunder tij. Mendimi i tyre i
    pergjithshem ishte te qendronin menjane e te prisnin c;astin e
    volitshem per te ardhur ne pushtet. Keshtu gjenerali Mazarakis -
    nje venizellist kryesor, qe ne vitin 1941 u perpoq te bashkonte te
    gjithe politikanet ne lufte, por jo kunder pushtuesit, por kunder
    komunizmit. Per Mazarakis-in te diskutoje per organizimin e
    luftes c;lirimtare ishte nje gje foshnjarake. Venezellisti i vjeter,
    Kafandaris dyshonte per vleren e rezistences dhe deshironte te
    priste e te shikonte se c;fare kthese do te merrnin ngjarjet. Nje
    veteran tjeter liberal, Themistoklis Sofoulis ishte po kaq skeptik,
    George Papandreu e justifikonte qendrimin e tij skeptik ndaj
    rezistences me shprehjen "virtuti kryesor i politikanit eshte
    prudenca, guximi vjen i dyti". Edhe Mbreti nuk qendronte ne
    pozita me te mira92
    Duke hequr dore nga rezistenca aktive kunder Aksit, dhe
    duke insistuar tek armiqesia kunder Mbretit, politikanet greke
    moren nje pozicion shume te perafert me pozicionin e vete regjimit
    te Tsolakoglut. Figurat kryesore venizelliste si gjeneralet Gonatas
    dhe Pangalos, mund te bindnin pak njerez me argumentin se,
    duke infiltruar njerezit e tyre ne aparatin shteteror, do te
    perfitonin informacion te vlefshem dhe do t'i perdornin keta per
    t'iu kundervene Aksit "kur te vinte koha". Ndersa kritiket e tyre
    kane dhene shpjegime shume diskredituese per keto taktika.
    Por edhe rryma Metaksa nuk ishte ne pozita me te mira.
    Keshtu IDEA, nje organizate metaksiste, u shperndau nje qarkore
    antareve te saj, te cileve u bente thirrje per t'u vene ne dispozicion
    te forcave te Aksit, ne qofte se Aleksandria do te binte ne duart e
    Rommelit. Britaniket natyrisht ishin shume te informuar per kete
    qendrim93. Mirepo, me kalimin e kohes, ky grumbull i politikaneve
    filluan ta kuptojne gradualisht, se duhej luajtur ne krahun e
    britanikeve, dhe per kete qellim ata duhej te viheshin ne lidhje me
    qeverine ne ekzil.
    Ne vitin 1941 prapa "liberalit" Cuderos postet kyc;e ne
    kabinet ishin te gjitha ne duart e veteraneve te 4 gushtit, pra, te
    bashkepunetoreve te Metaksait: Mandiakis-ish promotori i
    teknikave inkuizitive, Sakellariou, Dimitros, Nikolaidis dhe te
    tjeret. Pikerisht, kjo perberje, do te ndikonte edhe ne politikat
    shoviniste te qeverise greke ne mergim.


    Libri eshte nga Beqir Meta botim i 2002 me mbi 600 faqe dhe mijera referenca, ku 90 % e tyre jane letra origjinale te ndryshme te liderave shqiptare, arkiva greke, gjermane, franceze, italiane dhe amerikane. Libri i kushtohet te gjithe emigranteve shqiptare qe vuajne dhunen e qeverise greke dite per dite. Eshte megjithemnd nje liber i drejte i bazuar ne politikat moderne, dhe historine e sakte te marredhenijeve te dy shteteve per ate qe do te mesoje me teper rreth konflikteve moderne shqiptaro-greke dhe mos harroje mbi te gjitha.

    Me sa di un pritet te dali nej volum tjeter akoma me i madh rreth marredhenieve te fundit, i bazuar gati teresisht ne literature te huaj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum mire ke bere Dep per postimin e ketij studimi..
    eshte gati e panjohur ajo periudhe..

    Pergezime.. e vazhdo te aktivizohesh tek historia..

    urime..

Tema tė Ngjashme

  1. Kujtesa kombetare e luftes se dyte boterore
    Nga wittstar nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 11:06
  2. Ligji Grek i luftės dhe Shqiperia
    Nga shoku_sar nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2003, 22:14
  3. Shqipėria nė vorbullėn e Luftės sė Parė Botėrore
    Nga ILovePejaa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2002, 23:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •