Çoviqi kërkon shkarkimin e deputetit shqiptar nga Mali i zi për shkak të reagimit të tij ndaj vrasjes së Dashnim Hajrullahut
Podgoricë, 10 janar (presheva.com) – Kryetari i Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Nebojsha Çoviqi ka vlerësuar të hënën se deputeti i Partisë Demokratike Socialiste (DPS) malazeze në pushtet, në Parlamentin e bashkësisë shtetërore, Nikollë Gegaj do të duhej që të shkarkohej nga ai funksion sikur SMZ të ishte “shtet normal”. “Gegaj momentalisht do të shkarkohej nga funksioni i deputetit të SMZ, sepse po e thërret okupimin e pjesës së bashkësisë shtetërore”, ka thënë Çoviqi për të përditshmen “Dan” të Podgoricës, duke e komentuar deklaratën e Gegajt i cili me rastin e vrasjes së shqiptarit të mitur nga Presheva, ka thënë se Beogardi ka për qëllim “që t’i vras shqiptarët”.
Krijoni Kontakt