Kalendari hėnor



Edhe para ardhjes sė Islamit, arabėt kanė pėrdorė kalendarin hėnor. Ky kalendar – qė ėshtė 11 ditė mė i shkurtė se kalendari gregorian – nuk i pasonte sezonat (stinorėt). Haxhxhi nė atė kohė tė ardhurimit tė idhujve ka qenė mė shumė si njė festival i madh, dhe pasi kalendari hėnor nuk pasonte sezonat, Haxhxhi ėshtė mbajtur nė muaj tė ndryshėm ēdo vit. Kjo ka nėnkuptuar se gjatė viteve tė caktuara, Haxhxhi ka ardhur nė kohė kur gruri nuk ka qenė gati pėr korrje dhe kėshtu nuk ka qenė nė shitje. Nė kėtė mėnyrė ka prishur pėrgatitjet pėr tė festuar kėtė ngjarje.

Pėr kėtė shkak arabėt zbuluan njė metodė pėr tė tejkaluar kėtė tollovi duke shtuar njė muaj nė kalendar nė vite tė caktuara. Ky metod u quajt kabisa - koha kur Haxhxhi duheshte tė arrijė dhe kėshtu u bė i ndryshueshėm, dhe njoftimi pėr datėn e tij vazhdimisht bėheshtė gjatė Haxhxhit paraprak. Ky njoftim fillimisht ishte pėrgjegjėsi e njė personi tė quajtur Kalammas. Kalammasi ishte nga fisi Beni Kinane, fis nga i cili Hashimi (464-546 e.s.) ishte pasardhės dhe i cili mė vonė u bė baba (kryeplak) i fisit Kurejsh (fisi i Muhammedit, alejhis-selam). Kalamasi ishte poashtu pėrgjegjės pėr tė njoftuar se cili muaj duhet tė pasohet nga muaji plotėsues, i trembėdhjetė. Tė gjithė ata qė e morėn kėtė detyrė pėr tė njoftuar kohėn e Haxhxhit quheshin Kalammasa.


Kalendari hėnor nė Kur’an


Muhamedi, alejhis-selam, ka vendosur tė mos vazhdohet praktika e kabisas dhe ka refuzuar kalendarin Kalammasi. Kalendari hėnor ėshtė pėrdorė ashtu siē ėshtė disejnuar nga Allahu dhe koha e Haxhxhit ishte caktuar pėr ditė tė njėjtė tė ēdo viti hėnor.

Ky Ajet nga Kur’ani kėrkon qė kalendari hėnor tė jetė kalendar qė duhet tė pasohet nga muslimanėt: “Ai e bėri diellin shėndritės, e hėnėn dritė dhe asaj (hėnėn) ia caktoi fazat, qė ta dini numrin e viteve dhe llogarinė. All-llahu nuk krijoi kėtė pėr tjetėr, pos me qėllim tė caktuar. Ai ia sqaron argumentet njė populli qė kupton”. (Junus: 5)

Ndėrsa nė Ajetin e ardhshėm Allahu udhėzon muslimanėt tė caktojnė kohėn e Haxhxhit: “Tė pyesin ty pėr hėnėn e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janė pėrcaktime tė kohės pėr njerėz dhe pėr haxh…”. (Bekare: 189)

Numri i muajve ēdo vit, siē ėshtė urdhėruar nga Allahu ishte 12, siē shihet nė kėtė Ajet: “Te All-llahu numri i muajve ėshtė dymbėdhjetė (sipas hėnės), ashtu si ėshtė nė librin e All-llahut prej ditės kur krijoi qiejt dhe tokėn…” (Teube: 9)


Caktimi i Fillimit tė Epokės


Edhe pse kalendari hėnor ishte pėrdorur gjatė kohės sė Muhammedit s.a.v.s.; asnjė vit, nuk ishte caktuar tė pėrdoret si fillimi i Epokės islame. Transmetohet nga Ibėn Abbas se njerėzit e Medinas kanė pėrdorė njė ose dy muaj pas ardhjes sė Muhammedit, sal-llahu alejhi ve sel-lem, si fillim tė kalendarit tė tyre, por kjo praktikė ėshtė ndėprerė pas vdekjes sė tij. Asnjė epokė nuk ėshtė pėrdorė as gjatė Halifatit tė Ebu Bekrit. Kalendari Hixhri nuk ėshtė pėrdorė deri nė vitin e katėrt tė Halifes sė dytė Omer ibėn Hatab. Ahmed ibėn Hanbel dhe Buhari transmetojnė nėpėrmjet Mejmun ibėn Mihran se “njė shumė e tė hollave (borxh) i paguar nė Sha’ban ishte prezentuar Omerit. Menjėherė pas kėsaj Omeri ka pyetur nė cilin Sha’ban, nė tė fundit, nė kėtė, ose nė atė qė vjen? Ofroni njerėzve diēka qė mund ta kuptojnė”.

El-Hurmuzan, mbreti i dikurshėm i el-Ahvez (para arrestimit tė tij nga muslimanėt gjatė pushtimit tė Persisė) i cili mė vonė ka pranuar Islamin, ka sugjeruar pėrdorimin e kalendarit persik. Megjithatė, ai kalendar nuk u pranua nga muslimanėt, pasi qė nuk kishte ndonjė periudhė tė caktuar, pėr shkak se epoka persiane ka filluar si e re pas ardhjes sė ēdo mbreti nė fron.

Pas dėgjimit dhe analizimit tė sugjerimeve tė ndryshme, muslimanėt janė pajtuar tė pėrdorin Hixhrin (migrimin) e Muhammedit, sal-llahu alejhi ve sel-lem, nga Mekka nė Medine si fillimi i Epokės Islame.

Dita e parė e muajit Muharrem tė vitit 1 P.H. (Pas Hixhrit) ėshtė takuar me 16 Qershorin e vitit 622 tė kalendarit gregorian.

Hixhri ėshtė pėrdorė nė vend tė datlindjes sė Muhammedit, sal-llahu alejhi ve sel-lem, ose datės sė shpalljes sė Kur’anit tė Shenjtė, pasi qė data e sigurtė e kėtyre dy ngjarjeve nuk ėshtė ditur saktėsisht. Data e vdekjes sė Muhammedit, sal-llahu alejhi ve sel-lem, ishte ngjarje shumė e dhimbshme pėr ta pėrdorė. Pėr kėtė shkak ėshtė vendosur qė Hixhri tė pėrdoret pėr tė shėnuar fillimin e kalendarit islamik.

Para kalendarit Hixhri, vitet janė emėruar sipas ndonjė ngjarjeje tė madhe qė ka ndodhur gjatė atij viti dhe ajo ėshtė pėrdorė si sistem i tyre pėr tė llogaritur vitet. Pėrshembull, viti i parė i qėndrimit tė Muhammedit nė Medina ėshtė quajtur “Viti i lejes pėr tė udhėtuar”. Viti i dytė ėshtė quajtur “Viti i urdhėrit pėr tė luftuar”. Viti i tretė ėshtė quajtur “Viti i testit” dhe kėshtu me radhė. Ky sistem ėshtė hedhur poshtė pas vdekjes sė Muhammedit, sal-llahu alejhi ve sel-lem, (Said, Hakim, 1984)

Dymbėdhjetė muajt hėnor janė: Muharrem, Sefer, Rebi el-Evvel, Rebi uth-Thani, Xhumade Ula, Xhumade el-Ahir, Rexheb, Sha’ban, Ramadan, Sheval, Dhulkade dhe Dhulhixhxhe. Numri i ditėve tė ēdo muaji ndryshon ndėrmjet 29 dhe 30 ditė. Kėshtu qė viti hėnor pėrbėhet nga 354 ditė.

Kalendari Islam kohėn e ndan nė cikle prej 30 viteve. Nė ēdo cikėl ka 19 vjet qė kanė nga 354 ditė dhe 11 vjet qė kanė njė ditė shtesė, gjėgjėsisht 355 ditė.

Muaji ka filluar pasi tė jetė parė hėna e re. Hėna konsiderohet e re kur ajo fillon ciklin e saj tė ri rreth Tokės. Hėna kalon nėpėr faza, fillon me hėnėn e re, kalon nė gjysėm, dhe tė plotė dhe sėrish prapa. Koha qė hėnės i nevojitet tė kalojė prej hėnės sė re, nė tjetėr hėnė tė re, njihet si muaji sinodik, dhe zgjat mesatarisht 29.530589 ditė. Megjithatė, pasi Toka poashtu rrotullohet rreth diellit nė tė njėjtėn kohė sa hėna e kompleton njė cikėl rreth tokės, vetė Toka ka kaluar tė dymbėdhjetat e rrugės sė saj rreth Diellit. Me qėllim qė Hėna tė kompletojė ciklin e saj nė hėnė tė re, ajo duhet tė kompletojė rrotullimin e saj dhe pak mė shumė, qė tė kthehet nė pozitėn ndėrmjet Tokės dhe Diellit sėrish. Pėr shkak tė dallimit tė rrotullimeve tė Tokės dhe Hėnės, koha aktuale ndėrmjet hėnave tė reja mund tė sillet prej 29.27 deri nė 29.83 ditė. (Hermit eclipse, 1995)

Dita dhe koha e ēdo hėne tė re mund tė llogaritet saktėsisht, mirėpo pėr tė shėnuar fillimin e Ramazanit nė shumė shtete islame, hėna e re patjetėr duhet tė shihet me sy (pa ndihmė; pa mjet ndihmės). Megjithatė, nė vend tė shikimit me sy, disa shtete islame mbėshteten nė llogari shkencore.

Shikueshmėria e hėnės sė re varet nga disa faktorė, siē ėshtė lokacioni dhe pėrvoja e vėzhguesit si dhe sa i qartė ėshtė qielli nė kohėn e vėzhgimit. Zakonisht ėshtė vėshtirė tė shihet hėna e re nė ditėn e parė tė hėnės sė re. Hėna e re qėndron shumė poshtė nė qiellin perėndimor pas perėndimit tė diellit, ka ndriēueshmėri tė ulėt tė sipėrfaqes sė saj dhe ėshtė shumė e hollė. Sipas Observatorit tė Marinės amerikane, rekordi i shikimit tė hėnės sė re me teleskop ėshtė 12.1 orė pas hėnės sė re; ndėrsa pėr shikim me sy, rekordi ėshtė 15.5 orė pas fillimit tė hėnės sė re. Kėto janė vėzhgime tė veēanta dhe se vėshgimet e hėnės sė re kaq herėt nė muajin hėnor nuk duhet tė merren si norma.

Kalendari Islam, hėnor nė vend tė atij diellor, ka njė rėndėsi tė madhe pėr muajin e Ramazanit. Nėse kalendari i pėrdorur do tė ishte diellor, muslimanėt qė jetojnė nė njė hemisferė do tė kishin pėrparėsi nė agjėrim nė ditė mė tė ftohta dhe mė tė shkurta, ndėrsa muslimanėt tjerė qė jetojnė nė hemisferėn tjetėr do tė duheshte tė agjėrojnė ditė tė gjata dhe tė nxehta gjatė gjith jetės sė tyre. Mirėpo me kalendarin hėnor, sezonat rrotullohen ēdo 32 ose 33 vjet dhe vėshtirėsia ose lehtėsimi i agjėrimit ndahet baraz nga gjithė muslimanėt anembanė botės. Ky kalendar poashtu mundėson rrotullimin e Haxhxhit nė sezona tė ndryshme.

Fillimi i Kalendarit islam me Hixhri tregon rėndėsinė dhe veēorinė e kėsaj ngjarje nė historinė islame. Ėshtė njė periudhė e sakrificės sė madhe nga ana e muslimanėve dhe tė durimit dhe ruajtjes sė tyre. Pėr tė filluar kalendarin me kėtė vit nė veēanti ėshtė nė harmoni me mėsimet e Islamit, qė bazohen nė vetė-sakrificė nė emėr tė qėllimit mė tė madh dhe mė tė rėndėsishėm. Kjo sakrificė e bėrė nga muslimanėt e parė, ėshtė bazė sipas tė cilės muslimanėt u bėnė tė fuqishėm dhe fjala e Allahut u shpėrnda jo vetėm nėpėr Arabi, por nėpėr gjithė botėn.