Nga Mitropoloiti Hierotheos Vlahos
Spiritualiteti ortodoks ndryshon qartasi prej cdo "spiritualiteti" tjeter te cdo lloji lindor apo perndimor. Nuk mund te ngaterrohet midis spiritualiteteve te ndryshme, sepse spiritualiteti ortodoks eshte Perendi-qendror, ndersa te gjithe te tjerat jane njeri-qendror.
Ndryshimi fillon se pari ne mesimin doktrinor. Per kete arsye ne vendosim "ortodoks" para fjales "Kishe", per ta dalluar ate nga ndonje religjion tjeter. Sigurisht "ortodoks" duhet lidhur me termin "kishtar", sepse ortodoksia nuk mund te ekzistoje jashte Kishe; sikurse sigurisht edhe Kisha nuk mund te jete jashte Ortodoksise.
Dogmat jane rezultat i vendimeve te bera ne Keshillat Ekumenike mbi ceshtje te ndryshme te besimit. Dogmat jane te tilla, pasi ato jane vija ndarese midis te vertetes edhe gabimit, midis semundjes edhe shendetit. Dogmat shprehin te verteten e zbuluar. Ato formulojne jeten e Kishes. Keshtu ato jane, nga njera ane, shprehja e Zbuleses edhe nga ana tjeter veprojne "percuese", qe te na shpien ne komunionin me Zotin, te te qellimit te ekzistences tone.
Ndryshimet dogmatike shprehin korensponduese ne terapi. Nqs ndokush nuk do te ndjeke "udhen e vertete", ai as do te munde te arrije pikemberritjen e tij. Nqs ai nuk merr "shpureset (ilacet0" e sakta, ai as do te fitoje ndonjehere shendetin. Me fjale te tjera, ai nuk do te kete ndonje perfitim terapeutik. Serish nese krahasojme spiritualitetin ortodoks me tradita te tjera te krishtera, ndryshimi ne menyren e trajtimit edhe te metodes se terapise eshte me teper evident.
Nje mesim themelor i Eterve te Shenjte eshte se Kisha eshte nje "spital" qe sheron njeriun e plagosur. Ne shume pjese te Shkrimit te Shenjte perdoret nje gjuhe e tille. Nje nga Shembelltyrat e tilla eshte ajo e Samaritanit te mire: " Por nje fare Samaritani, kur ishte nisur per udhe, erdhi atje ku ai ish. Edhe kur e pa, iu dhembs. Keshtuqe vajti tek ai edhe i mjekoi plaget, duke derdhur mbi to vaj edhe vere, edhe pasi e morri mbi kafshen e tij, e solli ne nje han, edhe u kujdes per te. Diten tjeter, para se te nisej, nxorri dy dinare, edhe ia dha kujdestarit, edhe i tha, 'kujdesu per te, edhe c'te harxhosh me teper, kur te vij serish, do te te paguaj" (Luk 10:33-45).
Ne kete Paravoli, Samaritani perfaqeson Krishtin, i cili kuroi te plagosurin edhe e shpuri ne han, ose ndryshe ne "spital", e cila eshte Kisha. Eshte e qarte se Krishti ketu jepet si Sherimtari, mjeku qe sheron semundjet e njeriut; ndersa Kisha si Spitali i vertete. Eshte shume karakteristike se Shen Joan Gojarti, duke analizuar kete paravoli, ve ne dukje keto te verteta te theksuara me siper.
Jeta e njeriut ne "parajse" u katandis ne nje jete te drejtuar prej djallit edhe te tijve. "Edhe ra ne duart e vjedhesve", me fjale te tjera ne duart e djallit edhe te te gjitha fuqive armiqesore. Plaget nga te cilat ai vuante jane mekatat e ndryshme, sikurse edhe Profiti Davidh thote: " per shkak te marrezise sime plaget mu rriten edhe u bene te qendrueshme" (Ps 37). Pasi cdo mekat shkakton nje te vrare edhe plage." Samaritani eshte Krishti vete, I Cili zbriti prej Qiellit qe te kuroje njeriun e plagosur. Ai perdori vaj e vere per "mjekimin" e plageve; me fjale te tjera, duke dhene "gjakun edhe Frymen e Shenjte, Ai solli njeriun ne jete". Sipas nje premtimi tjeter, vaji eshte fjala ngushelluese, ndersa vera fjala e forte. Te perziera sebashku ato kane forcen te bashkojne mendjen e shperndare. " Edhe e vuri mbi kafshen e tij", pra qe Krishti morri mish njeriu (trup njeriu) mbi "supet" e Hyjnise se Tij edhe u ngjit i misheruar ne Qiejte e Atit te Tij.
vijon...........
Krijoni Kontakt