Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Ndryshimi midis spiritualizmit ortodoks edhe traditave te tjera, Hierotheos Vlachos

    Nga Mitropoloiti Hierotheos Vlahos


    Spiritualiteti ortodoks ndryshon qartasi prej cdo "spiritualiteti" tjeter te cdo lloji lindor apo perndimor. Nuk mund te ngaterrohet midis spiritualiteteve te ndryshme, sepse spiritualiteti ortodoks eshte Perendi-qendror, ndersa te gjithe te tjerat jane njeri-qendror.

    Ndryshimi fillon se pari ne mesimin doktrinor. Per kete arsye ne vendosim "ortodoks" para fjales "Kishe", per ta dalluar ate nga ndonje religjion tjeter. Sigurisht "ortodoks" duhet lidhur me termin "kishtar", sepse ortodoksia nuk mund te ekzistoje jashte Kishe; sikurse sigurisht edhe Kisha nuk mund te jete jashte Ortodoksise.

    Dogmat jane rezultat i vendimeve te bera ne Keshillat Ekumenike mbi ceshtje te ndryshme te besimit. Dogmat jane te tilla, pasi ato jane vija ndarese midis te vertetes edhe gabimit, midis semundjes edhe shendetit. Dogmat shprehin te verteten e zbuluar. Ato formulojne jeten e Kishes. Keshtu ato jane, nga njera ane, shprehja e Zbuleses edhe nga ana tjeter veprojne "percuese", qe te na shpien ne komunionin me Zotin, te te qellimit te ekzistences tone.

    Ndryshimet dogmatike shprehin korensponduese ne terapi. Nqs ndokush nuk do te ndjeke "udhen e vertete", ai as do te munde te arrije pikemberritjen e tij. Nqs ai nuk merr "shpureset (ilacet0" e sakta, ai as do te fitoje ndonjehere shendetin. Me fjale te tjera, ai nuk do te kete ndonje perfitim terapeutik. Serish nese krahasojme spiritualitetin ortodoks me tradita te tjera te krishtera, ndryshimi ne menyren e trajtimit edhe te metodes se terapise eshte me teper evident.

    Nje mesim themelor i Eterve te Shenjte eshte se Kisha eshte nje "spital" qe sheron njeriun e plagosur. Ne shume pjese te Shkrimit te Shenjte perdoret nje gjuhe e tille. Nje nga Shembelltyrat e tilla eshte ajo e Samaritanit te mire: " Por nje fare Samaritani, kur ishte nisur per udhe, erdhi atje ku ai ish. Edhe kur e pa, iu dhembs. Keshtuqe vajti tek ai edhe i mjekoi plaget, duke derdhur mbi to vaj edhe vere, edhe pasi e morri mbi kafshen e tij, e solli ne nje han, edhe u kujdes per te. Diten tjeter, para se te nisej, nxorri dy dinare, edhe ia dha kujdestarit, edhe i tha, 'kujdesu per te, edhe c'te harxhosh me teper, kur te vij serish, do te te paguaj" (Luk 10:33-45).

    Ne kete Paravoli, Samaritani perfaqeson Krishtin, i cili kuroi te plagosurin edhe e shpuri ne han, ose ndryshe ne "spital", e cila eshte Kisha. Eshte e qarte se Krishti ketu jepet si Sherimtari, mjeku qe sheron semundjet e njeriut; ndersa Kisha si Spitali i vertete. Eshte shume karakteristike se Shen Joan Gojarti, duke analizuar kete paravoli, ve ne dukje keto te verteta te theksuara me siper.

    Jeta e njeriut ne "parajse" u katandis ne nje jete te drejtuar prej djallit edhe te tijve. "Edhe ra ne duart e vjedhesve", me fjale te tjera ne duart e djallit edhe te te gjitha fuqive armiqesore. Plaget nga te cilat ai vuante jane mekatat e ndryshme, sikurse edhe Profiti Davidh thote: " per shkak te marrezise sime plaget mu rriten edhe u bene te qendrueshme" (Ps 37). Pasi cdo mekat shkakton nje te vrare edhe plage." Samaritani eshte Krishti vete, I Cili zbriti prej Qiellit qe te kuroje njeriun e plagosur. Ai perdori vaj e vere per "mjekimin" e plageve; me fjale te tjera, duke dhene "gjakun edhe Frymen e Shenjte, Ai solli njeriun ne jete". Sipas nje premtimi tjeter, vaji eshte fjala ngushelluese, ndersa vera fjala e forte. Te perziera sebashku ato kane forcen te bashkojne mendjen e shperndare. " Edhe e vuri mbi kafshen e tij", pra qe Krishti morri mish njeriu (trup njeriu) mbi "supet" e Hyjnise se Tij edhe u ngjit i misheruar ne Qiejte e Atit te Tij.

    vijon...........

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Pra Samaritani i mire, me fjale te tjera Krishti, qe morri prej toke ne Hanin e mrekullueshem e te bollshem-pra ne Kishe. Edhe ia dorezoi te plagosurin kujdestarit, i cili eshte Apostolli shen. Pavel, edhe nepermjet Apostoll Pavlit te gjithe Apostojve edhe prifterinjve, duke i thene: "Kujdesuni per paganet, te cilet pu jua le ne ne Kishe. Ata vuajne nga plage te shkaktuara prej mekatit, keshtuqe sherojini ata, duke perdorur si ilace fjalet e profeteve edhe te ungjillit; Bejini te shendetshem me fjalen ushqyese edhe ngushelluese te Dhiates se Re edhe te Vjeter. "Keshtu, sipas shen. joan Gojartit, Pavli eshte ai qe miremban Kishen e Perendise, "duke sheruar te gjithe me ushqime shpirterore edhe duke u ofruar secilit ate per te cilen kane nevoje."

    Ne interpretimin e kesaj paravolie prej Shen. joan Gojartit, tregohet qarte se Kisha eshte nje Spital, qe sheron njerezit e plagosur prej mekatit; ndersa Episkopet edhe prifterinjte jane terapistat e njerezve te Perendise.

    Edhe pikerisht kjo eshte puna e theollogjise orthodokse. Kur i referrohemi teologjise ortodokse, ne nuk kemi para sysh thjesht nje histori te teologjise. E fundit sigurisht qe eshte pjese, por jo absolutisht eshte perjashtueshmerisht. Sipas Tradites patristike, theolloget jane Perendi-shikuesit. Shen. Grigor Pallamai e quan Valaamin [qe tentoi te sillte teologjine shkollareske perendimore ne Kishen ortodokse] nje "teolog", por duke theksuar qartesisht se teologjia intelektuale dallon shume prej pervojes se vizionit te Zotit. Sipas Shen. Grigor Pallamait, teologet jane Perendi-shikues; ata qe kane ndjekur "metoden" e Kishes edhe qe kane arritur ne perfeksion te Besimit, ne ndricimin e mendjes edhe ne hyjnizim. Theollogjia eshte frut i kures se njeriut edhe udha qe te shpie ne sherim edhe ne perfitimin e njohjes se Perendise.


    Teologjia perendimore, sidoqofte, e ka distancuar veten prej teologjise ortodokse lindore. Ne vend te te qenit terapeutik, eshte me teper intelektuale edhe emocionale ne karakter. Ne perendim [pas "Renesances" Karolingiane], u evolua teologjia skolastike, e cila eshte antithetike me traditen ortodokse. Teologjia perendimore bazohet ne opinione racionale, ndersa ajo ortodokse eshte hesikastike (***qe nuk flet, apo shprehet, por mbi te gjitha sodit edhe qendorn ne marredhenie, komunion me Zotin, si baze e opinionit teologjik te saj). Teologjia skolastike perpiqet te kuptoje logjikisht Zbulesen e Zotit edhe ne konformitet me metodologjite filosofike. Karakteristike per nje menyre te tille eshte edhe thenia e Anselm-it ( Kryeepiskop i Canterbury prej 1093-1109, nje prej te pareve pas pushtimit norman edhe shkaterrimit te Kishes se vjeter ortodokse Angleze): "Une besoj qe te kuptoj." Skolastiket e njohen Zotin nga jashte edhe me pas u perpoqen te provojne ekzistencen e Zotit me argumenta logjike edhe kategori racionale. Ne Kishen ortodokse, sic edhe shprehet prej Eterve te Shenjte, besa eshte Zbulesa e vete Perendise tek njeriu. E pranojme Besen, duke e degjuar ate, jo qe ta kuptojme logjikisht, por qe te pastrojme zemrat tona, qe te marrim besen me teori edhe pervoje te Zbuleses se Zotit.


    Teologjia sklolastike arriti kulmin me personin e Tomas Akuinit, nje shenjt i Kishes Romano-katolike. Ai pretendoi se te vertetat e krishtera jane te ndara ne ato natyrale edhe supernatyrale. Te vertetat natyrale mund te vertetohen filosofikisht, sikurse e verteta e ekzistences se Zotit. Te vertetat mbinatyrale, sikurse Perendia Trini, misherimi i Fjales, rringjallja e trupave-nuk mund te vertetohen filosofikisht, por prape ate nuk mund te hidhen poshte. Skolaticizmi lidhi teologjine shume ngushte me filosofine, edhe me teper me metafiziken. Si pasoje, besa ndryshoi edhe teologjia skolastike vete ra ne nje corientim, kur vete "idhulli" i perendimit-metafizika-u shemb. Skolaticizmi eshte mbajtur si pergjegjes per shume nga situatat tragjike te krijuara ne perendim ne lidhje me besimin edhe ceshtje te besimit.

Tema tė Ngjashme

  1. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  2. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •