Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Lexuesja
    Anėtarėsuar
    11-11-2003
    Postime
    187
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kolonite Shqiptare ne Itali

    Kolonite Shqiptare ne Itali

    Peter Bartl

    Ne Italine e Jugut dhe ne Sicili ka 95 vendbanime, te banuara nga pasardhesit e emigranteve shqiptare, te themeluara apo ripopulluar prej shqiptareve. Ne 55 vendbanime edhe sot e kesaj dite flitet shqip, ndersa te tjeret jane te italianizuar, megjithese ne popullate akoma kane mbetur zakonet dhe traditat si dhe vetedija e origjines shqiptare.

    -shqip-

    Nje nga rrjedhojat e pushtimit turk te trojeve shqiptare, ishte dhe emigrimi i shqiptareve drejt Italise. Familje te shumta fisnikesh shqiptare, qe nuk deshironin te bashkepunonin me turqit dhe te pranonin Islamin si fe, filluan te emigronin drejt Gadishullit Apenin. Bashke me fisniket u shperngul dhe nje pjese e mire e fshataresise, te cilen e prisnin kushte me te mira jetese.





    Ne Italine e Jugut dhe ne Sicili ka 95 vendbanime, te banuara nga pasardhesit e emigranteve shqiptare, te themeluara apo ripopulluar prej shqiptareve. Ne 55 vendbanime edhe sot e kesaj dite flitet shqip, ndersa te tjeret jane te italianizuar, megjithese ne popullate akoma kane mbetur zakonet dhe traditat si dhe vetedija e origjines shqiptare.

    Emigrimi i shqiptareve ne Itali ndodhi gjate periudhave te ndryshme kohore.
    Qe ne vitet ’30 - ’40 te shek. XV. ka patur refugjate shqiptare ne hapesiren e Ankones (Ancona). Nga mesi i te njejtit shekull, shfaqen sipas nje kerkese te Alfonsit I. te Napolit, mercenare shqiptare ne sherbimin te Napolit. Ata ishin nen udheheqjen e nje fare Demetrio Reres dhe mbronin Shtepine Aragoneze kundra kryengritjeve te fisnikeve dhe kundra perpjekjeve te Anzhuve (Anjou) per te rivene kembe ne Italine e Jugut. Si pagese per sherbimin e tyre, ata marrin ne vitin 1448 disa toka ne provincen e sotme te Katanxaros (Catanzaro), ku u themeluan prej shqiptareve 7 fshatra. Demetrio Reres u be Guvernator i Kalabrise, ndersa dy djemte e tij Giorgio dhe Basilio u drejtuan drejt Sicilise, ku dhe themeluan kolonite ushtarake te Contessa Entellina-s, Palazzo Adriano-s dhe Mezzojuso-s. Viti 1448 mund te merret dhe si viti i themelimit te kolonive shqiptare ne Itali.
    Nje vale tjeter emigrimi u vu re ne vitin 1461, kur Skenderbeu me ekspediten e tij i erdhi ne ndihme te Ferdinandit I. te Napolit. Pas kthimit te tij per ne Shqiperi ne vitin 1462, ai la pjesen me te madhe te njerezve te tij ne Itali per te luftuar perkrahah Ferdinandit I kundra Anzhuve dhe perkrahesve te tyre. Keta shqiptare u vendosen perfundimisht ne Itali dhe krijuan kolonite e tyre ne provincat e sotme te Taranto-s, Lecce-s, Campobasso-s dhe Foggia-s.
    Rryme tjeter vihet re pas vdekjes se Skenderbeut dhe sidomos pas pushtimit perfundimtar te Shqiperise nga turqit, pra ne vitin 1479. Kesaj radhe ne Itali nuk u shkuan mė mercenare, por refugjate. Te dhena mbi numrin e tyre nuk ka, por mendohet se duhet te kete qene nje numer i konsiderueshem, pasi kolonite me te shumta shqiptare ne provincen e Cozenca-s, qe permban dhe pjesen me te madhe te popullates italo-shqiptare, rrjedhin nga kjo periudhe. Emigrimi zgjati deri ne fillimin e shek. XVI, veēanerisht i shumte ishte ky emigrim ne njerez, pas kryengritjeve ne trojet shqiptare te viteve 1482, 1492 dhe 1506.
    Emigrimi tjeter i madh i shqiptareve ndodhi pas ripushtimit turk te Korone-s. Korone dhe vende te tjera bregdetare te Peloponezit ishin pushtuar nga spanjollet e udhehequr nga Andrea Doria me 1532. Popullsia e krishtere vendase, nder te cilet dhe shqiptaret, qe popullonin nje pjese te madhe te gadishullit, e mbeshteten kete pushtim. Po kur Korone ne vitin 1533 kapitulloi para fuqise se turqve, se bashku me spanjollet, braktisen Greqine nje pjese e mire e familjeve shqiptareve po ashtu dhe e grekeve. Ata u drejtuan drejt Italise dhe u shperndane ne te gjithe vendin, por me shume ne vendet si Barile, Maschito dhe Brindisi di Montagna ne provincen e Potenzas, ne S. Demetrio Corone dhe S. Benedetto Ullano ne provincen e Cosenza-s, po ashtu dhe ne vete Napolin. Ata u priten mire nga Zv/Mbreti i Napolit dhe iu dha dhe e drejta per te mbajtur arme, e drejte e cila emigranteve te tjere iu ishte refuzuar. Theksohet ky fakt mbi keta, “nobili Coronei”, pasi shume familje te tjera italo-shqiptare u perpoqen te mbanin lidhje me ta.
    Me koronėt (Coronei) mbyllet dhe periudha e emigrimeve. Ne shek. XVII dhe XVIII. bie numri i emigrimeve te grupeve shqiptare ne Itali: ne vitin 1647 ne Barile (Potenza), po ashtu dhe ne gjysmen e pare te shek. XVII ne Italine e Veriut, ne zonen e Piacenza-s. Ne vitin 1744 banoret e Piqerasit te Himares braktisin atdhčun e tyre dhe drejtohen drejt Italise, ku u vendosen prej Karlit III. te Napolit ne Villa Badessa (Pescara). Me 1756 emigrante nga Shkodra vendosen ne Shtetin Papnor, ne Pianiano (Viterbo). Grupet e fundit te emigranteve shqiptare arrijne Italine me 1774 dhe u vendosen ne Brindisi Montagna (Potenza) ku tashme gjendeshin koloni te vjetra shqiptare.
    Perveē emigrimeve ne grup te shqiptareve drejt Italise, ka patur dhe emigrime jo ne grupe. Qe prej shek. XVI. kane shkuar vazhdimisht ne Itali emigrante, per te sherbyer si mercenare apo marinare. Fuqia e Kohes, Spanja, e cila zhvillonte luftra te vazhdueshme ne ēdo qoshe te tokes, kishte nje nevoje te vazhdueshme per ushtare. Qendra e emigrimeve te veēuara te shqiptareve pa dyshim qe ishte Napoli, “dritarja e Spanjes per ne Ballkan”. Napoli ishte pika e nisjes se ekspeditave vjetore te galereve spanjolle per ne Mesdhč, por njekohesisht aty mblidheshin dhe tere fijet e rrjetit te spiunazhit spanjoll per hapesiren osmane mesdhčtare. Zv/Mbretit spanjoll kishte prane nje aparat te tere, qe mund te perdorej per misione te tilla si hetime, marrje kontakti me spiunet ballkanas, perkthime dhe kundraspiunazh. Ai rekrutonte njerez vazhdimisht nga Ballkani, prej te cileve kishte me shume besim perveē grekeve, tek shqiptaret.
    Punesimi kryesor per emigranet shqiptare ishte pa asnje medyshje sherbimi ushtarak. Regjimentet kalorsiake shqiptare shfaqen ne Mbreterine e Napolit shume heret, ndoshta qe me Demetrio Reres dhe njerezit e tij. Me pas me influence ishin dhe emigrante te vjeter shqiptare, te cilet viheshin si ushtare ne dispozicion te korones spanjolle per te shkuar ne ish atdhčun e tyre apo ne zona te njohura ballkanike. Por rregjimente kaloresish shqiptare nuk kishte vetem ne Napoli, por dhe ne pjese te tjera te zoterimeve spanjolle, si ne Milano. Shqiptaret luftuan si ushtare te Spanjes jo vetem ne Itali, por dhe fushat e tjera te betejave qe Spanja zhvillonte, si p.sh. ne Flander. Disa prej ketyre ushtareve fituan dhe fame ushtarake. Me i famshmi nder ta ishte Giorgio Basta, i cili erdhi ne jete ne vitin 1550 ne La Rocca, ne Taranto; behet prijes perandorak dhe me pas harton dhe dy libra shkencore mbi luften (“Il maestro di campo generale” dhe “Governo della cavalleria leggera”). Ne Napoli ka ekzistuar i ashtequajturi “Regimento Real Macédone” deri ne luftrat napoleoniane. Ai perdorej kryesisht si trup policore ne lufte kundra vjedhjeve dhe trazirave.

    Pjesa me e madhe e emigranteve shqiptare ne Itali, rridhnin nga hapesirat qendrore dhe jugore shqiptare ose nga Greqia. Per kete fakt, flet jo vetem forma toske e dialektit italo-shqiptar, por dhe liturgjia ortodokse qe kane patur apo kane dhe sot pjesa dermuese e komunave shqiptare te Italise. Kleri latin u perpoq me disa suksese per te konvertuar italo-shqiptaret ne ritin latin. Komuna e pare qe braktisi ritin e origjines ortodoks dhe kaloi ne ate latin ishte Falconara Albanese (Cosenza) ne vitin 1570, ndersa e fundit, Ururi (Campobasso) ne vitin 1707.
    M.s.q. te ardhurit e rinj ne pjesen me te madhe populluan vende te braktisura apo gjysme te shkaterruara, emigrimi ishte i dobishem per shtetet italiane, per te balancuar disi humbjet ne popullate per shkak te luftrave te ndryshme.
    Ne fillimet e veta, marredhenia e emigranteve me popullaten e vjeter qe banonte ato vende nuk ishte pa tensione. Te ardhurit nuk shikoheshin me sy te mire nga vendasit, jo vetem nga zakonet dhe veshjet qe ato mbartnin, por dhe per shkak te ritit ortodoks fetar te tyrin. Kleriket ortodokse, se bashku me grate dhe femijet e tyre, ishin te ēliruar prej taksave, gje qe ndillte zili nder klerin latin por dhe ne vete popullaten italiane. Nen kendveshtrimin fetar, te ardhurit e rinj konsideroheshin si heretike. Ndersa ne disa zona te veēanta, shqiptaret shikoheshin si kusare.
    Nje tjeter arsye, qe marredheniet mes emigranteve dhe vendasve nuk ishin te perzemerta, ishte dhe fakti se gjenerata e pare e shqiptareve mezi kuptonte apo s’kuptonte fare italisht. Shumica e vendbanimeve italo-shqiptare duket se kane qene per shekuj te izoluar nga mjedisi italian, per shkak te vendosmerise se tyre per te ruajtur gjuhen dhe zakonet shqiptare. Izolimi i vetezgjedhur, nga njera ane ēoi ne ruajtjen e gjuhes dhe karakterit kombetar te Arbėresh-ve, por nga ana tjeter ēoi dhe ne faktin e te konsideruarit te tyre te huaj dhe ne nje ndjenje mosbesimi prej fqinjve italiane.


    Perktheu nga gjermanishtja Eni Papa,nga libri: Shqiperia -prej Mesjetes deri ne ditet e sotme.
    (Albanien. Vom Mittelalter bis zur Gegenwart)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Lexuesja
    Anėtarėsuar
    11-11-2003
    Postime
    187
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ARBĖRESHĖT

    Nga Giovanni Armillotta

    Emigrimi dhe ruajtja e identitetit nėpėrmjet fesė.Zanafilla e ngulimeve tė arbėreshėve nė Itali.Ruajtja e identitetit nėpėrmjet mirėfilltėsisė sė riteve fetare.Roli i papėve me origjinė shqiptare pėr krijimin e kishės eparkike

    ARBĖRESHĖT
    Emigrimi dhe ruajtja e identitetit nėpėrmjet fesė
    Zanafilla e ngulimeve tė arbėreshėve nė Itali
    Ruajtja e identitetit nėpėrmjet mirėfilltėsisė sė riteve fetare
    Roli i papėve me origjinė shqiptare pėr krijimin e kishės eparkike


    Harku kohor gjatė sė cilit zunė fill dhe u pėrforcuan bėrthamat e ngulimeve tė arbėreshėve nė Itali, fillon aty nga gjysma e shekullit tė pesėmbėdhjetė e vazhdon deri nė vitin 1774. Shqiptarėt e parė qė mbėrriten nė Itali ishin ushtarė nėn urdhrat e Dhimiter Rėrės, i thirrur nga Alfonsi i Parė i mbiquajtur Shpirt-madhi (Il Magnanimo), mbret i Dy Sicilive (1442-58; V d’Aragona: 1416-58), pėr tė luftuar nė Kalabri kundėr kundėrshtarėve tė monarkut spanjoll.
    Mbreti Alfons I i dha Rėrės pėrgjegjėsi politike nė Kalabri ku, pas vitit 1448 u ngrehėn ngulimet e Amatos, Ąndalit, Ariettas, Casalnuovo di Nojas, Vena di Mąidas e Zangaronas. Tė bijtė e Dhimitrit, Gjergji dhe Vasili, zbritėn dreit Sicilisė duke i dhėnė kėshtu zanafillėn ngulimeve tė shqiptarėve qė sot shtrihen nė provincėn e Agrigjentos, Katanias dhe Palermos. Me dendėsimin e marrėdhėnive midis Mbretėrisė sė Dy Sicilive dhe Arbėrisė sė Gjergji Kastriotit i mbiquajtur Skėnderbeu, ky i fundit i dha ndihmėn e vet Ferdinandit tė Parė i mbiquajtur Dobiēi (Il Bastardo 1458-1494) nė luftimet kundėr Anxhuinėve. Si shpėrblim, Skėnderbeu mori prona nė Pulja midis tė cilave Monte Sant’Angelo, San Giovanni Rotondo dhe Trani.
    Aty u vendosėn shumė ushtarė, tė cilėve iu shtuan tė tjerė tė cilėt, pas vdekjes tė Skėnderbeut me 1468 – qė i dha shtysė mėsymjes turke – zgjodhėn bashkė me shumė tė krishterė tė tjerė tė shpėrngulen nė Itali: sollėn lindjen e fshatrave Campomarino, Casalnuovo Monterotaro, Casalvecchio di Puglia, Chieuti, Faggiano, Martignano, Monteparano, Portocannone, Roccaforzata, San Giorgio Jonico, San Martino, San Marzano di San Giuseppe, San Paolo di Civitate, Santa Croce di Magliano, Sternatģa, Ururi dhe Zollino.
    Skėnderbeu (1405-1468) deri nė fund tė ditėve tė tij luftoi dhe arriti ta mbajė Vendin e vet te lirė nga rreziku otoman i dli, nė dyert e Vjenės, kėrcėnonte tėrė Perėndimin: ėshtė pikėrisht nė Vjenė ku ruhet pėrkrenarja dhe shpata e Skėnderbeut. Skėnderbeu ishte njė erudit me kulturė tė gjerė, njihte pese gjuhė tė huaja, ishte i fesė sė krishterė dhe kishte aftėsi tė theksuara diplomatike. Skėnderbeu njihet si “shpikėsi” i luftės guerilase. Mė 1461 u prit nga papa Pio II (1458-64) pėr tė kerkuar ndihme mbėshtetėse nė luftėn e pėrbashkėt kundėr armiqve turq.
    Mė 1470 pas martesės sė Irena Kastriotit me princin e Bizinjanos (njė feudal i madh i Kalabrisė), njė pjesė e madhe e arbėreshėve tė Pulias u shpėrngul bashkė me fisniken Irena nė tokat e bashkėshortit tė saj duke populluar kėshtu Macchia Albanese, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, San Giorgio AIbanese, Spezzano Albanese e Vaccarizzo Albanese. Me rėnien e Krujės, kryeqytetit legjendar tė rezistencės kundėr musulmanėve, tė porsaardhurit themeluan ngulimet e Acquaformosa, Castroregio, Cavallerizzo, Cervicati, Cerzeto, Cģvita, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Lungro, Mongrassano, Plątaci, Porcile, Rota Greca, San Basile, San Benedetto Ullano, San Giacomo d’Acri, San Lorenzo del Vallo, San Martino di Finita, Santa Caterina Albanese, Santa Sofia d’Epiro, Serra d’Aiello, e tė tjera.
    Emigrimet e mėdha shqiptare tė gjysmės sė dytė tė mijėvjeēarit morėn fund nė vitet 1533-1534 pas kapitullimit tė fortesės sė Koronės, kėshtjella e fundit kundėr otomanėve. Familjet shqiptare u strehuan nė Napoli, nė ishullin e Liparit; pjesa mė e madhe u dėrgua nė Melfi (shqiptarėt qė ishin strehuar aty u shkėputėn dhe themeluan Barile-n), nė Brindisi Montagna, Fameta, Maschito e San Costantino Albanese. Do tė pasonin refugjatė tė tjerė mė 1647 (Barile), 1744 (Villa Badessa) e 1774 (Brindisi Montagna). Bėrthama arbėreshėsh u vendosėn nė territorin e Parencos dhe nė fshatin e Peroit (Istria dhe Pola): kolonia e Peroit lindi pas njė lejeje tė Venecias, e cila i hapi dyert disa familjeve tregtarėsh qė shkėmbenin mallra me La Serenissima Republikė tė Venecias.
    Tė tjera ardhje shqiptarėsh shėnohen midis njėmijėekatėrqindės dhe njėmijėepesėqindės nė Bari, Bosco Tosca e Pievetta-Dogana Po (Piacenza), Cardevole (Corsica) e Rimini. Shumė prej shqiptareve tė ardhur shkruhen si ushtarė nė ushtritė spanjolle dhe luftojnė heroikisht nė luftrat europiane. Ėshte me nam tė madh kaloresia shiqptare e Republikės sė Venecias, e mbiqujtur kalorėsia e stratiotėve, si edhe ushtarėt e kembėsorisė tė Napolit, Maqedonasja Mbretėrore (La Real Macedone e formuar nga mbreti Karli VII [1734-59, III i Spanjės: 1759-88]).
    Autoritetet fetare lokale i njohėn refugjatė si tė krishterė. Me kalimin e kohės, shumė koloni u detyruan t’i nėnshtroheshin latinizinut ose kėr-cėnimit ndaj njė mase tė tillė si edhe formash tė tjera tė pėrziera tė liturgjisė latine dhe bizantine.
    Gjatė periudhės papale tė papės me origjinė shqiptare Klementi XI, me nismė tė atit arbėresh Stefan Rodotą, u pranua propozimi pėr themelimin e njė kolegji tė ritit bizantin nė Kalabri dhe emėrimi i njė peshkopi i cili kishte fiiqinė tė detyronte priftėrinjtė tė pėrdornin kėtė rit. Kundėrshtimi nga ana e peshkopėve latinė i vonoi jo pak projektet e komunitetit shqiptar por mė 1732, Klementi XII (1730-40) dhuroi pėr pėrmbushjen e kėtij qėllimi pronat e abacisė sė San Benedetto UUano si edhe njė sasi tė madhe tė hollash nga thesari i vet. Nėpėrmjet urdhėresave tė Atit tė Shenjtė, peshkopit bizantin iu dhanė tė drejta tė plotfuqishme nė kuadrin e kolegjit, si edhe e drejta pėr tė emėruar nė urdhrin e ri studentėt e vet. Po kėshtu iu njoh edhe e drejta tė vizitonte kishta e ritit bizantin porse fetarėt e ritit mbeteshin nėn jurisdiksionin e priftėrinjve latinė. Pėr sa i pėrket shqiptarėve tė Sicilisė, iu dha njė kolegj nė Palermo nga Karli VII ndėrsa Ferdinandi IV (1759-1806; 1815-25) u caktoi njė peshkop gjithmonė nė kryeqytetin sicilian (1784).
    Pėrpjekja e shqiptarėve pėr tė arritur mirėfilltėsinė e ritit tė tyre, si edhe dioqeza tė plota bizantine, u bėnė konkrete me kalimin e kohės. I pėrket gjysmės sė dytė tė njėmijė e shtatėqindės vepra themeltare e Pompilio Rodotą-s “Mbi origjinėn, pėrparimin dhe gjendjen e tanishme tė ritit grek nė Itali”. Arbėreshėve iu njoh identiteti dhe iu ēmuan vlerat nga Papa Leoni XIII (1878-1903) i cili urdhėroi eliminimin e ēdo shtojce liturgjike qė nuk pėrputhej me ritin bizantin. Mė tej, mė 1919, gjatė periudhės papale tė Benediktit XV (1914-22) u ngrit nė Kalabri “eparkia” (dioqeza) e Lungros dhe mė 1937, me Papa Pio XI (1922-1939), nė Sicili u ngrit ajo e Horsė sė Arbėreshėvet (Piana degli Albanesi). Nė tė njėjtėn kohė u shpall “ezarkike” edhe abacia e Shėn Mėrisė nė Grottaferrata (Roma).
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Lexuesja
    Anėtarėsuar
    11-11-2003
    Postime
    187
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shpresa e vazhdueshme e papės me origjinė shqiptare Klementit XI (Gian Francesco Albani, lindur mė 1649, papė nga 1700-1721) pėr tė bashkuar Krishtėrinun, dha rezultate tė gjėra nė Shqipėri ku Kisha katolike dhe ajo ortodokse bashkėjetuan pėr njė periudhė. Klementi XI, u interesua shumė per rilindjen politike dhe fetare tė atdheut tė vet. I pėrket asaj periudhe mbajtja e “kėshillit fetar tė parė kombėtar shqiptar” (1703) i cili shėnoi ndryshimet rrėnjėsore nė linjėn e veprimit tė klerit pėr ēėshtjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.
    Ndėrkohė ndryshime ishin vėnė re edhe nė krahun ortodoks. Priftėrinj tė shumtė ortodoksė nga Shqipėria, i kishin drejtuar Papės kėrkesa ndihme per mbėshtetje politike duke sjellė edhe njė afrim fetar. Kėshtu nė fillim u arrit njė farė bashkimi, porse mė tej, meqė nuk ishte nė lartesinė e duhur, u arrit hapja e selive tė kryepeshkopatave pėr dioqezat latine tė Ohrit dhe Shkupit. Njė mision i ritit bizantin funksiononte nė Himarė qe nga viti 1628. Pėrveē kėsaj, nė shekullin XVIII, nė shumė zona verilindore dhe qėndrore u vu re dukuria e kriptokrishtėrimit (krishtėrimi i fshehur), e cila zgjati deri nė ditėt tona (sidomos gjatė periudhės enveriste); e edhe ata qė pėrqafuan islamin, parapėlqyen nė shumicė sektet mė heterodokse dhe mė pak tė largėta nga krishtėrimi, si psh bektashinjtė.
    Familja Albani u themelua nga dy vėllezėr shqiptarė Giorgio dhe Filippo di Michele de’ Lazi, ish luftėtarė nėn urdhrat e Skėnderbeut tė cilėt u vendosėn nė Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emėruan njerėz tė besuar pėr ēėshtje diplomatike dhe luftarake. Morėn mbiemrin Albanesi qė jetėgjati Altobello (1445-1564), i biri i Giorgios, e ndryshoi nė Albani. Nga kjo familje rrodhėn, pėrveē Klementit XI, kardinalė tė shquar, diplomatė tė mėdhenj dhe burra shteti tė sėrės sė lartė:
    Giovanni Girolamo (1509-91): kardinal dhe kont, zv-komandant i forcave tė armatosura tė Republikės sė Venecias, kandidat pėr papė nė dy konklave, historiograf, kėshilltar juridik vetiak i papės Gregori XIII (1572-1584) dhe papės Sisto V (1585-90).
    Orazio (1576-1653): diplomat, emėruar senator i Romės nga papa Urbani VIII (1623-44).
    Annibale (1682-1751): kanunor i Shėn Pietrit, president i Dhomės Apostolike, sekretar i Memorialeve, kardinal (1711) dhe nunc i jashtėzakonshėm papnor nė Vjenė ku punoi pėr tė ratifikuar zgjedhjen e perandorit Karli VI (1711-1740), kamerleng i Kishės Sė Shenjte tė Romės, kryekancelier i Dijes, kryeprift i Bazilikės sė Vatikanit, peshkop i Sabinės e mė tej i Porto e Santa Rufina, nėndhjak i Kolegjit tė Shenjtė.
    Alessandro (1692-1779): qė nė moshen pesėmbėdhjetėvjeēare u bė kolonel i ushtrisė sė papės por shpejt e braktisi karrierėn ushtarake, sekretar i Memorialeve, i dėrguar nė Vjenė, kardinal (1721), bibliotekar i Kishės Sė Shenjtė tė Romės, ambasador i Austrisė nė Romė, mbrojtės i Mbretėrisė sė Sardenjės, mbrojtės dhe mik i Winckelmannit, ndėrtues i Villa Albanit dhe pėrkrahės i shkėlqyer i arteve.
    Gian Francesco (1720-1803): kardinal (1753), mbrojtės i Ēėshtjeve tė Polonisė, mori pjesė nė bisedimet me Katerinėn II (1762-93) pėr tė vėnė nė vend gjendjen e tė krishterėve nė Rusi, peshkop i Sabinės e mė pas i Porto e Santa Rufinas derisa mė 1775 si dhjak i Kolegjit tė Shenjtė u bė peshkop i Ostias dhe Velletrit, mbrojtės i Shtetit Papnor kundėr Francės revolucionare dhe luftėtar i zjarrtė pėr zgjedhjen e papėve Klementi XVII (1758-1769) dhe Pio VII (1800-23).
    Giuseppe (1750-1834): klerik i dhomės sė papės Pio VI (1755-99), i dėrguar i posaēėm nė Vjenė pėr tė ēuar shiritin e bekuar nė pagėzimin e krydukės Ferdinand qė mė pas u bė perandor (1835-48), kardinal (1801) mbrojtės i perandorisė sė Austrisė, bashkėsekretar i Letravet Papnore dhe legat nė Bolonjė, sekretar shteti i papės Pio VIII (1829-30), dhe komisar i jashtėzakonshėm i papės Gregori XVI (1831-46) i ngarkuar pėr tė kthyer rendin nėpėr Dėrgata pas lėvizjeve revolucionare (1831-46), bibliotekar i Kishės sė Shenjtė tė Romės, peshkop i Urbinos dhe legat i Dėrgatės sė Pe-saros dhe Urbinos.
    Pas vdekjes sė Filipit, mė 1852 familia u shua. Ėshtė diēka e veēantė dhe pėr t’u vėnė re qė pothuajse njėkohėsisht me familjen shqiptare tė Albani-t, nė Lindje, njė tjetėr derė e madhe shqiptare vezirėsh tė mėdhenj, pėrcaktonte fatet e perandorisė otomane nė shekujt XVII-XVIII: familja e Qyprillinjve.
    Para papės Klementi XI, tre papė tė tjerė kishin qenė me origjinė shiptare: San Eleuterio (175-189), San Caio (283-296) dhe Giovanni IV (640-642).
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Lexuesja
    Anėtarėsuar
    11-11-2003
    Postime
    187
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Feja e Arbėreshėve

    Shqiptarėt e krishterė qė mėrguan ne Itali nė shekullin e XV dhe ato qė pasuan nė dyshekujt e tjerė, ndiqnin ritet fetare bizantine nė gjuhėn greke. (Nga kjo karakteristikė e tyre rrjedh edhe njė keqkuptim qe shpesh ka karakterizuar njohjen e komunitetit arbėresh dhe qė duket mė qartė nė emėrtimin e Horės sė Arbėreshėvet (Sicili) e cila nė Italisht njihet si Piana degli Albanesi por nė periudha tė ndryshme ėshtė quajtur edhe Piana dei Greci.) Njė pjesė e mirė e shqiptarėve tė krishterė bizantinė, kishin lidhje edhe me kishėn katolike tė Romės ndėrsa tė tjerėt, me ardhjen nė Itali, iu nėnshkruan ritit latin duke vazhduar me kokėfortėsi te ruanin identitetin fetar bizantin.
    Nėn periudhėn papale tė Klementit XI (1700-1721), papė me origjinė shqiptare, dhe KlementitXII (1730-1740) Vatikani fillon tė tregojė interes ndaj traditės fetare bizantine duke lejuar themelimin e kolegjeve bizantine nė San Benedetto Ullano (mė vonė shpėrngulur nė San Demetrio Corone) dhe nė Palermo. Prania e kėtyre qendrave kulturale i siguroi komuniteteve shqiptare tė Kozencės dhe Palermos njė trashėgimi tė ēmuar kulturore ku u ushqyen me dhjetra intelektualė arbėreshė tė cilėt patėn edhe role prej protagonistesh gjatė lėvizjes sė risorxhimentos italiane. Dy kolegjet nė fjale nxitėn pėrhapjen e ideve tė reja romantike. Aty u formuan edhe disa nga shkrimtarėt kryesorė arbėreshe.





    Kisha bizantine

    Eparkia e Ungrės (Lungro) nė Kalabri (themeluar me 13 shkurt 1919 me Kushtetuten Apostolike “Catholici Fides” te Papės Benedikt XV), ajo e Horės sė Arbėreshėvet (Piana degli Albanesi) nė Sicili dhe Abacia Ezarkike e Grotaferratės, pėrbėjnė Kishėn Bizantine nė Itali.


    Eparkia, eparhia

    Fjala “eparki” vjen nga greqishtja dhe do tė thotė “provincė, rreth”. Nė terminologjinė fetare pėrdorej shpesh nė kanunet e kėshillave tė pėrgjithshėm tė Perandorisė Romake tė Lindjes pėr tė treguar njė provincė ose zonė tė drejtuar nga njė metropolit. Sot pėrdoret me tė njėjtin kuptim tė fjalės “dioqezė” por dallon nga kjo pikėrisht pėr tė treguar njė zonė me rit fetar bizantin.


    Lekė Matranga (1560-1619)

    Jeta kulturore e arbėreshėve nė tre shekujt e parė tė qėndrimit tė tyre nė Itali u zhvillua kryesisht nė ambientin fetar. Kjo vihet re sidomos nė veprimtarinė letrare: “Kėnga e pėrshpirtėshme” e poetit arbėresh Leke Matranga shkruar mė 1592, konsiderohet nga shumica e studiuesve tė letėrsisė si vepra qė shėnon fillimin i historisė sė letėrsisė arbėreshe nė Itali.

    Kėngė e pėrshpirtėshme

    Gjithėve thėres, kush do ndėlesė,
    tė mirė tė krėshtė, burra gra,
    mbė fjalėt e Tinėzot tė shihi meshė,
    se s’ishtė njerii nesh ēė mkatė s’kaa;
    e lum kush e kujton se ka te vdesė,
    e mentė bashkė mbė Tėnėzonė i kaa,
    se Krishti ndė parrajsit i bėn pjesė,
    e bėn pėr bljr tė tij e pėr vėlla.
    (1592)

    Giovanni Armillotta, gazetar dhe studiues, ėshtė njė ndėr miqtė mė tė mirė tė shqiptarėve nė Itali dhe tė ēėshtjes shqiptare nė botė. Ėshtė pjesėtar nderi i kolegjiumit tė “Bota Shqiptare”.
    Artikujt e mėsipėrm, tė shoqėruar me njė bibliografi tė gjerė, janė botuar nė italisht, nė nje nga numrat e fundit tė gazetes sė Vatikanit “L’Osservatore Romano” [e mėrkurė 20 qershor 2001]. Pėrkthimi nė shqip nga “Bota Shqiptare”.




    Botue nga: Bota Shqiptare
    Marre nga: Giovanni Armillotta website:
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    By ILovePejaa in forum Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 11-11-2013, 07:27
  2. Pėrcaktimi Pėr ēlirimin Me ēdo Mjet
    By Llapi in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 12:32
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    By Nice_Boy in forum Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    By Qafir Arnaut in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 12:56
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    By ORIONI in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •