Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Skenderbeu
    Kastriotet e kane origjinen nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skenderbeut, Pal Kastrioti, mund te jete larguar nga Hasi dhe te jete vendosur si pronar i dy fshatrave ne luginen e Drinit te Zi (sinjes dhe Gardhit te poshtem). Zoterimet e Kastrioteve Filluan te zgjeroheshin qe ne fund te shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Ne dy dhjetevjecaret e pare te shekullit te XV, Principata e Kastrioteve arriti fuqizimin e saj me te madh. Ajo siguroi daljen ne detin Adriatik, ku kishte skelen dhe qendren doganore te Shufadase ne gryderdhjen e lumit Mat dhe prane saj kriporet e Shenkollit. Ne lindie principata shtrihej te pakten deri ne rrethinat e gostivarit dhe kufizohej me rrethinat e vjehrit te Gjonit qe banonte ne rrethinat e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur me bregdetin e Eugjeut ku ndodhej manastiri i Hilandrit, te cilit ai i dhuroi dy fshatra ne rrethinat e Gostivarit dhe i bleu nje kulle. Ne keto rethina jetoi si murg nje djal i tij ku edhe u varos.

    Principata e Kastrioteve ne Veri kufizohej me Principaten e Dukagjineve dhe ne jug me ate te Topiajve. Ne principaten e Kastrioteve kalonin rruge te rendesishme qe lidhnin viset qendrore me ato jugore e veriore si dhe viset perendimoreme ato lindore te vendit. Ne to ishin perfshire nje numer i konsiderueshem keshtjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, shufadaja, kriporet e Shenkollit, keshtjella e gurit te bardhe, ajo e Stelushit etj.

    pozita e rendesishme strategjike e principates se Kastrioteve beri qe Gjon Kastrioti te kishte lidhie te shumta politike e martesore me principatat e tjera Shqiptare. Ai hyri ne marreveshje ekonomike dhe politike te ngushta edhe me vendet e huaja, aq sa Venedikun dhe Raguza ne fund te viteve 30 te shekullit te XV u dhane Gjonit dhe djemve te tij privilegje dhe te drejten e qytetarise.
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  2. #22
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriot Skenderbeut (deri ne 1443)

    Gjergj Kastrioti - Skenderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali me i vogel, dhe femija i parafundit i families me shume femije te Gjonit dhe te Vojsaves, familia e se ciles banonte ne krahinen e Pollogut. Ata kishin kater djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pese vajza ( Maren, Jellen, Angjelinen, Vllajken e Mamicen). Gjergji lindi ne nje kohe kur principata e Kastrioteve ishte e fuqizuar. Kur turqit moren Krujen (ne fund te vitit 1414 ose ne fillim te vitit 1415), qe ishte ne kufi me principaten e Kastrioteve, Gjoni i cili ne 1410 u kishte dhene nje djale peng Turqve (ndoshta Stalishin) u detyrua edhe tani tu jepte atyre peng djalin e vogel, Gjergjin.

    Per nje periudhe rreth dhjete vjecare, Gjergji vashdoi shkollen e icogllaneve te Edrenise, ku pergjithesisht futeshin djemte e sundimtareve te porsanenshtruar e vasale, per te pergatitur e edukuar me frymen osmane, si komandante te forte e feudale te bindur.

    Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin me dhunti te vecanta, shume te cmuara. Ai ishte shtatlarte dhe shume i fuqishem. Ishte mendie mprehte dhe mesoi disa gjuhe te huaja. Gjate viteve te shkollimit Gjergji u dallua nga te tjeret. Atij ia vune emrin myslyman Skender dhe mori pjese ne fushata te ndryshme ushtarake ne Ballkan dhe ne Azine e vogel. Luftonte mbi kale e ne kembe dhe ishte mjeshter i pashoq ne perdorimin e shpates e te armeve te tjera.

    Pasi mbaroi shkollen eic_ollganeve, Skenderbeu hyri ne kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke perparuar shpejt ne karieren shteterore nga spahi ariti deri ne spotin me te larte te sanxhakbeut.

    Ne mesin e viteve 20 ai u dergua ne Shqiperi dhe qendroi si kuader i Perandorise Osmane deri ne fund te viteve 30. Si spahi Skenderbeu pati nje timar te madh ne zonen midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadase dhe kriporet e Shenkollit. Ne vitet 1437-1438 Skenderbeut iu tha posti i subashit te Krujes, nderkohe qe me detyren e kryetarit te sanxhabakut shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakes, Jakup beu.

    Gjate viteve te qendrimit ne Shqiperi Skenderbeu, ashtu si Jakup beu, favorizoi elementin Shqiptar ne marredhenie me administrativen osmane dhe i kujdes per mbarevajtjen e Principates se Kastrioteve. Ne fund te viteve 30 kur ne ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup beun dhe Skenderbeun nga postet e larta qe kishin ne Shqiperi. Emerimin e tij si sanxhakbej larg Shqiperise (besohet ne Nikopol te Bullgarise) Skenderbeu se shikonte si gradim, por si shprehje e mosbesimit te sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit Shqiptar qe ishte perfshire ne administraten e shtetit osman, (aq me teper qe ne ate kohe atij i kishte vdekur i jati dhe dy vellezer dhe ne krye te principates duhej te vihej ai me Stanishin).
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Familja ime
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 00:34
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  5. Shoqėria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •