Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 59
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Studentja 20 vjecare vret shoqen e dhomes per te dashurin

    ---------------------------------------------

    Nje ngjarje e pazakonte ndodhi sot pasdite ne qytetin e Korces. Nje zenke per ceshtje dashurie mes dy studenteve te Fakultetit te Gjuheve te Huaja ka perfunduar tragjikisht. Studentja e anglishtes nga Pogradeci Ornela Cepollari, qelloi me pistolete duke e lene te vdekur ne vend, shoqen e dhomes nga Perrenjasi Suela Sina 20 vjec. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe po heton mbi motivet e kesaj tragjedie. Sipas burimeve te policise rajonale te qytetit te Korces studentja vrasese Ornela Cepollari u vu ne pranga nderkohe qe trupi i pajete i studentes nga Perrenjasi, u dergua ne morgun e qytetit ne pritje te marrjes nga prinderit e viktimes.

    ---------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Njeriu nuk duhet vrave per as nje lloje arsye Pinko. Keto borderline types ama me frikesojne shume fare. S'eshte here e pare dhe as e fundit qe do degjojme nje femer vret nje tjeter per nje mashkull dhe vice versa.

    Me vjen shume keq per studenten te te iki jeta ne ate moshe te re...dhe per cfare?
    Be yourself and you will always be in fashion.

  3. #3
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850

    ue ue ue

    e verbera...

    kjo shoqen, ndersa nje korean andej nga kalifornia vrau te jatin se nuk ja aprovonte te dashuren.
    Dashuri? njerez me fiksimi te semure psiqike ate thuaj.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga KaLTerSi
    e verbera...

    kjo shoqen, ndersa nje korean andej nga kalifornia vrau te jatin se nuk ja aprovonte te dashuren.
    Dashuri? njerez me fiksime, te semure psiqike ate thuaj.
    Kete them edhe une.
    Kot s'thone "Dheu mban lloj-lloj njerezish dhe kafshesh!"
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga Reina
    Njeriu nuk duhet vrave per as nje lloje arsye Pinko. Keto borderline types ama me frikesojne shume fare. S'eshte here e pare dhe as e fundit qe do degjojme nje femer vret nje tjeter per nje mashkull dhe vice versa.

    Me vjen shume keq per studenten te te iki jeta ne ate moshe te re...dhe per cfare?
    Jam dakord me Reina. Njeriu nuk duhet vrare per ASNJE arsye, qofte dhe per Floririn!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2004
    Postime
    14
    Per mua njeriu nuk meriton te vritet. nuk eshte e thene qe jeta te merret nga persona te tjere perderisa nuk ta kane dhene te tjeret. jeten duhet ta marri vetem Zoti dhe askush tjeter.
    Prandaj bota luften edhe denimin me vdekje sepse askush nuk ka te drejte te ta marre.
    Kurse per rastin konkret dua te them qe keto njerez nuk jane vetem te semure por jane edhe egoiste qe nuk meritojne te jetojne me ne bashkesine njerezore.
    Ajo duhet te te mbyllet me nje burg dhe te mos shohe me drite dielli, sepse nuk e meriton me.
    njerez psikopate

  7. #7
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Kane pa shume filma keto mer daj pranej e qisin koburen si Clint Eastwood tek "Per disa dollare me shume".
    Vetem se i gjo, tani sguxo mo goc ti marri te dashurin asaj. Te godet ajo. Paska pas nerv te keq. Edhe po ta keni vone re gjithmone gocat vrasin njona tjetren per cunat, kurse cunat vetem zihen (maksimumi).
    HOLLAND...

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Uaaaa budallackat per nje cope mashkull !!
    Tė ishte vetėm njė do ia gjenin hallin,po nuk ėshtė vetėm kjo.
    Ka plotė.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Question S'eshte E Thene!!!

    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Uaaaa budallackat per nje cope mashkull !!
    Varet Ka Qene Ndonje Me Emer Ai Dhe Me Pushtet Me Nje Fjale Me Leke Dhe keto I Bene Gropen Njera-Tjetres.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ne pergjithesi luftrat dhe dyluftimet behen per femrat , tani paskan ndryshuar kohet.
    Gjynaf qe thone studente sepse une nuk e konceptoj dot nje studente (intelektualen e ardhshme) me arme ne dhome. Keshtu qe me mire te thone dy halabake u zune per nje mashkull dhe pastaj te gjykohet momenti psikik se nje njeri qe ka lexuar pak (po keto nuk besoj te kene hapur libra) ka llogjike dhe di ta perdori.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    apapa si jan ber keto historit skandaloze perdit lexon nga nje te re ketu. un nuk kisha degjuar ndonjeher te vrasi femra per nje dashnor. atyre vetem studente mund ti thuash se nuk ngjajn si te tilla fare.

  12. #12
    cudi qe nuk e paska vrare edhe te dashurin e pastaj edhe veten,
    nga te semurit psiqik gjithqka mund te pritet

  13. #13
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Per hir te dashurise vrau shoqen e saj!!

    Studenti: Doja vetėm Suelėn,Ornela mė kėrkoi tė lidheshim,por une ia preva menjehere pohon studenti.

    KORĒE

    Ne dilnim tė tre bashkė, por unė doja vetėm Suelėn. Ornela na vinte nga pas vetėm sepse ishte shoqja e dhomės, por kohėt e fundit ishte bėrė e bezdisshme dhe mezi po gjenim mėnyrat qė ta mėnjanonim". Kėshtu ėshtė shprehur Ilir Cano, 21-vjeēari nga Pogradeci, i cili kishte pak muaj qė kishte marrėdhėnie intime me Suelėn. Studenti i vitit tė tretė tė agronomisė ėshtė befasur kur nė derėn e shtėpisė sė tij kanė trokitur uniformat blu tė Korēės. Pikėrisht nė kėtė moment, ai kishte marrė vesh pėr vrasjen e tė dashurės sė tij, Suelės. Por habia e tij ka qenė edhe mė e madhe kur ka mėsuar emrin e vrasėses, qė ishte shoqja e dhomės sė saj. "Unė prej kohėsh nuk qėndroj nė konvikt, pėr arsye se nuk ka pasur vend pėr strehim dhe pėr kėtė ēdo ditė e bėja rrugėn vajtje-ardhje", mėsohet tė ketė thėnė studenti pogradecar para uniformave blu tė Korēės. Djali tashmė i kthyer nė shkakun e njė vrasjeje tragjike, ėshtė shtangur nga gjithēka. "E kam njohur Suelėn njė vit mė parė dhe kishim vetėm pak muaj qė ishim tė lidhur. Gjatė kėsaj kohe Suela nuk kishte ngurruar tė mė prezantonte edhe me Ornelėn, e cila ishte studente e vitit tė tretė pėr degėn e mėsuesisė", tregon mė tej 21-vjeēari. Madje ai pohon se gjatė kėsaj kohe qė dy tė rinjtė frekuentoheshin, Ornela shkonte gjithnjė me ta dhe duket se edhe asaj i kishte hyrė nė qejf djaloshi. "Tė tre dilnim sė bashku shėtitje, madje ishim aq tė lidhur me njėri-tjetrin saqė edhe nė PUB-e dilnim sė bashku. Ornela mė ngacmonte duke mė lėnė qė tė kuptoja se edhe ajo mė donte", shpjegon mė tej ai. Ndėrkaq, Ornela Ēapollari ka pritur momentin e pushimeve qė ta takonte djalin vetėm pėr vetėm kur ishin nė Pogradec. "Kur mė takoi unė ia kam prerė shkurt se doja vetėm Suelėn dhe se nuk mund tė rrija larg saj", ėshtė justifikuar mė pas studenti Cano. I pyetur se nėse viktima kishte qenė nė dijeni tė kėsaj ndjenje qė i kishte lindur shoqes sė dhomės, Iliri ėshtė pėrgjigjur se "Suela nuk ishte nė dijeni tė kėtyre, pasi ajo vazhdonte pushimet dhe ditėn e hėnė kishte ardhur nė konvikt". Megjithatė, djali nuk e mohon faktin se edhe Suela kishte nuhatur diēka. "Edhe disa dyshime qė i kishte Suela, unė i thashė qė ajo tė mos kishte asnjė merak, se doja vetėm atė", ka vazhduar mė pas ai. Ndėrsa lidhur me autoren e ngjarjes, Iliri shpjegon se kohėt e fundit Ornela ishte bėrė shumė e bezdisshme dhe ata po mundoheshin qė tė gjenin mėnyra pėr ta mėnjanuar. Por duket se zgjidhjen pėr kėtė e kishte menduar 21-vjeēarja Ēapollari, duke shkaktuar njė tragjedi tė vėrtetė. Ndėrkohė studenti i agronomisė ka qėndruar i shoqėruar nė ambientet e policisė sė Korēės, pėr detaje tė mėtejshme.


    Rrėfimi: Ajo njihej si "e forta" e konviktit

    Shoqja e ngushtė: Ornela na kėrcėnoi gjithė ditėn
    Blerina Bardhi ka qenė vajza qė ka pėrjetuar tragjikisht vdekjen e shoqes sė saj tė ngushtė, madje dhe nė ēastet e fundit tė jetės sė Suelės ato janė ndarė nga njėra-tjetra vetėm nė momentin tragjik. Tejet e tronditur, Blerina tregon pėr presionet qė Ornela Ēapollari u kishte bėrė vajzave gjatė gjithė ditės sė djeshme. Asaj nuk i hiqet nga mendja vendosmėria e 21-vjeēares Ēapollari, e cila njihej edhe si "e forta" e Qytetit Studenti, qė me aktin ekstrem duket se e pėrligji kėtė. Blerinės nuk ka pėr t'iu hequr kurrė nga kujtesa ēasti kur ka parė tė shtrirė nė mes tė dhomės trupin e pajetė tė shoqes sė saj tė ngushtė, me tė cilėn kishte ndarė shumė gjėra. Blerina, nė gjendje shumė tė shokuar rrėfen pėr Gazetėn, minutat e fundit tė 20-vjeēares, studentes sė vitit tė dytė tė anglishtes.

    Kur erdhi Suela nga pushimet e fundvitit?
    Suela rreth orės 09.00 tė mėngjesit tė sė hėnės erdhi nga shtėpia dhe direkt hyri nė leksion. Pas orės sė parė, Ornela u fut nė sallėn e leksionit dhe i thotė Suelės se e priste tek banjat pėr t'u sqaruar pėr diēka.

    Pas takimit nė shkollė mė tė, si reagoi Suela?
    Suela e shqetėsuar mė tha se nuk donte tė shkonte, pasi nuk kishte se ēfarė t'i thoshte mė. "Ato qė kisha pėr t'i thėnė i ka sqaruar Iliri", mė tha ajo.

    Po pas mėsimit, a tentoi qė ta takonte sėrish?
    Rreth orės 12.00, pas mėsimit, u nisėm tė dyja pėr nė treg pėr tė blerė ushqimet e javės, pasi gatuajmė nė dhomė. Nė kthim Ornela pėrsėri na doli pėrpara. Mendoj se na kanė ndjekur gjatė gjithė rrugės. Aty Ornela mė kėrkoi qė tė largohesha, se nuk kishte ndonjė gjė me mua dhe se donte tė fliste me Suelėn.

    Po shoqja jote si reagoi mė pas?
    Suela e frikėsuar mė shtrėngoi pėr krahu dhe m'u lut tė qėndroja, pasi ajo nuk kishte se ēfarė t'i thoshte mė. Filluam tė shqetėsoheshim se Ornela ka natyrė tejet agresive. Megjithatė, ne u nisėm pėr nė konvikt dhe sė bashku me disa shoqe tė tjera po rrinin nė dhomėn e Suelės, qė gjendet nė katin e pestė tė godinės dhe mban numrin 62.

    Nė ēfarė orė ėshtė futur Ornela nė dhomėn ku ndodheshit ju me vajzat e tjera?
    Rreth orės 15.00 Ornela hyri nė dhomė dhe na u drejtua duke na kėrkuar qė tė dilnim jashtė dhe ta linim vetėm pėr vetėm me Suelėn, se kishin diēka pėr tė sqaruar. Tė gjitha iu bindėm urdhrit tė saj. Por, pa kaluar pesė minuta, dėgjuam edhe krismėn, qė na u duk si shpėrthim fishekzjarri. U ktheva me vrap nė dhomė dhe, kur e kam parė Suelėn tė vdekur, kam rėnė nė gjendje tė fikti e nuk mbaj mend mė asgjė.


    Hetimi
    Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes policia e Korēės ka marrė nė pyetje shumė dėshmitarė, si dhe autoren e vrasjes. Madje, burimet policore shtojnė se ende nuk ėshtė bėrė e mundur gjetja e armės sė zjarrit e ndėrsa kanė nisur njė hetim pėr personin qė i ka dhėnė armėn 21-vjeēares Ēapollari. Ndėrkohė qė studentja e vitit tė tretė tė ciklit tė ulėt ėshtė munduar qė ta mbajė ēdo gjė tė fshehtė, duke mos e nxjerrė nė asnjė moment emrin e personit qė i kishte dhėnė armėn e krimit.

  14. #14
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Ja dhe goca ne te cilen ka pesuar vdekjen!!

    Fatkeqesia e saj,kesai i thone,mendo mire kur beson dike per shoqeri.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #15
    100% Fierake Maska e ~BoOtYlIcIoUs~
    Anėtarėsuar
    15-10-2004
    Vendndodhja
    Wit U Boo
    Postime
    103
    nncncnncncncn qyqa qyqa cndodh ne ket bote , tna ruaj perendia thuaj se si dihet cte sjell jeta

  16. #16
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    KORĒE / Prangoset studentja 21-vjeēare. Nuk pranon krimin

    Vret shoqen e dhomės pėr t'i marrė tė dashurin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Roland Beqiraj


    KORĒE

    Pushimet e Krishtlindjes dhe tė ndėrrimit tė viteve i kishte kaluar vetėm duke menduar sesi do ta bėnte pėr vete tė dashurin e shoqes sė saj tė ngushtė. Ndėrsa kur e kavrarė kėtė tė fundit, ka nisur tė qajė. Ornela Ēapollari, studente e vitit tė tretė nė Universitetin e Korēės, takohej gjatė pushimeve me Ilir Canon (janė tė dy nga Pogradeci), por pėrgjigjja e kėtij tė fundit ka qenė negative: "Unė dua vetėm Suelėn". Kur ka marrė kėtė pėrgjigje pėrfundimtare, Ēapollari ka menduar vetėm ta vrasė shoqen e saj. Dhe kėshtu ka ndodhur. Dje, nė ditėn e parė tė mėsimit pėr vitin 2005, ajo ka ekzekutuar nė dhomė me njė plumb pistolete nė kokė shoqen e saj tė ngushtė, Suela Sina, nga Prrenjasi. Mė pas, autorja 21-vjeēare ka zhdukur armėn dhe ėshtė vėrtitur nėpėr konvikt deri sa ėshtė vėnė nė prangat e policisė.

    Vrasja
    Njė krismė e thatė u ka ngjarė vajzave konviktore tė Universitetit "Fan Noli" tė Korēės mė shumė si njė krismė shashke, me tė cilat u ishte mėsuar veshi gjatė festave tė fundvitit. Por, kur njėra prej vajzave ka hyrė nė dhomė, ka gjetur tė mbuluar nė gjak shoqen e saj, studente e vitit tė dytė, dega anglisht. Ajo dhe dhe vajza tė tjera janė tmerruar nga skena e pazakontė pėr ambiente tė tilla. Menjėherė vajzat kanė lajmėruar kujdestaren e godinės, Bardha Spaho, dhe kjo e fundit, drejtorin e konvikteve, Vladimir Dino. Drejtori menjėherė ka lajmėruar policinė, e cila ka rrethuar menjėherė godinėn, por nuk ka mundur ta gjejė menjėherė autoren. Siē ėshtė bėrė e ditur nga burime zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė, tė cilat kanė pyetur vajzat e dhomės numėr 62, ka qenė ora 15.00 kur 21-vjeēarja Ornela Ēapolllari ka vrarė me pistoletė shoqen e dhomės sė saj, Suela Sina, 20 vjeēe, nga Prrenjasi. Ēapollari, pasi kishte gjetur njė pistoletė tek njė i njohuri i saj, i cili nuk ėshtė identifikuar ende nga policia, ka shkuar fillimisht nė dhomėn ku jetonte Sina. Pasi ka nxjerrė jashtė shoqet e tjera qė ishin nė dhomė, ka nisur tė debatojė me zė tė lartė me Suelėn. Mė pas, ajo janė pėrleshur me grushta dhe nė njė moment, 21-vjeēarja nga Pogradeci ka nxjerrė pistoletėn, duke e qėlluar njėherė nė kokė Suelėn, e cila ka mbetur e vdekur nė vend. Pas njė ore, policia ka bėrė tė mundur kapjen e autores, e cila kishte ndenjur nėpėr ambiente tė ndryshme tė godinės dhe nė oborrin e saj me studentė tė tjerė.

    Konflikti
    Prej disa muajsh, Suela Sina dhe Ilir Cano ishin tė dashuruar. Pas disa ditėsh nga lidhja e tyre, Sina ia ka prezantuar tė dashurin shoqes sė saj tė ngushtė, Ornela Ēapollarit. Gjatė gjithė kohės tė tre rrinin bashkė dhe ndaheshin shumė pak. Por, pas disa kohėsh, Ornela ka nisur tė gjuajė tė dashurin e shoqes sė ngushtė. Kjo ishte kuptuar edhe nga Suela, e cila kishte ndenjur e qetė, pasi "situatėn e kishte sqaruar i dashuri i saj". Siē kanė treguar nė polici shoqet e viktimės dhe tė autores, ato kishin disa kohė qė ziheshin dhe shkaku ishte pikėrisht dashuria e pamundur e Ornelės. Kjo e fundit i propozonte tė dashurit tė shoqes sė saj, ndėrsa ai vazhdonte ta refuzonte. Nė kėtė situatė, ajo ka menduar t'i vrasė tė dashurėn, atė qė i prezantoi krejt rastėsisht nė njė lokal pranė Universitetit.


    "Pas vrasjes, bėri sikur s'ndodhi gjė"

    Dėshmitarėt: Ornela ndenji nė oborr me disa studente
    Si njė film apo dokumentar me vrasje nga shėrbimet sekrete, kur autori gjithmonė largohet nga vendi i ngjarjes i qetė dhe bashkohet me njerėz tė tjerė, sikur nuk ka ndodhur asgjė. Kėshtu ka bėrė dje edhe Ornela Ēapollari, e cila pasi ka ekzekutuar me njė plumb nė kokė shoqen e saj, ėshtė bashkuar me njė grup studentėsh tė tjerė nė oborrin e konviktit dhe ka filluar tė bisedojė me ta. Madje, njė nga dėshmitaret i ka thėnė policisė se e kishte parė Ornelėn tė dilte nga godina shumė tė qetė. Ndėrsa njėrėn dorė e mbante poshtė xhupit qė kishte veshur. Pas disa ēastesh, ajo ka shkuar nė pjesėn e pasme tė godinės dhe ėshtė rikthyer pėrsėri, pėr tė vazhduar bisedėn me grupin e shoqeve qė kishte gjetur. Sipas policisė, pas godinės mund tė ketė qenė i zoti i pistoletės, por gjithsesi hetimi do tė jetė ai qė do zbulojė nėse ajo kishte njė bashkėpunėtor tė mundshėm qė e ndihmoi nė kryerjen e vrasjes. Edhe njė dėshmitare tjetėr u ka treguar uniformave blu se kur tė gjithė flisnin pėr atė qė kishte ndodhur nė konviktin e vajzave, Ornela mundohej tė tregohej e qetė. Madje, ka qenė njė nga vajzat qė i ėshtė drejtuar, duke i thėnė se i kishin vrarė shoqen e dhomės. Atėherė Ornela ka nisur tė derdhė lot, por nuk ka thėnė asnjė fjalė. Megjithatė, policia e ka vėnė nė pranga. Kur ėshtė marrė nė pyetje nga uniformat blu, Ēapollari ka mohuar menjėherė tė jetė autorja e vrasjes. Madje, edhe ka ngritur alibinė se ishin shoqe tė ngushta. "Ditėt e fundit kam qenė e acaruar me tė pėr shkak tė njė djali. Ajo ishte bėrė xheloxe pėr mua dhe pėr kėtė e kėrkova qė tė sqaroheshim", ka thėnė e akuzuara pėr vrasjen e studentes nga Prrenjasi.


    Viktima
    Ka qenė ora 21.00 e mbrėmjes sė djeshme, kur njė ambulancė e qytetit tė Korēės ka sjellė nė Prrenjas trupin pa jetė tė studentes sė anglishtes. Pas saj, ndodhej makina e tė afėrmve tė vajzės, nė tė cilėn gjendeshin babai i saj, Ramiz Sina dhe e ėma Bajamja, infermiere nė konsultoren e fėmijėve. Siē ėshtė mėsuar, prindėrit e saj sa nuk ishin ēmendur kur kanė marrė vesh lajmin e vajzės. Pėr familjen Sina, kjo ėshtė vdekja e fėmijės sė dytė, pasi njė vit mė parė, ka vdekur gjatė njė ndėrhyrje nė zemėr, nė njė spital tė Stambollit vėllai i Suelės, 25-vjeēari Bardhyl Sina.

  17. #17
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Per te dashurin, ekzekutim mes studentesh

    Ngjarje e rende ne konviktin e Universitetit te Korces. Suela Sina, vajze e nje mjeku te njohur ne Perrenjas, u qellua per vdekje me pistolete, ne dhomen e saj. Policia arreston shoqen e ngushte, Ornela Capollari. Rrefimet e 20-vjecares se dyshuar ne polici dhe kerkimi per burrin qe i dha armen vrasese. Si e hodhi pas krimit dhe kush ishte djaloshi Ilir Cani, qe u be "molla e sherrit", mes dy studenteve qe ndanin nje krevat

    KORCE - E kishin ndare gjithcka bashke, dhomen, shtratin derin dhe te dashurin, por per kete te fundit, njera mbeti e vrare dhe tjetra u pranos si autore e krimit. Ngjarja e pazakonte, ndodhi dje ne mesdite ne konviktin e vajzave, ne universitetin e Korces. Suela Sina, 20 vjece, studente e vitit te dyte per degen anglisht, vajze e Rrahmi Sines, nje mjek i njohur ne Perrenjas, u qellua per vdekje me pistolete, ne dhomen e saj. Policia, pak ore pas krimit rrenqethes, arrestoi si autore te dyshuar te vrasjes, shoqen e ngushte te te ndjeres, 20 vjecaren nga Pogradeci, Ornela Capollari. E dyshuara, studente e vitit te trete ne degen mesuesi, qe prej nisjes se vitit akademik, flinte ne nje shtrat me shoqen nga Perrenjasi dhe bashke ishin shoqe mjaft te lidhura. Por sherri mes tyre kishite hyre per nje djale konviktor, 20 vjecarin Ilir Cani nga qyteti i Pogradecit, i cili dyshohet paraprakisht se kishte lidhje me te dy vajzat konviktore. Por ne ngjarje, implikohet edhe nje person i katert, nje burre rreth 35 vjec me banim ne Korce. Sipas policise, ai i ka dhene armen e zjarrit 20 vjecares se dyshuar si vrasese.

    "Ngjarja e pazakonte ka mberthyer nga tmerri, studentet e universitetit "Fan Noli" ne kryeqendren e juglindjes, nderkohe qe godina e vetme e vajzave eshte mbeshtjelle nga zia", tregojne anetare te personelit ne vendin e krimit. Vrasja e studentes nga shoqja e saj e ngushte, ka tronditur konviktoret e qytezes se vogel te studenteve ne Korce, nderkohe qe me lot ne sy ato nuk mundin te shpjegojne asgje, duke qene ende ne gjendje shoku, per ate qe nuk kishin menduar kurre se do te perjetonin dhe do te shikonin brenda mureve te konviktit.

    Krimi makaber

    Ngjarja sipas burimeve te policise qe ishin ne vendin e krimit dhe deshmive okulare, nisi dje ne oren 14.00 ne dhomen nr 61, ne katin e katert te godines se vetme te vajzave koniktore te Universitetit "Fan Noli" te Korces. Hetimi dhe marrja ne pyetje e te dyshuares, zbardhen se ne kete ore, ka patur nje dialog te shkurter por te tensionuar, mes dy vajzave. Ne nje cast krejtesisht te papritur, 20 vjecarja pogradecare, Ornela Capollari, besohet se ka nxjerre nga canta nje arme zjarri, pistolete TT. Nje here te vetme, arma eshte zbrazur ne kraharorin e 20 vjecares Suela Sina, e cila ka vdekur ne vend. "Gjithcka ka ndodhur ne momente te rrufeshme dhe nuk eshte degjuar nga vajzat e tjera te konviktit, per shkak se zhurma ishte e madhe, ne kohen qe sapo ktheheshin nga leksionet", tha per "Korrierin", nje burim ne vendngjarje.

    Misteret para vrasjes

    "Gjithcka ndodhi pasi Ornela Capollari ashtu si shoqja e saj kishte perfunduar oren e fundit te mesimit per t'u kthyer bashke ne konvikt ku dhe duket se kishte vendosur te kryeje krimin e rende", shprehen ekspertet e policise. Sipas tyre, dy studentet nuk dihet se cfare bisede te fundit kane bere me njera-tjetren, nderkohe qe nje goditje ne koke ka shenuar fundin e Suela Sines nga Prrenjasi. "Shoqet kane pasur sot nje debat te ashper edhe ne shkolle", tha nje tjeter burim ne vendngjarje. Nderkohe, sipas burimeve te policise vendore, krisma e vetme nuk eshte degjuar nga askush edhe per faktin se ne kete kohe levizjet ne konvikt jane te shumta, pasi eshte koha kur kthehen nga mesimi nje pjese e mire e studenteve.

    Burri qe dha armen

    Plumbi i vetem ka shkaktuar vdekjen e menjehershme te viktimes, nderkohe qe me gjakftohtesi te plote, e dyshuara nga Pogradeci, 21 vjece Ornela Capollari ka lene per pak kohe vendin e krimit per t'i kthyer armen njeriut qe ia kishte marre po kete dite. Policia ka identifikuar edhe poseduesin e armes vrasese, ndersa shtoi se "pritet ndalimi i tij". Ne kohen qe vrasesja eshte kthyer serish ne dhomen e pergjakur, me nje kufome ne mes te saj, ka mberritur policia.

    Kush e gjeti viktimen

    Dy vajza, bashkemoshatare me viktimen dhe shoqen e saj te dyshuar si vrasese, i treguan policise se kishin trokitur ne porten e tyre si zakonisht per t'i pershendetur. "Ne shtangem kur hyme brenda ne dhome dhe te shtrire, mbuluar ne nje pellg gjaku, pame Suelen qe nuk merrte fryme", deshmuan vajzat qe zbuluan te parat, ekzekutimin e pazakonte. Ato lajmeruan menjehere policine, ndersa klithen te tmerruara, duke afruar ne vendngjarje, shume shoqe konviktore dhe pjesetare te personelit universitar.

  18. #18
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Ehhhh mjere ajo qe iku gjynaf
    vete e vret tjetren kot per nje mashkull
    pike e zeze me ca femra sot kane lajthit fare
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  19. #19
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    E se tani ne burg mund te jete bashke me te djalin ajo. Cfare llogjike.

    C'na beni ju gocat e forumit si me te zgjuta! Juve ta dini qe ju tradheton i dashuri, nuk shkoni tek ai, por tek vajza tjeter e na beni si te forta, "meshkujt s'rezistojne dot, keshtu qe u falet." Pfff... Edhe kjo e shkreta, me mendt e juaja u nis, te bente pak sherr e ti shkulte pak floket kesaj tjetres, por ja qe pati mundesi per nje arme dhe krijoi nje tragjedi.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929
    jam dakort me leilen

    behet fjale per realitetin shqiptar , dhe jo per jeten ne amerike dhe europe

    ps: pinko kur isha ne tirane kalova nje dite mes per mes lagjes tende , po te jap lajmin e hidhur se ishte mbushur me plehra , qe ishin me shumice dhe i shikoje kudo

    dhe kishte edhe shume jevgj dhe cecene , dhe bile benin edhe xhiro me kale mu ne mes te lagjes si ne kohen e skendebeut

    per mentalitetin kuptoje vete ti mo se je goce e squt , mere me long se mishi u maru

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Studentja 18 vjeēare ofron nė internet virgjėrinė pėr 8 milionė lekė
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 11:57
  2. Hedh vaj te djegur shoqes.Pėrjashtohet nga konvikti studentja e Infermierisė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 06:27
  3. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •