Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Sllovakja: Dashuria ime me tropojanin!!

    Flasin gjuhė tė ndryshme. Njėri shqip e tjetra sllovakisht, por bashkė komunikojnė nė gjuhėn angleze. “Yes, more”. Kėshtu i pėrgjigjet sllovakja Suzana Pablikova tė dashurit tė saj tropojan.

    Vetėm disa ditė mė parė kanė bėrė celebrimin e rrallė nė Bashkinė e Tiranės, me njė ceremoni fund e krye shqiptareske. Ata punojnė dhe jetojnė nė tė njėjtin qytet, nė Londėr. Aty u njohėn dhe vendosėn qė tė bashkojnė tė ardhmet e tyre nė njė. Admiri ėshtė nga Tropoja, por banon nė Tiranė. Prej 6 vjetėsh ka emigruar nė Londėr dhe Suzana, qė punon si edukatore, ka vite qė ėshtė shpėrngulur atje me familjen e saj. “Shqiptarėt janė tė ngrohtė, mikpritės dhe tė dashur, kėto cilėsi mė pėlqejnė shumė”, thotė Pablikova.

    historia
    Ėshtė hera e parė qė ajo viziton Shqipėrinė. Megjithatė, cilėsi dhe vlerat historike tė shqiptarėve e kanė bėrė tė bjerė nė dashuri “kokė e kėmbė” me tropojanin. Viti i ri 2005 i ka gjetur dy emigrantėt tė martuar, pikėrisht nė godinėn mė tė bukur tė bashkive, nė atė tė kryeqytetit. Peēi dhe Pablikova tregojnė pėr “Panoramėn” historinė e tyre 2-vjeēare.

    Si u njohėt bashkė dhe si lindi lidhja mes Shqipėrisė dhe Sllovakisė?
    Suzana: Bashkė jemi njohur nė njė bar. Admiri punonte si kamarier atje. Filluam tė flisnim me njėri-tjetrin. Pastaj vazhduam tė takoheshim mė shpesh derisa krijuam njė lidhje dashurie. Pasi kaluam bashkė njė kohė tė konsiderueshme vendosėm tė bashkėjetonim.

    Kush e mori kėtė vendim?
    Suzana: Kėtė vendim e morėm tė dy, pasi na u duk mė i pėrshtatshėm pėr lidhjen qė kishim krijuar. Kemi dy vjet bashkė dhe pėrveē se duhemi arrijmė tė kuptohemi dhe tė marrim vendime tė rėndėsishme. Mė pas vendosėm tė martoheshim. Meqėnėse vendlindja e tė dashurit tim ėshtė kėtu, vendosėm tė celebroheshim nė Bashkinė e Tiranės, megjithėse kishim mundėsi ta bėnim dhe atje kėtė gjė.

    Ju keni lindur nė vende krejt tė ndryshme. Ēfarė ndryshimesh keni dhe a ju krijon probleme kjo gjė?
    Suzana: Edhe pse unė kam lindur nė Sllovaki dhe Admiri nė Shqipėri, nuk ndryshojmė shumė nga tipet. Kemi pothuajse tė njėjtat shije. Megjithatė kemi mentalitete tė ndryshme dhe kjo bėn qė shumė herė tė diskutojmė. Megjithatė, kėto janė gjėra tė vogla. Nuk kemi pasur tė njėjtin edukim, por ne tė dy kemi arritur tė kuptohemi. Jemi munduar qė mospėrputhjet t’i rregullojmė sė bashku. Vijmė nga dy vende tė ndryshme dhe kemi kulturė dhe tradita jo tė njėjta, megjithatė, ne kemi kohė qė jetojmė nė Londėr. Atje kemi arritur t’i shohim gjėrat me njė sy tjetėr. Dua tė them se jemi ambientuar me mentalitetin. Por, sigurisht, nuk kemi harruar traditat dhe vendet ku kemi lindur. U kthyem nė Shqipėri pėr tė celebruar lidhjen tonė. Kjo iu duk e drejtė dhe e arsyeshme Admirit, pasi kėtu ėshtė vendlindja e tij.

    Ē’mendon pėr Shqipėrinė gjatė ditėve tė vizitės tėnde?
    Suzana: Mė tėrheq kultura, traditat shqiptare. Mė duket njė gjė shumė e bukur qė shqiptarėt janė tė dashur dhe tė pėrkushtuar. Mua mė pėlqen mė shumė vendi juaj. Mendoj se njerėzit kėtu janė shumė tė sjellshėm dhe mikpritės. Megjithė fjalėt e mira, duhet tė pėrmend edhe diēka tjetėr. Nuk jam mėsuar me kėtė trafik tė rėnduar qė kanė rrugėt e Tiranės. Gjithashtu, edhe pėrsa i pėrket ushqimit, gatimet tona janė shumė mė ndryshe. Nga tė gjitha gjėrat qė kam provuar, mė shumė mė ka bėrė pėrshtypje shija e byrekut. Ndėrsa nga ėmbėlsirat kam mė pėrzemėr bakllavanė.

    Gazetat dhe televizionet e huaja, i pėrmendin shqiptarėt vetėm pėr veprime negative. Si e kanė pritur lidhjen tuaj, prindėrit e Suzanės?
    Admiri: Kjo ėshtė e vėrtetė, pėrmendim kėtu njė nga lajmet ku u pėrfol shumė pėr shqiptarėt qė u akuzuan pėr tentativė rrėmbimi tė Viktoria Bekamit. Edhe prindėrit e Suzanės kanė dėgjuar mjaft pėr shqiptarėt, por kur mė njohėn mė pranuan dhe shkojmė mirė bashkė. Mamaja e saj kishte kohė qė e dinte pėr lidhjen tonė. Shkojmė shpesh t’i takojmė prindėrit e gruas time. “S’janė tė gjithė njerėzit njėsoj”, thotė Suzana. Sipas saj, nė tė gjithė botėn ka dhe njerėz tė mirė edhe tė kėqinj.

    Ju jeni nga Tropoja. A e ka vizituar Suzana qytetin tuaj tė lindjes?
    Admiri: Ajo nuk e ka vizituar qytetin tim, pasi nė kėtė kohė atje ėshtė shumė ftohtė dhe nuk do tė qėndrojmė shumė nė Shqipėri, por kur tė kthehemi pėrsėri nė verė, patjetėr qė unė do ta ēoj pėr tė vizituar qytetin e Tropojės. Suzana ėshtė shumė afėr vendit tonė, pasi unė i kam folur dhe i kam treguar gjėra tė ndryshme. Nė Shqipėri njerėzit janė mė tė afėrt dhe familja kujdeset pėr fėmijėt edhe kur ata janė nė njė moshė tė pjekur. Ndryshe ndodh nė vendet e tjera tė botės. Atje fėmijėt qėndrojnė pranė familjes deri nė moshėn 17 ose 18-vjeēare. Mė pas ata janė tė lirė tė jetojnė vetėm dhe tė marrin vendimet qė duan. Ėshtė shumė entuziaste qė ka ardhur tė vizitojė Shqipėrinė dhe ndihet mirė pranė familjes sime. Edhe unė jam i lumtur qė pėr festa kėtė vit kam qenė pranė njerėzve qė dua.



    Sllovakja: Shqiptarėt janė tė ngrohtė

    “Shqiptarėt pėrveē se janė mikpritės, njerėz tė besės, ata janė edhe shumė tė ngrohtė. Kėtė cilėsi ata nuk e tregojnė vetėm nė lidhjet dashurore, por edhe midis tyre. Shqiptarėt janė tė ngrohtė nė familje, nė shoqėri e kudo”, thotė Suzana. Sipas saj, nė vendet e huaja nuk e gjen kėtė pėrkushtim pėrfshirė edhe vendlindjen e saj. “Ne nuk flasim shumė pėr njėri-tjetrin, ndėrsa ju tregoni njė kujdes tė madh”, thekson ajo. Pablikova mendon se shqiptarėt janė mė tė mbledhur, mė tė dashur me familjen dhe me njerėzit e afėrt. Kjo ngrohtėsi qė i karakterizon shqiptarėt duket se i ka bėrė mjaft pėrshtypje asaj, duke e bėrė tė ndjehet ngrohtė, jo vetėm nė krahėt e burrit, por edhe pranė gjirit tė familjes sė tij. Lajmet qė ajo ka dėgjuar nė televizione apo gazeta tė huaja, nuk ia kanė ndryshuar mendimin pėr shqiptarėt. Madje, duket se kjo nuk e ka penguar aspak Suzanėn qė tė zgjedhė pėr bashkėshort, djalin me origjinė tropojane.



    Respekti pėr gjuhėn shqipe

    Tradita dhe kultura e vendit ku ka lindur dhe jetuar i dashuri i saj, Admiri e ka tėrhequr kaq shumė Suzanėn sa ajo ka filluar tė mėsojė edhe disa fjalė shqip. “Madje, kur i shqipton kėto fjalė u jep edhe theksin e duhur”, tregon Admiri. Megjithatė, nė fjalėt shqipe qė ajo arrin tė shqiptojė, pak theks nga dialekti tropojan ngatėrrohet me anglishten qė ėshtė bėrė gjuha e mirėkuptimit tė tyre.



    Tė dhėna

    Emri: Admir
    Mbiemri: Peēi
    Nėnshtetėsia: shqiptare
    Vendbanimi: Londėr
    Punėsimi: kamarier


    Emri: Suzana
    Mbiemri: Pablikova
    Nėnshtetėsia: sllovake
    Vendbanimi: Londėr
    Punėsimi: edukatore

  2. #2
    Hijo de Puta Maska e SuperShejtan
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    varet nga policia ndertimore...
    Postime
    10
    he se per letra e ka marre..dashuri leshi... ))))
    Kjo gje eshte e vertete sepse e them Une!

  3. #3
    udhetare.... Maska e Klaraaa
    Anėtarėsuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    181
    Citim Postuar mė parė nga SuperShejtan
    he se per letra e ka marre..dashuri leshi... ))))

    ......ndoshta jo, pse gjithmone mendoni negativen?!


    Hajt te trashegohen!
    Enya-Adiemus

  4. #4
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga Klaraaa
    ......ndoshta jo, pse gjithmone mendoni negativen?!

    Sepse i tillė ėshtė mentaliteti shqipėter...mendojnė se tė gjitha bėhen pėr ca shkresa ma firmė e vulė.
    I lumtė asaj dhe ...JETĖ TĖ LUMTUR

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Ca ka ketu per tu habit kaq shume?????????? Waw, se u martua me nje sllovake edhe e bene tek "bashkia tiranes." Me verte se kuptoj. Pfff, letrat i sign kudo qe te jesh. Ketu ne Amerik shqiptaret (njof familje) jan martu me, morocco, filipino,mexican, european te ndryshem, etc.
    Se kuptoj pse ka dal neper gazeta. Maj mend dhe iher tjeter qe nje shqiptare boni martesen me nje Arab ne shqip. (tiran) e bon big deal. ??? cuditem nga keto gjera.
    Nejse, urime ciftit!!! Lol.

  6. #6
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga Fiona
    Ca ka ketu per tu habit kaq shume?????????? Waw, se u martua me nje sllovake edhe e bene tek "bashkia tiranes." Me verte se kuptoj. Pfff, letrat i sign kudo qe te jesh. Ketu ne Amerik shqiptaret (njof familje) jan martu me, morocco, filipino,mexican, european te ndryshem, etc.
    Se kuptoj pse ka dal neper gazeta. Maj mend dhe iher tjeter qe nje shqiptare boni martesen me nje Arab ne shqip. (tiran) e bon big deal. ??? cuditem nga keto gjera.
    Nejse, urime ciftit!!! Lol.
    Fiona !!
    Pse mi xhan nuk e kuptokėrke ti ??!!
    Sje shqiptare ti mi, apo je e lindur nė USA ti??

  7. #7
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    ah, sa te tille shqiptare me banim ne Londer martohen me kto Ceke, Sllovake.....kemi aq shume shembuj, qe sja vlen te fillosh e ti numerosh.....ajo eshte skeme fikse, meshkuj shqiptare qe martohen dhe bejne celebrime me keto femra, me qellim qe te kene nje mbeshtetje duke marre nje nenshtetesi, qe tashme brenda 2 viteve te ardhshme do jete me 100% te drejta shtetas i bashkimit evropian.

    keto martesa, edhe sikur te jene me qellim te mire, nuk zgjasin me shume se 3-5 vjet, sidomos me femra nga evropa lindore,.....kane shume ndryshime ne mentalitet.....

    nejse, nuk po tregohem destruktiv, ndaj edhe ciftit, ose edhe gjithe cifteve te tjera i urojme te trashegohen e te kene njeri tjetrin per aq kohe sa ti shkojne.

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Fiona !!
    Pse mi xhan nuk e kuptokėrke ti ??!!
    Sje shqiptare ti mi, apo je e lindur nė USA ti??
    Ku hyni kjo e lindur ne u.s ose shqipe iher? E kisha qe shqiptaret martohen me rraca te ndryshme gjithanej pse ky example ka dal neper gazeta??? Kjo ishte pytja ime. Po shqiptaret qe jan martuar ne shqip., me italian ose grek? Pse ato nuk jan neper gazeta.

  9. #9
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Fiona
    Ku hyni kjo e lindur ne u.s ose shqipe iher? E kisha qe shqiptaret martohen me rraca te ndryshme gjithanej pse ky example ka dal neper gazeta??? Kjo ishte pytja ime. Po shqiptaret qe jan martuar ne shqip., me italian ose grek? Pse ato nuk jan neper gazeta.
    Keto qe martohen me lloj lloj racash jane kot. Kudoqofte edhe ne Amerike.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    C'ka te bej me temen kjo???

  11. #11
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300

    .

    Ju jeni nga Tropoja. A e ka vizituar Suzana qytetin tuaj tė lindjes?
    Admiri: Ajo nuk e ka vizituar qytetin tim, pasi nė kėtė kohė atje ėshtė shumė ftohtė dhe nuk do tė qėndrojmė shumė nė Shqipėri, por kur tė kthehemi pėrsėri nė verė, patjetėr qė unė do ta ēoj pėr tė vizituar qytetin e Tropojės.

    A mundet dikush te ma shpjegoje se sa ftohte ben ne Tropoje, sepse me cfare shikoj une ky paska pasur frike se mos i vdes gruaja nga i ftohti....
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

  12. #12
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Fiona
    C'ka te bej me temen kjo???
    Lidhjen bejeni vete pra qe ju duket normale te martoheni me raca te ndryshme nga Maroku, Porto Riko, Kolumbi, Zimbabue e ku ta di une se ku tjeter.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Citim Postuar mė parė nga panchovilla
    Lidhjen bejeni vete pra qe ju duket normale te martoheni me raca te ndryshme nga Maroku, Porto Riko, Kolumbi, Zimbabue e ku ta di une se ku tjeter.
    Hahaha, ne fakt kam dale edhe me shqipo edhe me te tjere. Pfff...sa kot. Une s'kam ndermend me u martu per nja 5 vjet te tjera AT LEAST. Nejse...gjall te jemi deri atehere. Do preferoja shqip., por noiher s'te del ashtu. E prishem temen fare. Lol, kaq kisha per te thene.

  14. #14
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Fiona
    Do preferoja shqip., por noiher s'te del ashtu. E prishem temen fare. Lol, kaq kisha per te thene.
    Pse s'dilka ashtu. Mos te shti dikush me zor te dalish me te huaj.
    Une per vete s'besoj se do isha martu me dicka tjeter pos shqiptare. Edhe atyre shqiptareve qe dalin me tjere ja vej vizen. Kjo eshte zgjidhja ime.
    Dolem qe dolme nga tema. Lum temen qe e patem
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Jam me fionen per kte gje 100%. Shqiptaret qe kane emigruar jane martuar me lloj lloj rracash, sidomos me europiano lindore. Ndryshe nga cfare thot mad dhe nga cfare thot vete suzana ne artikull, ndryshimet nuk jane aq te medhaja sac thoni ju. Une shoqeri e ngushte e kam europiano lindore ktu ne amerike dhe ndihem shume afer tyre. Dhe eshte shume llogjike te shohesh se sa gjera te perbashkta ne shqiptaret kemi me ta.

  16. #16
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga i_pakapshem
    Dhe eshte shume llogjike te shohesh se sa gjera te perbashkta ne shqiptaret kemi me ta.
    Na thuj nje cike sa gjera te perbashketa kemi ne me ata. Ata jane komb tjeter qe flasin gjuhe tjeter. Dmth ne 90% te martesave te tilla femijt flasin vetem anglisht. Nuk flasin shqip fare. Une se marr vesh pse mundoheni te gjeni gjera te perbashketa me europianet-lindore, Ata jane njerez me kompleks njehere. Sidoqfte kjo eshte `matter of choice` Kush te doje me cfaredo lloj race le te martohet. Kete e lejon demokracia. Por me mua dhe per shume shqptare qe mendojne si une eshte gje e kot dhe pike.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    90 perqind e femijve s'flasin shqip? Pfff, nga e more kete informacion kshu apo mos ka dal noi statistik e re? Gjuha eshte e ndryshme, por kultura/traditat, kujdesia per familjen, etc., jan pak a shume te njejta (sidomos me evropen lindore).

  18. #18
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Fiona
    90 perqind e femijve s'flasin shqip? Pfff, nga e more kete informacion kshu apo mos ka dal noi statistik e re? Gjuha eshte e ndryshme, por kultura/traditat, kujdesia per familjen, etc., jan pak a shume te njejta (sidomos me evropen lindore).
    Prit moj goce se une i njoh boshjaket e keto racat sllave me mire se ti, si shqiptar nga trojet ish-Jugosllavise qe ja flas gjuhen e i di traditat e tyre. Martohu ti me nje sllav e mendon se do ia mesosh femijve shqipen. Une kam pare shume raste ku te dy prinderit jane shqiptare edhe prape s'dine shqip e mos te flasim per martesa te perziera.
    Ishim duke folur per martesa jo per `date`, lidhje te shkurtra, `one night stand apo ku ta di une se cfare...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga panchovilla : 10-11-2005 mė 13:49
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  19. #19
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    te trashgohet cifti po se per letra se per jet nje zot e di #

    fiona pse mi jan martu shqiptare me mexi damn se dija ket
    Partizoni

  20. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga panchovilla
    Na thuj nje cike sa gjera te perbashketa kemi ne me ata. Ata jane komb tjeter qe flasin gjuhe tjeter. Dmth ne 90% te martesave te tilla femijt flasin vetem anglisht. Nuk flasin shqip fare. Une se marr vesh pse mundoheni te gjeni gjera te perbashketa me europianet-lindore, Ata jane njerez me kompleks njehere. Sidoqfte kjo eshte `matter of choice` Kush te doje me cfaredo lloj race le te martohet. Kete e lejon demokracia. Por me mua dhe per shume shqptare qe mendojne si une eshte gje e kot dhe pike.
    Ore djal dihet qe kane gjuhe tjeter, por per shembull jane mikprites si ne, jane njerez te ngrohte, shume zakone i kane si ne, ke edhe ngjashmeri shume ne muzike etj etj.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •