Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 105
  1. #41
    Kopshti prej guri dhe metali. Perbri statujave ka peme, lule, kafshe dhe gure te cmuar. Ky eshte nje nga pjeset e jashteme te qytetit. Ne sfond duken dy piramida.


  2. #42
    Parku i kafsheve te zhdukura. Kishte kafshe te rralla dhe paraqitje te kafsheve prehistorike ne madhesine e tyre aktuale.


  3. #43
    Mbareshtimi ne det. Kultivimi dhe programi i mbareshtimit ne tabanin e detit i beri te mundur delfineve dhe kafsheve te tjera ujore qe te kryenin funksione te njejta me ato te qeneve te stanit ne siperfaqe. Ketu dallohen po ashtu dhe statuja te bera nga korali i kuq. Nendeteset, te perdorura si per kultivim po ashtu dhe si anije te siperfaqes funksionojne sipas sistemit shtytes elektromagnetik.


  4. #44
    Pamja e fundit i perket nje fasade te qytetit qe shikon nga deti dhe dallohet nje statuje tipike per kulturen altantase si dhe zbukurimet e shumta dhe me bollek ne ar dhe gure te cmuar.mPo ashtu dhe gjeometria dhe fantazia e pahasur ne asnje kulture tjeter dhe qe konfiromon zhvillimin e madh te ketij civilizimi.


  5. #45
    Nje dhome veshjeje me statuja dhe dekoracione. Mund te dallohen koleksionet e gjerave te cmuara dhe te tualetit.


  6. #46
    Kjo foto paraqet kataklizmen qe shkaterroi qytetin dhe kontinentin. Ne te djathte shikohet njeri nga koloset qe flaket tutje nga fuqia e dallgeve gjigande.



  7. #47
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    Pershendetje!

    Nje lajm i fresket nga Qiprua. Arkitekti-arkeolog Robert Sarmast ka bere nje deklarate ne Web-in e tij se muri per te cilin ai ishte i sigurt se ishte nje mur artificial u vertetua e kunderta.

    Sarmasti kishte prej rreth 10 vjeteve si edhe dy expedita qe po mundohej tia vertetonte botes arkiologe se muri me nje kend ne nje thellesi prej 1000 metrash nen uje ishte man-made. fatkeqesisht nuk doli ashtu;

    deklarata

    megjithese ai nuk pranon te "pranoje" se Atlanti nuk ndodhet ne Qipro ne deklaraten e tij ndihet zhgenjimi. Une e kontaktova shume here ate por ai nuk i pranoi keshillat e mia. Ve bast se per te pakten 2-3 muaj ai do me kontaktoje!

    nga 4 teori qe UNESCUA i konsideronte si me te mundshmet, Spain, Sardinia, Malta edhe Qipro vetem 2 kane ngel pa u "djegur".

    Malta dhe Sardinia.
    Eksizton mundesia qe Atlanti te kete influencuar deri ne Sardinia por vet qyteti ndodhet ne Veri-lindje te Maltes kufi me Siciline. Per kete gje jam mese i bindur!

    Me ben cudi se qe prej 2 muajsh kur e bera publike teorine time me vijne shume e-maile ne adresen time. Por asnje nuk me ben pyetje per shkrimin e platonit. eshte e tmershme se ose me pergezojne ose shajne ose ose........por asnje nuk ulet edhe te me bej nje pyetje challenge.

    Darius po ke mundesi te besh nje "aneks" te ketij forumi ku une do ftoja pjesetare qe mbeshtesin teori te ndryshme per nje debat te vertete. Le ta quajme ate forum:

    ATLANTIS-DEBATE!

    aty do te ftojme arkiolog te medhenj si Robert Sarmast, E-pit, Gazetarin Fraut........Jam i bindur qe ata ne menyre apo tjetren do ti bashkohen ketij debati.

    DUHET TE JETE NE ANGLISHT VETEM!

  8. #48
    Nikas ideja eshte fantastike vetem se une nuk krijoj dot "anekse", dmth nenforume te reja. Ate e bejne vetem admin por mund te hap nje kryeteme per kete qellim dhe te jete per debatin ne anglisht. Nqs je dakort me thuaj dhe e hartojme bashke. Vetem se dua te garantohet pjesmarrja pasi ideja e nje kryeteme ne anglisht nese nuk ka pjesmarrje nuk do me pelqente.

  9. #49
    Citim Postuar mė parė nga monarku

    Populli i Adit

    -------------------

    Ndėrsa Adi u shkatėrrua nga njė erė e fortė dhe e vrullshme.
    Tė cilėn Ai e dėrgoi mbi ta pėr shtatė net e tetė ditė pa ndalur, saqė mund t'i shihje njerėzit tė flakur sikur tė ishin trungje hurmash tė hedhur! A mund tė gjesh ndonjė prej tyre tė mbetur? (El-Hakkah: 6 - 8)

    --------------------------------------


    Popullit tė Adit i dėrguam vėllain e tyre, Hudin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė pėrveē Tij. Ju nė tė vėrtetė nuk bėni gjė tjetėr veēse shpifni!
    O populli im, unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė ju transmetoj. Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua. A nuk kuptoni?
    O populli im, kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe pendohuni, nė mėnyrė qė Ai t'ju dėrgojė shi tė bollshėm dhe t'ua shtojė mė tepėr fuqinė tuaj. Ndaj mos e ktheni shpinėn dhe mos u bėni mohues."
    Ata i thanė: "O Hud, Ti nuk na solle asnjė provė bindėse, ndaj dhe ne nuk do t'i lėmė zotat tanė pėr shkak tė thėnies tėnde dhe nuk do tė tė besojmė.
    Ne mendojmė se disa nga zotat tanė tė kanė sjellė kėtė tė keqe (ēmendurinė)." Ai u tha: "Unė kam Allahun si dėshmitar; dėshmoni dhe ju se unė nuk kam asnjė lidhje me ata (idhuj) qė ju adhuroni nė vend tė Allahut. Ndaj thurni komplote kundėr meje dhe mos mė jepni afat.
    Unė mbėshtetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj! Ēdo gjė e gjallė i nėnshtrohet plotėsisht sundimit tė tij. Nuk ka dyshim qė Zoti im ėshtė i drejtė.
    Edhe nėse ktheni shpinėn, unė e kam shpallur mesazhin me tė cilin jam dėrguar te ju. Zoti im do tė bėjė qė njė popull tjetėr t'ju trashėgojė dhe ju nuk mund t'i bėni asnjė dėm. Me tė vėrtetė qė Zoti im ruan gjithēka.
    Kur erdhi vendimi Ynė, Ne me mėshirėn Tonė e shpėtuam Hudin bashkė me besimtarėt dhe i ruajtėm nga njė dėnim i rreptė.
    Kėshtu ishte Adi, i cili hodhi poshtė provat e Zotit tė tij dhe nuk iu bind tė dėrguarve, por ndoqi urdhrat e njerėzve kryelartė e kokėfortė.
    Ata u pėrcollėn me mallkim si nė kėtė botė ashtu dhe nė Ditėn e Kijametit. Populli i Adit e mohoi Zotin e tij. I mallkuar dhe i shkatėrruar qoftė Adi, populli i Hudit. (Hud: 50 - 60)

    Edhe populli i Adit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
    Kur vėllai i tyre, Hudi, u tha: "Pėrse nuk i frikėsoheni Allahut?
    Unė jam njė i dėrguar i besueshėm pėr ju.
    Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
    Unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė po ju transmetoj. Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua.
    Pėrse ndėrtoni ndėrtesa madhėshtore nė ēdo vend tė lartė, pa pasur nevojė?
    Pėrse ndėrtoni pėr vete pallate madhėshtore, a thua se do tė jetoni nė to pėrgjithmonė?
    Pėrse kur merrni diēka, pėrdorni forcėn dhe bėheni tiranė?
    Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
    Kini frikė Allahun, i Cili ju ka dhėnė tė gjitha tė mirat qė ju i dini.
    Ai ju ka dhėnė begati e fėmijė, kopshte e burime.
    Unė kam frikė pėr ju ndėshkimin e njė dite tė madhe."
    Ata i thanė: "Pak rėndėsi ka pėr ne nėse na kėshillon apo jo.
    Kjo kėshillė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pėrrallė e shpikur nga tė parėt.
    Ne kurrė nuk do tė ndėshkohemi."
    Kėshtu, ata e pėrgėnjeshtruan atė, ndaj dhe Ne i shkatėrruam. Me tė vėrtetė kjo ėshtė njė provė e qartė, megjithatė shumica e tyre nuk janė besimtarė.
    Zoti yt ėshtė me tė vėrtetė i plotfuqishėm dhe mėshirėplotė! (Esh-Shuara: 123 - 140)

    A nuk e ke parė se ē'bėri Zoti yt me Adin dhe me Iramin me shtylla tė larta? Si ata nuk ėshtė krijuar askush mė parė nė tokė? (El-Fexhr: 6 - 8)
    Pėrse ndėrtoni ndėrtesa madhėshtore nė ēdo vend tė lartė, pa pasur nevojė?
    Pėrse ndėrtoni pėr vete pallate madhėshtore, a thua se do tė jetoni nė to pėrgjithmonė? (Esh-Shuara: 128-129)


    Adi pėrgėnjeshtroi (Hudin), por si ishte ndėshkimi Im dhe paralajmėrimet e Mia?!
    Ne dėrguam kundėr tyre njė erė tė furishme nė njė ditė ogurzezė me fatkeqėsi tė pandėrprerė dhe ajo i flakte njerėzit si tė ishin trupa hurmash arabe tė shkulura. (El-Kamer: 18 - 20)

    Ndėrsa Adi u shkatėrrua nga njė erė e fortė dhe e vrullshme, tė cilėn Ai e dėrgoi mbi ta pėr shtatė net e tetė ditė pandėrprerė saqė mund t'i shihje njerėzit tė flakur si tė ishin trungje hurmash arabe tė rrėzuara. (El-Hakkah: 6 - 7)

    Pastaj, kur ata e panė atė si njė re tė dendur qė vinte drejt luginave tė tyre, thanė: "Kjo ėshtė njė re qė do tė na sjellė shi!" Jo! Pėrkundrazi, ai ėshtė dėnimi, pėr tė cilin ju kėrkuat tė shpejtohej! Njė erė qė sjell njė ndėshkim tė dhimbshėm! (El-Ahkaf: 24)

    "A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili i krijoi, ėshtė mė i fortė se ata nė fuqi dhe pushtet?" (Fusilet: 15)
    Monarku te treja shkrimet tu fshine nga une. Te lutem mos ngaterro forumet. E para e punes ne kete teme flitet per Atlantiden dhe e dyta allahun dhe kuranin apo gjera te tjera fetare mund ti diskutosh tek forumi per fene.
    Permbajuni temes dhe natyres se forumit.

    Faleminderit.

  10. #50
    “Cunami i harruar” pėrmbyti Shqipėrinė 8 mijė vjet mė parė

    04/12/2006

    Tetė mijė vjet mė parė njė valė kolosale prej 35 kilometrash kub llavė, gati njė e dhjeta e tė gjithė pėrbėrjes sė Etnės, u shkėput nga krahu lindor i vullkanit dhe u derdh nė detin Jon duke shkaktuar njė cunam, krahasuar me tė cilin ai i vitit 2004 nė juglindjen aziatike nuk ėshtė asgjė. Ndoshta ky ka qenė edhe cunami mė i madh qė prej shfaqjes sė njeriut nė Tokė dhe ka pėrfshirė mes tė gjithė zonės lindore tė Mesdheut edhe vendin tonė, Shqipėrinė. Nė dhjetė minutat gjatė tė cilave llava e nxehtė u derdh nė fundin e detit, u ngrit nė sipėrfaqen ujore njė dallgė e stėrmadhe nė formėn e njė amfiteatri qė arriti deri nė 50 metra. Mė pas dallga, duke udhėtuar me shpejtėsi mes 200 dhe 700 kilometrave nė orė (mė ngadalė nė zonat e cektinės dhe mė shpejt nė zonat me thellėsi tė madhe) ajo iu drejtua lindjes duke pėrfshirė me shumė shpejtėsi Siēilinė Lindore, Kalabrinė, Pulian, Shqipėrinė, Greqinė, Turqinė, Qipron, Sirinė, Izraelin dhe mė nė jug goditi Afrikėn Veriore, nga Tunizia deri nė Egjipt.

    Provat

    Provat e kėsaj katastrofe tė lashtė, qė shkatėrroi plotėsisht tė gjitha vendbanimet prehistorike tė Mesdheut lindor dhe verior janė zbuluar para pak kohėsh nga studiuesit e Institutit Kombėtare tė Gjeofizikės dhe Vullkanologjisė (INGV) nė Itali, falė njė sėrė projeksionesh nėn det dhe njė analize kompjuterike tė formės sė depozitimeve nėnujore. Studimi i sapopublikuar nė revistėn shumė prestigjoze shkencore ndėrkombėtare “Geophysical Research Letters” me titullin “Cunami i harruar” ėshtė financuar nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe paraqet njė kontribut tė rėndėsishėm pėr tė vlerėsuar rrezikun e tėrmeteve nėnėujore nė Mesdhe.

    Tėrmeti

    “Nuk dimė se cili ishte shkaku i kėsaj pėrmbytjeje gjigande; ndoshta njė shpėrthim mė i madh se zakonisht, ndoshta njė tėrmet i nėndheshėm”, shpjegon profesor Enzo Boschi, presidenti i Institutit Kombėtare tė Gjeofizikės dhe Vullkanologjisė dhe autor i studimit sė bashkė me gjeofizikantėt Maria Tereza Pareschi dhe Masimiliano Favalli. Fakti ėshtė se njė sasi shumė e madhe e llavės sė depozituar brenda Etnės qė ndodhet pėrballės Detit Jon precipitoi poshtė dhe pėrfundoi nė bregdetin pėrballė vullkanit dhe pjesa mė e madhe nė fund tė detit, nė njė sipėrfaqe prej 20 kilometra larg bregut. Provat e kėtij megacunami dhe tė epokės nė tė cilėn ai ndodhi janė mbledhur nė kėtė studim qė vėrteton se si fundi i Mesdheut ka tė depozituara sedimente tė tij. Nė majėn e Etnės, atė qė sot quhet Lugina e Boves ka njė tė ēarė tė madhe nė anėn e saj lindore qė ėshtė edhe shenja e kėtij shpėrthimi gjigand qė mė pas shkatėrroi bregdetin e mesdheut.

    Cunami i harruar

    Po pse flitet pėr njė cunam tė harruar? “Sepse gjurmėt nėn format e depozitimeve kaotike tė shkaktuara nga dallgėt e tėrmetit nėnujor nė bregun e Mesdheut sot nuk janė mė tė dukshme”, thekson autorja tjetėr e librit, profesoresha Maria Teresa Pareschi e katedrės sė Institutit Kombėtare tė Gjeofizikės dhe Vullkanologjisė nė Piza. Nė fakt, nė 8 mijė vitet e fundit, nivelit i detit ėshtė rritur gjithandej me disa metra pėr shkak tė uljes sė nivelit tė tokės. Ato qė nė atė kohė ishin vendbanime historike sot janė tė zhdukura nėn ujė. “Me qėllim rindėrtimin e pasojave tė kataklizmės, shpjegon Pareschi, ishin tė nevojshme dy lloj kėrkimesh: nga njėra anė njė fushatė e projektimeve sizmike, me tėrmete artificiale nėnujore tė kryera nė detin Jon pėrballės Etnės qė u ka mundėsur studiuesve tė rindėrtojnė profilin e shkatėrrimeve dhe krijimin e volumit tė materialit qė sot ėshtė nėn ujė”. Pikėrisht ky vėllim pėrkon me atė qė u shkėput nga mali, duke krijuar Luginėn e Boves. Nga ana tjetėr njė cunam i kryer nėpėrmjet kompjuterit, falė tė cilit ėshtė bėrė e mundur rikrijimi i modaliteve e tė katastrofės natyrore, ka arritur tė krijojė tė gjitha efektet e kėrkuara. Duke analizuar hartat barometrike, ato tė topografisė nėndetare, ėshtė arritur nė llojin e konfiguracionit tė pėrshkruar nga cunami kompjuterik.

    Rikrijimi

    Por, ja mė nė fund riprojektimi i “cunamit tė humbur”, apo tė harruar, njė rikrijim tredimensional me ngjyra qė studiuesit e ilustrojnė me imazhe qė shfaqen nė njė ekran gjigand nė laboratorėt e Institutit Kombėtar tė Gjeofizikės dhe Vullkanologjisė nė Romė. Kjo tregon nė radhė tė parė atė “murajė” uji qė pak minuta pas shpėrthimit u pėrplas nė bregun lindor tė Siēilisė, Katania, Sirakuzė, Mesinė, pa kaluar nė Tiren pėr shkak tė pengesės sė ngushticės. Pra pas njė ēerek ore, duke udhėtuar nė Jon, dallga e stėrmadhe arriti nė Kalabri, ku valėt arritėn lartėsinė 40 metra. Pas njė ore apo dy orėsh u prekėn edhe brigjet e Shqipėrisė dhe Greqisė qė u fundosėn 10-15 metra nėn ujė. Dy-tre orė mė vonė ishte radha e Libisė, Tunizinė dhe Egjipti pėr t’u pėrmbytur pasi kėto vende u pėrfshinė nga dallgėt e larta 8-13 metra. Tre ose katėr orė mė vonė, dallgėt mbėrritėn nė plazhet e Libanit, Izraelit dhe Sirisė, por kėsaj here nuk ishte aq tė fuqishme dhe kishin njė lartėsi vetėm 4 metra. Nė atė kohė, qytetėrimi neolitik ishte nė lulėzim tė plotė nė Mesopotami (zonėn mes Tigrit dhe Eufratit), ku shumė fshatra merreshin me agrikulturė dhe rritjen e kafshėve. Nė Lindjen e Afėrt dhe Afrikėn Veriore duhet tė ekzistojnė ende shumė vendbanime bregdetare qė u pėrmbytėn nga uji. Pikėrisht nė Izrael ka, sipas shkencėtarėve, dėshmi tė pėrmbytjes sė jashtėzakonshme nga cunami i madh dhe njė prej tyre ėshtė fshati neolitik i Atlit Yam-it qė ashtu siē rezulton edhe nga kėrkimet arkeologjike, u braktis menjėherė. Nė kėtė vend tashmė po kryhen kėrkimet paleoambientale.

    Santorini dhe Atlantida

    Studiuesit italianė thonė se rezultat i rėndėsishėm i kėrkimit tė tyre qėndron nė faktin se ėshtė vėrtetuar se disa depozitime tė nėnujshme nė Mesdheut Lindor qė mė parė i atribuoheshin njė shpėrthimi tė vullkanit Santorini nė Greqi, por qė nė fakt i pėrkasin shpėrthimit tė madh tė Etnės tetė mijė vjet mė parė. Dhe pse jo edhe vetė miti i Atlantidės, ishullit misterioz tė “gėlltitur” nga dallgėt pėr tė cilin na flet Platoni, mund tė ketė lindur pikėrisht nga megacunami i shkaktuar nga Etna. Hapi tjetėr qė synojnė tė kryejnė shkencėtarėt e Institutit Kombėtar tė Gjeofizikės dhe Vullkanologjisė ėshtė verifikimi i periodicitetit tė shpėrthimit tė llavės sė Etnės qė mund tė shkaktojė tėrmete tė tjera nėnujore. “Kėrkimi pėr gjurmėt nė formėn e depozitave tė veēanta tokėsore dhe nėnujore ėshtė hapur tashmė. “Me qėllimin e tė qenit tė vetėdijshėm pėr rreziqet qė na kanosen, ne mund tė punojnė pėr marrjen e masave mbrojtėse dhe parandalimin e tragjedive tė mėdha”, thekson profesor Boschi.

    Gazeta Shqiptare

  11. #51
    Shume interesante kjo Qazim. Kete numrin 8 mije vjet me pare e gjej shpesh dhe kohet e fundit po lexoja dicka per ndryshimin e aksit te Tokes dhe me terhoqi vemendjen nje koment i Oppenheimer per permbytjen. Edhe ai mbeshteste fuqimishem faktin se 8 mije vjet me pare ka ndodhur nje katastrofe e tille ne Adriaktik, Mesdhe etj dhe qe ka qene e menjehershme. Madje sipas tij kjo u shkaktua nga shkrirja e fundit e akujve ose sic njihet ndryshe The Last Ice Cap Meltdown.
    Por une i qendroj mendimit qe permbytja ska qene vetem nje dhe perpara kesaj ka patur mbase dhe 2 te tjera. Dua te hap nje teme tek nenforumi i arkeologjise per kete pune dhe e diskutojme aty gjere e gjate.

  12. #52
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Pershendetje Darius. Ne mos gaboj ty beson se Atlantis eshte ne Bimini; atehere lexoje kete shpjegimin qe jep ky gjeologu per krijimin e gureve ne bimini.

    BIMINI

  13. #53
    E kam lexuar disa kohe me pare nikas . Po nga Skeptical Inquirer magazine nuk pres me mire dhe sidomos per Philip J. Klass nuk kam as simpatine me te madhe sepse eshte shume manipulator. Opozicioni i tyre me i madh qendron ne faktin e burimit te informacionit ose me sakte te parashikimit nga Edgar Cayce dhe jo me faktin vete. Pastaj paraqitja e fakteve shkencore nuk me habit aspak. Eshte e njejta tabllo qe gjejme me Sfinksin dhe vjetersine e tij. Fatkeqesia eshte dualitet dhe pamjaftueshmeria konstante e proves se pakundershtueshme shkencore. Kjo e fundit vazhdon te mbetet gjithmone e diskutueshme.

    Citim Postuar mė parė nga nikas
    Ne mos gaboj ty beson se Atlantis eshte ne Bimini
    Kjo nuk eshte teresisht korrekte. Nuk besoj qe eshte ne Bimini por njeri nga vendet ku e "kerkoj" eshte dhe Bimini (kur them Bimini kam parasysh komplet Karaibet). Kane qene disa faktore qe me kane shtyre ta marr Biminin ne konsiderate dhe kjo vjen nga ngjashmeria e madhe e strukturave megalitike me ato te Olmeceve dhe vete Tiahuanacos. Por sic e thashe Bimini eshte vetem njeri nga vendet. Se ve ne dyshim qe do kesh studiuar mjaftueshem per kete ceshtje por nese nuk e ke lexuar atehere do te te sugjeroja Frank Joseph. Eshte njeri nga njohesit me te mire te kulturave te lashta te Paqesorit dhe ka bere disa studime shume serioze ne lidhje me Atlantiden. Lexoje sepse ja vlen.

    Persa i perket Biminit kontroversiteti eshte shume i madh dhe tabloja eshte e njejte me ate qe shfaqet ne cdo fushe te arkeologjise. Nga njera ane arkeologet guximtare dhe ata open minded dhe nga ana tjeter "stoiket" e akademive dhe te instituteve qe nuk e leshojne istikamin e vjetersise se civilizimit njerezor 5 mije vjecar. Sa per artikullin e 2004 qe me tregove po te jap nje tjeter nga
    Alternate Perception Magazine, Issue #100, Prill 2006:

    Bimini Controversy—The Shinn-McKusick Hoax—The controversy at Bimini began in 1968 with the discovery of the underwater Bimini Road and the immediate assertion that it was a portion of Atlantis. In 1940, the famous psychic, Edgar Cayce, predicted that a portion of Atlantis would be found near Bimini in 1968 and 1969. Other Cayce predictions related that temple ruins were underwater near Bimini, so many people immediately asserted that 1968 discovery was confirmation of Cayce’s predictions.

    After the discovery of the site, a series of papers by four geologists asserted that the formation was simply natural limestone. They alleged that the massive blocks rested on the bottom or sand, that there were no multiple tiers anywhere on the formation, no cuts or tool marks were on the stones, and that no human artifacts whatsoever were there. All of these assertions were shown to be false in the May 2005 expedition. The Shinn-McKusick Hoax, which has been fully detailed in an earlier report, is comprised of two parts.

    The Shinn-McKusick Hoax—Part 1. One of the early skeptical “geologists,” Eugene Shinn, alleges he performed 17 cores on Bimini Road stones in 1977. Shinn has presented his alleged results on these cores in several articles as well as at numerous geological meetings. For example, in a 2004 Skeptical Inquirer article Shinn, who held a bachelor’s degree in biology, related that all 17 of his cores at Bimini “tilted toward deep water” proving that the stones were still in their natural position (unmoved). In 1980, Shinn and archaeologist Marshall McKusick described Shinn’s 1978 results from Bimini in a Nature article stating: “Two areas of the formation were studied, and both show slope and uniform particle size, bedding planes and constant dip direction from one block to the next.” (p. 287) These two brief quotes are utilized by the skeptics as their “evidence” that the Bimini formation is natural beachrock resting in place. To my knowledge, geologists and archaeologists have almost universally accepted this as the “factual” bottom-line to Bimini. These baseless and brief claims by Shinn and McKusick are parroted by countless people who have never investigated the site nor actually read the published results.

    The results presented in the Nature and Skeptical Inquirer articles are hoaxes, misrepresentations, or outright fabrications of Shinn’s actual 1978 results. Since Shinn’s 1978 article is difficult to find.

    In his 1978 article, Shinn explained that he did two separate sets of cores at two different sites on the Bimini Road. He wrote, “The purpose of this was to determine if the bedding in all the blocks dips uniformly toward the sea (to the west of Bimini). If it does, then it is highly unlikely that the blocks had ever been transported.”

    One area on the site had 8 cores performed and the other area had 9 cores. Shinn’s article reported that at the site with eight cores: “Beach bedding was not readily visible in these cores É” Thus, none of these 8 cores dipped toward deep water. In his results on the area with 9 cores, Shinn simply reported that “many” of these nine cores were horizontal while the others dipped toward deep water.

    Summary of Shinn’s Core Findings. Results from Shinn’s 17 cores showed that one set of eight (8) had no internal bedding planes and no dip whatsoever. Of the other 9 cores, he related that “many were horizontal” (flat, not dipping). Thus, it is likely that at least 13 of 17 cores (or 76.5 percent) showed no dip toward deep water while 23.5 percent or less actually dipped toward deep water. Shinn’s actual published findings discredit the natural beachrock hypothesis he puts forth as a fact. His actual results also contradict what he published in 2004 as well as with McKusick in 1980.

    The Shinn-McKusick Hoax—Part 2. In 1968 and 1969 several areas were discovered near the Bimini Road site where long, cylindrical columns were present on the bottom—at least 70 such columns were found according to reports. An early researcher at Bimini, Wyman Harrison, reported that 30 of the columns were investigated. Two of the columns were found to be fluted marble.The others were a type of old cement related to over burnt limekilns. Harrison’s results were published by Nature in 1971 and included details on the marble columns.

    In his 2004 Skeptical Inquirer article, Shinn stated that all the columns found at Bimini were “Portland cement” referencing Harrison (1971) as his source. This is a complete fabrication of Harrison’s results by Shinn. In McKusick and Shinn’s 1980 Nature article, they stated, “some submarine structures described as pillars were hardened concrete originally stored in wooden barrels and dumped overboard in recent times at the harbor entrance.” They didn’t mention the marble columns at all and failed to mention that the idea the cement columns were from barrels dumped in recent times was wild speculation without any basis in fact. In McKusick’s 1984 article discussing Bimini, all he wrote about the cylinders was, “temple pillars are merely hardened cement in discarded barrels.” McKusick’s assertion about the cement columns was a fabrication. There was no evidence whatsoever indicating that wooden barrels were present and the fact that marble columns were also found is simply unacknowledged.

    One of the most interesting aspects of the Shinn McKusick Hoax is that it appears to have the active support of the US Geological Survey, mainstream geologists, and certainly academic archaeologists. Many scientists have apparently either been duped by secondary sources, simply accepted the skeptical viewpoint because that’s what they want to believe, or actively supported the hoax.

    Significance of the Shinn-McKusick Hoax—Skeptics have gone to great lengths to present fabricated and misleading results to lead to the conclusion that the Bimini formation is completely natural and that anything found there that seems “out-of-place” (such as marble columns) doesn’t exist. The results obtained and published by Shinn in 1978 didn’t match the findings skeptics wanted. The presence of the marble columns presented a huge problem that was simply handled by pretending they didn’t exist. The reasons for this are partly psychological in nature and will be the subject of another paper. The hoax is partly related to a desire to counter what some people saw as fantastic claims about Atlantis. Yet, the Bimini formation does have stone circles, stone anchors, marble columns, marble under massive stones, cut slabs of stone, human artifacts, and is identical in appearance and construction to a host of ancient Mediterranean harbors.

    As a curious aside to this background, Edgar Cayce’s psychic readings—the flashpoint of the controversy—related that 120,000 gold coins were hidden at Bimini. Cayce also related that a large vein of gold was present at Bimini at the entrance point between North and South Bimini. Considerable effort has been made over the years to find the gold coins and the buried vein of gold.

    The net result is that serious archaeological research at Bimini has been virtually nonexistent with a few notable exceptions. As the results detailed in this paper show, the Bimini formation was an ancient harbor. Furthermore, evidence of a sophisticated maritime culture in the prehistoric Bahamas region has been verified and validated. As the years pass, the Bimini Hoax is destined to become one of the major embarassments of the US Geological Survey, the skeptics who have failed to be honest and rigorous, and mainstream American archaeology.

    Kjo eshte panorama me e qarte sesi mund ti kundervihen njera tjetres provat shkencore dhe si mund te behet interpretimi i tyre (shtoji kesaj dhe faktin e mjerueshem te perpetrated hoax). Nuk merrem fare me Edgar Cayce apo te tjere te llojit te tij (ndonese rastesia e solli qe ky fakt u permend edhe prej Cayce). Shume nga ata qe kane predispoziten qe te nisin nje kerkim nga pozicioni i skeptikut kane nje tendence te gabuar per te mohuar cdo burim te mundshem dhe te vendosin apriori se kush eshte ai qe meriton vemendje. Une jam totalisht kunder ketij parimi. Fatkeqesisht kjo eshte me e theksuar sidomos ne ambjentet akademike. E provova e kurrizin tim kur u perpoqa te perdorja tezat e Velikovskit per nje teze te caktuar dhe vetem permendja e emrit te tij shkaktoi irritim. Qe mos e zgjas me detaje pa rendesi burimi i informacionit te mesiperm eshte KETU.
    Mund ta lexosh me te plote dhe me foto si dhe me detaje me te shumta. Eshte thjesht nje grimce per te dhene me te qarte idene time per manipulimin qe ekziston sot.

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Aerial
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    81
    Shume mbreselenese fotografite, Darius. Edhe me inkurajues idea e eksisitimit te nje extra civilizimi parahistorik... po me thuaj ne baze te cilave te dhena jane krijuar ato imazhe artistike?

  15. #55
    Fotot sic e vure re jane thjesht artistike. Ato jane ndertuar ne baze te miteve, legjendave apo fjaleve te shkeputura aty ketu qe i referohen Atlantides. Ne kete teme e kam shkruar te qarte qe nuk ka qene Platoni burimi i vetem i informacionit mbi Atlantiden. Ka patur edhe me te hershem, ka patur edhe me te vonet. Madje nje reference per kete toke te mbytur e gjejme dhe tek kollona me mbishkrime qe ndodhet ne te djathte te Sfinksit. Disa gjera jane te shtuara neper foto dhe i perkasin thjesht teorive te ngritura me pas, te bazuara keto ne theniet e Elena Blavatskyt, Edgar Cayce, Andrew Collins etj si dhe te kontaktuareve. Pra nje perzjerje e legjendave, miteve, teksteve te lashta dhe misticizmit e paranormales.

    Qellimi i vendosjes se tyre nga ana ime ka thjesht efekt ilustrues dhe jo faktues.

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95
    Darius ku jane gjendur keto piktura, vizione,kush i ka bere?

  17. #57
    shpresa me ke bere nje pyetje qe mund te haje ore te tera si kohe per tu pergjigjur

    Nuk jane foto por grafika te krijuara artistikisht. Nuk jane gjetur ne asnje vend (megjithese ne disa rrenoja azteke, maja dhe mizteke ka imazhe te turbullta qe ngjasojne me keto dhe qe i referohen nje toke nga te cilat kulturat e mesiperme pretendojne se kane ardhur. Ata e quajne atdheun e tyre te origjines, Aztlan). Ne pergjigjen e mesiperme e kam specifikuar burimin se ku jane bazuar keto grafika. E perseris qe nuk kane aspak vlere faktike por vetem ilustruese.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e gojanidz
    Anėtarėsuar
    24-06-2008
    Postime
    20
    Darius mora vesh se ishin gjetur rrenojat e antlantit nepermjet google ocean ishte ne nje te perditshme shqiptare .Nuk e di sa ke marre vesh por atje dukej shume qarte dhe tregonte se ishte afer ishujve kanarie .

  19. #59
    Nuk eshte gjetur gje. Jane pare disa vija paralele dhe kane nje mendim se mos eshte Atlantida po asgje e provuar. Thjesht teori, nje nga te shumtat. Lajmin e ke ketu: http://www.forumishqiptar.com/showth...=69710&page=19

  20. #60
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Nuk eshte gjetur gje. Jane pare disa vija paralele dhe kane nje mendim se mos eshte Atlantida po asgje e provuar. Thjesht teori, nje nga te shumtat. Lajmin e ke ketu: http://www.forumishqiptar.com/showth...=69710&page=19
    Vetė Google mė duket se e demantoi kėtė lajm, duke spjeguar pėrmes njė komunikate se vijat paralele ishin shkaktuar nga aparatura e fotografimit nė lėvizje.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. 25 maj- dita boterore e femijeve te zhdukur
    Nga hope31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 04:42
  3. Zhduket nė sheshin e trageteve gruaja e pronarit tė "Bruno"
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-08-2005, 04:42
  4. Misteri i Priftėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 04:15
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-07-2003, 02:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •