Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 55
  1. #21
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Grupi i Perendimit te Mesem nuk ruhet kultura,as qyteterimi nder shekuj nga shtete alabake dhe tallashi si shumica e arabeve,apo grekeve dhe kjo lumezeza qeveria e shteti yne.
    Ku jane sot gjithe veprat antike te Butrinitit,Apollonise dhe Bylisit,shperndare neper Greqi dhe Evrope per pese dhrahmi dhe 10 Euro.
    Njerezia andej ben c'eshte e mundur te iki prej mizerjes e ti zbardhen ditet e mbetyra duke punuar dhe jetuar ne Perendim.
    Ata qe pretendojne se sollen politizimin e kesaj bote sot rrojne akoma me kandila dhe qirinj,dhe kur bota perendimore ka shkuar ne Hene dhe shkenca perparon drejt kufijve te pa imagjinuara ,ata ngrohin menderet ne diell,te prapambetur dhe ne mjerim.
    Po te kthesh shume veshtrimin mbrapa,ne nje bote qe evolon me shpejtesi marramendese,do shikosh vec germadha lashtesie,dhe po vazhdove te mos jetosh me te sotmen,por ti thuresh lavde se kaluares atehere ngelesh adhurues piramidash ndac ato te Egjiptit,te Sales a Sadamit.................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Ketu po degjoj cudira, arabet na dilkan pasardhes dhe trashegimtare te babilonasve, egjiptasve te lashte etj.

    Tashti meqenese arabet jane nje rrace, nuk ka si te jene trashegimtare te disa popujve krejt te ndryshem, sumere, babilonas, egjyptiane, fenikas bile edhe hebrej si tha dikush ketu

    Me kete logjike edhe serbet duhet te pretendojne trashegimine ilire te atyre vendeve dhe po ashtu turqit osmane qe erdhen nga mongolia te quajne veten sternipat e Priamit te trojes se lashte?

    Hajde mendje, hajde....

  3. #23
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Irfan
    Projektim Amerikan eshte i perpiluar nga Hebrenjet,çifutet.....
    Per krijimin e shtetit çifut qe perfshiin palestine ,nje pjes te Egjiptit,ky eshte shteti qe ekerkojne çifutet.
    Çifutet jna populli me i ndytur ne bote....
    Jetoj mes tyre dhe punoj dita dites me ta. Nuk verej esgje speciale tek ta, por duhet te pranohet se si popull jane dicka te posacem. Pse e thon kete? Shih pak arritjet ne shkence ne shekullin e kaluar. Ajnshtajni dhe Frojdi te dy ishin cifute.

    Influenca cufute ne SHBA eshte shume e madhe, por ky shtet drejtohet nga Anglosaksonet. Jane te pasur dhe shume te lidhur, por ti quajsh popull i ndyre me duket pak alla-fashiste.

    Mendoj se do te ishte me rendesi te Lexohet "Clash of Civilizations" nga Samuel Huntington per te gjith ata qe duan te diskutojne ndryshimet mes civilizimeve.

    Me ne fund, Arabet kane stagnur me shekuj pas botes perendimore, e mund te thohet edhe pas lindjes se larget (kam fjalen per Japonine dhe Korene). Nuk e kuptoj per se egzistenca e Izraelit eshte me shume problematike per Arabet se sa mungesa e lirise dhe perspektives per nje jete normale.

  4. #24
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Amerika do i mesoje shkrim e kendim Arabise
    Kur Arabet kishin universitet ne Evrope mbizoteronte nje injorance masive dhe nje periudhe gotike barbare qe nuk eshte pare ndonjehere ne njerezim. Ajo periudhe nuk eshte zhdukur, vecse eshte reformuar nga "rilindja" europiane.

    Nje fotografi te fundit qe pashe qe Princi Henry me swastiken naziste. Siduket po pergatiteshe per karnevalet para kohes !
    Cyclo, postimet tua i lexoj me kenaqesi por kesaj here me duket se ja teprove. Kjo teme eshte kryesisht per gjendjen aktuale te botes arabe dhe strategjise politike Amerikane per kete rajon shume me randesi .

    Don apo s'don Amerika dominon boten ne shkence, ekonomi, teknologji dhe organizim ushtarak. Prandaj e gjith bota dergon studente ne specializime te ndryshme ketu e jo ne ndonje qytet ne boten arabe.

    Me sa e di une univerzitetet e para ne kuptimin e univerzitetit modern jane krijuar ne europe e jo ne Arabi.

  5. #25
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Nese do ta kishte degjuar melodine e kesaj cyrleje Einsteini,Newtoni,Spielbergu etj..
    E kam degjuar shume here se eshte cifut por kur e thone nisen vetem nga emri i pare. Per sqarim, Isac NEWTON vetem emrin ka hebraik, sepse eshte 100% ANGLEZ ..


    Influenca cufute ne SHBA eshte shume e madhe, por ky shtet drejtohet nga Anglosaksonet.
    Vertet?! Vetem rasti i USS LIBERTY te jep tjeter pershtypje..

  6. #26
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    R2T je gabim. Ato jane marre me pelqimin e ndokujt qe kishte qef ti shiste, sic eshte bere dhe ne shqiperi, por ato jane assete kombetare dhe jo assete angleze. Nese ti e shkaterron nje shtet, dhe pastaj njerezit ne varferi shesin pasurite e tyre, kjo nuk eshte "konsensus" eshte vjedhje.

    Anglia akoma nuk i jep Grekut statujat e Akropolit, dhe motivacioni eshte se "nuk je i afte t'i ruash" lere pastaj me egjiptin se sa eshte vjedhur nga fuqite. Te kishin mundesi edhe piramidad i kishin c'rrenjosur dhe i kishin sjelle ne londer.

    Argumenti i pare anglez per mermeret greke jam dakort me ty, nuk rikthehen sepse greket nuk kane kushtet per ti ruajtur, POR ....POR argumentimi me kryesor eshte se ato mermeri, lordit Elgjin IU SHITEN nga SULTANI ne kohen kur turqit kishin pushtuar Greqine!
    Te rikujtoj se dhe nje pjese e monumenteve qe paraqisin KULTUREN tone te lashta dhe dokumenta te HISTORISE sone iu jane shitur austriakeve nga TURQIT!

    Sa per vjedhjen e literatures se lashte greke dhe arabizimin e saj eshte fakt historik dhe i pamohueshem!

    Sa per "shkencen" e Kuranit se Toka na paska qene e rrumbullaket, nje nga greket e lashte i quajtur Ptolem ( Ptolemis) e ka shkrujt 1000 vjet para se te shkruhej vete Kurani se Toka ishte e rrumbullaket , madje kishte llogaritur dhe perimetrin e saj me nje gabim te vogel prej disa qindra kilometrash!
    "Who is John Galt?"

  7. #27
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Traboini,
    Amerika dominon boten nuk e ven njeri ne dyshim kete gje. Problemi eshte qe nuk behet sic thote Condolezza Rice, qe te heqim ca rreshta te dhunshem nga Kurani. Kurani nuk eshte Bibel, qe u mblodhen ne Nice nje grup prifterinjsh e rane dakort nen Konstantinin se cfare te fusnin ne tekstin e shenjte, qe u be dhe 49 a 59 vjet me vone se vet keshilli ne mos gabohem. Kurani ka tjeter karakter, jo vetem se eshte nje nga librat me recente fetare, por sepse nga konstrukti ka me shume llogjike persa i perket rrjedhes se ngjarjeve. Nese nuk do te kishte, nuk do kishte ngurruar bota perendimore dhe skolasticizmi europiano-amerikan te bente sallate si fe, por kushdo qe e ka studiuar e ka pelqyer, dhe normalisht qe ka denuar ekstremizmat, qe nuk jane prodokt i fese, por i varferise.


    Toro,
    ja dhe nje pasazh per ty se kush shiste dhe pse shiste.

    "Pastaj benim nje xhiro te bukur neper qytet, po te ishte mot i keq, i shkonim per vizite nje mikut tone prej Shkodre, zotit Dode Moza, qe e kishte nje zyre ne Tergesteum. Ai ishte nje burre shtatmadh, mbi te shtatedhjetat, por ende shume i forte. Edhe ne te pame, me ate veshjen popullore shkodrane dhe cibukun e gjate ne dore, ai dukej madheshtor. Shtepia e tij ishte nje muze i vertete antikitetesh shume te bukura, qe ai i mblidhte ne Shqiperi dhe i shiste ne Trieste. Tek ai kam pare une prodhimet me te rralla, me te cmueshme dhe me te bukura te artit te vjeter popullor shqiptar, te blera dhe te nxjerra jashte nga tregtaret shites ne periudhen e dekadences. Kur sheh Shqiperine dhe shqiptaret sot, cuditesh dhe e ke te veshtire ta parafytyrosh si edhe ku jane krijuar keto relike te cmuara. Mjerimi ne te cilin jetoi populli shqtar ne periudhen e dekadences, paaftesia per te kuptuar artin dhe bukurine qe haset dhe ne shtresat e kamura, nuk te japin dore te hamendesosh se ne kohen e regjimit feudal osman ky popull ka qene njeri nga me artdashesit, nga me te kamurit dhe me fisniket e gjithe Lindjes se Aferme dhe se rikonstruktimi i mevonshem i rendit te tij jetesor, administrativ dhe shoqeror shndrroi ate fillimisht ne nje tufe lypesish dhe mandej ne nej "mishmash" gjysme te arsimuarish dhe injorantesh kokegdhenj"

    Nga : Eqrem bej Vlora
    Kujtime Volumi 1
    Faqe 66-67

    =========
    Kam hapur diku nje teme me mrekullite shqiptare ne MET NY. Te gjitha jane marre nga shqiperia ose me ndermjetes diku ne Itali apo ne vende te tjera. Dhurues per me te shumten e rasteve ka qene JP Morgan. Megjithate nuk permendet si art shqiptar, por si art "AVAR". Rraca avare, eshte rraca aktuale kroate, e cila kerkon te jete dhe ajo Ilire me zorr, megjithate ne kuader te shtremberimit na quajne ne Avar, dhe artin tone Avar, dhe zonen nga vjen si lindore e larget. Ne shqiperi ka mbetur dhe nje forme tjeter arti pervec ati tejet te lashte qe po zbulohet e zhduket sitematikisht, eshte arti bizantin i kishave, qe siduket ne 2 muajt e fundit jane grabitur 13 kisha. Me kete ritem dhe ai art do marri arratine per tek fqinjet. Mire ja ka taksur ketu e 50 vjet me pare Eqremi si injorante e kokgdhe shqiptareve. Kjo eshte dhe varferia dhe jo turku apo bin ladeni apo me the e te thashe. Kafshate qe s'kaperdihet eshte mjerimi thoshte Migjeni.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #28
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Po te kthesh shume veshtrimin mbrapa,ne nje bote qe evolon me shpejtesi marramendese,do shikosh vec germadha lashtesie
    Po SHBA qe shikon shume perpara, vetem germadha nuk po mbjell?




    Kush njeh nje operacion te SHBAs ne lindjen e mesme i cili i solli perfitim Amerikaneve (dmth. kishte sukses nga organizimi,arritja e qellimit dhe nga rezultatet) do i lutesha shume te na i tregoje!

    Ju mendoni se SHBA nuk ben gabime, por vet gjendja ne Lindjen e Mesme sot tregon se SHBA ben gabime trashanike nga te cilat eshte veshtire te dali e palagur.

  9. #29
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Deep_Purple, muzeumet e Londres dhe shume muzeume ne pergjithesi sot, nuk mbajne asnje atifakt pa autorizimin e shtetit perkates. Shume artifakte qe shfaqet ne keto muzeume eshte ose dhurate e shtetit Egjptjan, ose e dhene hua, ose e mare me pelqimin e Egjiptit. Gjithashtu pas viteve 60 nje pjese e madhe eshte kthyer ne Egjipt me kerkesen e tyre. Ti nuk te pashe te flisje asnje fjale kunder atyre Egjiptjaneve qe vodhen varret e te pareve te tyre e shkateruan mijra e mijra artifakte, i shiten per 3 leke, duke shkateruar gjithe historine e tyre. E nderkohe po u kerkon llogari Anglezeve, qe me se qarti i kane mbajtur ne menyre shume here me te perkryer, i shfaqin qarte si Egjiptjane e jo angleze, i kane gjetur nga ekspedita Angleze me lejen e qeverise Egjiptjane dhe po mbahen me lejen e kesaj qeverie. Nderi eshte i dyfishte, sepse po keto sende qe shfaqen ne ate muze, nese do qendronin ne Egjipt nuk i dihet se cfare te ardhmeje do kishin.

    Per sa i perket temes:


    Po te besh llogarite do te shofesh se Lindja e Mesme prodhon 60% jo 80% te naftes se konsumuar.
    1. Saudi Arabia 8,680 thousand barrels / day
    2. United States 7,698 thousand barrels / day
    3. Russia 7,698 thousand barrels / day
    4. Mexico 3,585 thousand barrels / day
    5. China 3,387 thousand barrels / day
    6. Iran 3,366 thousand barrels / day
    7. Norway 3,330 thousand barrels / day
    8. Venezuela 2,942 thousand barrels / day
    9. Canada 2,880 thousand barrels / day
    10. United Kingdom 2,463 thousand barrels / day
    11. United Arab Emirates 2,270 thousand barrels / day
    12. Iraq 2030 thousand barrels / day
    13. Nigeria 2013 thousand barrels / day
    14. Kuwait 1871 thousand barrels / day
    15. Algeria 1659 thousand barrels / day
    16. Brazil 1500 thousand barrels / day
    17. Libya 1376 thousand barrels / day
    18. Indonesia 1278 thousand barrels / day
    19. Kazakhstan 989 thousand barrels / day
    20. Angola 905 thousand barrels / day
    21. Oman 902 thousand barrels / day
    22. Malaysia 833 thousand barrels / day
    23. Argentina 800 thousand barrels / day
    24. India 793 thousand barrels / day
    25. Qatar 755 thousand barrels / day


    Bota e civilizuar ben pa lindjen e Mesme. Lindja e mesme nuk ben dot pa civilizuar. Mund te genjesh veten me rendesine e naftes, por rikujto se lindja e mesme nuk eshte e vetmja qe prodhon nafte. Anasjelltas Lindja e Mesme nuk mbijeton dot pa shitur Nafte.
    Keshtu mos u lodh t'ja ledhesh kaq shpejt fajin Amerikes per cdo gje ne lindjen e mesme. Po mos u interesonte Amerika kaq shume vendeve te Lindjes, e dime te gjithe se cfare relatash do kishin sot. Armiku numer 1 i Lindjes se mesme, eshte njekohesisht jetedhenesi numer 1 i Lindjes se mesme.
    R2T mos kujto se nafta amerikane ka te njeten kosto dhe cilesi me naften e irakut dhe lindjes se mesem.Nafta e lindjes se mesme shquhet per cilesite e saj shume te mira per shkak te terrenit renor kurse nafta amerikane ka brenda saj shume perqindje gelqereje e cila veshtirson djegjen.Nafta e lindjes se mesme eshte me prane siperfaqes dhe kostoja e saj eshte shume me e lire se nafta amerikane.Pikerisht prandaj amerika nuk i shfrytezon naften e saj .

    Sa per qytetrimet qe beni dialog ju mos harroni se berati eshte qytet me i lashte se vete londra ose njew yorku .Megjithate qyteterimet zevendesohen dhe i lancojne vendin njeri tjetrit gjate gjithe kohes se historise.

    Projekti amerikan per lindjen e mesme perfshin dhe ushtaret e saj qe po vriten ne irak .

    -Shkarkoje-

    Trajtimi i ushtareve amerikane nga komanda e tyre

    Gjithesesi ky projekt do kete deshtimet e tij sipas gjithe analisteve europiane.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga ORIONI
    R2T mos kujto se nafta amerikane ka te njeten kosto dhe cilesi me naften e irakut dhe lindjes se mesem.Nafta e lindjes se mesme shquhet per cilesite e saj shume te mira per shkak te terrenit renor kurse nafta amerikane ka brenda saj shume perqindje gelqereje e cila veshtirson djegjen.Nafta e lindjes se mesme eshte me prane siperfaqes dhe kostoja e saj eshte shume me e lire se nafta amerikane.Pikerisht prandaj amerika nuk i shfrytezon naften e saj .
    Sic e shef nga postimet e mia, une nuk pergjigjem apo hedh idera pa te dhene prova. Rezervat e naftes i mbeshteta me fakte. Nese kostoja e prodhimit te naftes ne LIndjen e Mesme eshte em e ulet do beje mire te jepje disa fakte nga burime asnjanese. Ki parasysh, qe vetem transporti nga Lindja e Mesme ne Amerike, ja rrit cmimin naftes me $8-10 per fuci. Pastrimi i naftes, i cfaredo lloi qofte ky nuk e harrin kurre kete shifer.

    Megjithate arsyeja pse Amerika dhe e gjithe bota e zhvilluar perdorin naften e Lindjes se meseme nuk eshte cilesia e saj por Asnje shtet largpames me plane afatgjata nuk do perdorte rezervat e tij te naftes, kur mund te perdorte fare mire rezervat e dikujt tjeter Nafta nuk ka cmim. Dollari apo Euro eshte cope letre, prodhohet dhe neser, por Nafta eshte mineral i kufizuar. Duhen miljona vite per te prodhuar nafte. Pra burimet jane keto qe jane,nje dite do shterojne. Qe do te thote se vlera e naftes sot eshte shume shume shume here me pak se vlera qe do kete pas 100 apo 200 vitesh. Duke qene se eshte mineral i pazevendesueshem/ i pa-riprodhueshem nuk ka cmim qe ta barazoje. E sipas kesaj ideje, vetem ata qe nuk "dine se cfare kane" e nxjerin naften pa kriter. Keta 'te humbur" po germojne vete varrin e vendit te tyre. Kur e vetmja gje qe keto vende kane eshte nafta, me shterimin e saj do marin fund si kombe.

    Qytetrimet qe beni dialog ju mos harroni se berati eshte qytet me i lashte se vete londra ose njew yorku .Megjithate qyteterimet zevendesohen dhe i lancojne vendin njeri tjetrit gjate gjithe kohes se historise.
    Nganjehere i them vetes "fali Zot se nuk dine se c'thone". Po mire mor zoti Orion keto teorite e tua i kontrollon para se ti biesh ne forum, apo jane si teorite e Pitagores, pranohen per fakt pa u bazuar ne evidence. Londra, per informacionin tend (qe te mos diskretitohesh me ne publik) eshte qytet qe mendohet te jete krijuar rreth shekullit te 50 para eres sone. Domethene 70 shekuj qytet. Megjithese me Beratin krenohemi te gjithe, kur ne Londer hidheshin themelet, ne Berat mbreteronin mamuthet.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  11. #31
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    [QUOTE=Cyclotomic]Traboini,
    Amerika dominon boten nuk e ven njeri ne dyshim kete gje. Problemi eshte qe nuk behet sic thote Condolezza Rice, qe te heqim ca rreshta te dhunshem nga Kurani. Kurani nuk eshte Bibel, qe u mblodhen ne Nice nje grup prifterinjsh e rane dakort nen Konstantinin se cfare te fusnin ne tekstin e shenjte, qe u be dhe 49 a 59 vjet me vone se vet keshilli ne mos gabohem. Kurani ka tjeter karakter, jo vetem se eshte nje nga librat me recente fetare, por sepse nga konstrukti ka me shume llogjike persa i perket rrjedhes se ngjarjeve. Nese nuk do te kishte, nuk do kishte ngurruar bota perendimore dhe skolasticizmi europiano-amerikan te bente sallate si fe, por kushdo qe e ka studiuar e ka pelqyer, dhe normalisht qe ka denuar ekstremizmat, qe nuk jane prodokt i fese, por i varferise.


    Cyclo, flm per pergjegje!

    Une ndoshta edhe jam nen impresionin e librit te Huntingtonit keto dite, por sa me shume qe mendoj per keto probleme vij te konkluzioni se nuk ka menyre pajtimi mes qytetrimit perendimor edhe atij islamik. Fatkeqesisht lufta do te vazhdoj.

    Une nuk kam dituri te thella ne lamine e fese, prandaj edhe te hyj ne thelbin e shkrimeve biblike apo kuranore eshte absurd, prandaj po rri jashte kasaj teme.

    Mendoj se eshte fakt i jetes, se kultura judeo-kristjane (sic e quajne ) ka ngadhenjye ne pikpamje organizimit shoqeror, kulturor, edukativ, artistik si dhe ne lamin e te drejtave te njeriut. Dominimin e kultures perendimore nuk mund te mohohet. sa ka vete feja e krishtere me kete eshte per diskutim dhe aq sa njerez te pytesh aq edhe mendime do te degjosh.

    Te fala, Traboini.......

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17
    He, e gjetet cili qyteterim eshte me i lavdishem se tjetri? He mo ju lumte, ju nuk i keni per gje problemet e sotme te botes, aty i zgjidhni sa hap e mbyll syte, tani keni zene te diskutoni qyteterimet, diskutime qe vetem shume pak njerez kane njohurite e mjaftueshme per ti bere.

    Kur ju pyesin, nuk ju pyesin si ishe, por si je? Dhe po ti hedhesh nje sy Lindjes se Mesme sot atje do te gjesh dy produktet me te medha te ketij qyteterimi sot per sot:

    1. Numrin me te larte te lindjeve ne gjithe rruzullin tokesor.
    2. Varferine dhe analfabetizmin me te madh ne masat e njerezve.


    Prandaj kur diskutoni, diskutoni si nje njeri me kembet mbi planetin Toke. Gjejeni ju se kush e ka fajin per gjendjen e krijuar dhe cila eshte zgjidhja me e mire. Ose behuni edhe ju sic bejne disa ne kete teme, qe nuk shohin asnje prej problem ne ate pjese te botes, gjithcka eshte mire e bukur.

    Albo

  13. #33
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Sic e shef nga postimet e mia, une nuk pergjigjem apo hedh idera pa te dhene prova. Rezervat e naftes i mbeshteta me fakte. Nese kostoja e prodhimit te naftes ne LIndjen e Mesme eshte em e ulet do beje mire te jepje disa fakte nga burime asnjanese. Ki parasysh, qe vetem transporti nga Lindja e Mesme ne Amerike, ja rrit cmimin naftes me $8-10 per fuci. Pastrimi i naftes, i cfaredo lloi qofte ky nuk e harrin kurre kete shifer.

    Megjithate arsyeja pse Amerika dhe e gjithe bota e zhvilluar perdorin naften e Lindjes se meseme nuk eshte cilesia e saj por Asnje shtet largpames me plane afatgjata nuk do perdorte rezervat e tij te naftes, kur mund te perdorte fare mire rezervat e dikujt tjeter Nafta nuk ka cmim. Dollari apo Euro eshte cope letre, prodhohet dhe neser, por Nafta eshte mineral i kufizuar. Duhen miljona vite per te prodhuar nafte. Pra burimet jane keto qe jane,nje dite do shterojne. Qe do te thote se vlera e naftes sot eshte shume shume shume here me pak se vlera qe do kete pas 100 apo 200 vitesh. Duke qene se eshte mineral i pazevendesueshem/ i pa-riprodhueshem nuk ka cmim qe ta barazoje. E sipas kesaj ideje, vetem ata qe nuk "dine se cfare kane" e nxjerin naften pa kriter. Keta 'te humbur" po germojne vete varrin e vendit te tyre. Kur e vetmja gje qe keto vende kane eshte nafta, me shterimin e saj do marin fund si kombe.



    Nganjehere i them vetes "fali Zot se nuk dine se c'thone". Po mire mor zoti Orion keto teorite e tua i kontrollon para se ti biesh ne forum, apo jane si teorite e Pitagores, pranohen per fakt pa u bazuar ne evidence. Londra, per informacionin tend (qe te mos diskretitohesh me ne publik) eshte qytet qe mendohet te jete krijuar rreth shekullit te 50 para eres sone. Domethene 70 shekuj qytet. Megjithese me Beratin krenohemi te gjithe, kur ne Londer hidheshin themelet, ne Berat mbreteronin mamuthet.

    Pse si mbas teje si interesoka amerikes te shfrytezoji naften e vet do te punesonte me shume njerez dhe do rriste GDP e vet plus qe mund te ekprotonte nafte .Tani nese nuk merr vesh nga keto pune mnos i akuzo tjeret kot te pakten hesht dhe degjo.

    Sa per Londren qytet para 70 shekujsh .Mos e ngatarron me ligjet e hamurabit ahe edhe hamurabi si ka 70 shekujsh.E kam te qeshmen me ne germac po nuk me solle ndonje evidence ose reference per londren 70 shekullore do ia plas .

    Ha .. .. . ... ... .... .... ... .... .... ... ... ..


    Per mendimin tim mynyrat se si shtetet europerendimore kane formuar kete status ekonomik sot kane qene dy.
    1)Kolonizmi dhe vjedhja e pasurive te shteteve te tjere .
    2)Shfrytezimi i pasurive natyrore te vendeve te tyre.

    Muslimanet nuk po e bejne kete te paren.Por pse si lejne ta bejne kete te dyten.me naften qe kane per 50 vjet vihen arrijne standartet me te larta ne cdo fushe te jetes.Pse te kete embrago sanksione etj kur dikush prej tyre deshiron te kete arritje.Pse duhet me i i izoluar dhe me i rraskapitur .hmmmmmmm

    Gjithsesi une mendoj se ka nje te ardhme te bardhe per muslimanet e gjithe botes dhe shpresoj do jete shume e afert me e afert sa e mendon Bushi dhe Aministrata e tij.

  14. #34
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sigurisht keta lopcare (kaubojsa) qe nuk kane me shume se 3 shekuj histori do u mesojne shkrim e kendim atyre qe shpiken shkrimin 60-70 shekuj perpara!
    Lopcaret ti tregojne botes se si e shkaterruan nen zinxhirat e tankeve Babilonine (zone arkeologjike e me rendesi te rralle per gjithe boten!), si tentuan te vjedhin dekoracionet ne Porten e Ishtarit, si germuan llogore neper Kopshtet e Varura!
    Kjo barbari nuk eshte manifestuar edhe nga Mongolet!
    Cfare komedie!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    nga ben hur e ke marre kete nick ti?

    kaq, baj!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Popujt arabe sot per nga niveli kulturor jane ende ne shek e 7 a 8.

    Shyqyr qe ka hy televizioni e njefare industrie perendimore, se do ishin ende me gamile neper cadra.

    Jane populli me i pacivilizuar ne bote mbas afrikes qendrore, ky eshte nje fakt.

    Dhe qe si kane dhene botes asnje figure kulture apo shkence ky eshte nje tjeter fakt.

    Por qe kane prodhuar tirane dhe luftetare te zote, edhe kete nuk e mohon dot kush.

    tashti meqe jatagani nuk ben shume pune (vec ka katandisur te prese koka robesh te lidhur), ka ardhe koha qe te civilizohen....

    P.s. Mos i ngaterroni fiset endacake arabe me kulturen paraardhese qe ishte greke, babilonase apo egjyptiane.
    Sa jane sllavet ilire aq jane edhe te ardhurit arabe te lidhur me to

  17. #37
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    mbi politiken e jashtme :

    Shume veta mund te ngelen te habitur kur degjojne disa "injorante" si puna ime te thone se SHBA ben gabime trashanike ne politiken e jashtme. E verteta eshte se askush nga ne nuk eshte ne gjendje te tregoj se kur veprohet drejte ose shtermber nga nje shtet. Por, ekzistojne shume gjera ne politiken e jashtme qe na bejne te kritikojme me me siguri. Dikush kishte thene se : "politika e brendeshme mund te te plagosi, por politika e jashtme mund te te vrasi". Dhe kjo ndodh sepse politika e jashtme varet nga nje mos-siguri ne rezultate. Sepse neqoftese nje udheheqes e din mire gjendjen e brendeshme te vendit te tij atehere ai i mendon pak a shume rezultatet e politikave te tij por ne politiken e jashtme vendimet nuk kane te bejne vetem me shtetin qe e ushtron por edhe me shtetin qe ndjen frytet e kesaj politike. Pra nese nje shtet i njeh mire mundesite e veta nuk mundet kurre te njohi 100% mundesite e shtetit tjeter per te kundershtuar ose per t'iu kundervene politikes se tij. Keshtu nese nuk jemi te gatshem t'i tregojme shteteve si te veprojne, sigurisht kemi mundesi me te teperme per te shqyrtuar politiken e ushtruar se vet politika e jashtme korrigjohet nga rezultatet e saj.

    Keshtu shume veta ne kete forum marrim guximin dhe themi se politika e jashtme amerikane eshte e gabuar ne shume raste. Sigurisht, gjithmone ekziston mundesia qe politika e jashtme amerikane te ket qellime te tjera nga ato qe shfaq. Pra ekziston mundesia te realizohen qellimet e saj te verteta dhe te deshtojne ato qellime qe shfaq per jashte. Megjithate do mundohem sa me shpejt te nxjerr disa nga qellimet e politikes amerikane ne Lindjen e Mesme, ato qe shfaq vet elita emarikane:

    1) Ruajtja e firmave te perodrimit dhe perpunimit te naftes dhe te gazit natyror.
    2) Mbrojtja e qeverive filoamerikane
    3) Luftimi i terrorizmit
    4) Parandalimi i shperndarjes se armeve te shkatrimit masiv
    5) Mbrojtja e Izraelit
    6) Mbrojtja e bazave ushtarake amerikane
    7) Pengimi i epersise sovjetike/ruse ne kete zone
    8) Kontroll gjeostrategjik (Azi, Afrike, Europe midis Mesdheut dhe Suezit)
    9) Krijimi i nje klime proamerikane midis dipllomacise kulturore dhe dipllomacise humanistike etj.

    Po t'i marrim te gjitha keto pika nje nga nje, te cilat jane konkluzion i nje politike shumevjecare dhe po shfaqen me hapur keto 15 vitet e fundit do vejme re se pak prej ketyre pikave jane realizuar. Per mendimin tim ato qe jane arritur me teper jane mbrojtja e Izraelit, mbrojtja e bazave ushtarake ne zone dhe mbrojtja e disa qeverive proamerikane. Por kjo e fundit nuk ka bere gje tjeter vecse te shtoj urrejtjen antiamerikane sepse keto qeveri "vajza te SHBA" nuk gezojne perkrahjen e popujve te tyre - mbase perjashtim perben Arabia Saudite, qe gezon perkrahjen e publiukut, ku duket se SHBAn nuk e intereson fare praktikimi i sheriatit (te cilin ne raste te tjera e perdor si justifikim)- dhe keshtu vet keto qeveri shtojne edhe urrejtjen kundrejt SHBAs sepse popujt i shohin keto qeveri ti gjymtojne me ndihmen e superfuqise. Nje rast i tille ishte Shahu i Iranit, ku kunderpergjigja ishte e gjitheanshme. Nga ana tjeter SHBA duket se lufton qeveri qe gezojne perkrahje te madhe popullore sic eshte rasti i Libise dhe i Sirise. Gjithashtu gabimi i SHBAs gjithe keto kohe ishte se cdo ndodhi ne kete zone e shikonte si rezultat te rrezikut sovjetik (gjate sistemit dypolar) ose si kercenim ndaj Izraelit. Keshtu duke zgjedhur perhere aleate te gabuar dhe duke sulmuar qeverite qe gezonin perkrahje popullore SHBA nuk beri gje tjeter vecse te shtoj urrejtjen ndaj saj, te ndezi perleshje dhe pakenaqesi. Gjithashtu SHBA asnjehere nuk u morre seriozisht me ceshtjen palestineze. Po te gjitha keto fenomene as terrorizmin nuk e ulin, as shperndarjen e armeve nuk e ndalojne, as nuk krijojne nje zone te sigurte per firmat amerikan dhe as nuk e rregullojne imazhin e SHBAs ne zone. Pra duket se ka ardhur koha qe SHBA te ndroj qendrim, perpara se te jet teper vone!

    me respekt Kryeplaku

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Kryeplak,

    ne gjithe ato pika qe rreshtove per politiken e jashtme amerikane, dhe ku mund te shtohen edhe nja 10 te tjera simbas mendejes se gjithsecilt, nuk pashe asgje te keqe.

    tashti kam nja 2 pyetje per ty:

    1) Meqe permende ish-shahun e persise (Iranit te sotem), populli dhe sistemi shoqeror iranian kane qene me mire atehere apo gjate ketyre 25 vjet sundim i ajatollaheve?

    2) A beson seriozosht se SHBA qe eshte shteti me i zhvilluar ne bote, klasa politike dhe diplomatike e se ciles vjen nga Universitetet me te mira te botes, qe ka lidhje dhe agjenture te sofistikuar, pra a vertet je aq naiv sa te mendosh se ky shtet nuk din te zgjedhe aleatet dhe te beje politike te jashtme?

    Gjithashtu:
    Mos duhet te mesoje nga Ghedaffi apo Sadami si te beje politike?

    Pse te mos mbroje USa Izraelin kur e ka aleat ndersa Siria ka qene historikisht anti-amerikane e pro-sovjetike, shtete qe disa here ka sulmuar pa para-lajmerim Izraelin?

    Pse te mos sulmoje qeverinne socialiste-islamike te Ghedaffit kur nen inspirimin sovjetik financon terrorizmin nderkombetar duke hedhjur ne ere aviona civilesh?

    Pse duhet ti thote "marshallah" Iranit qe financon terroristet e hezbollahut e sa te tjere, qe perpiqet te ndertoje arme berthamore duke pase ne kushtetute si qellim te ekzistences se shtetit iranian, zhdukjen e nje shteti tjeter (rast unikal?).

    Me ledhatime ndaj qeverive "popullore" te Sadamit, Sirise, Iranit e Gheddaffit mendon ti se sigurohet paqja, pra me diktatura?

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Postime
    153

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Amerika do i mesoje shkrim e kendim Arabise
    Kur Arabet kishin universitet ne Evrope mbizoteronte nje injorance masive dhe nje periudhe gotike barbare qe nuk eshte pare ndonjehere ne njerezim. Ajo periudhe nuk eshte zhdukur, vecse eshte reformuar nga "rilindja" europiane.

    Nje fotografi te fundit qe pashe qe Princi Henry me swastiken naziste. Siduket po pergatiteshe per karnevalet para kohes !
    cycloatomic njeriu i larte i sinqerte

    Labeat nese un flas me nerva, ti flet me pasione dhe me lente katolicizmi, ashtu sic flasin te tjere ketu nen lente orthodhoksie ashtu sic flet dhe altini ne lente muslimanizmi. Ndryshimi ketu eshte se ai i fundit rrespekton dy te paret, ndersa dy te paret flasin me percpmim per te fundit.


    Ndersa ky i fundit duhet te mare mesim nga kritikuesi

  20. #40
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    E vertete eshte se lindja e mesme ka qene moderne pr ate kohe(babiloni) por ata kan ngelur atje.
    Jo qe nuk jane zhvilluar por edhe jane kthyr mbrapshte. Cdo gje te kohes qe kan e kan nga perendimi.
    Kush e ka fajin?
    Perendimi me Ameriken apo ata vete?
    Kush i len ata njerz analfabet, kush i mban te roberuar ne errsire ,................................................?
    Une Ameriken dhe stilin imperialist te saj nuk e pelqej por faj nuk kan "kaubojet" por ideologet arabo-persian te cilet mbajne ne roberi dhe erresire popujt e vet.
    I kan ushqyer me shekuj ne nje fryme te rrezikeshme sa as ata vet nuk guxojne te dalin nga ai kurs.
    Lavazhe iu kan bere, Amerika veçse i shfrytezon.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. "Nisma per Lindjen e Mesme" - plan amerikan per te nxitur demokracine
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •