Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569

    Zbulim ne Turqi

    Zbulim ne Turqi

    Imagjinoni veten duke notuar ne ujerat e detit Mesdhe, ne kerkim te zbulimit te sfungjereve te detit dhe ndersa rreshqet neper nje kreshte ne fund te detit, ndodhesh balle per balle me ato pjese te historise, me te cilat askush nuk eshte ndeshur ne me teper se 3 mije vjet. Nje zhytes turk po bente pikerisht nje gje te tille ne bregdetin Uluburum te Turqise ne vitin 1982, dhe, papritur, gjeti anijen me te vjeter te mbytur. Por ishte profesori George Bass ai qe mori persiper detyren e kerkimeve mbi anijen me nje vlere te pacmuar. Ai eshte drejtor i Institutit te Arkeologjise Nautike te Universitetit A & M ne Shtetet e Bashkuara: "Nje nga gjerat me te cuditshme, eshte se para se ne te fillonim zhytjen, mendohej qe tregetia detare ne epoken e bronzit ishte monopol i grekeve te lashte dhe tani ne po shohim se sirianet dhe fiset e hershme fenikase te periudhave te hershme te epokes se bronzit ishin detare dhe tregetare mjaft te suksesshem" thote profesori. Zbulimi i anijes se mbytur i dokumentuar ne video, filloi ne vitin 1984. Kjo anije i perket shekujve te 13 dhe 14 para eres sone. Dhe ketu nuk kemi te bejme me nje mbytjen e nje anieje te zakonshme. Kjo i perket kohes se mbretit Tut. (Tutankom). Mendojme se kjo ka qene anije tregetare Caanite, ose siriane. Jo thjesht anije tregetare, por ajo ka qene nje anije mbreterore, dhe me siguri qe ajo po udhetonte nga nje mbret tek nje mbret tjeter. Per arsye se anija e mbytur ishte varrosur shume thelle, me teper se 53 metra ne thellesi te detit Mesdhe, zhytesit kishin mundesi te qendronin vetem 20 minuta nen uje, dy here ne dite. Profesorit Bass dhe ekipit te tij ju deshem me teper e 10 vjet dhe mbi 22 mije zhytje ne uje, per te nxjerre ne siperfaqe te gjitha objektet dhe thesarin, qe i perket shume vendeve te ndryshme. Mes tyre, profesori Bass gjeti edhe librin me te vjeter te botes, i cili kur ka qene i ri mund te ngjante me teper me kete model me siperfaqe shkrimi prej dylli bletesh. Kur perfundoi germimi arkeologjik, ekipi i zhytesve kishte gjetur 10 tone baker, nje ton kallaj dhe me qindra artifakte me vlere jashtezakonisht te madhe, midis te cilave skulptura prej fildishi, statuja dhe arme floriri, te gjitha nga vende te ndryshme te botes. Profesori Bass po i sheh frutet e para te punes se tij shumevjecare, pas 18 vjetesh: Gjate viteve ne zbuluam se kemi shpenzuar dy vjet me pune kerkimore, si dhe per konservimin dhe publikimin e fakteve per cdo muaj zhytjesh. Kjo eshte nje pune qe shumica e njerezve nuk e kuptojne, duket sikur te zbulosh dicka eshte thjesht dicka e bukur. Ata nuk e dine se ne na duhen ndoshta 15 vjet per te gjetur se c’fare kemi zbuluar. Zbulimi i anijes se mbytur ne Ulubururn dhe sendeve te zbuluara atje jane ekspozuar ne Muzeun e Keshtjelles Bodrum ne Turqi.

  2. #2
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Elda moj, sa shume tema ke hapur. Je nje "hulumtuese" e vertete.
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e DON-KISHOTI
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    greece patra
    Postime
    72

    hi elda

    kur do keme fatin e mire ta shohim nga afer
    do jete
    kenaqsi te shohesh gjera te mrekullusheme dhe nje kompliment jeni mjafte simpatike

  4. #4
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Ju falenderoj nga zemra.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fluid
    Anėtarėsuar
    05-08-2002
    Vendndodhja
    bote
    Postime
    4
    Me te vertete qe ke hapur shume tema o elda.Eshte hera e dyte qe futem ne forum dhe ne cdo teme qe futem shoh nje mendim te dhen nga ty.Nje teme te re qe ke hapur ti.Me pelqen menyra se si i tregon gjerat.
    Nje nga enderrat e mia ka qene qe te behem pelumbar.Dhe isha shume afer per tu bere por qe nje shaka qe nuk me lejoi te realizohej.Nejse urojqe ne nje te ardhme te afert ta realizoj.Por gjithmone me kane terhgequr vemendjen historite dhe pasuria e anijeve te mbytura.E di qe eshte e veshtire te besh zhytje dhe te besh kerkime posht detit.Por cdo gje e veshtire ka po aq ane edhe te bukura.Ne tregimin tend tregoje ne shumes duke perdorur ne.Edhe ti je pelumbare elda?
    Per bodrumin kam degjuar qe eshte nje qytet i bukur edhe qe ka nje kala te bukur.Nuk i dihet jetes edhe ndoshta na bie rruga dhe shkojme andej.Po shkova sdo ta le pa e pare ate muzeun.
    Ok ia kalofshi mire qe te gjithe ketu ne forum byeeeeeeeeeeee

  6. #6
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Ne rradhe te pare te falenderoj per komplimentin dhe per interesin qe keni treguar ne temat e shkruara nga une.
    Vertet qe kam hapur shume tema por ēdo gje te re qe une mesoj dhe lexoj kam deshire tjua percjell te gjithe juve.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e KinG_MousE
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Te semafori i pare kthehesh majtas
    Postime
    60
    Mua me pelqen shume arkeologjia dhe ceshte e drejta kam ketu e kater vjet qe kam hyre ne nje grup arkeologjik (Shoqata Aulona) qe ndodhet ne Vlore. Deri me sot kemi marr persiper te Mbulojme Vloren por se shpejti mund edhe qytetet rreth Vlores. Kemi Vajtur per kerkime ne Triport, Kanine, Orikum, Tragjas, Fushen e Jul Cesarit (Ne Llogora) Etj. Dhe kemi Zbuluar shume gjera si Vjosen qe eshte nje statuje e vogel prej balte, reth 3 qypa te plote, monedhe ari, 2 koka vari, 4 tulla vari, fund qypash, nje gjysemene romake, goda e.t.j ku te gjitha keto jane me shume se 1700 vjecare pervec dy koka vari qe jane 520 vjecare. Shoqata jone ka lidhje me 3 muzete e Vlores.
    Me shume informacione si dhe fotografi te gjerave qe kemi gjetur mund tju a dergoj heren tjeter.
    Firma juaj u pezullua pasi perben shkelje te rregullave te ketij forumi

  8. #8
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    ok

    Je i mirepritur dhe te falenderoj qe merr pjese ne kete teme.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-12-2008, 02:12
  2. Zbulim i mbi 30 anijeve ilire mbi 2.000 vjecare
    Nga baaroar nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 15:08
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 17:15
  4. Zbulim Interesant
    Nga StterollA nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-09-2003, 19:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •