Zbulim ne Turqi
Imagjinoni veten duke notuar ne ujerat e detit Mesdhe, ne kerkim te zbulimit te sfungjereve te detit dhe ndersa rreshqet neper nje kreshte ne fund te detit, ndodhesh balle per balle me ato pjese te historise, me te cilat askush nuk eshte ndeshur ne me teper se 3 mije vjet. Nje zhytes turk po bente pikerisht nje gje te tille ne bregdetin Uluburum te Turqise ne vitin 1982, dhe, papritur, gjeti anijen me te vjeter te mbytur. Por ishte profesori George Bass ai qe mori persiper detyren e kerkimeve mbi anijen me nje vlere te pacmuar. Ai eshte drejtor i Institutit te Arkeologjise Nautike te Universitetit A & M ne Shtetet e Bashkuara: "Nje nga gjerat me te cuditshme, eshte se para se ne te fillonim zhytjen, mendohej qe tregetia detare ne epoken e bronzit ishte monopol i grekeve te lashte dhe tani ne po shohim se sirianet dhe fiset e hershme fenikase te periudhave te hershme te epokes se bronzit ishin detare dhe tregetare mjaft te suksesshem" thote profesori. Zbulimi i anijes se mbytur i dokumentuar ne video, filloi ne vitin 1984. Kjo anije i perket shekujve te 13 dhe 14 para eres sone. Dhe ketu nuk kemi te bejme me nje mbytjen e nje anieje te zakonshme. Kjo i perket kohes se mbretit Tut. (Tutankom). Mendojme se kjo ka qene anije tregetare Caanite, ose siriane. Jo thjesht anije tregetare, por ajo ka qene nje anije mbreterore, dhe me siguri qe ajo po udhetonte nga nje mbret tek nje mbret tjeter. Per arsye se anija e mbytur ishte varrosur shume thelle, me teper se 53 metra ne thellesi te detit Mesdhe, zhytesit kishin mundesi te qendronin vetem 20 minuta nen uje, dy here ne dite. Profesorit Bass dhe ekipit te tij ju deshem me teper e 10 vjet dhe mbi 22 mije zhytje ne uje, per te nxjerre ne siperfaqe te gjitha objektet dhe thesarin, qe i perket shume vendeve te ndryshme. Mes tyre, profesori Bass gjeti edhe librin me te vjeter te botes, i cili kur ka qene i ri mund te ngjante me teper me kete model me siperfaqe shkrimi prej dylli bletesh. Kur perfundoi germimi arkeologjik, ekipi i zhytesve kishte gjetur 10 tone baker, nje ton kallaj dhe me qindra artifakte me vlere jashtezakonisht te madhe, midis te cilave skulptura prej fildishi, statuja dhe arme floriri, te gjitha nga vende te ndryshme te botes. Profesori Bass po i sheh frutet e para te punes se tij shumevjecare, pas 18 vjetesh: Gjate viteve ne zbuluam se kemi shpenzuar dy vjet me pune kerkimore, si dhe per konservimin dhe publikimin e fakteve per cdo muaj zhytjesh. Kjo eshte nje pune qe shumica e njerezve nuk e kuptojne, duket sikur te zbulosh dicka eshte thjesht dicka e bukur. Ata nuk e dine se ne na duhen ndoshta 15 vjet per te gjetur se cfare kemi zbuluar. Zbulimi i anijes se mbytur ne Ulubururn dhe sendeve te zbuluara atje jane ekspozuar ne Muzeun e Keshtjelles Bodrum ne Turqi.
Krijoni Kontakt