Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 165
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Permbushje endrrash amtare

    Ne kete pervjetor te shtate te ndarjes po futem serish ne labirintin tend te jetes. Gjeta aty epiken kosovare po edhe butesine femerore e pjekurine tende njerezore. Te kujtohet ate nate si binte shi pa pra? Ne rrinim nen strehet e pangjyre te nje qyteti te panjohur. Ishte takimi yne i fundit dhe ti e dinje kete. Nuk ta kisha thene po ti e dinje se ishte ashtu. Nuk na behej te futeshim ne makine dhe te niseshim ne rrugen tende te pakthim.

    Po ama dy amanete mi le:
    Mos rri pa...
    Kujdes ata...

    S di pse po shpresonja se do te kisha patur mundesine te te peshperisnja ato qe duhej peshperitur ne shtratin e vdekjes. Ti ike, me shpejte nga sa kisha menduar dhe kumtin e vdekjes tende te pritur e morra ne autostrade. Tamam si jeta ime. Autostrade e gjate dhe nje rruge pastaj e mundimshme deri tek shtepia dhe plotenia standarde e rrethit. Deri tek endrra jote e bukur…
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Kthimi i Mojsi Golemit ne Locarno

    Ja, Locarno dashuria ime kurre e zvetnuar po kthehem serish tek ti. Parakalojne dhjetera Festivale, Carmeni, Genovefa, Sonia, Katia. E kush i numeron me...., endrrat e mia te varura tek ti. Dhe takimi me dy gonxhet e mia tashme te pjekura. Une refugjati i perhershem, cigani i zemrave te huaja po e vendose fatin tim ne duart e tua. Sonte me mua eshte Gabriela, goca qe me deshi ndoshta me shume se askush ne jete. Me perkedhel me mallin e madh dhe kur i tregoj te pabemat e mija qeshet me brinje te ngritura siper. Nganjehere e pyes veten se si mund te duhet keshtu nje krijese si une, e pabese si parfumi i goces qe kalon bulevardin, fiks si kryqi i Krishtit ne shpine... Medet, ku kemi mberrijtur.. Hajt Gabriela, shko tani se po fillon filmi... Me i bukur nga ai qe xhiruam sot ne te dy...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 12-08-2005 mė 13:38
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Ikjet...

    Ikjet jane
    mrekullia vete

    Ndaj ciganet jane kaq te lumtur...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Piramidat e dashurive

    Dashurite e verteta
    jane si piramidat...

    fillojne me skllever te rinje
    e maja vehet
    pasi ata te jene plakur...

    Une dashnori i perjetshem
    i piramidave
    po pres akoma
    te vej gurin e fundit....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 13-08-2005 mė 07:40 Arsyeja: plotesim
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Trena ne levizje

    E dashur...

    ti
    nuk ishe dashuria ime e pare
    as e fundit

    nuk ishe
    modeli i femres
    qe kerkoja ne qiell

    ishe thjeshte
    supi qe mbeshtetesha
    kur kaloja nga njeri stacion
    ne tjetrin...

    Feleminderit Gabrielė!
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Porta tė hapura...

    Dhe tani Gabrielė, mos mė thuaj se tė kam tradhėtuar. Pakti ynė ishte i thjeshtė: do tė duhemi ashtu si dimė e si mundemi deri kur t ia dalim ta qepim jetėn tonė, kėtė avlėmend qė rrallėkush diti ta qepė deri ne fund. Kam parė njerėz tė lumtur, isha dhe vetė shpesh, kam parė dhe njerėz tė palumtur (oh sa shpesh qė isha dhe vetė) por nė supin tėnd gjithmonė kam qeshur e kam qarė pa asnjė bezdi. Ti bėnje po ashtu...Tė kujtohen netėt kur tė gjinja tė kruspullosur nga mungesa ime, nė apartamentin tėnd te Piazza Grande-s, gėzimin qė ti ndjeje kur hapja derėn e portės si mysafiri mė i paftuar po njėkohėsisht edhe mė i dashur.
    Sa herė kam dėshiruar qė tė tė mos gjinja vetėm, shpresoja tė kishe gjetur dikė me tė cilin do ta ndash jetėn, gėzimin qė shpesh di ta dhurojė ajo, do ta kishe jetuar atė, sa herė shpresoja t a gjinja njė herė e mirė atė portė tė mbyllur por kjo nuk ndodhi asnjėherė. Pse?
    Sa herė kam ikur duke pėrplasur fort derėn e apartamentit tėnd tė qetė, sa herė tė kam fyer me dashje e padashje dhe ti nuk je hidhėruar. Akoma pa zbritur shkallėt mė telefonoje sikur asgjė nuk kishte ndodhur dhe mė thoje se do me prisnje edhe 1000 vjet.
    Oh Gabrielė sa gabime kam bėrė nė jetė, por gabimi im mė i madh ėshtė se asnjėherė nuk munda tė dashurohesha ne Ty.
    Dhe ti e dinje, mbase pėr kėtė edhe tė isha me joshės. Mė dukej se lidhjen tonė e pėrceptoje si nje shami mėndafshi qė tė lidhej e rrėshqiste sensualisht rreth qafės sate tė bukur prej pulėbardhe.
    Tash kur nje G-tjetėr filloi te gdhendet nė zemrėn time, ngadalė, ngadalė, jo si dashuritė e mia tė mėhershme, qė u dilte flaka akoma pa u parė tymi si t ia bėjmė? Si do ta them se nje G tjetėr ka filluar tė mi lidhė kordat e shpirtit?
    Ufffffffffffffffffffff..... sa e vėshtirė jeta mes dashurive tė vėrteta dhe atyre njėkahėshe...Tash qė festivali mbaroi kemi kohė mė tepėr pėr ne...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 14-08-2005 mė 15:09 Arsyeja: ortografia e pėrmirėsuar
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Uikendi i bukur i gjatė

    Uh Gabrielė, me ka pelqyer gjithnje ky vend. Dhe besoj se per kete me solle ketu ne kete dite feste. Me nxorre nga zhurma e se dieles tek Sheshi i Madh dhe me solle ne vilen tende te bukur, rreze malit, buze Liqenit te Madh. E dinje se me pelqen ta shikoj lumin se si derdhet ne liqenin e tij. Te kujtohet kur te thoshnja se ti ishe liqeni ku derdhem une perjetesisht. Dhe kjo po zgjate qe 15 vite, here me shpesh e here me rralle...
    Kane kaluar shume kohe dhe asnjehere askujt nuk i a kam thene kete. Sa i urrej dashnorėt fallco qe nxjerrin nga goja komplimente per grate si te ishin kartevizita qe nxjerren nga portofoli. Te gjitha te njejta, e njejta prerje, i njejti format, e njejta tipografi qe i ka shtypur. Pfu...Poshte meskiniteti mashkullor i don zhuaneve te rreme...
    Une flas pak, ti e di por ato qe ti kam thene te gjitha kane qene te verteta. Si dita qe po kalojme bashke, nevrike, sepse vij shpesh tek kompjuteri per te bere ndonji postim, po se paku te verteta...
    Ndoshta ajo qe ke cmuar tek une ka qene sinqeriteti im infantil. Po ai ishte i detyruar sepse per 15 vite vajtje ardhje, nga ti, une nuk degjova asnje genjeshter. Dhe akoma nuk e di se pse nuk te dua. Mbase nuk ishe lozonjare dhe genjeshtare aq sa duhej per te me bere qe te dashuroja... S ka dert, dita eshte e bukur dhe ne ndjehemi mire. Sikush ne deshirat dhe endrrat e tij...Neser do jete ndryshe dhe mbase do te te duhet serish te ma pergatisesh valixhen time, ciganen me besnike te jetes sime, per ne udhen pa kthim...drejte endrres qe edhe mund te jete e rreme...Kushedi?
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Prapė ikja...

    Gabrielė, sot ti po hekurosė rrobat e mia me kujdes. Jo me kujdesin dhe dashurinė qė jam mėsuar nė kėto kohėt e fundit por po e shoh se po e bėn me shumė kujdes. Ja dhe telefonata qė po prisnja. Ti ngre vetullat pėrpjetė dhe shikon orėn. E dėgjon bisedėn me kujdes dhe tashmė e ke tė qartė. Unė do te iki kete pasdite te bukur gushti. Me thua se teshat paskan filluar ta humbin ngjyrėn. Ke tė drejtė. Ėshtė ngjyra e dashurisė sė zvetnuar qė ka rrėshqitur nė gypat e kanalizimit tėnd. Mė mirė tė mė kishe dhėnė njė shuplakė se tė ma bėsh kėshtu me dije se kohėt e fundit kam rėnė nga klasi. S'ka dert edhe ashtu ėshtė dita e fundit. Njė vrap deri te makina, njė biletė treni, disa puthje tė gjata. Shumė mė tė gjata se zakonisht sepse tash edhe ti po e di se laguna blu po ikėn nė brigjet e nje liqeni tjetėr... Mbase pėrgjithnjė... drejtė tė ardhmes sė tij...
    Lamtumirė e dashur, deri nė fatkeqėsine apo lumturinė tonė tė re...dhe kur tė kthehem ndoshta herėn tjetėr portėn e apartamentit tėnd do te dėshiroja ta gjej tė mbyllur. Ashtu siē ti dėshiron qė unė tė mos kthehem mė...Ashtu si dhe historia jonė ilegale 15 vjeqare...si dėshira pėr ta parė njėri tjetrin tė lumtur, qoftė edhe larg. Hasta la vista...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  9. #49
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu
    Ja,
    e dashur…

    kėshtu ndėrrohen stinėt
    herė qetas
    e herė me furi

    ujėrat bijnė pėr tė fjetė
    rrebeshet pushojnė

    nganjėherė
    pėr dikė ngelet
    gjithmonė vjeshtė
    a dimėr i acartė

    s’ka rėndėsi,
    i ka jeta kėto…

    mjafton tė duhemi
    unė e ti…

    pastaj shofim e bėjmė !

    Bukur shume Laguna Blu
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Bukur shume Laguna Blu
    Dalin nganjėherė tė shkretat edhe tė realizuara e me ndjenjė...Nėse ndonjėherė do tė marr guximin t'i botoj si libėr po tė premtoj se do t'i gjej njė vend tė mirė...
    Faleminderit...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    On-line

    On-line

    Nganjėherė poetėt
    si dashuritė janė:

    lindin dhe vdesin
    on-line…

    nganjėhere poetėt
    si gratė janė:

    kur nuk kanė c’tė thonė
    ripėrtypin veē fjalė

    dhe hyjnė shpeshherė
    nė sofrėn poetike
    si gladiatorė mercenarė…

    shpeshherė bėhen
    dhe gjellė grashė

    ata tė vėrtetit
    natyrisht vetėm
    On-line…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 17-08-2005 mė 11:13
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Gjerdane qė s'janė mė...

    Nėse
    ndonjėherė
    tė djegė qafa
    mos mendo
    se jam duke vizatuar
    sėrish
    gjerdanin e lirave tė kuqe...

    ėshtė dallgė e qelizave
    qė ende
    s'u shėruan
    nga epshi
    me tė cilin e bėnja
    dikur...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 18-08-2005 mė 09:58
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  13. #53
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu
    rreze malit, buze Liqenit te Madh. E dinje se me pelqen ta shikoj lumin se si derdhet ne liqenin e tij. Te kujtohet kur te thoshnja se ti ishe liqeni ku derdhem une perjetesisht.
    Laguna blu,po postoj dicka qe me kujtuan pikerisht rreshtat e mesiperm(pa dashur te cenoj mbreterine tende).

    ...

    Malet s’takohen…permasat e tyre s’ju lene vend llojeve te njejta.
    Pendohen por ne largesi mbahen krenare ndaj njeri-tjetrit.
    Perpijne…perpijne brenda tyre pemet gjysme te thata per te shembellyer vetem gjelberim.

    Malet s’takohen,jane teper krenare per ta bere…e nderkohe behen mik me lumenj te vegjel qe derdhen ne liqenet tashme te plasaritur .
    Pendohen,perpijne e erodohen nga malli,por njeri-tjetrin se humbin nga syte per asnje moment,as atehere kur thajne lumenj te tere me etjen e tyre.

    “Malet s’takohen”,jo qe s’takohen mik i dashur,nuk po arrijne te shkrijne thesaret qe mbajne brenda e ti bejne nje.Sa te paafte qe jane keto kolose mijevjecare!
    Presin,ju qendrojne besnike premtimeve te pathena ndonjehere.
    Ato i besojne eres qe i perkedhel papushim…

    Ju ka folur ndokush Maleve per levizjet e pllakave tektonike??
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 19-08-2005 mė 11:28
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Male tashmė tė largėta...

    Citim Postuar mė parė nga Blue_sky
    Laguna blu,po postoj dicka qe me kujtuan pikerisht rreshtat e mesiperm(pa dashur te cenoj mbreterine tende).

    ...

    Malet s’takohen…permasat e tyre s’ju lene vend llojeve te njejta.
    Pendohen por ne largesi mbahen krenare ndaj njeri-tjetrit.
    Perpijne…perpijne brenda tyre pemet gjysme te thata per te shembellyer vetem gjelberim.

    Malet s’takohen,jane teper krenare per ta bere…e nderkohe behen mik me lumenj te vegjel qe derdhen ne liqenet tashme te plasaritur .
    Pendohen,perpijne e erodohen nga malli,por njeri-tjetrin se humbin nga syte per asnje moment,as atehere kur thajne lumenj te tere me etjen e tyre.

    “Malet s’takohen”,jo qe s’takohen mik i dashur,nuk po arrijne te shkrijne thesaret qe mbajne brenda e ti bejne nje.Sa te paafte qe jane keto kolose mijevjecare!
    Presin,ju qendrojne besnike premtimeve te pathena ndonjehere.
    Ato i besojne eres qe i perkedhel papushim…

    Ju ka folur ndokush Maleve per levizjet e pllakave tektonike??
    Mė vjen keq qė nuk i kam shkruar unė kėto rradhė dhe po mė dridhet buza duke i lexuar...Gėzuar mikesha ime e dashur e largėt, i ka jeta kėto...dhe mali mbetet po ai...krenari, i papėrkulshmi, i paepuri... ndoshta ngase ėshtė racė tjetėr nga bregoret e buzėdetit qė as tė ngrohin e as tė ngrijnė...

    ju pėrqafoj me mall...
    laguna blu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 19-08-2005 mė 18:05 Arsyeja: Vėnje titulli
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Laguna blu,kisha vene qellim te te lexoja me te pasur kohe te lire.
    Pata nje ndjesi te embel tek lexoja meditimet e tua.
    ....dhe megjithate,Gabriele eshte nje dallge e bukur frymezimi per ty.

    Urime

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Duke pritur parastinėn e mbarė....

    Citim Postuar mė parė nga Melankolia
    Laguna blu,kisha vene qellim te te lexoja me te pasur kohe te lire.
    Pata nje ndjesi te embel tek lexoja meditimet e tua.
    ....dhe megjithate,Gabriele eshte nje dallge e bukur frymezimi per ty.

    Urime
    Mel, flm. "Kur nuk ka shi bėn edhe breshėri", e dashur!

    Laguna blu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 20-08-2005 mė 04:08 Arsyeja: Vėnje titulli
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Letra e fundit per Gabrielen

    E dashura Gabriele, une erdha serish ne qytetin tend dhe nuk i rashe ziles ne apartamentin tend. Nuk i rashe, sepse tashme definitivisht une po dal nga jeta jote e Ti nga ajo e imja.S ka rendesi ne me deshe ti me shume a une te respektova ty. Me rendesi qe pakti yne perfundoi dhe sikush do ta ndjeke rrugen e tij pa e kthyer me asnjehere koken prapa. Sepse ne jeten time hyri nje G tjeter (hyrje e pritur) dhe i dha shqelmin e bute te kaluares sone te perbashket. E di se Ti shqelmat nuk i duron. As une, por nganjehere ata na i jep jeta. Si Ty keto dite te ngrohta shtatori... Hapu se po vjen Gertruda. Po vjen ideali im i dashurise se perjetshme, femra se ciles isha i pari qe ja shtrengoi doren me ngrohtesi dhe qe i dha edhe puthjen e pare. Te ngrohte si edhe ditet e fundit te kesaj vere te gjate e vullkanike... Mireserdhe Gertrude...!
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    SMS-at e fundit

    Emertimi i endrrave

    Sikur endrrat
    te mund te pagezoheshin
    me emra te pervecem
    une
    endrren time
    do ta kisha pagezuar
    GERTRUDE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 06-09-2005 mė 14:28 Arsyeja: Titulli i ndryshuar
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Endrrat e prekshme

    Nese qerpiket e tu
    kane filluar
    te hapen e te mbyllen
    ne formen e nje D-je,
    avionet mund te bartin
    edhe endrra
    te prekshme me dore...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Takime te vonuara

    Si duket
    per t i takuar
    femrat e vecanta
    koha dhe udhet
    qenkan
    te gjata...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Ortodoksia e Kishes
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:36
  3. Letrat e Shen Palit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 17:33
  4. Letrat e Shen Palit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2006, 20:55
  5. Flaubert dhe letrat e dashurisė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •