Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Femra shqiptare dhe roli i saj në shoqërin europiane

    MIRË SE VINI NË DEBAT

    `91-shi solli një "erë të re" për Shqipërinë.
    Ne u hapëm me perëndimin dhe u ndodhem shumë keq dhe të pa përgatitur nga një botë që na rrethonte me zhvillim 50vjecar përpara. Dhe gabuam si shumë popuj të tjerë. Brezat e rinj menduan se bota është e jona. Po ashtu dhe klasat e ndryshme të popullsisë u shdërruan në perëndimor fallco. Kopjuam faqet më të errëta të ditarit perëndimor. Femra kjo krijes e brishtë dhe aq shumë e përdhosur nga disa rregulla osmandhinjësh të quajtur sot tradita shqiptare e shndërruan femrën heroike shqiptare në një shërbetore kokë ulur dhe të bindur të "sulltanit" burrë prej shkujsh u gjend e pa mbrojtur. Në mes dy botësh asaj emancipuarës ku femra urdhërote dhe asaj të vjetrës ku femra urdhërohej.
    C`farë roli po luan sot femra shqiptare dhe si gjëndet ajo në këtë ndryshim gjigant? Ju ftoj ta diskutojmë miqësisht sepse jemi para një roli shumë të rëndësishëm për shoqërin tonë që të nesërmen do të ketë për edukatore, nënë për stafetën që do ta cojë përpara këtë Shqipëri aq të plagosur.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Eshte ende heret te flasim per nje rol dominant apo edhe edukativ te femres shqiptare ne boten e re europiane dhe sot pas kaq shume vitesh hapje me perendimin. Arsyet jane te shumta dhe ju keni dhene disa opsione te drejta. Ajo qe eshte kryesore mendoj se eshte hapesira e veprimit apo sic parapelqehet te thuhet PAVARESIA e saj. Edhe ato pak femra qe kane pavaresine e duhur ne kete aspekt e shfrytezojne mjaft keq kete pavaresi, duke perdorur ne menyre prepotente pavaresine e tyre.


    Dito.

  3. #3
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Së pari të falenderoj shumë që më ndihmove për transferimin e temës.

    Ke të drejtë përsa i përket pavarësisë që femra jonë(shqiptare) po e keqpërdoron në disa raste duke pretenduar vetëm në fuqinë e UNIT pa menduar se e vetme nuk mund tia dalë mbanë në rolin e saj.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  4. #4
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    He pra femra jeni apo s´jeni të integruara në shoqerinë perëndimore apo doni që të rrini në heshtje pasi nuk ju pëlqen ta diskutoni kët detaj.

    Doni apo s´doni të jeni të barabarta me mashkujt.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga I-amëshuar
    He pra femra jeni apo s´jeni të integruara në shoqerinë perëndimore apo doni që të rrini në heshtje pasi nuk ju pëlqen ta diskutoni kët detaj.

    Doni apo s´doni të jeni të barabarta me mashkujt.
    I-ameshuar,

    Se pari, "integrimi ne shoqerine perendimore" nuk eshte i barabarte me "pavaresine"....

    Se dyti, persa i perket pavaresise, as ne Amerike nuk eshte femra plotesisht e barabart me burrin...

    dhe

    Se treti, ne lidhje me pavaresine e femres Shqiptare ne pergjithesi, jam shume dakort me Odeon_relax kur thot:

    Edhe ato pak femra qe kane pavaresine e duhur ne kete aspekt e shfrytezojne mjaft keq kete pavaresi
    (ka shume per te diskutuar k'tu, por nuk kam kohe...)

    Sinqerisht,
    V.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Femrat jane te denuara per tu shfytezuar. Dikur ishin nen sundimin e burrit. Koheve te sotme (moderne) po i shpetojne burrit e po behen skllave te punes dhe te boss-it. Po ikin nga shiu ne bresher...S'po dine te shkretat ku te fusin koken... Epo akoma s'e kane kuptuar se ate vendin per te futur koken nuk e bejne dot vetem...Shtepite (si feminizmi) qe i kane ndertuar vete jane te brishta... Vetem me ndihmen e meshkujve mund te jene ne rregull femrat (dhe e ansjellta kuptohet)... po per fat te keq ne kohe moderne njerezit genjehen shume kollaj nga terminologjia e embel... "liri", "pavaresi financiare", "emancipim" etj. etj. pffffffffffff
    Dite te zeza i presin grate ne keto kohet moderne, per fat te keq. (Kuptohet jo te gjitha).

    Ne Shqiperi? Femra shqiptare me hapa gjigande po shkon drejt Evropes... Ja, po i heq nje e nga nje te gjitha gjerat e panevojshme qe ia prishin imazhin dhe qe e pengojne qe te arrije statusin e "larte" te gruas Evropiane... Ja edhe pak i ka mbetur...

    Mund te isha me optimist, po te isha me pak realist...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Kur do të emancipohet mashkulli shqiptar?

    Shkruan: Iliriana SHABANI

    Femrat shqiptare, mbyllur mbrenda katër mureve, të dobëta e të pa zhvilluara, jan shtypur e mbytur nga zgjedhja e rëndë e një edukate që s’këshillon e s’porosit asgjë tjetër veçse ndalime: mos prek! mos dil! mos hy! mos fol! mos qesh! mos qaj! e plot mosa tjerë të një edukate, e cila mashkullin e ka normë, e femrën përjashtim, anomali, kërcënim që duhet kontrolluar.

    Femra te ne është një qenje e shtypur nga mashkulli e cila, në një akt final të poshtërimit të saj, shahet, përqeshet e fyhet – pse është e shtypur! Ajo ta djegë zemrën për pa drejtësit që i bëhen. Kjo femër e gjorë, e pashkolluar dhe e robëruar për jetë, si mund të bëhet nanë e mirë, edukatore e denjë!?

    Çfarë aftësish mund të ketë një skllave e tillë për të rritur fëmijë, ata fëmijë që do të jenë shpresa e nesërme e vendit tonë, mburoja e atdheut dhe krenarija e kombit!?

    Ai atdhe ideal që e ëndërruan dëshmorët tanë do të mbetët një dëshirë e varrosur nën dhe bashkë me kufomat e tyre, përderisa femra shqiptare të mos ketë p.sh. mundësi për shkollim të barabartë me meshkujt. Si është e mundur që ndër shqiptarët, ku gjysma e demografisë janë meshkujt e gjysma femra, meshkujt janë kaq të mbireprezentuar në arsim të lartë!?

    Unë akuzoj të gjithë ata “patriotë”, “politikanë”, “udhëheqës”, “baballarë të kombit”, me mjekra, syze, shalle, kostume, e flamuj simpatikë kuqezi nëpër tavolina, që heshtin si qyqe e s’e ngritin zërin të kërkojnë lirinë e femrës shqiptare, ta provojnë kapacitetin e saj, për t’i zhvilluar cilësitë e brendëshme të saj, për të fisnikruar shpirtin e saj të shtypur me shekuj; i akuzoj, pra, të gjithë që janë pjesëmarrës direktë në krimin masiv që kryhet përditë kundër gjysmës së kombit shqiptar, kundër fëmijëve të tij e ardhmërisë së tij.

    Për të pasur gjenerata të reja e mendjendritura, shpresërisht ca më të mira se gjenerata jonë, duhet të kemi familje të lumtura ku dominon drejtësia e respekti në familje: si do të presim nga fëmijët tanë që të kenë respekt për jetën e pronët e tjetrit, kur qysh në familje i mësojmë sistematikisht, duke i shtypur gratë, që respekti për jetën është iluzion?

    Ku qëndron problemi!?

    Dihet thjeshtë se problemi është mu aty: në edukatën familjare.

    Ne jemi ata prindër që vendosim për fatin fëmijëve tanë, pa marrë parasyshë a është vajza a po djali. Ne jemi ata prindër të cilit i ndalojmë vajzat tona nga shkolla, ne jemi ata që nuk duam ta pranojm se femra është thelbi i shoqërisë dhe i qenies njerzore.

    E kur femrën e lëmë mbas dore, atëhere vuan gjithë populli. Herët a vonë, prej kësaj vuajmë edhe ne. Por mjerisht, të shpeshtën jemi aq injorantë, sa s’e vërejmë shkakun e vuajtjeve tona. E s’e vëmë re që shkelja e femrës është primitivizëm, ngecie, papërsosmëri, katastrofë morale e etike, në aspektin demokratik të një populli.

    E megjithatë: të gjithë flasin për lirinë. Liri majtas, djathtas, liri me grushta, liri gjithandej: liri prej komunizmit, prej pushtimit, prej regjimit, prej krimit, prej taksave. Liri prej lirisë, po deshe: pazari ballkanik i ha të gjitha…

    E ku mbeti liria e femrës!?

    Pse vetëm kjo qenka e parakohëshme, e parealizueshme, e padëshirueshme, e nxituar, e qortuar, e vonuar? Pse vetëm kjo – pse vetëm femra! – kaq e mohuar!?

    Të gjithë flasin për vetvendosje. Vetvendosje për Kosovën, vetvendosje për shqiptarët në IRJM, vetvendosje për bashkim kombëtar. Vetvendosje për shitësin analfabet të djathit në çarshinë kosovare, që vë ende gisht e nënshkruhet me çirilicë. Por jo vetvendosje për Flora Brovinën, a jo! atje nuk është koha të shkohet ende.

    Pse këtë problem e lëmë të zhvarritet ndër shekuj? A nuk është koha që t’i dhëmë fund kësaj shtypjeje të egër?

    Ju ftoj: ju meshkujt jeni ata që duhet t’i jepni fund shkeljës së të drejtave të femrës. Ju porosis: ju, e jo femra, jeni ata që keni nevojë për emancipim.


    --------------------------------------------------------------------------------

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892
    Gratë, larg duart nga pushteti vendor

    Belina Budini

    TIRANË - Asnjë kandidate femër nga Partia Demokratike për postet vendore në komuna dhe bashki. Nga PS-ja, gjysma e kandidateve të vjetshme tërhiqen, për të mos kandiduar më. Vetëm një kandidaturë femër nga PS-ja do të synojë të jetë në krye të një bashkie, në Rroskovec. Femrat mbeten jashtë garës politike. Nga 12 kryetare femra të bashkive dhe komunave, 5 prej tyre nuk rikandidojnë më. Bëhet fjalë për kandidatet femra të mandatuara nga Partia Socialiste. Nga Partia Demokratike nuk do të ketë asnjë femër kandidate për vendoret. Ndërkaq, nga PS-ja do të kandidojnë gjithsej në Shqipëri 14 femra. “Ka hequr dorë nga kandidimi, për shembull, kryetarja e bashkisë Rrëshenit, Marie Biba, edhe pse ajo ishte menduar të rikandidohej”,- thotë Makbule Çeço, anëtare e kryesisë së Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, kryetarja e komunës së Bishnicës në Përmet, e cila është martuar dhe pret të lindë fëmijë, gjithashtu ka hequr dorë nga rikandidimi. Ndërkaq, PS-ja ka ftuar të kandidojnë 7 gra të reja për postet lokale. Politikë burrash, manovra politike, shoqëri maskiliste... Kështu e komentojnë mungesën e femrave në politikë vetë aktoret e politikës shqiptare dhe gratë e shoqërisë civile.

    Jozefina Topalli

    Nënkryetare e Parlamentit për PD-në, Jozefina Topalli thotë se moskandidimin e femrave në përgjithësi, por edhe veçanërisht për zgjedhjet vendore, e konsideron si mungesë të emancipimit të tyre. “Sigurisht, moskandidimi i tyre dhe tërheqja përballë një sfide, siç është politika, ka për bazë edhe arsye ekonomike-sociale, ashtu si edhe barriera maskiliste. Më vjen keq, që për këto zgjedhje në listat përfundimtare të Partisë Demokrative nuk konfirmohet asnjë femër dhe, pse mos ta them, i përgëzoj gratë që kandidojnë, qoftë edhe në krahun tjetër”,- shprehet Jozefina Topalli, me një karrierë disavjeçare në strukturat e Partisë Demokratike dhe në parlament. Nënkryetarja Topalli thotë se, megjithatë, ka pasur disa nisma grash edhe për këto zgjedhje, por ato nuk janë miratuar. “Në komuna nuk kandidojnë pothuajse fare, ndërkaq edhe në bashki gratë janë të tërhequra e nuk tentojnë të futen në politikë”,- thotë Topalli. Ajo shton se, megjithatë, është vënë një “dysheme” prej 25% për gratë, që do të përfshihen në këshillat bashkiakë dhe ky mund të konsiderohet një hap pozitiv.

    Makbule Çeço

    Nënkryetare aktuale e parlamentit dhe ish-kryeministre, Makbule Çeço thotë se, megjithëse në PS do të kandidojnë për mandat vendor 14 femra në gjithë Shqipërinë, ky numër është i papërfillshëm, në raport me meshkujt. Sipas Çeços, femrat i tremb konfliktualiteti, vulgariteti dhe ashpërsia e politikës. Dhuna verbale në politikë është, sipas saj, një nga arsyet përse femrat shqiptare nuk përzihen me politikë. A e ka ndjerë ajo veten keq në këtë mjedis të drunjtë? “Sigurisht, në debatet e ashpra, me fjalor vulgar, pa etikë, ku triumfon inati dhe ku të shajnë deri edhe familjen, nuk ka sesi të mos ndihesh keq”,- shprehet nënkryetarja Çeço. Arma e saj për t’ia dalë mbanë në këtë arenë politike thotë se është ndershmëria. Ajo na thotë se, megjithëse kandidojnë 14 femra në PS, kjo nuk do të thotë asgjë për filozofinë e gjithëpërfshirjes, ku femra është sërish jashtë. Nga ana tjetër, Çeço shton se edhe gruas i takon të bëhet vetë më aktive. “Por kjo është e vështirë, kur dihet që ende vendimet për gratë i marrin burrat”,- thotë Çeço.

    Elsa Ballauri

    “As 14, as 40 kandidate femra,- thotë kryetarja e Grupit për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri,- nuk më çudisin. Nuk mendoj se ato mund të kenë ndonjë rol. Zakonisht, edhe kur kandidohen, femrat janë një fasadë politike. Nuk ka atmosferë për hyrjen e grave në politikë dhe kandidime të rastësishme si këto janë dhe duken artificiale”. Ballauri mendon se nuk ka diskutim për femrat në publik, femra s’po promovohet, nuk ka një lëvizje, nga ana tjetër, femra nuk bën as autopromovim, disa syresh kanë prirje të merren me biznes dhe në shoqërinë civile, por ato mbeten skllave të burrave. Sipas saj, e gjithë kjo lojë kandidaturash është politikë e përrallës. Në Shqipëri dihet që femra ia lejon burrit plotfuqinë, ajo nuk ka pushtet psikologjik, së pari. “Kur nuk merr vendime familjare, si mund të pretendojë një femër të marrë vendime politike?”- shprehet Ballauri. Gjithsesi, ajo shton se është optimiste dhe se e entusiazmojnë nuancat pozive. “Ka shumë pak femra në politikë, ato tani janë bërë profesioniste. Për shembull, ministrja e Kulturës është pozicionuar në një rol pozitiv, por ende nuk kemi një personazh femër në politikë, që të na entusiazmojë. Sigurisht, kjo nuk është gjë e lehtë. Kjo gjë mund të vijë kur femra-model ka pas një emancipim të tërë dhe një back-ground të volitshëm”,- thotë Ballauri. Ndërsa “dorëzimet” e femrave nga politika, pasi janë përfshirë njëherë në të, sipas kryetares së Grupit për të drejtat e Njeriut, tregojnë se këto gra nuk kanë hyrë natyrshëm në politikë. “Femra të tilla janë rastësisht në politikë ose produkte të manovrave politike. Nga ana tjetër, është e dhimbshme që ato largohen dhe thyhen nga politika e burrave”,- përfundon Ballauri.

    Diana Çuli

    Kryetare e organizatës femërore “Minerva” dhe shkrimtare e njohur, Diana Çuli se kjo mungesë e grave në politikë dhe ky hezitim i tyre për të kandiduar ndodh për shumë arsye, ndër të cilat më kryesore janë mungesa e traditës, lufta politike e egër që bëhet, shoqëria konservatore dhe rezistenca brenda partive, që anojnë për kah meshkujt. Megjithatë, sipas Diana Çulit, e cila ka një karrierë të gjatë tanimë në drejtim të çështjeve të barazisë gjinore, nuk janë vetëm femrat shqiptare që i rrinë larg politikës. “Në Francë, ku në parlament dhe në pushtetin vendor duhet të jenë 50 me 50 burrat dhe gratë, ka gjithashtu vështirësi. Siç kanë treguar disa nga përfaqësueset franceze që kanë vizituar Shqipërinë, edhe atje për komuna e bashki është shumë e vështirë të gjesh kandidate”,- thotë Çuli. Ajo mendon se grave shqiptare u duhet vetëm kurajë dhe traditë në këtë drejtim, sepse gratë e përgatitura nuk mungojnë. “Edhe 4-5 gratë që janë aktualisht në politikë konkurrojnë shumë mirë me meshkujt dhe madje e bëjnë punën e tyre më mirë se ata. Sigurisht, situata nuk është e lehtë dhe kjo mungesë e femrave në politikë, në bashki e komuna nuk na nderon”,- përfundon Çuli.

    Gratë shqiptare në parlament

    Ermelinda Meksi (zëvendëskryeministre) PS
    Makbule Çeço (nënkryetare e parlamentit) PS
    Jozefina Topalli (nënkryetare e parlamentit) PD
    Arta Dade (ministre e Kulturës) PS
    Valentina Leskaj (ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale) PS
    Monika Kryemadhi (deputete) PS
    Elita Tepelena (deputete) PS
    Fatbardha Shabani (deputete) PS
    Marjeta Pronjari (deputete) PD

    Kandidatet femra për vendoret

    Anita Zajmi (minibashkia nr 1, Tiranë
    Jeta Seitaj (kandid. e re), min. 5. Tiranë
    Fatmira Veizaj (minibashkia nr.10, Tiranë
    Fatime Goga (kandid.e re) Ndroq
    Lindita Çobo, bashkia Rroskovec
    Anastasi Dushi, komunë, Gjirokastër
    Hanke Melaj (kandid. e re), Baz, Mat
    Tre kandidatura për komunat në Elbasan

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Femra shqiptare, kjo mungestare e madhe

    nga: Rita LOLOÇI

    Nuk mendojmë se bëjmë ndonjë mëkat të madh nëse pohojmë se femra shqiptare është një mungestare e madhe e shoqërisë së sotme shqiptare, paçka se si përqindje ajo është pothuaj e barabartë me meshkujt dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në çdo sektor të jetës.

    Ngado që ta nisësh balafaqimin, do të kesh një rezultat mjaft të trishtë: në Kuvendin e Shqipërisë femrat numërohen me kokrra, (megjithëse edhe ato nuk mund të konsiderohen si gratë më me potencial), në qeverinë më të fundit të kabinetit Nano ka vetëm një të tillë, në pushtetin lokal, në pushtetin gjyqësor, në të gjitha insitucionet në shkallë kombëtare ose në departamente të ndryshme shteërore ato shfaqen rrallë e më rrallë qoftë për hir të emancipimit të ulët të politikës, qoftë nga trysnitë e ndryshme dhe nga paragjykimet e vjetra dhe të reja, qoftë edhe nga një traditë që nuk e vë gruna në peidestalin që i takon. Një ndryshim i konsiderueshëm ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, ku jo vetëm dy nënkryetaret janë femra të mirëshkolluara, por edhe shumë departamente drejtohen plot aftësi nga femrat.

    Nëse do të bënim një përpjekje të hetonim gratë që janë përshtatur dhe që kanë bërë emër në këtë tranzicion të gjatë dhe të vështirë shqiptar, mund të veçonim disa syresh mes të cilave Valentina Leskaj, ish ministre e Punës, por më shumë drejtuese e shoqatës për planifikimin familjar, shoqatë kjo me reputacion të ndjeshëm brenda dhe jashtë vendit; kështu me Diana Çulin që drejton një organizatë grash, me Elsa Ballaurin që drejton Grupin Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, me Ana Gjokutaj, ish gazetare e Radio Tirana dhe aktualisht specialiste e marrëdhënieve me Publikun në misionin e Bankës Botërore, me Kozara Katin kryetare e QSHDNJ, me Vasilika Hysin, kryetare e komitetit shqiptar të Helsinkit, me pedagogen Vjollca Ibro, ish rektore e Universitetit Bujqësor Kamëz dhe zëvendësministre e Bujqësisë, me poeteshën e talentuar Mimoza Ahmeti që drejton një shtëpi botuese të suksesshme, me Valdet Salën, drejtuese projektesh në fondacionin Soros, me Juliana Hoxhën, kryetare e Partners-Albania dhe e organizatave të tjera prestigjioze, etj.

    Dhe pasi ke bërë këtë paradë të grave apo të femrave që kanë një emër publik (jo se ua ka falur kush por se kanë punuar falë aftësive të tyre dhe përkushtimit të admirueshëm), menjëherë vjen ngërçi dhe ndihesh keq kur vëren se një masë e madhe e këtij komuniteti është e nënshturar dhe e papërkrahur; disa prej tyre janë nën kushtet e vështira të divorcit dhe të pamundësisë për të siguruar një jetesë normale për fëmijët dhe familjet e tyre, shuëm janë pre e varfërsië së tejskajshme, e prostitucionit, e rrahjes dhe e fyerjes edhe në mjedise publike; një mentalitet dhe praktikë maskiliste qëndron si muranë nga skajet më të humbura dhe të prapambetura e deri në mjediset e ndritshme të një kryeqyetthi që ndryshon.

    Pasi ke bërë një pasqyrë bardh e zi të gjendjes së gruas dhe të femrës shqiptare, pas i ke mëshuar më shumë tablos së zymtë në të cilën është e zhytur ajo, nuk mund të mos thuhet se nuk ka edhe alternativa përmirësimi.

    Për të pasur një pjesëmarrje më të madhe të gruas në vendim-marrje si dhe për t’u gjendur ajo e përfaqësuar në Kuvend ose në qeveri; shoqëria civile mund të kontribuojë më shumë që organizatat politike të grave të jenë më në unison duke ndërmarrë aksione të përbashkëta. Këtë e pohojmë se shpesh, duke u tërhequr kërraba nga forca politike që përfaqësojnë, kanë bërë me njëra tjetrën një luftë donkishoteske dhe të pakuptimtë. Në momentin e kuvendeve të partive politike, sensibilizimi i strukturave partiake për të përfshirë më shumë gra, nuk mund të jetë jo fort i dobishëm. Caktimi i një përqindje normative, është gjithashtu një formë që komuniteti ndërkombëtar vendos për politika të vendeve të ngjashme me ne.

    Organizmi i protestave qytetare, duke gjetur forma ndikuese edhe për opinionin publik, mund të kontribuonin gjithashtu në një përmirësim të gjendjes së gruas. Këto protesta, kryesisht ndaj pushtetit ekzekutiv dhe ndaj Kuvendit, mund t’i detyronin këta të fundit për të vënë disa kuota përfaqësimi për gratë që, megjithëse nuk janë demokratike, përmirësojnë ndjeshëm situatën ekzistuese.



    Kryetare e Unionit Rinor për të Drejtat e Njeriut

  10. #10
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Faleminderit Arun.
    Ja pra dhe disa anë të tjera të kësaj teme që me të drejtë aruni i ka preku dhe që kanë shumë nevojë dhe për diskutim.

    Por po shoh shumë pak të ineteresuar femrat për këtë temë dhe habitem pasi ato janë dhe shumë të mprehta dhe kërkojnë me të drejtë dhe tia kalojnë mashkullit.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  11. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ka femër shqiptare që ka rol në shoqërinë europiane?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #12
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Ka femër shqiptare që ka rol në shoqërinë europiane?
    Kur lexova pyetjen e para gje qe me erdhi ne mendje ishte prostitucion, me vjen shume keq por nuk eshte rastesi qe pikerisht kjo me erdhi ne mendje, ky eshte "profesioni" me te cilin jane bere te njohura per femrat shqiptare....
    Dhe pasi u mendova pak, mu shfaq edhe nje skene tjeter ai i femrave (dhe meshkujve shqiptar) qe robtohen ne toke te huaj per nje te ardhme me te mire...
    Me vjen shume keqe qe sme erdhi diçka tjeter ne mendje per Femren Shqiptare ne Europe.

    Per Arunin: A nuk do te ishte me mire qe mesazhet te ishin pak me te shkurter dhe te permbanin diçka nga opinioni juaj? Me respekt SG
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Femra shqiptare dhe roli i saj në shoqërin europiane
    Pse dhe ne Evrope mbledhin shkarpa dhe lajne rrobat me dore???
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Ka femër shqiptare që ka rol në shoqërinë europiane?
    po si nuk ka

    nese i ke pare lajmet zhosefina topalli(nenkryetare e parlamentit shqiptar) ishte pjese e vezhguesve nderkombetare ne zgjedhjet e fundit politike qe u bene ne ukraine
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 29-01-2005 më 12:53

  15. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    arun,me sa pash ti edhe thënie e proverba shkruan tek forumi i letërsise.
    Nqs po atëherë me siguri ke ndëgjuar edhe thënien-
    Me një lule nuk çel pranvera.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  16. #16
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    arun,me sa pash ti edhe thënie e proverba shkruan tek forumi i letërsise.
    Nqs po atëherë me siguri ke ndëgjuar edhe thënien-
    Me një lule nuk çel pranvera.
    Më fal StormAngel që po të citoj por me sa shoh unë nuk ke sjell ndonjë koment apo mendim mbi temën pasi shprehja e urtë e popullit nuk ka të bëj me njohjen e rolit te femrës shqipetare në shoqërin perëndimore. Arun solli fakte dhe ndricoj me shembuj temën.
    Pra kërkoj që pjesëmarrësit në temë të jenë konkret dhe më të qartë për lexuesit.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  17. #17
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Unë kam mendim shumë të prerë për temën në fjalë
    Ai mendim qëndron siç vijon-
    Femra shqiptare nuk ka ROL (të dukshëm dhe ndikues) në shoqërinë europiane.
    Arun mund të sjell komente sa të doj,unë kërkoj emra dhe fakte.
    Femra shqiptare vs femra europiane e kemi dallimin me kilometra larg.Asnjë nuk na merr si mostër neve,po neve marrim shembuj nga europianët.
    Femra shqiptare nëpër histori,mbase ka ndonjë rol të veçantë,mirëpo tani...
    Sa shkojnë vitet,roli i saj dobësohet.
    Më fal po ky është mendimi im.
    Më bindni në të kundërtën po mundët.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  18. #18
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Temën se kam hapur që të bind dikë.

    Tema ka si qëllim të evidentojë femrën tonë(shqipëtare) që ka emigruar si dhe mashkulli apo jo?
    Pra kjo femër po rritet në shoqërin perëndimore dhe gjithashtu shkollohet dhe punon në sdade të ndryshme profesioni sic janë: përkthyese, doktoreshë mësuese, gazetare, ballerinë, kandidate për deeputete etj.
    Në qoftë se s´gabohem kto profesione bëjnë pjesë e rolit në shoqëri apo jo?

    Femra jonë(shqipëtare) po martohet dhe po krijon familjen e saj me të huaj duke miksuar dhe kulturen shqipëtare me atë të huaj, dhe ky është një rol i rëndësishëm apo jo?
    Ndryshuar për herë të fundit nga I-amëshuar : 29-01-2005 më 19:00
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  19. #19
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga I-amëshuar
    Femra jonë(shqipëtare) po martohet dhe po krijon familjen e saj me të huaj duke miksuar dhe kulturen shqipëtare me atë të huaj, dhe ky është një rol i rëndësishëm apo jo?
    A thua është shqiptare ajo femër që bën këtë?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  20. #20
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    A thua është shqiptare ajo femër që bën këtë?
    Mos harro që po flasim gjuhen e nënës pra dhe ai fëmijë që lind nga një lidhje me të huaj femija merr gjuhen e nënës por nuk e di se ai fëmijë që lind nga lidhja e një shqipëtarit me të huaj femija do të dijë vallë të flas shqip?

    A thua është shqipëtar ai mashkull që po martohet me të huaje dhe po bën fëmijë?

    StormAngel ajo femër bën atë zgjedhje sepse mashkuj si ju e keni përbuzur më parë kështu që ajo humb dashurinë për mashkullin diktator shqipëtar.



    Më fal por po ndryshoni rrjedhën e temës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga I-amëshuar : 29-01-2005 më 19:17
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •