Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 38 prej 38
  1. #21
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga I-amëshuar
    Më fal por po ndryshoni rrjedhën e temës.
    Kërkoj ndjesë,nuk do postoj më në këtë temë.
    Nuk kisha mendim se postet e mija ndryshojnë rrjedhën apo rolin e femrës shqiptare në shoqëri.
    Çdo të mirë
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #22
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Post

    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Kërkoj ndjesë,nuk do postoj më në këtë temë.
    Nuk kisha mendim se postet e mija ndryshojnë rrjedhën apo rolin e femrës shqiptare në shoqëri.
    Çdo të mirë
    Faleminderit për mirësjedhjen por më duket i pa vend pasi unë kërkova vetëm të të bëj të qartë këndvështrimin tim dhe në këtë këndëvështim të debatojmë.

    Tek ju shoh mos argumentim mendimi në qoftë se ndiheni i fyer është faji i mos tollerancës së mendimit të kundërt që ju se pranoni.(MENDIMI IM)

    Megjithatë ju jeni i lirë të bëni c´të doni.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Femra shqiptare dhe roli i saj në shoqërin europiane

    MIRË SE VINI NË DEBAT
    femra shqiptare ne pergjithesi ne europe vendin e saj te garantuar e ka pasur ne semafor (me disa perjashtime ,jo te gjitha)

    po themi qe te behen te zgjuta dhe te largohen nga skena e politikes semaforiste te rruges ne politikes europiane

  4. #24
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Tema ka si qëllim të evidentojë femrën tonë(shqipëtare) që ka emigruar si dhe mashkulli apo jo?

    Pra kjo femër po rritet në shoqërin perëndimore dhe gjithashtu shkollohet dhe punon në sdade të ndryshme profesioni sic janë:
    përkthyese, doktoreshë. mësuese, gazetare, ballerinë, kandidate për deeputete etj.

    Në qoftë se s´gabohem kto profesione bëjnë pjesë të rolit në shoqëri apo jo?

    Femra jonë(shqipëtare) po martohet dhe po krijon familjen e saj me të huaj duke miksuar dhe kulturen shqipëtare me atë të huaj, dhe ky është një rol i rëndësishëm apo jo?

    Dhe për sa i përket femra prostitut po ashtu është një profesion që ne mashkujt shqipëtar ja kemi mësuar me zor apo jo?

    Më falni po femrat s´po kërkojnë të evidentojnë qytetarinë aktive që bëjnë në perëndim.

    Pasi unë jam i bindur që ka shumë femra që luajnë rolin e tyre në shoqërinë e huaj por kam frikë se këto femra nuk ndodhen në forum. Pasi shoh një indiferentizëm.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    18
    E rendesishme eshte qe fillimisht te ndryshoje mendimi qe ekziston per femren. Ajo nuk duhet te trajtohet me si nje placke te cilen e shet i ati dhe e blen burri. Duhet te kuptojme te gjithe qe femra eshte po aq e afte te rrije ne te njejten lartesi me mashkullin, po aq sa dhe burri.

    Ky ndryshim duhet te filloje nga vete femra duke u rebeluar abuzimeve qe behen me te , dhe me pas te kete mbeshtetjen e te gjitheve . Ne jemi akoma larg asaj lloj barazie , per te cilen po flitet shume, dhe kam pershtypjen se vetem neper qytetet me te zhvilluara. Por po te shohim pak me thelle do te kuptojme qe ka akoma vende (ketu tek ne) ne te cilat femra nuk eshte gje tjeter vetem nje mjet qe siguron trashgimtare, sherben per te bere yzmet dhe asgje me shume....eshte me te vertete nj realitet shume i trishte.

  6. #26
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga just me

    Bravo më ka pëlqyer shkrimi që ke sjell just me.
    Ky mesazh që ke sjell duhet të cojë në reflektim secilin prej nesh mbi mendimin që ekziston për femrën.
    Të faleminderit dhe jam plotësisht dakort me ju.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e blueyes
    Anëtarësuar
    06-10-2004
    Postime
    203

    Puuuuuuuuu ke nene i dashur?????

    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Ka femër shqiptare që ka rol në shoqërinë europiane?
    Nuk doja te bija ne gracken tende por me detyrove,pasi keto komente jane teper te shemtuara...Nuk di se cmoshe keni i nderuar..Por patjeter qe ke nje nene qe te ka bere koken..Dhe kjo nene eshte e seksit femer ne mos gaboj...Me perjashtim qe prinderit tuaj jane mashkull+mashkull.....Ateher te me falesh pasi me te vertete nuk e keni dijenine e rolit te femres ne cdo shoqeri..Qofte ajo shqipetare evropiane apo....
    Shikoji mire gjerat..Ktheje koken mbrapa ...analizo dhe gjyko...Mos flit kodra pas bregut....
    femra shqipetare thjesht eshte e perbuzur dhe e shtypur ne maksimum..Por kjo sdo te thote qe nuk ka vlera...Eshte dicka tjeter te ti mohojne ato dhe tjeter gje te mos kesh asnje lloj vlere...Qe e dyshoj pasi cdo individ ka virtytet e tij....Nje me shume e nje me pak..Nuk ka rendesi.....
    Me ty mbarova i nderuar...fat pac me koken qe ke...

    Persa i perket shkrimit te odeonit me nje pjese te mire jam dakort..por duke shtuar qe jo te gjitha femrat njohin kuptimin eplote te fjales"Panvaresi"..

    Une jam femer...jam nene....Dhe fatkeqesisht nganjehere me duket vetja "mashkull" nga pergjegjesite qe kam..Por me kenaqesi durim sakrifica dhe koken lart...Kam arritur shume gjera ne kete jete...Dhe persa i perket rolit tim ne shoqerine evropiane ne kete rast SPANJES....Ne asnje moment ju betohem nuk jam ndiere inferiore..perkundrazi.....Nuk po flas me shume se pastaj po me vini ndonje bifton....

    pershendetje te ngrohta nismetarit te temes!!!

  8. #28
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    blueyes,
    Meqe me citon,te te jap edhe une nje citim tjeter
    Ti thua qe ke rol ne shoqeri,une them qe po ke.Ti me thua se je nene,une them dakort.Ti me thua qe edhe une kam nene dhe ajo ka rol shume te rendesishem ne shoqerine tone familjare,edhe prap them dakort.
    Po si eshte ky rol i hasur ne shoqerine europiane? Roli i femres shqiptare?
    Se jane dy sende tejet te kunderta.
    Komenti im ishte aq realist sa qe nuk ben me mire.Une vetem pyeta se a ka femer qe ka rol te vecante ne shoqerine europiane,se tek e fundit kjo eshte tema,e jo roli i femres ne familje.Kane cik dallim keto dyja,apo jo?
    Nejse...Ti ke mendimet e tua,une kam te miat.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e UNUM
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Femrat jane te denuara per tu shfytezuar. Dikur ishin nen sundimin e burrit. Koheve te sotme (moderne) po i shpetojne burrit e po behen skllave te punes dhe te boss-it.

    Femrat jane te denuara nga kush? A ben te sqarosh detalisht, se mus s'me duket e kuptimte. Femra dikur ish nen sundimin e burrit, po mos harro se gjat historise edhe burri ish nen sundimin e gruas (familja matriarkale), deri sa nuk u shfaq nevoja e punes fizike qe shkaktoj femren ti dorezoj çelesat e shtepise. E ketu burrat fiiluan te qojn koken lart e mos ta perfillin femren si qenie njerezore duke e shnderruan ne skllav. Po te jesh skllave e burri nuk eshte njejte si te jesh punetore e bosit, se bosi te paguan dhe vlereson punen.
    Sikur ju burrat shqiptar te vleresonit femren me shume, dhe ti jepnit nje vend te vlefshem ne shoqeri duke mos e nenqmuar, jam mese e sigurt se i vogel do te ishte numri i vajzave shqiptare qe po ia ulin prestigjin popullit Shqiptar ne bote (duke u shitur-kuptohet).
    Prandaj ju te ashtu-quajturit "BURRA" shqiptare, korrigjoni veten pak me shume, se burreria nuk matet me femra!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga UNUM

    Gjeja qe urrej me shume ketu ne forum jane lexuesit e cekte, te cilet jo vetem qe nuk kuptojne ato qe shkruhen por si menyre e te shprehurit te ideve perdorin ironine.

    Realiteti eshte i tille. Une s'kam shkruar ndonje gje qe e aprovon realitetin. Eshte fatkeqesi por ja qe keshtu eshte.

    Para se te shkruash dhe replikosh lexo me vemendje dhe pastaj hajde na bej ironira!
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 10-02-2005 më 19:37

  11. #31
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga blueyes
    Une jam femer...jam nene....Dhe fatkeqesisht nganjehere me duket vetja "mashkull" nga pergjegjesite qe kam..Por me kenaqesi durim sakrifica dhe koken lart...Kam arritur shume gjera ne kete jete...Dhe persa i perket rolit tim ne shoqerine evropiane ne kete rast SPANJES....Ne asnje moment ju betohem nuk jam ndiere inferiore..perkundrazi.....Nuk po flas me shume se pastaj po me vini ndonje bifton....

    pershendetje te ngrohta nismetarit te temes!!!
    Në radhë të parë ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë temë dhe gjithashtu përshëndetjet e mija po aq të ngrohta dhe për ju bluesyes që keni kuptuar mesazhin që dua të sjell me këtë temë.

    Po citoj shkrimin tuaj sepse i ke dhënë një përgjigje të dëshiruar temës pasi në këtë këndëvështrim dua që të diskutohet tema dhe ju keni sjell shembullin tuaj me vlerë dhe ju përgëzoj dhe njëherë për sinqeritetin dhe krenarin tuaj.

    Jam i gëzuar që ka femra krenare për atë që janë dhe nuk dorëzohen përpara asnjë vështërsie apo përparimi por ecin me hapin e kohës.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  12. #32
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Citim Postuar më parë nga arun
    po si nuk ka

    nese i ke pare lajmet zhosefina topalli(nenkryetare e parlamentit shqiptar) ishte pjese e vezhguesve nderkombetare ne zgjedhjet e fundit politike qe u bene ne ukraine
    Asaj Zonefines tate ti, shko thuaji ne shkoj ne "Kalan e dodes" ose ne "Malsine e madhe", dhe te shofi se ca sallate grihet andej dhe jo ca sallate grihet ne karrigen ku rri ajo. Besoj se ma kuptove..

    Tung!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e blueyes
    Anëtarësuar
    06-10-2004
    Postime
    203
    Citim Postuar më parë nga arun
    femra shqiptare ne pergjithesi ne europe vendin e saj te garantuar e ka pasur ne semafor (me disa perjashtime ,jo te gjitha)

    po themi qe te behen te zgjuta dhe te largohen nga skena e politikes semaforiste te rruges ne politikes europiane
    Kam pasur shume respekt per ju i nderuar..Por mos pergjitheso..nje pyetje...
    Mos je gje nje nga ata,pasi ka dhe meshkuj??????????????????

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e blueyes
    Anëtarësuar
    06-10-2004
    Postime
    203
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    blueyes,
    Meqe me citon,te te jap edhe une nje citim tjeter
    Ti thua qe ke rol ne shoqeri,une them qe po ke.Ti me thua se je nene,une them dakort.Ti me thua qe edhe une kam nene dhe ajo ka rol shume te rendesishem ne shoqerine tone familjare,edhe prap them dakort.
    Po si eshte ky rol i hasur ne shoqerine europiane? Roli i femres shqiptare?
    Se jane dy sende tejet te kunderta.
    Komenti im ishte aq realist sa qe nuk ben me mire.Une vetem pyeta se a ka femer qe ka rol te vecante ne shoqerine europiane,se tek e fundit kjo eshte tema,e jo roli i femres ne familje.Kane cik dallim keto dyja,apo jo?
    Nejse...Ti ke mendimet e tua,une kam te miat.
    Nuk po flase per rolin e saj thjesht brenda familjes por jashte saj..Ne shoqerine ehuaj ne abientet laborale....Mos deshe ndonje kryeministre shqipetare zotrote ne Spanje apo aty ku je ti????
    Vetem kete fakt quan qe mund te jete roli i femres shqipetare???????????????
    Je shume i gabuar....Teper teper me ekeqja eshte se nuk pranoni shkoni me tuajen......Autokritika zemer triunfon....

    Me respekt Ami!!!!!

    P.S Dhe shtepise ia dal dhe femijes dhe punes ku jam nje nga me te mirat..Dhe s ethem as per mburrje por dhe as per inat..Eshte fakt i nderuar fakt....Do ndonje rol tjeter?????

  15. #35
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Gratë drejtojnë 17 për qind të totalit të bizneseve

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    16/03/2005

    Bizneset e drejtuara nga gratë, vazhdojnë të jenë të ulta, thuhet në studimin më të fundit, të kryer nga PNUD, "Politikat e zhvillimit në favor të të varfërve dhe grave në Shqipëri". Sipas këtij raporti, drejtimi i bizneseve nga gratë zë vetëm 17% të tyre. Numri më i madh i bizneseve që drejtohen nga gratë, është përqëndruar në Tiranë, duke zënë 31%, e ndjekur nga Durrësi, Elbasani, Lushnja, etj.
    Interesant është fakti që 85% e bizneseve që drejtohen nga gratë, janë në zonat urbane. Vetëm 15% e bizneseve në zonat rurale drejtohen nga gratë, edhe pse në këto të fundit, janë ato që angazhohen më shumë në punë.
    Sipas disa studimeve, ka rezultuar se ndërsa në qytet, të ardhurat financiare krijohen kryesisht nga burrat, në fshat gratë punojnë krahas burrave për të krijuar të mirat materiale. Në fillim të viteve 90-të, sipas raportit të PNUD, ishin
    gratë që drejtonin 21% të bizneseve, por në dy vitet e fundit, vihet re rënie e bizneseve që drejtohen nga gratë.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  16. #36
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Meqe po diskutoni kaq shume per rolin e femres Shqiptare ne Europe,
    a mundeni me me thane se cfare roli ka mashkulli...??
    Baraz me femnen..se kuptoj pse duhet femnat mu ba ma inferiore dhe
    meshkujt te jene ma nalt..mendim teper i gabum.
    Si mashkull si femen po pate perparsi me ece perpara ke me ece.
    Shume mendime qe s'me pelqejne po lexoj ketu, femna s'ka arsye
    pse te ndihet ma poshte se mashkulli dhe as ma poshte se vendi qe jeton.
    Dhe kjo eshte nje arsye qe me ben me e dashte vendin ku jetoj(USA) sepse
    ne cdo rrethane ka me shume perparesi femna se mashkulli.
    Jam shume dakort me postimet e Blueyes, dhe pse meshkujt e kane
    te veshtire me e pranu femna asht ma e forte ne cdo aspekt se mashkulli.
    S'po flas per force fizike, sepse ate e ka dhe kafsha..por te qenurit nane
    dhe perkushtimi ne familje eshte me i madh se i mashkullit, dhe keshtu
    ne boten e jashtme mashkulli triumfon sepse eshte me i lire per te ba
    dicka te tille. Por me pune eshte te jesh nane dhe te edukosh dhe
    te drejtosh ne baza te shendoshta familjen tande, sesa te vuash
    per karriere dhe nje karrige ose post..qe nje dite ka me te hedhe poshte
    ashtu sic ka ba me shume njerez perpara teje.

  17. #37
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Femra e shkrete eshte "viktima" e post-feve "moderrne."
    Rroli i saj ne shoqeri eshte aq i rendesishem, por aq i anashkaluar. Kjo vjen si pasoje e forces qe zoteron burri. Per ti bere nje krahasim me ceshtjen Shqiptare i ngjan Kosoves e Shqiperise ne lidhje me minoritetet se c'fare i kerkohet nga bota. Bota i ven kushte te pa-arritshme per te drejtat e minoriteteve qe as vete bota perendimore nuk i rrespekton. E njejta gje me femren; i kerkohen gjera qe jane te pa-arritshme pothuajse per c'do lloj mashkulli. Por meqe mashkulli eshte i "forti" ne kete rast, mbizoteron, dhe femra mbetet viktime.

    Nese shohim rrolin e femres ne familjen shqiptare, traditat e forta qe akoma vazhdojne te mbijetojne, per fat te mire ose te keq anashkalojne nje pjese te rendesishme ne shoqeri. Kjo tradite pasqyrohet edhe ne politike e ne fusha te ndryshme. Megjithate nuk duhet te biem viktima te "moderrnizimit" qe ne nuk e rrespektojme femren duke u bazuar thjesht ne faktin se nuk marrin pjese ne politike. edhe ne Perendim po ta shihni me vemendje nuk ka shume femra ne jeten politike dhe ne rangje te larta.

    Per sa i perket se sa femra Shqiptare ka ne Europe qe kane perparuar, nje kunderpergjigje e ceket eshte se sa meshkuj shqiptare te hajrit ka ne Europe? Nese femrat jane tek "semafori," mashkulli shqiptar eshte ne qoshe te rruges duke e vrejtur per tja thithur gjakun. Keshtu qe nuk mund te fajesohet viktima.

    Megjithate, ne perfundim- gjithmone opinioni im- femra ane e mbane ka rene viktime e feminizmit duke u munduar qe te jete e barabarte me mashkullin. Si mashkull e kuptoj se ka fusha ku jam dominant, ose dukem dominant, por ka fusha ku femra eshte me dominante. Problemi eshte se femrat akoma nuk e kane kuptuar kete gje. Per sa kohe qe te luftohet per barazi te mashkullit dhe te femres do te deshtohet ne te njejten menyre sic deshtoi eksperimenti "Komunist."

    Me rrespekt te gjithe femrave!

  18. #38
    Citim Postuar më parë nga ErionB

    Me erdhi keq qe e ndava kete shkrim. Sepse eshte i gjithi aq i sinqerte/njerezor, i drejtperdrejte dhe i mencur. Dhe kjo mbyllja, nuk di c'te them pervecse FLM per keto qe lexova dhe nuk do t'i shtoja as edhe nje presje analizes/shkrimit tend.

    pershendetje
    green

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •