Pjesė nga libri NATA PAS VITIT ZERO
Botoi Dukagjini, Prishtinė 1998
NJĖ DASHURI E TILLĖ
Njė tjetėr shpirt mė ka veshur
tek arratisej
nga plehėrat
Uji. I pafund dhe i kristaltė, me fshehtėsinė dehėse tė bimėve nėnujore, me pleksjen e ngjyrave, me muzikėn shpirtėrore tė njė tjetėr bote. Uji i pafund dhe unė, qė kam humbur njė tokė dhe qė kam humbur edhe njė jetė.
Uji dhe dashuritė e mia tė vrara, tė shkulura nga palca ime, duke mė hapur nga njė tjetėr petal nė lotusin e dritės.
Uji dhe dehja e njė virgjėrie tė mbytur ēdo ditė e nga pak, ēdo ēast e nga pak, nė pakte verbues e dalldisės, dhe dehja ime jotokėsore, dhe ēmeritja ime ndaj kaq shumė pastėrtie, ndaj kaq dashurie qė mė rrėnon e mė ngre nė kėmbė tė fėmijėruar,
qė nuk mi shter lėngjet e sė gjelbrės nė deje.
Uji dhe unė, shtrirė nė njė varkė tė vjetėr, lakuriq e me fytyrėn symbyllur ndaj qiellit ku ngjyrat dihatin pėr tu fikur nė natė. Dhe shuplakat e mia tė hapura, dhe muzika e pianos qė pikon mbi mua, dhe pikat qė janė herė gjak i perėndishėm, herė lot i perėndishėm, herė lutje tė miat tė shndėrruara nė gjak e lotė tė perėndishėm.
Shuplakat e mia, dhe kalimi mes tyre i ajrit, mbrėmjes, jetės sime.
Uji, dhe kaq pak vetmi prej njeriu, dhe kaq shumė muzikė prej shenjti. Dhe prapė uji, i mbėshtjellė me mjegullėn e njė malli tė pathėnshėm, qė mė vegohet vetėtimthi mbi muranėn e ngrirė e pa gdhendje tė ditės, dhe unė qė them: Shpirt
Shpirt, kjo dashuri nuk duhej tė qe shuar kėshtu, dhe mbase nuk duhej tė qe shuar fare.
Ka qenė njė shajnitje nė fillim, njė mrekulli.
Ka qenė njė shajni atė ditė, kur Ajo hyri nė zyrėn time ku mbante era kalbje pleqsh e himerash pakuptim, dhe kur botės nisėn ti zhvisheshin ngjyrat e vjetėruara, dhe kur shkėmbyem fjalėt e para, fjalėt e dyta, dhe kur ndenjėm tė shtangur nė njė bar tė mbushur me prostituta e pijanecė, dhe kur, nė mbrėmje vonė, me njė trishtim gati tė harruar, tė lėnė nė kushedi ēdehje a pleksje me trupa femrash njėnatėshe, u enda kuturu nėpėr udhėt vezulluese tė metropolit, duke u ngutur tė ikja, tė fshihesha, tė mbyllesha diku vetėm qė tė mendoja pėr tė, dhe kur skisha ku tė mbyllesha, sepse, nė tė vėrtetė, ngutesha tė vrisja veten, i pafuqishėm dhe ende i ngurtė ndaj aq shumė drite tė derdhur mbi mua.
Ka qenė njė mrekulli atė natė kur pimė tė dy nė njė tjetėr bar tė metropolit, duke dėgjuar zhurmėn pėrgjumėse dhe duke vėshtruar si nė njė vegim rrufetė e buta tė tramvajeve pėrjashta, e kur unė pashė pėrmes Saj tėrė jetėn qė do tė kishte, si nė njė rrugė tė ajėrt, mbuluar me brymė, kristal e dehje hėne, dhe kur dolėm jashtė dhe zgjatėm pa u vėshtruar duart drejt njėri-tjetrit, dhe kur ecėm kushedi sa vite vetmie mė kėmbė, nėpėr ca rrugė tė moēme, mbi ca kalldrėme ngjyrė ndryshku tė shekullit tė shkuar, buzė ca ngrehinash ushtarake, nga gardhet e tė cilave rojet vazhdimisht kėrkonin cigare, kur buzėqeshnim tė vezulluar nga rrufetė e tramvajeve tė fundit, dhe kur nuk isha mė i huaj, o Zot, nuk kisha humbur kurrgjė, nuk mė dhimbte asnjė plagė, madje, pėrmes atyre plagėve, arrija tė merrja frymė mė lirshėm.
Ka qenė shajnitje dhe mrekulli kur e shihja tė qeshte aq ēiltėr pas aq kohėsh nė vetmi, kur i tregoja pėr ditėt e mia pa bukė dhe pėr muret me igrasi tė dhomės sime prej tė huaji, dhe pėr dritėn qė mbush njė jetė pa bukė e me Zot, dhe pėr mbrėmjen kur skisha ngrėnė prej kohėsh dhe kur lexova rastėsisht njė lajmėrim ngjitur pas njė muri, ku flitej pėr njė qen tė humbur, tė quajtur Pinky, pėr tė cilin jepeshin dyqind dollarė shpėrblim, dhe kur endesha gjysmė gjallė-gjysmė vdekur mes pallateve me drita fikur, teksa grupe qensh bredharakė mė ndiqnin pas me atė heshtje e uri kafshėsh pa zot, si pėr tė mu ofruar nė vend tė Pinkyt, dhe kur mė kishte vajtur ndėrmend ta rrėmbeja njėrin syresh, ta qethja si Pinky, ta ngjyrosja si Pinky, duke iu pėrmbajtur me besnikėri tė pangrėni tė gjitha pėrshkrimeve tė lajmėrimit, ta stėrvisja tė bėhej vetė Pinky Dhe kur E afrova pranė vetes tek ashensori, dhe ia pashė gjithnjė e mė afėr ata sytė e mėdhenj, tė zinj e pa shprehje tė njohura, qė vezullonin nga njė pėrlotje e brendshme, dhe kur e putha duke i pėshpėritur se e doja, - as unė vete nuk e merrja vesh ēpo bėhej, - dhe kur buzėqeshte e qante nė tė njėjtėn kohė, Ajo femėr qė aq pak e kishin dashur nė kėtė botė.
Ka qenė njė mrekulli e vėrtetė nė fillim, por pastaj Ajo u mbyll nė vete, dhe dashuria mė mbeti vetėm mua.
Unė u pėrpėlita nė kėtė dashuri e me kėtė dashuri, derisa u shova.
Nė fillim, qoftė edhe vegimi rrėshqitės i shuarjes sė kėsaj dashurie mė lebetiste. Mė kallte nė gjendje tė errėta dhe ankthe dashurish tė shkuara qė ishin shprishur pėr hiēmosgjė, apo nga budallallėqet e rinisė sė hershme. Koka ime u shtrydh si nė tirė nėn mė tė pėrbindshmit mendime qė mund tė mėsyjnė njė tru njerėzor, me gjithė degėzimet e zeza tė artistit, dhe shumė zi paskėsha pasur nė vete, o Zot, shumė shthurrje e tėrbim kafshe; mendova, - zakonisht mė ndodhte pa dashur, nuk pėrmbahesha dot, si nė njė mallkim, - se ajo ma dridhte me tė tjerė (gjithmonė me mė tė rėndomtėt prej tyre, me ata qė mezi prisnin tė mė tallnin apo tė pėrgojonin ndjenjėn time), se mezi priste tė ma dridhte; mendova se pat qėnė njė prostitutė minore, nga ato qė u pėlqejnė kurvarėve tė plakur apo pleqve kodoshė, qė skanė pasur kohė e as fat ta shijojnė kėtė jetė nė rini (lagjja ku ajo jetonte ishte plot me tė mjera tė tilla; i shihja pėrnatė, pasi e pėrcillja nė shtėpi, tek dilnin nė tufa, mbushnin taksitė dhe vėrsuleshin me atė tundje tė shtirė kėllqesh drejt qendrės sė metropolit, tė pėrlyera e tė parfumuara, si ca kukulla tė pėrdhosura); mendova se ajo farė ftohtėsie trupore apo kokėfortėsia pėr tė mos bėrė dashuri pėrveēse kur donte Ajo, dėshmonin se mungesa e dashurisė e kishte shtyrė tė molepsej me zakonin e mbrapshtė tė masturbimit (ishte e natyrshme tė mos tundohej nga dashuria e vėrtetė, sepse nxehtėsia dhe finesa e pamjeve tė masturbimit nuk kishin tė dytė nė realitet); mendova se bėnte seks me qenin e saj (e kėputte malli pėr tė, mezi priste ta pėrkėdhelte, ta puthte, ta lėpinte, ishte si shpirt; ishte poashtu e natyrshme qė tė pėrfshihej nė dashurinė ēmeritėse dhe botėrore ndaj qenve, maceve, derrave, zhabave, dashuri qė po na pushtonte me tė njėjtėn egėrsi tė pashpjegueshme, me tė cilėn na pat pushtuar e po na bėnte pluhur smira pėr njėri-tjetrin); mendova se ishte lesbike (edhe zodia e saj kėshtu kumtonte; kishte edhe njė shoqe shumė senzuale, njė nga ato femra tė dobėta, me gjoks turbullues, me njė vėshtrim pak tė anuar e me njė gojėzė prej foshnje, tė cilat mbėshtillen nė jetėn seksuale pa ditur dhe pa dashur tė bėjnė dallime); mendova, mė sė fundi, se ishte njė bishė, kėshtu ndodhte kur opinga rrėshqiste nė asfalt, kėshtu ndodhte kur bukuria nuk e nxirrte dot trurin femėror nga kutia e zezė e budallallėkut, kėshtu ndodhte kur budallallėku dhe rėndomtėsia zgjonin njė krenari tė sėmurė e sėmurėse, e cila nuk ishte veēse furia, egėrsia e pamatė e atyre qė e ndjejnė se nuk ngrihen dot mė lart, nuk rriten dot, nuk adhurojnė dot me gjithė shpirt. Mendova se ishte e shterur shpirtėrisht, e cofur nga dashuria e parė, tė cilėn ma pat rrėfyer me njė ftohtėsi lemerisėse, tamam sikur tė flitkej pėr dashurinė e stėrgjyshes; mendova se mbase ajo hije dashurie, ajo dashuri e rreme, e pandehur dashuri nė mungesė tė diēkaje mė tė vėrtetė, ia kish shterur shpirtin, me ngulmin dhe pamėshirėn, me tė cilat ēdo gjė e rreme na e shkurton rrugėn pėr nė varr. Dashuri e rreme nga ato qė mbeten nė kujtesė si ca ngushėllime shumėngjyrėshe, pasi vdes fėminia Mendova kėshtu gjer nė sėmundje. Mendova se mbase mė kish mbėrthyer ky tėrbim i mallkuar plakjeje me hallet e tjetrit, ngaqė Ajo vetė asnjėherė nuk kish menduar ndonjė gjė. E ato qė si pat bėrė Ajo, po mė binte ti bėja unė, pėrndryshe nuk mund tė mbeteshim bashkė.
Ajo, ndėrkaq, kish mėsuar tė heshtte, dhe shumė shpejt mėsoi tė heshtte gjithnjė e mė shumė, duke mė vėshtruar me ata sytė e pėrlotur e pa shprehje tė njohura. Me atė heshtje shqyese mė bindte se kisha tė drejtė.
Ajo, ndėrkaq, i pat harruar tė gjitha vuajtjet e vetmisė kur ende nuk njiheshim, - dhe fakti qė i harroi aq shpejt e nuk desh mė tė dėgjonte pėr to, tregonte se kishin qėnė ca vuajtje vėrtet tė mėdha, - u sigurua se unė kisha rėnė kokekėmbė nė dashuri me tė, siguroi viktimėn, rrufepritėsin e ēasteve kur nuk kėndonte, kur nuk dalldisej me qenin, kur nuk bėnte tualet dhe kur nuk kishte ēbėnte, dhe pandehu pėr dobėsi timen atė qė, nė tė vėrtetė, ishte njė dashuri qė do ti kish bėrė ziliqarė edhe ėngjėjt.
- Askush nuk meriton ti jepesh plotėsisht, - pėrsėriste Ajo nė ēastet kur bisedonim si dy miq.
Kurse unė nuk gjeja dot se me ēfarė e meritonte Ajo tėrė kėtė dhėnien time. Por unė isha i huaj, isha shpeshherė i pangrėnė, shpeshherė pa njė kokėrr leku nė xhep, i bluar nė stomakun e vetmisė, dhe jo rrallė isha i mahnitur pas gjėrash tejet tė thjeshta dhe flisja mė shumė pėr ngjyrat sesa pėr sendet. Kurse Ajo ishte nė vendin e vet, hante mirė, bėnte shumė tualet, kishte njė qen leshtor dhe disa mikesha, me tė cilat qante hallet e yjeve tė kinemasė.
Kjo dashuri po fikej, por unė nuk mund ta gjeja tė gėnjeshtėrt atė magjinė e ditėnetėve tė para, tė telefonatave pas mezit tė natės, tė shėtitjeve nė Parkun Mbretėror; nuk mund tė pranoja se mund tė merrnim nėpėr kėmbė njė fat tė tillė, njė dashuri tė tillė.
Kjo dashuri po fikej, por nuk doja tė besoja se kishim mbetur po aq kafshėrorė e zemėrgur sa nė dashuritė e mėparshme.
- Njė herė dashuron njeriu, - thoshte Ajo kur e pllakosnin ethet e filozofisė. Dhe tregonte se si kish qėnė viktima e njė mushkonji, as tė pashėm, as tė zgjuar, tė cilin askush nuk e merrte parasysh nė kėtė botė, por tė cilin Ajo e pat dashuruar dhe me tė cilin ajo ish zhvirgjėruar. Nuk ishte e vėshtirė ta pėrfytyroje. Pat qėnė njė nga ata shumė lango bashkėkohorė, qė enden udhėve duke pėrtypur fara dhe qė kanė njė nga ato mallėngjyeset shėmti fytyrash, njė keqardhje stėrgjyshore vetullash tė rėna, sysh tė vakėt e si tė zjerė, gjeste tė plogėt e fat tė lumtur. Tė tillė meshkuj zgjojnė tek femrat atė mėshirėn qė ėshtė gati tė japė gjithēka, madje, nėse mundet, ta japė dy herė njėheresh.
I dyti thoshte se kisha qenė unė.
Heraherės, njė si shpatė e padukshme dhe pėrvėluese mė ēante gjoksin, ndehesha gati tė ulėrija, - dhe nuk isha mazohist, por pata qenė kohė me radhė i padashuruar, kohė me radhė i dehur, i rraskapitur nga shkrimet e mia qė askush nuk i botonte, i rraskapitur me femra tė rėndomta, nimfomane, me secilėn prej tė cilave pata pritur njė dashuri tė vėrtetė, duke tentuar dėshpėrimisht tė nxirrja, tė gjeja ose tė shpikja nė secilėn prej tyre atė tė vėrtetėn, por edhe shpikjet tė neveriten njė ditė, sheh se nuk kanė qėnė pėrveēse ca shprehje fine tė vdekjes, dhe kisha vdekur pėr kohė me radhė me ato dashuriēka -, dhe i doja kėto vuajtje pėrmallshėm tė kėndshme.
Kisha arritur nė stėrlodhjen dhe humbjen e humnershme tė shpresave, kur lutesh qė tė vuash sadopak, tė vuash pėr tė mos u fikur pėrjetė!
Mė pat zėnė malli pėr kėto vuajtje fėminore, pėr kafshimet verbuese tė njė dashurie tė tillė, dhe mbrėmjeve, pasi mėdyshja torturuese pėr ta braktisur a pėr tė ndenjur me Tė mė lėshonte, mė zinte malli pėr Tė. Njė mall pėrlotės, si sy i Zotit, me tė cilin shihja mbarimin e jetės sime, si mbarimin e njė qiriri, dhe rrija nganjėherė me orė tė tėra duke u mahnitur para qirinjve pėr tė gjallė e pėr tė vdekur nė kthinat e kishave, dhe E doja aq pastėr, E dėshiroja aq pastėr, sa, - duke i bishtuar zmerilit tė moshės dhe neverisė ndaj fjalėve tė fryra, - isha i lumtur thjesht edhe qė Ajo ekzistonte.
Mbase me vuajtjet qė mė ngjallte e kishte merituar atė dhėnien time, atė hepim shtangės: as gjallė, as vdekur, as shuar, as i marrosur nga dashuria, as i pamarrosur. Mendoja se jo gjithkush mund tė tė dhimbte kėshtu, jo gjithkush mund tė tė shfaroste kėshtu.
Kaluan mjaft kohė kėshtu, me heshtjen e Saj qė gjithnjė thellohej, me pritjen time qė Ajo tė hapej, tė mė dashuronte, dhe e dija me palcė se asnjė dashuri, pėrveē asaj tė perėndishmes, nuk vinte me lutje, ose me forcė, e aq mė pak vinte me finde fėminore qė mund tia luaje syrit tė fatit pėr ti zgjuar mėshirėn, por kisha aq shumė dashuri pėr Tė, aq dritė, sa mė tmerronte, mė kallte nė dhé tė gjallė keqardhja pėr Tė, pamundėsia pėr tė kuptuar se si njė njeri arrin tė mbetet gur pranė njė dashurie tė tillė, qė mund ti bėnte edhe gurėt njerėz.
E kaluan prapė kohė me kėtė ēmeritjen time dhe me pyetjet se mos po ndodhte kėshtu ngaqė asnjėri nga ne nuk donte ta pranonte mėnyrėn me tė cilėn dashuronte tjetri, e prisnim qė tė dashuronim tė dy njėlloj; dhe Ajo ndjeja se si kthehej nė heshtje tė plotė nė atė aq tė varfrėn jetė qė kish pasur: bėnte tualet, qante hallet e yjeve tė kinemasė, luante me qenushin leshtor, bėnte shaka tė lehta, kėndonte dhe flinte. Sepse Ajo kėndonte. Kishte njė zė shumė kumbues, tė thellė, dhe, kur e dėgjova njė herė nė kasetė, mu ngjeth mishi, jo sepse e dashuroja, por se ishte hera e parė qė njė zė njerėzor mė mėrgonte pa ndėrmjetėsinė e dėshirave tė mia, diku drejt Himalajės, apo nė Egjiptin e hershėm; kishte vėrtet zėrin e njė indianeje a egjiptianeje qė kish marrė trup gabimisht nė kėtė metropol, dhe mu bė sikur mureve tė zyrės sime nisėn tu dalin damarė tė hollė, tė zinj e tė gjelbėr, tė cilėt mė pas u zmadhuan, krisėn muret, dhe zhveshėn njė pejsazh tė murosur aty, njė pejsazh qė nuk e kisha parė kurrė, ose qė e pata lėnė mėnjanė dalngadalė, ashtu siē lemė frymėn ėngjėllore tė fėminisė - njė gjendje nga e cila mė pat mbajtur aq kohė tė ndarė ajo lodhje shpirti qė myk banorėt e zyrave.
Kishte njė zė qė kurrsesi nuk mund tė dilte nga njė qėnie e rėndomtė, qė kurrsesi nuk mund tė lėvrinte e tė pėrkryhej mes gjymtyrėsh tė mrekullueshme, por qė kryenin lėvizje e gjeste mėse tė zakonshėm, tė pėrditshėm, dhe nuk di ēfarė mė kujtonte e me ēfarė mė pėrmallte ai zė qė nuk ishte as krejt ēlodhės, as krejt zbavitės, as krejt mendimtar; u ngjante atyre ēasteve qė kanė njė kthjellti hyjnore e gjatė tė cilėve, megjithatė, nuk shprehesh dot ēfarė ndjen, ēfarė sheh, ēfarė po rijeton nga e kaluara apo nga e ardhmja; dhe ėshtė pikėrisht njė ēast i tillė: nuk e them dot si dhe ēfarė ndjej ndaj atij zėri.
E kuptoja se duhej tė rrija ende pranė atij zėri, se mbase unė isha i zgjedhuri qė duhej ta zbrazja nga kumbimet e tepėrta dhe marramendėse prej sirenash, tia shfarosja rėndomtėsinė dhe etjet pėr shthurrje apo pėr qarje shpirtrash tė vonuar, tia pėrshtatja pėrfundimisht atė zė femrės qė e mbartte dhe femrėn - zėrit.
Kishte njė zė qė i shkriu nė pak minuta tė gjithė muret e jetės sime, qė mi zbehu dashuritė e tjera pa i rėndomtėsuar, qė bėri ferrat ėngjėj dhe qė mė riktheu atė lehtėsi tė menduari e tė qeshuri, tė cilėn e besoja kaherė tė cofur.
Mirpo meqė njė dashuri mund tė ushqehet vetėm me gjak, e meqė Ajo nuk flijonte nė njė dashuri tė tillė as qoftė edhe njė pikė ujė, njė ditė unė u gdhiva i stėrlodhur nga pritja, nga pėshtjellimi i ngjarjeve, i shterur nga dėshirat dhe etja pėr njė dashuri tė tillė, dhe vendosėm tė ndaheshim. Nė njė restorant tė mermertė, ku vezullonin qelqet dhe shishet me pije, ku endeshin kamariere epshore dhe ku aroma e picave tė kujtonte gėzimet e thjeshta tė kėsaj bote, Ajo, mė nė fund, e bėri zemrėn gur dhe mė hapi zemrėn, ose diēka tjetėr tė pėrafėrt, dhe mė tha se ishte ngurosur nga njė dashuri e tillė. Me sytė shumė tė zinj, pa shprehje tė njohura e me atė pėrlotje tė brendshme, nė atė restorant mermeri me aromė gazmendesh tė thjeshta, ajo mė tha se nuk mundej tė dashuronte, nuk arrinte dot, se unė nuk i pata lėnė kohė tė mė dashuronte, e kisha djegur, e kisha shkrumbosur me aq shpirt, me aq fjalė tė bukura, me aq dashuri. Nė ato ēaste, nė atė restorant tė zgjedhur e shkėlqimtar, mendoja se paskėsha vuajtur ndofta pėrtej vetes pėr Tė, pėrtej njeriut, pėrderisa ndjeja nevojėn tė shpėtoja sa mė parė nga njė dashuri e tillė. Tė kthehesha edhe unė nė krahėt e tė dashurave njėnatėshe, nė ato qė i gjeje pa u shtrydhur nė pritje e mėdyshje marrosėse, nė krahėt e tė mjerave qė jeta i ka coptuar njė herė e qė, nė kalvarin e coptimeve mė tė vogla, shohin dėshpėrimisht e duke gėnjyer vetveten, shohin njė shėrim tė ngadaltė. Tė kthehesha edhe unė nė netėt apokaliptike kur vetėm pija e donte njerinė nė kėtė botė, kur derdhja nė ajėr, nė prani tė panjohurish apo njerėzish vocrrakė e tė kyēur, shkulmin shndritės tė njė jete qė nuk dinte as tė shkatėrrohej e as tė mos shkatėrrohej, ngaqė kish paktuar qysh herėt me makthin e pėrhershėm, me mundėsinė e rrėshqitjes sė tokės nėn kėmbė - jetė qė nuk i pėrkiste mė prej kohėsh vetvetes. Mendoja se askush nuk e bėnte hak njė dashuri tė tillė; tė kthehesha nė orgjitė me vallzime, dehje e fjalime magjepsėse (kur tregon pėr vende e ngjarje qė skanė ndodhur kurrė me njė siguri e me aq hollėsira, sa i beson pėrfundimisht edhe vetė, dhe pastaj i tregon rishtas, duke i pasuruar dhe duke u zhvendosur gjithnjė e mė nė zemėr tė heroizmit, qerratallėkut, burrėrisė, enigmės etj.), nė jetėn e rrėmetshme qė rend vetėm tė harrojė e tė harrohet, me vogėlsira tė kėndshme qė shėrojnė rrejshėm zemrat e lavirave, ankthet e dėshtakėve dhe himerat e tė panjohurve qė hollojnė hidhėrimet me pije.
Ka qėnė e mrekullueshme ajo ditė e ndarjes sonė, kur nuk blemė mė tė njėjtėn paketė cigaresh, kur ndamė kasetat dhe librat, kur iu hapėm njėri-tjetrit me qetėsinė drithėruese tė atyre qė kanė shpėtuar nga njėri-tjetri, dhe kur shėtitėm nė parkun mė tė vjetėr tė metropolit (thoshin se e pat krijuar njė mjeshtėr gjerman, i cili nuk arriti tė kthehej nė vendlindje, dhe vetėm pas vdekjes njerėzit arritėn ta kuptonin atė pėrzjerje shtangėse tė ngjyrave tė luleve: kish qėnė klithma e fundit e njė shpirti qė po del larg shtėpisė), mes shatėrvanėve tė mbuluar me myshk, mes pensionistėve qė lexonin gazetat, mes varkave me ēifte qė endeshin tė pėrqafuar, tė zalisur, tė vėrtitur nga lopatat e padukshme tė ekstazės, mes klubeve ku buēiste muzika e modės, mes statujave pėrkujtimore, (nėn tė cilat flinin zakonisht marrokėt e arratisur nga ēmendinat), tė laryshitura nga pafajnia nėnqeshėse e zogjve, dhe kur u pamė njė herė nė sy, tė tmerruar, dhe kur unė e pyeta me mė tė hidhurėn habi timen, me njė ton mes pyetjes dhe vulosjes: Shpirt E kupton se po ndahemi?!?
Sepse prej kohėsh unė i thoja Shpirt. I pata thėnė Shpirt gjatė natės sonė tė parė, kur kishim bėrė dashuri nė dhomėn time, nė ēastet kur Ajo pat mbetur e mahnitur para njė gjestit tim pėrkėdhelės, njė ēast para se ta pėrshkoja; ishim tė dy tė zhveshur nė shtratin tim tė fortė prej ushtari a prej burgaxhiu, kur Ajo kish ngrirė mes lotit tė fundėm dhe fjalės sė parė, qė do tė kish qėnė edhe fjala e parė e vdekjes.
I kisha thėnė Shpirt shumė herė mbas atij ēasti, saherė flisnim nė telefon, saherė ndaheshim tek tramvaji qė e ēonte nė shtėpi; e thėrrisnim njėri-tjetrin Shpirt nė gjuhėn time, dhe ishte e vetmja fjalė qė dinte nė shqip, dhe mendoja se ajo fjalė i mjaftonte, nėse do tė ndjente aq sa pėr tė futur nė njė fjalė tė vetme fshehtėsinė hyjnore tė njė gjuhe tė tėrė, ashtu siē kisha arritur tė bėja unė gjatė njė dashurie tė tillė.
Jam mbyllur grusht nė dhembjen time
Shpirtrash tė padukshėm,
tėrė dritė, por pa fuqi
tu lutem pa besuar
se jam thyer, tu lutem:
Lutuni pėr vdekjen time
Jam mbyllur grusht nė dhembjen time
Rrugėt mbyllur, dritat mbyllur
muret: qiej: gri
Femra tė mbyllura, heshtje
ku sjam mė i ndezur, ku sjam
as i shuar.
Shtrydhem nė tė vjetrėn vuajtje
tė pavjetėruar
ku sdi kė dua
sdi si dua
ku sdi si vetėm humb e ku
ende dua.
Shtrėnguar me veten mbart
aroma zemėrdridhėse, thėrrmija
puthjesh, sysh
prekje shpirtrash tė ikur
Shtrėnguar e shpėrthyer jam -
njė qiell qė ka gėlltitur gjuhėn
Ka qėnė varrosje pėr sė gjalli kjo ndarje pėr mua, o Zot.
Ka qėnė ndarje e pangushėllueshme, si vdekje nėne, si vdekje babe, si vdekje dashurie.
E dija se ndarjet tė zbresin nė tokė, o Zot, dhe e dija se ishte e tmerrshme tė zbrisje nė tokė pas njė dashurie tė tillė..
Pas njė dashurie tė tillė, erdhi njė ndarje e tillė.
Dhe kisha harruar ēfarė ngjyra tė shpėlara arrinte tė kishte bota, kur endeshe nė tė vetėm me gjysmė shpirti, bota me dehje si funditje nė stomak tė dėshpėrimit, me uri qė nuk mbush mė me vegime, bota me dehjen tėnde nė natė, me gishtat e dredhur nė natėn qė nuk sjell gjumė, me tė pėrbalturėn gdhirje, qė mė mirė tė tė gjejė nė qivur, me trupat e ndezur, por jo mė ngushėllues, tė femrave kalimtare, me trupat e ndezur, qė rrejshėm tė bindin se nga shpirti mund tė shpėtohet aq lehtė, me ca fėrkime e fjalė tė bymyera nga nevoja pėr tu bishtuar gėrryerjeve tė dėshtimit, me trupat dėshpėrues, me dehjet e puthjet qė tėrbohen pėr tė fshirė e zhgarravitur imazhin e Saj ēuditėrisht gjithnjė e mė tė shenjtė dhe qė, nė tė vėrtetė, ta thellojnė mungesėn, mallin, etjen pėr gjestet e Saj, pėr kurmin e Saj, pėr aromėn e Saj, tmerrin pėr kėtė dredhi tė fatit qorr, i cili i zgjon ca shpirtra vetėm pėr ti shkelur vdekshėm
Ka qėnė varrosje pėr sė gjalli njė ndarje e tillė, o Zot. Dhe mė pat zėnė malli pėr njė ndarje tė tillė, dhe jam pėrplasur me kokėn pėr muresh -, ca nga pija e ca nga marria, - duke u mahnitur me vizatimet qesharake dhe tallėse qė mbeteshin nė ta, dhe jam pėrpėlitur si gjarpri nė cfurk duke dėgjuar meloditė e natės sonė tė vetme, duke gėlltitur me njė babėzi ndofta tė sėmurė tė gjitha ēastet brilante tė natės sonė tė vetme, ēastet kur kishim shtangur dhe kur i kisha zbėrthyer kopsėn e parė, (tani mos ji mė filozof, tė lutem, mė pat thėnė dridhshėm), kopsėn e dytė, (tani do tė jem mbi ty, i pata thėnė), dhe kur kisha ndehur mbi trupin e saj shuplakėn time prej filozofi nė vdekje e sipėr, shuplakėn time tė zbardhur nga hėna, dhe kur Ajo kish ngrirė mes sė qarės nga lumturia dhe fjalės sė parė, qė do tė kishte qenė e vdekjes. Dhe ēastet kur e kisha ngritur peshė dhe kur kisha nisur ta puthja ngadalė, ta pėrshkoja me gishtat e mi tė lėmuar nė aq trupa femrash njėnatėshe, tia zgjoja fjalėt e zėrit tė saj indiano-egjiptian me gjuhėn time tė huaj pėr tė, ēastet kur e kisha puthur nė ballė para se tė mos e shihja mė, dhe jam dredhur i pėrqafuar me veten, si me mė fatkeqin e njerėzve, pėrqafimi i tė cilit do tė mė bėnte tė ndihesha sadopak fatlum, - dhe ka qėnė njė kalvar i vėrtetė pėr mua kjo ndarje; i dehur gjer nė pavetėdije, me vetėdijen qė ishte vetėm pamja e Saj pėrjetė e humbur, dhe nuk i shihja mė jetės asnjė kuptim, asnjė rrugėdalje, asnjė shije, - kaq hidhur mi paskėshin fikur dritėzat e qėnies dhe mahnitjet e papėrkthyeshme kėto sende tė vdekura a tė gjalla dhe kėta njerėz tė gjallė a tė vdekur qė mė patėn rrethuar oreēast me atė zhdėrvjelltėsinė dhe mirėsinė jetėshkurtėr tė smirėzinjve tė pavetėdijshėm, me tė cilėt ndajmė jetėn tonė tė pėrditshme (jepnai neve sot, Amin); kaq rėndė mė pat bluar e tjetėrsuar magjepsėsja bushtėr qė e quajnė jetė!
Jam pėrpjekur tė mos harroj kurrgjė nga tėrė ajo djegie, tė mos harroj shtijat qė mė pėrshkonin me ēdo tingull tė melodive, me ēdo shkėlqim tė tramvajeve natėn vonė, me ēdo aromė qė mė ringjallte orėt e mallit kur ende nuk pata bėrė dashuri, kur ishte dhe ende sishte e imja, tė mallit qyshkur nuk ishte e mbase sdo tė ishte mė e imja; jam pėrpjekur tė mos harroj, - ndonėse kujtesa mė fut vetėm nė njė mjegull tė dendur e tė muzgėt, - furinė alkoolike, qė e rrėnonte dhe e ringrinte botėn paksa mė tė pranueshme, e pastaj rishtas e bluante, e villte, rishtas e ringrinte, tė mos harroja pėrpėlitjet e mia nė vetmi tė plotė, nė vetminė qė nuk e doja, por qė duhej, nė atė si xhungėl xhelozie shkrumbosėse, tė mallit tė pashpresė pėr Tė, dhimbjes qė mė nxirrte mendsh, paqes fluturake kur hyja mendsh, krenarisė marroke tė mashkullit qė nuk don tė kthehet e tė pėrgjunjet para asaj qė dashuron - dhe ish pranverė, shpirti im, njė pranverė e ēartur, ra dėborė, dhe ka qenė njė dėborė qė mė pėrmbyste nė hone tė harruar makthesh nga toka e humbur e qė mė zgjonte nė shije dashurish po tė humbura; ka qėnė njė dorė pėrgjakėse nė gjoksin tim ato ditė, njė dorė qė mi shkundi paq lėkurėt e pėrdorura tejmase dhe mė la tė vetėm nė njė breg trullosjeje, tė cilin nuk do ta kisha besuar as po tė ma tregonin nė fotografi!
Diēka qė nuk mund tė ishte Dikush, mė rrėmbente dhe mendonte nė vend tim, fliste nė vend tim, (por, po tė vinte rasti tė paguaja, duhej tė paguaja me jetėn time), mė vegonte pamje rrėnqethėse: Ajo duke u zhveshur nė dhomėn e njė tjetri, nė njė hotel buzė detit apo nė mal, Ajo duke bėrė dashuri me qenin, (qė ishte i mirė si shpirt), Ajo duke bėrė seks nė grup me mikeshat e veta, me ndonjė pasunar tė peshkuar restoranteve a dasmave ku kėndonte, Ajo duke pėrkryer tualetin shkallues para pasqyrės, e qetė, e patrazuar, e huaj pėr tė huajin sa edhe guri pėr njeriun, Ajo duke shėtitur me mikeshat apo me tė dashurin e freskėt, me atė lehtėsi pėrshtatjeje qė valonte nė shumė nga femrat e kėtij vendi, Ajo tek kthehej nė krahėt e Mushkonjit, pasi pat kuptuar se si qe bota pa tė; Ajo ashtu siē mė kujtohej: me sytė pa shprehje tė njohura, me nxehtėsinė sadiste nė shtrat, e kujdesshme gjer nė sėmundje se mos i prishej buzkuqi, se mos i pikohej fundi, kėpucėt, se mos thoshte mė shumė nga sa duhej, Bisha qė dikur pat qėnė aq e varfėr, aq pak e dashur, aq e vetmuar, aq e pakuptuar nga bota; Bisha qė kyēte nė vetvete ēdo thėrrime intimiteti qė e bėnte apo e pat bėrė sadopak tė lumtur, Ajo qė nuk hapej, qė kishte qėnė pėr shumė kohė me radhė viktimė e qė tani hakmerrej ndaj viktimave qė ende nuk qenė bėrė bisha - dhe mllefi im dėshmonte se nė njėfarė mėnyre, (pėr masė as qė mund tė flitet), kisha qėnė viktimė e Saj, domethėnė e dashurisė sime pėr Tė, domethėnė e verbėrisė sė Saj pėr mua, verbėri qė kish parė si dobėsi timen njė dashuri tė tillė. Zbrazėtia ju bėn bisha, u thoja me vete. Lebetiteni nė fillim, jepni mė shumė nga sa u duhet dhėnė njerėzve, pastaj gdhiheni tė shterura dhe, gjatė gjithė pjesės tjetėr tė jetės, shkėrdheheni. Mezi prisni tė shtini nė dorė ndonjė qull, tė cilin ta kapni pėr hunde e ta tėrhiqni pas, nė ēdo ēast tė kalbjes suaj tė ngadaltė: tju sjellė lule pėrditė, kafen nė shtrat, tė shėtisė qenin, tju lyejė kėpucėt, tju lajė brekėt, tė robtohet nė punė pėr tė ardhur nė darkė nė shtėpi, me barkun pasqyrė, me trutė mjegull, pa fuqi pėr shtrat, po me xhepin plot - dhe tė jetė edhe i lumtur. Mezi prisni tė llapaviteni nė gjėra tė cekėta; ju duket se mjaft keni vuajtur, se askush ska hequr ēkeni hequr ju, se tani e tutje meritoni tju shėrbejnė, tė digjen pas jush, pėr ju, mbi e nėn ju, tju pėrkushtohen
E tė tilla bisha nuk zmbrapsen as para njė dashurie tė tillė, gjak e kristal, nuk e njohin mėshirėn, dhe nuk e njohin mė as vetveten, sepse ua kanė thithur gjakun bishat e mėparshme.
Gjatė njė ndarjeje tė tillė nuk kam pasur fuqi dhe kohė as pėr tė menduar se Ajo mund tė ishte vėrtet njė femėr-ėngjėll dhe se tė gjitha lapėrdhitė qė mė bluanin, mund tė ishin vetėm tė miat - pisllėqe, tė cilat pastėrtia e Saj mi zbulonte tė mė zinin frymėn. Nuk kisha kohė dhe fuqi pėr tė zbuluar se mbase, pėrmes aq plagėve dhe vogėlimave tė mia tė pėrditshme, tek unė mund tė kishte hyrė mė shumė botė nga ēduhej.
Kaluan shumė kohė shpirtėrore nė kėtė varrosje pėr sė gjalli. Ishte fat qė nuk isha ndarė me kohėn. Dhe njė mėngjesi mu neverit e njėjta mėnyrė tė vuajturi, e njėjta bluajtje qė nuk ēonte pėrveēse nė pėrsėritjen e vet, dhe shkova ta takoja. Nuk duhet tė harroj zinė e syve tė saj pa shprehje tė njohura, shpirtin e torturuar qė i qe mbledhur i tėri tek sytė, ngrirjen, dridhjen e duarve, harresėn e vetvetes; nuk duhet ta harroj ritakimin tonė, pamjen e saj qė rrezatonte njėfarė shenjtėrie tė keqkuptuar e tė marrė nėpėr kėmbė, lumturinė qė mė rridhte nė vend tė gjakut, atė ngjarje qė e prekja me gishta, mund ta puthja, ta adhuroja, e qė nuk kisha me ēfarė ta besoja.
Kaq pak pata besuar se Ajo mund tė dinte edhe tė vuante.
Ajo kish ditur tė vuante.
Nuk duhet ta harroj mėngjesin e asaj dite kur mu afrua duke u dridhur, kur mė prekte pėr tė mė gjetur tė vėrtetė, kur grihej nė mosbesimin se si, pėr aq kohė me radhė, kish mundur tė sillej aq ftohtė me mua, tė ishte akull fare, tė ishte aq jashtė nesh, aq e verbėr dhe e largėt pėr njė dashuri tė tillė. Dhe kemi ndenjur tė dy nė njė bar ngjyrė qumėshti, vetėm ne nė bar, jashtė: rruga e hirtė dhe vetura dhe kalimtarė dashurish tė tjera, dhe ishte aq e dhėnė ndaj syve tė mi, sa mund tė thoje se ishte vetė vėshtrimi im. Ishte e pėrlotur dhe e lumtur, si nė ēastin para pėrkėdheljes sime natėn e parė, dhe i kam thėnė se nuk do ta lija tė bėhej bishė e rėndomtė, nuk do ta braktisja nė atė vdekje, - tashmė pjesėn mė tė rėndė tė llahtarės e pata kapėrcyer, - nuk do ta lija tė shterej e ta gėlltiste shkretia edhe sikur tė duhej tė mos mbeteshim bashkė, se isha gati ta shpėtoja edhe me ēmimin e jetės sime, dhe isha gati vėrtet. Isha gati, pėr herė tė parė, tė shpėtoja njė njeri, me ēmimin e jetės sime, (ēmim, tė cilin nuk e dija fort saktė, dhe kursi i dollarit nuk kish si tė mė orientonte), unė: njė i huaj tashmė pa njė tokė e pa njė jetė, unė qė shpeshherė mbetesha pa ngrėnė, pa njė kokėrr leku nė xhep, i pangushėlluar nė mallet e mia, me shkrimet qė askush nuk i botonte. Dhe ka rėnė mbi ne, si mbrėmje, e tėrė lumturia e ēasteve kur ishim njohur, kur ishim puthur pėr herė tė parė tek ashensori, pėr herė tė dytė, kur i pata treguar pėr Pinkyn dhe kur kishim zgjatur gishtat nė natė, i kishim lidhur, madje edhe shkėndijimi hyjnor i mbrėmjes kur pat ardhur nė dhomėn time, madje edhe lumturia e mbrėmjeve kur fėrgėlloja i pėrqafuar me veten time, si me mė fatkeqin ndėr tė gjallė, dhe kur bėnim dashuri nė heshtje tė plotė, madje edhe lumturia - njėfarėsoj e pagjallė, por me njė ėndje perverse, e mbrėmjeve kur nuk ishim parė e kur kushedi ēkish bėrė secili; (kanė vėrtet njė ėmbėlsi marramendėse pajtimet)
Rrallė kam parė njė femėr mė tė pėrvuajtur, o Zot, dhe falmė, nėse mundet, nėse unė e kam bėrė tė tillė. Nuk duhet tė harroj as aureolėn shenjtėruese qė ia shihja kur mė tregonte ēkish hequr ato kohė: tmerrin e pagjumėsisė, e zhdukjes sė tė gjitha mendimeve, e etjes pėr jetė, e mosbesimit se unė mund tė isha i aftė dhe aq i egėr sa tė shkelja me kėmbė njė dashuri tė tillė, se si kish nisur tė qante, tė fliste me mua, (domethėnė: me vete), me muret, tė qante gjer nė sėmundje, sepse, mes tė tjerave, hall mbi halle, nuk duhet harruar: gjatė ditėnetėve tė njė ndarjeje tė tillė, papritmas i kishte vdekur qenushi (!), ai qenushi qė aq herė mi pat shkalluar zorrėt gjatė ēartjeve tė xhelozisė, e pat shtypur makina (u raftė pika!), e patėn varrosur larg, shumė larg Saj, kurse Ajo ishte ndjerė qėnia mė e pafat e botės, kishte qarė gjersa nuk i kishin mbetur mė lotė, aq sa, nė njė ēast, nuk e kish kuptuar se pėrse qante, pėrse qante aq shumė Ka qėnė njė ndjesi krejt e re, o Zot, kur unė dhe qeni i Saj i vdekur, u bėmė bashkėfatės nė njėrėn prej periudhave mė tė trishtme tė jetės sė Saj! Por mendoja se duhej tė harroja sa mė shumė gjėra, tė harroja sa mė shpejt, ose mė saktė: duhej tė falja sa mė shumė e sa mė shpejt, (pa harruar asgjė, pėrndryshe falje si robot), nė njė dashuri tė tillė. Tė mos lejoja tė mė hiqnin zvarrė sjelljet, gjestet dhe mendimet e rėndomta apo fyerjet qė nuk ia vlenin asgjė para njė dashurie tė tillė. Por kaluan shumė kohė me pėrpėlitjet e faljeve dhe harresave, me faljet pa harruar dhe me harresat pa falje, dhe sėrish po ndjeja atė shijen pleqnore e tė pashpresė tė lodhjes.
Mbi qėnien time tė pėrndezur si rrallėherė, si ndonjė pelerinė a ēadėr e stėrmadhe e qullur, po ulej shuarja. Kam ndenjur mbyllur nė dhomėn time pėr kohė me radhė, pa uri, pa etje, duke zbrazur filxhanė kafeje e paketa cigaresh, herė i mahnitur e herė i pėrgjakur nga pamjet torturuese. Kam dalė jashtė si lugat nė riedukim e sipėr, kam dalė vetėm sa pėr tė ngrėnė bukėn time tė pėrditshme, e cila vėrtet po mė mbante era amėshim, kam dihatur lumturisht me mallin pėr Tė, njė mall qė mė ndihmonte si ėngjėll pėr tu arratisur pėrkohėsisht nga ējerrjet vdekjeprurėse; ėngjėll qė mė mbante tė kthetruar nė qiell.
Qielli. I pafundėm dhe kristalin, me shpėtimin e shpirtrave tanė, qė nuk gjejnė asnjė shpėtim tjetėr, nė stėrlodhjen mahnitėse ku i vetmi vetėshpėtim ėshtė Zoti. Qielli dhe unė dhe Ajo, unė qė, me humbjen e njė toke dhe tė njė jete, kam fituar tre qiej, ose tri herė tė njėjtin qiell hyjnor; qielli dhe mbrėmja e ringjalljes sė Zotit, nė njė kishė tė vogėl diku pranė konviktit tim - dhe tė panjohur qė kanė ngrirė me qirinjtė nė duar, rreth njė prifti plak e mjekėrbardhė, me fytyrė tė kaltėryer nga kreshma.
Dhe fytyra e Saj me flokėt sterrė, tė pėrndritur nga e portokallta e qirinjve, me lėkurėn e zbehtė, ku asnjė shprehje frike ndaj shterjes nuk i shmnagej dot Ringjalljes mbarėnjerėzore, Ajo me qiririn nė gishtat e hollė, qiriri me flakėzėn e portokalltė e tė kaltėr nė rrėnjėza, me dritėn qė i lėvrinte si njė ėndėrr mbi tipare, mbi vezullimin e syve pa shprehje tė njohura.
Dhe unė pranė Saj, me njė dashuri tė tillė, me qiririn dhe me jetėn time dhe me jetėn tonė dhe me djegien time tė heshtur, pra: ne tė gjithė duke u tretur padukshėm e pa fjalė tė tepėrta para mureve tė bardhė tė kishės, nėn qiellin e hapur si ndonjė zemėr e zgavruar nga dhembja pėr tė pafajshmit qė skuptojnė, nėn qiellin e hapur mbi ne e nėn ne si njė dashuri e ngjyrshme, qė mund tė thithet; ne tė gjithė duke thithur ngjyra.
Kemi bėrė dashuri si nė qiell atė natė, o Zot.
Ka qėnė e veshur si nuse, me njė bluzė tė bardhė tė qėndisur, e qetė dhe e dashuruar, e shtrirė nė bardhėsinė e ēarēafėve tė shtratit tim prej burgaxhiu a prej ushtari, dhe ēdo gjest ka qėnė nė vendin e vet atė natė: jemi afruar nė tė njėjtėn kohė, jemi prekur nė tė njėjtėn kohė, jemi dridhur nė tė njėjtėn kohė, jemi pėrqafuar nė tė njėjtėn kohė, jemi zhveshur, ėngjėlluar e kemi vdekur nė tė njėjtėn kohė, dhe jemi veshur pastaj nė tė njėjtėn kohė, kemi pirė kafe, jemi prehur tė pėrqafuar nė mbėshtjellėn e muzikės, qė na i shkėmbente trupat dhe shpirtrat, ose tė njėjtin shpirt duke e kaluar nga njė trup nė tjetrin, duke u nyjėtuar mes tė dy trupave, dhe jemi zhveshur prapė, jemi puthur e pėrqafuar nė njė heshtje mistike, thua se notonim ngadalė nė njė ujė qė ishte njėherazi ujė, qiell, tokė e mendim i perėndishėm - dhe e kam pėrshkuar lehtas me gishtat dhe thonjtė e mi, jam endur butėsisht mbi linjat e trupit tė Saj tė dridhshėm e aq mrekullisht tė dashur, pėr shumė kohė me radhė, pėr shumė ujė me radhė, pėr shumė qiell e mendim tė perėndishėm me radhė, dhe mė pyeste e mahnitur se ēfarė po bėja qė ndihej aq mirė, dhe i thoja se po e vizatoja nė natė; dhe e vizatova gjersa mė iku fryma, gjersa i ra tė fikėt, dhe e firmosa me thoin tregues nė bark, aty ku mbase do tė mbartte fėmijėn tonė, ku ėndėrroja ta mbante, sikur e firmosa me frymėn e fundit.
E kam pėrcjellė pastaj deri nė shtėpi, e mbaja nė prehėr, nė njė tramvaj kėrkėllitės, nė tė gdhirė, dhe jam kthyer i mjerė nga lumturia dhe vegimi, me njė tramvaj tjetėr kėrkėllitės, mė kanė rrjedhur lotėt e huaj para lindjes sė njė dielli qė, dukshėm e pa kthim, mė bindte se Zoti ėshtė dhe se, pėr tė huajt, ėshtė dy herė nė tė njėjtėn kohė, nė tė njėjtėn dhembje, nė tė njėjtėn dashuri.
Jam kthyer nė dhomėn time tė heshtur, ku mė gazmendte gjer edhe dalldia memece e merimangave dhe brumbuzhelave, dhe kam pirė njė gotė fėrnet duke menduar pėr Tė, dhe kam fjetur si nė tė largėtėn, nė pėrmallėsen virgjėri fėminore.
Kam qėnė njė lotus atė ditė.
Bje,
Kur flatrat rėndohen, bje
Nė tokėn e butė qė mė ngjall veten
Toka di tė mė pėrkthejė tė qaj
Tė fundas nė dehjen e errėt tė epsheve
Tė betimeve tė shkelura dhe tė
Shpirtrave qė kam kafshuar.
Bje
Dhe guri po mė rrethon, rrethon
Dhe unė po e rrethoj, rrethoj
Dhe nuk e di nė lutja ėshtė
Muzikė a dhembje
A llahtarė
Di
Se njė si pikė loti e pamėshirshme
Nuk lejon ta humb fluturimin
Njė pikėzė pamėshire hyjnore
Bje.
- Po edhe unė tė dua - thoshte Ajo ndonjėherė, pasi merrte ndonjė dorė tė majme parash, kur na ecte mbarė nė shtrat, kur i blija ndonjė dhuratė tė shtrenjtė, apo kur intuita prej femre e zgjonte pėr tė mos mė humbur.
Ajo nuk mund tia lejonte vetes luksin tė mė humbte: ku do tė thithte njė gjak mė tė dashuruar?! Ajo as nuk kish kohė tė rendte pas gjaqesh tė tjerė. Ditėn daktilografonte romane policorė, kujtime ish-tė dėnuarish politikė, libra erotikė dhe lajmėrime varrimesh, kurse natėn, pasi e pėrcillja nė shtėpi, marroste pasqyrėn duke u pispillosur dhe nisej, me njė ēapitje kurvash, tė takohej me Grupin. Grupi pėrbėhej nga shtatė muzikantė jevgj, tė cilėt dinin pėrmendsh tė gjitha kėngėt lotsjellėse tė kėtij shekulli; Ajo ishte solistja. Nuk merreshin me dasma qyteti, sepse dasmat e qyteteve kishin salltanete dhe tangėrllik tė padurueshėm; Grupi e shkrinte talentin nėpėr dasma fshati, ku asnjė dasmor nuk largohej pa u zbrazur tėrė shishet me pije, pa u shpėrvetuar tėrė kopeja e therrur posaēėrisht dhe pa u nxjerrė tė gjitha bashkė si pleh pėr qenat e uritur.
E gjithė jeta ime ka rrjedhur nėpėr dasma, thosh Ajo. Nė fshat njerėzit janė mė tė mirė, mė tė ēiltėr, dhe paguajnė mirė. Unė nuk i honeps dot qytetarėt, se kanė tangėrllik. Kur kthehej nga dafrungat, zhvishej pa marrė vesh ēbėnte, hidhte togun e lekėve nė dysheme dhe binte nė gjumė. Paratė i prishte me mua, ose blinte libra policorė, erotikė apo me kujtime ish tė pėrndjekurish politikė. Lajmėrime varrimi nuk di tė ketė blerė ndonjėherė.
Kaluan edhe kėshtu mjaft kohė, me lodhje e pritje qė dihatnin pėr njė grimė dashuri tė vėrtetė, siē e kishim pasur dikur, siē na kish magjepsur natėn e Ringjalljes; kaluan bashkė me shumė kohėt edhe vajtimet e Saj kushtuar mungesės sė perspektivės nė kėtė vend tė mallkuar; maestrot e muzikės sė lehtė, para se tė tė dėgjonin, donin tė tė shijonin, Ajo sishte nga ato; kaluan edhe netėt kur bėmė dashuri si tė tėrbuar e kur goja mes kėmbėve tė Saj mi gėlltiste furitė e mė shtynte tė bindja veten se njė dashuri e tillė meritonte gjithēka, e kur ledhatimet e Saj gjithnjė e mė rutinore mė shtrėngonin tė mos shkalloja nga sytė e Saj tė tretur nė hapėsira tė tjera, me tė tjerė mendime, mbase me tė tjerė meshkuj. Ajo ndarja e atillė mi pat bėrė hi ethet e rėndomta tė xhelozisė, mirpo nuk mė kish mėsuar ende se njė dashuri e tillė nuk platitej lehtė, se nga njė dashuri e tillė shpeshherė vetėm varri mund tė tė shpėtonte. Pyesja veten se mos vallė vuaja tek shihja se si Ajo qė dashuroja mbi ēdo gjė nuk arrinte tė ndjente pėrvėlimin e njė dashurie tė tillė. Nuk kisha qėnė me asnjė femėr kaq i ftohtė sa ta mendoja sjelljen e Saj si njė larje mėkatesh, (tė zunė haqet e filanes, tė zunė!). Pyesja veten se si, nė njė moshė kaq tė njomė, hynte vetė nė urinė kafshėrore tė pasurimit, etej ta shtynte me zemėr ndėr dhėmbė kėtė rini tė ngjeshur me angarira, aq brejtės e kishte ankthin qė sdonte ta ndante me mua - kurse unė isha tepėr i huaj, isha, sipas saj: tepėr i pėrkryer, por isha edhe i etur, o Zot, pėr pak lumturi tė zakonshme, nga ajo e tė gjithėve, dhe kėtė lumturi u detyrova ta ēgroposja nga vetja, ashtu siē kisha ēgroposur dikur edhe durimin, shpresėn, madje nė praninė e Saj, si nė praninė e njė guri, teksa thėrrmijat e fundit tė njeriut tek unė po bėheshin pluhur. Kam qėnė i lodhur gjer nė papėrgjegjshmėri atėhere, dhe:
- Ruaji, Zot, vdekėsirat nga shenjtėt e gjallė! - nisa tė lutesha.
Ata mbase sduan tė jenė shenjtė, por dashurojnė, kanė rėnė (janė ngritur) nė dashuri. Ata nuk kanė kohė as tė falin, as tė harrojnė, por falin dhe harrojnė, se janė ngritur (kanė rėnė) nė dashuri. Ata nuk duan, por gjėrat janė ndėrtuar nė mėnyrė tė atillė, qė falja e tyre tė mos jetė gjė tjetėr veē kafshimit, pėrtypjes, gėlltitjes sė bishave.
Nė njė ēast kur nė vend tim gjalloi fati i Saj, pa ditur, por edhe pa pasur ētė bėj mė, unė rashė nė grackėn e vesit tim tė vjetėr: e bėra personazh. Nga njė pikpamje, kjo ishte mė keq se sa ta bėje prostitutė e ta punoje gjėkundi; dhe ia pata pėrsėritur aq herė, nė ēaste me temperaturė tė lartė paranoje, fjalėt: E mallkuar dhe e bekuar dita kur ndokush hyn nė gojėn time! Kush kish nerva tė tepėrta ta mbante mend tani atė ditė?! Kishin ikur mbrėmjet e rėnda e aq tė gjalla nga pleksja e ndjesive tė kundėrta, kishin ikur mbrėmjet e monologjeve pafund, e dialogjeve tė pėrfytyruar, egėrsia e tė cilėve rritej pas ēdo postulati, kishin ikur edhe mbrėmjet kur njė trishtim i pathėnshėm brofte fyejve tė shpirtit, mė pėrmbyste mbi vete e ma kėndonte kėngėn e lolos, duke mė mbajtur pa frymė nė pezulli; kishin ikur edhe ēastet kur ftohtėsia e Saj mė ēirrte drejtpėrdrejt nė cipė tė zemrės e kur duhej tė ikja a tė heshtja, qė tė mos e mbysja. Isha ngushėlluar me mendimin se jo gjithkush mund tė dashurojė mė shumė se njė herė nė jetė, se shumė njerėz e kishin tashmė pėr racė tė shtereshin me njė dashuri tė vetme, ose thjesht me vegimin trunor tė njė dashurie fantastike, e tė mos ngrinin pastaj kokė pėr gjithė jetėn, duke shkelur mbi dashuritė e tjera, qė gjithmonė shfaqen Isha ngushėlluar me mendimin se Ajo aq e kishte, aq dinte, aq ndjente; unė do ta dashuroja ashtu siē dashurojmė mallkimet, pastaj do ta braktisja; sishte hera e parė qė vuaja ashtu etj, etj, etj. Kishin ikur edhe ēastet kur qetėsoja veten me diazepam, apo me idetė biblike rreth dėmshpėrblimeve, ligjin e karmės, larjen e mėkateve tė vjetra me paga tė reja, ēkisha bėrė po gjeja; ēpo mė bėnte do tia bėnin; ēpo dhuroja do ta merrja njėqind fish etj Po ēkish mbetur, o Perėndi?!?
Kishin kaluar edhe ditėnetėt e panatyrshme kur qeshė vėrsulur ta shporrja kėtė dashuri nga vetja, kur, i dehur tapė, i rrėnuar e memec, tek ndiqja kuturu pėr tė shtypur si ca mushkonja helmatisėse tė gjitha dritėzat qė mund tė kishin mbetur gjallė, tė gjitha gjestet e ėmbla e paharrueshme dhe vegimet e njė dashurie tė tillė, - mes kurmeve tė shtrenjtė e tė pajetė tė tė dashurave tė humbura, tė cilat nuk mė ngushėllonin mė as me velin hyjnues qė u pat veshur largėsia dhe ėmbėlsimi i vuajtjeve tė ikura, - isha gjendur i vetmuar pėr lemeri buzė njė grope tė hapur nė mua, gropė ku rashė pa mundur tė bėja gjė tjetėr mė ngushėlluese, dhe gropė, qė nuk paskėsh qėnė pėrveēse njė shprehje tjetėr e njė dashurie tė tillė. Ka qėnė ēasti kur tė vetmen lumturi nė mjerimin tim e pėrbėnte bindja shpirtėrore se Zoti e dinte sa i mjerė isha!
E mė pas, tė gjitha, si gjethėza tė njė peme qė shkundet nė ėndėrr, kaluan, u largova prej tyre pa e kuptuar qartė, u larguan prej meje me njė shpejtėsi qė do tė mė kish tmerruar po ta dija se po ftohesha; unė ia drodha personazhit tim me njė femėr tjetėr, me njė tė gjallė anonime, pas njė mbrėmjeje magjepsėse, nė njė bar ku po mbaja njė fjalim rreth kotėsisė sė vuajtjeve nė dashuri: emrat treteshin - dashuria mbetej, askush nuk meritonte ti jepeshe me gjithė shpirt, duhej tė dashuroheshim me dashurinė e jo me njerėzit; nuk kaluan pėrveēse disa gota pijesh tė ndryshme, (tė gjitha tepėr tė lira qė tė mund tė ishin origjinale), dhe bjondja e brishtė u ul tė dėgjonte fjalimin, pastaj fjalimi zbrazi tryezėn, pastaj ligjėruesit i doli pija, dolėm pėrdore rrugėve tė stėrgjata e vezulluese tė metropolit, nė atė hapėsirė qė aq lehtė mund tė tė bėjė bajgė e tė tė harrojė siē harrohen dashuritė Isha mes njė bishe qė po ngjallej brenda meje, njė fėmije qė po jepte shpirt dhe njė ėngjėlli qė po dashurohej me mua. Pastaj rashė nė njėfarė gjumi me sy hapur, e kapja veten gjithmonė duke shėtitur nėpėr parqe, mundohesha tė mos ulėrija, tė mos turbulloja me asgjė nuhatjen e doktorėve tė veshur civilė. Pastaj ndjeva se gjumi mė dilte papritmas, jo nga ndonjė ėndėrr e mbrapshtė apo nga ndonjė vegim rrėnqethės, por nga njė ēlodhje e panjohur mė parė; ngrihesha mė kėmbė dhe dilja tek dritarja, gėlltisja me sy ētė gjeja pėrpara, sidomos gjėrat pa ndonjė rėndėsi tė veēantė, kalimtarėt e pėrgjumur, rojet qė ndėrroheshin tek dera e konviktit, sorrat qė uleshin duke krokatur mbi fushėn e madhe pranė metrosė; kisha aq kohė pa u dehur dhe pa pirė, nė kėtė orė, atė gotėn e disiplinimit tė zorrėve.
Kisha vallzuar me tė dashurėn time tė re, kishim ndenjur disa orė nė ballkonin e njė hoteli nė qendėr, ishim puthur atje, kishim bėrė dashuri disa herė, dhe njė vuajtje fine mė shkėpuste ēdo orė e mė me siguri nga tortura e vjetėr, ishte pikėrisht njė vuajtje fine, qė njėsonte njėfarė ndohti ndaj vetes, gjeste tė cunguar prej tė papėrvoji nė dashuri, dhe tė gjitha kėto ndodhnin, kishin ndodhur jashtė ndjenjave tė hakmarrjes ndaj Saj, jashtė nevojės pėr tu ndjerė burrėror dhe i lirė pėrmes trupit tė njė tė padashure, thjesht kishin ndodhur.
Pastaj bjondja u bė brune, u bė prapė bjonde, mori emra tė tjerė, trupa tė tjerė, kurse unė vazhdova tė bėja dashuri me tė gjitha, tashmė i qetė, pa drithma tė tepėrta, edhe mosha po kalonte, edhe ne bashkė me moshėn; vazhdova tė bija nė dashuri e tė bėja dashuri pa u cėnuar nga teprimi i kujtimeve tė bukura, pa dhembjen e zemėrgurit qė gjallon vetėm sa pėr tė ngjėruar copėra jetėdhėnėse tė tė njėjtit trup femėror ku harliset i njėjti shpirt, ose anasjelltas, dhe shumė rrallė, mbrėmjeve, njė fllad marramendės, njė parfum ekzotik, tė cilit vetvetiu ngutesha ti bishtoja, njė aromė ngjyrash e tingujsh tė sapondijshėm dhe me praninė fantazmagorike tė mallit qė mund tė mishėrohet, mė pėrmbyste mbi shpirtin tim tė ri, dhe mė vinte tė qaja pėr Atė, pėr Shpirtin tim, qė, prej kohėsh, - smbahej mend sa dashuri kishin kaluar qė atėhere, - ishte personazh. Dhe mė vinte tė gėlltisja veten, Sufletul meu , se ndjehesha mjerisht i vogėl e i padenjė pėr kaq tepėr dashuri tė derdhur mbi mua. Vuaja nga njė kryqėzim trunor i ēuditshėm: gjithmonė ringjallesha pas humbjes sė njė dashurie tė tillė, dhe kjo mė brente si njė pedrejtėsi kafshėrore ndaj shumė tė tjerėve.
Por nuk kisha rrugė tjetėr; ringjallesha.
Si ata qė nė ēdo ndarje shohin afrimin e njė dashurie mė tė thellė, mė jetėgjatė, edhe unė, nė ēdo ndarje qė mė bėnte tė ndihesha shumė mė i huaj nga sa mbaja, shihja njė afrim mė tė sigurtė ndaj Zotit.
- Po ēfarė ke, ēpo ndodh me ty?! - mė pyeste heraherės personazhi im, e pavdekshmja ime aq e pagjallė. Ti nuk je mė ai i pari. Ti ke ndryshuar, je bėrė akull, mė keq se ēisha unė nė fillim
Do tė vuante vdekshėm po ti thoja se e kisha tradhėtuar dhe se kishte arritur tė zinte brenda meje njė vend, tė cilin, fare pa mė njohur e pa ndjerė njė dashuri tė tillė, mund ta zinte ēdo e panjohur qė do tė shfaqej rastėsisht nėpėr shtigjet e gjuetive tė mia tė mbrėmjeve, kur as shkrimet, as dehja, asgjė nuk ma fashiste dot mėrzinė. Nė tė vėrtetė, pėrse nuk isha ndarė prej saj?! Duke mos u ndarė, kisha arritur qė me bredhjet e mia, me tradhėtitė, pra, me jetėn time mė tė fshehtė, tė tradhėtoja veten e jo Atė, dhe kėtė e dija, pra mėkati ishte edhe mė i rėndė, por Ajo nuk kish ditur as tė mė bėnte tė ndahesha pėrfundimisht, ose: kish ditur tė mos ndahej nga unė, nuk kish ditur si tė mos tradhėtohesha, dhe tani ishte e padobishme ti thoja ndonjė gjė pėr tmerrin, ėndjen e pėrbindshme dhe ndohtin e atij qė mban lidhje me personazhin e vet, personazh qė mbėshtjell si mumje, pėr tė balsamosur, tė dashurėn e vet tė dikurshme.
- Mė mirė e cofur dhe e dashuruar, - i thoja me vete kur bėnim seks, - se sa e pavdekshme dhe e ngordhur
Mė ka dhembur shndėrrimi i kėsaj femre, o Zot, mė ka dhembur edhe ngaqė nuk dashuronte ndonjė tjetėr. Rrinte mbyllur nė njė nga mė tė varfėrat jetė qė mė ėshtė dhėnė tė shoh, me njė stoicizėm qė rrallė rastis ta kenė tė paēmendurit, bėnte akoma shumė tualet, kėndonte nėpėr dasma e restorante, kthehej e rraskapitur nė shtėpinė, ku prindėrit kishin gjithnjė e mė pak dhėmbė nė gojė, zbrazte xhepat nga paret, zhvishej pa menduar pėr asgjė, e shterur nga dėfrimi i dasmorėve qė njėfarėsoj e patėn lėnė tė pamartuar, dhe humbte nė gjumė. Po ta merrje nė telefon e tė zgjohej tė tė jepte pėrgjigje, ishte aq e dėrrmuar, sa mund tė linte takim me ty ku tė doje, tė tė thoshte se tė donte, se nuk rronte dot pa ty, se e kish coptuar malli pėr ty, se i bėhej dashuri, dhe tė mos mbante mend ēkish thėnė e me kė kish folur, gjė qė u vėrtetua kur njė nga dashnoret e mia e mori nė telefon nė emrin tim dhe Ajo iu pėrgjegj se mezi priste tė mė shihte, se jeta na kish ikur pėr shalėsh pa kuptuar se sa duheshim nė tė vėrtetė, e bindur se fliste me mua.
E kur dhembjet pėr shuarjen e Saj mu bėnė tepėr tė rėndomta qė tė mund tė mė mbeteshin plagė tė pambyllshme, kur ēdo kurreshtje e magji e Saj mu zvordh, Ajo u zgjua.
Ka qėnė kulmi.
Qe dashur tė vdiste dy herė me radhė pėr mua, si e dashur dhe si personazh, qė tė mund tė zgjohej pėr mua si i dashur apo si shkrimtar. Mendoj se diēka e lartė e zgjon shpirtin qė po fiket, pak para se njė dashuri e tillė nis ti largohet. E vetmja gjė qė pashė me sytė tashmė tė huaj pėr Tė ishte zgjimi i Saj. Ishte e mrekullueshme dhe mrekulluese, o Zot. Lotonte oreēast, bėnte tualet vetėm pėr mua, ashtu siē mbante mend se mė pat pėlqyer mua, nuk ankohej kur puthjet e mia ia shprishnin buzkuqin, mė telefononte oreēast, mė pėshpėriste fjalė tė ėmbla qė mė nxisnin tė vjellėn, mė vinte oreēast nė dhomė, mundohej tė bėnte ndryshime qė unė tė ndihesha sa mė nė shtėpinė time, mė bėnte dhurata, mė uronte pėr ditėt e shenjta e pėr ato mė pak tė shenjta, hoqi dorė nga kėngėt nėpėr dasma e ahengje, u vuri dhėmbė prindėrve tė gjorė, qė, pėr aq kohė, nuk patėn marrė vesh se ēpo ndodhte me tė, i la pas dore hallet e yjeve tė kinemasė, e harroi tėrbimin pėr te fituar tė holla, qė e pat mbajtur pėr aq kohė kukull tė vetvetes, mė shihte nė ėndėrr, mė fliste gjithė mall pėr ēastet tanė tė mrekullueshėm
- Ēastet tanė tė mrekullueshėm?!
Po kishte qėnė njė jetė e tėrė, Shpirti im, njė jetė e tillė, njė djegie e tėrė e imja nė pezullinė mbi shpirtin tim, ku vetėm Zoti mė pat mbajtur tė mos gėlltisja gjuhėn mes dihatjeve tė pritjes. Kishte qenė djegia ime e fshehtė, nė botėn-lot, ku nuk pat tentuar kurrė tė shihte, por ku, edhe po tė kish parė ndonjė shkėndijė zjarri, nuk do tė qe dredhur nga dhimbja. Sipas ligjit ku lėkura e tjetrit ėshtė shollė! E mbase unė e pata merituar qė Ajo tė mos merrte pjesė nė atė djegie, teksa Ajo e pat merituar njė vuajtje tė tillė timen.
Ishte e bukur gjer nė marrėzi dhe shumė poetike.
Ishte e dashuruar thellė me mua, pastėr e nė mėnyrė jo krejt femėrore, jo e ngutur pėr tė marrė faljen time prej martiri tė dashurisė, jo e ngutur pėr tė gllabėruar mrekullitė e ikura, apo pėr tė mos mė humbur; ishte ashtu siē e pata dashuruar atėhere kur nuk pat qenė dot e tillė, kur nuk kish mundur tė mos ishte bishė.
I kishte harrruar tashmė tė gjitha makthet pėr pasurim e pėr dashurinė qė kalon, ishte e bindur gjer nė palcė se duhej ti jepeshe dikujt, se vetėm njėrit duhej ti jepeshe, ai isha unė, po, po, unė vetė, i qe neveritur fama prej kėngėtareje; kishte (pėr)jetuar shkurt, por po aq thellė as edhe unė, tė gjitha tmerret qė pata jetuar unė gjatė kėtyre shumė kohėve tė njė dashurie tė tillė.
Ishte aq e mirė, e ėmbėl dhe kuptuese, sa do tė kishte qėnė njė tmerr i pashoq, njė fatkeqėsi po tė mos arrije ta dashuroje si kurrėherė, si kėrkėnd.
Por kisha edhe unė tmerre tė pashoq dhe fatkeqėsira nė jetė!
Ishte aq ėngjėllore dhe e vetmuar, nė atė vetmi shndritėse e shenjtėruese prej tė dashuruari pa pėrgjigje, aq pėrtej halleve tė pėrditshme, jashtė urisė sime, jashtė huajsisė sime, saqė mė dhimbte, o Zot, mė dėrrmonte paaftėsia ime pėr ta dashuruar si kurrėherė, ngrirja ime, qė bėhesha gjithnjė e mė gur nė prani tė njė dashurie tė tillė qė mund ti bėnte edhe gurėt njerėz!
Kjo dashuri ka qėnė njė jetė e tėrė, njė djegie.
Nė kėtė dashuri u njohėm, vuajtėm, u puthėm, ndėrthurrėm gishtat, u grindėm, bėmė dashuri, mbetėm pa frymė tė pėrmbysur mbi shpirtrat tanė qė aq herė vishnin fytyrat tona, u ndamė, qeshėm, u dehėm, kurvėruam e qamė, tradhėtuam e u tradhėtuam, bėmė plane e na u shembėn, dhe rishtas bėmė plane dhe na u shembėn dhe u ngritėm pas ēdo shembjeje, dhe prapė ramė e u ngritėm, nė kėtė dashuri
Kjo dashuri nuk duhej tė zgjaste kaq shumė, Shpirti im.
Sepse pas saj, menjėherė, si njė dashuri e tillė, erdhi vdekja.
Ajo vdekja e vėrtetė, Shpirti im, ajo qė dhuron botėra tė tjera, e pakthyeshmja, sepse dhuratat hyjnore nuk mund ti kthesh mbrapsht, dhe nuk e di. Nuk e di me ēfarė e patėm bėrė hak kėtė dhėnie tė Vdekjes ndaj nesh, me ēfarė e patėm merituar njė dhėnie tė tillė ndaj nesh.
- Te iubesc, Sufletul meu, te iubesc! - mė pėshpėriste njėra prej tyre.
Ose tė dyja nė njė.
Dhe mes tyre, mes Saj: unė. Si palca e njė qėnieje tė tillė. Dhe uji me dehjen e tij tė pėrhershme. Dhe toka e plasaritur qė merr frymė pėr dhembjet e tė huajve tė heshtur.
Toka, si njė nėnė e harruar.
Dhe pastaj qielli, qielli nė trajtė toke dhe uji dhe shpirti tė pamposhtur, qielli qė rėnkon nė heshtje pėr hir tė atyre qė treten nė Dritė pa mundur tė shpėtohen me njė rėnkim tė tillė, me njė dashuri tė tillė
Kėtu jam unė, o Zot,
I rėndė sa vetėm Ti mund tė mė mbash
Mos thėrrmohem nė honet e mia
Mos humb thellėsitė.
Kėtu jam unė, o Zot
Pas kaq jetėsh tė pėrdhėmbura me vdekje
Humbja
Mė ėshtė bėrė zakon
Vetėm nė humbje gjehem
Vetėm nė humbje mund tė shihem i plotė
O, sikur tė kisha vuajtur vetėm pėr hir tėnd!
Kėtu, o Zot
Vetėm Ty tė kam
Dhe pluhurin e kaq kafkave tė mia
Hirin qė kaq herė i ka mbytur ngjyrat
Fryj, o Zot,
Mbi jetėn e ngjyrave
Dhe mbamė tė mbahem
Prapė mė kėmbė
Kėtu jam unė, o Zot
Dhe dashuria ime si plagė
Nė qiell e nė mua
Dhe Ti qė mė thua ta gjej rrugėn
Duke ndjekur pikat e gjakut
Qė nuk di mė nė pikon
Nga unė
a nga Ti
Bukuresht, 3 Maj 1995,
Nė njėrėn nga dhomat e tipografisė FED
Krijoni Kontakt