Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Perjashtuar Maska e korcaprincess
    Anėtarėsuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Detroit MI
    Postime
    510
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI
    Une per vete e shtjelloj ne dy menyra pyetjen tende.
    Si fillim dua te nenvizoj dicka,persa i perket ketij forumi.Ketu ka nje larmi te madhe shkrimesh,eksperienca te jetuara,te degjuara etj.Por cuditerisht,nga ana e moderatoreve behet pak,pothuajse aspak perpjekje per te sjellur me shume material mbi enigmen...Cfare eshte dashuria e vertete?.Them kete pasi pyetja jote me duket e lidhur me kete fenomen.

    1-Heine thote '" Njeriu qe dashuron njehere eshte perendi,po dashuroi per se dyti eshte gomar",thenie me se e vertete,por eshte e vertete ne rastet ku ka dashuri te sinqerte.Kjo duket qarte qe eshte thene nen ndikimin e flakte te dashurise,pasi e mitizon ne maksimum sinqeritetin dhe pazevendesueshmerine.
    Pra nese dashuria eshte e sinqerte,dhe vjen ndarja.........atehere fatkeqesisht ajo perpelitet ne nenvetedijen tone,dhe ngjallet me kujtime te ndryshme.Por ne nje rast te tille kjo pjese e jona vdes ose me mire nuk eshte ne gjendje te kryeje funksionin e saj.........nuk mund te dashuroje si me pare.

    2-Nese behet fjale per ndjenja kalimtare,ku nuk ka sakrifica sic e meriton nje dashuri e vertete atehere ata zene vendin e njera tjetres.Krijohet nje lidhje,vjen ndarja.Nuk humbet asgje pervec se ndrrohen personat.

    Pjesa e vetme qe humb eshte koha e pashfrytezuar.
    Me pelqeu shum mendimi jot floriri dhe bie dakort me ato qe thua. Per mendimin tim, dashurin e vertet vetem NJE HERE e perjetojm ne jete! e keqja esht, qe ndonjehere mendojm se e kemi gjetur dashurin ton te vertete, dhe mbasi ndahemi dhe mendojm se jeta esht " over", gjejm nje dashuri tjeter akoma me te forte, akoma me te fuqishme dhe akoma me te bukur. Pra, koha esht treguesi me i mire i dashuris se vertet. Neqoftese e ke dashur vertet me zemer nje person , dhe vjen nje dit dhe ndahesh, dicka brenda teje vdes, bashke me ate ndarje. Sigurisht, koha kalon dhe dhimbja pakesohet ose zhduket me kalimin e kohes, por ndarja me nje person qe e ke dashur esht si kur te cash doren me nje gje te mpreht. Me kalimin e kohes plaga sherohet, por shenja ngelet aty! ashtu dhe puna e njeriut, dhimbja iken me kalimin e kohes, por humbet ajo aftesia per te dashuruar si dikur. Po flas per dashuri te vertet ketu, jo per ndjenja kalimtare qe jan shum te lehta per tu zvendesuar sic tha dhe floriri.

  2. #22
    Me e pastra dashuri, me e kulluara (qe do t'ua kaloje gjithe te tjerave-mendoj) do mbetet perhere dashuria per jeten, per hir te se ciles gjejme force riperteritese edhe pas humbjes se investimit me te madh emocional.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Mjaft interesante...

    Nuk mund te gjej fjalet e duhura per te komentuar mbi te vecanten e kesaj teme. Te jete kjo valle pasoje e emocioneve te ngjallura si rezultat i perjetimit te nje eksperience te ngjashme me cka ofron tema?! Me siguri qe po...e them kete me plot goje. Ne te njejten kohe, kjo dhe cka do te vijoje me poshte, mendoj se do te shpjegoje apo vertetoje me se miri apo sa me qarte pyetjen e shtruar.

    Citim Postuar mė parė nga FLOWER
    Mendoni se kur ndahemi nga dikush vdes bashke me te edhe nje pjese e jona?
    Po, e padiskutueshme kjo! (mendim ky personal, i bazuar ne eksperience personale)

    Nese nuk do te perjetohej dicka e tille pas ndarjes eshte njesoj sikur te mos kishte egzistuar kurre ajo lidhje. Vetem atehere mund te mendoj dhe justifikoj vetes se me te vertete, e dashurova (ate vajze) me gjithe shpirt, aq sa per hir te saj, sakrifikova pa keqardhjen dhe pamėdyshjen apo qofte edhe pa pendimin me te vogel edhe nje pjese te vyer nga vetja ime. Besoj se nje eksperience e tille eshte tregues apo deshmi e pamposhtur (ndaj vetvetes) e perjetimit te dashurise, e jo vecse thjesht shfletimit te kujtimeve qe rrodhen prej saj, sot dhe ne ditet qe do te pasojne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 06-01-2005 mė 19:23

  4. #24
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Mesa po shoh Flower ka tentuar te hapi nje teme jo per ndarjen ne Dashuri , por ne pergjithesi ne jete. Duke perfshire ketu edhe ate te dashurise. Nuk eshte e thene qe fjala "Ndarje" te personifikohet vetem ne lidhje me Dashurine. Ndarja edhe nga vete kuptimi i saj nenkupton ndarje ne te gjitha aspektet e jetes. Ndarje nga dikush qe 'vdiq' , eshte "larguar" dhe me pas vjen ajo e dashurise. Perse cdo teme dhe diskutim qe behet duhet ta lidhim me dashurine?...
    Ndarja ajo qe tha Gurl , vetem fakti qe e di qe nuk ke me mundesi te flasesh me dike qe per ty ishte i afert , ose me mire pjese e trupit tend te ben te vuash.

    Besoj mos ta kem keqkuptuar edhe une temen



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Nje gje nuk kuptoj, pse kerceni kot s'koti kur dashuria si ndjenje e pamasė, eshte burimi i lumturise ne cdo lidhje dhe ai i brengosjes pas cdo lloj ndarje?!

    Mesa po shoh Flower ka tentuar te hapi nje teme jo per ndarjen ne Dashuri , por ne pergjithesi ne jete. Duke perfshire ketu edhe ate te dashurise
    Atehere...?!

    Kur vjen puna tek dashuria, ajo sundon boten tone ne ate menyre qe eshte e pakonceptueshme prej nesh. A nuk ishte dashuri, apo afrimitet (doemos e tipit kushėri apo vlla, moter etj) ajo cka ndjeje per te afermin apo qofte shoqen/shokun, pas ndarjes, largimit etj?! Po! Atehere tema ka vend per dashurine pasi eshte pikerisht ajo e cila shkakton ato ndjenjat nostalgjike, apo deshperuese etj, etj, pas ndarjes, cfaredo lloj qofte ajo.

    Permes bashkeveprimit qe ishte krijuar por qe nuk egziston mė, me personin prej te cilit/ciles u largove, me te cilen/cilin ti jetove, perjetove, momente te gezueshme, shkembyet hallet, problemet, caste te cilat jane tashme prone e se kaluares, po i njejti bashkeveprim, tashme ka marre fund.

    Menyra se si une apo nje tjeter e interpretuam kuptimin e temes, ishte i lidhur me dashurine si nje ndjenje e pakufijshme, por ne aspektin intim.
    Ndonese eksperienca permes se ciles u perpoqa te jepja mendimin tim ishte e ndryshme, pasojat e cfaredo lloj ndarjeje jane gjithmone te te njejtes natyre deshperuese, hidheruese etj, etj.

  6. #26
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Rruge

    Sa here qe themi
    lamtumire,
    krijojme nje mister.
    Cdo dite qe iken
    erreson
    palimsestin tone.

    Sa here themi
    lamtumire,
    leme pakez nga vetja
    ne rrjedhen e ftohte
    te eres.

    - Federiko Garcia Lorka –
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  7. #27
    e embel
    Anėtarėsuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    [B]Ne ndarje dhe ne vdekje eshte i njejti trishtim vetem se ne ndarje nuk behet varrim.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ndarja e Maqedonisė do tė jetė e pashmangshme
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 07:00
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Ndarja e fjalėve nė fund tė rreshtit
    Nga sadete71 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 09:14
  4. Petersen: Ndarja e Kosovės nuk ėshtė opsion
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 18:39
  5. Ligjerohet ndarja e Mitrovices
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2003, 16:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •