Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 74
  1. #1
    Sport.Argetim.Qejf.etj Maska e Resto
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    pennsylvania
    Postime
    74

    Arrow Sallata juaj e preferuar? Receta e saj

    shrimp sallat :
    -----------------
    shrimp sallat whith kroisan bread.marrim karkalecat te zier pak jo shume me pak cajun spacy pastaj i presim ne copa te vogla edhe i hedhim majonez pak chiken base qeke te grira imet speca te pjekura ne furre po edhe keto te grira ne copa te vogla celery stiks te grira ne copa te vogla pak mustard pak piper kripe edhe i perziejme mire e mire kjo mund ta serviresh me white bread weat bread ray bread ose kroisan bread e cil eshte me e perdorshem ne sezon vere .thanku you per vemendjen here tjeter do tju tregoj me shume per dicka specile po te doni mund te me pyesni ne emailin tim visim2002@yahoo.com jeni te mire pritur .ok bye bye nga visi
    Dashuri,Argetim,Sport

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Resto pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Sport.Argetim.Qejf.etj Maska e Resto
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    pennsylvania
    Postime
    74

    Sallatat

    sallate e perdorshme ne sezon vere ;
    kjo sallate permban romaine domate speca ne furre te pjekur rosted croutons mushrooms red onion e cila shoqerohet me roasted red peper vinaigrette .eshte nje sallate qe kam steak edhe shrimp edhe i hedhim dressing siper thanku per vemendjen nga visi mund te me shkruani per hollesi te me tejshme visim2002@yahoo.com bye bye
    Dashuri,Argetim,Sport

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Resto pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sallatat, gjellėt e ftohta dhe mezet!

    Eshtė mirė qė sallatat tė pėrgatiten pothuajse ēdo ditė, sepse ato janė burimi kryesor i vitaminave, kripėrave minerale, acideve organike. Ato pėrmirėsojnė oreksin e njeriut dhe ndihmojnė nė pėrvetėsimin e produkteve tė tjera nga organizmi. Qė tė ruhet aroma, ngjyra natyrale dhe vitaminat e perimeve, sallatat pėrgatiten jo mė tepėr se 10-15 minuta para vėnies nė tavolinė. Nė pėrgjithėsi ju hidhet vaj i pėrzier me uthull, kripė e piper i zi i bluar. Nė disa sallata, pėr tu dhėnė shije mė tepėr, shtohen hudhra tė shtypura.

    Sallatat zbukurohen zakonisht nga perimet me tė cilat janė pėrgatitur, si p.sh. me feta tranguili, karota tė ziera, vezė tė ziera, domate, "tė cilat priten bukur dhe vendosen nė mėnyrė simetrike duke i dhėnė asaj njė pamje tėrheqėse. Mund tė shtohen gjithashiu gjethe tė sallatės jeshile ose degėza majdanozi.

    Ndonjė dallim ndėrmjet mezeve tė ftohta dhe gjellėve tė ftohta nuk ka. I njėjti prodhim mund tė pėroret edhe si gjellė edhe si meze, me tė vetmin ndryshim se mezja ėshtė nė sasi mė "tė vogėl dhe shpeshherė jepet pa garniturė ose me ndonjė garniturė tė vogėl.

    Mezet mund tė jenė tė ftohta dhe tė nxehta. Mezet e ftohta janė rostoja, proshuta, sallami, peshku i zier, sardelet e konservuara me limon, cironkat etj




    p.s. Visi, recetat po me pelqejne shume, sidomos kjo e sallatave qe ka brenda dhe karkaleca deti Por do ishte me mire ti shkruaje vetem shqip recetat se keshtu une po ngaterrohem. Ēfarė eshte "romaine" ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 16-10-2006 mė 13:25

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    Sport.Argetim.Qejf.etj Maska e Resto
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    pennsylvania
    Postime
    74

    Thumbs up pergjigja e kerkeses se fiorit

    FIORI degjo lal romaine eshte nje lloj sallate jeshile e perdoshme ne restorantet amerikane.thanku per veshrimin e specialeve te mia pacim
    Dashuri,Argetim,Sport

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Resto pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569

    VISI

    Te lutem shprehu shqip se nuk i kuptojme te gjitha hollesirat.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar elda pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    Sport.Argetim.Qejf.etj Maska e Resto
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    pennsylvania
    Postime
    74
    elda ca nuk kupton sallate jeshile me kerpurdha te regjura qepe te kuqe domate me copa buke te pejkur ne furre ja hedhin siper kjo permban edhe mish edhe karkaleca quhet ne shqip sallate me mish edhe karkaleca ok elda muahhhhh me shkruaj po deshe ndihme pacim
    Dashuri,Argetim,Sport

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Resto pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Sallatat, gjellėt e ftohta dhe mezet!

    Meze e kombinuar me sallatė jeshile.

    Pėr njė pjatancė pėr 8-10 persona nevojitet
    Sallatė jeshile 500 gr,
    sallam 150 gr,
    kaēkavall
    150 gr,
    gjuhė ose proshutė 150 gr,
    vaj 3-4 lugė gjelle,
    uthull 2-3 lugė gjelle,
    kripė, piper, majdanoz sipas deshirės.

    Sallata jeshile e grirė hollė vendoset nė mes tė pjatės; rreth e pėrqark saj vihet sallam sipas dėshirės, djath kaēkavall, gjuhė e zier ose proshutė e prerė hollė. Nė kohėn e ngrėnies sallata spėrkatet me vaj e uthull tė pėrzier me kripė dhe me piper.

    Shėnim: Po nė kėtė mėnyrė mund tė pėrgatiten dhe shumė meze tė tjera tė pėrziera, duke vendosur nė mes ndonjė sallatė tė stinės, si tranguj, ullinj, turshi tė ndrysh-me etj. Rreth e qark vendosen roduktet e lartpėrmendura duke zėvendėsuar njėri-tjetrin sipas mundėsisė.



    Sallate jeshile

    Pėr 500 gr. sallatė jeshile duhen:
    vaj 3-4 lugė gjelle,
    uthull 2 lugė gjelle,
    kopėr 4-5 fije,
    qepė 2-3 copė
    dhe kripė.

    Sallata jeshile pastrohet nga fletėt e dėmtuara, ndahet nė gjethe, dhe zhytet nė sasi tė madhe uji pėr tu larė. Ėshtė mirė tė mbahet gjysmė ore nė ujė; pastaj tė kullohet dhe tė zhytet pėrsėri nė ujė tė pastėr. Nė kėtė mėyrė uji ndėrrohet 3-4 herė derisa tė dalė i kulluar.

    Sallata e larė pritet 10-15 minuta para ngrėnies, sepse nė rast tė kundėrt ajo vyshket dhe humbet pamjen e saj tė freskėt. Sallata pritet nė fije tė holla, nė kėtė mėnyrė bėhet mė e bukur dhe mė e shijshme. Nė fund spėrkatet me vaj, uthull, kripė dhe kopėr tė grirė hollė; pėrzihet me
    kujdes me dy pirunj dhe vendoset nė mes tė pjatės. Sipėr i hidhen qepė tė njoma tė grira hollė.



    Sallate me laker te bardhe

    Pėr 500 gr lakėr duhen
    vaj 3-4 lugė gjelle,
    uthull 2 lugė gjelle,
    kripė,
    sheqer
    dhe 2-3 fije majdanoz

    Pėr sallatė pėrdoret lakra e ėmbėl. Koka e lakrės pastrohet nga gjethet e dėmtuara, shpėlahet, pritet pėrgjysmė ose nė katėrsh dhe duke mbajtur koēanin pritet nė fije tė holla. Mė pas spėrkatet me kripė, piper tė kuq, dhe pak sheqer. Shtypet derisa tė lėshojė lėng, perzihet me vaj e uthull dhe vendoset nė pjatė. Pėr ta zbukuruar i hidhet majdanoz i grirė hollė.

    Kjo sallatė mund tė pėrgatitet dhe ndryshe. Lakra e prerė hollė vendoset nė tenxhere, i shtohet kripė dhe uthull. Pastaj ngrohet e pėrzihet derisa tė shihet se eshtė zbutur pak. Lihet tė ftohet dhe rregullohet me vaj e uthull.



    Sallate me lulelakėr

    Pėr 500 gr lulelakėr duhen
    vaj 3-4 lugė gjelle,
    limom 1 kokėrr mesatare,
    piper,
    kripė.

    Pėr kėtė sallatė zgjidhen lulelakra tė bardha dhe tė dendura. Lulelakra pastrohet nga gjethet jeshile e koēanėt, lahet dhe vihet pėr tu zier nė ujė tė vluar me kripė. Qė tė ziejė nė tė njėjtėn kohė, koēanėt qė janė tė mėdhenj, ndahen nė 2-3 pjesė. Pasi tė jenė zier ndahen nė lule tė veēanta, vendosen nė pjatė dhe spėrkaten me vaj,lėng limoni ose limontoz tė shkrirė nė ujė; nė fund i shtohet kripė e piper i zi.



    Sallatė me rradhiqe

    Pėr 500 gr radhiqe duhen:
    vaj 3-4 lugė,
    limon 1 kokėrr mesatare,
    kripė

    Radhiqet e pastruara dhe tė lara mirė zihen nė ujė tė vluar me kripė pėr 10 mmuta. Pasi tė kenė zier kullo-
    hen, priten dhe vendosen nė pjatė. Pėrsipėr i hidhet vaj ulliri, lėng limoni dhe kripė.



    Sallatė me spinaq

    Pėr 500 gr spinaq duhen
    vaj 3-4 lugė gjelle,
    limon 1 kokėrr,
    kripė,
    qepė 2 kokrra,
    disa thelpinj hudhra.

    Spinaqi i pastruar dhe i larė mirė pėrvėloliet pėr 3-4 minuta nė ujė tė valuar me kripė, i kullohet uji, pritet nė copa tė vogla dhe mund tė pėrdoret nė mėnyrė tė thjeshtė si radhiqet (d.m.th. duke i spėrkatur me vaj e lėng limoni) ose pėrzihet me qepė tė skuqura dhe kur vihet nė pjatė i hidhen hudhra tė grira imėt ose tė shtypura.



    Sallatė endivi

    Pėr 500 gr sallate duhen
    vaj 3-4 lugė,
    limon 1 kokėrr,
    kripė

    Sallata endivi ėshtė pak e hidhur, por vlerėn ushqimore e ka njėlloj si sallata e freskėt. Pėrgatitet si sallata jeshile d.m.th. grihet hollė dhe spėrkatet me kopėr, vaj e uthull ose mė parė pėrvėlohet 2-3 minuta nė ujė tė vluar me kripė, dhe nė kėtė rast serviret me vaj, lėng limoni ose, limontoz.



    Sallatė domate e kastraveca

    Kastravecat e njomė lahen mirė, u pritet maja dhe
    bishti, ndėrsa tė mėdhenjtė qėrohen, priten rrumbullak
    dhe v-endosen nė mes tė pjatės nė formė shkalle. Rreth e
    qark vihen domate tė prera tė formė rrathesh, qepė tė
    grira hollė tė pėrziera me majdanoz, me vaj e uthull
    dhe kripė.

    Pėr 500 gr kastraveca e domate duhen
    vaj 3-4 lugė gjellė, uthull 2 lugė, qepė 2 kokrra,
    majdanoz 2-3 fije, kripė



    Sallatė verore

    Pėr 500 gr domate e kastraveca duhen
    speca 200 gr,
    vaj 4-5 lugė gjelle,
    uthull 2 lugė gjellė,
    qepė 2 kokrra,
    majdanoz 2-3 fije dhe kripė.

    Nė nje pjatė vendosen kastraveca, domate tė prera nė formė rrethi dhe speca jeshile tė grirė nė formė fijesh. Sallata spėrkatet me vaj, uthull, kripė, pėrzihet lehtė dhe vendoset nė pjatė. Sipėr i hidhen qepė tė grira hollė tė pėrzier me majdanoz.



    Sallatė me patate

    Pėr kėtė sallaiė zakonisht pėrdoren patate tė vogla, tė cilat bėjnė shumė firo nė qoftė se qėrohen tė paziera. Prandaj ato lahen dhe zihen tė paqėruara nė ujė tė vluar me kripė pėr 20-25 minuta. Pasi tė jenė zier kullohen dhe shpėlahen me ujė tė ftohtė qė tu hiqot mė lehtė lėkura (duhet tė qėrohen tė nxehta qė tė pastrohen mė shpejt dhe tė bėjnė mė pak firo.).

    Patatet e qėruara priten nė formė rrethi dhe vendosen bukur nė pjatė. Kėtyre u hidhet qepė e grirė nė formė gjysmėrrethi, kripė, piper 1 zi, vaj e uthull dhe nė fund majdanoz i grirė hollė.

    Pėr 4-5 persona duhen
    patate 1 kg,
    vaj 4-5 lugė gjelle,
    uthull 3 lugė,
    qepė 1 kokėrr e madhe,
    kripė, piper i zi,
    dhe pak majdanoz.



    Sallatė me rrepa

    Pėr 500 gr rrepa duhen
    vaj 3-4 lugė,
    uthull 2 lugė,
    pak majdanoz dhe kripė,
    sipas dėshirės dhe mundėsisė shtohet dhe salcė kosi

    Kjo sallatė pėrdoret mė tepėr nė stinėn e dimrit sepse atėherė rrepat janė mė tė shijshme dhe mė tė lėngshme. Pasi u hiqet lėkura dhe lahen mirė, ato grihen nė rende, u kullohet lėngu duke i shtrydhur lehtė, vendosen nė pjatė dhe hidhet vaj, uthull, kripė e majdanoz i grirė hollė.

    Shėnim: Nė kėtė sallatė ėshtė mirė tė hidhet dhe pak salcė kosi e pėrzier me hudhra tė shtypura.



    Sallatė me panxhar

    Pėr 1 kg panxhar duhen:
    vaj 4-5 lugė gjelle,
    uthull 4-5 lugė,
    hudhra 1 kokerr mesatare,
    kripė,
    majdanoz.

    Panxharit tė kuq i priten rrėnjėt e gjethet, pastaj lahet mirė dhe zihet nė ujė tė vluar pa kripė (sepse keqėsohet shija). Kur panxhari tė jetė zier, i qėrohet lėkura,pritet nė formė rrethi ose gjysmėrrethi (kur ėshtė i madh), vendoset nė enė porcelani dhe i hidhen uthull, hudhra tė shtypura ose tė grira hollė dhe vaj ulliri. Pėrzihet dhe lihet 2-3 orė qė tė marinohet pak dhe panxharit i rikthhet ngjyra e kuqe nga uthulla. Pastaj vihet nė pjatė, ku i hidhet pak kripė dhe zbukurohet me majdanoz tė grirė hollė.



    Sallate me patellxhane te pjekur

    Pėr 1 kg. patėllxhanė duhen
    speca 200-300 gr,
    domate 1 kokėrr e madhe,
    vaj 5-6 lugė gjelle,
    uthull 3-4 lugė,
    hudhra 2 kokrra,
    kripė, piper, majdanoz sipas dėshirės

    Zgjidhen patėllxhanė tė mėdhenj dhe tė trashė,ngjyrė violet dhe tė butė. Piqen tė paqėruar, pastaj u pastrohet lėkura dhe tuli u grihet hollė rne thikė ose kalohet nė makinė, pėr tu bėrė pure. Sė bashku me patėllxhanėt e pjekur, nė makinė mund tė kalohen disa kokrra domate me tul dhe speca tė pjekur. Masa e pėrgatitur vendoset nė njė enė prej porcelani ose balte dhe
    duke e pėrzier me lugė druri shtohen hudhra tė shtypura, vaj ulliri, uthull, majdanoz i grirė imėt, kripė, piper, dhe nė fund spėrkatet pėrsėri me vaj ulliri, i cili pėrmirėson shumė shijen dhe shton kaloritė e sallatės. Kjo sallatė ėshtė e leverdisshme tė gatuhet nėpėr familje, sepse mund tė pėrgatitet nė sasira tė mėdha dhe tė ruhet nė vende tė freskėta.



    Sallatė me speca tė pjekur

    Pėr 1 kg speca duhen
    vaj 4-5 lugė,
    uthull 2-3 lugė,
    hudhna 1 kokėrr,
    kripė, piper sipas dėshirės

    Pėr kėtė sallatė zgjidhen speca tė mėdhenj me tul,piqen nė zjarr tė ngadalshėm dhe pasi tė jenė pjekur u hiqet cipa dhe farėzat. Priten nė formė rripash, vendosen nė pjatė, u hidhet vaj, uthull, kripe dhe hudhra te
    shtypura.



    Sallatė pure me patate e me hudhra

    Pėr 1 kg patate duhen
    vaj 4-5 lugė,
    uthull 3 lugė,
    hudhra 2 kokrra mesatare,
    kripė dhe spec djegės.

    Patatet e qėruara lahen mirė, tė mėdhatė priten pėrgjysmė dhe zihen nė ujė tė vluar me kripė. Pasi tė jenė zier, kullohen dhe tė nxehta kalohen nė makinė,vendosen nė enė porcelani ose tas plastmasi; punohen me lugė druri duke i shtuar hudhra tė shtypura dhe spec djegės. Sallata vihet nė pjatė duke i dhėnė formė tė bukur dhe nė fund spėrkatet me vaj ulliri.



    Sallatė me fasule tė thata.

    Pėr 1 filxhan fasule duhen
    vaj 3-4 lugė,
    uthull 2 lugė,
    qepė 2 kokrra mesatare.
    majdanoz, kripė, piper i kuq.

    Fasulet e pastruara lahen dhe vihen tė ziejnė. Pas 10-15 minutash vlimi u kullohet uji dhe i shtohet ujė tjetėr i vluar. Lihet tė ziej derisa kokrrat tė zbuten plotėsisht, por jo tė treten. Nė fund tė zierjes shtohet kripė, lihen tė ftohen nė ujin e vet, kullohen dhe vendosen nė pjatė, u hidhet qepė e grirė hollė e pėrzier me majdanoz, me vaj, kripė, uthull e piper tė kuq.



    Sallatė me pure fasulesh

    Pėr 1 filxhan fasule duhen
    vaj 3-4 lugė,
    uthull 2 lugė,
    kripė, piper i zi.

    Fasulet e ziera si mė sipėr shtypen nė kullesė dhe pureja e pėrgatitur pėrzihet me vaj, kripė e piper tė zi. Kjo masė vendoset nė pjatė dufce i dhėnė formė tė bukur; sipėr spėrkatet me vaj e uthull.



    Sallatė me kungull

    Pėr 1 kg. kungulleshka duhen
    vaj pėr skuqje 1/2 filxhan ēaji,
    miell 2 lugė gjelle,
    kripė, piper,
    vaj ulliri 2 lugė gjelle,
    hudhra 2 kokrra,
    uthull 2 lugė gjelle.

    Kungulleshkave tė njoma u hiqet cipa duke i kruar me thikė, shpėlahen dhe priten nė feta. Pastaj shtohet kripė e piper, lyhen me miell nga tė dyja anėt dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen nė pjatė dhe u hidhen hudhra tė shtypura me vaj ulliri e uthull. Kjo sallatė mund tė shoqėrohet dhe me kos.



    Sallatė me patėllxhanė

    Pėr 1 kg patėllxhanė duhen
    vaj pėr skuqje 1/2 filxhan ēaji,
    miell 2 lugė gjelle,
    kripė, piper,
    vaj ulliri 2 lugė gjelle,
    hudhra 2 koikrra
    uthull 2 lugė gjelle.

    Patėllxhanėve u hiqet bishti dhe maja, lahen dhe priten nė feta me trashėsi 0,5 cm. Nė qoftė se patėllxhanėt janė tė trashė priten rrumbullakt, ndėrsa kur janė tė hollė priten pjerrėt. Patėllxhanėt e prerė futen nė ujė me kripė dhe li-
    hen 3.0 minuta qė tu dalė hidhėrimi. Pastaj shpelahen, kullohen, hidhet piper e kripė, kalohen nė miell dhe
    skuqen. Pėrgatiten njėlloj si kungulleshkat, me hudhra tė shtypura, me vaj e uthull ose me kos.



    Sallatė ruse


    Pėr 1 filxhan vaji duhen
    1-2 tė verdha veze,
    pak kripė,
    1/2 kokėrr limon tė shtrydhur ose 2 lugė gjelle uthull.

    Pėr 1 kg. sallatė ruse duhen
    patate 4-5 kokrra mesatare,
    karrota 5-6 kokrra mesatare,
    turshi 1 kavanoz, fasule 2 filxhanė kafeje,
    ullinj 1 filxhan kafeje,
    panxhar 1 kokėrr pėr zbukurim,
    limon 1 kokėrr,
    vezė 2 kokrra (njė pėr majonezė, njė pėr zbukurim),
    vaj ulliri 1/2 filxhan ēaji
    kripė, majdanoz,
    gogozhare 1-2 copė pėr zbukurim.

    Karotat pastrohen, lahen dhe zihen nė ujė tė vluar pa kripė. 1 hidhet aq ujė sa tė mbulohen, ziejnė 30-40 minuta derisa tė bėhen gati. Patatet e njė madhėsie (zakonisht merren mė tė voglat) lahen mirė dhe zihen tė paqėruara nė ujė tė vluar me kripė 25-30 minuta. Pastaj ndėrrohet uji dhe shpėlahen me ujė tė ftohtė qė tė mos hapen. Fasulet zihen si pėr sallatė fasulesh; nė vend tė fasuleve mund tė pėrdoren edhe bizele tė njoma. Perimet e ziera priten nė copa kubike tė vogla afėrsisht nė madhėsi tė barabarta, vendosen nė enė prej porcelani, shtohen tranguj turshi [i](mundėsisht tė kavanozėve)[/] tė prerė
    po nė formė kubike, kripė, paik, uthull, majdanoz i grirė dhe pėrzihen me kujdes me dy lugė ose pirun qė tė mos prishet forma e perimeve. Nė kėtė pėrzierje shtohet gjysma e salcės miajoneze dhe pėrzihet pėrsėri me kujdes.

    Sallata e pėrgatitur vendoset nė pjatė, i jepet forma ovale dhe mbulohet me pjesėn tjetėr te maJonezės. Majoneza hapet nė gjithė sipėrfaqen e sallatės me lugė ose thikė. Sipėr dhe anash sallata zbukurohet me feta panxhari tė zier, me gogozhare tė prera nė formė fijesh, vezė tė ziera dhe tė prera nė feta etj. Rreth e qark ose vendevende vendosen gjethe sallate jeshile ose majdanoz.

    Nė kėtė salatė mund tė pėrdoret dhe mish viēi i zier, shpendė tė zier ose peshk. Kur kėto mishra priten nė feta tė mėdha, vihen pėr tė zbukuruar sallatėn nga jashtė, kurse kur priten nė copa tė vogla pėrzihen
    bashkė me tė. Sallata nė kėto raste merr emrin sipas produktit qė pėrdoret, p.sh. sallatė ruse me mish, sallatė ruse me peshk ose me shpend.

    Majoneza qė pėrdoret pėr kėtė sallatė pėrgatitet nė kėtė menyrė:
    Nė njė enė porcelani hidhen tė verdhat e vezėve tė ndara me kujdes nga tė bardhat, shtohet lėng limoni ose limontoz i shikrirė me ujė, kripė e imėt dhe punohet me tel vezėsh ose pirun. PastaJ duke i rrahur vazhdimisht i shtohet vaj u]liri pak e nga pak, dhe mė vonė, kur salca lidhet, sasia e vajit mund tė shtohet.

    Vaji duhet tė jetė i ftohtė,ndėrsa vezėt nė rast se janė ruajtur nė frigorifer duhet tė ngrohen pak nė ambientin e dhomės. Nė pėrgjithėsi majoneza punohet mė mirė nė vend tė freskėt, sepse vaji emulgohet mė mirė d.m.th. bashkohet me tė verdhat e vezės. Kur tė jetė lidhur e gjithė sasia e vajit, salca hollohet me pak uthull. Uthulla mund tė zėvendėsohet me lėng limoni ose nganjėherė me lėngun e kastravecave turshi (nė kavanoza). Uthulla e hollon salcėn dhe e zbardh atė. Nė qoftė se salca pritet mund tė punohet pėrsėri nga fillimi duke hedhur nė njė enė tė pastėr disa pika uji tė ftohtė dhe pak e nga
    pak nga masa e prerė. Vazhdohet tė punohet derisa e gjithė masa tė lidhet. Nė rast se pėrsėri nuk lidhet, atėherė masa duhet tė ftohet dhe tė pėrzihet pak e nga pak me njė tjetėr tė verdhė veze tė rrahur.



    Sallatė me qepė te thata.

    Pėr 2 kokrra qepė mesatare duhen
    1 lugė gjelle vaj,
    1 lugė uthull,
    kripė e piper.

    Qepėt e thata grihen hollė nė formė gjysmėrrethi dhe vendosen nė enė porcelani ose plastmasi. Mbi to hidhet ujė i nxehtė, lihen 5-10 minuta dhe pastaj hiqen. Rregullohen me va], uthull, kripė dhe piper tė zi.



    Sallate shendeti

    Kastraveca tė freskėt, karota dhe mollė, prifen nė formė fijesh, ndėrsa gjethet e sallatės jeshile priten nė 34 pjesė. Tė gjitha pėrzihen bashkė duke i shtuar lėng limoni, salcė kosi dhe kripė. Sipėr sallata zbukurohet me fete domatesh dhe majdanoz tė grirė imėt.

    Pėr 4-5 persona duhen
    Kastraveca 2 copė mesatare,
    karota 2 copė,
    domate 2 kokrra,
    sallatė jeshile njė tufė mesatare,
    salcė kosi 100 gr,
    limon 1/4 e kokrrės mesatare,
    kripė dhe majdanoz.



    Sallate me karrota te fresketa

    Pėr 500 gr karota duhen
    hudhra 4-5 thelpinj,
    pak piper e kripė,
    2-3 lugė vaj,
    2 lugė uthull ose 1/2 filxhan majonezė.

    Karotat e pastruara e tė lara grihen nė rende me vrima tė mėdha, u hidhet pak kripė e piper i zi, shtohen hudhra tė shtypura, pėrzihen duke i hedhur vaj e uthull ose mė mirė salcė majoneze.



    Sallatė perimesh me fruta

    Pėr 4-5 persona duhen
    Karota 4-5 copė,
    1/4 e lakrės mesatare,
    2-3 kokrra mollė,
    1 tufė sallatė,
    4-5 lugė gjelle vaj,
    2 lugė gjelle uthull,
    kripė.

    Karotat e qėruara e tė lara grihen nė rende me vrima tė mėdha, lakra dhe mollėt grihen hollė nė formė fijesh, ndersa sallata jeshile pritet nė copa gjithashtu tė mėdha. Produktet e pėrgatitura pėrzihen sė bashku, rregullohen me vaj, uthull e kripė dhe vendosen nė vend tė freskėt pėr 30 minuta.



    Domate tė mbushura me sallatė ruse

    Pėr 1 kg domate (6-7 kokrra) duhen
    Sallatė ruse 1 filxhan ēaji,
    2-3 lugė gjelle majonezė,
    majdanoz.

    Domate mesatare tė pjekura mirė dhe tė forta priten nė forme shporte, u hiqet tuli dhe u hidhet nga brenda kripė. Veēan, pėrgatitet sallata ruse me majonezė me tė cilėn mbushen domatet. Ēdo domate mbulohet nga sipėrrne majonezė dhe majdanoz tė grirė hollė. Nė njė pjatancė shtrohen disa gjethe sallatė jeshile dhe mbi to vihen domatet e mbushura.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 19-10-2006 mė 12:58

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sallatė e pėrzier dimrore

    Patatet, karotat dhe panxhari zihen veē e veē, pastrohen dhe priten nė feta tė barabarta. Ndėrsa kastravecat turshi ose lakrat arme priten nė copa tė vogla, pėrzihen sė bashku, iu shtohet qepė e grirė hollė, lripė, vaj, uthull.

    Pėr 8-10 persona duhen
    patate 4-5 kokrra,
    karota 6-7 copė,
    panxhar 3-4 kokrra,
    kastraveca 3-4 copė,
    1 kokėrr qepė,
    5-6 lugė vaj,
    2-3 lugė uthull,
    kripė.



    Sallatė me rrepa tė kuqe

    Rrepat e kuqe pastrohen nga gjethet dhe rrėnja, lahen mirė dhe pa i qėruar grihen nė feta tė holla. Mė pas vendosen bukur nė pjatė si dhe ju hidhen qepė tė njoma tė grira hollė, vaj, uthull e kripė. Kjo sallatė shijohet mirė me salcė kosi ose majonezė.

    Pėr 4-5 persona duhen;
    rrepa 500 gr,
    qepė tė njoma 2 copė,
    vaj 3-4 lugė,
    uthull 2 lugė,
    kripė.



    Sallatė me finok

    Finoku pastrohet nga 2-3 gjethet e jashtme. Priten pak gjethet nga sipėr, kurse rrėnja lahet dhe pritet nė feta tė holla. Vendoset nė pjatė dhe spėrkatet me kripė, vaj e uthull.

    Pėr 500 gr finok duhen:
    vaj 3-4 lugė,
    uthull 2 lugė gjelle,
    kripė.



    Sallatė me *finok tė zier

    Finoku i pastruar vihet tė ziejė nė ujė tė vluar me
    kripė pėr 5 minuta. Mė pas kullohet, ftohet pritet nė feta dhe
    shėrbehet si mė sipėr.

    Pėr 500 gr. finok duhen:
    vaj 3-4 lugė,
    uthull 2 lugė gjelle,
    kripė.




    p.s. di njeri kė quajmė finok? E kam parė nė disa libra kuzhine po nuk jam e sigurt...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 16-10-2006 mė 13:22

  16. #9
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    ti qeke mjeshtre fare,po i provoj keto formulat dhe po s'dolen gje do provojme si i gatuan ti....apo jo?
    Discover me like emptiness.......

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dimegeni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Edhe pse ka shume nga recetat me lart, te cilat jane origjinale te miat, pjesa tjeter eshte marre ne libra apo si bashkepunim me njerez te tjere. Kjo per shkak te kohes se kufizuar qe kam, per te qendruar dhe menduar te gjitha recetat. Megjithate ti shiko per cilat receta te mbushet syri dhe me thuaj te te dregoj nje pjate te bere nga une. Zakonisht ato qe bej dalin me mire se recetat (kush tha qe mburren korcaret?! )

  19. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sallatė me salcė kosi (liptao).

    Kosi i kulluar pėrzihet me kastraveca turshi tė grirė shumė hollė dhe hudhra tė shtypura. Shtohet: kripė, vaj ulliri dhe sipas dėshirės specdjegės. Gjithashtu nė vėnd tė kastravecave turshi mund tė hidhen gogozhdare.

    Gjatė servirjes pėrseri hidhet pak vaj ulliri.

    Kjo sallatė mund tė pėrgatitet edhe me gjizė jo shumė tė kripur ose djathė. Gjiza ose djathi, shtypen mirė qė tė bėhen nė formė pureje.

    Pėr 500 gr salcė kosi duhen kastraveca tė vegjėl
    turshi 3-4 copė, hudhra 1 kokėrr mesatare, vaj 1
    filxhan kafeje, kripė, spec djegės.




    Tarator me kastraveca


    Nė njė tas hidhen kastraveca tė grirė hollė, mundė-
    sisht nė rende me vrima tė mėdha (ndėrsa unė zakonisht e pres kastravecin nė feta tė vogla, kur ėshtė i grirė nuk ja ndjej shijėn). Mė pas shtohen hudhra tė shtypura me kripė, dhe pėrzihen me njė pjesė tė vajit.

    Nė njė enė rrihet kosi, hollohet me pak ujė tė ftohtė
    dhe hidhet pak e nga pak nė tasin me kastraveca. Nė
    qoftė se kosi nuk ėshtė shumė i thartė shtohet pak lėng
    limoni ose uthull. Nė fund taratori rregullohet me vaj
    ulliri, kopėr tė grirė hollė dhe sipas dėshirės piper tė zi.

    Nė mungesė tė kastravecave taratori mund tė pėrgairtet
    me speca te pjekura ose kungulleshka te fėrguara. Pėr
    kėtė, specave u hiqet cipa pas pjekjes dhe priten nė ku-
    bikė te vegjėl.


    Pėr 500 gr kos duhen
    kastravec 1 copė mesatare ose kunguj 2 copė, hu-
    dhra disa thelpinj, vaj 3-4 lugė gjelle, uthull sipas
    dėshirės, kripė, piper e kopėr.

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #12
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Fiori
    [

    SaIIatė me finok
    --------------------------------------------------------------------------------

    Finoku pastrohet nga 2-3 gjethet e jashtme, priten
    pak gjethet nga sipėr, kurse rrėnja lahet, pritet iiė feta tė holla, vendoset nė pjatė dhe spėrkatet roe fcripė, vaj e
    uthull.

    pėr 500 gr finok duhen vaj 3-4 lugė, uthull 2 lugė
    gjelle, kripė.


    Sallatė me finok tė zier

    Finoku i pastruar vihet teziejė nė ujė te vluar me
    kripė pėr 5 minuta, kullohet, ftohet pritet nė feta dhe
    shėrbehet si mė sipėr.

    Pėr 500 gr. ftnok duherl vaj 3-4 lugė, ufhull 2 lugė
    gjelle,. kripė.

    Cfare eshte finok ?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar PINK pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #13
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Nje recete nga une:

    Sallate me domate, kastraveca, qepe, ullinj dhe avokado. Kjo e fundit i jep lezet. Vaj ulliri dhe pak majdanoz te copetuar sipas deshires.

  24. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar D&G Feminine pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    yeah, tani qe ma kujtove

    si pune lakre nuk mjafton xhuxha, duhet te kete nje emer tjeter
    e quajkan edhe Florence fennel (Finocchio)

    http://growingtaste.com/vegetables/ffennel.shtml

    shih foton

    d&g,

    Ti jeshe ne tirane ne vere, se s'te pashe fare?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #15
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anėtarėsuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354

    Post Sallata juaj e preferuar? Receta e saj

    Mesa pash nuk kishte ndonje teme ne lidhje me sallaterat, keshtu qe mendova ta hap nje te tille, ku se bashku te flasim ne lidhje me sallaterat e preferuara dhe receten e tyre. Pra jeni te ftuar te shkruani.
    Si iniciatore e temes po shkruaj une per dy sallat e mia te preferuara:

    1.Sallate me spinaq (te cilen e kam pare ne gatimet mongoleze), receta e saj:
    Spinaq i lare edhe i prere (sic pritet sallata jeshile).
    Karrota te grira ne rende, pra te imeta.
    Limon i shtrydhur.
    Kripe & vaji ulliri.
    Kjo keshillohet per ata qe mbajne diete, dhe per ata qe kane munges hekuri ne gjak.


    2.Sallate me ton. Receta:
    Peshk ton (nga ai i konservave).
    Domate te prere (ne copa te vogla)
    Karrota
    Qepe
    Limoni, kripa dhe vaji hidhen sipas deshires.
    keshillohet per ata qe deshirojne te hane dicka jo te rende dhe qe ti ngope:P.
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  28. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Glamorous pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  29. #16
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nice glamorous !

    Disa qe sallatra qe me pelqejne shume.


    Sallata me speca te pjekura.

    Specat zgjidhen te jene te medhenj dhe me tul. Lahen dhe vendosen per tu pjekur ne zjarr te ngadalte.Nqs shifni qe nxihen mos u trembni se nuk i keni perveluar
    Kur bindeni se jane pjekur i merrni specat dhe me kujdes i pastroni nga cipa dhe nga farat.

    Specat i vendos ne pjate dhe i grin ne gjeresi ne forme rrethi.U shton kripen,uthullun dhe vajin e ullirit sipas deshires.Nqs i le per pak minuta ne prehje se bashku me perberesit marrin shume shije.

    Nqs doni ta beni me pikante mund ti shtoni dhe hudhra te shtypura ose re prera ne feta shume te vogla , gjithashtu dhe piper te zi te bluar.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  30. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  31. #17
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Sallate me Laker te bardhe

    Pėr sallatė pėrdoret lakra e ėmbėl. Koka e lakrės pastrohet nga gjethet e dėmtuara, shpėlahet, pritet pėrgjysmė ose nė katėrsh dhe duke mbajtur koēanin pritet nė fije tė holla. Mė pas spėrkatet me kripė, piper tė kuq, dhe pak sheqer. Shtypet derisa tė lėshojė lėng, perzihet me vaj e uthull dhe vendoset nė pjatė. Pėr ta zbukuruar i hidhet majdanoz i grirė hollė.

    Kjo sallatė mund tė pėrgatitet dhe ndryshe. Lakra e prerė hollė vendoset nė tenxhere, i shtohet kripė dhe uthull. Pastaj ngrohet e pėrzihet derisa tė shihet se eshtė zbutur pak. Lihet tė ftohet dhe rregullohet me vaj e uthull.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  32. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  33. #18
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Sallate me Lukelaker.

    Pėr kėtė sallatė zgjidhen lulelakra tė bardha dhe tė dendura. Lulelakra pastrohet nga gjethet jeshile, lahet dhe vihet pėr tu zier nė ujė tė vluar me kripė. Qė tė ziejė nė tė njėjtėn kohė, pjeset ge jane me te medha ndahen nė 2-3 pjesė. Pasi tė jenė zier ndahen nė lule tė veēanta, vendosen nė pjatė dhe spėrkaten me vaj,lėng limoni ose limontoz tė shkrirė nė ujė; nė fund i shtohet kripė e piper i zi.

    Zakonisht e shkon shume me peshk
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  34. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  35. #19
    Larguar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Ja edhe nje variant tjeter me ton conserve.
    Per kater normale persona persa, i perket oreksit.
    Nuk rekomandohet te shoqerohet me proteina shtazore gjate , para ose pas ngrenies.
    Pranon cdo pije.Vere e bardhe rasti me perfekt.
    Nevojiten:
    Ton i konservuar- 250 gr
    Domate te forta (jo shume te bera)- dy kokra te mesme.
    Qepe te njoma - kater deri gjashte filize(verem pjesa e bardhe )
    Majdanoz i fresket - nje tufe e vogel (50 gr)
    Nje koker limon
    Piper i zi
    Kripe 3-5 gr ( te kihet parasysh konserva, nese eshte e konservuar vetem ne uje me kripe (pra jo ne vaj) nuk i hidhet kripe fare).
    Vaj ulliri Berati- pa mase.
    Pak sallate jeshile - 4-5 gjethe.
    Majoneze- 50 gr.
    Dy kokra veze te zjera - te prera sa me holle.
    Pergatitja:
    Kollaj fare. Hidhini te gjitha ne nje ene te thelle dhe me nje trazim te lehte keni arritur suksesin.
    Kujdes: Tonin dohet ta coptoni.
    Eshte nje kryeveper ne vere.
    Oreks paci!
    Dajo.

  36. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar DAJO pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  37. #20
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Sallate me patrixhane

    Lahen patrixhanet me qerohen u hiqet koka . Une nuk ua heq komplet lekuren por una heq ne forme rripash vertikale. E pres feta feta ne gjeresi dhe e vendos ne tigan per te skuqur , jo me shume vaji por mjaftushem qe mos te percellohen. Kur marrin nje ngjyre kafe te lehte i kthej ne anen tjeter deri sa te marrin te njejten ngjyre.

    Me pas sapo i heq nga tigani u heq menjehere kripe , uthull dhe vaji ulliri gjithmone sipas deshires.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  38. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cfarė ngjyre preferoni nė rroba ...??
    Nga Piskavica_ nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 16-11-2023, 14:49
  2. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  3. Pėrmbledhja e recetave
    Nga [Perla] nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  4. Futbollisti juaj i preferuar
    Nga bayern nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 275
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:01
  5. Humoristi juaj i preferuar?
    Nga Homza nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-12-2007, 06:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •