Close
Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 360 prej 376
  1. #341
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Qeveria pėrgjysmon taksat pėr punonjėsit me paga tė ulėta

    Sipas kėtij vendimi, tatimi pėr kėto rroga do tė fillojė nė mbi 100 mijė lekė (tė vjetra), pra, 100 mijė lekėt e para tė rrogės nuk tatohen

    Nė mbledhjen e sotme tė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Berisha tha se po pėrgatitet njė vendim qė ka pėr qėllim tė ndihmojė biznesin dhe tė krijojė njė mbėshtetje tė veēantė pėr punonjėsit me rroga tė ulėta. Sipas kėtij vendimi, tatimi pėr kėto rroga do tė fillojė nė mbi 100 mijė lekė (tė vjetra), pra, 100 mijė lekėt e para tė rrogės nuk tatohen.

    “Nė kėtė mėnyrė pėrgjysmohet barra fiskale mbi ta dhe kjo do tė jetė e vlefshme pėr tė gjitha rrogat deri nė 300 mijė lekė (tė vjetra)”, tha Kryeministri. Kryeministri vlerėsoi gjithashtu se vendosja e taksės sė sheshtė me 10 pėr qind pėr tė ardhurat personale pėrbėn lehtėsimin mė tė madh tė barrės fiskale qė mund tė vendoset mbi kėto tė ardhura. Nė kėtė mėnyrė, biznesi shqiptar do tė jetė biznesi me barrėn mė tė ulėt fiskale nė Europė dhe mė gjerė. “Rezultatet e kėtij revolucioni fiskal dhe tė pėrpjekjes sonė pėr tė lehtėsuar dhe thjeshtuar barrėn burokratike mbi biznesin kanė sjellė frytet e para shumė pozitive”, u shpreh Kryeministri.

    Ai pėrmendi nė kėtė aspekt rritjen jashtė ēdo parashikimi tė eksporteve, ku nė 4 mujorin e parė vitit 2007 eksportet, si vlerė, janė 28 pėr qind mė tė mėdha se ato tė katėr mujorit tė vitit 2006, ndėrsa si vėllim janė pothuajse dyfish pėr tė njėjtėn periudhė kohore. Po ashtu, Kryeministri pėrmendi rritjen me ritme tė larta tė kreditit bankar, rritjen e madhe tė investimeve tė huaja, tė cilat pėr vitin 2006 kanė qenė nė total rreth 370 milionė dollarė, rreth 125 dollarė pėr frymė, kundrejt vetėm 28 dollarė qė ato kanė qenė nė vitin 2004. Kėto investime, tha Kryeministri, janė konkretizuar nė projekte tė mėdha qė kapin disa miliardė euro, si projekti i Semanit, projekti i Devollit, projekti i TEC-it tė Fierit, projekte nė fushėn e ēimentos, etj.

    “Sipas ekspertėve mė tė mirė tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe institucioneve tė tjera, Shqipėria ėshtė realisht nė prag shkėputjeje tė madhe. Shkėputja e Shqipėrisė ėshtė njė dukuri qė po rezonon pozitivisht kudo. Kjo ka bėrė qė kompani tė mėdha, ndėr mė seriozet nė botė, tė pėrparojnė nė projektet e tyre dhe tė fillojnė sė shpejti, brenda disa muajve, investime tė cilat nė totalin e tyre kapin vlera disa miliardė euro”, theksoi Kryeministri.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #342
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Depozitat, shteti garanton deri 700 mijė lekė

    Kryetarja e ASD-sė, Silvana Sejko, deklaroi se pėr momentin, kufiri i shumės sė sigurimit pėr kursimet e individėve nuk mund tė rritet

    Shteti shqiptar nuk do tė garantojė asnjė depozitė bankare tė individėve qė ėshtė mė e madhe se 700 mijė lekė. Kjo do tė thotė se nė rast tė falimentimit tė njė banke, qeveria do tė kompensojė vetėm ata persona qė kanė depozita deri nė 700 mijė lekė nė kėtė bankė. Pėr shumat mė tė mėdha se kjo, janė vetė personat ata qė do tė mbajnė pėrsipėr riskun. Gjatė prezantimit tė raportit vjetor tė agjencisė sė sigurimit tė depozitave, nė Komisionin Kuvendor tė Ekonomisė, kryetarja e saj, Silvana Sejko, e ka cilėsuar nivelin prej 700 mijė lekėsh si optimal pavarėsisht se vendet e Bashkimit Evropian dhe disa shtete tė rajonit tonė e kanė kėtė nivel rreth 20 mijė euro. Shqetėsimit tė ish-ministrit tė Financave, Arben Malaj, se nėse duhet tė rishikohet kjo shumė nė kuadėr tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE, Sejko iu pėrgjigj: "Pėr vendosjen e kėtij niveli ne u jemi referuar disa treguesve, ku mė i rėndėsishmi ėshtė ai i tė ardhurave pėr frymė nė vend. Aktualisht, niveli prej 700 mijė lekėsh ėshtė dy herė mė i madh se tė ardhurat pėr frymė nė Shqipėri dhe baza e tė siguruarve ėshtė shumė e gjerė, pasi nė tė pėrfshihen rreth 87 pėr qind e individėve qė kanė para tė depozituara nė banka". Por Maqedonia, ku tė ardhurat pėr frymė janė mė tė vogla se ato nė vendin tonė, rreth 2800 dollarė, ka njė nivel sigurimi pėr depozitat qė ėshtė i barabartė me atė tė vendeve tė BE-sė. Fqinji ynė merr pėrsipėr tė kompensojė depozitat e individėve deri nė 20 mijė euro dhe kjo ėshtė bėrė me qėllim pėr reduktimin e ekonomisė informale nė vend. Duke garantuar kursimet e individėve, shteti nxit kėta tė fundit qė tė kanalizojnė paratė e tyre nė banka.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #343
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Tatim mbi fitimin pėr pagat jashtė bankave

    Ministri i Financave tregon vendimin e fundit

    Ministri e Financave, Ridvan Bode, deklaroi se qeveria nuk do tė njohė si shpenzime tė zbritshme nga tatimi pagat e punonjėsve pėr ato biznese qė nuk i kalojnė ato nėpėrmjet bankave. Deklarata e Bodes ėshtė bėrė dje, gjatė njė takimi me biznesmenė dhe bankierė, tė organizuar nga Bashkimi i Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė. Duke zbardhur njė pjesė tė projektligjit tė qeverisė qė e detyron biznesin tė kryejė pagesat dhe transaksionet e tjera financiare nėpėrmjet bankave, kreu i Financave i ka ftuar kėto tė fundit qė tė ulin shpenzimet e komisioneve pėr tė lehtėsuar kėtė proces. "Nė rast se njė biznes nuk do tė paguajė pagat nėpėrmjet bankave, atėherė ai do tė paguajė tatim-fitim edhe pėr pagat qė u shpėrndan punonjėsve. Pėr kėtė, u bėj thirrje bankave qė tė lehtėsojnė procedurat dhe tė ulin komisionet me qėllim qė ky vendim tė mos penalizojė askėnd", tha Bode. Ky projektligj vendos kusht qė vetėm 10 pėr qind e tė gjithė aktivitetit financiar tė biznesit, tė kryhet me para nė dorė jashtė bankave. Nė tė kundėrtėn, nė projektvendimin e propozuar nga Ministria e Financave parashikohet qė edhe kėto transaksione nuk do tė njihen nga tatimet si shpenzime. Projektligji i hartuar nga Ministria e Financave pritet qė sė shpejti tė miratohet nga qeveria dhe mė pas tė kalojė pėr diskutim nė Komisionin Kuvendor tė Ekonomisė. Nė takim kanė marrė pjesė fare pak pėrfaqėsues tė biznesit dhe vetėm njė numėr shumė i madh bankierėsh. Pėrfaqėsues tė biznesit kanė mbėshtetur parimisht vendimin, megjithėse disa prej tyre janė ankuar pėr procedurat burokratike dhe kostot qė mund tė ketė kalimi i tė gjithė aktivitetit financiar nė banka.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #344
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Projektligji i Financave, ēdo biznes do t’i japė pagat nė bankė

    I gjithė biznesi nė vend nuk do tė lejohet mė tė qarkullojė para cash mė shumė se dhjetė pėr qind tė shpenzimeve tė tij. Ministri shqiptar i Financave, Ridvan Bode, tha dje se tė gjitha shpenzimet qė do tė kryejė biznesi do tė duhet tė bėhen nėpėrmejt bankave dhe nė rast se kjo gjė nuk do tė respektohet, atėherė tė gjitha shpenzimet e zbritshme qė do tė bėhen me para cash nuk do t’i llogariten si tė tilla. Sipas projektligjit qė po pėrgatitet pėr tė kufizuar paratė cash, tė gjitha pagat do tė duhet tė jepen nėpėr banka dhe nė rast se ato do tė vijojnė tė jepen nė dorė nga biznesi, atėherė ky i fundit nuk do tė ketė mė mundėsi t’i paraqesė pagat si njė shpenzim i zbritshėm, domethėnė si njė shpenzim mbi tė cilin biznesi nuk paguan taksa. Siē dihet, nė bilancet e ēdo biznesi, shpenzimet pėr paga futen nė zėrin e shpenizmeve tė zbritshme dhe nuk llogariten si njė zė pėr tė cilin paguhet tatim fitimi nga biznesi. Ministri i Financave saktėsoi se, “nisma pėr kufizimin e qarkullimit tė parave cash, - tha ministri Bode, - ėshtė njė nismė qė kėrkon mirėkuptimin dhe mbėshtetjen e tė gjithė biznesit, tė sistemit bankar, tė kompanive, tė dhomave tė tregtisė, sepse ne jemi tė bindur qė kjo ėshtė nė interes tė tė gjithėve". "Qeveria ėshtė duke ndėrmarrė hapa tė rėndėsishėm, ėshtė duke vepruar me shpejtėsi, pasi realisht ajo ka kuptuar misionin e saj tė domosdoshėm nė kapėrcimin e njėrit prej problemeve mė tė mėdha qė ka shoqėria shqiptare, qė ka vendi ynė nė progresin e tij drejt plotėsimit tė standardeve pėr t’u integruar dhe pėr t’u bėrė pjesė e familjes sė madhe perėndimore", - tha Bode.

    Ministri Bode theksoi se, qeveria ka ndėrmarrė reformėn e uljes sė taksave, e cila me paketėn qė do tė propozohet sė shpejti nė korrik, mundėson qė brenda dy viteve tė gjitha llojet e taksave qė kanė tė bėjnė me biznesin, pra taksat e drejtpėrdrejta, tė jenė mbi dy herė mė tė ulėta nga dhjetori i vitit 2005. "Por, nuk mundet qė kjo reformė tė jetė e plotė, nė qoftė se reformat nė fushėn fiskale dhe ekonomike nuk ndiqen dhe nuk gėrshetohen me reforma nė sferėn monetare", - tha ministri Bode.

    "Informalitetit nė kėtė fushė ėshtė po ashtu njė problem dhe ju tė gjithė e dini qė Shqipėria ka nivelin mė tė lartė tė qarkullimit tė parasė cash nė rajon; mbi dy herė mė tė lartė se Maqedonia, dy herė e gjysmė mė tė lartė se Bullgaria dhe po kėshtu nga Serbia. Kjo masė e madhe e qarkullimit tė parasė cash pėr frymė, dėshmon nivelin e ulėt tė shėrbimeve bankare pėr shtresat mė tė gjera tė popullatės", - deklaroi ministri Bode.

    "Masat qė ne propozojmė synojnė qė gjithė sistemi i pagesave pėr pagat dhe sigurimet shoqėrore, pėr shpėrblimet dhe gjithēka tjetėr qė bėhet nga kompanitė, tė bėhet nėpėrmjet kanaleve bankare. Kjo do tė thotė se ne nuk do tė njohim si shpenzime tė zbritshme, shpenzimet pėr pagat qė nuk bėhen pėrmes bankave", - tha ministri Bode.

    Kjo, sipas ministrit Bode, nėnkupton njė angazhim dhe njė kontribut qė do tė japė komuniteti i biznesit pėr tė formalizuar tė gjitha pagesat. "Nga ana tjetėr, ne do tė propozojmė dhe do tė kėrkojmė qė po ashtu, shpenzimet pėr zėrat e tjerė qė kanė kompanitė, duhet tė bėhen pėrmes kanaleve bankare. Limiti i vendosur deri mė sot pėr blerje deri nė 300 mijė lekė ka nevojė qė tė kufizohet dhe me njė tavan tė pėrgjithshėm, si pjesė, si pėrqindje e shpenzimeve qė mund tė bėhen me lekė nė dorė, nė krahasim me shpenzimet gjithsej qė duhet tė kenė kompanitė”, - bėri me dije ministri.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #345
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Nje gje nuk arrije te kuptoje, nje vend kaq i vogel, te kaloje ne informalitet dhe te veproje si ne Swicer, USA, Gjermani. Qe c'do gje te behet me ane te bankes? Ne akoma nje vend ne tranzicion ekonomike fusin dhe disa ligje qe i intereson Politikaneve tane. Nuk e di se si do hecet me keto ligje dhe me keto vendime qe cojne vendin drejte mjerimit dhe skamjes ekonomike.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #346
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ndryshimet nė ligjin e gjobave, nė bazė tė marrėveshjes me FMN-nė

    Nė marrėveshjen e vendit tonė me misionin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar ėshtė parashikuar qė ndryshimet nė procedurat tatimore tė bėhen nė fillim tė ēdo viti, ndėrsa ndryshimet nė shkallėn e taksave tė bėhen nė mesin e ēdo viti. Zyrtarė tė ministrisė saktėsuan dje se, ligji i ri i procedurave tė tatimeve ėshtė nė kuadėr tė marrėveshjes qė qeveria shqiptare ka me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, pėr tė bėrė ndryshime nė pėrmirėsimin e procedurave tė mbledhjes sė tė ardhurave dhe se, nė tė vėrtetė, puna pėr pėrpilimin e kėtij projektligji ka nisur qė nga muaji nėntor i vitit tė shkuar dhe po tė mos ishin zgjedhjet lokale, tė cilat ngadalėsuan punėn e parlamentit, ky ligj do tė ishte miratuar qė para dy muajsh. “Nė marrėveshjet qė kemi me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, - thanė burimet, - ėshtė parashikuar qė tė mos bėhen ndėryshime tė legjislacionit fiskal pėr shkallėn e tatimit nė fillim tė vitit, por ato tė bėhen nė mesin e tij dhe po nė kėto marrėveshje thuhet se ndryshimet nė procedurat tatimore duhet tė bėhen nė fillim tė vitit.” Ligji i ri i gjobave siē quhet, ku njė biznes qė ka marrė njė gjobė duhet ta paguajė atė sė bashku me vlerėn e detyrimeve para se tė ketė njė vendim tė gjykatave, ėshtė pjesė e marrėveshjes pėr tė pėrmirėsuar mėnyrėn e mbledhjes sė tė ardhurave dhe pėr tė mundėsuar mė sė shumti edhe formalizimin e ekonomisė. Nė ligjin e ri tė procedurave fiskale ka disa probleme, tė cilat, nė fakt, janė mė sė shumti probleme qė ngėrthejnė dobėsinė e sistemit tė drejtėsisė, i cili nuk mund t’iu pėrgjigjet kėrkesės qė kanė bizneset dhe tatimet nė lidhje me vendimet e inspektorėve tė tatimeve. Burimet saktėsuan se, fokusi kryesor i projektligjit tė procedurave tė reja nė tatime ka qenė mpakja e peshės qė mund tė ketė njė inspektor nė kontrollet ndaj njė biznesi. Duke mundėsuar me ligj pagimin e vlerės sė detyrimit tė tatimeve dhe tė njėzet e pesė pėr qind tė gjobės, duket sikur inspektorėt janė mė tė fuqishėm dhe mund tė bėhen arbitrarė, por, nė fakt, me kėtė ligj, atyre nuk iu mbetet nė dorė asnjė mundėsi korruptimi, pasi biznesi nuk ka mė aq shumė arsye tė paguajė njė inspektor dhe anasjelltas, por ėshtė i detyruar tė shkojė nė gjykatė. Ligji, tashmė ėshtė shumė mė i qartė dhe lė pak vend pėr kompromis mes njė inspektori tė korruptuar dhe njė biznesi. Megjithatė, ende nė administratėn e tatimeve po vijion njė refromė mjaft e thellė pėr ta bėrė atė mjaft transparente dhe mjaft pė paatakueshme, kur ēdo biznes do tė ketė tė drejtėn tė ankohet dhe pėr kėtė do tė ketė njė pėrgjigje.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #347
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Do doja tu thoja dy fjale te gjithe pjesemaresve te ketije nen forumi, qe mund te sillni ndonje artikull nga gazetat dhe ti hidhni ketu qe mund te kemi dhe mundesi te diskutojme te japim nje mendim. Po ju lutem mos hapni tema per c'do artikull qe merni, pasi nuk eshte e drejte qe te hapet me c'do artikull gazete nje teme e re. Te gjitha artikujt qe jan hapur si tema i kam bashkangjitur ne kete Teme, ku mund te bisedojme te gjithe mbi Ekonomi Shqiptare dhe me te rejat qe ndodhin.

    Ju uroj te kaloni sa me mire dhe ju faleminderit per leximin.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #348
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Citim Postuar mė parė nga Trendafili-Blu
    Nje gje nuk arrije te kuptoje, nje vend kaq i vogel, te kaloje ne informalitet dhe te veproje si ne Swicer, USA, Gjermani. Qe c'do gje te behet me ane te bankes? Ne akoma nje vend ne tranzicion ekonomike fusin dhe disa ligje qe i intereson Politikaneve tane. Nuk e di se si do hecet me keto ligje dhe me keto vendime qe cojne vendin drejte mjerimit dhe skamjes ekonomike.
    Trendafili, nuk e kuptoj se ku eshte e keqja e shperndarjes se pagave nepermjet Bankes.
    U bene gjithe keto vite qe shumica e Shqiptareve punojne ne te zeze, qe do te thote se nuk paguajne as sigurime shoqerore e asgje, pra kur te plaken ato do vdesin urie. Boll me, tani do mbaje banka parate qe duhen derdhur per sigurimet shoqerore e keshtu qe ne pleqeri do kene me pak vuajtje pastaj.

    Mos harro se neper biznese behet nje pastrim i stermadh i parave qe fitohen duke shitur trupin e vajzave Shqiptare neper bote, duke mare jete njerezish nepermjet shitjes se droges, para qe fitohen nga politikane qe i kane vene vetes nofken 10%-shi dhe qe jane te lidhur me krimin. Mjaft me nga keto, tani ka ardhur koha qe te shtohet sa me shume kontrolli mbi gjithēka e jo te lozet me popullin si te duan ata te lartet.

    Pra, me miratimin e ketij ligji Ekonomia informale do vije ne reduktim dhe gjerat do jene me te kontrolluara dhe do dije dhe shteti Shqiptar se nga cilet sektore duhet te orientohet me shume per te mare te ardhura me te mira.

    Imperator
    Albanian Perandory

  9. #349
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Citim Postuar mė parė nga Imperator
    Trendafili, nuk e kuptoj se ku eshte e keqja e shperndarjes se pagave nepermjet Bankes.
    U bene gjithe keto vite qe shumica e Shqiptareve punojne ne te zeze, qe do te thote se nuk paguajne as sigurime shoqerore e asgje, pra kur te plaken ato do vdesin urie. Boll me, tani do mbaje banka parate qe duhen derdhur per sigurimet shoqerore e keshtu qe ne pleqeri do kene me pak vuajtje pastaj.

    Mos harro se neper biznese behet nje pastrim i stermadh i parave qe fitohen duke shitur trupin e vajzave Shqiptare neper bote, duke mare jete njerezish nepermjet shitjes se droges, para qe fitohen nga politikane qe i kane vene vetes nofken 10%-shi dhe qe jane te lidhur me krimin. Mjaft me nga keto, tani ka ardhur koha qe te shtohet sa me shume kontrolli mbi gjithēka e jo te lozet me popullin si te duan ata te lartet.

    Pra, me miratimin e ketij ligji Ekonomia informale do vije ne reduktim dhe gjerat do jene me te kontrolluara dhe do dije dhe shteti Shqiptar se nga cilet sektore duhet te orientohet me shume per te mare te ardhura me te mira.

    Imperator
    Imperator: Deri diku jam dakord me ty, po mos harro se si do veproj biznesi i vogel, do i meret fryma qe te kryej gjith keto levizje. Prsh kam nje service Pc, i bie qe te blej mallin, ose te shes mallin ta bej c'do levizje me Banken po kjo me duket absurde, kesaj i thon informalitet qe vetem keto vende perdorin Banken dhe nuk e perdorin menyren CASH. Per kete gje e kisha me shum, sepse te ha shum kohe dhe asnje gje nuk fiton.

    Kalofsh mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #350
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Citim Postuar mė parė nga Imperator
    Trendafili, nuk e kuptoj se ku eshte e keqja e shperndarjes se pagave nepermjet Bankes.
    U bene gjithe keto vite qe shumica e Shqiptareve punojne ne te zeze, qe do te thote se nuk paguajne as sigurime shoqerore e asgje, pra kur te plaken ato do vdesin urie. Boll me, tani do mbaje banka parate qe duhen derdhur per sigurimet shoqerore e keshtu qe ne pleqeri do kene me pak vuajtje pastaj.

    Mos harro se neper biznese behet nje pastrim i stermadh i parave qe fitohen duke shitur trupin e vajzave Shqiptare neper bote, duke mare jete njerezish nepermjet shitjes se droges, para qe fitohen nga politikane qe i kane vene vetes nofken 10%-shi dhe qe jane te lidhur me krimin. Mjaft me nga keto, tani ka ardhur koha qe te shtohet sa me shume kontrolli mbi gjithēka e jo te lozet me popullin si te duan ata te lartet.

    Pra, me miratimin e ketij ligji Ekonomia informale do vije ne reduktim dhe gjerat do jene me te kontrolluara dhe do dije dhe shteti Shqiptar se nga cilet sektore duhet te orientohet me shume per te marre te ardhura me te mira.

    Imperator

    Nuk te shpeton nga abuzimet pagesa e rrogave me banke. Ta them kete nga eksperienca personale.

    Sa per pjesen tjeter, per kontrollin, sigurisht qe eshte nje gje e mire qe te gjitha transaksionet te behen ne banke, por prape nuk do ta luftoje informalitetin. Banka nuk kontrollondot parate e pastruara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LAINA : 21-05-2007 mė 08:44
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  11. #351
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga Trendafili-Blu
    Imperator: Deri diku jam dakord me ty, po mos harro se si do veproj biznesi i vogel, do i meret fryma qe te kryej gjith keto levizje. (??)Prsh kam nje service Pc, i bie qe te blej mallin, ose te shes mallin ta bej c'do levizje me Banken po kjo me duket absurde, kesaj i thon informalitet qe vetem keto vende perdorin Banken dhe nuk e perdorin menyren CASH. Per kete gje e kisha me shum, sepse te ha shum kohe dhe asnje gje nuk fiton.

    Kalofsh mire

    T-B
    Perkundrazi..

    Nuk eshte fare Informalitet.. Po eshte Formalitet..

    Nese cdo veprim behet ne sistem bankar, eshte me e lehte per shtetin te kontrolloje cdo veprim ne bisnes

    Laina, e vertet ajo qe thua ti por, nuk mund te pretendojme qe ne fillimet e krijimit te formalitetit te kemi rezultate Absolute.. Ato do te stabilizohen me kalimin e kohes..

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  12. #352
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Lufta ndaj informalitetit, shumė e rėndėsishme

    zv drejtori i pergjithshem i FMN Murilo Portugal tha se eshtė e domosdoshme qė, pėr reforma thelbėsore ekonomike palėt tė japin konsensusin

    Para Shqiperise mbeten ende sfida te medha perpara, si ruajtja e ritmeve ekonomike dhe ulja e nivelit te varferise. Keshtu ka ke theksuar zv drejtori i pergjithshem i FMN Murilo Portugal pas nje takimi me guvernatorin e pergjithshem te BSH,Ardian Fullani. Ne kuader te integrimit ne BE, FMN do te forcoje sisitemin e mbikqyrjes ndaj sistemit tone bankar. “Nė zhvillimin pozitiv ekonomik, parlamenti luan njė rol shumė tė rėndėsishėm. Me sa kam konstatuar, nė Parlament ka njė mirėkuptim pėr reformat makroekonomike dhe ky ėshtė hap shumė pozitiv dhe inkurajues. Lufta ndaj informalitetit, tha ai ėshtė shumė e rėndėsihme dhe fakti qė keni ecur shumė kohėt e fundit na jep besim se jeni nė rrugė tė mbarė. Ėshtė e rėndėsishme qė tė gjithė tė paguajnė taksat pėr tė ecur kėshtu nė njė konkurencė tė ndershme. Ėshtė gjithashtu e domosdoshme qė, pėr reforma thelbėsore ekonomike tė Qeverisė palėt tė japin konsensusin.”, tha z. Portugal. Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit u shpreh se Qeveria dhe Parlamenti kanė ndėrmarrė njė sėrė nismash pėr krijimin e kushteve lehtėsuese pėr investitorėt si dhe pėr tė luftuar informalitetin, duke e konsideruar kėtė tė fundit si njė nga ēėshtjet mė tė domosdoshme pėr zhvillimin e vendit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  13. #353
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bankat, shkaktare tė informalitetit

    Konfindustria: Kostot e shėrbimeve bankare janė shumė tė larta dhe tė papėrballueshme

    Pas projektit tė dėshtuar "Emigrantėt 3-5 vjet pa taksa" dhe idesė sė parealizueshme "Shqipėria, njė euro", qeveria ka ndėrmarrė njė tjetėr mision tė pamundur. Sipas vendimit mė tė fundit tė ekzekutivit, qė shėnjestron biznesin, nuk do tė njihen si shpenzime tė zbritshme, pra tė patatueshme, tė gjitha transaksionet financiare, nėse ato nuk kalojnė pėrmes sistemit bankar vlerėn taksative 90% tė vėllimit tė tyre. Ndėrkaq, sipas deklaratės sė djeshme tė njė prej drejtuesve tė Konfindustrisė, Gjergj Buxhuku, kjo masė ėshtė shumė shqetėsuese, sepse nė kėtė mėnyrė rriten kostot e biznesit, pėr shkak tė komisioneve tė larta qė zbatojnė bankat, si dhe mungesės sė pėrpjekjeve nga ana e qeverisė, tė cilat pėr momentin janė zero, pėr t‘i ulur kėto tarifa. Gjithashtu, sipas grupimit tė industrialistėve, ky vendim hedh hije dyshimi mbi qėllimet e nismės sė qeverisė, sipas sė cilės pėrfituesit mė tė mėdhenj tė kėsaj skeme janė pikėrisht bankat. Por, njė tjetėr problem, pėrveē kostove shtesė me tė cilat do tė pėrballet biznesi, ėshtė aftėsia e aktorėve pėr ta realizuar kėtė vendim. Vetė biznesi nuk mund t‘i transferojė tė gjitha flukset e parave nė sistemin bankar brenda njė kohe tė shkurtėr, pėr tė arritur masėn 90% tė caktuar nga qeveria. Nga ana tjetėr, nuk dihet nėse vetė bankat, tė cilat kurrė mė parė nuk janė pėrballur me njė fluks tė tillė, do tė jenė nė gjendje ta pėrballojnė atė. Kėshtu, rezulton se pėrveē rritjes sė paarsyetuar tė kostove ndaj sipėrmarrėsve, ekziston edhe rreziku i vonesave apo bllokimeve tė transaksioneve tė mėdha financiare nga sistemi bankar. Ky i fundit, pėrveēse ka njė shtrirje tė kufizuar nė zona tė ndryshme tė vendit, ka probleme me kapacitetet fizike e njerėzore, tė cilat nuk janė parashikuar pėr njė ngarkesė tė tillė pune, pėrjashtuar ndoshta Tiranėn. Por, edhe vetė aftėsitė e sistemit bankar nė kryeqytet mbeten tė dyshimta nė rastin eventual tė njė fluksi tė tillė transaksionesh. Duke vėnė theksin qė tė shihet njė ndryshim i skemės sė paraqitur nga qeveria, mbi kostot shtesė tė biznesit, Konfindustria kėrkon edhe njė zbatim mė gradual tė vendimit, qė synon formalizimin e ekonomisė. "Konfindustria, bazuar nė dukurinė shqetėsuese tė mėsipėrme, mendon se duhet riparė edhe njėherė me themel koha e hyrjes nė fuqi e vendimit tė ekzekutivit, pėrtej datės 01.07.2007, sikurse edhe masa nė pėrqindje e transaksioneve, pėr tė qenė graduale dhe jo e menjėhershme nė shifrėn 90%, sikurse ėshtė shpallur nga ekzekutivi, duke e arsyetuar me mospėrgatitjen e sistemit bankar pėr tė pėrballur vendimin me kosto tė arsyeshme", thuhet nė deklaratėn e grupimit tė biznesit. Sipas industrialistėve, tė gjithė faktorėt e mėsipėrm, nėse nuk kihen parasysh, do tė sjellin nė mėnyrė tė padiskutueshme rritje tė kostos sė biznesit, nė njė kohė qė pasojat negative, sidomos nė sektorin industrial dhe tė shėrbimeve tė vendit, gjatė zbatimit tė MSA-sė kėrkojnė detyrimisht tė kundėrtėn. Nėse gjithė kėto ndėrlikime nuk do tė merren parasysh, si dhe nė mungesė tė njė studimi paraprak tė efekteve dhe mundėsive, pasojat mund tė jenė tė rėnda. Nė kėto kushte, edhe kjo nismė do tė rezultonte e dėshtuar, ashtu si shumė projekte tė tjera tė mėparshme tė qeverisė, tė cilat nė tė shumtėn e rasteve nisin si deklarata politike e publike nga foltorja e Kryeministrit e, qė mė pas, vėnė nė vėshtirėsi tė gjitha hallkat shtetėrore, tė cilat duhet tė mbėshtesin nė akte ligjore premtimet dhe kėrkesat e nxituara tė Berishės.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  14. #354
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Vendimi godet pagat e ulėta

    Zbatimi i pakontrolluar i vendimit tė ekzekutivit, qė parashikon qarkullimin e transaksioneve financiare tė biznesit pėrmes sistemit bankar nė masėn 90%, pa marrė masat e nevojshme tė propozuara, pritet tė sjellė edhe probleme sociale, sepse, sidomos, pėr rrogat e ulėta, kostot e mėsipėrme bankare janė tepėr tė mėdha e tė ndjeshme. Nė fakt, pėr sa u pėrket rrogave, kjo do tė ishte goditja e tretė radhazi e qeverisė pėr tė punėsuarit qė pėrfitojnė pagesa veēanėrisht tė ulėta. Pėr shkak tė komisioneve tė larta qė mbajnė bankat pėr tė ofruar shėrbimin e dhėnies sė parave pėrmes sporteleve, ēka ul nė njė masė tė ndjeshme shumėn neto qė individėt pėrfitojnė. Nisma tjetėr, pararendėse e taksės sė sheshtė, gjithashtu rrit tatimin mbi tė ardhurat personale, pikėrisht mbi kėtė kategori. Qeveria ka premtuar njė skemė mbrojtėse, por deri mė sot nuk ėshtė paraqitur asgjė. Njė tjetėr masė qė godet rrogėtarėt e nivelit tė mesėm ėshtė ajo e pėrcaktimit tė niveleve tė ndryshme tė pagave minimale, ēka rezulton me uljen e pagės reale qė pėrfitojnė individėt, duke qenė se punėdhėnėsve do t‘u duhet tė paguajnė mė shumė ndaj shtetit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  15. #355
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    FMN: Nė Shqipėri ka rritje tė rezervave valutore

    Shqipėria ka bėrė hapa para nė rritjen e ekonomike dhe uljen e inflacionit. Ky ka qenė vlerėsimi i bėr dje nga zyrtari i lartė i Fondit Monetar Ndėrkombėta, zv.drerjtori Murilo Poretugal, pas takimit qė zhvilloi me Kryeministrin Berisha nė ambientet e Kryeministrisė, ku u diskutua mbi faktorėt ekonomik qė kanė ndikim pėr vendin tonė, si dhe ecurinė e tyre. Gjatė fjalės sė tij, pėrfaqėsuesi i FMN-sė vlerėsoi ndėr tė tjera si tė rėndėsishme edhe politikat e ndėrmarra nga qeveria shqiptare gjatė kėsaj kohe nė forcimin e ekonomisė nė vend, duke theksuar gjithashtu qė ėshtė vėnė re edhe rritje e rezervave valutore.

    “Gjatė kėsaj kohe ka pasur njė rritje tė lartė ekonomike, krediti ndaj ekonomisė ėshtė rritur, rezervat valutare janė rritur, dhe tė gjithė kėta tregues dėshmojnė qė vendi ėshtė duke u bėrė gjithmonė e mė tepėr tėrheqės pėr investimit e huaja”, u shpreh Puretugal. Gjithashtu, ai kujtoi se Qeveria shqiptare duhet tė punojė akoma pėr tė ndjekur njė luftė serioze kundėr informalitetit nė vend, me qėllim minimizimin e deri nė zhdukjen e tij. Nga ana e tij, Kryeministri Sali Berisha tha se qėllimi i vizitės me pėrfaqėsuesin e lartė tė FMN-sė kishte ishte vėnia nė dijeni tė institucionit qė ai pėrfaqėson me arritjet e qeverisė nė fushėn e ekonomisė nė uljen e informalitett, si dhe nė rritjen e pėrgjithshme ekonomike dhe formalizimin e ekonomisė nė Shqipėri. Gjithashtu, kreu i qeverisė theksoi ndėr tė tjera, se qeveria shqiptare ėshtė duke pėrjetuar kohėn kur ajo po pėrballet me arritjet e mėdha tė reformave tė ndėrmarra prej saj me qėllim pėrmirėsimin e situatės ekonomike, duke luftuar nė tė njėjtėn kohė edhe formaz e korrupsionit pėr kėtė fushė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  16. #356
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Prodhimet do tė kenė etiketė tė veēantė cilėsie, ndryshe gjoba

    Ministria e Financave propozon masa pėr mbrojtjen e konsumatorit

    Ministria e Financave ka hartuat njė projektligj qė ka si objekt tė drejtat dhe detyrimet e prodhuesve dhe tė shpėrndarėsve, nė mėnyrė qė produktet pėr konsumatorėt qė vendosen nė tregun shqiptar tė jenė tė sigurta. Sipas projektit, prodhuesit i lind detyrimi t’u sigurojė konsumatorėve tė dhėnat pėrkatėse, pėr t’u mundėsuar vlerėsimin e rrezikut tė qenėsishėm nė njė produkt pėr konsumatorėt. Prodhuesit duhet tė marrin masa qė u pėrgjigjen karakteristikave tė produkteve pėr konsumatorėt qė ata furnizojnė. Ata duhet tė jenė nė dijeni pėr rreziqet qė mund tė mbartin produktet e tyre dhe tė ndėrmarrin veprimet e duhura pėr tė shmangur kėto rreziqe, si pezullimin nga tregu paralajmėrimin nė mėnyrė tė pėrshtatshme dhe efektive tė konsumatorėve apo tėrheqjen e produkteve nga konsumatorėt. Gjithashtu edhe shpėrndarėsit, po sipas kėtij projekti, duhet tė veprojnė pėr tė ndihmuar sigurimin e produkteve pėr konsumatorėt. Ata brenda kufijve tė veprimtarisė duhet tė marrin pjesė nė monitorimin e sigurisė sė produkteve pėr konsumatorėt, tė vendosura nė treg. Produkti i cili rezulton nė pėrputhje me kėrkesat thelbėsore tė rregullave teknike, i vihet marka e konformitetit, forma kuptimi dhe simboli i sė cilės do pėrcaktohet nga Kėshilli I ministrave. Deri nė krijimin e strukturės sė mbikėqyrjes sė tregut, pėrgjegjėsitė dhe funksionet e saj do kryhen nga Inspektorati Qendror Teknik. Struktura e mbikėqyrjes sė tregu ėshtė e autorizuar qė pėr ēdo produkt tė vendosur nė treg si i sigurt tė organizojė verifikime pėr karakteristikat e sigurisė; pėr ēdo produkt qė nė disa rrethana mund tė paraqesė rreziqe tė kėrkojė tė shėnohen paralajmėrime; pėr ēdo produkt qė rezulton i pasigurt tė ndalojė tregtimin e tij.

    Gjobat

    Shkeljet e dispozitave tė kėtij ligji, kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, pėrbėjnė kundėrvajtje administrative dhe dėnohet me gjobė nga 10 000 deri nė 10 000 000 lekė.

    Shlyerja

    Subjekti duhet ta shlyejė gjobėn 10 ditė nga marrjes sė njoftimit. Gjoba ėshtė titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra e pėrmbarimit, nėse nuk shlyhet nga subjekti.

    Ankimimi

    Nė rastin kur subjekti i kontrolluar nuk ėshtė dakord me masėn e vendosur nga njė strukturė e mbikėqyrjes sė tregut, ai mund ta kundėrshtojė brenda 30 ditėve pune nga njohja me masėn.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  17. #357
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Qeveria pėrgjysmon tatimin pėr pagat nėn 30 mijė lekė

    Punonjėsit me paga tė ulėta do tė paguajnė vetėm gjysmėn e taksės sė sheshtė, ndėrkohė qė nuk do iu njihet taksa pėr 10 mijė lekėt e para tė rrogės. Kryeministri, Sali Berisha, deklaroi dje gjatė mbledhjes sė qeverisė se njė grup ekspertėsh dhe drejtuesish nė Ministrinė e Financave, po punojnė pėr pėrgatitjen e njė vendimi, i cili ka si qėllim pikėrisht vendosjen e tatimit sipas rrogės sė buxhetorėve, tė cilėt marrin nėn 30 mijė lekė nė muaj. "Njė grup ekspertėsh dhe drejtuesish tė Ministrisė sė Financave po pėrgatisin vendimin, nė mėnyrė qė efektet e vendosjes sė taksės sė sheshtė tė mos ndihen te punonjėsit me rroga tė ulėta". Nė kėtė drejtim, kryeministri u shpreh se, "ky vendim synon tė ndihmojė biznesin, si dhe tė krijojė njė mbėshtetje tė veēantė pėr punonjėsit me rroga tė ulėta, tė cilėve nuk do t'iu tatohen 10 mijė lekėt e para tė rrogės. Nė kėtė mėnyrė pėrgjysmohet barra fiskale mbi ta dhe kjo do tė jetė e vlefshme pėr tė gjitha rrogat deri nė 30 mijė lekė. Taksa e sheshtė me 10 pėr qind pėr tė ardhurat personale pėrbėn lehtėsimin mė tė madh tė barrės fiskale qė mund tė vendoset mbi kėto tė ardhura", - tha Berisha. Duke folur mbi tatimin mbi pagėn, kryeministri u shpreh se nė asnjė vend tė botės, nuk mund tė pretendohet se me 15 mijė lekė nė muaj mund tė mbash makinė luksoze. "Asnjė vend nuk vendoset nė familjen evropiane me klasėn e saj borgjeze, ku njė pjesė e saj sillet si proletare. Nuk mund tė zhytesh nė “Porche” dhe tė pretendosh se merr 150 mijė lekė tė vjetra. Kėto janė jo masive, por janė tė papranueshme, ndaj dhe hapat e ndėrmarrė kanė patur njė impakt jashtėzakonisht pozitiv nė biznesin ndėrkombėtar", - theksoi Berisha.

    Ritmet

    Kryeministri vlerėsoi se Shqipėria ka njė ndėr ritmet mė tė larta nė botė tė rritjes sė kreditit bankar dhe ana mė pozitive ėshtė se 70 pėr qind e kėtij krediti i shkon biznesit.

    "Investimet e huaja nė vitin 2006-tė kanė qenė rreth 370 milionė dollarė nė total, rreth 125 dollarė pėr frymė, kundrejt 8 dollarė qė ato kanė qenė nė vitin 2004-tėr, pra, sipas ekspertėve mė tė mirė tė FMN-sė dhe institucioneve tė tjera, Shqipėria ėshtė realisht nė prag shkėputjeje tė madhe". Nė kėtė drejtim, kryeministri Berisha theksoi se, "shkėputja e Shqipėrisė ėshtė njė dukuri qė po rezonon pozitivisht kudo dhe kjo ka bėrė qė kompanitė e mėdha, ndėr mė seriozet nė botė, tė kenė pėrparuar nė projektin e tyre". Kreu i qeverisė vuri nė dukje se, "brenda disa muajve fillojnė investime, tė cilat nė totalin e tyre kapin vlera disa miliardė euro. Vetėm njė nga kėto projekte, ai i Semanit, ėshtė 2.3 miliardė euro dhe ėshtė nė prag fillimi pėr zbatim, pasi janė pėrfunduar tė gjitha studimet pėr termocentralin 1200 megavat, linjė e transmetimit pėr Italinė, projekti i Devollit ėshtė mbi 700 milionė euro, projekt i bazuar nė rreth 50 km tunele, ndėrkohė qė projekti i Fierit shkon disa qindra milionė"
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  18. #358
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Obligacionet 5-vjecare, zgjidhje per investimin e kursimeve

    Nese do fitimin me te larte nga interesi i kursimeve te tua, atehere bli obligacione me maturim 5-vjecar. Interesi i obligacioneve (letrave me vlere te qeverise), sipas te dhenave me te fundit te Bankes se Shqiperise, arriti ne 10.14 per qind. Vlera eshte te pakten 3 per qind me e larte se interesi i bonove te thesarit me maturim njevjecar. Ne muajin mars, interesi i obligacioneve me afat maturimi 3-vjecar, shenoi 8.90 per qind, ndersa ai obligacioneve 5-vjecare, shenoi 10.14 per qind, duke u rritur perkatesisht me 0.10 pike perqindjeje dhe me 0.46 pike perqindjeje. Burimet ne Ministrine e Financave, thane se norma e interesit e obligacioneve 5-vjecare, llogaritet mbi bazen e interesave mesatare te ponderuara te 3 ankandeve te fundit te emetuara perpara zhvillimit te ankandit te obligacioneve. Nderkohe qe, shtesa mbi interesin, do te percaktohet nga rezultati i ankandit. Bankat do te marrin pjese ne ankand me opsionet e ndryshme te marzhit per shuma te ndryshme te ofruara. Keshtu, vlera me e larte e ketij marzhi, e pranuar nga Ministria e Financave plus interesin e ndryshueshem, perben kuponin, i cili do te zbatohet ne menyre uniforme per te gjitha kerkesat fituese. Nderkohe qe, rregullorja percakton, qe kuponi do te ripercaktohet cdo vit mbi bazen e interesit te ndryshueshem dhe marzhit te vendosur nga ankandi fillestar. Kuponi do te paguhet cdo 6 muaj. Rregullorja kerkon qe kerkesat e bankave, duhet te dorezohen te mbyllura ne zarf dhe te mbajne adresen "Banka e Shqiperise, Departamenti i Operacioneve Monetare, Ankandi i obligacioneve 5-vjecare".

    Emetimi i obligacioneve me afat maturimi 5-vjecar nga ana tjeter, eshte nje sinjal se, ekonomia vendase e ka kaluar fazen e veshtire te tranzicionit. Edhe bankat e nivelit te dyte, kane filluar te ofrojne sherbimet e kursimeve me afat maturimi 5-vjecar dhe te kredive me afat kthimi 15 deri ne 20 vjet.

    Kjo shperndarje e borxhit, ne vite pritet te ule efektet shok ne interesat e bonove te thesarit ne periudha te caktuara dhe sidomos ne fund te vitit, eshte shprehur ministri i Financave, Bode. Emetimi i borxhit te brendshem ne periudhe pesevjecare, eshte cilesuar si arritja me e madhe ne fushen e financave gjate vitit 2006. Gjithashtu, Banka e Shqiperise eshte duke shikuar mundesine per shitjen e bonove te thesarit ne euro ne tregun nderkombetar.


    Obligacionet, ja interesat



    Interesi i obligacioneve 2-vjecare 7.65%

    Interesi i obligacioneve 3-vjecare 8.90%

    Interesi i obligacioneve 5-vjecare 10.14%
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  19. #359
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Mbikeqyrja e FMN "zevendesim" nga BE

    Mbikeqyrja e zhvillimeve makroekonomike nga Fondi Monetar Nderkombetar ne vitet ne vazhdim, do te jete me e zbehte per shkak te integrimit te vendit tone drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Lajmi eshte konfirmuar dje gjate nje takimi qe zhvilloi guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani me zv/drejtorin e FMN, Murilo Portugal, i cili ka vizituar Shqiperine keto dite. Ne fund te ketij viti, Shqiperia mbyll marreveshjen miske PRGF/ EFF (kryesisht program per zbutjen e varferise), per te hyre ne nje faze te re marredheniesh me FMN. Autoritetet vendase te financave, kane pohuar se marreveshja e ardhshme parashikon nje supervizim me te lehte te treguesve ekonomike, nderkohe qe Shqiperia do te monitorohet edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian. Por gjithsesi, zyrtari i larte i FMN, eshte shprehur se "kontrata" me Fondin do te jete e vlefshme deri ne anetaresimin e plote te vendit ne Bashkimin Evropian.

    Nga ana tjeter, Banka e Shqiperise, po ben te gjitha perpjekjet per te rritur bashkepunimin me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, Banken e Rregullimeve Nderkombetare, me te gjithe institucionet e tjera te rendesishme nderkombetare, dhe kryesisht me Banken Qendrore Evropiane dhe ato te rajonit, tha Fullani. "I gjithe ky bashkepunim, do te lejoje qe sistemi bankar financiar i Shqiperise, te arrije standardet nderkombetare te bankave qendrore", shtoi Guvernatori. Por nderkohe, vizita e zv/drejtorit te FMN, Portugal ne Shqiperi, eshte e lidhur me faktin per te pare nga afer zhvillimin e reformave ekonomike dhe perspektiven per zhvillim te qendrueshem. Marredhenia me FMN, tha Guvernatori Fullani, ka qene e suksesshme dhe premton per nje zhvillim akoma me te madh ne te ardhmen. Zyrtari i larte i Fondit, ne takimet qe ka pasur me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe Guvernatorin Fullani, ka theksuar se duhen bere permiresime te ndjeshme ne sektoret e energjetikes, ristrukturimit total te infrastruktures kombetare, ne permiresimin e borxhit te brendshem dhe klimes se biznesit.

    Stabiliteti makroekonomik i vendit dhe te ardhurat per fryme, jane rritur per nje periudhe kohe te shkurter dhe nje pjese e madhe e merites i takon BSH, e cila ka ruajtur stabilitetin e cmimeve dhe per te gjitha keto, kjo banke ka merituar vleresimin e partneritetit nderkombetar, cka tregohet dhe nga interesimi gjithnje e ne rritje i investitoreve te huaj, per te marre pjese ne sistemin financiar bankar ", tha Portugal.

    Deri me tani, marreveshja e FMN me qeverine shqiptare, eshte e fokusuar ne auditim te rrepte te treguesve themelore buxhetore dhe makroekonomike, te tille si inflacioni dhe rritja e qendrueshme ekonomike. Ndersa FMN, vitet e fundit eshte perqendruar ne rehabilitimin e disa treguesve dytesore makroekonomike, si deficiti tregtar dhe reformat strukturore.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  20. #360
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Ka vetem nje problem ne vendin tone persa i perket transaksioneve me ane te bankave. Kostot e bankave jane shume te larta pasi ka nje numer te vogel transaksionesh dhe detyrimisht kostoja eshte e larte. Por nese do te miratohet ligji per kryerjen e pagesave me ane te transaksioneve bankare, atehere entet rregullatore duhet te rishikojne dhe njehere ēmimet per sherbimet bankare ne menyre qe te gjitha palet te jene te kenaqura.

    Imperator
    Albanian Perandory

Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Liria ekonomike, Shqiperia e 53-ta ne 183 vende
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 15:45
  3. Filozofi ekonomike apo metafizikė politike?
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 08:26
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!
    Nga Archicad nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-11-2008, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •