Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Kardinali Katolik dhe Reformacioni i Deshiruar i Islamit

    Ndoshta eshte hera e pare ne history qe ka ndodhur kjo gje, por Kardinali i Belgjikes Godfried Daneels ne 24 Nentor shprehet qe:

    • Muslimanet duhet te angazhohen ne nje interpretim me fleksibel te shkrimeve te tyre te shenjta, edhe sikur nje gje e tille mund te precipitoje ne nje dicka te ngjashme me Reformacionin Protestant per Katoliket


    • E vetmja menyre qe Muslimanet te integrohen ne Europe eshte nepermjet ndarjes te 'kishes' nga 'shteti' duke marre si shembull se si Kisha Katolike e kreu kete veper nepermjet Revolucionit Francez.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ne nje bisede me nje student musliman nga Jemeni ne nje prej klasave ne universitetin ku une shkoja, erdhi fjala tek gjendja ne Jemen dhe ku ndryshonte ai nga ata jemenasit qe jetojne ne Jemen.

    Ndryshimi midis meje dhe tyre tha eshte se une e njoh jeten e jemenit dhe jeten amerikane nga afer dhe di te bej dallimin midis te dyjave, ku tek te dyja shikoj te mirat dhe te keqijat e seciles. Kur e pyeta se cilat ishin te mirat qe ai shikonte tek Amerika, ai u pergjigj prere: Jam i lire te jetoj jeten time sic me pelqen mua (Liria) dhe kam shansin qe te shkoj ne nje shkolle per te ndjekur studimet e larta. (Arsimimi)

    Shume njerez e shohin problemin tek Islami si besim, pasi e njohin pak historine dhe realitetin e shoqerive islamike dhe perendimore. Qe te jesh ne gjendje qe te gjykosh ne menyre te drejte, duhet te besh ate qe kish bere ai studenti nga jemeni, te jetosh ne te dy vendet dhe te mundesh te besh dallimet e te mirave dhe te keqijave. Une jam perpjekur ta bej kete gje dhe kam arritur ne ato dy perfundimet qe me percolli ai studenti.

    Emigrantet islamike ne Evrope nuk vuajne nga besimi i tyre, vuajne nga mungesa e lirise apo mosvleresimi sa duhet i lirise. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh pasi shumica e tyre nuk kane arsimin e duhur, nuk kane shkuar ne shkolla, sidomos femrat. Mosshkollimi ben qe jo vetem te mos njohesh lirine por as mos ta vleresosh ate edhe kur jeton ne nje vend te lire.

    Nese shoqerite evropiane jane te interesuara qe ti integrojne keto komunitete muslimane ne jeten e vendit, nuk duhet qe tu diktojne sjelljen apo ndryshime, sic ben ai prifti katolik me lart, por tu japin bursa edukimi dhe te emancipojne kete segment te shoqerise. Emancipimin mund ta diktoje shoqeria si e tere, por jane shkollat ato qe e bejne emancipimin realitet.

    Kurse persa i perket "ndryshimit" ne boten arabe ne kontinentin aziatik prej keta emigrante vine, ai eshte shume i veshtire dhe gati i pamundur. Asnjehere nuk mund te flasesh per nje "reformim qyteterimi" ne ate pjese te botes, pasi eshte pjesa e botes me rritjen me te larte demokrafike ne bote. Sa per te ilustruar kete fakt: Arabia Saudite ka dyfishuar popullsine e saj brenda 15 vjeteve te fundit. Prandaj problemet qe hasin shoqerite perendimore jane hic asgje krahasuar problemet e mbipopullimit qe hasin keto shoqeri. Dhe problemi i dyte akoma me kolosal eshte analfabetizmi i masave te njerezve, sidomos femrave. Ne Afganistan vetem 1/3 e njerezve dine te lexojne e shkruajne dhe femrat filluan te shkojne ne shkolle per here te pare vetem pas nderhyrjes se amerikaneve dhe rrezimit te Talibanit. Dhe kete nuk e gjejme vetem ne Afganistan, por ne te gjithe ate rajon te botes, ku me shume e ku me pak.

    E vetmia fushe ku Perendimi mund te ndihmoje kete qyteterim qe po perjeton veteshkaterrim eshte ajo e stimulimit te reformave politike qe shkojne drejt zbulimit te diellit nga shosha e rregjimeve, pra me shume liri per masat. Dhe fusha e dyte me nje ndikim po aq te madh eshte edukimi i brezave te rinj neper shkolla laike. Ato breza te vjeter qe nuk i paten keto dy ingridiente jetike ne jeten e tyre, do te vdesin te pagdhendur dhe do te jene gjithmone nje pengese e madhe e shoqerive ku jetojne dhe gjithe botes. Shpresa e vetme eshte qe brezat e rinj te ketyre shoqerive do te rriten ne liri dhe do tu ofrohet mundesia per tu arsimuar sic duhet, ne menyre qe edhe ajo pjese e botes te mos prodhoje me terroriste e xhihadiste, por doktore, shkencetare e mesues.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Ndoshta eshte hera e pare ne history qe ka ndodhur kjo gje, por Kardinali i Belgjikes Godfried Daneels ne 24 Nentor shprehet qe:

    • Muslimanet duhet te angazhohen ne nje interpretim me fleksibel te shkrimeve te tyre te shenjta, edhe sikur nje gje e tille mund te precipitoje ne nje dicka te ngjashme me Reformacionin Protestant per Katoliket


    • E vetmja menyre qe Muslimanet te integrohen ne Europe eshte nepermjet ndarjes te 'kishes' nga 'shteti' duke marre si shembull se si Kisha Katolike e kreu kete veper nepermjet Revolucionit Francez.
    Sipas te gjitha gjasave, Evropa perendimore (por edhe ne pergjethsi) duket se a ka kuptuar rrezikun qe vjen nga interpretimet fetare te emigranteve nga bota Islamike.

    Ne nje ankete te bere para disa javeve ne holande, 40% thane se muslimanet nuk duhet ta ndjejne veten ne shtepine e tyre ne Holande. Vec para nje viti kjo dukuri nuk egzistonte ne nje shoqeri aq te hapur dhe tolerante si Holanda.

    Poashtu ish-kancelari gjerman Helmut Kol thote se ishte gabim tragjik per Gjermanine qe lejoj hyrjen e 4 milion turqeve ne Gjermani duke besuar se do te asimilohen ne shoqerine gjermane. Keta jo vec se nuk asimilohen, por duan te bejne ligje te reja qe u pershaten pikpamjeve kulturore dhe fetare te tyre.

    Ju kujtohen rasti i emigrantit Adele Smith ne Itali? Keto kehera jane "to be or not to be" per evropen laike, te zhvilluar dhe demokratike.

    Shnet........

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Krishteret reformimet i kane ne gjak, prandaj azgje origjinale nuk ka mbijetuar nga periudha e krishtit. Parimet qe mos jetohet me qiradhenie ama, jahudite dhe perendimoret e civilizuar te krishtere jane te paret qe i thyejne.

    Cfare hipokrizie protestante!
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Eshte pikerisht zotesia/kapaciteti per te ndryshuar qe i ka bere Europianet te adaptueshem e zoter te kapitalit, teknologjise etj etj... Superioritin teologjiko-moral po ja u leme ju te tjereve....se hani buke ju me te.

  6. #6
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Pergjigje me te bukur per temen tende ske ku merr qafir me te vertete ishte teme fenomenale.

    Lexoje

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=32055

  7. #7
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Islami u ka mbijetuar koherave kur nuk kishte flete per te shkruar,tani me ndihmen e Zotit
    nuk ka llogjike qe te pesoje ndryshime.Islami eshte fe universale,eshte rruge e mesme,mjafton studimi i fakteve qe permban per te arritur ne rezultatin qe ne islam nuk ka asgje qe nuk shkon drejt me te mires qe mund te ekzistoje.
    Qe ne vendet islamike ka analfabetizem,varferi,korrupsion e shume gjera te tjera eshte e vertete,por keto nuk kane te bejne me fene.Islami eshte pro edukimit femrave,pro zhvillimt shkencor,islami nxit persosjen e virtuteve,ndalon dhunen,korrupsionin.Ngjall tolerancen,zhduk ambiciet e kota,ndalon dallimet rracore,lejon ushqimet e mira,ndalon prostitucionin.Pra nuk eshte e nevojshme te behen reforma ne Islam,e nevojshme eshte qe muslimanet ti binden plotesisht fese tyre, ne menyre te duhur dhe me vendosmeri.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    zoter te kapitalit, teknologjise etj etj... Superioritin teologjiko-moral po ja u leme ju te tjereve....se hani buke ju me te.
    Kapitali ka rendesi nuk e mohoj,edhe ne islam i jepet rendesi e vecante.E keqja eshte diku tjeter,atje ku kapitali behet gjithcka,aty nis ngaterresa.Te tregoj nje histori te shkurter me Profetin Isa (a.s).

    "Nje njeri kerkon prej Isait a.s qe ta merrte nje dite ne shoqerine e tij.Isai a.s pranon dhe se bashku marrin rrugen per diku.Kur arrijne prane nje lumi vendosin te ndalojne per pak kohe, nxjerrin nga trasta tre buke qe kishin marre me vete,nderkohe qe Isai a.s largohet per pak momente nga bashkeudhetari per te pare nga afer bukurite magjepese te lumit.Kur kthehet veren qe buket nuk ishin aty ku i kishte lene,pyet shokun...kush i mori buket? nuk e di pergjigjet ai dhe kembengul ne kete.Largohen prej lumit,vazhdojne rrugen, diku prane shfaqet nje kaproll me dy te vegjlit e tij.Isai a.s i ben ze njerit prej te vegjelve te afrohet,e ze dhe e ther.Mbasi hane qe te dy prej mishit njome te kaprollit Isai a.s i drejtohet kaprollit duke i thene:"Me urdherin e Zotit te urdheroj te ngjallesh e te vish ne formen e meparshme",kaprolli ngjallet.Isai a.s i drejtohet bashkeudhetarit per hir te zoti qe te tregoje kete mrekulli me thuaj kush i mori buket,perseri shoku kembengul ne te tijen,nuk e di ishte pergjigja.Largohen prej aty dhe arrijne prane disa ujrave te rrembyshem,qe duhet ti kalonin,Isai a.s e kap prej dore shokun dhe ec mbi uje se bashku me ate.Dalin ne bregun tjeter Isai a.s perseri e pyet,per hire te Zotit qe te tregoje kete mrekulli me thuaj kush i mori buket,nuk e di pergjigjet perseri tjetri.Kur arrijne ne nje vend te shkrete me rere,Isai a.s grumbullon rere dhe ben nje grumbull te madh,pastaj i drejtohet duke i thene: "me urdherin e Zotit te urdheroj te behesh flori".Para tyre shfaqet nje pirg i madh me monedha floriri,Isai a.s e ndan pirgun ne tre pjese dhe i drejtohet bashkeudhetarit: njera pjese eshte e jotja,njera eshte e imja,kjo qe mbetet eshte e atij qe mori buket,dhe e pyet "per hir te Zotit qe te dhuroi pasuri nuk me thua kush i mori buket? Bashkeudhetari tundohet nga gjithe ajo pasuri,me deshiren per te marrur edhe pjesen tjeter te florinjve genjen, thote e mora une.Isai a.s i thote.Te tria pjeset e ketij grumbulli me florinj te qofshin fale,jane te tuat,dhe largohet qetesisht prej bashkeudhetarit tij,qe ndalon per te ruajtur pirgun me florinj.Aty prane kalojne dy hajduter,kur shohin gjithe ate grumbull te madh me florinj,nxitojne dhe nxjerrin shpatat te vrisnin te zotin e grumbullit.Ai i frikesuar per vdekje u thote hajduteve qe mos ta vrisnin pasi ishte i gatshem ta ndante pasurine me ta.Ashtu bene,nuk e vrane.I merr uria dhe vendosin qe te cojne njerin ne qytet per te marre ushqim.Shorti per te vajtur i bien njerit prej haduteve,ngrihet e shkon ne qytet.Pasi merr ushqimin bluan me vetveten,cfare te bej qe pasuria te behet e tera imja.Zgjidhja vjen vetvetiu,ne ushqimin qe do te dergonte shokeve hedh helm.Ato dy te tjeret qe ishin prane grumbullit mbasi joshen me monedhat e florinjta,ngurrojne te pranojne edhe te tretin prandaj pergatisin nje kurth per hajdutin qe kishte shkuar per te sjellur ushqim.Kur te afrohet e kapim e mbysim vendosin te dy njezeri.Kthehet hajduti me ushqim te helmosur ne traste,sapo afrohet prane pirgut e pret shpata e shokut tij.Mbasi e vrasin,i afrohen ushqimit qe kishte sjellur i vrari,hajne prej tij,vdesin qe te dy nga helmi qe ndodhej ne te.

    Pas disa kohesh,ne ate vend kalon Isa a.s me shoket e tij,prane pirgut ndodheshin tre kufomat.Tregon ngjarjen e tyre,pastaj u drejtohet shokeve....Keshtu eshte dashuria per jeten e kesaj bote...Rrini larg saj.

    Dashuria per pasuri eshte si profesioni i gjuajtesit te gjarperinjve,qe ne mos sot apo neser,dikur do te vdese ne dore te gjarperit.

    (Historia eshte marre nga libri Imam Gazaliut," Sihhatul Kimyayi")
    kuptohet perktheva une me mjeshteri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 03-01-2005 mė 10:46
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Eshte pikerisht zotesia/kapaciteti per te ndryshuar qe i ka bere Europianet te adaptueshem e zoter te kapitalit, teknologjise etj etj... Superioritin teologjiko-moral po ja u leme ju te tjereve....se hani buke ju me te.
    Vetem nje njeri qe nuk e njeh historine e Evropes dhe evropianeve mund te beje nje deklarate te tille fale injorances se tij historike. Kur ndryshuan Evropianet, ne kohen e 4 kryqezatave, ne 600 vjetet qe hengren koken e njeri-tjetrit ne luftra me njeri-tjetrin per te dale ne kufijte e sotem, apo atehere kur deshen te kthenin gjithe boten ne koloni, apo 70 vjet me pare kur i vune zjarrin botes dhe morren jeten e 40 milion njerezve?

    Apo mos deshe te thoshe "amerikanet" dhe jo evropianet? Nese e kishe fjalen per amerikanet, sekreti i suksesit te tyre ishte pikerisht mosndjekja e te njejtes udhe si prinderit e tyre evropiane. Amerikanet jane si ai femija qe iken nga shtepia e vete pa e ditur se ku shkojne, por ama nje gje e kane te qarte: nuk duan te trashegojne huqet e pleqve te tyre.

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Per mua ska amerikane ka europiane emigrante qe i zhduken indianet dhe pastaj emigrimet me green kard te shtetesave te ndryshem.


    Nejse nuk e di pse nje prift mendon se Islami duhet te moderohte ose te behet sic thote ky prifti.Se mos donin jezuitet qe te behej revolucioni frances dhe te ndahej kisha nga shteti .Po cti benin qene te detyruar.Prandaj me duket se thenia juaj qafir mos eshte e shpikur nga ju vete.

    Gjithsesi Islami eshte fe qe e pranon dhe e nderon Isain(Joshuan)(Esaun) qe krishteret e quajne Jezus po krishteret pse nuk jane kaq dashamires dhe ta pranojne Muhamedin a .s si profet dhe ta nderojne ate .Ne pranojme se Jezusit iu zbrit ungjilli po keto pse se pranojne Kuranin.Gjithsesi Islami eshte fe e cila ska nevoje per rregullime dhe moderime sepse nese do te duhej dicka e tille atehere vete Zoti do ta kishte bere ne kuran ose me ane te Profetit Muhamed a.s .Kush thote qe islami duhet te moderohet ai nuk eshte musliman sepse ve ne dyshim ligjet dhe urtesin e Zotit dhe diturin e Tij per te ardhmen.Nuk ka dyshim se Allahu eshte i paster nga cdo e mete dhe e ka persos fene islame.

    11:1.
    Elif, Lamė, Ra,
    (ky ėshtė) Libėr, ajetet e tė cilit janė radhitur (nė mėnyrė tė pėrsosur, njėkohėsisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i tė gjitha ēėshtjeve nė hollėsi.

    5:3.... Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (tė hajė nga tė ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qėllim mėkatin, All-llahu falė shumė dhe ėshtė mėshirues.

  11. #11
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Vetem nje njeri qe nuk e njeh ....
    blah blah blah...Si ortodoks i denje qe je s'e pranon dot supremacine e qyterimit Perendimor qe eshte pasoje e evolocionit praj Papat-->protestantizem-->demokraci--->capitalizem--->zoter te kapitalit.

    Ndersa per ty o Mysliman: te Krishteret nuk kane si e pranojne 'persosjen' e fese te tyre ashtu sic nuk deshiron ti 'persosesh' me tej fene tende.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Suksesi me i madh i qyteterimit evropian eshte pikerisht se u jep te drejten e krekosjes edhe budallait, edhe dikujt qe kujton se u be perendimor qe nga momenti qe flaku tej bektashizmin e tij me nje "konvertim te shpejte" sa per sy e per faqe ne protestanizem.

    Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se ti u jep mend muslimaneve shqiptare, nga i njejti brume qe je gatuar edhe vete ti dhe prinderit e tu. Kesaj shqiptaret i thone: "Hajde o baba te te tregoj arrat", kurse une i them "sindromi i te konvertuarit" qe duhet te ngreje flamurin e kohes ne menyre qe te mbijetoje, duhet te bertasi e ulerasi me fort se sa vete Papa i Romes, se vetem keshtu humbasin gjyrmet dhe largohet vemendja nga e shkuara e tij.

    Sikur te krishteret ta masnin parajsen me supremacine mbi token dhe mbi popujt, ata nuk do ta kerkonin parajsen ne qiell por mbi toke. Dhe mos shkruaj per tema te tilla qe kane lidhje me qyteterime, se ti ende nuk ke idene e Krishterimit apo Islamit. Ajo qe ti ke parasysh eshte vetem "zanati i Qafirit" qe dje ishte bektashi, sot eshte protestant, neser do te jete budist, sic ta imponoje koha dhe vendi. E rendesishme eshte qe Qafiri te jete ne krahun e te fortit dhe jo ne krahun e atyre qe "tregohen me gisht".

    Eshte me mire te tregosh ti vete me gisht i pari, se sa te te tregojne ty te tjeret apo jo? Bishti i qenit dridhet dhe perdridhet e merr forma nga me te ndryshmet, por prape bisht qeni ngelet.

    Albo

  13. #13
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se ti u jep mend muslimaneve shqiptare, nga i njejti brume qe je gatuar edhe vete ti dhe prinderit e tu.
    Per c'brume e ke fjalen? Plase duke na thene qe Shpirti i Shqiptarit eshte i shtypur ne gene...Mos do te thuash se prejardhjen gjenetike s'e paskam shqiptare sepse jam gjys Geg e gjys Tosk?

    Here tjeter permbaju temes e mos diskuto diskutantin. Per diskutime mbi qyteterime jam shume me i kualifikuar se sa nje nerd si puna jota.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Bashkimi Katolik i Publicisteve Shqiptare - UCIP
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-03-2006, 18:17
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •