T'atjeta!Postuar më parë nga Pellazgu
Ilirian!
Të falënderoj për spjegimin e fjalës "kuzinë"
Kurse për "Mjelmën" dhe jo Mjellmën kam këto ndreqje gabimesh.
Së pari, folja "has" zgjedhohet kështu:
E tashmja: -------- E kryera:
------------------------------------------------------
Unë has - -------- hasa
Ti has - ----------- hase
Ai has --------------- hasi
Vëre me kujdes se ju e keni shkruar "hasi" për vetën e parë në kohën e tashme. Kjo është gabim. Mos më thuaj se është gabim pa dashje në tastjerë. Këtë gabim e bëjnë shumë veta. Si: e prishi, e ndreqi, etj... etj...
Së dyti:
"nuk po i kuptoj" përdoret kur je duke bashkëbiseduar me dikë drejtpërdrejt, dhe jo këtu. Këtë mënyrë të shprehuri e has (jo hasi) ndër shumë shqiptarë (jo shqipetar) nga Kosova. Foljet shqip kanë shumë kohë dhe jo vetëm të tashmen e pakryer.
Pra, thuhet "nuk i kuptoj".
"Po më vjen shumë palidhje..." nuk ka farë kuptimi shqip. Kjo duhet të jetë ndonjë përkthim fjalëpërfjalë i ndonjë gjuhe tjetër dhe jo shqip edhepse të gjitha fjalët vërtetë janë shqip një e nga një. Do të qe njëlloj sikur: frika gërrmon ngritjen sqepari patjetër. Të gjitha këto fjalë janë shqip, veçse nuk përbëjnë fjali me kuptim.
"të ja ndrroj kahjen temës": shiko shembullin paraardhës.
Në shqip i thuhet "pyes" dhe jo "pys"
Fjala "kah" është emër i gjinisë mashkullore dhe në trajtën e shquar bën: Kahu - dhe s'mund të jetë "kahja" apo "kahjen" por "kahun" . Folja tjetër "ndërroj" shkruhet siç e sheh këtu, me një "ë" pas nd...
Nuk kuptohet se çfarë ke dashur të thuash me "ke te bej me gjuhën shqipe". Mos vallë donit të thonit se keni të bëni me gjuhën shqipe?
Mua nuk më duket aspak!
Dëgjo, dhe jo ndëgjo!
Glikoja është një lloj ëmbëlsire që përdoret për qerasje, apo gostitje të miqve. Ajo nuk shtë gjë tjetër por frut i lënë në ujë të kthjellët gëlqerje dhe pastaj i zier dhe futur sheqer. Pasi lihet në frigorifer për t'u ftohur mund të serviret. Mirë është të jetë kompostuar. Frutat më të parapëlqyera janë kumbulla, dardha, kajsia apo pjeshka. Pra, është komposto. Ne në Shqipëri i themi "Gliko", pasi e bëjmë në shtëpi dhe kushtet e kompostimit janë të kufizuara.
Te falenderoj edhe une ty per keto Shpjegime e jo "Spjegime".
Nje gje tjeter eshte edhe Mjellma e jo Mjelma. Eshte e njohur nga "Liqeni i Mjellmave". Nese mendon se ka gabime ne shqiptimin e L-ve dhe LL-ve , fillo nga Logjika e jo "Llogjika", Holanda e jo 'Hollanda". Me duket se keto jane nga Shqiptaret (jo shqiptaret) nga Shqiperia. Fjalia apo shprehja "Me duket palidhje" eshte tipike shqipe nga Kosova dhe trojet me shumice qe mbi supet e veta e bartin ndikimin kosovar, duke e ditur se Shqiperia si vendi ame ishte e paafte te bente nje te mire per popullin e saj te dikurshem.
Si dhe ne shqipe, nuk besoj se thuhet "serviret" po Sherbehet, d.t.th. "Sherbehet ne tavoline" e jo "Serviret ne tavoline" sepse kjo "Serviret ka origjine nga nje gjuhe e huaj dominante anglishtja "And it's served in the table" sic perkthehet bukvalisht kjo e jotja.
Gliko apo ku ta di une, eshte fjale lokale qe qenka krijuar per ta shprehur kufizimin ne mjetet ekonmike. Se besoj se kete duhet ditur dikush nga Kosova apo jo zoteri "Profesor" i gjuhes shqipe?
Ose me trego se mos je ndonje "Brainwashed Victim" i pseudo-mesuesve qe e abuzuan e perdhunuan dialektin me te pasur dhe me te lehte te gjuhes shqipe, gegnishten, e te duket se po ben pune te madhe ketu duke u shtire se ke dije te madhe per gjuhen shqipe?!
Trimi -
Krijoni Kontakt