Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 52
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e TRIMI
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Postime
    22

    Meqe...

    Postuar më parë nga Pellazgu
    Ilirian!

    Të falënderoj për spjegimin e fjalës "kuzinë"
    Kurse për "Mjelmën" dhe jo Mjellmën kam këto ndreqje gabimesh.
    Së pari, folja "has" zgjedhohet kështu:
    E tashmja: -------- E kryera:
    ------------------------------------------------------
    Unë has - -------- hasa
    Ti has - ----------- hase
    Ai has --------------- hasi

    Vëre me kujdes se ju e keni shkruar "hasi" për vetën e parë në kohën e tashme. Kjo është gabim. Mos më thuaj se është gabim pa dashje në tastjerë. Këtë gabim e bëjnë shumë veta. Si: e prishi, e ndreqi, etj... etj...
    Së dyti:
    "nuk po i kuptoj" përdoret kur je duke bashkëbiseduar me dikë drejtpërdrejt, dhe jo këtu. Këtë mënyrë të shprehuri e has (jo hasi) ndër shumë shqiptarë (jo shqipetar) nga Kosova. Foljet shqip kanë shumë kohë dhe jo vetëm të tashmen e pakryer.
    Pra, thuhet "nuk i kuptoj".
    "Po më vjen shumë palidhje..." nuk ka farë kuptimi shqip. Kjo duhet të jetë ndonjë përkthim fjalëpërfjalë i ndonjë gjuhe tjetër dhe jo shqip edhepse të gjitha fjalët vërtetë janë shqip një e nga një. Do të qe njëlloj sikur: frika gërrmon ngritjen sqepari patjetër. Të gjitha këto fjalë janë shqip, veçse nuk përbëjnë fjali me kuptim.
    "të ja ndrroj kahjen temës": shiko shembullin paraardhës.
    Në shqip i thuhet "pyes" dhe jo "pys"
    Fjala "kah" është emër i gjinisë mashkullore dhe në trajtën e shquar bën: Kahu - dhe s'mund të jetë "kahja" apo "kahjen" por "kahun" . Folja tjetër "ndërroj" shkruhet siç e sheh këtu, me një "ë" pas nd...
    Nuk kuptohet se çfarë ke dashur të thuash me "ke te bej me gjuhën shqipe". Mos vallë donit të thonit se keni të bëni me gjuhën shqipe?
    Mua nuk më duket aspak!
    Dëgjo, dhe jo ndëgjo!
    Glikoja është një lloj ëmbëlsire që përdoret për qerasje, apo gostitje të miqve. Ajo nuk shtë gjë tjetër por frut i lënë në ujë të kthjellët gëlqerje dhe pastaj i zier dhe futur sheqer. Pasi lihet në frigorifer për t'u ftohur mund të serviret. Mirë është të jetë kompostuar. Frutat më të parapëlqyera janë kumbulla, dardha, kajsia apo pjeshka. Pra, është komposto. Ne në Shqipëri i themi "Gliko", pasi e bëjmë në shtëpi dhe kushtet e kompostimit janë të kufizuara.
    T'atjeta!

    Te falenderoj edhe une ty per keto Shpjegime e jo "Spjegime".

    Nje gje tjeter eshte edhe Mjellma e jo Mjelma. Eshte e njohur nga "Liqeni i Mjellmave". Nese mendon se ka gabime ne shqiptimin e L-ve dhe LL-ve , fillo nga Logjika e jo "Llogjika", Holanda e jo 'Hollanda". Me duket se keto jane nga Shqiptaret (jo shqiptaret) nga Shqiperia. Fjalia apo shprehja "Me duket palidhje" eshte tipike shqipe nga Kosova dhe trojet me shumice qe mbi supet e veta e bartin ndikimin kosovar, duke e ditur se Shqiperia si vendi ame ishte e paafte te bente nje te mire per popullin e saj te dikurshem.

    Si dhe ne shqipe, nuk besoj se thuhet "serviret" po Sherbehet, d.t.th. "Sherbehet ne tavoline" e jo "Serviret ne tavoline" sepse kjo "Serviret ka origjine nga nje gjuhe e huaj dominante anglishtja "And it's served in the table" sic perkthehet bukvalisht kjo e jotja.

    Gliko apo ku ta di une, eshte fjale lokale qe qenka krijuar per ta shprehur kufizimin ne mjetet ekonmike. Se besoj se kete duhet ditur dikush nga Kosova apo jo zoteri "Profesor" i gjuhes shqipe?

    Ose me trego se mos je ndonje "Brainwashed Victim" i pseudo-mesuesve qe e abuzuan e perdhunuan dialektin me te pasur dhe me te lehte te gjuhes shqipe, gegnishten, e te duket se po ben pune te madhe ketu duke u shtire se ke dije te madhe per gjuhen shqipe?!


    Trimi -
    Je fajtor para të gjithëve me faktin se ke mujtë me qenë i vetmi fanar n’errsín, e ti nuk ishe.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-08-2002
    Postime
    67
    Edhe ju akoma me uren-jo has jo hasi.Iku ajo,po shihni te tjera.Nje korigjim te vogel:fjala gliko vertet eshte greke, por s'eshte njesoj si kompostoja eshte me e embel dhe ne frutat qe behen gliko jane dhe qershia nerenxa arra etj.
    Me vjen mire Mjellma qe interesohesh per gjuhen por sna ke shpjeguar zemra te intereson gjuha letrare shqipe apo gjuha si flitet sepse ndryshojne.Psh ne gjuhen letrare koha e ardhme thuhet:
    Une do te shkoj
    Ne gjuhen e folur ke:
    Une do shkoj
    Jam ka shkoj
    Une do vete
    E ndoshta shume te tjera.
    Megjithate per te mesuar gjuhen ne fillim mesohet alfabeti:
    A-e madhe e shtypit
    a-e vogel e shtypit
    A-fer-di-ta d.m.th Aferdita
    Faleminderit

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-08-2002
    Postime
    67
    Nje shaka e vogel:

    D-e madhe e shtypit
    d-e vogel e shtypit
    thiu

  4. #24
    Shmekeri Prishtines
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    O- e madhe e shtypit
    o- e vogel e shtypit
    ASMON
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  5. #25
    i/e larguar Maska e DINA
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    I ♥ New York
    Postime
    103
    -Eshte edhe kjo.
    -Evalla
    -Po jo te keqen ne kemi fjalen tone te bukur shqipe
    <>

    Me respekt Dina
    Ndryshuar për herë të fundit nga DINA : 15-09-2002 më 22:54

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Eu, letersia76!

    Folja HAS në gj. shqipe sipas teje nuk ekzistuaka!

    Ty si mësues i shqipës a bënë një pyetje.

    Sa grupe foljesh ka gj. shqipe?

    Nëse foljet : hap, plas, përplas, rris etj. që në tri vetat e para të kohës së tashme të dëftores nuk kanë mbaresa por dalin me bashtingëllore i takojnë të njejtit grup, atëherë e dhe folja HAS i takon atij grupi.

    Folja has ~a~ur, në gj. shqipe ekziston dhe është folje kalimtare . Kuptimi=takoj rastësisht dikend, ndesh, psh: E hasa në tren një mik.

    Kur mendova që kalova rrezkun, hasa në tokë të fortë.

    Ja zgjedhimi i foljes has, koha e tashme, dëftore

    unë has, ti has, ai has (sikur: unë hap, ti hap, ai hap)

    Tjeter?

    MJELLMË~A, e jo Mjelëma, sepse do ngarërrohej me foljen mjel, mola, mjelë (një dele). Urdhërorja, Mjelëma delen galë! etj. (pra i marre qumshtin një kafshe shtepiake).

    1. Pastaj Mjellma, jo për shkak të Simfonisë, Liqeni i Mjellëmave, por për të vërtetën e ekzistimit të një shpendi që jeton buzë ujrave, me qafë të gjatë, me krahë të gjerë, me penë zakonisht të bardha e të shkëlqyeshme si bora. E bukur e bardhë) si mjellmë.

    2. fig. përk. Vajzë a grue e re, e bukur dhe e urtë. *Këngë* e mjellmës.

    Sa kam kuptuar peroblemi i Mjellmës nuk ishte këtu te folja HAS as te nofka e saj Mjellma, por te fjala (emri) GLIKO, e cila qenka fjalë greke dhe paska kuptimin e fjalës (emrit) ëmbëlsirë. Falemnerit Rycki2001 për spjegimin.

    Të nderuar, nëse nuk kuptoni diçka nuk është turp të konsultoni fjalorët, ndonjë gramatikë. Unë këtë e bëj shpesh. Nëse nuk i keni afër, atëherë më mirë është të mos "kafshoni në vend se të puthni"!
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 25-09-2002 më 00:07


    Durimi është më e madhja trimëri.


  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-08-2002
    Postime
    67
    Sot do mesojme peremrat vetor.Ata jane :

    NJEJES SHUMES

    VETA I Une Ne
    II Ti Ju
    III Ai/Ajo Ata/Ato
    II
    III

  8. #28
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Ta mësojmë gjuhën shqipe

    Mjellma dhe ju tjerët...

    gliko=glyko=glykoza=ëmbëlsira. Kjo fjalë (emër), vie nga fjala glykozë-glykoza (glykozë në gjak, sheqer në gjak-diabetik)...

    (jo, unë has, ti has, ai has... se po dalin krejt të fisit Has-hasjanë)

    por, thohet: unë hasi, ti hasë, ai/ajo hasë(njëjësi) - na hasim, ju hasni, ata/ato hasin - shumësi (atij i hasi sharra në gozhdë, ai hasi në prag dere - nxuni në prag, në gur, në dru, - nxuni-zuri në tëthua-hasi në diçka... hasi në zgabim në diçka...) ata hasën në pritë të fortë - ...as nuk thohet drejtë (hasa një mik në tren, sepse është një lokalizëm - por, thohet: takova rastësisht një mik...)

    aoristi (koha e kryer e thjeshtë): hasa(unë), hase(ti), hasi(ai/ajo) - hasëm(na), hasët-ju, hasën-ata/ato

    fjala - has, si rrënje e fjalës, në Shqip ka këto kuptime:

    1. Has (emër fisi i Shqipërisë Veriore) Hasi, Hasjani, Hasjanët

    2. hasja, hasje,hasjet (emër gramatikor)

    3. hasë, folje, nga folja me hasë-për të hasur

    4. has (i vërtetë, i/e/të saktë, të sakta- has burrë...

    5. hasëm, hasmi, hasmit, hasmëria = armiku, armiqët, hasmëritë

    6. hasdisë, hasdiset = rritet, bymehet, trashet (trashët në tru, në trup...)



    jo, nuk thohet: kah-kahu (jo,emër i gjinisë mashkullore, por është emër i gjinisë femnore - kahje, kahja, kahjet (drejtimet), apo: kah unë, kah ti, kah ai/ajo (erdhi, doli, erdhën, dolën...),

    kahja=drejtimi

    ndërroje kahjen, kahja e ndërruar, kahjet e ndërruara...

    jo: (ai është mendimi jot - por, mendimi yt
    jo: po vie tek ty - por, po vie tek ti... ) kemi shumë deformime gjuhësore në të gjitha trevat ku ka shqiptarë...

    ...........
    Ndryshuar për herë të fundit nga illiriani : 26-10-2002 më 22:54

  9. #29
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    T'ju them nje gje? Po mos u nevrikosni. Gliko me duket se vjen nga greqishtja qe do te thote "e embel". Po ashtu ajo vjen nga greqishtja dhe ne fjalorin shkencor kur flasim per glukoze dhe jo glykoze.

    Ketu afer kam nje mikun tim amerikan, Eric, dhe ai po thote qe shqipja eshte gjuhe shume e bukur dhe do kishte qejf ta mesonte. Vertet t'i duket ashtu apo po me ben qejfin mua ky? Nuk e di!

    Jo kahja=drejtimi, por kahu(gj. mashkullore)=drejtimi. Kahja nuk ekziston. Ja dhe lakimi i emrit ne njejes, ne trajte te pashquar dhe te shquar:

    rasa emerore: nje kah-kahu
    Gjinore: i,e,te,se nje kahu-i,e,te,se kahut
    Dhanore:nje kahu-kahut
    Kallezore: nje kah-kahun
    Rrjedhore: (prej) nje kahu-(prej) kahut
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #30
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    une hasa (e kryer e thjeshte)
    ti hase
    ai/ajo hasi
    ne hasem
    ju haset
    ata/ato hasen

    une hasja (e pakryer)
    ti hasje
    ai/ajo haste
    ne hasnim
    ju hasnit
    ata/ato hasnin

    Une has (e tashme)
    ti has
    ai/ajo has
    ne hasim
    ju hasni
    ata/ato hasin

    une do te has (e ardhme)
    ti do te hasesh
    ai/ajo do te hase
    ne do te hasim
    ju do te hasni
    ata/ato do te hasin

    une kam hasur (e kryer)
    ti ke hasur
    ai/ajo ka hasur
    ne kemi hasur
    ju kini hasur
    ata/ato kane hasur

    une kisha hasur( e kryer e tejshkuar)
    ti kishe hasur
    ai/ajo kishte hasur
    ne kishim hasur
    ju kishit hasur
    ata/ato kishin hasur

    Une pata hasur (me se e kryer)
    ti pate hasur
    ai/ajo pati hasur
    ne patem hasur
    ju patet hasur
    ata/ato paten hasur

    Une do te kem hasur (e ardhme e perparme)
    ti do te kesh hasur
    ai/ajo do te kete hasur
    ne do te kemi hasur
    ju do te kini hasur
    ata/ato do te kene hasur
    Ndryshuar për herë të fundit nga angeldust : 28-10-2002 më 19:32
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  11. #31
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ej, po glicerina a ka lidhje me glikone?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  12. #32
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Jo, glicerina nuk ka lidhje me glikone, dmth. me glukozen.

    Glukoza eshte ne forme unaze me 6 atome karboni, kurse glicerina ka vetem 3 atome karboni ne rresht. Po te flasim per terma kimike s'do t'ja gjejme fundin, por perqendrohuni ne fjalet e shqipes se zakonshme dhe jo ne termat kimike qe jane njelloj ne te gjithe boten.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Postuar më parë nga angeldust
    une hasa (e kryer e thjeshte)
    ti hase
    ai/ajo hasi
    ne hasem
    ju haset
    ata/ato hasen


    Une has (e tashme)
    ti has
    ai/ajo has
    ne hasim
    ju hasni
    ata/ato hasin

    angeldust,

    Ti qenke ëmëlsirë e këndshme. Ai amerikani ka arsye që te rri afër dhe që e do shqipen. Unë fola me shume seriozitet.

    Simpatinë ma shtove që nuk më lodhe të shkruaj spegime shtesë për foljen has që dikush me guxim gati e bër HASË apo HYSË.

    Une pajtohem plotesisht me spjegimin tënd. Pra folja has ne tri vetetë e njejësit te kohës së tashme të Mënyrës dëftore nuk ka mabresë.

    Duke të falemnderit angeldust po ta jap edhe një votë.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  14. #34
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Angeldust,

    te gjitha jane te verteta. Megjithate, nuk eshte "Kini" po "Keni" dhe nuk eshte "Me se e kryer", por "Mese e kryer".

    Te kerkoj falje nese kam gabuar.

    Pershendetje!

  15. #35
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Hi StarCraft,
    Per "me se e kryer" ashtu sic e mbaj mend nga mesuese Albina po ta them. Per ate tjetren ndoshta ke te drejte, por une veten vetem per amatore e mbaj. S'vazhdoj per gjuhe-letersi.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  16. #36
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    medet...

    une has
    ti has
    ai rras e gogsit

    *******
    folja - me hasë (për të hasur) me ndeshë dikund... nuk është si thotë aifar kocovari, kur pjesorja është - hasë!

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anëtarësuar
    03-09-2002
    Postime
    142
    gliko
    eshte emri i nje embelsire perdoret shume ne jug te shqiperise
    pothuajse me te gjitha frutat mund te besh nje gliko
    me sakte e gjen ne permet
    ku ajo me karakteristikja eshte gliko e kackes (arre)
    pasi meret arra kur eshte e pabere pra jeshile dhe i behet nje perpunim qe do kohe
    ne permet glikon e kackes(arrre) e nxjerin vetem per mikun
    une jam permetare dhe nena ime kur isha i vogel rralle here me jepte gliko po per mikun ajo kishte gjithmone nje menjane
    nqs do te dish si behet pyet albo se ai ndodhet me familje ne usa dhe mamaja e tij e di si behet pasi nena ime eshte ne Shqiperi dhe keto gjera nuk shpjegohen ne tel
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anëtarësuar
    03-09-2002
    Postime
    142
    per ricky2001
    ndoshta nuk eshte fjale shqipe
    je me i vjeter ne moshe se mua dhe ndoshta di me shume
    por nje embelsire qe behet vetem ne nje vend nuk i vihet nje
    emer i huaj
    epiri ka qene gjithmone shqipetare mos mendojme qe vetem ne perdorim fjalet e vendeve te tjera por edhe te tjeret perdorin fjalet tona
    per mua eshte fjale shqipe nuk mendoj qe eshte fjale greke
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

  19. #39
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Une mendoj se fjala "liko" vjen nga "gliko", dhe "liko" perdoret tamam si "recel", te pakten ne Korce. Eshte Glikoja e njejta gje si Receli (dmth. likoja)? S'eshte per t'u cuditur qe fjala Gliko te vije nga greqishtja, se shume fjale te tjera vijne nga ajo gjuhe, jo vetem ne shqip po dhe ne gjuhe te tjera te botes. Iliret psh. kane pasur dhe perdorur gjuhen e tyre ne te foluren e perditshme, por gjuhe zyrtare ne shkrim dhe institucione kane qene ne fillim Greqishtja e vjeter, pastaj Latinishtja me vone ne kohen e Perandorise Romake.

    Tani dua e hedh ketu dhe nje fjale tjeter, qe ndoshta nuk perdoret ne gjuhen zyrtare por eshte dialektizme: "niktiko" perdoret per kemishe nate per te fjetur. Dhe gjithashtu vjen nga greqishtja, Si psh. ne Kali-nihta = naten e mire (ne greq.)

    Kalamaja, sot mesova nje fjale te re: nokel/nokla= loder (perdoret ne Kosove, te pakten keshtu thote enciklopedia)
    P.sh. Mos ban nokla. (dmth. Mos luaj me fjale)
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anëtarësuar
    03-09-2002
    Postime
    142
    ne permet gliko dhe recel jane dy gjera te ndryshme
    recelin e perdorim per te thyer urine
    kurse glikone per gezime
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •